Close
Faqja 1 prej 13 12311 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 259
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Ortodoksia dhe Shqipėria

    Misioni i dy peshkopėve tanė nė Amerikėn e Veriut:
    Dialog me zotin Sejfi Protopapa

    Nga Fatmir Foti Cici

    Nė njė letėr dėrguar Komitetit Ortodoks tė Emigrantėve Shqiptarė nė Toronto (4 gusht 2002), forumit pararendės tė Kishės Ortodokse Shqiptare tė Shėn Astit tė Durrėsit, zoti Sejfi Protopapa na shkroi nė frymė zgjimi pėr zhvillimet e fundit nė kishėn ortodokse shqiptare, dhe konkretisht mbi shugurimin e dy peshkopėve shqiptaro-amerikanė, Nikon Liolin e Ilia Katre. Duke u pėrqėndruar tek ky i fundit, zoti Protopapa kėmbėngul se “Synimi eshte qe ai te marre ne dore te gjitha kishat Ortodokese Shqiptare. Tani, kjo pune varet nga qendrimi i At Liolinit dhe Peshkopit Nikon (Liolini). Natyrisht, ata dote mbajne pozitat e tyre dhe keshtu do te mbrojne kishat Shqiptare qe kane.”(sic).

    Zoti Protopapa i jep kėsaj ngjarjeje njė dimension politik krejt artificial, duke u pėrpjekur tė na bindė se shugurimi i Imzot Ilia Katre kėrcėnon ekzistencėn e Peshkopatės Shqiptare nė Amerikė dhe autoqefalinė e kishės ortodokse shqiptare. Por peshkopata e shqiptaro-amerikanėve nuk varet as nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė e as nga Patrikana greke, dhe si rrjedhojė martesa e kėtyre dy «rreziqeve» nuk ka asnjė koherencė nė realitetin ortodoks shqiptar.

    Zoti Protopapa po pėrpiqet sa andej-kėtej tė pėrhapė njė frymė alarmimi pėr njė rrezik tė paqenė pėr ortodoksinė shqiptare, dhe duke u futur nė «ara tė pashkelua» prej tij, mendoj se pa dashje Protopapa po ēon ujė edhe njė herė nė mullirin e tė dėrguarit tė qeverisė greke nė Tiranė, kryepeshkopit Anastasios (Janullatos), i cili megjithėse i sėmurė, i plakur e i braktisur nga njerėz qė i shėrbyen pėr shumė vjet, po punon ditė e natė pėr tė sendėrtuar planet e tij tinzare. Imzot Janullatosi, uzurpatori i kryesisė sė KOASH-it, ka qenė gjithmonė mė prodhimtar atėherė kur kanė ekzistuar gjullurditė mė tė mėdha nė botėn shqiptare.

    Zgjedhja e shugurimi i dy peshkopėve shqiptaro-amerikanė Nikon Liolin e Ilia Katre nė prill-maj 2002, ėshtė pritur me indiferencė nga opinioni shqiptar, gjė qė megjithėse shpjegohet me vetė indiferencėn e sotme tė shqiptarėve ndaj ēėshtjeve fetare, ėshtė njė pėrgjigje ndaj dy shugurimeve tė priftėrinjve vejanė nė rangun e peshkopit. Ndėrsa imzot Katre ka heshtur, ashtu siē po hesht pėr vite tė tėra nė detyrėn e Vikarit tė Dioqezės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė, at Artur Liolin, Kancelari i Peshkopatės Shqiptare nė Amerikė, ka shkruar disa njoftime-artikuj nė shqip e anglisht me pėrmbajte panegjerike, por jo shumė shpresėdhėnėse, mbi shugurimin e vėllait tė tij peshkop.

    Tė gjithė sa jemi tė preokupuar me ēėshtjet e ortodoksisė shqiptare dimė se pėrpjekjet e zotit Protopapa kanė lėnė gjurmė nė historinė e re tė kishės sė pasdiktaturės. Gjithashtu kemi qenė dėshmimtarė tė antitezave pėrsa i pėrket lidhjeve tė paqėndrueshme dhe tė dialogut tė tij tė thartė me at Artur Liolinin, edhe nė faqet e kėsaj gazete, prandaj dhe njė pozicionim i tillė i zotit Protopapa besoj se ėshtė vetėm pasojė e njė qėndrimi politik, sesa njė arsyetim vigjilues i njė studjuesi tė paanshėm tė situatės politike nė kishėn ortodokse shqiptare nė Shqipėri dhe nė ShBA. Nuk e fyejmė zotėrinė nė fjalė po tė themi diēka pėr tė cilėn ai ėshtė krenar: Protopapa ėshtė njė nga veprimtarėt e njohur tė Ballit Kombėtar, qysh pa mbushur tė njėzetat nė vitet 40-tė, dhe nė zgjedhjet e para tė pasdiktaturės ai shkoi nė Shqipėri dhe kreu njė fushatė elektorale tė dendur pėr partinė e tij, duke u pėrpjekur njėkohėsisht nė plan tė dytė edhe pėr ēėshtjet e kishės ortodokse shqiptare.

    Unė gjykoj se shugurimi i at Ilia Katre si peshkop i Dioqezės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė (Albanian Orthodox Diocese in America) ka motivime e arsye tė tjera, tė cilat do tė shtjelloj mė poshtė, dhe nuk paraqet asnjė rrezik pėr Peshkopatėn Shqiptare nė Amerikė (Albanian Archdiocese in America) e pėr peshkopin e saj tė ardhshėm, imzot Nikon Liolin, dhe sigurisht as pėr autoqefalinė e kishės ortodokse nė Shqipėri.


    Hija e Marko Lipes, Ilia Katre dhe Dioqeza e shqiptarėve

    Zoti Protopapa pėrmend tė ndjerin peshkop Marko Lipe, pasardhėsin e tij Imzot Ilia Katre dhe dy famullitė e tij, si me «me origjinė greke», gjė qė po tė ishte e vėrtetė duhet tė pohonim atė qė predikojnė qarqet greke se, «korēarėt dhe gjithė ortodoksėt e Jugut tė Shqipėrisė janė pėrbėrės tė njė minoriteti greko-ortodoks tė shqiptarizuar me dhunė». Marko Lipe ishte shqiptar si tė gjithė ne, vetėm se ai i pėrkiste asaj lėvizjeje tė ortodoksėve shqiptarė, tė cilėt besonin se duke qenė nėn juridiksionin e Patrikanės sė Konstandinopojės, mund tė ishin shqiptarė dhe ortodoksė mė tė mirė, pavarėsisht se sa i shėndoshė ishte qėndrimi i tyre. Peshkop Noli, kur luftonte pėr tė mbrojtur kishat shqiptare nga Patrikana dhe i dėrguari i saj nė Amerikė, e cilėsonte peshkop Lipen si “shqiptar renegat”, apo «batakēi tridhjetėvjeēar», por ai kurrė nuk e pėrballi Lipen dhe ithtarėt e tij si me kombėsi greke.

    Nuk besoj se dy kishat shqiptaro-amerikane nėn juridiksionin e Patriarkanės greke kanė tė njėjtat qėndrime sot, nė krahasim me ato qė kishte peshkop Lipe nė vitet 50-tė, por gjithėsesi dėshira e kėtyre bashkatdhetarėve tanė pėr tė mbetur shqiptarė ortodoksė nė njė trajtė tjetėr po kanonike, nė njė vend ku diversiteti ėshtė term kyē, ėshtė preferenca e tyre dhe duhet respektuar. Ėshtė njė pėrzgjedhje politike dhe kjo nuk duhet tė privojė dikė nga kombėsia e besimi i tij. Si rrjedhojė, edhe Dioqeza Ortodokse Shqiptare nė Amerikė nuk ėshtė «e ashtuquajtura Dioqezė», sepse njė formė e tillė tė shprehuri shpėrnjeh ekzistencėn kanonike tė Dioqezės, e cila ėshtė njohur edhe nga qeveria amerikane, madje edhe nga Peshkopata Shqiptare nė Amerikė, siē do tė shohim mė poshtė. Pėr tė komentuar ngjarjet e fundit nė ortodoksinė shqiptare ėshtė i domosdoshėm argumentimi dhe origjinaliteti i mendimeve sesa huazimi i gjuhės sė grekėve, me termat e pėrdorur kundėr Nolit, si «i ashtuquajturi Peshkop Noli».

    Por tejet kėsaj nuance helenike, nuk ka asgjė tė mirė pėr shqiptarėt tek Dioqeza e Ilia Katres? Shqiptarėt ortodoksė tė kėtyre dy kishave do tė na pėrgjigjeshin se Nolin e Lipen i kanė parė vetėm nėpėr fotografi, se ata qė rrėfenin historitė e tyre kanė vdekur, se ata sot luten e psalin shqip, jo nga librat e Nolit, por nga tė tjerė libra kishtarė po nė shqip, se ata festojnė Ditėn e Flamurit, e tė njėjtit flamur kuqezi, dhe se ata ruajnė mė mirė traditėn bizantine shqiptare, gjė qė nė famullitė e Peshkopatės Shqiptare nė Amerikė ėshtė tėhuajtur pėr t’u njėsuar artificialisht me ritualitetin e kishės ruse. Ata do tė krenoheshin se dy kishat e tyre nuk gėrthasin pėr Nolin e tė kaluarėn, por ama pėrdorin sot mė tepėr shqip nė shėrbesa sesa shumica dėrrmuese e kishave tė Peshkopatės sė Nolit. Ka edhe disa prej tyre qė mund tė shtojnė se peshkopėt e tyre, Lipe e Katre, kanė kryer studime tė plota teologjike dhe i vetmi profil qė kanė pasur nė studimet e jetėn e tyre ka qenė ai kishtar.

    Shqiptarėt e Dioqezės mund tė thonė me plot gojėn atė qė ėndėrrojnė tė gjithė ortodoksėt amerikanė: Ata luten qė njė ditė tė bashkohen me kishat e tjera shqiptare dhe me gjithė kishat e tjera amerikane ortodokse nė njė kishė autoqefale amerikane, pėr tė cilėn Noli predikoi dhe punoi aq shumė. Pa ekzagjeruar, unė shoh mė shumė tjetėrsim tė traditės shqiptare ortodokse nė kishat e peshkopatės, dhe mė shumė helenizim nė Shqipėrinė e pasdiktaturės, sesa nė dy kishat e Dioqezės.


    Trinia e Janullatosit, Liolinit dhe Katres

    Siē ka dėshmuar vetė at Liolini, ai ishte personi qė i kėrkoi Ramiz Alisė t’i jepej viza Peshkopit tė Andrucės, imzot Anastasios Janullatos, tė futej nė Shqipėri si eksark i Patrikanės, gjė qė shkaktoi pasoja fatkeqėsisht afatgjata pėr kishėn dhe kombin shqiptar. Po nė vitin 1998, at Arturi ishte ai qė i dha dritėn jeshile zotit Fatos Nano pėr tė lejuar hyrjen nė Shqipėri tė njė peshkopi arvanitas, imzot Ignatios Triantis (tė cilin zoti Protopapa e ka pėrmendur nė shkrimet e tij po “me origjinė greke”), gjė qė mundėsoi krijimin e njė sinodi gjysmėkanonik, dhe pėr pasojė i fali Janullatosit pėrhershmėrinė e shumėpritur nė Shqipėri.

    Vėrtet qė imzot Katre ka qenė kleriku qė ka shėrbyer si pėrfaqėsues i Patrikanės dhe prezantues i Janullatosit nė autoritetet shqiptare qysh nė vitin 1991, por kjo ka pasur mė tepėr karakter pėrkthimor sesa influencues, sepse askush nuk e njihte nė Shqipėri at Katren dhe madje edhe sot ai nuk ka krijuar lidhje reale me shqiptarėt atje, pėrveēse me imzot Janullatosin. Por ama tė gjithė shqiptarėt e dinin se varri i Nolit ishte nė Boston, ku ai shėrbeu si peshkop i shqiptarėve. Pra, pėrsa i pėrket influencės sė Greqisė nė Shqipėri, kush i ka sjellė mė shumė shėrbime Janullatosit, imzot Katre me rolin e tij pėrkthimor e protokollar, apo at Liolini me ndėrhyrjet e tij tė vazhdueshme pėr tė bėrė sa mė pak tė pėrhershėm rolin e tij nė Shqipėri? Pa dyshim, Liolini, zoti Protopapa!

    Imzot Katre i ka shėrbyer dhe i shėrben zotit Janullatos, por kėtė e kanė bėrė edhe shumė shqiptarė, duke pėrfshirė edhe kėshilltarin zyrtar tė zotit Janullatos e kryetarin e Akademisė sė Shkencave, Profesor Ylli Popa. Ai, siē e ka pohuar vetė, u zgjodh nga ambasada greke nė Tiranė pėr tė shkuar nė Athinė e takuar me Profesor Janullatosin, pak para se ai tė futej nė Shqipėri. Por para se tė nisej pėr nė Athinė, ish-mjeku i Enver Hoxhės u takua dhe mori bekimin e at Liolinit nė hotel “Dajti” (Intervistė me z. Ylli Popa, Klan, 18 korrik 2001).

    Pėr mė tepėr at Katre ishte i bindur pėr tė luftuar pėr vendosjen e Janullatosit nė Shqipėri kur shikonte mungesėn e qėndrimit kishtar, racizmin e ekstremizmin e autoqefalistave, shumica prej tyre jo ortodoksė dhe tė angazhuar nė ēėshtjet kishtare vetėm me motive politike ose pa motive fare, dhe sidomos qėndrimin ciklothimik tė at Liolinit, pėr sa i pėrket organizimit dhe braktisjes sė njė lėvizjeje. Nė vėzhgimin dhe angazhimin tim personal kėtė dhjetėvjeēar nė kishėn ortodokse shqiptare, kam konkluduar se autoqefalistat, me qėndrimin e tyre jokishtar dhe politikisht tė pozicionuar shumė djathtas, i janė historikisht fajtorė ortodoksisė shqiptare pėr nguljen e Janullatosit nė Shqipėri si e keqe e domosdoshme.

    Megjithėse sot autoqefalistat janė shpėrbėrė, njė a dy herė nė vit dėgjohet ndonjė thirrje, “si zėri i atij qė bėrtet nė shkretėtirė”, zė qė fton hijet e Janullatosit tė zhduken nga Shqipėria, nė njė kohė qė imzot Anastasios as i vdekur largohet nga Shqipėria, sepse Greqia duhet tė shtrihet emocionalisht deri tek varri i tij i ardhshėm nė Tiranė, e cila ndodhet mė nė veri tė vendit ku u martirizua shėn Kozmai i Kolkondasit nga Etolia. Njerėzit e Janullatosit kanė filluar sė fundi tė pėrdorin pėr tė terma shenjtėrizimi, nė njė gjuhė qė nuk pėrdoret pėr tė gjallėt nė kishėn ortodokse.

    Siē e di mirė zoti Protopapa, njė shėrbim tė vyer nė kėtė drejtim i ka falur vetė at Liolini kryepeshkopit Anastasios. Ju, zoti Protopapa, me tė drejtė e humbėt gjakftohtėsinė kur dėgjuat ligjėratėn e padenjė enkomike tė at Liolinit drejtuar Janullatosit, nė njė audience politikisht kompakte greke nė New York, vitin e kaluar, gjė qė ishte dhe njė pėrpjekje e dėshtuar pėr t’a bėrė Janullatosin tė pranueshėm nga tė gjithė shqiptarėt. Nė kėtė tekst tė botuar nga vetė at Liolini ka disa pika ku anglishtja tėrthore nuk fsheh pėrpjekjen e autorit pėr tė pėrdorur njė gjuhė sanktifikuese pėr Janullatosin, gjė qė pėrngjan me gjuhėn e sinaksaristėve grekė pėr bashkėkombasin e tyre dėrguar me mision politik nė Shqipėri, tė cilin, siē dėftojnė bathėt grekė, kanė ndėrmend ta shpallin shenjtor.


    Marrėveshja e pasardhėsve tė Nolit dhe tė Lipes

    Kur pata pyetur at Liolinin, nė vitin 1997, pėr tė dhėnė mendimin e tij gjykues pėr Dioqezėn, ai mė tha se “shqiptarė janė dhe ata”. U shkrua nė shtyp se gjatė periudhės sė bombardimeve nė Kosovė tė dy liderėt e dy peshkopatave shqiptare u takuan dhe kryen bisedime. Pemė e kėtij takimi ėshtė letra-dokument qė ata nėnshkruan mė 26 mars 1999. Mė qartė, Peshkopata Shqiptare nė Amerikė nėnshkroi njė tekst me Dioqezėn Shqiptare nė Amerikė, dhe me kisha tė tjera ortodokse nė Amerikė, njė letėr drejtuar Presidentit Klinton ku i kėrkohej ndalimi i bombardimeve tė Natos. Po citoj pjesė tė kėsaj letre nė origjinal:

    “Dear Mr. President, We write to you today, sad and heavy of heart at the terrible destruction that has been unleashed against the Federal Republic of Yugoslavia. We pray to Almighty God that the military actions of NATO forces will cease immediately, making way for a just, peaceful, negotiated solution to the conflict… we are also mindful of the millions of Orthodox Christians whose lives are now at risk from American and NATO weapons…. We call upon your sense of justice and humanity to end this course of military action immediately for the good of our beloved nation and for the salvation of all innocent lives whose futures rest in the palm of your hand….” (Letėr Presidentit Klinton, nga SCOBA (The Standing Conference of Canonical Orthodox Bishops in America), 26 mars 1999.

    Konkretisht letrėn e nėnshkruajnė primati i kishės greke nė Amerinė, kryepeshkopi Spiridhon, primati i Kishės Ortodokse nė Amerikė e administrator i Peshkopatės Shqiptare nė Amerikė, Mitropoliti Theodhos, e tė tjerė, dhe nė fund nėnshkruan “Protopresbyter Ilia Katre, Vicar General, Albanian Orthodox Diocese in America” Unė e respektoj aftėsinė e zotit Protopapa pėr tė kėtė qėndrim tė tij tė ri, dėshirėn domethėnė pėr tė rikrijuar njė aleancė politikisht tė dėshtuar me at Liolinin, por habitem se si e ka anashkaluar Protopapa kėtė letėr-argument pėr tė nxjerrė vlerėsime mė tė sakta pėr situatėn kishtare sot?!

    Siē duket nė dokument, administratori, domethėnė peshkopi, i peshkopatės shqiptare dhe primati i OCA, ka nėnshkruar njė tekst bashkė me kishėn greke e kisha tė tjera, duke pėrfshirė edhe Dioqezėn. A ka dėshmi mė tė madhe pėr tė qartėsuar qėndrimin e at Liolinit nė lidhje me at Katren, me Janullatosin dhe me shėrbimin e tij nė Kishė nė pėrgjithėsi? Nė qoftė se ai nuk ishte dakord me tekstin e firmosur nga administratori i peshkopatės, pėrse nuk e shprehu mendimin e tij? Pėrderisa ėshtė dakord edhe me atė tekst, pėrse ngurron t’a pranojė, por sillet si rilindas i vonuar? Siē dihet imzot Theodhosi, i ka dhėnė de facto kompetenca dhe privilegje peshkopi priftit Liolin, dhe nuk ka vepruar kurrė nė emėr tė peshkopatės pa kėshillimin e kancelarit tė saj.

    Kėto nuk i shkruajmė pėr tė rrėmuar tė kaluarėn por pėr tė argumentuar njė situatė mė se tė qartė pėr ortodoksėt shqiptarė, dhe sidomos pėr studjuesit e historisė sė kishės ortodokse shqiptare, gjė qė zoti Protopapa i ka dhėnė ngjyra tė rreme me paragjykime politike tė caktuara. Fakti se shugurimet e dy priftėrinjve kanė precedentė, nuk krijon absurditet dhe as paqartėsi pėr ne. Ishte mė se e natyrshme qė vdekja e priftėreshės do t’a bėnte Vikarin e Pėrgjithshėm at Katre peshkop, pavarėsisht se ai thotė se “nuk ia kishte marrė mendja diēka tė tillė, deri ditėn qė ia njoftuan nė Patrikanė, gjatė ceremonisė sė shėrbesės sė Miros sė Shenjtė”.

    Ėshtė folur gjithashtu nga njerėzit e Janullatosit pėr ngritjen e imzot Katre nė rangun e Mitropolitit tė Beratit, dhe transferimin e Mitropolitit Ignatios nė Mitropolinė e Gjirokastrės, nė rast se Janullatosi nuk do tė mundė tė shugurojė arqimandritin grek Dhimitrios, mitropolitin de facto tė zones nė fjalė, pėr tė plotėsuar vakancėn e Mitropolisė sė Gjirokastrės, gjė qė nuk ėshtė arritur gjatė dhjetė vjetėve e fundit. Kjo ka njėfarė baze sepse dy nga tre arqimandritėt qė prisnin rreth dhjetė vjetė tė bėheshin peshkopė, mė nė fund u larguan pothuaj nė tė njėjtėn kohė nga Shqipėria: zymtari at Justinos, dora e hekurt e Janullatosit, dhe mendjelehti simpatik at Theologos, arkitetekti i kryepeshkopatės, njėkohėsisht nė shėrbim tė sinqertė tė tė rinjve tė varfėr shqiptarė, i cili vetė nuk e fshehte se ishte i kamur. Kur at Theologu i la lamtumirėn Shqipėrisė , para largimit tė madh tė Justinit, duke aluduar me shprehjen qė vetėm nė greqisht mund tė kuptohet plotėsisht, tha: “Anastasios nuk ėshtė Shenjti i Tiranės por Tirani i Tiranėve!”. (“Den einai o Agios Tiranon, alla o Tiranos ton Tiranon”).

    Por ai qė e kontrollon ende Mitropolinė e Gjirokastrės me vėshrimin e tij vrastar ndaj atyre qė pėrpiqem tė pėrdorin ndonjė fjalė shqip nė qytetin e Sarandės, arqimandriti Dhimitrios, ende ėshtė nė pritje, dhe kjo ėshtė ndoshta njė pengesė pėr shkuarjen nė Shqipėri tė at Katres. Habitem se si zelltari autoqefalist zoti Protopapa, po i shpėrnjeh tė dhėnat e mėsipėrme.


    Motivimi i Patrikanės dhe indiferenca e Kishės ndaj emigrantėve

    Situata e sotme midis kishės greke nė Amerikė dhe kishės mėmė nė Stamboll ėshtė pėrkeqėsuar sepse greko-amerikanėt kėrkojnė tė shkėputen nga Patrikana, gjė qė paralajmėron vdekjen e Patrikanės Ekumenike. Dioqeza Shqiptare hyn drejtpėrdrejt nėn juridiksionin e Patrikanės dhe jo tė kishės greke nė Amerikė, e cila ka sinodin e saj, nė tė cilin me llogjikė duhet tė hynte edhe Dioqeza. Posedimi i disa peshkopėve tė Patrikanės nė Amerikė (krahas imzot Katres, janė edhe peshkopėt e kishės karpatho-ruse e asaj ukraneze), do tė thotė se kėta peshkopė janė vota tė sigurta tė Patrikanės greke, pėrderisa tė gjithė kėta janė anėtarė tė barabartė tė SCOBA-s, njė forumi tė tė gjithė peshkopėve kanonikė nė Amerikė qė pėrpiqet pėr krijimin e njė patrikane amerikane. Nė kėto mbledhje vjetore do tė marrin pjesė tashmė dy peshkopė shqiptarė, imzot Nikon e imzot Katre.

    Me ēfarė syri e sheh zoti Protopapa faktin kur njė delegacion pėrfaqėsues i kishave ortodokse nė Amerikė pritet nga Presidenti Bush nė Shtėpinė e Bardhė, dhe nė kėtė grup peshkopėsh ndodhen qė tė dy peshkopėt tanė tė saposhuguruar?

    Plus pėrfitimit politik tė Patrikanės Ekumenike pėr tė pasur sa mė shumė peshkopė votues nė SCOBA, mbėshtetės tė interesave tė Patrikanės nė Amerikė, ekziston siē thamė edhe njė simpati personale ndaj at Katres pėr shėrbimet qė i ka bėrė Patrikanės nė Shqipėri, lidhur me misionin e Janullatosit. Nuk dime nėse dhe vetė kryepeshkopi Anastasios tė ketė ndėrhyrė nė Patrikanė pėr kėtė shugurim, gjė qė prapė nuk ka rėndėsi politike, sepse komplikon njė taktikė shumė tė thjeshtė dhe tė njohur tė Patrikanės: Eshtė teologjia e ofiqeve dhe e titujve me motive sekullare. Por unė nuk shoh asnjė rrezik pėr kishat shqiptare nė ShBA dhe pėr KOASh-in nga shugurimi i at Katres si peshkop, i cili ka funksione vetėm protokollare nė Amerikė. At Ilia nuk ka bėrė asgjė pėr tė shfrytėzuar ardhjen e emigrantėve pėr njė ripėrtėritje tė Dioqezės, e cila nė ditėt e Lipes kishte shumė mė tepėr jetė, gjė qė dėfton paaftėsinė e tij pėr tė bėrė diēka tė mė tė madhe nga dy kishat muzé tė trashėguara nė Boston e Ēikago. Imzot Katre ėshtė nė njė moshė tė thyer dhe ka vite qė shėrben nė njė kishė greke nė Las Vegas, pėrderisa varfėria e Dioqezės nuk e ka lejuar vikarin e saj t’a gėzojė nga afėr.

    Por nė qoftė se imzot Katre ka ndėrmend t’a zgjerojė Dioqezėn dhe tė hapė kisha tė reja pėr emigrantėt, kjo pėr mua ėshtė lajm gazmor, aq mė tepėr kur emigrantėt shqiptarė janė braktisur nga kisha e tyre mėmė. Nė qoftė se diēka e tillė nuk duhet tė ndodhė, atėherė lind pyetja: Kush e pengoi at Liolinin tė hapė njė kishė tjetėr shqiptare nė Ēikago, kur atje ndodhem me mijėra shqiptarė ortodoksė? Nuk ekziston justifikimi se “nuk kemi priftėrinj”. Nė ShBA kanė ekzistuar dhe ekzistojnė teologė shqiptarė, klerikė e laikė, tė cilėt kanė ardhur nė Amerikėn e Veriut pėr tė kryer punė misionare me emigrantėt, por ama nuk janė pranuar tė shėrbejnė nė peshkopatėn shqiptare, pėr motive qė kanė pasur lidhje me Janullatosin dhe me vakancėn e peshkopit, domethėnė me problemet personale tė at Liolinit.

    Zoti Protopapa mė shkroi dikur se ishte gati tė paguante dhjetė mijė dollarė pėr tė hapur njė kishė tė dytė nė qytetin e Sarandės, ku nė kishėn ekzistuese tė ndėrtuar nga Banka e Greqisė ndalohet gjuha shqipe dhe pėrdoret vetėm greqishtja, si nė shėrbesa ashtu dhe nė predikime, ende sot e kėsaj dite. Pėrderisa vakanca e mitropolitit tė Gjirokastrės e bėn tė pamundur njė aksion tė tillė, dhe kur Janullatosi dhe Omonia e kontrollon plotėsisht situatėn politike nė Sarandė, pėrse kjo ofertė tė mos pėrdoret nė Ēikago? Atje ekziston mundėsia pėr tė hapur njė kishė pėr emigrantėt, si edhe nė New York, ku ėshtė e domosdoshme tė hapet njė kishė tjetėr shqiptare, paēka se kjo mund tė zbrazė sėrish kishėn e Shėn Kollit, ku me zor lejohen disa fjalė shqip nė shėrbesa, pavarėsisht se shumica e famullisė janė emigrantė tė ardhur vitet e fundit?

    Por zoti Protopapa siē duket propozon oferta atje ku nuk do tė investohen kurrė, nė mėnyrė qė zotėria e tij tė ekzistojė nė qitapet e bamirėsve, por vetėm sa pėr bujė, sesa pėr tė ndihmuar me tė vėrtetė kėto zona tė brishta tė realitetit shqiptar.


    Misioni i dy peshkopėve shqiptarė

    Si shugurimi i imzot Nikonit, ashtu edhe ai i imzot Ilias, janė nė thelb pasoja tė krizės qė po kalon ortodoksia shqiptare nė Shqipėri dhe nė Amerikėn e Veriut. Por a do tė debatonim unė dhe zoti Protopapa nė qoftė se priftėreshat e dy vejanėve do tė ishin gjallė? Atėherė si ka mundėsi qė plane tė tilla politike tė Patrikanės dhe tė Greqisė tė jenė kaq serioze dhe tė varen nė tė njėjtėn kohė nga jetėgjatėsia e priftėreshave shqiptare? Nga krahu tjetėr, pėr inerci tė kėtij arsyetimi, shqiptarėt duhet t’i luten Zotit qė tė marrė sa mė shumė priftėresha nė qiell, nė mėnyrė qė ne tė kemi sa mė shumė peshkopė shqiptarė kėtu poshtė, e ndoshta sė shpejti dhe njė kryepeshkop vejan nė Shqipėri…

    Kėto dy shugurime kanė motivime politike e personale, kanė pėrmbajtje ideologjike dhe nuk janė akte pafajėsie nga asnjėra palė, por janė mė shumė njė shtrirje e ngjarjeve personale tė dy klerikėve, tė cilat sjellin pėrkatėsisht shenja nepotizmi e bizantinizmi.

    Gjithėsesi dy peshkopėt kanė njė rast tashmė pėr t’u ngritur mbi ngjarjet dhe rrethanat qė i sollėn nė rangun e peshkopit, dhe t’i vėrtetojnė botės ortodokse shqiptare, tej preferencave tė tyre politike tė pėrzgjedhura a tė trashėguara, se ata qė tė dy janė tė domosdoshėm pėr ortodoksinė shqiptare, pėrderisa ne, ortodoksėt shqiptarė, kemi shumė nevojė pėr shėrbesėn e tyre. Nuk ka kishė ortodokse mė tė varfėr nga ēdo pikėpamje sesa kisha ortodokse shqiptare. Por nė qoftė se dhe kėta do tė vazhdojnė t’a ngrysin shėrbesėn e tyre brenda kishave muzé, duke u mjaftuar me rrėfimet e Nolit e tė Lipes, duke u mjaftuar nė pėrkthimet e Kristoforidhit e tė Nolit, atėherė nė muzé do t’i lėrė edhe historia jonė.

    Do tė jetė dhuratė e Perėndisė nė qoftė se kėta dy burra vėnė garė me njeri-tjetrin pėr tė hapur kisha tė reja shqiptare, tė cilat duhet t’iu shėrbejnė ekskluzivisht emigrantėve. Janė emigrantėt e shumėvuajtur tė pasdiktaturės qė janė pėrdorur e abuzuar pėr tė mbajtur gjallė kishat shqiptaro-amerikane tė peshkopatės dhe tė dioqezės. Ka disa kisha tė Peshkopatės qė pėrsa i pėrket sasisė sė shqipes nė meshė pėrdorin pėrllogaritje psikotike (pėr shembull tek web-i i kishės sė shėn Gjergjit, Trumbull CT: “Tė gjitha shėrbesat bėhen nė anglisht, duke pėrdorur 3-5 % shqip”), pavarėsisht se emigrantėt e ardhur rishtas janė shumica e besimtarėve tė kėtyre famullive. Sigurisht qė ky fakt nuk ėshtė mbetje e enciklikėve ēkishėrues tė Patrikanės mbi pėrdorimin e shqipes nė shėrbesa, por as i kundėrt nuk ėshtė. Por qė tė ngrihet dikush mbi vetveten nuk ėshtė gjė e lehtė, prandaj dhe kisha ortodokse shqiptare vazhdon tė thellohet nė njė krizė qė e ka ushqyer vetė.

    Presim nga at Liolini tė pėrdorė mprehtėsinė dhe autoritetin e tij pėr tė hapur njė faqe tė re nė historinė e ortodoksisė shqiptare. Nė qoftė se ekziston fjala “kthesė” le tė marrė pėrmbajte tani, kur zoti Protopapa u bie kot kambanave tė rrezikut. Nė qoftė se ekziston rrezik, ai ėshtė brenda nesh, i cili edhe nė ditė tė mira, siē ėshtė shugurimi i dy peshkopėve shqiptarė, pėrpiqet tė na mbajė nėn pushtetin e veseve tona.

    At Arturi nuk ka nevojė tė pėrdorė lloj-lloj metodash pėr tė bėrė tė pranueshėm faktin e shugurimit tė vėllait tė tij. Fakti se kėto shugurime u bėnė nė mėnyrė sinkrone, pėr tė cilėn Patrikana dhe at Arturi punuan me motivime njėsoj jo tė shėndosha, nuk duhet tė na pengojė tė kundrojmė tė ardhmen. Tė gjithė e kanė pritur me shpresė shugurimin e peshkop Nikonit, nga i cili presim sensibilitetin e duhur pėr tė kuptuar situatėn kishtare tė emigrantėve tė braktisur nga kisha mėmė nė Amerikėn e Veriut. Lutemi qė ai tė ndihmojė nė mėnyrė qė gabimet qė janė bėrė gjatė kėtyre viteve pa peshkop tė mos pėrsėriten mė. Madje ai ka treguar shenja tė tilla. Njėra prej tyre ėshtė mbėshtetja e nismės pėr tė hapur njė kishė shqiptare nė Toronto, Kisha Ortodokse Shqiptare e Shėn Astit tė Durrrėsit; Faleminderit, Hirėsi Nikon!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Organizohet komuniteti shqiptar ortodoks i Torontos

    Sipas disa statistikave, mė shumė se njėzetė mijė shqiptarė kanė zgjedhur qytetin kozmopolitan tė Torontos si atdheun e tyre tė ri. Shumica prej tyre u vendosėn nė Toronto mbas vitit 1997, qoftė me viza tė rregullta, qoftė me mėnyra tė tjera si ajo e strehimit politik, etj. Shumė emigrantė shqiptarė janė me shkollė tė lartė, pėr shkak tė kritereve qė ka zyra e emigracionit kanadez mbi pėrzgjedhjen e aplikantėve, prandaj dhe vetė shqiptarėt flasin pėr njė komunitet qė ka gjithė “inteligjencėn”.

    Njė emision i pėrjavshėm shqip, nė radio dhe nė televizion, ka kohė qė transmetohet dhe po kthehet nė njė mėnyrė komunikimi pėr emigrantėt, ndėrsa reflekton dhe cilėsinė e komunitetit shqiptar kėtu. Pėr sa i pėrket jetės fetare tė shqiptarėve tė qytetit, ajo nuk ėshtė e ndryshme nga ajo e shqiptarėve nė atdhe. Gjithėsesi xhamia shqiptare e Torontos ėshtė e para e kėtij lloji nė qytet. Ajo u themelua kryesisht nga shqiptarė maqedonas e kosovarė, dhe mė tė njėjtat pėrpjestime vijon edhe sot. Ndėrsa besimtarėt katolikė u organizuan vitin e kaluar nė njė kishė me shėrbesa tė rregullta, duke pasur si prift njė klerik shqipfolės italian, por para pak kohėsh bashkėsia nė fjalė u shpėrbė. Besimtarėt katolikė flasin dhe shpresojnė pėr tė gjetur njė prift katolik shqiptar.

    Ortodoksėt duket se ishin mė me fat. Njė psalt shqiptar emigroi kėtu nė vitin 1995, dhe nė vitin 2001 u shugurua prift nė Toronto. At Nikolla Kavaja, i cili rrjedh nga njė familje klerikėsh nga Berati, megjithėse moshatar dhe pa arsim teologjik, filloi pėrpjekjet me zell pėr hapjen e njė kishe shqiptare ortodokse nė Toronto.

    Siē dihet, mė shumė se gjysma e anėtarėve tė kishės ortodokse nė Shqipėri kanė mėrguar gjatė dhjetė vjetėve tė fundit, por nuk ėshtė hapur asnjė kishė e re nė shėrbim tė tyre nė asnjė vend, megjithėse u bėnė pėrpjekje serioze nga ana e emigrantėve, kryesisht nė Greqi. Por At Kavaja kėmbėngulte sepse nė fakt nevoja ishte e madhe dhe Kanadaja e ushqen njė ėndėrr tė tillė.

    Nė vitin 2002 njė teolog shqiptar, zoti Foti Cici, erdhi nė Toronto nga ShBA-ja. Mbas njė jave At Nikolla, me ndihmėn e teologut tė ri, kreu meshėn e parė nė Toronto, nė kishėn rumune tė qytetit. Nė vijim, nė korrik 2002, u krijua Komiteti Ortodoks, nėn kryesinė e At Nikollės, i cili filloi pėrpjekjet pėr hapjen e kishės. Teologu paraqiti programin e komitetit dhe data e themelimit tė kishės u caktua 1 shtatori, ndėrsa filluan pėrpjekjet pėr sigurimin e godinės.

    Mė 1 shtator, me lejen e Peshkopit tė Otavės dhe gjithė Kanadasė, imzot Serafimit, filluan shėrbesat e pėrjavėshme me rreth tetėdhjetė besimtarė, nė njė kishė me qira. Emri i famullisė u pagėzua: Kisha Ortodokse Shqiptare e Shėn Astit tė Durrėsit.

    Mbas katėr muajsh, mė 4 janar 2003, Peshkop Serafimi priti njė pėrfaqėsi tė komunitetit shqiptar, kryesuar nga zoti Alban Hobdari, kryetar i kėshillit tė kishės sė Shėn Astit. Hirėsia e Tij i dha status tė plotė kishės shqiptare brenda peshkopatės shumėkombėshe tė Kanadasė, njė nga dymbėdhjetė peshkopatat e Kishės Ortodokse nė Amerikė, ku hyn dhe peshkopata shqiptare themeluar nga Fan Noli para 95 vjetėsh. Tė njėjtėn ditė Hirėsia e Tij Serafimi pranoi dorėheqjen e At Nikolla Kavajės nga detyrat meshėtare dhe pranoi propozimin pėr emėrimin e teologut Foti Cici si prift i shqiptarėve ortodoksė tė Torontos.

    Peshkopi e siguroi pėrfaqėsinė se me njohjen e kėsaj famullie brenda Kryepeshkopatės sė Kanadasė, ai ka dėshirė t’i ndihmojė shqiptarėt e Torontos pėr tė pasur njė kishė nė gjuhėn e tyre, por gjithashtu ai nuk do tė kundėrshtojė nėse nė tė ardhmen kjo kishė kėrkon tė afiliohet me Peshkopatėn Shqiptare nė Amerikė.

    At Nikolla, megjithėse po iu afrohet tė 70-ve, vazhdon tė ndihmojė kishėn si psalt dhe sekretar, bashkė me priftėreshėn Mirjam. Komuniteti ortodoks e priti me gėzim njohjen e kishės dhe emėrimin e At Fotit, sepse me dorėzimin prift tė njė tė riu me studime tė plota teologjike, krahas njohjes sė anglishtes, jepet garancia e vazhdimėsisė pėr kishėn ortodokse shqiptare nė Kanada.

    Profili i kishės tashmė mori tiparet e simotrave tė saj ortodokse nė Toronto. Njė rol tė rėndėsishėm pėr kėtė luajti dhe zgjedhja e zotit Alban Hobdari si kryetar i kėshillit nė zgjedhjet e nėntorit 2002, i cili sė bashku me z. Foti Cici, qė tė dy tė rinj dhe intelektualė, kanė afruar rreth vetes nė grup tė rinjsh tė cilėt nė thelb drejtojnė punėt e kishės dhe punojnė pėr plotėsimin e imazhit tė komunitetit ortodoks tė Torontos.

    Z. Cici u dorėzua dhjakon mė 10 janar dhe mė 2 shkurt ai u shugurua prift nė katedralen ortodokse tė Otavės. Njė grup i madh shqiptarėsh nga Toronto udhėtuan pėr nė Otavė duke kėnduar e psalur shqip bashkė me klerikun e ri, dhe morėn pjesė nė ceremoninė e dorėzimit. Kisha ishte mbushur plot me besimtarė ku shėrbesa kėndohej nė anglisht. Dhjakon Foti i kėndoi lutjet gjatė meshės nė shqip derisa Peshkop Serafimi filloi ceremoninė e dorėzimit. Peshkopi kanadez e paraqiti kandidatin duke thirrur pesė herė nė shqip, “I denjė!”, ndėrsa besimtarėt shqiptarė pėrgjigjeshin tė mallėngjyer “I denjė!”. Pastaj tė gjithė u prekėn kur kleri ortodoks kanadez filloi tė kėndojė pjesė tė meshės nė shqip, pėr nder tė pjesėmarrėsve tė ardhur nga Toronto.

    Prifti i saposhuguruar i dha kungatėn tė parit zotit Nasi Hobdari, epitrop i kishės sė Tiranės, i cili udhėtoi nga Shqipėria pėr tė marrė pjesė nė kėtė ngjarje. Mbas meshės Peshkopi shtroi drekė pėr pjesėmarrėsit dhe bisedoi me priftin e ri dhe emigrantėt e tjerė. Tetėdhjetėvjeēari Nase Hobdari, i ardhur nga Tirana, kuvėndoi me peshkopin nė frėngjisht dhe rrėfeu ngjarjet e vitit 1990, kur ai me at Nikollėn dhe tė tjerė, hapėn Kishėn e Ungjėllizimit tė Tiranės, e cila ishte shndėrruar nė palestėr. Nė emėr tė prindėrve shqiptarė nė atdhe, zoti Hobdari e falėnderoi imzot Serafimin pėr hapjen e kėsaj kishe. Ai e pėrgėzoi peshkopin sepse Hirėsia e Tij kuptoi nevojat e shqiptarėve nė Kanada dhe u dha atyre njė mundėsi pėr tė adhuruar nė gjuhėn shqipe, ashtu si edhe komunitetet e kombeve tė tjera.

    At Foti Cici ėshtė nga Saranda dhe ėshtė diplomuar nė Universitetin e Athinės. Prifti ynė ėshtė marrė me punė misionare me emigrantėt shqiptarė nė Athinė, ku themeloi Lidhjen e Shqiptarėve Ortodoksė “Shėn Asti”. Ai i ka pasuruar studimet nė Angli e ShBA dhe ka pėrkthyer vepra teologjike nė shqip. At Foti u shugurua prift nė rangun e klerikėve tė pamartuar, ndėrsa punon si pėrkthyes i greqishtes nė Toronto. Mė 9 shkurt ai dha meshėn e parė dhe paraqiti programin pėr shėrbesėn e tij misionare. Sipas praktikės sė kėtushme priftėrinjtė paguhen nga kishat ku shėrbejnė, dhe jo nga Peshkopata a nga shteti, por At Foti kėrkoi nga besimtarėt qė ata tė pėrfshihen nė njė fushatė pėr blerjen e kishės, pėrderisa ai do tė shėrbejė krejt falas.

    Nė kėtė meshė kremtuese besimtarėt patėn dhe njė suprizė: njė nga bashkėpunėtorėt e priftit tė ri, artisti Arjan Bafa, paraqiti dhe dhuroi nė kishė njė ikonė tė madhe tė Shėn Astit, vepėr e tij, pikturuar me shkronja shqip “Shėn Asti, Peshkop i Durrėsit”.

    Sabina Kacimbro
    (Studente nė Universitetin e Torontos, dega e Studimeve Ndėrkombėtare)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Letėr anėtarėve dhe miqve tė Kishės sė Shėn Astit tė Durrėsit


    17 mars 2003


    23 mars 2003: Meshė nė anglisht


    Tė dashur anėtarė dhe miq tė Kishės sė Shėn Astit!

    Tė dielėn qė vjen, mė 23 mars 2003, Kisha Ortodokse Shqiptare e Shėn Astit do tė celebrojė njė meshė nė anglisht, si shėrbesė falėnderimi pėr Kryepeshkopatėn e Kanadasė, e cila mė 4 janar 2003 i dha status tė plotė kishės sonė. Pra, kėtė tė diel unė do tė meshoj vetėm nė anglisht, i shoqėruar nga besimtarė ortodoksė kanadezė dhe tė kombėsive tė tjera, tė cilėt do tė psalin po nė anglisht. Predikimin do ta mbajė teologu i mirėnjohur dhe pedagog i teologjisė ortodokse nė Universitetin e Torontos, Profesor Richard Schneider. Mesha do tė kryhet gjatė orės sonė tė pėrjavėshme, 4:00-5:30, dhe mbas saj do tė ofrohet kafe.

    Jeni qė tė gjithė tė ftuar tė merrni pjesė nė kėtė meshė falėnderuese. Ky ėshtė njė rast i pėrshtatshėm pėr tė ftuar nė kishėn shqiptare shokėt, miqtė dhe kolegėt tuaj jo shqiptarė, ordodoksė dhe jo ortodoksė. Njė ftesė e tillė ėshtė brenda etiketės sė vendit ku jetojmė.

    Mė lejoni tė shpreh disa mendime nė lidhje me kėtė ngjarje dhe tejet saj. Kryepeshkopata e Kanadasė ka rreth tetėdhjetė kisha nė gjithė vendin dhe shumica dėrrmuese e kėtyre kishave pėrbėhet nga vendas dhe si rrjedhojė gjuha e adhurimit ėshtė anglishtja. Por nė kishat ortodokse tė Torontos janė hasur vėshtirėsi pėr sa i pėrket pėrdorimit tė anglishtes nė meshė, pėr shkak tė ngjyrave tė ngurta etnike qė mbartin shumica prej kishave ortodokse kėtu. Kjo ka shkaktuar njė largim tė rinisė ortodokse drejt kishave tė tjera jo ortodokse, dhe gjithashtu ka larguar nga kisha ortodokse ata vendas qė janė tė interesuar nė fenė ortodokse. Pra mesha jonė anglisht, pėrveē karakterit falėnderues ndaj Kryepeshkopatės, ka dhe njė qėllim pėr tė shprehur qėndrimin tonė si shqiptarė ortodoksė qė banojmė nė Kanada.

    Ne shqiptarėt kemi njė traditė tė hershme pėr trajtimin e tjetrit, prandaj dhe ftohemi kėtu tė freskojmė kujtesėn tonė kombėtare. Nė vitet dyzetė ishte Mitropoliti Fan Noli ai qė filloi pėrkthimin nga greqishtja dhe botimin e njė serie me njėmbėdhjetė vėllime nė anglisht, duke i dhuruar Kishės Ortodokse tekstet liturgjike dhe biblike nė anglisht. Tė mos harrojmė se kishat e njohura ortodokse tė asaj kohe e luftonin anglishten, ashtu siē kishin luftuar shqipen nė Shqipėri.

    Por erudicioni dhe puna e madhe e Nolit nuk do tė kishte dhėnė pemė pa bujarinė dhe mirėkuptimin e shqiptarėve tė Amerikės, tė cilėt hapėn dyert e kishave tė tyre, duke pėrdorur anglishten pėr ata qė nuk e kuptonin meshėn nė gjuhė tė tjera. Me kėtė rast ata mbajtėn edhe fėmijtė e tyre, tė lindur nė Amerikė, afėr kishės e cila kultivonte identitetin kombėtar. Pra, kemi njė traditė misioni ortodoks nė Amerikėn e Veriut.

    Duke ju kujtuar kėtė fakt historik dua t’ju ftoj nė meshėn e sė dielės qė vjen. Ata qė kanė fėmijė ėshtė mirė t’i sjellin kėtė ditė nė Kishė, sepse nėpėrmjet anglishtes, tė cilėn fėmijtė tanė e njohin mė mirė, ata do tė kuptojnė mė qartė nė tė ardhmen edhe nuancat e gjuhės kishtare nė shqip. Termat kyē tė gjuhės sė adhurimit pėrsėriten gjatė meshės dhe alternimi me njė gjuhė tjetėr ėshtė gjithmonė prodhimtar.

    Me kėtė rast dua t’i shtrij mendimet e mia mbi mbarėvajtjen e kishės sonė nė pėrgjithėsi. Nuk mund tė fsheh shqetėsimin pėr numrin shumė tė kufizuar tė besimtarėve qė marrin pjesė nė meshat tona. Ky fakt ėshtė njė vetėkėrcėnim pėr tė ardhmen e kėsaj kishe, e cila ėshtė shumė vėshtirė tė vazhdojė me kėto ritme pėr njė kohė tė gjatė. Gjithėsesi kohėt e fundit njė numėr kanadezėsh marrin pjesė nė shėrbesat tona dhe madje njėri prej tyre ėshtė teolog; sekretari i propozuar, Micheal O’Donnell, gjė qė i ka dhėnė shpresė grupit tonė.

    U bėnė gjashtė javė qė kur u shugurova prift dhe mora pėrsipėr drejtimin e komunitetit shqiptar ortodoks tė Torontos. Krahas punės sime tė pėrditėshme si pėrkthyes, jam pėrpjekur me gjithė fuqinė time pėr tė bėrė tė njohur kishėn tonė nė Toronto, tek shqiptarėt dhe tek ortodoksėt e kombėsive tė tjera, jam pėrpjekur pėr t’a fuqizuar atė nga ana administrative dhe ekonomike, dhe po punoj pėr tė zbatuar Rregulloren e Peshkopatės, e cila kėrkon krijimin e strukturave tė domosdoshme pėr ekzistencėn dhe tė ardhmen tonė kėtu. Prifti juaj ėshtė tashmė anėtar i kėshillit tė priftėrinjve ortodoksė tė Torontos.

    Falėnderoj me kėtė rast gjithė bashkėpunėtorėt e mi, por sidomos meshėtarin e parė tė kishės sonė, At Nikollėn, Priftėreshėn, kryetarin e Kėshillit, zotin Alban Hobdari, si dhe teologun Micheal O’Donnell, tė cilin na e dėrgoi Zoti nė momentin mė tė pėrshtatshėm. Ky ėshtė grupi jetėdhėnės i Kishės, por po ju ftoj tė gjithėve t’i imitoni kėta, domethėnė tė aktivizoheni dhe tė ndihmoni mė shumė kishėn tuaj.

    Nė kėtė frymė tė menduari e tė punuari, u takova para dy javėsh me peshkopin e kishės greke, Hirėsinė e Tij Mitropolitin Sotirios, me lejen e Peshkopit tė Otavės dhe Kanadasė Hirėsisė sė Tij Serafimit,. Gjatė takimit me peshkopin grek u qartėsuan keqkuptimet e krijuara mbas hapjes dhe njohjes sė plotė tė kishės. Unė theksova se i vetmi shkak pėr shugurimin tim ishte dhe ėshtė nevoja e shqiptarėve pėr tė pasur njė kishė nė gjuhėn e tyre dhe e sigurova Mitropolitin se nė kishėn tonė ekziston njė balancė e mrekullueshme pėr sa i pėrket raporteve tė besimit ortodoks me politikėn. Me kėtė rast u formulua me termat tanė natyra e misionit shqiptar ortodoks nė Toronto. Mitropoliti Sotirios, i cili kishte studjuar materialin e pėrgatitur me shkrim dhe dėrguar mė parė nga ne nė zyrėn e tij, tregoi urtėsi pėr tė kapėrcyer keqkuptimet e krijuara dhe ramė dakord pėr tė vendosur njė urė bashkėpunimi.

    Imzot Sotirios mė dha lejen pėr tė meshuar e predikuar nė tė gjitha kishat greke tė Torontos, me qėllim pėr tė ardhur nė kontakt me shqiptarėt qė meshohen nė kishat greke tė qytetit dhe pėr t’i ftuar ata nė kishėn e tyre. Deri tani kam meshuar dhe jam pritur me pėrzemėrsi nė tri kisha greke, ku kam njoftuar publikisht hapjen e kishės, nė mėnyrė qė ata besimtarė grekė qė njohin qytetarė shqiptarė, t’i vėnė bashkatdhetarėt tanė nė dijeni, tė cilėt kanė ēdo tė drejtė tė vendosin sipas vullnetit dhe preferencave tė tyre.

    Ju lutem tė gjithėve tė kini kujdes qė gjatė kontakteve tuaja, qoftė me besimtarė grekė, qoftė me ata shqiptarė qė meshohen nė kishat greke, tė ndihmoni nė mėnyrė qė tė ruhet marrėveshja me kishėn greke, domethėnė tė vazhdojė fryma e bashkėpunimit midis dy kishave, larg qėndrimeve ekstremiste, gjė qė nuk ka vend nė kishėn tonė. Qėllimi ynė ėshtė tė bėjmė tė njohur hapjen dhe ekzistencėn e kishės dhe jo t’i detyrojmė bashkatdhetarėt tanė tė anėtarėsohen nė tė. Siē e kam thėnė, ata janė tė lirė tė meshohen ku tė duan. Pėr ata shqiptarė qė nė kėtė pikė janė mė patriotė nga ne, kam njė kėshillė: sa mė shumė tė fuqizohet kisha jonė, aq mė fort shprehen dhe mbeten qėndrimet e tyre nė Toronto. Mė qartė, koha dhe energjia qė harxhohet nė debate e qėndrime tė tilla, le tė vihet nė shėrbim tė ēėshtjes shqiptare, gjė qė pėr ne ortodoksėt, sot pėr sot, duhet tė kanalizohet mė tepėr nėpėrmjet kishės.

    Dhe me kėtė rast dua t’ju njoftoj se kisha jonė po fillon procesin e pagėzimeve dhe tė martesave, menjėherė mbas Pashkėve. Pėr muajin maj janė planifikuar tre pagėzime dhe njė martesė (kurorėzim). Tė rriturit qė dėshirojnė tė pagėzohen duhet tė marrin pjesė nė disa takime tė pėrjavėshme qė unė organizoj, ndėrsa fėmijtė do tė pagėzohen pa asnjė kusht. Ne tė rriturit jemi pėrgjegjės pėr pėrzgjedhjet tona, por nuk kemi asnjė tė drejtė t’iu privojmė fėmijėve tanė Misteret e Kishės.

    Pagėzimet dhe martesat do tė kryhen nė kishėn e Shėn Dhimitrit, nė Don Mills, nė marrėveshje me kėshillin e kishės greke, deri sa tė grumbullojmė tė hollat pėr tė blerė dy kolimvitha; njė pėr tė vegjėl dhe njė pėr tė rritur. Sigurisht qė shėrbesat do t’i kryej unė dhe jo prifti grek, dhe gjuha e shėrbesės do tė jetė shqipja pėr ne, dhe anglishtja pėr kanadezėt qė po anėtarėsohen nė kishėn tonė.

    Sinqerisht, mos ngurroni tė mė telefononi nė qoftė se keni pyetje dhe paqartėsi mbi zhvillimet nė kishėn tonė. Jam gati pėr dialog me kėdo qė i intereson begatia e ortodoksisė shqiptare.

    E diela qė vjen quhet e Diela II e Kreshmėve. Ju uroj tė kaloni me durim dhe paqe periudhėn e kreshmėve, e cila kėrkon nga ne mė shumė lutje dhe mė shumė pėrpjekje e kufizime. Gjatė kėsaj periudhe Kisha kėrkon pjesėmarrje mė tė shpeshtė nė shėrbesat e saj prandaj dhe pėrpiqumi me sa mundeni t’i jepni kėsaj periudhe njė nuancė tė veēantė.

    Me kėto lajme dhe mendime tė kthjellėta, ju pėrshėndes tė gjithėve njė pėr njė dhe ju dėrgoj bekimet e mia pėr ju, familjet tuaja dhe tė dashurit e zemrės suaj kėtu dhe nė atdhe.



    Prifti nė shėrbimin juaj,




    At Foti F. Cici

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Konflikti dhe pajtimi i identitetit kombėtar me besimin ortodoks nė Shqipėri: 1900-2002

    At Foti F. Cici

    (Kumtesė e mbajtur me rastin e Festės Kombėtare, 28 Nėntor 2002, mbas Dhoksologjisė sė Flamurit, nė Kishėn Ortodokse Shqiptare tė Shėn Astit tė Durrėsit, Toronto - Canada)


    Mbas vitit 1880 nė botėn shqiptare u hodh ideja “Shqipėri e pavarur dhe Kishė e pavarur”. Por vetėm nė vitin 1900 dokumentohet pėrpjekja e parė e programuar prandaj dhė kjo datė ėshtė pikėnisja e kumtesės sonė.

    Mė 27 maj 1900 shoqata Drita e Bukureshtit, e cila ishte themeluar nė vitin 1886, shpalli si synim tė saj kryesor luftėn pėr tė shkėputur kishėn ortodokse tė Shqipėrisė nga Patrikana Ekumenike dhe futjen e shqipes si gjuhė adhurimi nė shėrbesa, gjė qė nė fakt nuk u sendėrtua nga shoqata nė fjalė.

    Megjithėse nisma e dėshtuar ishtė marrė nė Rumani, nė tė gjitha kolonitė shqiptare jashtė Shqipėrisė diskutohej dhe debatohej pėr ēėshtjen e mėvetėsimit tė Kishės. Lufta e autoqefalisė lindi jashtė kufijve tė Shqipėrisė dhe tė Turqisė, dhe u zhvillua e dha pemė po jashtė kėtyre kufijve. Por cfarė ishte bėrė konkretisht para vitit 1900 pėr kėtė ēėshtje?

    Fillimisht synimi i pavarėsisė sė Kishės shqiptare nuk ekzistonte. Shqiptarėt ortodoksė kishin folur dhe punuar qė nga viti 1800 pėr pėrdorimin e shqipes nė Kishė, gjė qė nė qoftė sė arrihej do tė ēonte edhe nė pavarėsi, por ata nuk ishin tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė.

    Por si lindi ideja e pavarėsisė sė Kishės? Nocioni i autoqefalisė u poq kur kishat e vendeve fqinjė, tė Greqisė, Serbisė, Rumanisė e Bullgarisė, kėrkuan dhe fituan autoqefalinė, pavarėsinė administrative tė kishės nga Kisha mėmė e Konstandinopojės, gjatė mezit tė shekullit tė 19-tė. Botimet e pėrkthimeve biblike tė Kristoforidhit i dhanė shtysė tė madhe kėtij mendimi sepse vetė Fan Noli, i cili do tė bėhej mė vonė figura qendrore e autoqefalisė, libri i parė qė i ra nė dorė shqip ishte Dhjata e Re e Kristoforidhit. “Pėrkthimi mjeshtėror i Dhjatės sė Re shqip nga Konstantin Kristoforidhi, thotė Noli disa vjet para vdekjes sė tij, ka qenė njė nga librat e mėdhenj qė kam lexuar qysh nė moshėn tetėmbėdhjetė vjeē. Ky libėr ėshtė shkaku qė unė u bėra misionar i popullit” (Fan S. Noli, “Autobiografi”, Vepra 6, f. 633).

    Por le tė kthehemi tek periudha e dhjetėvjeēarit tė parė tė viteve 1900, kur shoqata Drita e Rumanisė hodhi idenė e programuar pėr autoqefalinė e kishės ortodokse shqiptare.

    Mbasi siē thamė pėrpjekjet e shoqatės nė fjalė dėshtuan, njė frymė konfuzioni mbretėronte nė botėn shqiptare mbi kėtė ēėshtje. Pėrderisa duke qėnė dikush shqiptar e paska tė vėshtirė tė jetė njėkohėsisht ortodoks, myslyman ose katolik, atėherė duhet bėrė diēka pėr tė ndryshuar kėto pėrpjestime. Me kėtė frymė kolonitė shqiptare u ndanė me opinione tė ngjashme si ide – le tė kemi gjithė shqiptarėt njė fe- por tė ndryshme pėr sa i pėrket besimit fetar tė propozuar pėr tė gjithė shqiptarėt.

    Si rrjedhojė, u predikua bashkimi i tri feve nė njė tė vetme. Njė palė sugjeroi kthimin nė bektashizėm, fe e cila pavarėsisht se konsiderohej nga shqiptarėt si sekt islamik, kishte njė elasticitet dhe mistikė qė jepte pėrmasa ndėrfetare, gjė qė me frymėn tolerante dhe me pėrdorimin sporadik tė shqipes, e largonte nga fetė e tjera tė ngurtėsuara nė qėndrimet e tyre. Politikanė tė njohur tė asaj kohe dolėn hapur me predikimin e bektashizmit si fe e gjithė shqiptarėve. Por, krahas shtjellimit utopik tė ēėshtjes, ithtarėt e kėsaj lėvizjeje pėrkonte tė ishin dhe vetė bektashinj.

    Gazeta Kombi nė Amerikė sugjeroi kthimin e shqiptarėve tek Unia, feja e cila ruan ritin bizantin-ortodoks, por ndodhet nėn juridiksionin e papės sė Romės, duke paralelizuar kėtė predikim me ekzistencėn e shqiptarėve unitė, tė arbėreshėve, nė jug tė Italisė.

    Gazeta Shqipėria e Egjyptit kishte hedhur dhe mbante idenė se protestantizmi ėshtė ajo fe qė kapėrcen humnerėn e mendėsive fetare nė Shqipėri, dhe me progresivitetin qė mbart, do t’i jepte fund njėkohėsisht edhe fanatizmit e prapambetjes qė, sipas tyre, ishin mbjellur nė Shqipėri nga tri besimet ekzistuese.

    Njė palė tjetėr e botės shqiptare tė asaj periudhe, flasim gjithmonė pėr vitet e para tė viteve 1900-tė, hodhi idenė e hyjnizimit tė Shqipėrisė: “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Nė fakt, vargu i Vaso Pashė Shkodranit, i cili pėr tė pajtuar identitetin e tij kombėtar me ambicjet e tij kishte pėrqafuar dy besime fetare, u bė moto e shumė shqiptarėve ideologė tė ateizmit. Edhe sot produktet e shkollave tė diktaturės komuniste, do ta thjeshtėzojnė shumė herė arsyetimin e tyre mbi fenė e shqiptarėve duke thėnė instiktivisht vargun e njė vjershe e cila u bė sentencė thirrjeje, pavarėsisht nga figuracioni, naiviteti a mosrealiteti i pėrmbajtjes.

    Gjithė ky konfuzion ēfarė kishte si zanafillė? Ishte konflikti i identitetit kombėtar me besimin fetar nė Shqipėri. Dhe kėtu u shfaq Fan Noli, pėr tė dhėnė gjykimin mė gjakftohtė dhe mė realist tė atyre viteve. Fillimisht ai erdhi nė dialog me palėn greke dhe pastaj me atė shqiptare. Shkrimet e Nolit janė tė ngjeshura e plot nerva dhe shprehin frymėn e asaj kohe tė vėshtirė.

    Djaloshi 23-vjeēar, i cili sapo kishte mbaruar shkollėn e mesme kishtare greke shkruan: “Gjersa nuk na lejoni tė jemi shqiptarė tė krishterė, pa na cilėsuar grekė, pranojmė tė bėhemi turq, qė t’ju shajmė pa na dhėnė shkas pėr tė na quajtur atdhemohues dhe vegla tė shitura” (Fan S. Noli, “Budallallėqe turko-greke”, Vepra 2, f. 78). Mbas fjalėve tė hidhura tė polemikės duket sheshit apologjia e njė njeriu qė mbrohet pėr tė mos sjellė nė konflikt identitetin e tij kombėtar me besimin, gjė qė nė Greqi edhe sot ėshtė e njėsuar.

    Por nga ana tjetėr Noli i ri ngre pyetje qė nuk duan pėrgjigje: “Pėrse ndaloni qė mesha tė bėhet shqip, atėhere pėrse lejoni qė ajo tė bėhet arabisht?”... “Apo vazhdoni tė mendoni ende se nuk jemi dhe as kemi qenė komb, por jemi vetėm njė fis grek? Dhe nėse jemi fis grek, pse kėrkoni tė bėni me vete vetėm ortodoksėt dhe tė tjerėt i pėrjashtoni?” (Vepra 2, f.78). Kėtu ėshtė flagranca e njėsimit tė kombėsisė me besimin fetar nė Greqi, gjė qė megjithėse ka justifikime sofistikuese, Noli, i cili nuk ėshtė teolog, ngre me vend njė pyejte tė tillė shumė teologjike: “Cili Krisht tha se vetėm nė greqisht duhet predikuar Ungjilli i tij?” (Vepra 2, f.79, marrė nga Drita, 1905, perkthyer nga greqishtja, 15/09/1905, # 86).

    Edhe njė vit mė vonė, mbasi Noli kishte mbėrritur nė Amerikė dhe filloi tė shkruajė shqip, ai vazhdoi debatin me palėn greke pėr sa i pėrket konfliktit dhe pajtimit tė kombėsisė me besimin fetar. Gjuha e tij ėshtė argumentuese dhe nervozuese nė tė njėjtėn kohė, por ai pėrseri ngre pyetje themelore pėr njė shqiptar ortodoks: “Njė kryq qė ėshtė kryqi i Krishtit, i tėrė botės dhe i cili nuk merr vesh tjatėr gjuhė pėrveē gėrqishtes, vetėm nė qafė tė gomarit i ka hie tė varet” (Vepra 2, “Si priten gjetkė kryepriftėrinjtė”, f. 95, marr; nga Kombi, 23/07/1906, #6).

    Por mė vonė Noli e kthen debatin e shkrimeve mbi kishėn me vetė shqiptarėt. Qė nga viti 1880, kur u dėgjua pėr herė tė parė, “Shqipėri e pavarur, Kishė e pavarur”, e deri nė vitin 1908, kur u shugurua prift Fan Noli, jashtė Shqipėrisė botoheshin rreth 40 gazeta shqiptare, por mendimet qė Noli shprehu nė shkrimin “Kombit Shqiptar”, nė gazetėn Kombi, mė 27 mars 1908, nuk ishin dėgjuar mė parė nė botėn shqiptare.

    Dhe me njė pjesė qė do tė citoj nga ky artikull i Nolit, le tė kthehemi pėr tė pėrfunduar kapitullin se, cila mund tė jetė feja e shqiptarit, bektashizimi, unia, protestantizimi apo shqiptaria? Dhe si rrjedhojė ēfarė tha Noli pėr thėnjen romantike tė Pashko Vasės?

    “U muar vesh mė sė fundi qė ėshtė mė e lehtė tė bėsh pesė ēudira me njėrėn dorė dhe gjashtė mrekulli me tjatrėn, se sa t’u ndryshosh fenė pesė shqptarėve nė kėtė kohė. Fetė nuk janė tė liga siē ua mėsojnė shqiptarėve, tė farmakosura dhe tė shtrembėruara janė tė rrezikshme pėr vdekje. U muar vesh mė sė fundi se mjerimi ynė s’ish aq nė ndryshimin fetar, se nėr krerėt fetarė tė huaj dhe nė meshėtarėt shqiptarė qė vepronin si vegla tė tyre tė verbra. Na duheshin dhe na duhen priftinj dhe biskupė si dhe hoxhallarė e myftyj shqiptarė tė vėrtetė. Jo vegla politike tė huaja, po meshėtarė prej ēdo feje qė t’i kenė me tė vėrtetė frikė perėndisė dhe tė pėrhapin drejtėsi e me zell urdhėrimet e tij dhe vetėm urdhėrimet e tij...” (Vepra 2, “Kombit Shqiptar”, f. 148-149).

    Nė vitin 1909, njė vit mė vonė nga ky shkrim-manifest, u themelua nė Korēė nga Mihal Grameno Lidhja Kishėtare Orthodokse, e cila paraqiti programin e saj pėr futjen e shqipes nė gjuhėn e kishės, por pa pėrmendur pavarėsinė e kishės ortodokse shqiptare. Noli shkroi se “... nyjet e kanunores sė Lidhjes na u dukėn fort tė mira, por dhe fort tė buta” (Vepra 2, “Andej-kėtej”, f. 235). Por lėvizja e Mihal Gramenos ishte shenja e parė nė kėtė drejtim nė Shqipėri, mbasi siē thamė mė sipėr, gjithė puna pėrkthimore, ideologjike dhe politike ishte zhvilluar jashtė Shqipėrisė.

    Tė mos harrojmė se gjuha shqipe ishte njė nga referencat mė tė dobėta midis dialogut tė besimit ortodoks me kombėsinė nė Shqipėri. Madje dhe shumė shqiptarė vinin nė dyshim fuqinė e shqipes pėr tė qenė gjuhė e shkruar, gjuhė kombėtare. Dhe mungesa e literaturės nė shqip ishte dhe preteksti kryesor i Patrikanės pėr ndalimin e shqipes. Por Noli, i cili punonte me zell dhe me shpresė, pėrgjigjej: “thonė qė shqipja nuk mund t’i japė mendje asnjė evgjiti, por unė them se kėta qė besojnė kėtė gjė nuk mund t’i japin mendje evgjitit nė asnjė gjuhė”.

    Nė fillim tė viteve 1900-tė kolonia shqiptare nė Amerikė numėronte rreth 40 mijė shqiptarė, nga tė cilėt rreth 10 mijė ishin korēarė. Mbas shugurimit tė Nolit, kisha filloi tė organizohej edhe me priftėrinj tė tjerė tė cilėt meshonin shqip me librat e pėrkthyer nga Noli, tė cilėt ishin nuk ishin pranuar nga Patrikana Ekumenike por ishin njohur nga sinodi i Kishės sė Rusisė.

    Gjatė kėsaj kohe pėrgatitore tė diasporės, nė Shqipėri, gjatė viteve 1912-1920, sidomos pėr arsye tė trubullirave tė Luftės I Botėrore, kisha ortodokse ishte pa peshkopė, tė cilėt ishin larguar, dėbuar a vdekur gjatė kėsaj periudhe tė brishtė. Kjo gjė, e cila ndodhi mbas shpalljes sė pavarėsisė, solli lehtėsira nė pėrpunimin e njė strategjie pėr autoqefalinė, pavarėsisht se konflikti i kombėsisė me besimin ortodoks ishin nė raporte mė delikate sesa besimet e tjera fetare nė Shqipėri.

    Kur Noli vizitoi Shqipėrinė pėr herė tė parė, Vlorėn dhe Durrėsin nė vitin 1913, pa se pritja nga ana e popullit qe e nxehtė por dita e autoqefalisė nuk ishte e afėrt. Po kėshtu edhe nė vitin 1914. Por nė vitin 1919 bėhet njė pėrpjekje e fortė nė Amerikė nėpėrmjet kishės ruse pėr tė shuguruar Nolin peshkop, gjė qė dėshton, mbas ndėrhyrjeve tė kishės greke, pavarėsisht se Noli shfaqet pas korrikut tė 19-ės si peshkop i vetėshuguruar. Mė nė fund, nė vitin 1920, Noli bashkė me dy priftėrinj tė tjerė shqiptarė kthehen nė Shqipėri, ku do t’i japin trajtė tė plotė planit tė tyre pėr pavarėsinė e kishės.

    Megjithė angazhimin e plotė politik tė Nolit gjatė kėsaj periudhe, nė vitin 1922 u shpall autoqefalia e kishės nė Berat, gjė qė ishte akti me tė cilin zyrtarisht identiteti kombėtar ishte pajtuar me besimin ortodoks. Njė vit mė vonė, nė vitin 1923, Noli shugurohet peshkop kanonik nga dy peshkopė shqiptarė qė u dėrguan nga Patrikana pėr tė pėrballuar situatėn mbas shpalljes sė autoqefalisė nė Berat, por qė tė dy u kthyen dhe morėn anėn e palės shqiptare duke e braktisur atė tė kishės mėmė tė Konstantinopojės.

    Kėsisoj u krijua kryesia e parė e kishės ortodokse nė Shqipėri: Theofan Noli, mitropolit i Durrėsit, i cili pėrfshinte edhe kryeqytetin, Jerothe Vllaho, mitropolit i Korēės, mitropoli e cila kishte numrin mė tė madh tė ortodoksėve dhe kėsisoj edhe mė e pasura, dhe Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit.

    Mitropolia e Durrėsit ishte mė e famshmja e Shqipėrisė, jo vetėm se pėrfshinte kryeqytetin, por sepse ishte historikisht e dėshmuar qysh nė vitet e apostujve tė Krishtit, dhe nė vijim pjesėmarrja e peshkopėve tė Durrėsit nė sinodet ekumenike ėshtė e dokumentuar. Por ama aktualisht ajo ishte zona kishtare mė e varfėr, e cila nuk mund t’i jepte rrogė peshkopit tė saj. Noli shkruan tek autobiografia e tij: “Noli pranoi titullin e madh me rrogė tė vogėl”.

    Tashmė shumė prisnin qė Noli t’a braktiste politikėn dhe tė merrej mė shumė me kishėn. “Hajde tė puthemi sot, tha Noli gjatė ceremonisė sė shugurimit, se nesėr do tė zihemi prapė”.

    Por Mitropolia e Gjirokastrės mbeti e pa plotėsuar me peshkop dhe mbas arratisjes sė Nolit punėt u keqėsuan edhe mė.

    Mbas shumė pėrpjekjesh tė qeverisė shqiptare pėr t’i dhėnė zgjidhje problemit kishtar tė ortodoksėve shqiptarė nėpėrmjet Patrikanės, u arrit nė vitin 1926 e ashtuquajtura Marrėveshje e Tiranės, e nėnshkruar nga tė dy palėt. Mirėpo nė fund tė vitit 1926 Parikana bėri ndryshime nė kėtė marrėveshje gjė qė nuk u pranua nga qeveria shqiptare. Ēėshtja mbeti pezull pėr arsye se asnjėra palė tėrhiqesh pėr tė arritur nė kompromis. Nė Marrėveshjen e Tiranės tė vitit 1926, jepej autoqefalia por me njėfarė plani i cili i jepte tė drejta Patrikanės tė ndėrhynte nė Shqipėri. Pra, pėrsėri raportet e identitetit kombėtar me besimin ortodoks nuk ishin tė qarta. Dukej se Patrikana ende pranonte gjuhėn shqipe nė kishė, por jo tė njėsuar kėtė me kombėsinė, siē kėmbėngulte pala shqiptare.

    Mbas njė periudhe pritjeje, qeveria shqiptare vendosi t’i japė drejtim ēėshtjes pa Patrikanėn. Ajo ftoi peshkopin Visarion Xhuvani, e cili kishte studjuar nė Greqi dhe ishte shuguruar peshkop nga hierarkia e Kishės Ruse nė Mėrgim, me seli nė atė kohė nė Serbi. Xhuvani ishte i pranishėm gjatė zhvillimeve tė kaluara pėr pavarėsinė e kishės shqiptare, por nuk ishte pėrdorur nga autoqefalistat, dhe as nga pala filogreke.

    Por qė tė shugurohet njė peshkop tjetėr duhen dy peshkopė ekzistues. Pėrderisa dy peshkopėt ekzistues Jerothé e Kristofor kishin refuzuar tė merrnin pjesė nė kėtė plan, u arrit njė kompromis me kishėn serbe, e cila kishte emėruar nė Shkodėr peshkopin Viktor Mihailloviē, pėr t’iu shėrbyer pakicave sllave. Qeveria serbe kishte shumė shpresa se Mbreti Zog po hapte njė perspektivė tė re, nėpėmjet kėtyre zhvillimeve nė kishėn ortodokse, e cila do tė shėrbente, sipas tyre, interesat serbe nė Shqipėri.

    Nė shkurt tė vitit 1929, peshkopėt Visarion dhe Viktor shuguruan dy peshkopė shqiptarė, duke formuar kėsisoj sinodin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Asnjė patrikanė dhe kishė autoqefale nuk e njohu sinodin e kishės autoqefale tė Shqipėrisė. Vetė Patrikana Ekumenike ēkishėroi Kryepeshkopin Visarion dhe gjithė klerikėt qė morėn pjesė nė kėto ngjarje.

    Nga pala shqiptare u morėn tė njėjtat kundėr-masa: Peshkop Jerotheu u dėbua nga Shqipėria pėr nė Mal tė Shenjtė, ndėrsa peshkop Kristofori, i cili tha se, “unė jam shqiptar dhe nuk kam ku tė shkoj”, u ngujua nė manastirin e Ardenicės. Peshkop Kristofor Kisi, i cili ishte kimist, siē shkruan Noli, “e kalonte kohėn nė manastir duke medituar pėr kotėsinė e kėsaj bote dhe duke bėrė eksperimente kimike”.

    Por le tė kthehemi tek kryepeshkop Visarion Xhuvani dhe sinodi i tij. Mbas njė viti sinodi hartoi dhe aprovoi statutin e kishės autoqefale. Ky ishte statut me ngjyra tė plota kombėtare por nuk mund tė thuhet se ai nuk ishte i diktuar nga qeveria e asaj kohe, dhe madje nuk mund tė dėgjojmė autoqefalistat tė cilėt besojnė se ai statut ėshtė demokratik dhe duhet tė pėrdoret edhe sot.

    Problemi i besimit ortodoks, i cili ndodhej nė konflikt tė vazhdueshėm me kombėsinė, siē treguan ngjarjet qė ēuan nė kėtė sinod, nuk u zgjidh nė statut siē duhet. Neni 3 i statutit tė vitit 1929 thotė se, “gjuha zyrtare ėshtė shqipja”, ndėrsa neni 16 qartėson se kryepshkopi, peshkopėt kryepriftėrinjtė dhe gjithė klerikėt qė i ndihmojnė, duhet tė jenė shqiptarė me gjak, gjuhė e shtetėsi, por nuk parashikon asgjė pėr pakicat etnike ortodokse tė Shqipėrisė, tė cilat duhet tė fitonin nga ky statut tė drejta pėr tė pasur klerikė nga gjiri i tyre dhe shėrbesa nė gjuhėn e tyre.

    Por kjo mungesė ishte e qėllimshme dhe tregon se sa delikat mbetej pajtimi i besimit ortodoks me identitetin kombėtar nė Shqipėri.

    Mbas shtatė vjetėsh pune si primat i kishės ortodokse nė Shqipėri kryepeshkopi Visarion filloi tė ndjejė njė presion tė brendshėm dhe tė jashtėm, tė cilin nuk mund t’a pėrballonte mė. Kisha nuk ishte njohur nga Patrikana, njė nga dy peshkopėt e tjerė vdiq, ndėrsa peshkop Agathangjel Ēamēe, deklaroi se nuk mund tė bashkėpunonte mė me Visarionin.

    Peshkop Kristofor Kisi e kishte lėnė Ardenicėn dhe eksperimentet kimike dhe ishte fronėzuar peshkop i Korēės, i cili nuk ushqente ndonjė simpati pėr Visarionin, gjė ėshtė e natyrshme, pėrderisa ai ishte i vetmi klerik qė mund tė bėhej kryepeshkopi i ardhshėm i Shqipėrisė, madje i pari qė do tė njihej me kėtė titull nga vetė Patrikana. Pėr mė tepėr Visarioni bėri qė peshkopi serb i Shkodrės Viktor, tė dėbohet nga Shqipėria. Nė kėtė situatė tė rėndė, nė kongresin kishtar qė u mbajt nė vitin 1936, Visarioni pa se gjithė kleri dhe populli ishin kundėr tij. Si rrjedhojė ai dha dorėheqjen.

    Tėrheqja e Visarion Xhuvanit ishte shenja qė i dha dritėn jeshile Patrikanės pėr tė ndėrhyrė pėrsėri nė Shqipėri. Nė fakt ishte qeveria dhe kisha ortodokse shqiptare qė po i pėrgjėroheshin kishės mėmė tė Kostandinopojės pėr 15 vjet, pėr tė njohur autoqefalinė e shpallur nė Berat nė vitin 1922.

    Tek Visarioni Patrikana kėrkonte cjapin dėnimvuajtės tė kryengritjes shqiptare qė shkaktoi autoqealinė. Nė bisedimet midis dy palėve u arrit marrėveshja qė kryepeshkopi Visarion tė tėrhiqet pėrjetėsisht nga detyrat kishtare, dy peshkopėt e tjerė Kristofor dhe Agathangjel do tė jenė kandidatėt e palės shqiptare dhe dy kandidatė tė tjerė do tė paraqiteshin nga Patrikana: kėta ishin Evllogji Kurilla dhe Panteli Kotoko, qė tė dy nga Korēa, por me qėndrime krejt tė kundėrta nga hierarkia e deriatėhershme e kishės ortodokse nė Shqipėri, prandaj dhe ishin pėrjashtuar nga listat e propozuara tė palės greke nė tė kaluarėn.

    Sinodi i tretė i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, me kryepeshkop Kristofor Kisin, ishte i pari qė u njoh nga Patrikana Ekumenike nė vitin 1937. Pavarėsisht se ky sinod ishte i pėrbėrė nga katėr peshkopė shqiptarė, nė thelb raporti ishte dy me dy. Kurilla dhe Kotoko mbėshtesnin pikėpamjet e Greqisė nė Shqipėri.

    Nė fronėzimin e tij nė Korēė, Kurilla shpėrtheu nė thirrjen pasthirrmė: “Ēfarė do tė ishte bota pa ty, o Greqi!”, paēka se ai po fronėzohej peshkop nė njė zonė tė Mbretėrisė Shqiptare. Por dy vjet mė pas, nė vitin 1939, Kurilla ra nga kali dhe shkoi pėr vizitė mjekėsore nė Greqi. Sapo mbėrriti nė Athinė kisha shqiptare i njoftoi atij urdhėrin e Ministrit tė Drejtėsisė, i cili i ndalonte hyrjen nė Shqipėri. Kurilla ishte shtetas grek dhe krenohej se ishte peshkop i Korēės dhe nuk kishte shtetėsi shqiptare. Ai mburrej mė vonė se gjatė viteve tė kryepriftėrisė sė tij nė Korēė nuk shkruajti asnjė fjalė nė shqip.

    Kurilla ishte autor dhe hulumtues i mirėfilltė pėr atė kohė nė Greqi, kishte botuar madje dhe trilogjinė “Studime Shqiptare”, ku manifestoi dhe filozofinė e tij pėr krijimin e njė mbretėrie greko-shqiptare. Vetėm kėshtu duket se pajtonte peshkop Kurilla besimin e tij ortodoks me identitetin e tij kombėtar. Ai nuk mund tė honepste kurrė tė qėnurit vetėm shqiptar ortodoks, por si shkencėtar historiograf qė ishte nuk mund tė pranonte lehtė as idenė se ortodoksėt e Jugut tė Shqipėrisė janė grekė.

    Ndėrsa peshkopi i Gjirokastrės Panteli Kotoko, u arratis pėr nė Greqi kur ushtria greke la pa kthim Gjirokastrėn nė vitin 1941. Kotoko e Kurilla vazhduan tė veprojnė nė Greqi por tashmė nga pozitat e mėrgimit. Iu drejtuan kishave tė tjera dhe organizmave ndėrkombėtarė pėr tė denoncuar kishėn ortodokse shqiptare tė pasluftės, por nė gjithė kėto tekste ortodoksia shqiptare ėshtė nė plan tė dytė dhe shumė herė e papėrmendur, ndėrsa gjithė nervi i dy peshkopėve, sidomos i Kotokos, ėshtė pėr Vorio Epirin, i cili sipas tyre, “ndodhet nėn zgjedhėn e turkoshqiptarėve”.

    Jeta e Kurillės dhe e Kotokos, ėshtė treguesi mė i qartė se sa tragjiko-komik mund tė bėhet viktima e njė konflikti tė besimit fetar me identitetin kombėtar...

    Nė vitin 1949 kryepeshkopit Kristofor iu kėrkua dorėheqja nga regjimi komunist. Ai u izolua pėr tė fundit herė nė Manastirin e Ardenicės, ku vdiq nė gjendje shumė tė mjerė nė vitin 1958. Noli shkruan se Kristofori ishte persona grata pėr tė gjithė, duke ēmuar kontributin e tij pėr kishėn e Shqipėrisė qė nga viti 1923 e deri nė vitin 1949. Ai mund tė ishte personi mė i pėrshtatshėm pėr shumė situata tė ndera qė u shfaqėn gjatė kėtyre viteve, por nuk ishte njeriu qė mund tė bėnte kompromise me regjimin komunist.

    Ndėrkohė Visarion Xhuvani, i cili ishte bėrė mitropolit i Beratit nė vitin 1941, u arrestua dhe vdiq i torturuar nė burgjet komuniste. Po kėshtu edhe peshkopi asistent i kryepeshkop Kristoforit, peshkopi shkodran Iriné Banushi.

    Paisi Vodica-Pashko, prifti vejan qė ishte bėrė peshkop i Korēės pak mė parė, u bė kryepeshkop i Shqipėrisė. Ai ishte babai i ministrit tė atėhershėm Josif Pashko.

    Tashmė as qė bėhej fjalė pėr njė konflikt tė besimit ortodoks me identitetin kombėtar nė Shqipėri, por ama po shfaqej diēka tjetėr. Identiteti duhej tė filtrohej nė vėllazėri me republikat e tjera popullore. “Vdekje Fashizmit-Liri Popullit”, mbishkruante shumė herė shkresat kishtare kryepeshkopi komunist, nė vend tė “Nė emėr tė Atit, tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė”. Paisi u lidh me Patrikanėn e Moskės, dhe “me Stalinin e madh”, siē i shkruante Patrikut Aleksej, dhe jo me Patrikanėn Ekumenike, tė cilėn e shpėrnjohu mbas emėrimit tė tij kryepeshkop, gjė qė shkaktoi mosnjohjen e tij.

    Nė vitin 1950, u aprovua nga qeveria shqiptare statuti i kishės, i cili ėshtė marrė pėr bazė dhe nga kryesia e sotme e kishės ortodokse nė Shqipėri, pėrderisa ky statut nuk kėrkon qė primati dhe peshkopėt tė jenė me gjak, gjuhė e shtetėsi shqiptare, si statuti i vitit 1929. Ky statut lejon edhe pėrdorimin e gjuhėve tė tjera nė Shqipėri (neni 3), gjė qė nė atė tė vitit 1929 nuk parashikohet. Siē duket nė kėtė pikė besimi ortodoks ėshtė pajtuar me identitetin kombėtar dhe nuk kėrcėnohet mė nga gjuhė tė tjera liturgjike, tė cilat trajtohen tashmė se gjuhė tė pakicave etnike. Ndoshta kjo ishte diktuar nga Moska, pėr t’u dhėnė mė shumė tė drejta pakicave sllave nė Shqipėri. Gjithėsesi teologjikisht ėshtė e pranueshme.

    Nė nenin 1 tė statutit tė vitit 1950, shtohet diēka qė nuk ekziston nė dy statutet e mėparshėm. “Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė pėrbėhet nga ortodoksėt shqiptarė brenda dhe jashtė Atdheut”, gjė qė i jepte tė drejtė sinodit jo vetėm tė pėrkujdesej pėr shqiptarėt jashtė kufijve, por tė krijonte edhe peshkopata tė tjera jashtė Shqipėrisė.

    Pyetja qė lind ėshtė: Pėrse peshkopata e Nolit nė Amerikė, e cila nuk njihej nga asnjė kishė tjetėr zyrtarisht, nuk u bė pjesė e kėtij sinodi? E para, vetė Noli kishte deklaruar se ishte nė kungim me kishėn e Shqipėrisė, por nga ana tjetėr ai shtonte se, pėrderisa jetojmė nė Amerikė, duhet tė krijojmė njė kishė ortodokse amerikane. Nė fakt, me makarteizmin dhe pasojat e tij asokohe, ishte shumė vėshtirė pėr njė peshkop nė ShBA tė kishte lidhje tė hapura me njė vend komunist. E dyta, Enver Hoxha nuk e deshte dhe kaq afėr Fan Nolin, sepse si anėtar i sinodit ai kishte tė drejtė tė udhėtonte nė Shqipėri dhe tė ndikonte atje.

    Shtesa nė statut pėr konsiderimin e diasporės si pjesė e trupit tė KOASh-it, mund tė jetė bėrė edhe nga ngjarjet qė shpėrthyen nė vitin 1949, menjėherė mbas zgjedhjes sė Paisit kryepeshkop. Patrikana Ekumenike e Konstandinopojės zgjodhi dhe shuguroi Marko Lipen si peshkop pėr shqiptarėt e Amerikės. Ky ishte njė kėrcėnim real pėr Nolin plak, dhe nė thelb ringjallte plagėt qė ishin hapur dikur me konfliktin qė sillte tė qėnurit shqiptar dhe njėkohėsisht ortodoks. Mirėpo tashmė ēėshtja ishte pėshtjelluar sepse Patrikana nuk vinte mė nė dyshim shqiptarinė e ortodoksėve shqiptarė, por ortodoksinė e tyre, tė cilėn vinte tė garantonte peshkopi i ri, tė cilin Noli e quajti “njė batakēi tridhjetėvjeēar”.

    “Misioni i tij, shkruan Noli nė autobiografinė e tij pėr peshkopin Marko Lipe, ėshtė tė shkatėrrojė Kishėn Shqiptare Ortodokse nė Amerikė dhe tė aneksojė kishat e saj. Pretendimi i tij se ai ėshtė me origjinė shqiptare nuk e ndryshon aspak situatėn. Kjo nuk ėshtė ēėshtje e origjinės racore. Ėshtė ēėshtje e autoriteteve kishtare qė ai shėrben, dhe ėshtė ēėshtje e natyrės sė misionit tė tij. Tė gjithė ne dimė se ai po i shėrben Patrikanės Greke tė Konstandinopojės, dhe misioni i tij ėshtė tė fusė ortodoksėt shqiptarė nėn juridiksionin e kėsaj qendre armiqėsore tė agjenturės greke. Dhe ky fakt e bėn atė peshkop grek, pavarėsisht nga origjina e tij.” (Fiftieth Anniversary, f. 21).

    Nga ky ton i plakut Noli duket se sa e vėshtirė ėshtė pėr tė tė pėrdorė diplomacinė, pėr njė temė shumė tė brishtė, siē ėshtė raporti i besimit ortodoks me identitetin kombėtar, tė cilin Patrikana vinte tė ndryshonte, gjė qė nė Shqipėri kishte marrė tipare tė patjetėrsueshme.

    Kryepeshkopi Paisi Vodica reagoi ndaj Nolit, i cili i shkroi dhe i kėrkoi ndihmė. Paisi informoi Patrikanėn e Moskės dhe kishat e tjera ortodokse, duke denoncuar kėsisoj orvatjet e Patrikanės pėr tė pėrēarė komunitetin shqiptaro-amerikan dhe duke theksuar se kjo ngjarje ėshtė e shtyrė nga “shovinizmi grek”. Nė vitin 1965, kur Noli e pa se po shuhej nga sėmundja e pashėrueshme iu lut Enver Hoxhės tė lejonte pranimin nė Shqipėri dhe shugurimin peshkop tė priftit Stefan Lasko, gjė qė u pranua nga qeveria komuniste vetėm e vetėm sepse ekzistonte ky konflikt nė komunitetin shqiptar ortodoks tė ShBA-sė. Ndėrsa tre vjet mė parė Enver Hoxha kishte hedhur poshtė kėrkesėn e Nolit pėr tė marrė pjesė nė 50-vjetorin e Pavarėsisė.

    Mbas shugurimit tė Stefan Laskos peshkop, nė vitin 1965, kisha ortodokse shqiptare ndodhej nė rėnje, mbas pėrndjekjeve 20-vjeēare tė diktaturės. Paisi vitet e fundit ishte i pamundur tė drejtonte kishėn dhe nė vitin 1966 vdiq. Kryepeshkopi i ri, Damian Kokoneshi, mbas njė viti, nė vitin 1967, u burgos.

    Nė janar tė vitit 1991 Patrikana Ekumenike zgjodhi dhe dėrgoi nė Shqipėri Eksarkun e saj, peshkopin Anastasios Janullatos. Kjo u arrit me ndėrhyrjen tek presidenti Ramiz Alia tė At Artur Liolinit, kancelarit tė peshkopatės shqiptare nė Amerikė. Kjo ngjarje u prit me indiferentizėm nga qarqet nacionaliste shqiptare, por nė vitin 1992, kur imzot Anastasios u vetėshpall kryepeshkop dhe Patrikana shkoi nė Shqipėri t’a fronėzojė, pati njė reagim universal tė opinionit shqiptar brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Pra, u shfaq pėrsėri njė lėvizje e autoqefalistave, tė cilėt tė drejtuar fillimisht nga At Liolini u bėnė pengesė serioze pėr kryepeshkopin Janullatos.

    Kėto ngjarje sollėn nė sipėrfaqe ngjarjet e sė kaluarės, konfliktin e pėrjetshėm tė besimit ortodoks nė Shqipėri me identitetin kombėtar, gjė qė nga pala greke nuk ka ndryshuar, madje ėshtė filtruar nė njė formė tė kamufluar, e cila pranon gjuhėn shqipe, por pėrmes njė procesi prosilitizimi nė kulturė, ekonomi e fé. Pėr arsye qė dihen dhe qė kanė lidhje me pozitėn e Shqipėrisė nė marrėdhėnjet shqiptaro-greke, tensioni i pranisė sė primatit grek tė KOASh-it, dhe veprimtarisė sė shumė misionarėve grekė, sidomos nė jug tė Shqipėrisė, ėshtė zbutur por nuk ėshtė shuar.

    Kompromisi i arritur nė vitin 1998 midis Patrikanės e qeverisė greke dhe qeverisė shqiptare, duket se zgjidhi pėrkohėsisht krizėn qė pėrshkon kishėn ortodokse shqiptare. Pala shqiptare pranoi zgjedhjen dhe fronėzimin e kryepeshkopit Anastasios, dhe gjithashtu pranoi futjen nė Shqipėri tė njė peshkopi grek me origjinė shqiptare, imzot Ignatios Triantis, si mitropolit i Beratit. Patrikana pranoi tė heqė dorė nga pretendimi se gjithė sinodi i kishės shqiptare tė pėrbėhet nga qytetarė grekė dhe kėsisoj dy peshkopėt e tjerė tė shuguruar nga Patrikana pėr nė Gjirokastėr dhe Korēė u detyruan tė japin dorėheqjen. Gjithashtu Patrikana pranoi qė njė qytetar shqiptar, at Joan Pelushi, tė shugurohej mitropolit i Korēės.

    Mitropolia e Gjirokastėrs ende ėshtė e paplotėsuar, por nė praktikė drejtohet nga peshkopi de facto, arqimandriti Dhimitrios Sinaitis. Kjo mbetet zona mė e brishtė ku konflikti i besimit ortodoks me identitetin kombėtar ėshtė i pranishėm dhe ruan tė papritura pėr tė ardhmen.

    Para se t’a mbyllim kėtė kumtesė modeste, dua tė komentoj ngjarjet e fundit nė komunitetin ortodoks shqiptaro-amerikan, me shkas zgjedhjen e dy peshkopėve Nikon Liolin e Ilia Katre.

    Imzot Katre ėshtė pasardhės i peshkopit Marko Lipe, i cili u shugurua nė vitin 1949, pėr t’iu kundėrvėnė Nolit, siē folėm mė sipėr gjerė e gjatė. Imzot Ilia Katre, i cili sot numėron nė grigjėn e tij vetėm dy kisha, njė nė Boston dhe njė nė Shikago, tė cilat u shkėputėn gjatė ditėve tė Nolit e tė Lipes, shėrbeu si prezantues i imzot Anastasios nė Shqipėri, pra si pėrfaqėsues ndėrmjetės i Patrikanės Ekumenike nė Shqipėri. Mbas vdekjes sė priftėreshės ai u shugurua peshkop nga Patrikana Ekumenike e Konstandinopojės nė maj 2002.

    Peshkopata e themeluar nga Noli ėshtė pjesė e Kishės Ortodokse nė Amerikė, kisha e dytė nė Amerikėn e Veriut mbas asaj greke, pėrsa i pėrket numrave. Tek kjo kishė futet dhe Kryedioqeza e Kanadasė, me peshkop imzot Serafimi, me bekimin e tė cilit funksionon dhe kisha jonė e Shėn Astit. Sinodi i Kishės Ortodokse nė Amerikė, pra, shuguroi peshkop priftin vejan Nikolla Liolin, i quajtur tashmė Nikon.

    Pra tė dy priftėrinjtė shqiptaro-amerikanė ishin vejanė dhe qė tė dy peshkopatat shqiptaro-amerikane pa peshkop pėr pothuaj 20 vjet. Sipas praktikės ortodokse qė tė shugurohet peshkop duhet tė jetė u pamartuar ose vejan.

    Peshkopata shqiptare e Patrikanės, e quajtur Dioqeza Ortodokse Shqiptare nė Amerikė, nuk kishte asnjė kandidat gjatė kėtyre vjetėve, pra ishte mė se e natyrshme qė at Katre do tė bėhej peshkop pėrderisa i vdiq gruaja dhe praktikisht plotėsonte kushtet.

    Ndėrsa peshkopata shqiptare e Nolit, e quajtur Kryedioqeza Shqiptare nė Amerikė, ka pasur kandidatė por vėshtirėsia kryesore ishte sepse kancelari i saj, at Artur Lilion, ka vite qė kryen de facto detyrėn e peshkopit, dhe me privilegjet qė e pasojnė, pa harruar ato financiare. Por tashmė kur vėllai i uratės Artur humbi priftėreshėn, ishte rasti mė i pėrshatshėm pėr tė mbushur vakancėn me njė njeri tė tij.

    Ngjarja e shugurimit tė dy peshkopėve shqiptarė, nė tė njėjtin muaj, u pėrdor nga mbetjet e autoqefalizmit pėr tė dhėnė njė dimension tė paqenė. Por nė fakt kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė rindeshje tė identitetit shqiptar me besimin ortodoks tė diasporės shqiptare nė Amerikė. Kjo dhe pėr faktin sepse tė gjitha kishat e peshkopatės sė Liolinit, pėrdorin anglishten nė shėrbesa dhe shumė pak pėr qind shqip pėr emigrantėt. Emigrantėt e ardhur rishtaz po mbushin kishat e zbrazura tė shqiptaro-amerikanėve, tė cilėn janė tashmė brezi i tretė edhe mė, dhe shumica e tyre as qė janė nė dijeni tė konfliktit Noli-Lipe nė vitet 50’ e 60’.

    Por interesat personale e familjare tė at Artur Liolinit e pėrdorėn tė kaluarėn pėr tė justifikuar tė tashmen.

    Nga ana tjetėr, imzot Katre, u zgjodh peshkop si shpėrblim dhe jo si domosdoshmėri. Ėshtė e qartė tek studjuesit teologjia e ofiqeve tė Patrikanės. Pra, nuk ekziston asnjė paralel konflikti tė identitetit kombėtar me besimin ortodoks nė kėto shugurime.

    Ėshtė pėr tė shtuar fakti se at Katre ėshtė teolog i njohur nė kishėn greke, ndėrsa vėllezėrit Liolin, asnjeri prej tyre, nuk e ka diplomėn e teologjisė, e domosdoshme sot edhe pėr njė prift tė thjeshtė nė Amerikėn e Veriut. Pra, ashtu si Artur Liolini, tashmė edhe Nikoni, shėrbejnė nė kishė falė ekonomisė sė kishės ortodokse, dhe ekonomia kėtu pėrdoret si praktikė zgjidhjeje e alternative, sesa si pėrzgjedhje e shėndoshė pėr tė ardhmen e kishės.

    Asnjeri nga peshkopėt e shuguruar ka treguar dėshirė dhe vullnet pėr tė pėrmbushur nevojat shpirtėrore tė emigrantėve shqiptarė tė ardhur rishtazi. Kėta hierarkė do t’a justifikonin ekzistencėn e tyre vetėm nėse i jepnin rast kishės tė shtohej edhe me kisha tė reja, ekskluzivisht nė gjuhėn shqipe, gjė qė do tė ishte pėr tė mirėn e shqiptarėve edhe tė shqiptaro-amerikanėve.

    Po nė Toronto? A ekzistojnė raporte nga kėto qė u pėrmendėn nė kėtė kumtesė? Pėr Toronton nuk kemi dokumenta sesa pėrshtypje personale. Personalisht jam i sapoardhur nė Kanada, por me sa kam dėgjuar nga bashkėpunėtorėt e mi kėtu nė kishė, bėhet fjalė pėr njė numėr tė konsiderueshėm shqiptarėsh tė cilėt meshohen nė kishat greke. Si ndihen ata? Besoj se njė pjesė e tyre shkojnė atje tė shtyrė nga bota emocionale, simbolika bizantine ikonografike, muzikaliteti tėrheqės, por edhe nga gjuha. Ėshtė shumė e lehtė tė ndjekėsh njė meshė nė njė gjuhė qė nuk e kupton nėse je i interesuar mė tepėr nga aspekti kulturor.

    Ky ėshtė njė debat i vjetėr i cili dokumentohet edhe midis Nolit dhe Aleksandėr Xhuvanit, i cili si filolog i greqishtes ishte fillimisht kundėr pėrkthimit tė teksteve, pėr t’u ruajtur e papėrkthyer mistika e paperceptueshme hyjnore. Dhe kjo gjė mundoi mė shumė kishėn katolike, deri sa ajo vendosi tė pėrkthejė tekstet liturgjikė.

    Por tejet aspektit kulturor-emocional, flasim gjithmonė pėr emigrantėt shqiptarė qė meshohen nė kishat greke, disa tė tjerė flasin pėr njė pėrzgjedhje e cila ka lidhje me pėrshtatjen sa mė tė butė tė njė emigranti shqiptar nė ambientin e vėshtirė tė Torontos.

    Ata qė shkojnė nė kishat greke thjesht pėr tė pėrmbushur nevojat e tyre shpirtėrore, i pėrgėzojmė, por dhe i ftojmė qė ndonjėherė le t’a vizitojnė edhe Kishėn modeste tė Shėn Astit tė Durrėsit, qė me praninė e tyre t’i falin asaj qoftė edhe pak nga brendia e tyre e pasur shpirtėrore, pėr tė cilėn kemi nevojė.

    Faleminderit!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Simbolika greke ne Kishen Ortodokese Autoqefale

    Kisha ortodokse shqiptare ėshtė mė afėr kishės greke, ga tė gjitha kishat e tjera orlodokse, jo vetėm gjeografikisht, por edhe nė aspekte tė tjera tė tra-ditės sė pėrbashkėt, si nė muzikėn kishtare bizantine, praktikėn rit-uale, artin ikonografik etj. Shumė shqiptarė kanė shėrbyer nė hierark-inė greke dhe shumė grekė kanė drejtuar fatet e kishės shqiptare, m'e-njė. rujjp'shim se kėta tė fundit kanė vepruar nė Shqipėri me iden-titetin e tyre kombėtar. Megjithatė hendeku qė ėshtė krijuar historik-isht nėpėr shekuj i ka bėrė dy kishat motra tė largėta dhe tė ftoh-ta. Mbas hapjes sė kufijve u shfaq papritur nė Tiranė Eksarku i Patrikanės Ekumenike, gjė qė shkaktoj dhe zhvilloi ngjarje me pasoja tė qarta politike. Njė pėrqasje nė marrėdhėnjet shqiptaro - greke ėshtė vėshtirė tė trajtohet pa u shkoqitur problemi i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
    Pyetja e kėtij shkrimi, tani qė janė Ftohur gjakrat me ēėshtjen e kryepeshkopit grek nė krye tė kishės shqiptare, ėshtė: A ekzistojnė dėshmi tė mjaftueshme mbi simbolikėn greke nė Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė? Kjd pyetje shtrohet tej stilit plot sendėrgjime tė itnzot Janullatosit dhe pėrtej superpa-triotizmit anakronik tė autoqefalis-tave.
    Sfondi historik
    Historia e rajonit dėshmon se kisha ortodcfkse shqiptare ka qenė shumė e lidhur me Greqinė dhe gre-qishten. Dy botimet e para tė pėrk-thime.ve tė Dhjatės sė Re nga greqishtja biblike nė shqip tė Grigor Gjirokastritit dhe Vangel Meksit (1824 dhe 1827) janė pėrpiluar me alfabet grek dhe krahas pėrkthimk shqip ėshtė vėnė edhe pėrkthimi nė greqishten e re. Edhe pėrkthimi i Dhjatės sė Re nga Konstandin Kristoforidhi (1879) nė toskėrisht ėshtė shkruar me ajfabēt grek si edhe vepra tė tjera tė tij duke pėrfshirė Gramatikėn e, gjuhės shqipe dhe Alfavitarin. Vepra e parė e mirėfilltė e leksikografisė sonė, Fjalori j gjuhės shqipe i Kristoforidhit, hartuar me alfabet grek dhe botuar mbas vdekjes sė autorit nė vitin 1904, tė njė fjalor shqip - greqisht, pėrderisa shumė iritelektualė shqiptarė tė asaj kohe ishin tė arsimuar nė greqisht.
    Por nė tė njėjtėn kohė bėheshin pėrpjekje serioze pėr tė mėvetėsuar kishėn nga Patrikana Ekumenike, e cila kėmbėngulte nė epėrsinė e gre-qishtes mbi "egėrsinė" e shqipes. Deri pak para shpalljes sė autoqefal-isė ekzistqjnė enciklikė tė mitropol-itėve tė Patrikanės ku mallkohet gjuha shqipe e cila, sipas fanarjotėve, ishte "gjuhė barbare" dhe nuk kishte fUqi tė shprehte tė vėrtetat hyjnore.
    Shumė prej rilindasve tanė, mys-limanė dhe tė krishterė, pėrqafuan teorinė pellazgjike, e cila solli edhe idenė e origjinės sė pėrbashkėt tė shqiptarėve dhe tė grekėve, gjė qė me degėzimet politike qė e pasonin krijoi njė lėvizje filogreke midis ortodoksėve shqiptarė duke vėshtirė-sr.ar bashkėrendimin e pėrpjekjeve pėr autoqefalinė e kishės shqiptare. Disa autorė shqiptarė, qė nga Thimi Mitko e deri tek Peshkop Evllogji> Kurilla, u bėnė pre e gjuhėsise atna-tore (ajo qė linguistika e sotme e quan foJk etymology), duke sajuar arsyetimin se rrėnjėt e tė dy gjuhėve qenkan tė njėjta, si rrjedhojė edhe gjaku ėshtė i njėjtė, gjė qė Fan Noli dhe tė tjerė iu kundėrvunė me tė drejtė, siē ėshtė vėrtetuar shkencėr-isht sot. Megjithatė Noli, si edhe Ismail Qemali, Faik Konica e tė tjerė, ishte pėr njė mbretėri a federatė tė bashkuar tė Shqipėrisė me Greqinė, gjė qė Noli e ka shėnuar edhe mbas largimit pėrgjithmonė nga Shqipėria, por ai besonte nė njė bashkim nė formė diversiteti dhe jo nė shkrirje tė dy kulturave nė njė enė greke, siē pretendonte lėvizja filo-greke, ashtu siē e gjejmė kėtė pėrmes jetės dhe shkrimeve tė Peshkop Kurillės.
    Pėrkthimet biblike tė Kristoforidhit dėshmuan natyrėn e gjuhės sė pastėr shqipe, dhe hodhėn bazat e terminologjisė kishtare
    ortodokse nė shqip, nė vijim tė gram-atelogjisė shqipe qė nga Meshari i Buzukut. Kristoforidhi i dha fund traditės nėndialektore tė botimeve tė mėparshme dhe nė vend tė greqiz-mave tė botimit tė vitit 1827 u pėrzgjodhėri fjalė shqip dhe u krijuan tė reja atje ku nuk ekzistonin. Nė vitet 1908 - 1914 u shfaqėn pėrk-thimet e para liturgjike tė Nolit, tė cilai iu larguan traditės puritane tė Knstoforidhit dhe sollėn neologjiz-ma me huazime nga gjuhėt latine dhe jo me greqizma, siē pritej nga Kurilla dhe intelektualė tė tjerė shqiptarė tė asaj kohe.
    Nga viti 1923 e deri nė vitin 1936
    kisha ortodokse nė Shqipėri bėri njė kthesė nė traditė dhe krijoi tiparet e kishės lokale, larg frymės sė Fanarit. Me formimin e sinodit tė tretė tė kishės autoqefale nė vitin 1937, i cili ishte i pari qė u njoh nga Patrikana, u bė njė orvatje pėr njė rivlerėsim tė greqishtes dfoe tė Greqisė nė Shqipėri ngady mitropolitėt Evllogji Kurilla (Ilia Vasili) i Korēės dhe Pandeleimon (Kristo Kotoko) i Gjirokastrės, qė tė dy nga Konja. Kėta u shuguruan peshkopė pa qenė mė parė priftėrinj. Kotoko u bė peshkop nė moshėn 47 vjeē ndėrsa Kurilla nė moshėn 57 vjeē! Miratimi nga Mbreti Zog i kandidaturave tė murgut filolog Evllogji Kurilla dhe tė
    teologut laik Kristo Kotoko pėrbėnte kushtin sine qua n6n pėr lėshimin e Tomosit tė Auteqafalisė nga Patrikana Ekumenike. Dhe ashtu ndodhi.
    Por, Kurillės, i cili ishte shtetas grek, iu ndalua hyrja nė Shqipėri mbas njė vizite nė Greqi nė vitin 1939, ndėrsa Kotoko u largua bashkė me ushtrinė greke kur ajo la pa kthim Gjirokastrėn nė vitin 1941. Mbas disa vjetėsh Mitropoliti nė mėrgim i Korēės Evllogjios do tė krenohej nė njė nga librat e tij pėr faktin se nuk pranoi kurrė tė bėhej shtetas shqiptar. Me largimin e ēiftit Kurilla - Kotoko dėshtoi pėrpjekja e fundit e
    Patrikanės pėr tė mbajtur nėn intlu-encėn e saj kishėn e Shqipėrisė para Luftės.
    Mbas shpalljes dhe njohjes sė autoqefalisė e deri nė vitin 1967, kur u mbyllėn kishat, nė Shqipėri u rren-jos njė traditė origjinale vendase dhe kisha shqiptare tregoi se ishte larguar pėrgjithmonė nga e kaluara e mjeg-ullnajės greke. Megjithėse librat kishtarė nuk ishin pėrkthyer plotė-sisht, dėshmitė e njė simbolike greke nė Shqipėri ishin zbehur. Por nė vitin 1991 pa pandehur lindi pėrsėri pyetja greke me tė dėrguarin e Patrikanės Ekumenike nė Shqipėri, imzot Anastasios Janullatos. Tashmė nuk bėhej fjalė pėr gjuhėn a pėr hollėsira tė tjera por pėr autoqefalinė e rrezikuar gjė qė sot, mbas dhjetė vjetėsh, paraqitet si ēėshtje e zgjidhur me gjithė prapaskenat dhe rrėmujėn ekzistuese.
    Dėrgata e Konstandinopojės dhe auteqefalistat
    Nė pranverėn e vitit 1991, me ndėrhyrjen e At Artur Liolinit, Kancelarit tė Krypeshkopatės Shqiptare nė Amerikė, Presidenti e atėhershėm i Shqipėrisė Ramiz Alia pranoi kėrkesėn e Patrikanės Ekumenike pėr tė pranuar tė dėrguar-in e saj Peshkopin e Andrucės Anastasios, i cili shkeli nė Tiranė nė korrik tė vitit 1991, mbasi u ngrit nė rangun e Mitropolitit. Nė verėn e vttit 1992 presidenti i ri Sali Berisha do tė pranonte qė Anastasios tė fronėzohej Kryepeshkop i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė, gjė qė pro-vokoi rcndė lė vetmin .koiTn'nil^1 shqiptar orlodaks tė organizuar jashtė trqjeve, i cili u njoftua nga zyra e Imzot Janullatos vetem dy ditė mė parė. Kjo ishte njė lėvizje pėr tė evituar ndonjė ndėrhyrje tė mund-shme tė komunitetit shqiptar nė ShBA i cili, pėr shkak tė ndikimit qė ka figura e peshkop Nolit tek tė gjithė shqiptarėt, nė Shqipėrinė e vitit 1992 ishte personifikuar nė rason e priftit Artur Liolin.
    Nė videon e fronėzimit tė Anastasios duken dy kampet e atėherėshme kundėrshtare nė kishėn e Ungjillėzimit tė Tiranės: nė njėrėn anė njė numėr i konsiderueshėm qytetarėsh grekė, tė cilėt kishin ard-hur enkas gjatė natės me autobuzė tė posaēėm, duke thirrur dhe duke dirigjuar turmėn me mikrofonė: "Anastasi! Anastasi!", ndėrsa nė krahun tjetėr autoqefalistat, ortodok-sė dhe myslymanė, qė brohorasin: "Fan Noli!", "Petro Nini Luarasi!", "Papa Kristo Negovani!", "Liolini!", "Liolini!". Nė kėtė dėshmi tė pahi-jshme nuk bėhet tjalė pėr ruajtjen e atmosferės a tė rregullave kishtare nga asnjėra palė. Thirrje tė formave "Rrofte Kryepiskopi Anastas!", dhe menjėherė shpėrthime duartrokitjesh dhe brohoritjesh tė stėrgjatura, sipas modeleve tradicionale pėr atė kohė, pėrshkqjnė shėrbesėn qė nga fillimi gjer nė fund. Ndėrsa pranirni i kėsaj gjendjeje nga mitropolitėt e Fanarit pėrbėn apoteozėn e njė fronėzimi kryepeshkopal; edhe kėtė herė qėlli-mi i shenjtėroi mjetet.
    Ambasadori grek shprehte ner-vozizėm dhe ankth pėr vazhdimin e shėrbesės ndėrsa Imzot Anastasios ishte mė gjakftohti. Nuk fshihet nė video nėnqeshja e tij duke u hedhur njė shikim pėrēmues dhe pa frikė grushtit lė autoqefalistave. Pavarėsisht se tani ky dokument tingėllon i largėt, pyetja qė lind duke c parė kėtė video nie syrin e studiue-sit tė ēėshtjeve kishtare ėshtė: A i kishte hije njė peshkopi qė kishte ardhur nė Shqipėri pėr punėt e Perėndisė t'a pėrfundonte fronėzimin nė Hotel Tirana? Pėrse nuk u mor parasysh nga Patrikana reagimi negativ i njė pjese tė madhe tė grigjės ortodokse shqiptare?
    At Artur Liolini, "i prerė nė besė" siē thoshte asokohė, ndėrmori me zell njė fushatė kundėr fronėzimit tė Anastasios, i cili me tė drejtė mund tė vazhdonte tė shėrbente nė Shqipėri si eksark dhe tė ndihmonte nė kri-jimin e strukturave kanonike, pa qenė aspak e nevqjshme qė ai tė ngrihej nė kryepeshkop me njė fshe-htėsi dhe shpejtėsi tė tillė. Pėrveē ndjenjės sė hakmarrjes personale at Arturi kishte edhe dy arsye tė merrte pėrsipėr atėsinė e lėvizjes sė autoqe-falistave. Nga njėra anė e brente ndėrgjegjja sepse ishte ai qė ndėrhyu pėr vizėn e imzot Janullatosit, ndėrsa nga ana tjetėr iu dha rasti pėr tė kri-juar njė portret ndėrshqiptar, skicėn e tė cilit e kishte pėrvijuar me vizitėn e tij nė Shqipėri gjatė diktaturės nė vitin 1988.
    Gjithė fushata kundėr Anastasios u organizua dhe u mbėshtet kryesisht nga zoti Sejfi Protopapa, i cili krahas financimeve personale tregoi zhdėrv-jelltėsi pėr tė grumbulluar fondet e duhura. I emėruar si kėshilltar per-sonal i At Liolinit, Protopapa nė fakt ishte regjisori i gjithė kėtyre pėrpjek-jeve. Ai ishte autori i njė komiteti tė pėrbėrė nga klerikė dhe laikė ortodoksė shqiptarė, i cili u paraqit pa vėshtirėsi para autoriteteve kishtare nė ShBA, Rumani dhe Maqedoni, dhe ndėrmori aksione, duke pėrfshirė shugurime priftėrinjsh shqiptarė, nė kishat e kėtyre vendeve. Emri tij u bė objekti zemėrimit tė imzot Janullatosit kur nė vitin 1995 Protopapa, sė bashku me arqiman-dritin Theofan Koja, ēoi nė Elbasan njė prift tė saposhuguruar nė Maqedoni, i cili vazhdon tė drejtqjė edhe sot Kishėn e Fjetjes sė Shėn Marisė nė kėtė qytet si prift i pavarur nga imzot Anastasios.
    Duke marrė shkas nga Elbasani Kryepeshkopi Anastasios ndėrhyu tek Mitropoliti Theodosius, primati i Kishės Ortodokse nė Amerikė, i cili ėshtė dhe administratori i Peshkopatės Shqiptare nė Amerikė. At Liolini nė vijim deklaroi se nuk kishte dijeni pėr ēka ndodhi dhe kjo ishte shenja e parė publikisht e ndryshimit tė kursit nga ana tij. Ngjarjet e EJbasanit shkaktuan largimin e Protopapės nga Kisha e Shėn Gjergjit nė Boston. Por nė qoftė se ishte imzot Theodosius ai qė kėrkoi largimin e Protopapės dhe detyroi Liolinin tė tėrhiqej nga lufta kundėr Anastasios, pėrse Mitropoliti Theodosius pranoi qė Arqimandriti Theofan Koja tė shėrbente nė peshkopatėn rumune nė Amerikė, mbasi at Koja nuk u pranua tė shėr^ bejė nė peshkopatėn shqiptare, kur qė tė dyja peshkopatat janė pjesė e Kishės Ortodokse nė Amerikė, tė cilėn Fortlumturia e Tij kryeson? Tė mos harrqjmė se para se tė
    pranohej tė shėrbente nė ShBA, at Theofan Koja lakohej nga imzot Anastasios si, "Zoti Arjan Koja, tė cilit i pėlqen titulli i arqimandritit", ndėrsa gazeta "Ngjallja" e quante shugurimin e tij nė Rumani nga Mitropoliti Kalinik tė pavlefshėm. Nė tė njėjtėn kohė kur at Koja u shpall i padėshirueshėm nė kishėn
    ortodokse tė Shqipėrisė, ndodhi edhe njė "koincidencė": Vėllai i tij u dėbua ngaGreqia. > "Peshku i madh ha tė voglin" Shkėputja e Protopapės nga at Liolini, ose anasjelltas, solli njė ngushtim tė menjėhershėm tė lėviz-jes sė autoqefalistave edhe pėr faktin se Protopapa nuk ishte ortodoks nė etiketė dhe nė njohjen e realitetit kishtar. Megjithėse me besim tė fortė nė vetvete dhe me bindje tė qartė pėr lėvizjen qė kishte ndėrmarrė ai ishte larguar ngaShqipėria nė vitin 1944 nė moshėn 19 vjeē, dhe si rrjedhojė as njohja e pėrkryer e shqipes nuk mjaftonte pėr tė zgjedhur nė Shqipėri njerėzit e pėrshtatshėm pėr tė bashkėpunuar.
    Nga pala tjetėr nė zgjedhjet e reja pėr komisionin kishtar tė Shėn Gjergjit e morėn fuqinė simpatizantėt e imzot Janullatosit tė cilėt tllluan njė presion real ndaj at Liolinit. Rrethanat njerėzore me tė cilat u pėr-ball Urata ia zunė vendin shpejt ide-alizmit tė vitit 1992. Nga mėdyshja fillestare at Arturi do tė pėrparonte nė njė lidhje private me imzot Janullatosin nė vitin 1996, deri sa u detyrua tė shprehė botėrisht qėndrim-in e tij nė fund tė dimrit tė vitit 2001.
    Ndėrsa imzot Anastasios fuqizo-hej dita ditės autoqefalistat filluan tė shpėrbėheshin. Gazeta "Autoqefalia" nuk qarkulloi mė dhe intelektualė seriozė u tėrhoqėn nga qėndrimet publike kundėr imzot Janullatosit. Shkallė - shkallė fuqinė pėr tė pėr-faqėsuar problemin e autoqefalisė nė shtyp e morėn elementėt jo ortodok-sė, disa prej tyre ekstremistė tė djathtė, duke e shndėrruar kėtė ēėsht-je kishtare nė njė temė pėr pėrfitime * personale; ortodoksia pėr ta ishte ali-bia qė u shėrbeu pėr tė pėrmbushur ambicjet & tyre politike. Dhe pėr tė bindur opinionin pub^jk se kishin tė drejtė arritėn edhe nė shpifje kundėr Kryepeshkopit Anastasios. Ndėrsa Kryeurata nga- ana e tij sajoi akuza kundėr at Liolinit dhe at Kojės, tė cilat filluan tė pėshpėriten dhe tė pėrhapen nga njerėzit e imzot Janullatos me efekt emocional tek besimtarėt. Me tė njėjtat forma filloi dhe ēmitizimi i Nolit: ai paskesh lėnė njė "kopile" nė Shqipėri, e cila jetoka nė Tiranė.
    Termat qė ka pėrdorur Kryepeshkopi publikisht pėr Nolin kanė qenė shumė tė rrallė dhe nuk ėshtė pėrmendur asnjėherė aspekti i tij kishtar por janė pėrdorur vetėm terma pa pėrcaktime si p.sh. "Noli, biri i Shqipėrisė", gjė qė nuk hedh poshtė ato qė shkruhen pa tė drejtė pėr figurėn e Nolit nga tė gjitha ecniklopeditė greke, duke pėrfshirė dhe tekstet e Patrikanės. Por me kėtii formė ai iu ka hedhur hi syve tė gjithė atyre qė e kanė kaluar kėtė dhjetėvjeēar midis mėdyshjeve pėr tė pranuar krizėn e tyre personale, e cila ka ndikimin e saj pėr gjendjen ku ėshtė katandisur kisha ortodokse shqiptare sot.

    VlJON NE NUMERIN E ARDHSHEM

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,375
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Thank you shendelli qe na i sjell keto shkrime.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    KY SHKIM NUK ESHTE VAZHDIM I ME TE PARSHMIT

    Shoqata "Zoi" dhe imzot Anastasios

    Shumė ėshtė fblur pėr bėmat e irnzot Janqllatosit dhe pėr natyrėn e tij hirplote por disa tė dhėna biografike tė mugėta janė anashkaluar vitet e fun-dit, nė njė kohė qė para viteve '90 kėto pėrsėriteshin sa herė qė Janullatos vinte kandidaturėn pėr mitro polit nė Greqi por nuk votohej pėr shkak tė sė kalu-aiės sė'tij si anėtar i njė shoqate fondamentaliste. Vėllazėria e teologėve "Zoi" (Jeta) ėshtė njė shoqatė parakishtare e themeluar nė fillim tė shekullit XX. Gjatė hiftės civile nė Greqi (1945 -1949) kjo shoqatė, e cila kishte krijuar njė rrjet shumė tė fuqishėm me njeiėz dhe libra nė gjithė Greqinė, u betua para mbretit tė ndėrmarrė luftėn propogandistike kundėr tė majtėve. Pra duke i lėnė punėt e Zotit pėr tė cilat ishte themeluar, "Zoi" u radhit krah gjeneralit Napoleon Zervas, i cili masakroi dhe dėboi me for-cė popullsinė ēaine nga trqjet e tyre legjitime.
    Anastasios u fut nė kėtė shoqatė qysh i vogėl por nė vitin 1947 u bė anėtar i plotė dhe dha premtimet se do tė jetojė deri nė ftind te jetės sė tij si anėtar i vėllazėrisė "nė virgjėri, skamje dhe bindje". Nė vitin 1%7, menjėherė mbas grushtit tė shtetit nė Greqi, shoqata fondamentaliste "Zoi" mori pushtetin kishtar. Gjatė diktaturės u bėnė shumė sakrilegje nga kryepeshkopi akademik Jeronimos Koconis, i emėiu-ar antikanonikisht ngajunta ushtarake dhe jo i zgjed-hur nga Sinodi, i cili nė vitin 1972 shuguroi si asis-tent tė tij aiqimundritin Anastasios Janullatos duke i dhėnė titullin Peshkop i Andrucės, Mbas riven-dosjes sė kishės kanonike dhe ngujimit tė pėrjet-shėm tė imzot Koconis nė njė manastir nė ishullin Tinos, Anastasios nuk mundi kurrė tė bėhej mitro-polit, pra nuk kishte zonė kishtare dhe nuk ishte anė-tar i SinodiL Gjatė diktaturės ai u bė profesor i Uni-versitetit tė Athinės dhe ky ishte i vetmi post qė kishle, deri sa u zgjodh nga Palrikana pėr nė Shqipėri. Pėipjekjet pėr t'u bėrė Pairik i Aleksandrisė nė Egjipt pėrfunduan me pėrzėnjen e tij nga Patriku plak Parthenios, i cili e nuhati se Janullatos nuk kishte shkuar pėr tė bėtė mision nė Afrikė. Kjo ishte situata e tij nė vitin 1991. Kur shoqata famėkeqe "Zoi" nga njė organizėm i fuqishėm kombėtar u kthye nė njė damkė nė Gre-qi imzot Janullatos filloi tė largohej por kjo nuk u bė kurrė nė realitet. Megjithėse Anastasios ishte larguar si anėtar i plotė i vėllazėrisė, ai mbeti i bet-uar nė idealet dhe mėnyrėn e tė punuarit tė shoqatės "Za". Laigimi i tij nga '2bi" ishte vetėm njė mėnyrc pėr tė dalė nga periferia, dhe kjo u duk qartė kur ai themeloi shoqatėn misioiiarc "Porefthentes"; tė gjithė anėtarėt e kėsaj shoqate ishin dhe janė anėtarė tė grupimeve tė shoqatės "Zoi".
    Dėrgimi i imzot Anastasios nė Shqipėri u kon-sideaia si njė rast i rėnė nga qielli pėr shoqatėn parak-ishtare "Zoi", tė periterizuar qė nga viti 1975, e cila dėrgoi nė Shqipėri gjithė stafin e kryepeshkopit, qė nga gjellėbėreset e deri tek sekretarja e tij personale, motra Argjiro. Bashkimi studentori shoqatės "Zoi" filloi organizimin e kampeve tė fėmijėve ortodoksė nė Shqipėri sipas modeleve bajate tė puritanėve nacionalistė grekė tė viteve '60.
    Seminari teologjik nė Durrės mblodhi mėsimd-hėnės pa studime tė pėrshtatshme teologjike, vetėm e vetėm sepse kėto ishin tė lidhur me shoqatėn 'Zoi" dhe i pėrshtaleshin frymės sė imzot Anastasios. Megjithė thinjet e shtirura tė Kryepeshkopit pėr mision nė Shqipėri, njerėz me pėrgatitje tė lartė teologjike dhe qėndrim tė pastėr ortodoks nuk u pranuan tė japin mėsim nė seminar, sepse kėta nuk ishin tė atij brumi qė i deshte Anastasios. Ndėrsa disa prittėrinj - murgj nga Mali i Shenjtė, tė cilėt nuk njiheshin mė parė me peshkopin e Andrucės, u larguan nga Shqipėria tė tmerruar nga metodat dik-tatoriale tė Janullatosit dhe pretendimet e tij pėr t'u trajtuar nga bashkėpunėtoret e tij si "papa" i dytė.
    Oborri i Kryepeshkopit
    Nė vijim Kryepeshkopi u tregua-shiimė i rez-ervuar pėr njerėzit qė do tė futeshin nė Shqipėri nga Greqia sidomos mbas dėbimit lė anqimandritit Krisos-tomos, i cili kudo qė shkonte nė Shqipėri nuk trem-bej tė mbushte makinėn plot me hartatė Shqipėrisė, ku pjesa e Jugut paraqitej me ngjyrė tė verdhė me mbishkrimin: Vorios Ipiros. Shumicae misionarėve punonin dhe punojnė jashtė kryepeshkopatės ose nėpėr rrethe. Ndėrsa nė rezidencėn e kryepeshkopit nė Trupin Diplomatik kralias dy priftėrinjve qė ai solli nga Greqia nė vitin 1991, irnzot Janullatos zgjod-hi dhe njė filolog minoritar nga Dropulli si pėrk-thyes, kryetarin e sotėm tė Omonias, zotin Vangjel Dule, i cili dhejetoi nė rezidencėn e Kiyepeshkopit pėr pesė vjet, deri sa hodhi kandidaturėn pėr deputet nė zgjedhjet e vitit 19%.
    Teologu i vetėtn i mbetur nga brezi i vjetėr, i ndjeri Dhimitėr Beduli, megjithėse ater tė tetėdhje-tave u dha trup e shpirt nė rimėkėmbjen e kishės deri sa mbylli sytė'nė janar tė vitit 1996. Nė vitin 1995 Beduli u dekorua.nga Patrikana Ekumenike me urdhėrin e lartė "Arkond Mėsues i Kishės".
    Autor, pėrkthyes, mėsimdhėnės nė serninar, psallt dhe predikator, Beduli e shihte ekzistencėn e kishės nė Shqipėri vetėm nėpėrmjet pranisė sė imzot Jan-ullatosit, dhe si rrjedhojė ata qė e pasonin, nė fjal-imin e tronėzimit tė Anastasios, i quajti "elementi i shėndoshė ortodoks", duke iu kundėrvėnė At Liolin-it i cili pėrfaqėsonte elementin "jo tė shėndoshė" tė kishės.
    Beduli e ndihmoi Kryepeshkopin pėr t'u ambientuar metealitetin vendas dhe pėr ēdo pikėpyetje qė lindte nė lidhje me tė kaluarėn, ai ishte pėrgjigua e vetme. Megjithėse mimritar, nė punėn e shkiuar tė Bedulit nuk kemi tė dhėna tė njė nacionalisti grek.

    Beduli ishte arsimuar nė Greqi dhe nė Rumani me bursė nga Kryepeshkopi Visarion Xhu vani (1929 -1936). I sfilitur nga mosha e thyer dhe problemet shėndetėsore, Beduli gjeti me ardhjen e Kryepeshko-pjt Anastasios njeriun e pėrshtatshėm pėr tė punuar nė kishė ato pak ditė qė i kishin mbclur. Pavarėsisht se ai jetoi dhe veproi nė Shqipėri para dhe pas dik-taturės, ėshtė vėshtirė tė flitet pėr pikėpamjet e tij mbi marrėdhėnjet shqiptaro - greke. Si minoritar Beduli mund tė ketė pasur simpati pėr lėvizjen filo-greke tė ortodoksėve shqiptarė dhe pėr peshkop Kurillėn, tė cilit i pėiktheu dhe njė libėr nė shqip nga greqishtja.
    Sot nė oborrin e kryepeshkopatės ekzistojnė tre priftėrinj atqimandritė nga Greqia, dy prej tė cilėve kanė mėsuar shqip dhe janė familjarizuar me prob-lemet dhe hallet e shqiptarėve. Qė tė tre janė kandi-datė pėr peshkopė nė Shqipėri, njėri nė Mitropolinė vakante tė Gjirokastrės, tjetri si peshkop asistent i Kryepeshkopit, post i cili u krijua me vdekjen e Peshkopit tė Apollonisė vitin e kaluar dhe i treti ekziston si urgjencė nė qoftė se vdes njė nga tre peshkopėt ekzistues, pėrderisa nga 120 priftėrinjtė e shuguruar nga imzot Anastasios kėtė dhjetėvjeēar nuk ekziston asnjė prift i pamartuar shqiptar. Pėrveē kėtyre nė Shqipėri ndodhen shumė klerikė dhe laikė nga Greqia, ose me origjinė greke nga ShBA. Kan-didatėt e paktė shqiptarė pėr peshkopė u detyruan tė largohen nga Shqipėria sepse sipas imagjinatės dhe intuitės sė pagabueshme tė imzot Janullatosit kėta pėrbėnin "nrezik" pėr ngritjen nė rangun e peshkopiL
    Krahas seminarit tė ashtuquajtur "Akademia Teologjike" afėr Durrėsit, i cili pėr nga cilėsia e mėsimdhėnjes zor se ia anrin njė shkolle tė mesme kishtare (asnjė nga pedagogėt grekė nuk ka dok-toratė dhe vetėm njėri ka master, kur nė Greqi ekzis-tojnė me dhjetėra doktorė tė teologjisė tė papunė), ėshtė hapur shkolla e mesme kishtare nė Gjirokastėr. Nė kėtė rast nuk ekziston drojtje dhe rezervė nga misionarėt grekė pėr tė ndėrthurur pa doreza punėn kombėtare me atė fetare sė bashku. Nga vendasit nė kėtė shkollė japin mėsim dy teologė minoritarė: Pirro Kondili dhe Spiro Papa, qė tė dy tė diplomuar ne Universitelin e Athinės. Imzot Janullatos ishte infor-muar disa herė se tė dy zotėrinjtė ishin marrė me aktivitet tė hapur antishqiptar nė Athinė, i pari si aktivist i shoqatės vorioepirote "Sfeva" dhe i dyti si veprimtar i shoqatės studentore fashiste "Fek". Me trazirat e njohura tė Omonias, Kondili, i cili plus punėve tė tjera tė mira kishte pėrtcthyer dhe librat e tė ndjerit Sevastianos nė shqip, u arrestua nga qev-eria shqiptare, gjė qė shkaktoi bujė dhe reagirne nė Athinė.
    Pyetja qė nuk kėrkon pėrgjigje ėshtė: Pėrse nuk u pranuan tė japin mėsim nė seminarin e Durrėsit dhe nė shkollėn e mesme kishtare tė Gjirokastrės teologė jo minoritarė, me studime mė tė avancuara kishtare nga mėsimdhėnėsit ekzistues, duke pėrf-shirė dhe autorin e kėtij shkrimi? Nė njė kishė me tė vėrtetė ortodokse nuk ka vend uniformiteti i mendimeve, ashtu siē nuk ekziston nė kishat e tjera ortodokse. Aq mė tepėr kur nė Shqipėri kemi njė situatė mė se tė politizuar nė kishė. Gjithmonė kanė ekzistuar debate dhe mosmarrėveshje, kritika tė hapura ndaj peshkopėve, deri nė presione pėr t'i . detyruar tė japin dorėheqje, dhe prapė pajtime dhe debate tė reja, sepse kisha ėshtė pjesė e shoqėrisė e cila nuk mund t'i nėnshtrohet politikės sė jashtme greke.
    Janullatos si kandidat pėr . ēmimin Nobel
    Pa dyshim fenomeni "Janullatos" ka krijuar debate, pėrēarje dhe situata nė Shqipėri dhe nė Gre-qi. I ftiqizuar si asnjėherė, sot Fortlumturia e tij pėr-piqet tė pėrjetėsojė emrin e tij nė historinė e Gre-qisė. Por ama ai ėshtė i bindur se shqiptarėt aq tė domosdoshėm sa i kanė mitet aq dhe tė lehtė e kanė t' i zėvendėsqjnė a t' i rrėzojnė ato. Imzot Anastasios u shugurua peshkop nė mėnyrė antikanonike nga kryepeshkopi i emėruar i juntės ushtarake Jeroni-nxxs Kocoriis. Ai u ftunėzua kiyepeshkopliė inėnyrė jo kanonike dhe e drejtoi Kishėn Autoqefale Ortcxlokse tė Shqipėrisė nė njė statut kryekėput antikanonik qė nga viti 1992 deri nė vitin 1998.
    Zoti Janullatos u ngul nė Shqipėri pa vullnetin e grigjės sė tij, luftoi me tė gjitha format pėr tė fituar pėrhershmėrinė e qėndrimit tė tij atje dhe u mbėshtet me forcė nga tė gjitha qeveritė greke tė kėtyre dhjetė yjetėve. Dy kryeministrat grekė tė dy partive tė kundėrta, Micotaqis dhe Papandreu, deklaruan, nė vitin 1993 dhe 19% pėricatėsisht, tė njėjtin vendim se, "nė qoftė se qeveria shqiptare do tė dėbojė Kryepeshkopin Anastasios, qeveria greke do tė dėbqjė tė gjithė emigrantėt shqiptarė nga Greqia!".


    Nuk ėshtė vėrtetuar nėse zoti Janullatos ėshtė "agjent', siē e kanė cilėsuar disa nga autoqefalistat por ėshtė e dokumentuar se ai u zgjodh si eksark i Patrikanės me propozimin e ish ministrit tė punėve tė jashtme tė Greqisė zotit Antonios Samaras, i cili sot drejton njė parti pak mė tė djathtė nga e djathta tradicionale greke. Edhe sot zgjedhja e njė kryepeshkopi nėn juridiksionin apo influencėn e Patrikanės kalohet pėr miratim nga Ministria e Jashtme e Greqisė dhe nėse nuk aprovohet emri i tij nga Ministri, atėherė paraqiten nga Patrikana kan-didatė tė tjerė, ashtu siē ndodhi me zgjedhjen e kryepeshkopit tė sotėm tė kishės greke nė ShBA, i cili u miratua nga Ministri mbasi kandidati fillestar i Patrikanės nuk u pranua.
    Imzot Janullatos, i cili dallohet pėr eiokuencė dhe tėrthorizma nė intervistat e tij, nuk hezitoi tė kri-tikojė direkt, me apo pa tė drejtė, tė gjitha qeveritė shqiptare tė kėtij dhjetėvjeēari, por nuk tha kurrė asnjė fjalė kundėr persekutimit masiv dhe opera-cioneve tė policisė greke kundėr turmave tė pėrvua-jtura tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi. Nė ngjarjet e vitit 1997, kur nė Tiranė ishte shpallur gjendja e jashtėzakonshme dlie ishte vendosur shtetrpethimi, imzot Janullatos kishte tė gjitha mundėsitė tė shfaqej nė mesnatė para njė grupi gazetarėsh greke, tek sheshi "Skėnderbej", ku me nota heroike iu drejtoi njė thirrje nė greqisht ortodoksėve shqiptarė: "Kėtu do tė rri gjer nė fund me ju!", e cila u transmetua direkt nga tė gjitha kanalet televizive greke dhe u pėrdor si "shembull vetėflijimi pėr shqiptarėt harbutė". Me gjithė natyrėn erudite dhe nė sipėrfaqe liberale, meto-dat e Janullatosit kanė qenė dhe janė rėndom dem-agogjike, tė cilat i bėn tė besueshme vetėm prcstigji qė ka krijuar nė sajė tė gjendjes sė mjerueshme tė Shqipėrisė.
    Landari i dekorimeve tė Imzot Janullatbsit, krye-sisht nė Greqi tė paktėn njė herė nė muaj, filloi dhė vazhdon tė bėhet nga forumet greke, ose me influ-encėn e tyre jashtė Greqisė. Pranimi i Kryepeshko-pit tė Shqipėrisė si anėtar korrespondent i Akademisė sė Athinės nė vitin 1994 u bė me motivacionin: "Pėr punėn e madhe pėr tė organizuar kishėn ortodokse tė Shqipėrisė, e cila pėrbėhet kryesisht nga vorioepirotė grekė". la vlen tė pėrmendet se e dėgjuam kėtė xhevahir tė akademikut Dhespo-topoulos nė praninė e Ambasadorit tė Shqipėrisė nė Athinė!
    Nė vitin 1999 imzot Anastasios u dekonja nė Selanik nga foaimi mė i madh grek "Kėshilli i grekėve tė mėrguai", me seli nė ShBA. Fjalae imzot Janullatosit atje ishte njė himn mbi universalitelin e helenizmit. A do tė dekorohej kryepeshkopi ynė nga ky tbrum i grckėve tė gjithė botės nėse do tė ishte shqiptar? Kandidimi i tij pėr ēmimin Nobel pėr paqe kėtė vit u propozua nė gazetėn greke ' TCathimerini'' nga deputeti i djalhtė grek Joanis Pale-okrasas, ish ministėr i qeverisė sė zotit Micotaqis, me tė cilin kryepeshkopin tonė e lidh njė miqėsi vėl-lazėrore qysh nga ditėt qė kaluan sė bashku nė shoqatėn fashiste' "Zoi''. Ėshtė i njohur nė Greqi roli i kėtij deputeti i cili i ka shprehur hapur simpatitė e tij pėr ditėt e juntes kishtare dhe ngatėrresat qė ka sjellė nė marrėdhėnjet e kishės me shtetin nė Greqi.


    Nė vend tė pėrfundimit
    Me gjithė fjalėt e ėmbėla1 tė imzot Janullatosit dhe me gjithė lirikėn e himneve tė ithtarėve tė tij rrogėtarė, Imzot Anastasios na dėshmoi kėta dhjetė vjet se personaliteti i tij anon mė tepėr nga polkika dhe mė pak ose aspak nga spiritualiteti ortodoks.
    I kujtojmė Fortlumturisė sė Tij se vėrtet ai ka ndrydhjet e tij si i periferizuar pėr disa dhjetėvjeēaiė nė Greqi, ndjenja tė cilat e bėjnė tė shkarkohet duke shtypur"kundėrshtarėl" e tij sotqė ka ftiqi, siē veproi me at Theofan Kojėn dhe me tė tjeiė, por ama imzot Janullatosit megjithė pėrjashtimin nga Sinodi, nuk iu ndalua kunė nga i ndjeri tatyepeshkop i Greqisė Ser-afim lė krijojė shoqata, tė punqjė nė kishėn e Greqisė, qoftė dhe me detyra jo tė rėndėsishme dhe iu dha e drejta tė shkojė dhe tė punojė nė kisha tė tjera. Ai nuk u dėbua nga Kisha e Greqisė siē janė pėrjash-tuar sot qytetarė shqiptarė nga shėtbimi fetar nė kishat shqiptare nė Shqipėri dhe jashtė saj, pėr shkak tė mendimeve tė kundėrta qė kanė shprchur ndaj shen-jtėrisė ex officio tė zotit Janullatos.
    Zhvillimet nė kishėn ortodokse nė Shqipėri nuk e kanė preokupuar asnjėherė seriozisht opinionin shqiptar. Pėr shkak tė mosnjohjes sė realitetit fetar kanė shpėrthyer pasqja qė kanė ndikuar mė shumė pėr keq sesa pėr miiė, ndėrsa pėr shkak lė pėrfitimeve ekonomike dhe politike ėshtė treguar njė indiferen-tizėm i qėllimshėm duke i shtyrė kėsisoj besimtarėt ortcxloksė nė njė pozitė krize me besimin e tyre ose nė veprime ēoroditėse.
    Me zgjedhjet qė sapo u zhvilluan thuhet se Shqipėria po futet nė etapėn e pastranzicionjf. Nė qoftė se kjo vėrtetohet atėherė i njėjti nocion vien njėsoj edhe pėr kishėn ortodokse si pjesė e slioqėri.sė shqiptare. Presim te fillojė njė dialog i pjekur, lute-mi qė Kryepeshkopi tė pranqjė procedurat ortodokse pėrtėdebatuaredhe me ataqė i konsideron si kundėr-shtarė, sidomos tani nė prag tė Statutit tė ri dhe tė Kongresit kishtar qė po pėrgatitet. Vetėm nė kėtė mėnyrė kisha jonė do tė dalė nga kriza ekzistuese.
    Thelbi i gjithė kėtij shkrimi ėshtė se nė Shqipėri, ku nuk ekziston ende mendimi teologjik, nėpėrmjet influencės greke tė kėtyre dhjetė vjetėve Ortodoksia ka humbur shumė dhe pėr fat tė keq ajo vazhdon tė rrjedhė nė hullinė e prapamendimeve dhe tė ambicjeve personale dhe kolektive.
    (Autori i kėtij shkrimi, i diplomuar pėr teologjinė Universitetin e Athinės, Greqi, ėshtė student pasuniversitar dhe mėsimdhėnės nė degėn e studimeve greke tė Universitetit Shtetėror tė OHio-s)

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Shendelli, une ne te kundert do te rezervohesha te thoja ndonje gje falenderimi, pasi ti perflet pa arsye, ne nje vend ku njeri nuk te kupton mire, edhe ku pritet me siguri reagimi im, nje Figure Kishtare, qe sidoqofte eshte Figure Kishtare. Kete nuk e kupton qe se kupton dot brezi komunist brenda edhe jashte kufirit!

    Sidoqofte, ja une te lashe te mbaroje i qete...

    se shpejti do te kesh pergjigjen time, nje pergjigje personale ndaj shkrimit te Fatmir Foti Cicit!

    Jo te gjithe ortodokset bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh kur vjen puna per Kreun e Kishes!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    O Klod nuk me ke shpjeguar ne rradhe te pare se cfar po "perflas" e verteta eshte aty dhe nese nuk do ta shohesh e ti besh bisht beji. Ndersa ti si i krishter i "mire" po me gjykon. Mos gjyko te mos gjykohesh. Une po te paralajmeroj po te them qe sjam i krishter i mire ashtu sic e konsideron ti veten tende te pagabueshem qe mendon ne menyre absolutiste se Janullatusi eshte i arte sikur ai nuk eshte njeri por shenjt i pagabueshem.
    Cfar do te thuash me "figure kishtare" qe per ta nuk duhet te flasim se do te na bjere ndonje rrufe ne koke nga qe zoti do te zemerohet me ne. Te lutem mund te mos flisni me per komunizmin se edhe ndonje meteor kur te bjere ne toke do tia hidhni fajin komunizmit. Per me teper une keto shkrime po i bej publike qe te mos besh nje sy qorr e nje vesh shurdh. Ajo qe me vjen keq me ty eshte se ti nuk pranon qe ekziston nje problem por mundohesh ta konsiderosh sikur nuk ka asgje per tu shqetesuar por thjesht jane ngritur nje grup njerzish qe ti mund tu vesh emrin komunist, islamist etj etj pa piken e problemit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Pėrse ndalohet gjuha shqipe nė kishėn ortodokse tė
    Sarandės?

    Historikisht qyteti i Sarandės ka qenė i pabanuar dhe
    jo mė shumė se njė port i vogėl, i cili u zhvillua nė
    njė qendėr tregėtare nė kohėn e Zogut dhe mė pas u
    popullua gradualisht nga fshatrat pėrreth, duke
    pėrfshirė dhe njė numėr minoritarėsh grekė, sidomos
    pas Luftės. Prandaj dhe qyteti i Sarandės nuk ėshtė
    konsideruar si zonė minoritare dhe nuk ka pasur
    shkollė greke gjatė diktaturės, nė njė kohė qė shkolla
    greke ekzistonin dhe vijojnė dhe sot nė tė gjitha
    fshatrat greqishtfolėse te rrethit tė Sarandės.

    Nė njė nga rrugėt hyrėse tė Sarandės ngrihet kisha e
    re dhe madhėshtore e Shėn Harallambit, e cila u
    ndėrtua para disa vjetėsh e investuar nga Banka e
    Greqisė. Mė parė kisha funksiononte tek 'shtėpia e
    beut', siē quhet nga vendasit, nė katin e poshtėm tė
    shtėpisė sė restauruar bukur, ndėrsa kati i sipėrm
    ishte dhe ėshtė banesa e priftit famulltar At Kristo
    Papa, i ardhur enkas nga fshati minoritar Aliko si
    meshėtar i vetėm i Sarandės. At Kristoja u shugurua
    prift nė vitin 1991 nė Greqi dhe mbasi ndenji pėr ca
    kohė nėpėr manastire greke, pėr tė mėsuar shpejt e
    shpejt punėt e priftėrisė, erdhi dhe u ngul nė
    Sarandė, i dėrguar nga Fortlumturia e tij Kryepeshkopi
    i Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė Anastasios
    (Janullatos).

    Duke kaluar pėrmes situatash tė paparashikuara Kisha
    Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė ka sot tre statute
    dhe pėrgatitet kėtė vit pėr tė katėrtin. Nė statutin
    kishtar tė vitit 1922 dhe nė atė tė vitit 1929, nė
    nenin 3 thuhet se 'gjuha zyrtare ėshtė shqipja',
    pavarėsisht se nė nenin 10 tė vitit 1922 lejohet tė
    pėrdoren dhe gjuhė tė tjera pėr arsye praktike tė asaj
    kohe. Nė statutin kishtar tė vitit 1950, nė nenin 3,
    shtohet se 'mund tė pėrdoren dhe gjuhė tė tjera'. Kjo
    ishte e diktuar nga Moska e cila ishte e interesuar
    pėr pakicat sllave nė Shqipėri, por nė fakt ėshtė mė
    se e arsyeshme lejimi i gjuhėve tė tjera pėr pakicat
    me kombėsi jo shqiptare.

    Nė njė procedurė rreptėsisht ligjore gjuha greke mund
    tė lejohet vetėm atje ku ekzistojnė zona tė shpallura
    si minoritare, ku lėvrohet gjuha greke nėpėr shkolla,
    gjė qė do tė lehtėsonte dhe besimtarėt nė tė kuptuarit
    e shėrbesave, pavarėsisht se ato nuk janė pėrkthyer
    ende nė greqishten e re. Por nė njė perspektivė
    ortodokse greqishtja mund tė lejohet edhe nė qytetin e
    Sarandės, ku ekzistojnė njė numėr i konsiderueshėm
    minoritarėsh, pavarėsisht se qeveria lejon apo jo
    shkolla greke. E them kėtė se nė qoftė se do tė
    ndodhte e kundėrta, domethėnė nė qoftė se do t'iu
    ndalohej pėrdorimi i greqishtes nė kishė minoritarėve
    grekė, autori i kėtij shkrimi prapė do tė shkruante nė
    mbrojtje tė mirėkuptimit dhe tė bashkėjetesės sė
    popullsisė sarandjote.

    Por nė Sarandė ndodh e kundėrta. Llogjika ka rėnė nė
    absurd dhe pėrdoret njė qind pėr qind greqishtja.
    Gjatė shėrbesave pėrdoret gjuha origjinale bizantine,
    ndėrsa gjatė predikimeve dhe komunikimit me besimtarėt
    pėrdoret greqishtja e re. Psallti kėndon pėr tri orė
    bashkė me priftin vetėm nė greqisht. Kur meshėn e
    kėndon kori i vajzave gjuha ėshtė po greke ndėrsa
    zonjusha qė drejton korin vjen apostafat nga Janina.

    Kisha ėshtė marrė plotėsisht, dhe duket se
    pėrgjithmonė, nga minoritarėt, tė drejtuar nga
    misionarėt e ardhur prej Greqie, sepse 'kishėn e
    ndėrtuan grekėt dhe ne jemi shumica'. Ndėrsa
    shqiptarėt, pėrderisa nuk iu pėlqeka greqishtja, janė
    lėnė nė mėshirė tė protestantėve, tė dėshmimtarėve tė
    Jahovit dhe gjithė feve tė tjera qė i bien Shqipėrisė
    kryq e tėrthor (Dhe sigurisht, nė mėshirė tė skamjes
    dhe tė pakove qė vijnė rrallė e tek e dendur nga
    Greqia). Shqiptarėt janė tė lirė tė ndjekin ēfarėdo fe
    qė ua do ėnda apo nevoja, por kur iu privohet e drejta
    tė meshohen nė gjuhėn e tyre, nė vendin e tyre, nė
    kishėn e etėrve tė tyre, nė kohė paqeje, ky ėshtė
    mėkat mbi mėkatė!

    At Kristoja ėshtė prift me dije fetare tė kufizuara
    por njeri i ndershėm dhe punėtor, pavarėsisht se disa
    ish - anėtarė tė pleqėsisė kishtare e kanė akuzuar pėr
    shitje me para tė ndihmave qė Kryepeshkopi dėrgon
    vazhdimisht nė kishėn e Sarandės falas, nėpėrmjet
    shoqatave tė krishtera dhe bamirėse greke. Urata ka
    vuajtur si 'i deklasuar' nė kohėn e diktaturės dhe
    profesionin e mėsuesit tė gjuhės shqipe e ka braktisur
    shpejt. I biri, Leonidha, vijoi shkollėn e mesme shqip
    nė Shqipėri dhe gjatė emigrimit nė Greqi studjoi nė
    Universitetin e Selanikut ku u diplomua pėr inxhinjer
    dhe njėkohėsisht mėsoi artin e tė kėnduarit nė kishė.
    U kthye nė Sarandė i ftuar nga Kryepeshkopi Anastasios
    pėr tė ndėrmarrė pėrgjegjėsinė e punimeve pėr
    ndėrtimin e kishės. Ai ėshtė dhe psallti i vetėm i
    kishės i cili ndihmon tė atin gjatė shėrbesave.

    Papa Kristos ėshtė kryetar i pleqėsisė kishtare ku
    janė emėruar nga vetė ai edhe tre anėtarė shqipfolės,
    si pėrfaqėsues tė 'minoritetit shqiptar' nė Sarandė.
    Kėta janė nė gjendje dhe duhet tė flasin greqisht e
    cila ėshte dhe gjuha zyrtare e mbledhjeve, ku
    zakonisht ndodhet shpesh pėrfaqėsuesi grek i
    Kryepeshkopit. Gjatė kėtyre dhjetė vjetėve qė te tre
    pėrfaqėsuesit e Anastasios ishin priftėrinj
    arqimandritė nga Greqia nga tė cilėt vetėm njėri mėsoi
    disa fjalė shqip. Ishte i famshmi arqimandrit
    Krisostomos Majdhonis, i dėbuar nga Shqipėria nė vitin
    1994, mbasi u kap nė flagrancė duke ushtruar aktivitet
    tė hapur antishqiptar.

    Para se tė ndėrtohej kisha e re shėrbesat kryheshin nė
    kishėzėn e vogėl dhe, mbas dėbimit tė Krisostomos,
    pėr pasojė sė tė cilit u dėbuan nga Greqia mbi 60.000
    emigrantė shqiptarė brenda tri ditėve, pėrgjegjės pėr
    Sarandėn u caktua nga Fortlumtuaria e tij arqimandriti
    Efrem Simonopetritis, njė klerik i ushtrisė greke me
    gradėn Major, i cili vijon edhe sot tė marrė pensionin
    nga ushtria greke. Krepeshkopi Anastasios, kur nė
    vitin 1996 u pyet pėr lidhjen e Efremit me ushtrinė
    greke tha me siklet se 'ai erdhi nga Mali i Shenjtė',
    pa e mohuar tė vėrtetėn pėr tė kaluarėn e Major
    Efremit para se tė shkonte nė Mal tė Shenjtė. Por nė
    qoftė se ai ėshtė 'murg nė Mal tė Shenjtė' nė Greqi,
    pėrse u vendos pėrgjithmonė nė Shqipėri? Ai sot ėshtė
    igumen i Manastirit tė Ardenicės nė Fier, i vetmi
    manastir i organizuar nė Shqipėri ku po punon me zell
    dhe durim per t'iu mėsuar artin asketik disa tė rinjve
    shqiptarė, tė cilėt kanė dhėnė shenjat premtuese tė
    rishtarit tė murgjėrisė.

    Kjo nuk thuhet pėr tė denigruar njė klerik tė Krishtit
    sesa pėr tė bėrė tė qartė se njerėzit qė janė caktuar
    pėr tė drejtuar si administratorė kishėn e Sarandės
    nuk kanė pasur dhe nuk kanė vetitė dhe bagazhin e
    duhur pėr tė kuptuar me paanshmėri se Saranda, e cila
    ekziston nė historiografinė greke si 'vend 100% grek',
    nuk ėshtė e tillė, dhe nėse ekziston mundėsia tė
    shpėrthejė njė konflikt nė Jug ai do tė jetė nė
    Sarandė, nėse nuk i vihet gishti plagės.

    Nė vitin 1995 gjatė kremtimit tė Pashkėve nė Sarandė
    plasi njė konflikt midis besimtarėve shqipfolės dhe
    atyre greqishtfolės. Ishte e Premtja e Madhe kur, pėr
    tė zbutur situatėn, dy studentė tė teologjisė nga
    Saranda, tė cilėt kishin ardhur tė dėrguar nga imzot
    Anastasios tė ndihmonin si psalltė, ndėrhynė tek At
    Efremi qė tė lejonte tė psallej diēka nė shqip gjatė
    procesionit tė Epitafit nėpėr rrugėt e Sarandės. 'Kėtu
    janė tė gjithė grekė!', tha oshėnaria e tij dhe u skuq
    i tėri nga inati. 'Ata qė nuk duan greqisht nuk janė
    tanėt'.

    Kryepeshkopi u informua me shkrim dhe me gojė pėr
    konfliktin dhe pėr qėndrimin e At Efremit, por ai nė
    vend qė tė merrte njė vendim shtoi ndihmat ekonomike
    pėr Sarandėn. Kur vetė ai vjen nė Sarandė, disa herė
    nė vit, psall diēka nė shqip, sa pėr t'u hedhur hi
    syve atyre pak njerėzve besėmirė qė guxojnė t'i
    shprehin diēka. 'Nuk mė dėgjojnė', thotė pa teklif.
    Saranda, si zonė kishtare ėshtė nėn juridiksionin e
    Mitropolisė sė Gjirokastrės, e cila ėshtė e vetmja
    mitropoli pa peshkop. Pra, pėrgjegjės direkt nė
    emėrimin e tė gjithė personelit kishtar dhe tė ēdo
    hollėsie qė ka lidhje me kishėn ėshtė Kryepeshkopi, i
    cili figuron si administrator dhe emri i tij
    pėrkujtohet nė meshė si 'Kryepiskopi ynė' nė tė gjitha
    kishat e mitropolisė. Ai e emėroi At Efremin nė
    Sarandė dhe, mbas episodeve, po ai e emėroi mė lart
    akoma, si igumen tė Ardenicės.

    Kjo histori, e cila tingėllon si rrėfenjėz, ka dhjetė
    vjet dhe askush nga autoqefalistat, tė cilėt nuk
    reshtėn sė shkruari pėr vite me radhė, nuk thanė asnjė
    gjysmė fjale pėr situatėn ndjellakeqe tė Sarandės.
    Nėse mbulohet dielli me shoshė, kjo bėhet pėr dhjetė
    vjet tashmė nė Sarandė.

    Problemi kishtar i Sarandės do tė marrė trajtė mė tė
    plotė dhe tė pakthyeshme me shugurimin e njė prifti
    grek si Mitropolit tė Gjirokastrės. Kjo mund tė bėhet
    pa zhurmė dhe ka tė ngjarė tė ndodhė menjėherė mbas
    zgjedhjeve. Vetė Kryepeshkopi, mbasi duket se e mbylli
    frontin e rezistencės tė autoqefalistave, nuk e do njė
    shugurim tė tillė sepse ai mund t'a drejtojė shumė
    lehtė zonėn duke e pasur vetė nė dorė, aq mė tepėr kur
    atje ka dėrguar disa priftėrinj nga Greqia. Mirėpo
    janė shfaqur disa presione nga jashtė pėr procedurat
    kanonike, tė cilat nė Shqipėri nuk janė ruajtur siē
    duhet.

    Gjithashtu nė Athinė pėshpėritet se mosha dhe
    problemet shėndetėsore tė Janullatosit mund tė
    krijojnė njė situatė tė pakontrolluar, pėr pasojė nė
    Gjirokastėr mund tė mos shugurohet kurrė peshkopi i
    shumėpritur grek. Qeveria greke me takt ka bėrė
    sugjerime qė mitropolia e Gjirokastrės duhet tė fitojė
    njė peshkop grek, pėrderisa perhershmėria e Anastasios
    nė Shqipėri u arrit dhe ka rrezik qė minoriteti grek
    tė mbetet pa peshkop fare ose me peshkop shqiptar.

    Por ata qė e njohin demografinė e Jugut dinė se edhe
    nė rang mitropolie grekėt nuk janė shumica e
    ortodoksėve. Bėhet fjalė edhe pėr disa fshatra
    shqiptare tė cilat kanė treguar njė farė lėkundjeje nė
    pritje. Ndėrsa vitin e kaluar njė shoqatė e fshatrave
    shqiptare ortodokse tė Zagorisė ka kėrkuar nga
    Ministri i Jashtėm grek Jeorgjios Papandreu qė tė
    njihet kombėsia greke e fshatrave tė kėsaj zone. Ky
    demarsh u bė nė prag tė regjistrimit tė emigrantėve
    shqiptarė nė Athinė pėr dhėnjen e kartės sė gjelbėr.

    Pra, Imzot Anastasios i ka bėrė planet pėrgatitore pėr
    tė zgjidhur problemin e Sinodit, i cili ka dy peshkopė
    mangėt: mitropolitin e Gjirokastrės dhe peshkopin
    asistent tė kryepeshkopit, i cili vdiq vjet.
    Pavarėsisht se ky ishte klinikisht i pamundur dhe pa
    detyra administrative, figuronte si anėtar i Sinodit,
    ndėrsa tani situata ėshtė keqėsuar sepse ekzistojnė
    tre nga pesė peshkopė qė duhet tė ketė Sinodi kanonik.
    Mbas plotėsimit tė vakancave tė Sinodit radhėn e ka
    statuti kishtar qė po hartohet dhe pastaj kongresi
    kishtar. Ky do tė vėrė vulėn edhe zyrtarisht tė
    pėrhershmėrisė sė imzot Anastasios nė Shqipėri.

    Nė Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė ekziston
    njė numėr i papėrfillshėm klerikėsh dhe laikėsh nga
    Greqia dhe ShBA, qė tė gjithė me kombėsi greke. Kėta
    kanė zėnė kryet e vendit dhe drejtojnė pozitat kyēe tė
    kishės, japin mėsim nė dy shkollat kishtare nė
    Gjirokastėr dhe nė Durrės, dhe shumica prej tyre kanė
    mėsuar gjuhėn, nevojat dhe huqet e vendasve. Qė tė mos
    keqkuptohemi, kėta nuk janė 'diversantė' por as tė
    pavetėdijshėm pėr misionin e tyre. Tre arqimandritė
    grekė, domethėnė priftėrinj tė pamartuar, kandidatė
    pėr peshkopė, janė nė pritje pėr tė rrokur rastin:
    arqimandritėt Justinos, Dhimitrios dhe Theologos.

    Qė tė tre kanė vite nė Shqipėri. Justinos dhe
    Theologos jetojnė dhe punojnė nė Tiranė ndėrsa
    Dhimitrios, 'Dhespoti i Gjirokastrės', siē e quajnė nė
    Sarandė, punon disa ditė nė Gjirokastėr, si
    pėrfaqėsues administrator i Kryepeshkopit nė zyrat
    qendrore tė Mitropolisė, dhe pėr fundjave shkon nė
    Janinė ku shplodhet nė manastirin e Shėn Katerinės.

    At Justinos ėshtė dora e djathtė e kryepeshkopit. Nė
    vitin 1996 At Justinos u propozua nė Patrikanė nga
    Imzot Janullatos pėr t'u shuguruar peshkop asistent.
    Ishte njė manovėr e kryepeshkopit pėr tė evituar tre
    priftėrinjtė grekė (qė ishin zgjedhur nga Patrikana nė
    njė ditė me tė pėr t'u shuguruar peshkopė nė Shqipėri
    por nuk ishin pranuar nga qeveria shqiptare), me tė
    tjerė grekė qė jetojnė prej kohėsh nė Shqipėri dhe
    janė familjarizuar me vendin dhe vendasit. Kjo u hodh
    poshtė nga Patrikana e cila vendosi menjėherė
    shugurimin e tyre pa praninė e Anastasios. Ky ishte
    njė konflikt real por qė dy versionet kishin dredhi
    dhe asnjėri nuk ishte nė dobi tė kishės.

    Arqimandriti Justinos ėshtė njė nga kandidatėt mė tė
    mundshėm pėr mitropolit. Pėrderisa ėshtė ndihmėsi i
    kryepeshkopit ai duket si shumė i pėrshtatshėm pėr
    mbas vdekjes se imzot Anastasios. At Dhimitrios, i
    cili krenohet se nuk ka mėsuar asnjė fjalė shqip,
    ėshtė peshkopi de facto i Gjirokastrės. Pra nėse tani
    Sinodit i mungojnė dy peshkopė, mbas vdekjes sė njė
    peshkopi ekzistues do t'i duhen tre peshkopė dhe nė
    oborrin e kryepeshkopatės nuk ekziston asnjė prift i
    pamartuar shqiptar, por disa grekė nga tė cilėt tre
    janė piketuar fort. Kryepeshkopi ka shuguruar mė shumė
    se njėqind priftėrinj por asnjė tė pamartuar. 'Qentė
    le tė lehin, karvani shkon pėrpara'...

    I fundit nė listė ėshtė At Theologos. Ashtu si
    Justinos e ka mėsuar mjaft mirė shqipen. Atė nuk e
    kanė nė sy tė mirė sepse ėshtė nė garė dhe konflikt tė
    vazhdueshėm me At Justinos, por ai ka krijuar njė
    rreth tė gjerė tė rinjsh dhe ka fituar reputacion nė
    kryeqytet, gjė qė mund tė pėrdoret nė qoftė se nuk
    shihet si e pėrshtatshme kandidatura e Dhimitrios, ose
    nė qoftė se vdes njėri nga peshkopėt ekzistues dhe do
    tė duhen tre arqimandritė. At Efremi nuk ėshtė
    konsideruar si kandidat pėr dy arsye: edhe ai nuk
    gėzon respektin e Justinos, por ka dhe njė ngatėrresė
    kanonike dhe i ėshtė ndaluar tė meshojė qė para se tė
    hynte nė Shqipėri. Detyrat qė kryen janė jashtė
    shėrbesave fetare gjatė sė cilave merr pjesė si murg.
    Por Perėndia e ka pajisur me shpresė dhe durim dhe
    pėrvoja tregoi se Shqipėria ėshtė vendi i ēudirave;
    ēdo gjė mund tė bėjė vaki.

    Me ēeljen e shkollės sė mesme kishtare nė Gjirokastėr,
    pemėt e sė cilės do tė duken qartė mbas disa vjetėsh
    nė Jug, vėrshuan edhe misionarė tė tjerė mėsimdhėnės.
    Nga vendasit atje jep mėsim edhe delvinjoti Piro
    Kondili, i njohur pėr veprimtari antishqiptare gjatė
    viteve 1991 – 1996 nė Greqi, si aktivist i shoqatės
    vorioepirote 'Sfeva', dhe i arrestuar nė kohėn e
    trazirave tė Omonias.

    Njė rol tė dukshėm nė ēėshtjet kishtare ushtron dhe
    kreytari i sotėm i Omonias, Vangjel Dule, i cili pėr
    pesė vjet ishte pėrkthyes dhe shoqėrues i imzot
    Anastasios me banim nė rezidencėn e atėhershme tė
    kryepeshkopit, pranė Trupit Diplomatik. Pra, nė kėtė
    rrjet merimangash punėt kishtare janė mpeksur keq dhe
    askush nuk merret seriozisht me to nga pala shqiptare,
    nė njė kohė qė nėnvleftėsimi, shpėrnjohja,
    kompromentimi me afate pėr hir tė lehtėsirave
    ekonomike, sjell pasoja tė pėrherėshme nė kurriz tė
    popullatės shqiptare nė Sarandė, aq mė tepėr kur
    problemi kishtar i Sarandės ėshtė politik dhe i lidhur
    pazgjithshmėrisht me gjithė situatėn nė kishėn
    ortodokse nė Shqipėri.

    Njė ndėrhyrje pėr tė pėrmirėsuar situatėn nė Sarandė
    ėshtė e domosdoshme dhe e pashmangshme. Kjo mund tė
    sendėrtohet mė sė miri me ndėrmjetėsimin e At Artur
    Liolinit, i cili ka krijuar tashmė botėrisht njė urė
    komunikimi tė sinqertė me kryepeshkopin Anastasios.
    Gjithashtu Prof. Dr Ylli Popa, kėshilltari i ligjshėm
    i Kryepeshkopit qė nga viti 1991, sot Kryetar i
    Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, duhet tė jetė nė
    dijeni tė situatės. Ndoshta dhe vetė imzot Anastasios
    e pret njė ndėrhyrje tė tillė pėr tė justifikuar
    ndryshimet tė cilat ka frikė tė ndėrmarrė, pėr shkak
    tė presioneve politike nga Greqia dhe Omonia.

    Ajo qė kėrkohet nuk ėshtė shtypja e minoritetit grek
    por ēlirimi i kishės sė Sarandės nga absurditeti i
    'minoritetit shqiptar'. Prifti mizalban dhe kush
    fshihet mbas tij duhet tė kthehen nė udhėn e Zotit.
    Fjalimet sibilike tė Anastasios nėpėr botė, mbushur
    cit me terminologji diplomatike, nuk pinė mė ujė. Nė
    Sarandė kėrkohet pa kthim krijimi i balancės qė mund
    tė mbajė nė vėllazėri tė gjithė ortodoksėt pa dallim
    kombėsie. Ėshtė mė se urgjente tė evitohen konflikte
    tė mundshme, sidomos atje ku nuk kanė ekzistuar mė
    parė. Periferizimi dhe pėrjashtimi gradual nga kisha i
    anėtarėve ortodoksė shqiptarė, tė cilėt nuk mund tė
    mėsojnė greqishten bizantine pėr tė dėgjuar fjalėn e
    Ungjillit, ėshtė njė mbrapshtėsi flagrante dhe
    politikanėt tanė nuk duhet tė bėjnė sehir.

    Disa sqimėtarė nė Tiranė thonė se Saranda nuk ka
    opinion intelektual. Por nė qoftė se kjo ka bazė,
    ēfarė bėjnė ata pėr tė kultivuar mendimin qytetar nė
    gjithė vendin dhe jo vetėm nė kryeqytet?

    Pėr tė ndrequr situatėn nė Sarandė ekzistojnė plot
    zgjedhje dhe zgjidhje, me respekt ndaj traditės
    ortodokse dhe me toleranacė ndaj ndjeshmėrive tė
    rajonit. Nė qoftė se minoritarėt nuk duan tė
    bashkėmeshohen me shqiptarėt, kjo duhet tė
    respektohet. Por ama mund tė celebrohen dy mesha nė
    orė dhe gjuhė tė ndryshme tek e njėjta kishė dhe
    secili le tė zgjedhė sipas dėshirės. Vėrtet qė kisha u
    ndėrtua nga grekėt por le tė tregohet dhe njė farė
    dhembshurie pėr ne qė jemi tė varfėr dhe nuk kemi
    banka tė n'a ndėrtojnė kisha madhėshtore, por qė nuk
    sollėm pengesa tė ndėrtohet kjo kishė nė vendin tonė.
    Kur tė kemi edhe ne kishėn tonė, bashkė do t'a ndajmė
    dhe bashkė do t'a gėzojmė.

    Si prifti ashtu edhe psallti njohin njėsoj si shqipen
    dhe greqishten. Nė njė tė ardhme tė afėrt mund tė
    ndėrtohet njė kishė tjetėr nė Sarandė, le tė mos jetė
    madhėshtore si ajo qė u ndėrtua nga Banka e Greqisė,
    duke i dhėnė fund mosmarrėveshjes sė sotme: secili
    ėshtė i lirė tė pėrzgjedhė dhe tė meshohet ku tė dojė.


    Por unė mendoj se nuk ekziston urrejtje midis
    minoritarėve grekė dhe shqiptarėve ortodoksė nė
    Sarandė. Deri sa tė ndėrtohet njė kishė tjetėr, ne,
    ortodoksėt e Sarandės, shumė bukur mund tė mblidhemi
    sė bashku dhe tė lutemi nė njė meshė dhe tė
    bashkėblatojmė nė shqip dhe nė greqisht dhuratat
    hyjnore, me njė besim dhe me njė zemėr pėrderisa
    adhurojmė tė njėjtin Zot tė kryqėzuar dhe tė ngjallur,
    i cili dėgjon njėsoj si shqip dhe greqisht. Predikimi
    mund tė bėhet nė shqip dhe nė greqisht ashtu siē bėhet
    nė Tiranė pėr dhjetė vjet tashmė dhe shumica e
    besimtarėve e ka pranuar faktin se imzot Anastasios
    nuk mund tė lėēisė shqip, pėrveē tė kėnduarit tė
    meshės.

    Autori i kėtij shkrimi nuk ka pėr dėshirė tė ngjallė
    probleme tė reja mbi ato ekzistuese, as t'i acarojė
    ato, por ka pėr qėllim tė informojė opinionin shqiptar
    pėr prapamendimet dhe qėllimshmėritė politike qė
    mundojnė kishėn ortodokse shqiptare nė rastin flagrant
    tė Sarandės dhe nė prapaskenat pėr zgjedhjen e njė
    mitropoliti grek nė Gjirokastėr. Duhet tė trazohen
    ujėrat e fjetura tė ēėshtjes ortodokse, e cila ėshtė
    zgjidhur me hile dhe me marifete.

    Ky artikull ėshtė njė apel drejtuar atyre qė
    interesohen pėr kishėn ortodokse shqiptare me dėshirė
    dhe vullnet tė mirė dhe sidomos personave qė kanė nė
    dorė tė influencojnė pėr t'u vlerėsuar dhe zgjidhur
    situata kishtare nė Sarandė nga pikėpamja ortodokse.

    Sarande, qershor 2001

  11. #11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Shendelli,

    ti vazhdon e flet, e nga prapa le menjehere vetepercaktimin se ti je tashme i angazhuar ne nje drejtim te caktuar ne kete teme.

    Shkrimin tend te fundit e kemi trajtuar kaq here ne forum, jane bere sherre e me the e te thashe, gjera qe ti mund ti dish fare mire, meqe pseudonimi yt nuk do te thote se je anetar i ri, perkundrazi, deri me tash ke treguar nje zell te admirueshem, te nje kundershtari jo pa pervoje ne forum...

    Per cfare me vjen mua keq!

    (1) Pas gjithe ketyre shkrimeve, neper forume fshihen muslimane.

    a. E keqja e te qenit musliman, qendron ne piken se si i tille, personi nuk mundet te gjykoje drejte keto ceshtje

    b. Personi madje, per me teper, nuk ka as predispozicionin te gjykoje drejte, madje, kerkon si e si ta paraqese gjendjen alarmante, sipas ngjyrimeve te tij.

    c. personi, per ate qe eshte edhe me e "frikshmja" edhe fatkeqja ne nje vend ish-ateist, dmth vend i parespekte per kultin fetar (e provuar kjo me brezat e shqiperise se fundshekullit 20, produkt i te cilit jemi edhe ne); edhe pervec kesaj po fut hundet ne nje ceshtje, qe edhe ne qofte problematike, eshte e natyres se brendeshme kishtare.

    Problemet e brendeshme kishtare nuk mund te diskutohen rrugave, edhe askush, paperjashtim, ashkush, nuk ka asnje edhe nje te drejte te vetme ti parashtroje Kishes zgjidhje kanunore, doktrinore, disiplinore.

    Per me teper, sic e shihni, personat jo ortodokse qe marrin pjese ne keto diskutime, kane nje arrogance aq te madhe, sa as nuk marrin mundimin modest te thone e pyesin: shohim nje shqetesim, cfare mendojne ortodokset per kete?...

    Jo, perkundrazi, ata do te cirren se ata dine se si duhet vepruar, ndersa besimtaret ne mbrojtje te Kishes e primatit duhet te jene te shitur e tradhetare.

    Nje logjike e tille, justifikon plotesisht, pikerisht ate qe PD-ja edhe SHIK-u e ka mohuar aq shume,rrezikun fondamentalist ne Shqiperi

    U kap dikush me harta - ky edhe u perzu, e askush, sic e shihni nuk ka diskutuar ndonje pafajsi te tyre.

    Po, sic do te verehet nga shkrimi i Fatmir Foti Cicit, na del se propaganda derrmuese e bere deri me tash nga makineria degjeneruese e Sali Berishes, SHIK-u apo politikane ne interesa te hapura fondamentalistash, se shumica e akuzave te bera deri me tash ndaj Janullatosit, nuk qendrojne ashtu sipas Fotit, edhe ai i quan ato teprime, ekzagjerime, te mosprovuara...


    Te dhenat e Fotit, pergenjeshtrojne ato te deritanishmet, e akuzat e vete Fotit, kane nje kufizim te vetin qe une do te perpiqem ta diskutoj pjese pjese, pasi tema eshte hapur shume!

  12. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Tashti, une mendoj se gjerat qe duhen pare edhe kuptuar ne kete teme, jane:

    (1) Autoqefalia Ortodokse, eshte nje koncept i brendshem kanunor e disiplinor Kishtar.

    Autoqefalia Ortodokse nuk eshte nje mjet percarjeje nder Kishat Ortodokse, per me teper eshte parashikuar si nje mjet harmonizimi, ku Kishat lokale te shtrira brenda nje grupi njerezish me te njeten gjuhe, zakone etj, te kene mundesine te perhapin e mirembajne krishterimin, pa ndonje konfuzion me elemente kulturore jo te kuptueshme te huaja.

    Ajo qe duhet kuptuar eshte se: Autoqefalia e ka vleren tek aftesia per te qene e tille, ajo varet nga kushtet politike, gjeografike si edhe te popullates.

    Autoqefalia nuk eshte e pademtueshme, por ajo mund te pesoje deme sipas shkalles se kushteve te mesiperme.

    (2) Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk njeh ndonje armiqesi me asnje Kishe lokale ortodokse, dmth ne nuk jemi ne Skizma, pavaresisht nga rrethanat politike e historike.

    E keqja ne keto raste, per ne eshte individuale, qofte edhe grupazhe, por sidoqofte, kjo nuk ka kurresesi te beje fare me te qenit bashkebesimtare, ne Komunion.

    Armiqesia qe i imponohet Kishes ndaj grekeve apo cdokujt, eshte nje perpjekje djallezore, pagane e kryekeput anti-Krisht!

    (3) Kisha Ortodokse ne Shqiperi para 45-ses,kushtet, historiku i saj, ndikimet, lidhjet, varesite, burimet me klerike, letersi etj...

    (4)Kisha Ortodokse ne Shqiperi pas 90-tes: kushtet, premisat per te ardhmen, mundesite,

    si edhe krahasimi i ketyre kushteve me ato te para 45-ses.

    ************************

    Keto jane te gjitha pikat qe une do te deshiroja te shihja, edhe verej qe Foti, muslimani Sejfi Protopapa e cdo perpjekje anti-kishtare, i anashkalon....

    me to do te merrem nje here tjeter...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Me ke zhgenjyer totalisht me pergjigjen tende. Une te them ujku e ti me thua gjurmet. Mire kur te tjeret jane mysliman u thua se nuk u takon atyre dhe tani qe te flasin te krishter na del me teorin tjeter se eshte pune e breneshme e kishes.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    NO COMENT

    Po e jap kete dokument ne fillim ne gjuhen greke e pastaj te perkthyer. Gjykimet bejini vet se kush eshte ne krye te kishes tone.

    (Origjinali)

    Αρ. Πρ. 27/2001

    Αργυρόκαστρο, Παρασκευή 15 Νοεμβρίου 2001





    ΕΥΧΑΡΙΣΤΗΡΙΟ



    Προς:

    Μακαριότατο Αρχιεπίσκοπο Τιράνων

    και πάσης Αλβανίας κ.κ. ΑΝΑΣΤΑΣΙΟ





    Μακαριότατε!


    Σας ευχαριστούμε θερμά, που για μια ακόμη φορά δείξατε την πατρική σας αγάπη – την αισθανόμαστε άλλωστε από τότε που ήρθατε κοντά μας!


    Να είστε βέβαιος ότι δεν καταναλώσαμε «ασώτως» την αγάπη σας. Η διήμερη εκδρομή στη Θεσσαλονίκης της οποίας εσείς καλύψατε τα έξοδα, δεν είχε μόνο ψυχαγωγικό χαρακτήρα. Οι επισκέψεις μας στα Ορθόδοξα και άλλα μνημεία της πόλης καθώς και το 42 Διεθνές Φεστιβάλ Κινηματογράφου στο οποίο ήμασταν καλεσμένοι, έγιναν αφορμή ωφέλιμων συζητήσεων και προβληματισμού.



    Οι 48 νέοι της αποστολής και όλα τα μέλη της ΔΕΝΕΕΜ εύχονται υγεία και καλή δύναμη στο θεάρεστο έργο σας!


    Τέλος ζητάμε ευλαβικά την ευχή σας!





    Εκ’ μέρους όλων ο Πρόεδρος



    Λεωνίδας Παππάς

    (Perkthimi)

    Numri i protokollit 27/2001

    Gjirokastėr, e premte 25 nėntor 2001

    Letėr Falėnderimi

    Fortlumturisė sė Tij Kryepeshkopit tė Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė, z.z.Anastasios


    Fortumturia Juaj!

    Ju falėnderojmė nxehtėsisht qė edhe njė here na treguat dashurinė tuaj atėrore. Ne e ndjejmė kėtė dashuri qysh atėherė kur erdhėt pranė nesh!

    Duam t’ju sigurojmė se nuk e harxhuam ‘nė plangprishje’ dashurinė tuaj. Ekskursioni dy-dytor nė Selanik, i cili u bė i mundur vetėm me shpenzimet tuaja, nuk kishte vetėm karakter argėtues. Vizitat tona nė monumentet ortodokse si dhe tė tjera tė qytetit, si dhe Festivali ndėrkombėtar i 42-tė i filmit, tek i cili ishim tė ftuar, u bėnė shkas pėr diskutime dhe preokupime tė dobishme.

    48 tė rinjtė e dėrgatės dhe gjithė anėtarėt e Bashkimit tė tė Rinjve tė Minoritetit Kombėtar Grek ju urojnė shėndet dhe fuqi nė punėn tuaj hyjdashėse.

    Sė fundi ju kėrkojmė me shprestari uratėn tuaj!


    Nė emėr tė tė gjithėve,

    Kryetari, Leonidhas Papas

  15. #15
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    O Shendelli, po deshe te diksutosh, meso...

    leri keto pergjigje "me zhgenjeve" etj, se jane arrogante. U degjove? Pate disa dite qe derrmove gishtat me ore te tera?

    Tashti lere tjetrin te bisedoje. Sic e pe, une nuk fillova gje te te them: "ia ke fut kot", "me zhgenjeve", ..hipnoza te tilla jane psiqike! Elere pastaj po na tregon edhe ujkun!!


    Edhe dicka: une nuk mund ta di nese ti je apo nuk je i krishtere (ortodoks), pasi ti nuk e justifikon ne agje kete pretendim, per me teper, ti ke nje anonimi jo fillestari, por te njerit qe fshihet, ndoshta nga moskurajoa!

    Sidoqofte,

    legjitimiteti i Janullatosit ne Fronin e Kryepiskopit nuk varet as nga:

    1) kendevshtrimi yt i ketij problemi; as i fotit, as i qeverise

    2) por varet nga Kisha ortodokse ne pergjithesi, ligjet kanonet e saje, nga Kisha ortodokse ne Shqiperi, fillimisht besimtaret (per periudhen para Sinodit) edhe nga sinodi, per periudhen 98 e ketej.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 02-04-2003 mė 19:14

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    O klod ti je nje i zhgemyer qe i bie ne nje vrime ter kohen dhe je gjithmon ne gjendje tu pergjigjesh gjerave me pergjigje pa lidhje. Me mua nuk ke folur kurr me pare dhe as qe kam dashur se te kam ndjekur se si bisedon. Nese vertet e mban veten per te krishter mos thuaj Foti por At Foti. Dhe po deshe mos mu kunderpergjigj me mua sepse pas kaq kohesh qe te vezhgoj kam arritur ne perfundimin se nuk ja vlen te diskutoj me ty sepse asgje pemedhenese nuk ka per te dal. Edhe nje gje tjeter ste ben te krishter te qenit ne mbrojtje te nje njeriu qe perpiqet te te udheheqi kur as gjuhen e memes tende se di. Sa per kurajon e qe e kishe fjalen une kam aq force sa ta shoh te verteten ne sy. Mbase shume shpjet do te te bjere rasti te me njohesh dhe nga afer!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Mosha
    40
    Postime
    345
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Illyria 13-15, 2001, Volume 11,# 1089

    Kryepeshkopi Anastasios pėr vizitė zyrtare nė Athinė:
    ēfarė ndryshoi?

    Javėn e parė tė nėntorit gjithė Greqia u elektrizua
    nga vizita zyrtare nė Athinė e Kryepeshkopit tė
    Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė zotit Anastasios
    Janullatos. Sipas traditės sė Kishės Ortodokse tė
    gjithė primatėt e kishave autoqefale, menjėherė mbas
    zgjedhjes dhe fronėzimit fillojnė vizitat protokollare
    nė kishat simotra. Nė rastin e Kryepeshkopit tonė
    vizitat nė kishat e tjera fillimisht nuk ishin tė
    mundura pėr shkak tė statutit antikanonik tė zotit
    Janullatos, gjė qė ndryshoi me formimin e sinodit nė
    vitin 1998. Mirėpo me ardhjen nė pushtet tė
    Kryepeshkopit tė Athinės dhe gjithė Greqisė
    Kristodhulos, nė tė njėjtin vit, situata politike nė
    Greqi u rėndua pėr arsye tė kundėrvėnjes kėmbėngulėse
    tė Kristodhulos ndaj qeverisė socialiste greke, e cila
    ka ndėrmarrė njė fushatė pėr ndarjen e shtetit nga
    kisha.

    Kjo vizitė e Anastasios nė kėtė moment tė nderė pėr
    politikėn kishtare greke ishte dėshirė edhe e disa
    personaliteteve tė politikės greke, tė cilėt besojnė
    tek roli i suksesshėm diplomatik i Fortlumturisė sė
    Tij, pavarėsisht se nė vitin 1991, kur ai u dėrgua nė
    Tiranė, emrin Janullatos nuk e njihte askush nė Greqi.
    Shtypi grek u shpreh qartė se “Anastasios po vjen tė
    ushtrojė gjithė ndikimim e tij pėr tė afruar
    zotėrinjtė Simitis dhe Kristodhulos nė njė takim tė
    pėrbashkėt, gjė qė asnjė personalitet grek nuk mundi
    ta bėjė tė mundur gjatė katėr muajve tė fundit”.

    Janullatos shkon nė Athinė tė paktėn njė herė nė muaj
    por kjo vizitė ishte e potershme sepse mbas marrjes sė
    shtetėsisė shqiptare dhe arritjes sė pėrhershmėrisė sė
    qėndrimit tė tij nė Shqipėri, ardhja me zhurmė dhe
    lavdi nė Athinė i vuri vulėn pranimit universal tė
    figurės sė imzot Anastasios nė Greqi. Gjatė takimeve
    me tė gjitha personalitet e larta politike, kishtare
    dhe diplomatike tė shtetit fqinj, dhe gjatė dekorimeve
    tė shumta nga institucione shtetėrore dhe kishtare
    greke, u thanė plot fjalė tė ėmbėla me termat e dalė
    boje tė Janullatosit mbi “paqen e pėrbotshme” dhe
    “bashkekzistencėn paqėsore” Por nuk doli asnjė fjalė
    nė sipėrfaqe pėr mė shumė se gjysmėn e anėtarėve tė
    Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, tė cilėt
    jetojnė nė Greqi “nėn thundrėn e pėrdhunės”, tė
    privuar nga e drejta e meshimit nė gjuhėn e tyre, gjė
    qė emigrantėt e kombėsive tė tjera e kanė tė
    praktikuar pėr vite tė tėra tashmė nė shtetin fqinj.

    Lidhja Ortodokse “Shėn Asti”

    Nė vitin 1993 shkuam nė Tiranė dhe i kėrkuam zotit
    Janullatos qė tė ndėrhyjė pėr hapjen e njė kishe nė
    gjuhėn shqipe nė Athinė, ashtu siē bėhet dhe nė
    arabisht, koptisht, sllavisht, etj., po nė Athinė.
    “Nuk kam asnjė kundėrshtim, na tha, por nuk mund ta
    kėrkoj unė. Duhet qė mė parė tė paraprijė vizita ime
    protokollare nė Kishėn e Greqisė”. Ne e njohim mirė
    misionin dhe karakterin e zotit Janullatos dhe nuk
    prisnim qė tė na thoshte tė vėrtetėn por duke ditur se
    ai ishte ato vite nė njė pozitė delikate nė Tiranė,
    menduam se nė qoftė se shtrėngohej disi, edhe mund
    t’ia kėrkonte kėtė tė drejtė qeverisė greke. Kaluan
    vite dhe ēėshtja u gropos.

    Ēėshtja e tė drejtave fetare tė emigrantėve nuk ėshtė
    pėrmendur gjatė kėtyre dhjetė vjetėve dhe kjo ka
    arsyet e veta. Ata shqiptarė qė pėrfaqėsojnė ēėshtjet
    e emigracionit shqiptar nė Greqi rėndom mbėshteten dhe
    vihen nė kėmbė nga organizmat e Partisė sė Koalicionit
    tė Majtė, tė cilėt si tė gjithė bashkėfetarėt e tyre
    komunistė kanė njė alergji instiktive ndaj tė drejtave
    fetare tė emigrantėve nė Greqi. Qeveritė tona tė
    kėtyre dhjetė vjetėve e kanė ngritur zėrin pėr ēėshtje
    madhore dhe jo pėr “vogėlsira” qė iu pėrkasin
    priftėrinjve. Ndėrsa autoqefalistat, tė cilit kishin
    tapitė kishtare tė Peshkop Nolit, e patėn pothuaj tė
    vėshtirė tė zbrisnin nga qielli i idealizmės poshtė nė
    truallin e fakteve dhe tė problemeve reale qė lindėn
    me zbarkimin e Janullatosit nė Tiranė.

    Nė vitin 1999, mbasi Kryepeshkopi Anastasios nuk
    kishte ndėrmend tė ndėrmerrte asgjė pėrpjekje nga ēka
    kanonet e kishės mėtonin nga ai, u themelua nė Athinė
    Lidhja e Shqiptarėve tė Krishterė Ortodoksė nė Greqi
    “Shėn Asti”, e cila u njoh nga gjykata e Athinės dhe
    mori lejen nga Kryepeshkopi Kristodhulos pėr tė hapur
    njė kishė nė gjuhėn shqipe pėr nevojat e emigrantėve
    nė Athinė.

    Kryepeshkopi Anastasios jo vetėm qė nuk pranoi tė
    bashkėpunojė me Lidhjen, i cila i kėrkoi bekimin disa
    herė, por kur pa se shoqata po zgjerohej dhe po
    fitonte terren tė qėndrueshėn nė Athinė, me veprimtari
    serioze, me kurse falas nė shqip, greqisht e anglisht
    dhe me programe tė pasura kulturore pėr tė gjithė
    emigrantėt, udhėtoi urgjent pėr nė patridhė dhe
    ndėrmori njė luftė tė hapur kundėr grupit tė teologėve
    shqiptarė qė kishin marrė kėtė nismė. Zoti Janullatos
    kėrkoi listat e emrave tė anėtarėve tė Lidhjes, gjė qė
    shkaktoi frikė nė radhėt e anėtarėve. Pėr pasojė tė
    kėsaj lufte sistematike dhe bllokuese shoqata u
    shpėrbė nė mars 2000. Autori i kėtij shkrimi pati
    pėrgjegjėsinė tė ishte dėshmimtar i atyre ngjarjeve.

    A ėshtė oksimor fakti qė Kryepeshkopi i Athinės
    vendosi tė organizojė njė famulli me meshė nė gjuhėn
    shqipe nė Athinė, ndėrsa Kryepshkopi i Shqipėrisė e
    ndaloi? A do ta bėnte kėtė Janullatos nė qoftė se,
    larg qoftė, do tė ishte shqiptar? Ėshtė mė se e qartė
    se Kristodhuli ėshtė nacionalist, por ama ai vepron i
    pavarur si njė shtet brenda shtetit grek dhe i
    intereson njė kishė e fortė ortodokse nėn
    juridiksionin e tij dhe jo vetėm pėr brezin e tij.
    Kryepeshkopi Kristodhulos u informua me hollėsi nga
    njė komision i posaēėm i emigrantėve se shumica e
    shqiptarėve nuk ndihet lirshėm tė frekuentojė kishat
    greke dhe shumė prej tyre janė bėrė pre e feve tė
    huaja qė janė ngulur nė Athinė. Pra, Kristodhulos
    konkludoi se duke hapur njė kishė nė gjuhėn shqipe
    emigrantėt shqiptarė, fėmijėt e tė cilėve shkojnė nė
    tė njėjtat shkolla me fėmijėt grekė, do tė jenė
    moralisht mė afėr mendėsisė greke pavarėsisht nga
    identiteti i tyre kombėtar.

    Nga ana tjetėr qeveria socialiste, e cila gjoja i
    pėrkrah tė huajt, po ushtron njė praktikė tepėr tė
    suksesshme pėr te asimiluar fėmijėt e emigrantėve
    shqiptarė duke mos iu dhėnė asnjė mundėsi pėr tė
    kultivuar identitetin e prindėrve tė tyre. Dhe kjo
    politikė asimilimi arrihet duke i ndihmuar shqiptarėt
    qė tė bėhen pjesė e shoqėrisė greke, dhe jo tė
    dallohen nga ata, domethėnė tė mos trashėgojnė asnjė
    gjurmė nga origjina e tyre; dhe gjuha ėshtė pengesa
    parėsore pėr tė arritur kėtė. Por kėto pėrpjekje nuk
    do tė kenė tė njėjtat frute nėse njė kishė nė gjuhėn
    shqipe i mbledh emigrantėt dhe iu zgjon fėmijėve tė
    tyre ndjenjėn e origjinės, gjė qė shkolla greke
    pėrpiqet t’a ērrėnjosė. Ja pse Janullatosi i shpalli
    luftė Lidhjes Ortodokse dhe u acarua edhe mė keq me
    Kristodhulosin; nė fakt ai bėri atė qė iu diktua nga
    lart.

    Kur nuk kemi meshė shqip nė Sarandė, mund tė kemi nė
    Athinė?

    Nė qytetin e Sarandės, ku ndalohet gjuha shqipe nė
    Kishėn e Shėn Harallambit kėto dhjetė vjet, Anastasios
    shkon dhe kėndon njė herė nė vit diēka nė shqip pėr tė
    na mbyllur gojėn neve dhe pėr t’iu hedhur hi syve
    atyre qė kanė rėnė nė dashuri me tė katėrta me tė. Tė
    njėjtėn taktikė demagogjike bėri edhe kėto ditė nė
    Athinė. Duke kėnduar diēka nė shqip me shpurėn
    shqiptaro-greke qė e shoqėronte nga Shqipėria, e
    mbylli edhe pėr dhjetė vjet tė tjera kapitullin e
    ortodoksėve shqiptarė nė Greqi. Dhurata qė Anastasios
    i solli Kristodhulos nga Shqipėria ishte njė ikonė e
    Shėn Kozmait, pikturuar me shkronja greke nga tė rinj
    shqiptarė. Nė fjalėn e tij Kristodhuli e ēmoi punėn e
    Shėn Kozmait nė Shqipėri si “ndriēues i kombit” (I
    kujt kombi?).

    Por nė qoftė se kryeurata Janullatos ėshtė me tė
    vėrtetė i dėrguar i Kishės sė Krishtit dhe jo i
    Ministrisė sė Jashtme tė Greqisė nė Tiranė, tashmė
    atij i ka ardhur rasti tė na pėrgėnjeshtrojė tė
    gjithėve sa e akuzojmė pėr punė jo kishtare nė
    Shqipėri duke sendėrtuar programin ortodoks tė Lidhjes
    “Shėn Asti”, tė cilėn e pėrndoqi dhe e shfarosi. Ai ka
    nė dorė sot tė caktojė njerėzit e tij ta bėjnė kėtė
    punė kishtare se ndoshta themeluesit dhe drejtuesit e
    Lidhjes nuk ishin tė pėrshtatshėm; krahas tė tjerave
    ata punonin pa mbėshtetje dhe pa rrogė. Dhe pėr tė
    kėrkuar tė drejtat kishtare tė emigrantėve shqiptarė
    ortodoksė nė Greqi Kryepeshkopi i Shqipėrisė i ka tė
    gjitha tė drejtat, dhėnė nga kanonet e Kishės
    Ortodokse dhe nga reputacioni absolut qė ai ka krijuar
    nė shoqėrinė greke, pėr arsye tė misionit tė tij tė
    suksesshėm politik nė vendin fqinj.

    Janullatosi ėshtė kandidat pėr ēmimin Nobel pėr Paqe
    2001. Referati i mbajtur gjatė kėsaj vizite
    protokollare nė Akademinė e Athinės “Myslymanėt dhe tė
    krishterėt nė Europė” ėshtė njė orvajtje tjetėr pėr tė
    justifikuar kandidaturėn e tij pėr Nobel, por nė qoftė
    se ai i beson kėto me tė cilat po na ēan veshėt pėr
    dhjetė vjet, pėrse nuk kėrkon nga qeveria dhe kisha
    greke t’iu lejojnė emigrantėve shqiptarė tė besimit
    myslyman tė ushtrojnė besimin e tyre nė trajtėn e
    adhurimit fetar nė Greqi?

    A ėshtė varėsia e Janullatosit nga Ministria e Jashtme
    e Greqisė e vetmja arsye qė nuk e lejon tė
    pozicionohet nė lidhje me problemin kishtar tė
    emigrantėve shqiptarė nė Greqi? Pėrse Anastasios
    ngurron tė flasė hapur pėr kėtė ēėshtje dhe tė marrė
    pjesė nė dialogun qė ka filluar nė shtyp dhe tė
    vendosė pėr njė ēėshtje kaq serioze pėr tė ardhmen e
    tė dy vendeve? Nė qoftė se kjo ēėshtje merr zgjidhje
    ortodokse ajo i jep dorėn fanarjotit Janullatos pėr tė
    dalur nga terri ku e ka ēuar natyra e tij mafioze
    gjatė kėtyre dhjetė vjetėve.

    Veprimtaria e Janullatosit nė Shqipėri ėshtė
    pėrshkruar disa herė me fakte tė papėrgėnjeshtruara nė
    faqet e kėsaj gazete. Madje nuk duhen shumė mend pėr
    tė shquar se roli i Anastasios nė Shqipėri ka qenė dhe
    mbetet kryekėput politik, dhe bile i njė politike tė
    paskrupullt dhe dėmprurėse pėr tė dy popujt.
    Janullatosi vazhdon tė abuzojė pa drojtje me varfėrinė
    e shqiptarėve, me mendjengushtėsinė e grekėve pėrsa i
    pėrket konceptit tė tjetrit, dhe me mungesėn e
    gjykimit tė shėndoshė tė shumicės dėrrmuese tė
    anėtarėve tė kishės ortodokse nė Greqi, tė cilėve nuk
    iu ėshtė dhėnė rasti akoma pėr t’u ēliruar nga
    idiotizmi masiv i etnofetarisė sė tyre. Si rrjedhojė e
    kėsaj taktike tė vetėdijshme dhe afatgjate imzot
    Janullatos po abuzon me misteret e Kishės Ortodokse
    dhe i tillė do tė mbetet pėr ne, pavarėsisht se “37
    akademikė grekė dhe 13 shqiptarė tė shquar” (sipas
    shtypit grek) e kanė propozuar pėr ēmimin Nobel.

    Kush nga ne e do Janullatosin si tė tillė dhe pėrse?

    Sot nuk janė tė paktė ata shqiptarė qė nuk mund ta
    parafytyrojnė jetėn nė njė vend “tė mallkuar si yni”,
    pa praninė e njė shenjti pėr sė gjalli si “Kryepiskopi
    Anastas”, qė edhe nė qoftė se nuk ekzistonte duhet ta
    kishim shpikur.

    Sipas mendimit tim ka disa arsye qė shpjegojnė
    triumfin e Janullatosit nė Shqipėri. Nuk ėshtė vetėm
    dinakėria dhe pandershmėria e tij e ndėrthurur me
    nevojėn e politikės greke pėr tė krijuar njė
    figurė-instrument tė tillė nė Ballkan. Arsyeja
    kryesore ėshtė indiferenca e shqiptarėve ndaj fesė,
    mosnjohja e rolit dhe influencės sė saj tė
    pashmangshme nė kulturė dhe politikė dhe sidomos
    injoranca qė na trashėguan pėr sa i pėrket mėsimit tė
    historisė sonė.

    Janullatosi mbėshtetet gjithashtu dhe nga njė akraba
    intelektualėsh nė Tiranė tė cilėt besojnė se janė
    lindur tė ē’rrėnjosin mendimin e kalbur tė kritikės
    kulturore dhe politike nė Shqipėri. Megjithėse
    luftojnė me zell mesianik pėr tė kthyer lumin mbrapa,
    edhe kėta bandillė janė produkt i sė njėjtės shkollė.
    Kėtyre iu intereson ta mbrojnė Janullatosin sepse
    kėshtu duan tė dėshmojnė se nuk janė gatuar prej
    brumit tė vjetėr. Pastaj mendja e tyre e thellė dhe
    largpamėse nuk merret me thėrrime si “prifti
    Janullatos”. Pėr mė tepėr me kėtė petk tė njeriut “tė
    sė nesėrmes” kėta zotėrinj e kanė mė tė lehtė pėr tė
    dalė e pėr tė sharė vetveten nėpėr simpoziume nė
    Europė e gjetkė. Pra, nė Tiranė bėhen aleanca
    ideologjish ku i vetmi fitues ėshtė Janullatosi.

    Varfėria e politikanėve tanė ka mėkatet e saj. Ndoshta
    njė ditė do tė ēuditemi kur tė mėsojmė numrin e saktė
    tė fėmijėve tė politikanėve shqiptarė qė studjojnė me
    bursa nga qeveria greke dhe shoqata “Miqtė e vjetėr tė
    Krepeshkopit Anastasios” nė Greqi. Unė njoh disa prej
    tyre.

    Njė shkak qė ka ndihmuar shumė Janullatosin pėr tė
    patur sukses ėshtė mungesa e njė komuniteti tė
    organizuar ortodoks jashtė Shqipėrisė, me zė dhe me
    jetė kishtare e kulturore. Sado qė tė pėrpiqemi ne tė
    zmadhojmė qėnjen e Peshkopatės shqiptare nė Amerikė, e
    vėrteta ėshtė se ajo nuk ekziston ashtu siē e
    paraqesim ne. Ēfarė ėshtė peshkopata jonė po t’i
    heqėsh Fan Nolin? Por a mund tė jetojė njė kishė vetėm
    me tė kaluarėn? Ajo sot ėshtė pa peshkop, pa njė prift
    teolog nė krye tė saj, pa botime, me kisha gjysmė tė
    vdekura qė po mbyllen njėra pas tjetrės, pa plane
    konkrete pėr tė hapur kisha tė reja pėr emigrantėt e
    ardhur rishtaz dhe pa teologė laikė qė tė njohin tė dy
    gjuhėt dhe t’u vijnė nė ndihmė emigrantėve (i vetmi
    teolog ortodoks shqiptaro-amerikan qė mėsoi gjuhėn
    shqipe, mundi tė sigurojė punė vetėm nė njė
    institucion protestant).

    Dhe arsyeja tjetėr, siē e kemi theksuar, ėshtė mungesa
    e mendimit teologjik nė Shqipėri. Nuk mund tė zgjidhet
    problemi kishtar dhe kombėtar i KOASh-it me
    karagjozllėqet e autofeqalistave. Po t’iu heqėsh edhe
    kėtyre qyqeve fanolizmin (Se ku dallohet fanolizmi nga
    studimet noliane ėshtė temė mė vete) dhe
    antihelenizmin ēfarė do t’iu mbetet tė gjorėve?

    Personalisht i pėrkas atij brezi qė pėr tė shikuar
    drejt sė ardhmes sė Shqipėrisė nuk e gėnjen veten me
    pėrrallat e tė shkuarės sė lavdishme dhe nuk ėshtė
    pushtuar nga histeria e nacionalizmit anakronik.
    Gjithashtu brezi ynė nuk i bie vajtueshėm fyellit tė
    shqiptarizmit mbi rrėnojat e historisė dhe as beson se
    importimi i idhujve do ta mbushė zbrazėtirėn qė na
    krijoi nė mendje dhe nė shpirt e kaluara komuniste.
    Nuk pres nga Janullatosi qė tė pendohet se “nė Ferr
    nuk ka pendim”, por shpresoj dhe lutem qė njerėzit qė
    janė vetėthirrur tė na prijnė nė politikė dhe nė
    kulturė kėto vite tė vėshtira, tė jenė dhe ata tė
    vetėdijshėm se procesi i demokratizimit dhe
    ndėrgjegjėsimit tė shoqėrisė shqiptare, nė rastin e
    KOASh-it shkon me hapa tė shpejtė mbrapa, pavarėsisht
    se Janullatosi e merr apo jo ēmimin Nobel.

    Fatmir Cici

  18. #18
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Legjitimiteti i Anastas Janullatosit

    Foti Cici nuk ngurron te veje ne dyshim te gjithe karrieren klerike te Imzot Anastasit, por nga ana tjeter nuk thote asgje konkrete se ku, ne cfare konkretisht edhe si ne paska qene anti-kanonike veshja Episkop e Jaullatosit; edhe me vone, ne cfare konteksti na qenka po jo-kanonike fronezimi i tij si Kryepiskop i Shqiperise?

    Sic jam munduar te paraqese ne pikat e mia, qe me duhet te theksoj se te gjitha jane verejtje te mia personale, e aq me teper spontane, pra jo frut i nje studimi me serioz e me zyrtar qe kerkohet ne keto raste, situata e paraqitur ne Kishen Ortodokse Shqiptare te pas 90-tes eshte nje situate Ekonomike, ngjashmerisht me ate te Amerikes, Foti diku ne tekstet e mespierme e quan ekonomike funksionin (normalisht jo-kanonik) si epsikop, te At. Arthur Liolinit, pasi ai eshte i martuar.[/b]

    Termi Ekonomi ne Kishen ortodokse shpreh teologjikisht edhe kanonikisht, shmangien qe behet me vendimin e Kishes prej nje Rregulli, Disipline, Kanoni apo Statuti Kishtar, per arsye pamundesie, edhe zevendesimin e tyre respektivisht me nje mundesi tjeter me te pranueshme.

    Keshtu, situata e Orotodoksise shqiptare te pas 90-tes e kish te pamundur vetevendosjen, pasi ajo jo vetem qe nuk kishte asnje autoritet Kishtar, pervec disa prifterinjve, por nuk kishte me as nje sinod te vetin, asnje episkop. Keshtu qe detyrimisht AUTOQEFALIA SHQIPTARE edhe pse ende e gjalle ne leter, ishte praktikisht e vdekur, jo funksionale.

    Ne te tilla raste "Jashtezakonshmerie", zakonisht nderhyjne Kishat motra me te aferta ne tradite, histori, natyre, gjeografi edhe Hierarki, te cilat padyshim, sic e pranon edhe vete Foti, kane qene Kishat ajo greke, edhe hierarkisht, Patrikana e Kostandinopojes.

    Vete fakti, qe Foti me te vertete pranon, se At. Artur Liolini, i kerkon presidentit Ramiz Alia qe te lejoje nje eksark nga Patrikana, verteten kanonicitetin e ardhjes se Janullatosit ne Shqiperi, edhe detyrimin shpirteror e kanonik te saj, per te mbikeqyryr ceshtjen Shqiptare deri ne Rringjallje te Ortodoksise se saj.
    Them jo me kot Rringjallje, pasi nder te gjithe keto vite, Anastas Janullatosi nuk ka kryesuar ndonje Kishe pa emer, as nje Kishe greke, as nje Kishe Vorio-Epiriote, as ndonje Kishe minoritare - por fakti qe dime te gjithe eshte se ka drejtuar zyrtarisht - KISHEN ORTODOKSE AUTOQEFALE TE SHQIPERISE, nje tregues i qarte, nje fakt i gjalle, qe misioni i tij ne Shqiperi ka patur gjithnje vetem nje natyre: Rringjallja edhe rifunksionimi i Autoqefalise se Kishes tashme Autoqefale shqiptare!

    Statuti i 1950 lejon ose toleron drejtimin e Kishes nga nje i huaj (ndoshta ka qene kjo providenca e fundit hyjnore e Zotit Krisht, para periudhes se shkaterrimit te Kishave ne 67, per rindertimin e saj pas 90-tes), sidoqofte interpretimi, e verteta qendron se ai Statut eshte ne fuqi, edhe fakti qe u hartua nen mbikeqyrjen e nje sistemi anti-fetar, nuk e zhvlefteson dot ate, pasi eshte pranuar zyrtarisht nga Kisha ortodokse e asaj kohe.

    Fronezimi i Janullatosit Kryepiskop nuk ka se si te jete jo kanonik, kur nuk ka asnje Sinod shqiptar, e asnje Episkop, as jashte Shqiperise, por ajo ishte nje zgjedhje e dyaneshme:

    1) nga njera ane ishte rezultat i natyrshem i veprimtarise se tij, meqe filloi te njihej me mundesite edhe realitetin shqiptar, duke patur bekimin e Sinodit te Patrikanes.

    2) se dyti, ishte edhe perzgjedhja edhe pranimi qe i beri Janullatosit, populli besimtar ortodoks ne Shqiperi, ku sic e thekson edhe vete Foti, nder perkrahesit ishin [u]jo vetem i nderuari Dhimiter Beduli (me te vertete keshilltari edhe dore e djathte e Dhespotit), por kane qene te gjithe priferinjte e para 67-tes, qe ishin ende gjalle, si edhe te afermit e familjes se ish Kryepsikopeve te autoqefalise, si nga familja e Imzot Kristofor Kisit, po ashtu edhe nga Irine Banushi, Xhuvanet etj.

    A ka kanonicitet me te madh se ky, ne nje kohe kur efektshmeria e Statusit vet, ishte pa jete?

    3) Ajo qe i ve vulen, pasi e vertetoi edhe rezultati kohor i veprimatrise se Janullatosit, ishte edhe pranimi qe i beri At. Artur Liolini, se fundmi, me shprehjen e famshme se: Edhe vete Noli, po te kishte qene gjalle, do te kishte qene mik me Janullatosin!


    Ku qendron pra jo-kanoniciteti i titullit te Janullatosit, ne mos vete konfuzionin, pse jo dashakeqesise, se vete Foti Cicit?


    Ajo per cka Cici kritikon Imzot Janullatosin, sado qe te kene ndonje hije, qofte edhe hije te vertete nga pas, as qe nuk krahasohet me ate qe eshte bere, me rezultatet e deritanishme, te cilat Cici, i nenpranon ne nenheshtje, ne nenmohim te mirenjohjes se pashmangshme qe duhet te kete gjithkush, duke shfaqur keshtu mosmirenjohjen tipike te njerit te lindur ne nje mentalitet te kuq!


    Rezultatet madhore flasin per:

    1) Ringritje Kishash, te domosdoshme per jeten autoqefale te Kishes.

    (shih per ironi se si e sa ankohet At Nikolla Kavaja, sekretar i te cilit eshte Cici, se mungesa e nje ndertese-Kishe, ia ben te pamundur ekzistencen reale te qellimit te tyre!)

    2) Ringritje Institucionesh me nje kujdes e hijeshi perkatese per to.

    3) Veshje prifterinjsh, foti vete pohon mbi 120 te tille, shqiptare!

    4) Riaktivizimin e Kishes si nje insitutcion fetar, por edhe shoqeror e edukativ, me kopshte, shkolla, inefrieri, qendra baimrese etj

    5) Shkolla teologjike qe do nxjerre klerin edhe katikumenet e nevojshem.

    foti ndoshta mendon se perparesi ka 100% cilesia mesimore, ndersa nuk kupton se rendesia paresore eshte se pari ndertimi, hapja, edhe ne fund te fundit nje cilesi modeste e mesimdhenies (nuk eshte universitet) ne te.

    Une kam qene vete seminarist, edhe jam shume i kenaqur me mesimdhenien, frymen e shkolles, si kombetare ashtu edhe fetare ortodokse! Foti, nuk ka qene seminarist, e ndoshta as ka shkele ndonje here ne seminar!

    At Ilia Katre po. nqs e mbaj mend mire, kur erdhi per vizite, une kam qene aty prane. Nuk kishte shume vete, pasi edhe vizita ishte e papritur. At Ilia, i mahnitur, ose i cuditur me paraqitjen, hoqi madje edhe kepucet edhe gjesidis ambientet zbathe. Mua mu duk si shenje respekti edhe mirenjohje.

    6) Krijimi i Sinodit qe eshte edhe vula perfundimtare e Misionit apostolik shenjtor i Janullatosit.
    une nuk e kuptoj dot mospermendjen e nje kleriku si Cici te kesaj arritje te madhe.

    Mos valle per arsye personale, ambicjeje?
    Perse te mos e gjykoj keshtu, kur ai vete, vecse nje klerik i ri ne gjithshka, guxon te gjykoje te tjeret ne keto forma?

    [b]Me gjykomet qe Cici i ben atyre qe ai i quan "difekte" te karrieres se Janullatosit, une personalisht do ti kujtoja se ne baze te tyre na dalin po me difekte e probleme edhe shenjtore te Kishes.

    Vetem se fundmi, dmth shekullin e kaluar, beri buje keqtrajtimi qe iu be Nektarit te Egjines nga vete Kisha, ose njerez ne Kishe, duke e akuzuar per lloj lloj te tillash difektesh qe Cici akuzon pa baza e seriozitet kleriku, Imzot Janullatosin. Por ato nuk jane hic fakte, per me teper qe jane komente te padenja subjektive!a
    Ku ka simbolike shqiptare me te madhe se keto arritje qe i kam cilesuar me siper?

    Kisha Ortodokse, si cdo Kishe, eshte edhe do jete gjithnje, nje Kishe ne procese, pergjate te cilave hasen edhe probleme, te cilat kurresesi nuk mund ti japin ndonje ngjyrim te pergjitheshmes se rezultateve te misionit apostolik te Janullatosit ne Shqiperi!

    Edhe Cici e ka gabim kur shprehet se Kisha nuk lavderon njerez per se gjalli! Kisha nuk kanonizon njerez ne shenjtore perse gjalli, por kjo nuk e ndalon te lavderoje shenjterisht veprimtarine e nje Kleriku qe ecen shenjterisht!

  19. #19
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Postuar mė parė nga shendelli
    O klod ti je nje i zhgemyer qe i bie ne nje vrime ter kohen dhe je gjithmon ne gjendje tu pergjigjesh gjerave me pergjigje pa lidhje. Me mua nuk ke folur kurr me pare dhe as qe kam dashur se te kam ndjekur se si bisedon. Nese vertet e mban veten per te krishter mos thuaj Foti por At Foti. Dhe po deshe mos mu kunderpergjigj me mua sepse pas kaq kohesh qe te vezhgoj kam arritur ne perfundimin se nuk ja vlen te diskutoj me ty sepse asgje pemedhenese nuk ka per te dal. Edhe nje gje tjeter ste ben te krishter te qenit ne mbrojtje te nje njeriu qe perpiqet te te udheheqi kur as gjuhen e memes tende se di. Sa per kurajon e qe e kishe fjalen une kam aq force sa ta shoh te verteten ne sy. Mbase shume shpjet do te te bjere rasti te me njohesh dhe nga afer!

    Sic e sheh shendelli, keto jane llojet e pergjigjeve te tua. Ato jane reagime inefriore te atyre qe duan te gjejne rehati ne mendimet se kane te drejte, por duke mos qene ne gjendje te argumentohen, fillojne e kundrasulmojne me komente te tipit "...je ne gjendje tu pergjigjesh gjerave gjithnje pa lidhje"

    Kush ma thote mua kete gje? Ti?

    Sa per dijeni shendelli, ti nuk ke treguar asnjehere ne kete forum, se sa je ti i interesuar per ortodoksine, sa di e cfare aspiron. Une te pakten jam perpjeke te beje dicka!

    Ti, na sjell nje artikull, qe nuk eshte fare kontributi yt, edhe per me teper, qe jam i sigurte se ti nuk ke ditur as te besh analiza te atij artikulli, por je perqendruar vetem ne frazat ku sulmohet Janullatosi, pasi fetaria jote (nqs je ortodoks) eshte e perkufizuar ne caqet e natyrave jo fetare te fese, dmth ne caqe te jashteme politike apo nacionale, ku metri yt per ket jane njerez qe vete jane te dyshimte per gjithshka, edhe qe ti nuk i njeh hic, si Foti Cici (nuk kam perse ta therras At Foti, pasi nuk e di ne eshte i tille me te vertete), Sejfi Protopapa etj.

    Ndersa une po te sjell pervoja personale, qe sidoqofte, edhe ne qofshin diku te gabuara apo te caluara, ato jane pervoja personale drejtpersedrejti me Kishen, Janullatosin edhe tipat si puna juaj.

    Se fundmi, nqs ti je ne gjendje te na tregosh ndonje analize tenden, ec e debatojme sebashku, te shohim se deri ku shkon. Apo me "nuk debaton me mua" do te tregosh se ngaqe nuk je ne gjendje per nje gje te tille, i ve kapak me ate se nuk ke deshire?

    Shkrimi i Foti cicit ka shume mangesi, edhe per me shume nuk i ka hije nje kleriku!

    Nuk do shume mend, ne nje vend ish komunist si shqiperia, ka shume vete qe dine ta perdorin armen e armiqesise (se kombit, partise etj) per interesa personale!

    Ta dish fare mire, edhe po te jesh ortodoks, ka shume te ngjare qe ti takosh atyre personave qe kam pare une, qe gjysma e fisit "hane e pine" tek Janullatosi, ndersa pjesa tjeter shan prapa shpine.

    Ndersa une jo. Kurre nuk kam patur ndonje interes vetiak te mbashtes si person Janullatosin, madje as te miren nuk ia kam pare mbeshtetjes se tij, vec ketyre sherreve edhe ofezave!

  20. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    shihe edhe kete genjeshtren tjeter te Fatmir Cicit!

    Fatmiri Cici pretendon se Dhespot Janullatosi ka veshur mbi 120 prifterinj shqiptare, te gjithe te martuar, me demek se Janullatosi ka probleme me ata qe duan te behen iero-monake, dmth priferinj te pamartuar, se rrjedhimisht keta do te behen kanditate per tituj Episkopale.


    Kjo gje nuk eshte fare e vertete, per me teper eshte nje genjeshter djallezore e mirefillte me qellime perfoljeje neper popull

    (1) Imzot At Joan Pelushi:

    (mendim personal) Fenomeni i Ortodoksise shqiptare te pas 90 tes por une mendoj edhe para 67.
    Joan Pelushi, mesuesi edhe miku im, me aq sa kam pare edhe njoh une jeten ne pergjithesi edhe Kishen ne vecanti, eshte i vetmi kandidat i afte, i cili do te mund te behej nje rrezik titullar drejtpersedrejti me Janullatosin.

    Megjithate, At Joani ka mese 10 vjete qe bashkepunon drejtpersedrejti me Kishen shqiptare, qe me mbarimin e studimeve te tij ne Amerike, edhe Janullatosi, do te mund te thuhej, e kaloi neper te gjitha gredat edhe hierarkite, qe nga drejtor i seminarit, e deri ne te gjitha shkallat e hierarkise klerikale, e sot edhe bashketitullar me Janullatosin si Mitropolit i Korces edhe anetar i barabarte i sinodit!

    Shembuj te tjere ka plot, qe une i di drejtpersedrejti:

    Imzot Janullatosi, At Efremi, At Theologu, At Justini pa pushim na benin thirrje neve te rinjve qe ne te mendonim per te ardhmen e Kishes, dmth qe te meditonim mbi mundesite e te berit iero-monake.

    Keshtu qe kush e mendoi edhe peshoi ate gje, sot eshte bere! Kemi At Dhimitrin nga Korca, mesa kam degjuar me duket se eshte bere edhe nje shok i imi i Seminarit, At Andoni edhe Imanuel Lusha.

    Mua me jane drejtuar disa here per kete gje, ndersa une duke menduar gjate per shume gjera, kam menduar edhe ende mendoj se jo! Nuk besoj se do te me duhet te them arsyet personale se perse?

    Ajo qe ka rendesi, eshte se ofertat jane bere, madje aq shpesh, saqe disa studente teologjie te derguar ne Greqi, do te ankoheshin ndonjehere se u dukej se trusnia per tu bere iero-monake ishte me shume sec duhej!

    *********

    Meqe ra fjala per At Theologun, At Justinin....

    a i shkon nje kleriku (nqs Foti eshte) te shprehet per figura prifterore si Justini me "i zymti Justin", ndersa per At Theologun me "mendjelehti"..?

    Te dy keta klerike kane bere per krishterimin ne Shqiperi, ndoshta sa nuk eshte bere per dekada te tera ne Ortodoksine e para 67-tes!

Faqja 1 prej 13 12311 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 09:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •