Close
Faqja 23 prej 26 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 259
  1. #221
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    24
    Kerkesa nuk ishte e gabuar, ama kushti qe u vu ishte qe patjeter Foti Cici te ishte bariu i kesaj kishe. Nga sa kam degjuar Janullatosi nuk pranoi dhe une mendoj se me te drejte. Nese ti do te behesh klerik nuk mund t'i vesh kushte nje episkopi.
    Kjo eshte e thjeshte. Cici ne fillim ndihmon dike te ngrihet dhe pastaj e godet duke i marre vendin. Kete beri edhe ne Kanada. Ne fillim u shfaq si ndihmes dhe si psalt dhe me pas u be vete kryetari. Ti kete taktike duhet ta njohesh me mire se une.

    Te falenderoj qe hape dosjen Cici, kur ai ishte kryetar i shoqates. Vetem nuk na the se sa anetare kishte shoqata, ose me mire sa intelektuale i ishin bashkengjitur asaj.

    Gjithashtu keto dokumente shprehin nje klime perndjekjeje te Cicit nga Janullatosi. Por une mendoj se keto jane insinuata te Cicit dhe jo te verteta. Aty ti sjell vetem letra te Cicit. Aty nuk ka ndonje mallkim nga Anastasi apo ndonje dokument te shkruar qe te vertetoje ate qe do te thuash.

    Diku thuhet se u pergatit per Cicin edhe eleminimi fizik. Kjo eshte nje perralle qe nuk mund ta besoj. Nese do te ishte keshtu, Cici tani do te ishte shpallur martir. Eshte turp te akuzosh nje peshkop me reputacion nderkombetar qe kerkon te vrase Cicin. Kjo eshte pikerisht ajo qe doni te beni ju, ta ktheni Cicin nga perndjekes ne te perndjekur. Nga predator ne viktime. Po viktima ketu eshte vetem Janullatosi, se pari eshte viktime e genjeshtrave te Cicit dhe se dyti viktime e reklames negative qe Cici i ben ne shtypin shqiptar ne artikujt e firmosur prej tij, fatkeqesisht dhe jashte kuptimit te parashteses: "At".

    Edhe une neser mund te shkruaj nje leter me nja dy firma (sot ka shume njerez qe jane gati te firmosin) te nja dy pseudoteologeve qe mund te kene rezerva ndaj Anastasit, dhe te them qe Anastasi do te me vrase. Po kjo se ben aspak vrases ate.

    Me shpjego nje gje. Shqiptaret ortodokse njohin nje Anastas tjeter, ndryshe nga ai qe paraqisni ju. Opinioni nderkombetar njeh nje Anastas tjeter, ndryshe nga ai qe paraqisni ju. Te gjithe njohin nje Anastas tjeter, ndryshe nga ai qe paraqisni ju. Dhe pas ketyre ju doni te na mbushni mendjen se i vetmi njeri ne bote qe e njihka me te vertete Janullatosin na qenka At Foti Cici. Ja pra, ky eshte fakti i vetem qe e ben te pabesueshem Fotin, shoqaten e tij dhe letrat e tij.

    Sikur te gjitha letrat qe ka shkruajtur Foti deri me sot te sjellesh ne Forum, ato nuk mund ta erresojne aspak imazhin shpirteror te Janullatosit. Dhe as nuk mund te bindin njeri mbi negativitetin e Janullatosit.

    Fakti qe Cici nuk qe i zoti fitonte zemren Janullatosit nuk e ben Janullatosin vrases apo njeri qe do te digjet ne ferr, sic para se te behej prift ishte shprehur Cici. Cici ka aq shume problem, sa jo vetem qe e ndjen veten me lart se Janullatosi, por ndoshta e ndjen veten edhe me lart se i Larti duke firmosur dekretin e denimit te Janullatosit, dhe duke marre keshtu te drejten ekskluzive te gjykatesit te shpirterave. Mohoje kete po deshe.
    Faktuesi qe fakton te verteten.
    faktuesi@yahoo.com

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Citim Postuar mė parė nga Faktuesi
    Kjo eshte e thjeshte. Cici ne fillim ndihmon dike te ngrihet dhe pastaj e godet duke i marre vendin. Kete beri edhe ne Kanada. Ne fillim u shfaq si ndihmes dhe si psalt dhe me pas u be vete kryetari. Ti kete taktike duhet ta njohesh me mire se une.
    Sigurisht qė e di mė mirė se ti. Sepse "kryetari" u zgjodh kur At Foti erdhi nga AMerika dhe se ai ishte bėrė prift i paligjshėm nga kisha e paligjshme greke e Missagės. Pra, ishte taktika e At Fotit qė e zgjidhi problemin duke i dhėnė atij fillimisht diēka, sepse Nikolla Kavaja ishte 72 vjeē, dhe me dy martesa, gjė qė nuk e lejonte tė bėhesh prift. Peshkop Serafimi tha se po tė mos ishte At FOti Cici nė Kanada, shqiptarėt do tė ishin tė pėrēarė nė tre kisha. Ndėrsa kėshtu, shqiptarėt u bashkuan dhe janė tashmė nė njėkishė, dhe prift u bė ai qė kishte studjuar teologji dhe nuk kishte pengesa si Nikolla, i cili nuk kishte studjuar teologji, dhe kishte madje martesė tė dytė me njė grua jo ortodokse. Por juve tė Janullatosit nuk ju interesojnė kėto sesa pushteti qė pėrpiqemi tė mbani me dhėmbė nė Tiranė.
    Mos asocio emrin tim me mua e me gjininė e sfurqėve...
    EKUILIBĖR!

  3. #223
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Citim Postuar mė parė nga Faktuesi
    Te falenderoj qe hape dosjen Cici, kur ai ishte kryetar i shoqates. Vetem nuk na the se sa anetare kishte shoqata, ose me mire sa intelektuale i ishin bashkengjitur asaj. .

    Nga fotografitė qė kam parė ishin me dhjetėra vetė nė aktivitetet e shoqatės. TI nga programi i shoqatės mund tė shohesh se ka qenė tė paktėn 50 vetė, sepse mbaheshin kurse nė tre gjuhė, dhe kumtesa nga personalitete tė emigracionit shqiptar, si Aristidh Kolja e Gazmend Kapllani, etj.
    Mos asocio emrin tim me mua e me gjininė e sfurqėve...
    EKUILIBĖR!

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    [QUOTE=Faktuesi]Me shpjego nje gje. Shqiptaret ortodokse njohin nje Anastas tjeter, ndryshe nga ai qe paraqisni ju. Opinioni nderkombetar njeh nje Anastas tjeter, ndryshe nga ai qe paraqisni ju. Te gjithe njohin nje Anastas tjeter, ndryshe nga ai qe paraqisni ju. [QUOTE]

    Ne nuk duam ti ndryshojmė mendjen botės se si duan tė mendojnė pėr Janullatosin. Tė mendojnė si tė kenė dėshirė. Duan ta shpallin shenjtor, le ta shpallin. Por ne kemi tė drejtė tė plotėsojmė imazhin e tij si njeri, domethėnė edhe me gabimet e tij, sepse kjo ėshtė jeta e ēdo njeriu, dhe sigurisht kemi tė drejtėn biblike tė mos ta adhurojmė, edhe sikur gjithė bota ti bjerė nė gjunjė pushtetit tė tij.
    Mos asocio emrin tim me mua e me gjininė e sfurqėve...
    EKUILIBĖR!

  5. #225
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Citim Postuar mė parė nga Faktuesi
    Sikur te gjitha letrat qe ka shkruajtur Foti deri me sot te sjellesh ne Forum, ato nuk mund ta erresojne aspak imazhin shpirteror te Janullatosit. Dhe as nuk mund te bindin njeri mbi negativitetin e Janullatosit.
    Ne nuk jemi budallenj tė besojmė se kėto qė shkruajmė ne do tė ndryshojnė pėrshtypje pėr njė njeri i cili ka krijuar njė mekanizėm tė tėre, me pėrmasa qė dalin nga Ballkani, pėr tė bėrė gjithė botėn tė besojė vetėm njėrėn anė tė tij. Por e ndjejmė si detyrim qytetar e kishtar tė themi mendimin tonė duke u bazuar nė fakte. Nė qoftė se kėto qė themi ne janė thjesht dokrra, ti do tė jepesh ndonjė mision tjetėr dhe nuk do ta gdhije nė internet, duke shpifur e duke i hapur telashe tė ardhmes sate. Sepse ti do tė jesh ai qė do ta flakesh i pari Janullatosin, kur ai tė vdesė, ndėrsa ne do tė themi edhe tė mirat e tij, por sigurisht do tė ndihemi tė qetė qė kur ishte gjallė i thamė lumit jo. Nė qoftė se ti dhe mėsuesit e tu nuk do tė frikėsoheshin nga kėto qė shkruhen, as qė do tė merreshin me ne, ashtu siē nuk janė marrė as me Nikolla Markun e Sejfi Protopapėn.
    Mos asocio emrin tim me mua e me gjininė e sfurqėve...
    EKUILIBĖR!

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Pėrderisa ti Faktues, shpif sėrish pėrsa i pėrket ēėshtjes sė NIkolla Kavajės, se pėrse e larguan shqiptarėt e Kanadasė nga prift, unė po tė jap tė pėrkthyera dokumentat e mėposhtme, tė cilat i janė dėrguar anėtarėve tė kishės nė TOronto, njohur si "dosja nikolla". Nga gjithė kjo duket se At FOti Cici, themeluesi i kishės shqiptare nė Kanada, jo vetėm qė e bėri kishėn, po i dha trajtė tė shėndoshė e kanonike, pavarėsisht nga lufta qė i bėni ju. Nga kėto letra, me tė cilat pėrgėnjeshtroheni edhe njė herė ju tė Janullatosit, duket se nuk ishte faji i At FOtit kur njė njeri qė nuk vlente pėr prift kėrkonte diēka tė tillė, dhe siē thonė tė gjithė kėtu, e bėnte pėr tė marrė dokumentat nga emigracioni. LExoni letrat.

    17 maj 2003

    I Pėrndershėm Nikolla, Krishti u Ngjall!

    Mora letrėn tėnde tė 7 majit.

    Jam i trishtuar qė nė kėto momente gjykimet tona janė tė kundėrta. Gjithėsesi problemi qėndron se ti je shuguruar prift nga njė peshkop i cili nuk njihet si peshkop kanonik. Pėrveē kėsaj, e kaluara jote ėshtė shumė e ndėrlikuar dhe ėshtė e pamundur qė unė t’i lutem Kryepeshkopit nė ShBA, qė tė mė lejojė tė tė shuguroj pėrsėri prift, sepse thjesht ai nuk ka pėr ta bėrė. Kjo ishte arsyeja qė unė nuk mundesha tė tė emėroja ty si Prift tė Shėn Astit, dhe kjo ėshtė arsyeja qė unė shugurova nė vendin tėnd At Foti Cicin.

    Pėr arsye tė vuajteve dhe vėshtirėsive tė jetės sate, tė sė kaluarės sė vėshtirė nė Shqipėri dhe tė problemeve qė ke nė Kanada, u pėrpoqa tė bėj ēka mundem pėr ty, brenda mundėsive tona. Si rrjedhojė unė tė trajtova si prift, nė njė farė mėnyre, pavarėsisht se zyrtarisht nuk mund tė tė njihja si prift. Por duke tė trajtuar ty si prift, unė kam bėrė gabim. Unė kujtoja se ti do tė punoje pėr Kishėn me bindje dhe do tė bashkėpunoje me At Fotin. Ndėrsa ti, nė vend qė tė bindesh dhe tė bashkėpunosh me At Fotin, i bėn ballė dhe e kundėrshton atė. Nė vend qė tė punosh pėr bashkimin dhe fuqizimin e duhur tė komunitetit, ti personalisht duket se dėshiron tė shkaktosh pėrēarje.

    Nė qoftė se nuk bindesh dhe nė qoftė se nuk bashkėpunon me ne, atėherė unė nuk mund tė tė pranoj mė as si psalt nė Kishėn e Shėn Astit. Atėherė jam i detyruar tė tė kėrkoj tė vishesh si laik dhe tė ulesh nė Kishė bashkė me popullin.

    Tė lutem mė thuaj nė qoftė se ke dėshirė tė punosh bashkė me At Fotin, pėr t’a bėrė kėtė Kishė Shqiptare tė fuqishme dhe tė bashkuar. Nė qoftė se bėn kthesė, unė mund t’a ndryshoj nė njė farė mėnyre kėtė gjendje. Unė e di qė ti ke vuajtur shumė gjatė jetės sate, por, tė lutem, mos i shto vetes vuajtje tė tjera me veprime tė tilla. Bėn atė qė duhet tė bėjė njė i krishterė: fal, pajtohu dhe bashkėpuno. Kjo nuk ėshtė ēėshtje autoriteti a prestigji, por ėshtė vuajtje pėr t’i shėrbyer Krishtit, nė mėnyrė qė tė ushqehet dhe tė shpėtohet grigja e tij.

    Me dashuri me Krishtin, mbetem yti,

    I padenji
    +SERAFIM
    Peshkop i Otavės dhe Kanadasė

    Pėr dijeneni
    At Foti Cici
    Kėshilli i Famullisė
    ---------------------



    I dashur At Nikolla,

    Po tė shkruaj sepse jam zhgėnjyer prej teje. Kam dėgjuar se ke prezantuar veten si prift i peshkopatės dhe si kreu i Kishės sė Shėn Astit, nė kundėrshtim me marrėveshjen tonė janarin e kaluar.

    Ne ramė dakord qė ti nuk do tė bėje gjėra tė tilla, por, pėr tė mundėsuar njohjen e Kishės, do tė shėrbeje si psalt. Gjithashtu ramė dakord se ti nuk do tė pengoje punėn e Kishės. Unė pranova se do tė tė ndihmoj me ēėshtjen e emigracionit dhe tė dhashė privilegje mė tepėr se ē’duhej tė tė jepja.

    Gjithėsesi, ne do tė vazhdojmė tė tė ndihmojmė me emigracionin, nė qoftė se ti me sjelljen tėnde na lejon tė tė ndihmojmė. Megjithatė, duke filluar qysh tani, ti nuk do tė kungohesh mė nė Altar, por nga Luga e shenjtė, si i pari midis laikėve. Kam dėgjuar se ti nuk na i ke thėnė tė gjitha hollėsitė pėr sa i pėrket sė kaluarės sate, gjė qė mė ka zhgėnjyer. Qysh tani, tė ndaloj tė vėsh kollaren e bardhė tė klerikut, as nė kishė, as nė publik. Po tė kėrkoj tė ruash ato pėr tė cilat ke rėnė dakord gjatė marrėveshjes sė janarit, pėr sa i pėrket ndihmės qė duhet t’i japėsh Kishės sė Shėn Astit. Nė qoftė se nuk bindesh, mund tė shkaktosh rėnjen e kishės dhe do tė jesh pėrgjegjės karshi Perėndisė.

    Problemet e shqiptarėve tė Torontos, pėr tė cilėt je pėrpjekur tė pėrkujdesesh me dashuri, nuk do tė zbuten nė asnjė mėnyrė me sjelljen tėnde si i pavarur dhe i pabindur. Ti do tė ndihmosh vetėm thellimin e pėrēarjes sė shqiptarėve. Si rrjedhojė, tė kėrkoj me sinqeritet tė bashkėpunosh me At Fotin dhe ta mbėshtetėsh atė, siē kemi rėnė dakord. Ne gjithashtu duam tė tė ndihmojmė edhe ty, pėr sa ėshtė e mundur. Tė lutem bashkėpuno.

    Me dashuri me Krishtin, mbetem yti,


    Peshkop Serafimi i Otavės dhe Kanadasė


    Pėr dijeni: At Foti Cici

    ----------------------

    Kryepeshkopata e Kanadasė  Kisha Ortodokse nė Amerikė

    30 gusht 2003

    Letėr drejtuar anėtarėve tė Kishės Shqiptare tė Shėn Astit, nė Toronto, dhe kujdo tjetėr

    Nga Peshkop Serafimi, mbi Nikolla Kavajėn


    Siē jeni nė dijeni, Nikolla Kavaja ėshtė prezantuar me mėnyra tė ndryshme si prift i Kishės Ortodoke. Por ai ėshtė dorėzuar si i tillė nga njė peshkop i skizmės (i vetėshpallur dhe i paligjshėm), prandaj dhe nuk mund tė njihet nga Kisha Ortodokse. Veē kėsaj, ekzistojnė dhe probleme tė tjera, tė cilat e bėjnė Nikolla Kavajėn tė papėrshtatshėm tė kualifikohet si prift ortodoks. Pavarėsisht nga tė gjitha kėto, unė jam treguar i mėshirshėm dhe kam bėrė lėshime tė mėdha, duke e njohur atė nė njė farė mėnyre dhe, mė nė fund, duke e lejuar tė paktėn si psalt. Por kjo nuk e kėnaqi zotin Kavaja. Ai ka deklaruar se do tė krijojė bashkėsinė e tij tek e cila pretendon tė bėhet kreu i saj. Por kjo gjė nuk mund tė bėhet nė Kishėn Ortodokse. Duke u sjellur siē sillet, Nikolla Kavaja e ēon vetveten, dhe kėdo qė e ndjek, jashtė kungimit tė Kishės Ortodokse.

    Jam shumė i vrarė shpirtėrisht qė Nikolla Kavaja gjatė kėsaj kohe nuk ka dashur tė sillet si njė i krishterė me modesti, dhe tė pėrpiqet kėshtu tė ruajė unitetin e Kishės. Por ama dua t’ju vė nė dijeni se, deri sa ai tė pendohet, dhe do t’i falet nė qoftė se pendohet, zoti Nikolla Kavaja e ka tė ndaluar tė kungohet nė Kishėn Ortodokse. Nė qoftė se ai hiqet si prift, ēfarėdo akti qė ai kryen nuk ka asnjė vlerė, dhe ndoshta mė keq.

    Le tė lutemi pėr tė, nė mėnyrė qė ai tė gjejė udhėn e pendesės, dhe asnjė nga besimtarėt ortodoksė tė mos gabojė nėpėrmjet tij.

    Me bekime kryebaritore dhe dashuri me Krishtin, mbetem juaji,



    + SERAFIM
    Peshkop i Otavės dhe Kanadasė
    Mos asocio emrin tim me mua e me gjininė e sfurqėve...
    EKUILIBĖR!

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Vlen tė shtoj kėtu, se pavarėsisht nga letra e Peshkop Serafimit, At Foti e lejonte Nikollėn tė vinte nė kishė e tė psalte kur i tekej. Pra, ai u respektua. Ndėrsa kur ai shkoi nė Shqipėri, ku banon tani pėrhershmėrisht, ju i ndaluat hyrjen nė kishė dhe e vutė nė karantinė si tė ishte i zgjebosur. Dhe nga ana tjetėr, shani At Fotin se pse e largoi nga teatri i tij.
    Mos asocio emrin tim me mua e me gjininė e sfurqėve...
    EKUILIBĖR!

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    24

    Teatri i Cicit

    Citim Postuar mė parė nga Sfurku
    Dhe nga ana tjetėr, shani At Fotin se pse e largoi nga teatri i tij.
    Shume mire e thua Sfurk. Foti dhe teatri i tij. Vetem ta dish ti dhe Foti qe Kisha s'eshte teater. Ty Sfurk ndoshta te pelqen roli i aktorit, ndersa Fotit, ai i regjisorit.

    Po te them nje sekret. Burimi me kryesor per te formuluar fakte kunder Cicit je ti dhe fjalet qe thua. Ti peshkohesh kaq lehte dhe pa kuptuar me ke dhene kaq informacion sa s'do te mund te me jepte asnje tjeter. Tregohu me i matur se me shume po shet sesa po blen. Kjo tregon qe nuk ke shume eksperience ne debate.

    Se dyti nuk e ke kuptuar mire. Une isha fokusuar vetem tek Foti kur thashe qe ai kur nuk pranon rolin e dyshit, por do vetem njeshin. Une nuk e permenda fare kete Kavajen, dhe as nuk e njoh mire ate. Ne qofte se ai eshte antikanonik, mire kane bere qe e kane larguar. Une u perqendrova vetem tek Foti dhe tek karakteri i tij, i cili nuk pret.

    Foti nuk e le veten ne doren e Hirit te Perendise dhe te prese te degjoje mesazhin e tij. Ai do qe ta udheheqe vete fatin e tij ne perputhje edhe me aspiratat e tij per ta shpallur veten hero dhe martir para vdekjes. Ti te gjitha pikepyetjeve te mia u pergjigje, pervec asaj te vrasjes se Fotit nga Janullatosi. Ndoshta Foti nuk ta ka diktuar kete rradhe pergjigjen, sepse eshte zene edhe ai ngushte.

    Citim Postuar mė parė nga Sfurku
    Nė qoftė se ti dhe mėsuesit e tu nuk do tė frikėsoheshin nga kėto qė shkruhen, as qė do tė merreshin me ne, ashtu siē nuk janė marrė as me Nikolla Markun e Sejfi Protopapėn.
    Per sa i perket mesazheve te mia ne Forum, te kam sqaruar edhe here tjeter, po ti ose s'mban mend ose do ta sjellesh biseden cdo here nga e para.

    Si fillim nuk jam une i pari qe po shkruaj ne internet dhe po sulmoj. Kur une u futa ne internet dhe sic ta kam thene me pare shkruajta ne search emrin e Fotit, me dolen nje sere shkrimesh te tij, ku sulmohej rende kryepeshkopi i KOASh-it dhe nje sere institucionesh te tjera te larta kishtare. Nga keto shkrime dilte se te gjithe ia fusnin kot, pervec nje njeriu inteligjent qe kishte lindur per te shpetuar situaten.

    Nuk jam une ai qe e hapa lojen e internetit, por Cici nepermjet nje fare Sokrat Dhime dhe nje Sfurku. Ti je anetar shume me i vjeter ne Forum se une.

    Nga qe kjo gje nuk m'u duk e ndershme, d.m.th. qe disa njerez anonime te shanin disa njerez te respektuar, thashe. Pse te mos futem dhe une dhe te them mendimin tim. Fundja per kete gje jane forumet. Mos te te rreje mendja se ia vlen qe per ty te rish pa gjume dhe te merren me kete pune profesora. Ju e keni formuar brenda vetes aq shume delirin e madheshtise, sa cdo gjeje i jepni ton zyrtar dhe formoni perrallen se kunder jush po stisen intriga te rrezikshme.

    Te kam thene dhe po ta perseris prape, por te lutem mos ma perserit me kete pyetje se u merzita me perseritje, se autor i shkrimeve te mia ne forum jam vete une dhe asnje tjeter, dhe kete e bej vec per hobi dhe per shtyrje kohe.

    Ti ne forum solle letra pa fund te Cicit, drejtuar primateve ortodokse te Kostandinopojes, Greqise dhe Shqiperise. E vecanta dhe njekohesisht ironia e ketij fakti qendron tek ngarja qe asnje nuk i eshte pergjigjur, apo te pakten ti nuk ke sjelle asnje pergjigje. Pse kjo heshtje? Pse asnje pergjigje?

    Ta kam thene. Kete gje e kane kuptuar shume mire te tjeret...

    Me Fotin s'ia vlen te merresh.

    Per ata qe nuk dine shume per ju, rekomandoj te lexojne artikullin:
    Fatmir Foti Cici! 67 arsye per te mos i besuar, ne adresen:

    http://www.geocities.com/faktuesi/foticici.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Faktuesi : 02-04-2004 mė 08:09
    Faktuesi qe fakton te verteten.
    faktuesi@yahoo.com

  9. #229
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Citim Postuar mė parė nga Faktuesi
    Shume mire e thua Sfurk. Foti dhe teatri i tij. Vetem ta dish ti dhe Foti qe Kisha s'eshte teater. Ty Sfurk ndoshta te pelqen roli i aktorit, ndersa Fotit, ai i regjisorit.

    Po te them nje sekret. Burimi me kryesor per te formuluar fakte kunder Cicit je ti dhe fjalet qe thua. Ti peshkohesh kaq lehte dhe pa kuptuar me ke dhene kaq informacion sa s'do te mund te me jepte asnje tjeter. Tregohu me i matur se me shume po shet sesa po blen. Kjo tregon qe nuk ke shume eksperience ne debate.

    Hej, shpifės, mos bėn sikur s'kupton! 'Teatėr', sipas dokumentave ėshtė Nikolla Kavaja, tė cilėn mėsuesit e tu e njohin shumė mirė, dhe sepse gjithė paraqitja e tij ishte teatėr, prandaj dhe e larguarn. Ti thua se shumė mirė ia bėnė, por mė parė e akuzove At Fotin se i zuri vendin. Ja se ēfarė njerėzish jeni ju. Shpifės. Nuk jua mba tė dilni me emėr nė shtyp dhe kujtoni se me bashibozukllėqe do tė ndalni fushatėn e At Cicit pėr tė informua opinioin shqiptar mbi anėn tjetėr tė Janullatosit.
    Mos asocio emrin tim me mua e me gjininė e sfurqėve...
    EKUILIBĖR!

  10. #230
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Citim Postuar mė parė nga Faktuesi
    Foti nuk e le veten ne doren e Hirit te Perendise dhe te prese te degjoje mesazhin e tij. Ai do qe ta udheheqe vete fatin e tij ne perputhje edhe me aspiratat e tij per ta shpallur veten hero dhe martir para vdekjes. Ti te gjitha pikepyetjeve te mia u pergjigje, pervec asaj te vrasjes se Fotit nga Janullatosi. Ndoshta Foti nuk ta ka diktuar kete rradhe pergjigjen, sepse eshte zene edhe ai ngushte.

    UNė solla dokumenta ndėrsaa ti sjell shpifje. Por vetėn duke iu hedhur njė sy faqeve tė fundit duket se ēfarė shpifėsi je ti. Dhe sidomos tani nė ditė kreshme. Ju jeni ata qė kryqėzuan Krishtin; hipokritėt e ēdo brezi.
    Mos asocio emrin tim me mua e me gjininė e sfurqėve...
    EKUILIBĖR!

Faqja 23 prej 26 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •