Close
Faqja 16 prej 26 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 259
  1. #151
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Une mendoj se Shendelli ka te drejte. Afirmimet se myslymanet nuk kane te drejta te perzjehen me punet e Kishes Ortodokse nuk me duken te llogjikshme.Une per vete jam ortodox 100%.Ne se vetem ortodoxet do merreshin me punet e kishes ,kjo do te thoshte ndarje, ndarja do te thoshte dhimbje dhe asnje nuk do kishte per te fituar.

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    nje web i ri: shqiptarortodoks.com

    Nje web fringo i ri; ka tre dite qe eshte hapur: www.shqiptarortodoks.com dhe www.albanianorthodox.com

  3. #153
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    ej sfurku shume interesant ky sit web une ne fakt doja te lexoja dicka per hitorine e formimit te KOASH dhe per Fan Nolin ndaj dhe u futa te faqja e historise por sic duket nga nxitimi do kene harruar te flasin per kete ndodhi te vogel

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    shkrime mbi ceshtjet ortodokse shqiptare

    Hey,

    shko tek 'shkrime mbi ceshtjet shqiptare ortodokse" per te lexuar mbi Fan Nolin dhe KOASh-in. Ka shume material.

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    24

    Ja edhe nje faqe tjeter ne internet

    E uroj Foti Cicin per faqen qe ka hapur si edhe per shkrimet armiqesore ndaj Kishes Ortodokse Meme ne Shqiperi qe s'ka harruar t'i botoje.

    At Foti!
    Eshte e natyrshme qe kur sulmon te tjeret do te sulmohesh edhe ti nga ata. Ky eshte nje mesim jete qe ju duhet ta dini.


    Kujtoj lexuesin e vemendshem te forumit se ekziston edhe nje adrese interneti me modeste ne dukje, por me objektive qe tregon anen tjeter te medaljes Cici.

    http://www.geocities.com/faktuesi/foticici.html

    A se per pak harrova. Kujtoj Sfurkun qe per vete pseudonimin qe ka te rifilloje fushaten e sharjeve per te gjitha emrat qe i vijne ne mend atij ose Fotit.


    http://www.geocities.com/faktuesi/foticici.html
    Faktuesi qe fakton te verteten.
    faktuesi@yahoo.com

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    e perse te te shaj?

    Perse te te shaj, i nderuar rrogetar i KOASH-it, kur ti nuk del me emer? Vete fshehja juaj tregon se sa te rreme jeni edhe ne fjalet tuaja kunder nje prifti. Te gjitha ato qe thoni ju per At Fotin jane pa emer, ndersa ai ka pothuaj nje vit qe po shkruan kunder jush. Dilni dhe vini nje emer tek faktet-shpifje dhe une do te arsyetoj se nuk jam budalla qe t'i shkoj nga mbrapa nje njeriu te tille. Pra, ju po e thoni hapur se ai duhet te mos shkruaje me se ju do t'a sulmoni, domethene e kercenoni? Nga ana tjeter, si ka mundesi qe njeri qe eshte armik i Kishes Meme, e cila drejtohet nga funksionare greke, eshte njekohesisht edhe armik i nacionalisteve shqiptare? Nuk e di por nuk gjej asnje shpjegim vec te vertetave qe At Cici na thote ne shkrimet e tij, se ju punoni mbrapa kraheve dhe nen rrogoz.

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    24
    Qenke bere shume pacifist, si duket akoma s'te ka ardhur urdheri per t'u hedhur ne sulm. Flet sikur nuk di gje dhe sikur e ke ndergjegjen te paster. Po nuk ishe ti ai qe e ke shkruajtur mesazhin me nr. Postimi 50 tek tema "E verteta mbi Fatmir Foti Cicin". Po te kujtoj vetem verejtjen qe te kane bere moderatoret per te kuptuar te tjeret se sa i zoti je te genjesh.


    Jua tėrheqim vėrejtjen tė gjithėve qė tė mos pėrdorni koncepte dhe gjykime tė pėrgjithshme qė do tė mund ta ofendonin personalitetin e dikujt. Secili ka tė drejtė pėr zėrin e mirė nė publik. Nėse mungojnė argumentet pėr njė gjykim tė rėnd, si psh. homoseksualizmi apo pedofilizmi i dikujt, atėherė do tė turpėrohet ai qė shkruan gjėra tė tilla. Pėr njė pohim tė tillė duhet shqyrtuar situatėn, konsideratėn etj. etj. qė janė punė tė gjyqit tė qarkut apo gjyqit mė tė lartė, prandaj, ju lutem, tė keni kujdes! Secili do tė pėrgjigjet pėr pohimet e veta (Shpresmiri)
    Se paku une nuk marr asnje rroge nga Kisha shqiptare dhe kete ta them me ndergjegje te plote je se ti do te me besosh, por sepse dua te te them qe nuk jemi njesoj.

    Une nuk kam kercenuar priftin ne fjale per te mos shkruar, por vetem i kam kujtuar se kur sulmon te tjeret eshte normale qe edhe ate ta sulmojne "ne kuptimin e kritikes".

    Foti Cici kur te ka thene qe Kisha Ortodokse e Shqiperise drejtohet nga funksionare greke te ka genjyer perseri. Sa per dijenine tende dhe te atyre qe nuk dine shume per kete fakt, organi me i larte i nje kishe ortodokse nuk eshte kryepeshkopi, por sinodi i shenjte i cili perbehet nga tre peshkope nga te cilet dy jane shqiptare, nje vendas dhe tjetri arvanitas. Vendimet merren me shumice votash dhe kryepishkopi ka vetem nje vote, ashtu sic kane edhe te tjeret.

    Duket qe nuk je objektiv ne pohimet e tua pasi nuk i studion situatat por shkon nga te udheheqin sentimentalizmat dhe thirrjet e Fotit per lufte, megjithese jo realisht pohon se:
    Dilni dhe vini nje emer tek faktet-shpifje dhe une do te arsyetoj se nuk jam budalla qe t'i shkoj nga mbrapa nje njeriu te tille.
    Por ti kete s'mund ta kuptosh pasi stili yt dhe i atyre qe t'i perfaqeson eshte te shkruajne ne gazeta akuza te pabazuara dhe te pavertetuara me prova. Ju lumte dhe vazhdoni ne kete rruge pasi jo vetem qe nuk kini per t'i arritur qellimet tuaje, por do te autodiskretitoheni ashtu sic u diskretitua edhe At Foti kur 101 personalitete ngriten zerin ne peticion kunder tij. Eshte mire qe edhe shkrimet kunder tij t'i botoni ne ndonje ndarje te sitit tuaj.

    Sa per ceshtjen e anonimatit po pres qe ta japesh ti shembullin i pari sepse ashtu sic ta kam kujtuar edhe pseudonimi qe ke vendosur t'i japesh vetes "Sfurku" te kujton skeptrin e qoftelargut.

    Te fala
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Faktuesi : 15-03-2004 mė 10:11
    Faktuesi qe fakton te verteten.
    faktuesi@yahoo.com

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    s'e kam problem

    Ti edhe dosje te shkruash, nuk mund te jesh thelbesor por une pergjigjem tek ato qe jane te reja.

    Per funksionaret greke qe ndodhen ne Shqiperi nuk me ka thene At Foti; ate e dine te gjithe shqiptaretet, pavaresisht nga interpretimet e ndryshme te tyre.

    Per emrin dhe anonimin, At Foti dhe autoqefalistat e bene te tyre se kane dale ne shtyp me emra, ndersa ju te KOASHit nuk guxoni. Ne qofte se nuk flisnit fare, kjo do te ishte per kreditin tuaj, sepse nuk do t'ia vlente te merreshit me dike qe nuk ka vlera ne ato qe thote. Por perderisa keni hapur faqe ne internet me shpifje kunder At Fotit, perderisa perpiqeni ta shkisheroni, me kerkesen e Ilia Katres drejtuar sinodit te OCA ne SHBA, kjo tregon qe e merrni parasysh. Atehere, perderisa prapaskenat tuaja u moren vesh, dilni me emer dhe pergjigjuni. Ne qofte se na i mbushet mendjen edhe ne do ta mohojme ate, por ama ta dini se nuk do t'ju vijme pas as juve. Sepse me ikjen e Janullatosit nga kjo bote ju do te kerkoni mundesi te tjera bashkepunimi.

    Sa per 101 personalitetet, ata ishin te gjithe funderina, sic e kane thene dhe drejtuesit e Forumit, pavaresisht se jane edhe kunder At Fotit. Duke filluar qe nga Myslim Islami, ish punonjes i Institutit te Studimeve Marksisite-Leniniste, e deri te ekstremistet e tjere Sherif Delvina e Petrit Bidoshi. Sepse te gjithe ata jane se pari kunder Janullaosit, pra ata i dhane shume pike shkrimeve te At FOtit, pikerisht sepse e ndane nga qendrimet e tyre ekstremiste.

    Ne qofte se jam bere pacifist, ajo duhet bere dhe duhet te gjejme forma debatuese te moderuara, ashtu sic me kane keshilluar edhe moderatoret.

    Shnet.

  9. #159
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sfurk,

    megjithe asnjanitetin qe jam perpjekur ti bej leximit te shkrimeve te At Foti Cicit, sinqerisht qe der me sot, une personalisht, nuk shoh asnje buje te vetme ne to.
    Ato jane vetem disa shkrime, ose me mire ti quaj referate te thjeshta disa faqeshe, qe pergatit nxenesi me elementar i teologjise ne lidhje me nje fushe te caktuar, dmth ne rastin konkret, me perkthimtarine e Imzot Nolit.

    Veshur me kete cektesi referatori prej studenti eshte edhe nje lloj provokimi, qe permban buje thjesht ne vetvete, ndaj figures se Kryepiskop Janullatosit.

    Persa i perket referatit per Nolin, ja po themi BRAVO, paske mesuar (nuk qenke bosh fare), ndonese vlerat e aftesite e nje hieromonaku pak vlere do te duhet te kishin per personin, ndersa persa i perket kritikave ndaj KOASH-it, Sfurk, ato kane qene boshe, per te mbushur rradhet:

    Ja po te them une ca nga ato qe kam vene re edhe qe mbaj mend:

    1) Foti Cici genjen kur thote se Janullatosi ka qene ne ndonje periudhe te kryesimit te tij te Kishes ortodokse shqiptare si i paligjshem, e qe si i tille nuk mund te bente vizita nder Kishat e tjera si motra autoqefale.

    2) Foti Cici kritikon Janullatosin se perse ikonat nuk jane te shkrojtura ne shqip, duke aluduar qe kjo gje eshte bere me qellim qe, me pak fjale, tu ngulise ne tru shqiptareve dashurine per Heladhen.


    3) Foti Cici kritikon Janullatosin se perse nuk na qenka perkthyer ende Bibla e plote apo qofte edhe vepra patristike ne shqip, apo pse ne shtypin ortodoks ka zene vend termi orthodhoks...apo Eukaristi, ne vend te variantit te Fotit qe u dashkesh qene Ortodoks e Meshe...



    Ja keto jane pak a shume kritikat konkrete te Foti Cicit, e keto shoqerohen here pas here me ca ironizime tipike jo te krishtera e te parespekta per rroben qe ai vete perfaqeson.


    Nje djaloshi me nivel te tille, natyrisht, qe nuk u ka hyre ndokujt ne xhep qe ta marre seriozisht, pavaresisht nga gjullurdite e sado pakta qe ai mund te shkaktoje.


    Ne rradhe te pare, po deshe ti a ndonje tjeter ne e debatojme se perse po a jo, per mendimin tim, kritikat e Fotit qe une kam rradhitur me siper, jane te dobeta, te paparaqitura mire me fakte, te pareferuara, e si te tilla ato jane turbulluese, per me teper dashakeqase.


    Psh

    une ju sfidoj juve apo kujto qe eshte me ty, se:

    1) Nuk ka patur asnje kohe, kur Janullatosi te kete kryesuar Kishen Ortodokse shqiptare ne menyra anti-kanonike, dmth rrjedhimisht ne kundershtim te drejtperdrejte me praktikat ortodokse te meparshme apo te soteshme, gje qe rrjedhimisht do ta bente ate skizmatike.

    2) Problemi i Ikonave, terminologjise apo perkthimeve, jo vetem qe nuk ka te beje fare me Janullatosin, por edhe nqs ne do te donim ta shihnim ne ate prizem, serish arsyet qe flasin pro Janullatosit, jane ku e ku me "mungesat" qe perpiqet te veje ne pah Foti Cici.


    Sa per ceshtjen e terminologjise edhe standartizimit te gjuhes kishtare ortodokse, Foti Cici nuk ka se si te hape gojen plot kritika se ajo gje do ti mbetet gjykimit te brezave e ekspertave qe koha do ti sjelle Kishes, ku nuk perjashtohet mendimi i Cicit, por asesi ti vishet Janullatosit.

    Le qe nuk tingellon serioze, ne nje kohe, kur tjetri (qe sic e quani edhe juve, nuk eshte shqiptar), vjen e te ngre nga rrenojat qe i ke shkaktuar me duart vete te tuat, te meson, te jep burse, te shkollon (qe ti te dish te terminoligjizosh...), te ben te njohur ne bote, te formon Sinodin, ta hedhesh poshte, madje per gjera, qe vetem ai nuk mund te pergjegjesohet.


    Megjithate, une vete bie dakort, se fakti qe Foti kundershton Janullatosin, nuk e ben Fotin te gabueshem ndaj cdokujt apo cfaredo gjeje.

    Mua personalisht, edhe pse jo per surprizen time, me ka rene ne sy niveli banal i shkrimeve kundra Fotit qe i kane bere 101 personalitetet apo qofte edhe shkrimi banal e nivel ceket i A. Kallamates. Madje kam vene re se ne disa raste Foti e ka ngrene sikur te ishte Janullatoist vetem e vetem per shkak se eshte prift ortodoks, e pikerisht kjo gje tregon edhe nivelin e kritikes se shtypit ne vend, gjera qe verehen si ne sulmet qe i bejne 101 personalitetet Fotit, si edhe ne shkrimin e A. Kallamates.


    Ne fund fare, perpiqu te kuptosh se, ashtu sic thua ti se nqs Foti nuk do te kish ndershmeri ne ato qe thosh, ai nuk do te ndeshej me "nacionalistet", po ashtu, nqs ajo qe eshte shqiptare do te sulmohej ne Kishe nga Janullatosi vetem e vetem se eshte e tille, atehere, Kisha shqiptare nuk kishte per ta njohur pranine e vetme dinjitoze te saje ne keto dekada te fundit, te Imzot At Joan Pelushit, Metropolitit te Korces!

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    faleminderit, seminarist

    Me gjithe mend; ky eshte nje nivel debati, pavaresisht nga kundershtimet e tua. Ndoshta luajti rol dhe fakti se ish-miqte e tu te ekzpozuan me emer e me mbiemer ne Forum, dhe tani duhet je i detyruar te jesh me i kujdeshem. Une them se e lejoi Zoti ate pikerisht per te te perulur qe te mos spekullosh ne forma anonime, se ne duhet te jemi njesoj si diten edhe naten. (Me mirekuptim kete dhe jo per te te kritikuar). Dua te dal ketu se, perderisa te gjithe e dime se kush je, dhe se ka studjuar teologji,dhe se pergjigjja e fundit tendja eshte me te vertete per te marre parasysh, ia vlen te dalesh ne shtyp dhe t'i pergjigjesh. Mos me thuaj se nuk ia vlen, se perndryshe ti nuk do te merreshe kaq shume me At Fotin. Sa per shkrimet e tij edhe une jam dakord qe kane boshlleqe, por ajo qe ka rendesi atje eshte fryma e tyre e papare me pare ne shtyp, dhe njohuria e sublektit qe trajton. Ti vete e ke thene tek forumi tjeter ku je moderator se 'mendja qe i ka shkruar tregon se ai ka aftesi ne kete fushe'. Jemi dakord gjer ketu? Ndoshta ti je ai qe do t'i japesh atij nje pergjigje te hapur dhe ndoshta, ne qofte se i shtjellon arsyetimet e tua dhe i mbeshtet diku, do te fitosh dicka nga ajo qe po i kalon At Fotit si atribut i merituar, sepse me thuaj e me cito nje trajtese te vetme qe eshte shkruar mbi perkthimet e Nolit. Disa referime kalimthi nga Beduli ne shqip dhe asgje ne anglisht. Perse nuk e ben Imzot Pelushi, te cilin ti dhe ne e admirojme? Sepse thjesht nuk e ben dot. Perkthimet e Nolit kerkojne te njohesh mire greqishten dhe muziken bizantine, te cilat Hiresia nuk i njeh, edhe pse njeh gjera te tjera. Pra, nuk fyejme askend te themi se vlerat e kater trajtesave mbi Nolin qendrojne ne ekskluzivitetin e tyre, ndersa shkrimet e tjera ne pergjithese vlejne per guximin qytetar dhe qendrimin kishtar. Por ti, dhe mos kujto se dua te te fyej, i sheh gjerat si mysafir, sepse nuk je me origjine shqiptare. Ashtu se edhe ne kemi ndonjehere paragjykime per fqinjet, edhe kur na e kane me te mire, keshtu edhe ti dhe ata qe vijne nga etnite e tjera ne Shqiperi. Por te pakten ti dole me emer, qofte edhe ketu, ndersa nxenesit e tjere shpifin duke faktuar cilesine dhe marifetet e tyre.

Faqja 16 prej 26 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •