Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 259
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    24

    Paradokse te llogjikes se Sfurkut

    Sa per personalitetet, keqkuptimi qe ata kane krijuar ndaj Cicit nuk reflektohet aq tek banaliteti i tyre se sa tek paaftesia e Fotit per te sqaruar opinionin publik mbi statusin dhe qellimin qe i ka vene vetes. Kjo ishte edhe arsyeja qe une i permeda ata ne mesazhin e kaluar.

    Sa per letren e Katres, megjithese nuk jam ne dijeni per nje gje te tille, nuk e kuptoj se perse ty Sfurk te duket kaq e tmerrshme. Ne te Drejten Kanonike te Kishes Ortodokse eshte normale qe pasi te kesh kryer nje shkelje kanonike t'iu nenshtrohesh pasojave. Per kete arsye ekzistojne edhe gjykatat kishtare.

    Sa per shkelje kanonike Foti e ka curriculumin e tij te mbushur plot dhe dikur do t'i duhet te pergjigjet per qendrimet e veta. Sulmet qe ai ben ne tre fusha 1) kunder Janullatosit 2) kunder Sinodit te KOASh-it, dhe 3) kunder Patriarkanes Ekumenike e ekspozojne ate rrezikshem ndaj ndeshkimeve qe pershruhen nga kanonet qe per rastin e Cicit mund te shprehen deri me chirotonisje (Zhveshje nga grada prifterore)

    Per kete arsye do t'i rekomandoja Cicit qe te mos marre shume superxhiro se frenimi i menjehershem sjell pasoja.

    Ndersa per rastin e pergjigjeve ne shtyp, megjithese ti dhe Cici po plasni nga inati qe s'po jua var njeri dot te te permdendja dy arsye te thjeshta:

    1) S'jane ne te njejtin nivel peshkopet e Shqiperise me nje famullitar te thjeshte shetites.

    2) me Fotin s'ia vlen te merresh.

    Sigurisht qe Fotit do t'i interesonte kjo gje pasi do t'i rriste publicitetin dhe kjo eshte nje nga arsyet qe ai s'ka lene njeri pa ofenduar, por te mos harroje se nga peshkues po del i peshkuar.

    Edhe mua mos me thuaj me kot te dal ne shtyp. Edhe kjo qe bej ne forum eshte me shume per arsye hobi sesa per tiu kundervene thelbesisht Cicit. Eshte thjesht nje videogame qe quhet Sfurk.

    Ciao
    Faktuesi qe fakton te verteten.
    faktuesi@yahoo.com

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    At Foti i kerkon ndjese peshkopit te Patrikanes ne Shqiperi

    Ja nje dokument qe une kam ne dore nga nje burim i sigurt, qe sic duket nga gjuha eshte perkthyer nga vete autori i letres, At Foti Cici, ne pergjigje te kerkeses se peshkopit te Patriarkanes Ilia Katre, per ta hequr nga prift.

    Hirėsisė sė Tij, Peshkop Ilia (Katre)
    Dioqeza Shqiptare Ortodokse nė Amerikė

    16 tetor, 2003

    Fort i Pėrhirshėm, Imzot Ilia!

    Mė lejoni t’ju shpreh se jam shumė i prekur nga lajmi qė mė ēoi hierarku im, Hirėsia e Tij, Imzot Serafimi i Otavės dhe Kanadasė, se Hirėsia Juaj jeni vrarė nga shkrimet e mia tė fundit nė shtypin shqiptar. Megjithėse nuk e kam pėrmendur kurrė emrin tuaj nė shtyp, as nė internet, gjatė periudhės sė fundit pėr tė cilėn mė keni akuzuar, ju kėrkoj falje nė qoftė se ndonjė pjesė e artikujve tė mi ju kanė pickuar.

    Pėr tė qartėsuar ēdo keqinformim, gjė qė me ē’duket ka ngjarė, dua tė vė nė dijeni Hirėsinė Tuaj se shkrimet e mia tė kėtij viti janė botuar nė gazetat e pėrditshme Koha Jonė dhe Shekulli, gjatė periudhės 25 qershor - 6 tetor 2003. Nuk kam botuar artikuj te tjerė gjetkė, ndėrsa tek gazeta Illyria nė ShBA janė botuar pjesė e po kėtyre shkrimeve. Pėr mė tutje, nuk posedoj website me shkrimet e mia dhe as kam kohė e oreks pėr tė marrė pjesė nė grupe diskutimi nė internet.

    Dy tė tretat e shkrimeve tė mia, paraqesin njė pėrmbledhje tė sipėrfaqshme tė njė studimi qė kam kryer mbi ideologjinė e pėrkthimeve liturgjike nė shqip dhe anglisht, nga kryepeshkopi i ndjerė Theofan (Fan S. Noli). Gjatė hulumtimit kam qenė shumė i kujdeshėm pėr tė qėmtuar e regjistruar gjithė tė dhėnat pėrkatėse, por gjithashtu pėr tė mos pėrmendur tė dhėna mbas vitit 1965, kur fjeti kryepeshkopi i gjithmonėkujtuar pėr ne.

    Mund tė shtoj kėtu se trajtesa ime e fundit, mbi thyerjen e diasporės shqiptare ortodokse nė vitet 50, ishte dėrguar nė shtyp para se tė merrja letrėn e Peshkop Serafimit. Letra e Imzotit ka datėn 4 tetor, ndėrsa Ndėrluftimet kundėr Nolit... u botua mė 6 tetor (Koha Jonė). Por as atje pėrmendet, drejtpėrdrjejt a tėrthorazi, emri i Hirėsisė Suaj; nė qoftė se isha nė brendėsi tė ndjenjave tuaja karshi ēėshtjeve shqiptaro-greke, nuk do ta kisha botuar kėtė shkrim. Ju lutem, mė ndjeni.

    Ėshtė e trishtueshme qė nė mendimin shqiptar nuk ekziston balanca. Shkrimi im mbi nacionalizmin dhe legjislacionin kishtar shqiptar (Koha Jonė, 18 gusht, 2003) u keqkuptua madje dhe nga bashkatdhetarėt e mi, tė cilėt mė sulmuan nė shtypin shqiptar, nėn emrin “101 personalitete”, njėzetė prej tė cilėve me titullin “Dr.”, duke mė trajtuar si tė paguar tė patrikanės. Nė pėrgjigje tė dyshimeve tė tyre mbi kėtė “pagesė”, nuk ėshtė e domosdoshme tė pėrmend kėtu cilėsinė e jetesės sime, por ndoshta do tė ishte mė mirė qė bashkėkombasit e mi tė dinė se unė banoj nė njė institucion ku dergjen tė pastrehėt, sepse vetėm kėshtu mundem t’iu shėrbej emigrantėve dhe refugjatėve shqiptarė nė Toronto dhe Montreal, si prift misionar, sepse, ndoshta, ēdonjeri qė do tė pėrulet, ka pėr t’u lartėsuar...

    Gjithėsesi, mė vjen keq qė ju kam turbulluar, Hirėsi, dhe duke kėrkuar ndjesėn e Perėndisė, mbetem me dashuri tek Zoti pėrdėllimtar.

    At Foti Cici

    Pėr dijeni:

    Fortlumturisė sė Tij, Hermanit, Kryepeshkop i Uashingtonit
    Hirėsisė sė Tij Serafimit, Peshkop i Otavės

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    letra e peshkopit te kishes greke

    Nga i njejti klerik qe ka lidhje me At Fotin, une kam telegramin e peshkopit shqiptar nen kishen greke, Ilia Katre, drejtuar krypeshkopit te kishes ortodokse ne Amerike (OCA), Hermanit.

    Ato dite qe shkroi kete leter, Ilia Katre sapo kishte mberritur ne Shqiperi nga Amerika dhe ishte emeruar drejtor i seminarit ne Durres.

    Shif se si shpifin peshkopet ortodokse qe veprojne ne Shqiperi.

    Nuk po e perkthej, por po e jap ashtu sic ma kane dhene.


    "I am
    grieved of late published articles and internet writings bearing the
    name
    of At Foti Cici, a priest of Albanian birth, and in the OCA Diocese of
    Canada. His offensive comments which denegrate my person and belittle
    my
    ministry are unacceptable, shameful and prejudicial. I have never
    spoken
    with At Foto Cici and he has never requested any information from me.
    His
    writing is unbecoming to a clergyman and deserving of the attention of
    his
    hierarch.

    Bishop Ilia Katre"


    Me te vertete shkrimet qe u botuan nga At Foti nuk e permendin fare kete peshkopin shqiptaro-greko-amerikan. Shihi te permbledhura shkrimet tek www.shqiptarortodoks.com, tek 'tekste/shkrimet mbi ceshtjet ortodokse shqiptare/shkrime nga At Foti Cici'.

    Perse valle te kete rene ne mekat Ilia Katre? Cfare planesh luhen nga ai dhe Nikos Gatzojanis ne Shqiperi?

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Keto qe solla i konsideroj si te verteta, sepse ka folur per to vete At Foti ne kishe. Cfare mund te thuash ti Seminarist, perderisa fatkuesi eshte i zhytur ne shpifje ndaj At Foti, ashtu si Ilia Katre?

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    dhe nje dokument tjeter

    Kete leter kisha per qellim ta sillja ketu bashke me nje dokument tjeter, me te forte, te cilin he per he nuk munda te siguroj dhe madje mund ta sjell te skanuar edhe ne anglisht. Derisa ta gjej, po e paraqes kete sepse ka lidhje me letrat e tjera.



    Hirėsisė tė Tij, Peshkopit ILIA, Durrės-Albania
    (Dioqeza Orthodhokse Shqiptare nė Amerikė)

    20 Tetor 2003

    Hirėsia Juaj,

    Ju shprehim keqardhjen tonė vėllazėrore pėr situatėn e krijuar me publikimet e shkrimeve tė At Foti Cicit, prift i kishės sonė, i kryedioqezės sė Kanadasė. Kam kontaktuar me Hirėsinė e Tij SERAFIMIN e Otavės dhe i kam kėrkuar tė takohet me At Foti Cicin pėr kėtė ēėshtje.

    Paraprakisht i kemi kėrkuar priftit tė sipėrshėnuar nė formė tė prerė, pėr tė ndalur ēdo shkrim a debat ku pėrmendeni Ju dhe Dioqeza Shqiptare nė Amerikė qė drejtoni. Unė e pėrshendes faktin se At Foti Cici ju shkroi dhe ju kėrkoi ndjesė, pavarėsisht nga rrethanat.

    Ndėrsa pėr shkrimet e At Foti Cicit nė pėrgjithėsi, ato u shqyrtuan nga ne tė pėrkthyera nė anglisht, nė bashkėpunim me dioqezėn tonė shqiptare, tė Kishės Ortodokse nė Amerikė, dhe Hirėsinė e Tij NIKONIN. Megjithėse ekzistojnė gjykime personale nė ato artikuj, sidomos kur pėrmendet faktori grek, jemi tė mendimit se janė shkruar brenda njė shqetėsimi kishtar pėr Ortodoksinė nė Shqipėri.

    Gjithashtu u informuam pėr njė seri shkrimesh publikuar nė Shqipėri dhe ShBA kundėr At Foti Cicit, nga autorė e listė autorėsh, ku akuzohet prifti ynė pėr qėndrime qė favorizojnė faktorin grek nė kishėn shqiptare, gjė qė e ka vėshtirėsuar procesin e analizės sonė, pėrderisa ne nuk kemi njohuri kaq tė thella mbi zhvillimet politike nė Shqipėri.

    Eventualisht, gjithė ky kuadėr informacioni na ka bėrė tė pėrfundojmė se fryma kritikuese e At Foti Cicit nuk ėshtė zhvilluar deri nė atė shkallė, saqė tė dalė nga sfera kishtare e tė menduarit tė autorit, dhe tė na shtyjė e tė na lejojė ne t’i heqim atij tė drejtėn e fjalės nė shtyp. Nga ana tjetėr, ai gėzon mbėshtetjen e plotė tė peshkopit tė tij dhe vlerėsimin pėr punėn misionare me shqiptarėt e Kanadasė.

    Me mentalitetin dhe praktikat e klerit tė kėtushėm, siē e di dhe Hirėsia Juaj, edhe njė klerik nga Shqipėria ka tė drejtė tė shprehė opinionet e tij pėr realitetet tona nė Amerikėn veriore, pėrderisa nuk ndėrhyn fizikisht nė punėt e brendshme tė njė kishe tjetėr. E pėrsėrisim, shkrimet e tij janė vetėm opinion dhe si rrjedhojė At Foti Cici ėshtė vetė pėrgjegjės karshi Zotit pėr kritikat ndaj kryesisė sė Kishės Ortodokse nė Shqipėri, domethėnė pėr vėrtetėsinė e fakteve qė ai paraqet nė shtypin jo religjioz.

    Ju lutem tė na falni pėr ēdo gjė, dhe kėrkojmė lutjet tuaja vėllazėrore.

    Me dashuri tek Krishti,

    +HERMAN
    Kryepeshkop i Washingtonit
    Mitropolit i gjithė Amerikės dhe Kanadasė

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    peytja qe te behet ty Faktues eshte: ne ne gusht ti, kur hape fushaten ne Forum kunder At Fotit, i pasuar nga Sejfi Protopapa, the se 'do ta c'kisherojme' (e the ti dhe Vllaznia, s'ka rendesi). Ka kaluar nje vit pothuaj, perse nuk e hoqen At Fotin nga prift? Sepse Janullatosi ka fuqi por nuk eshte Perendi, sic e trajtoni ju, i dashur. Letrat qe solla, te cilat i kam marre nje njeri i nderuar qe njekohesisht ka lidhje me At Fotin, si dhe me mua dhe me shume shqiptare te bindjeve te ndryshme do tju ndihmojne ta perdorni me mase edhe shpifjen. Ne qofte se do te kisha lidhje te ngushta me At Fotin do t'i kisha sjelle me kohe keto dokumente dhe madje me shume, por nuk e kam kete mundesi aksesi. Sa me shume te shpifti ju per te, aq me shume do ta mbeshtesin shqiptaret e Kanadase At Foti Cicin, edhe sikur ndonje gje nga ato qe thuani ju te jete e vertete, ne nje kohe qe ato jane shpifje djallezore,sepse po te ishin kishtare do te ishin me emer, sic jane shkrimet e At Foti Cicit, te cilat jane analizuar nga Sinodi i Shenjte e Peshkopeve te OCA dhe konsiderohen me nje fjale: ortodokse.

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    24
    Po pse tregohesh kaq i pavemendshem more Sfurk?!

    Une nuk te thashe qe do ta shkisheroje Janullatosi sepse ne organizimin ortodoks te gjerave nje peshkop nuk eshte i plotfuqishem dhe as qe ka fuqi mbi kishat e tjera ortodokse. Une thashe vetem se me sjelljen dhe arrogancen qe ka do ta haje nga vete peshkopet qe sot e mbeshtesin, sepse Cici eshte i zoti te te hyje shpejt ne zemer, por pastaj te zhgenjen perfundimisht.

    I njejti skenar ndodhi me Sebastianosin, i njejti me Anastasiosin dhe i njejti do te ndodhe me Serafimin. Ajo qe jam perpjekur une te bej eshte t'i kujtoj At Fotit, rreptesine e ruseve ne raste kur preken kanonet kishtare.

    Duhet t'i lexosh me shume se nje here mesazhet e mia qe t'i kuptosh megjithese jam perpjekur te perdor nje stil te thjeshte gjuhesor dhe te kuptueshem.

    Te falenderoj realisht qe solle ne Forum dokumentet e mesiperme, pasi nuk kisha dijeni per to dhe tani mund ta shikoj nga afer situaten. Nuk mund te komentoj dicka mbi Katren, pasi nuk jam ne brendesi te problemit, per me teper qe kjo eshte nje ceshtje personale e ketij te fundit.

    Sa per shpifjet qe pretendon as ti dhe as miqte e tu te perbashket me Cicin, nuk mund te pergenjeshtrojne asnje prej tyre. Sa per anonimatin ta kam shpjeguar se une vetem sa i mblodha dhe se nuk eshte pergjegjesia ime te vendos nese do t'i drejtohen shtypit ata qe paten fatin e mire dhe te keq ta njihnin Fotin nga afer.

    Foti po perpiqet te rikrijoje nje Fan Nol te ri ne realitetin shqiptar. Megjithese po ben te pamunduren qe t'ia arrije qellimit e siguroj se do te ngelet nje figure e vaket pasi sot nuk ka nevoje as per revolucion, pasi atdheu yne gezon pavaresine, dhe as per lufte ndaj Patriarkanes Ekumenike, pasi Kisha jone gezon autoqefaline. Dhe kjo megjithe respektin dhe admirimin e madh qe ushqej ndaj figures se Nolit.

    Nuk po te fsheh faktin qe po fiton nje lloj respekti pasi je larguar nga taktikat e tua te vjetra dhe po zhvillon nje debat civil dhe te kulturuar.

    Pershendetje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Faktuesi : 18-03-2004 mė 11:26
    Faktuesi qe fakton te verteten.
    faktuesi@yahoo.com

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    E bera kete sepse shembullin e dha vete At Foti me faqen e internetit, ku tek rubrika 'shkrime te At Fotit', nuk ka botuar shkrimet e botuara para se te behesh prift, ku me te vertete ka fyerje per Janullatosin. Po ketu po ndryshon Berisha dhe po behet aletai Omonies, e jo me At Foti.. Rendesi ka se cfare behet sot. Ne e kemi shume te veshtire te ndryshojme opinion per At Fotin, sepse sa me shume e njohim aq me shume vertetohet karakteri i tij admirues per ceshtjen shqiptare, pa ekseset e mepareshme te atyere qe luftonin Janullatosin. KJo eshte menyra me e mire per te debatuar. Ndersa 'faktet' e tua jane te pabazuar ne asnje dokument. At Foti ka pese vjet qe vepron ne Ameriken veriore dhe sigurisht qe kisha ortodokse ketu e njeh mire ndersa ju nuk e keni takuar. Pra ne qe e njohim nuk kemi problem me te dhe as na intereson e kaluara, pavaresisht se ai eshte i paster, deri sa ju te dilni me emer dhe ti faktoni shpifjet tuaja.

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    leter e Peshkop Serafimit mbi qendrimin e At Cicit

    Ja letra qe ka derguar Imzot Serafimi ne Toronto, para nje muaji, mbas fushates gjashmemujore kunder At Foti Cicit, ne shtyp dhe internet, sajuar nga elemente anonime ortodokse, dhe emra te ekstremit shqiptar.

    ----
    Kryedioqeza e Kanadasė – Kisha Ortodokse nė Amerikė

    4 shkurt 2004

    Le tė bėhet e ditur me kėtė letėr se Prifti Foti Cici, prift i Kryedioqezės sė Kanadasė-Kisha Ortodokse nė Amerikė, eshte klerik me sjelljen dhe qėndrimin e duhur. Ai ėshtė shuguruar si i tillė nga unė me qėllim pėr tė kryer punė misionare, kryesisht nė Toronto dhe Montreal.

    At Foti ka njė zemėr tė gjerė e fisnike, dhe dhunti tė tjera personale, tė cilat e kanė bėrė atė tė aftė pėr t’iu shėrbyer atyre qė janė nė kėrkim tė nevojės shpirtėrore. Nė veēanti, ai ka mundur, pėr herė tė parė, tė bėjė bashkė shqiptarėt e krishterė ortodoksė tė Montrealit dhe tė Torontos, dhe tė bėjė fillesat jo vetėm tė njė grupi adhurues, por t’iu japė atyre ndjesinė e koherencės nė Kanada, domethėnė tė ekzistojnė si komunitet emigrantėsh duke pėrdorur gjuhėn e tyre nė kishė. Deri tani, e vetmja mundėsi pėr shqiptarėt ortodoksė ka qenė tė ndjekin kishat grekofolėse, ose bashkėsi tė tjera, ku nuk kanė mundur tė ndihen plotėsisht tė integruar. Si rrjedhojė, martesa, pagėzime dhe mistere tė tjera janė tashmė tė mundura pėr kėta shqiptarė tė krishterė nė gjuhėn e tyre.

    At Foti, gjithashtu, nė sajė tė aftėsive tė tij gjuhėsore e muzikore, ka mundur tė japė ndihmesėn e tij edhe nė Kryedioqezėn Greke nėn mitropolitin Sotirios.

    Ky ėshtė njė njeri i ēmuar pėr Kryedioqezėn sonė tonė edhe pėr faktin se, nė sajė tė zotėrimit tė mirė tė anglishtes, ėshtė i zoti tė bėhet njė urė midis shqipfolėsve tė tij dhe anglofolėsve tanė. Dhe pėr mė tepėr, ai ėshtė bėrė njė urė komunikimi midis Kryedioqezės sė Kanadasė dhe Kryedioqezės Shqiptare nė ShBA (Boston), e cila, edhe pse pjesė e Kishės sonė Ortodokse nė Amerikė, e drejton shėrbesėn e saj drejpėrdrejt tek shqiptarėt e atjeshėm.

    Duke ju falėnderuar pėr vėmendjen qė do tė tregoni ndaj vlerėsimeve tė mėsipėrme, mbetem,

    Juaji,

    +SERAFIM (Storheim)
    Peshkop i Otavės dhe Kanadasė

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    24
    I shkreti Cici qe po e sulmojne ne internet elemente anonime ortodokse. Duhet qe ketij prifti martir t'i vijme ne mbrojtje te gjithe, t'i japim mbeshtetje dhe leke sepse ka nevoje per tu mbrojtur nga sulmet e pergjakshme qe i behen ne Internet.

    Ky prift i perulur dhe shume shpirteror nuk po di ku te fshihet pasi urrejtja ndaj tij ka arritur kulmin dhe si gjithmone dihet qe duhet mbrojtur i dobeti dhe i pafuqishmi.

    Po c'jane keto dokrra qe po mundoheni te na shisni. Doni ta ktheni Fotin nga perndjekes ne te perndjekur. Po si s'ju vjen turp qe vazhdoni te genjeni duke thene se Foti eshte i paster, pasi nuk e ka sulmuar Janullatosin dhe Katren dhe shume te tjere, vecse vetem pak, ne te kaluaren e tij, para se te behej prift. (Per lexuesit: Lexoni mesazhin e pare te kesaj teme per te kuptuar se per cfare behet fjale)

    E bera kete sepse shembullin e dha vete At Foti me faqen e internetit, ku tek rubrika 'shkrime te At Fotit', nuk ka botuar shkrimet e botuara para se te behesh prift, ku me te vertete ka fyerje per Janullatosin.
    Te lumte Sfurk, me ne fund na e the nje te vertete.

    Por edhe ketu Foti ka patur sukses, pasi ka mundur t'i binde idhtaret e tij, perfshi ketu edhe Sfurkun se e kaluara e tij s'ka shume rendesi, se duhet te perqendrohemi ne te tashmen dhe se
    Pra ne qe e njohim nuk kemi problem me te dhe as na intereson e kaluara.
    Ky fakt tregon ne menyre te pakundershtueshme se Cici ka mbledhur rreth vetes nje tufe naivesh, te perzgjedhur per te qene te tille per te mos i krijuar pengesa.

    Sa gje e tmerrshme. Si mund te mos interesoje e kaluara e dikujt qe e ben mikun tend dhe per me teper liderin tend shpirteror? Ty Sfurk (po presupozoj se je beqar) do te te interesonte ta dije te kaluaren e bashkeshortes tende, te presidentit te vendit tend, apo te atyre qe te rrethojne? Apo nuk do te te interesonte edhe ne qofte se e kaluara e tyre ishte e mbushur me genjeshtra, mashtrime me qellim perfitimi, apo me keq vetemashrime me qellime gati te semura per krijimin e nje sabotazhi te rrezikshem?

    A nuk e di ti Sfurk se e tashmja qe ty te intereson ndertohet ekskluzivisht mbi te kaluaren qe ti e injoron. Ti sigurisht nuk e di dhe faktin qe nje kandidat para se te behet prift, kryen nje rrefim te pergjithshem, gjate te cilit rrefyesi heton mbi te kaluaren e tij se mos ndoshta ekzistojne pengesa kanunore mbi kandidatin qe rrezikojne te qenurit e tij bari. Por ty te gjitha keto nuk te interesojne, pasi ke krijuar nje besim te verber mbi Fotin (gjithmone nese nuk je ai vete, sepse nuk perjashtohet mundesia). Kjo tregon se je shume i papjekur.

    Po te them edhe dicka tjeter qe ndoshta ti perseri nuk mund ta dish mire. Te dorezuarit prift nuk te ben tjeter njeri. Foti dhe At Foti eshte i njejti (nga ana e karakterit gjithmone), me te njejtat pasione dhe me te njejtat dobesi. Dorezimi nuk eshte nje ceremoni magjike qe te ndryshon mendjen, dhe as qe te shkakton amnezi totale dhe as qe te ben te kulluar e te pamekatshem. Eshte nje mister i larte i kishes qe e vesh nje njeri me pushtet shpirteror dhe qe i jep atij te drejten te behet meshetar dhe administrator i hirit te Krishtit. Ky eshte nje funksion shume i larte, por qe mund te kthehet edhe ne nje arme te rrezikshme nese nuk di ta perdoresh mire.

    Nese Foti eshte i paster nuk duhet qe te trembet nga e kaluara e tij dhe as ta mohoje ate. Jeta e tij nuk fillon me te berit e tij prift. Ai duhet te pergjigjet, te mbrohet, apo te kerkoje te falur edhe per veprimet e tij prohieratike. Ne te kundert gjendet ne nje situate jo shume te favorshme shpirterisht per te.

    Ja pra, gabimi i vetem i Katres nuk eshte se ai shpif per Fatmir Foti Cicin, pasi e ka sulmuar dhe e ka ofenduar ne shkrimet e tij. Vetem se Katre eshte jo i keqinformuar, sic don te aludoje Cici, por i voneinformuar, duke u mbrojtur per shkrimet ndaj tij vetem kur gojetharti Fatmir Cici na ishte bere gojearti At Foti Cici. Kjo s'ka rendesi. Ofeza eshte bere dhe Katre me te drejte i eshte drejtuar Sinodit te OCA-s

    Besoj se te ndihmova qe ta njohesh me mire. Per ty edhe per te tjeret nese doni te dini me shume mbi ceshtjen lexoni ne:

    http://www.geocities.com/faktuesi/foticici.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Faktuesi : 19-03-2004 mė 09:17
    Faktuesi qe fakton te verteten.
    faktuesi@yahoo.com

  11. #171
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Po, por Katre e mori pergjigjen qe e meritonte! Tani le te shohim se cdo te beje me NIkos Gatzogiannis ne Shqiperi. KEto qe thua eshte mire tia thuash Peshkop Serafimit qe thote se At Foti 'ka qendrim dhe sjellje te duhur' si prift. KEto qe thua ti jane vazhdim i shpifjeve.

  12. #172
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    kisha serbe reagon ndaj ngjarjeve te fundit

    Lexojeni kete dokument i cili iu eshte derguar gjithe kishave ortodokse dhe kishave te tjera te krishtera, si dhe shume organizmave nderkombetare. Shqiptaret paraqiten ketu si "barbare". Cila eshte e verteta?

    STATEMENT OF THE EXTRAORDINARY SESSION OF THE HOLY ASSEMBLY OF BISHOPS OF THE SERBIAN ORTHODOX CHURCH

    March 18, 2004

    Yesterday's and last night's unrest, which took place throughout the southern Serbian Province of Kosovo and Metohija, represents the continuation of organized Albanian terrorism against the Orthodox Serbian population, now in existence for several decades, against that which is considered both a Serbian and world cultural heritage, as well as against other non-Albanian inhabitants in this area. Terrorism and violence, which became especially manifest in the burning of the refectory of the Monastery of the Patriarchate of Pec in 1981, have continued and continually existed since 1999, culminating in that same year with the NATO bombing and the expulsion of several hundreds of thousands of Serbs and other non-Albanians, which would give increase in strength and intensity.

    The results of that unheard of violence are to be seen in the several thousands of men, women and children who were kidnapped and murdered, villages and settlements with Serbian inhabitants that were burned, looted and endangered properties of the people as well as of the Church, and the destruction and damaging of more than 115 monasteries and churches. And all this has happened since this province has been under the immediate protectorate of the International Community.

    The climax of everything is this recent, obviously planned in advance, unthinkable pogrom, which has been in process over the rest of the Serbian people and their centuries lasting shrines. More than fifteen of the most significant churches and monuments of culture from 14th to 19th centuries, starting with the monastery of the Holy Archangels and the Mother of God church of Ljevish in Prizren, to the 17th century Saint Nicholas Church at Belo Polje, have been burnt down and destroyed within a day. Some ten people were killed, the remaining Serbian settlements throughout Kosovo and Metohija are being burned and destroyed, Decani Monastery is being shelled, and the monasteries of the Patriarchate of Pec and Gracanica are endangered.

    For every reasonable person it is evident that here we are dealing with pre-planned total ethnic cleansing and destruction of all cultural and spiritual traces of the presence of the Christian Serbian people on the territory of Kosovo and Metohija. Additionally, the representatives of the International Community, KFOR and UNMIK, by their actions or non-actions, from 1999 until the present day contribute, voluntarily or involuntarily, to the definitive extermination of Orthodox Christian peoples from their centuries-long hearths and homes, and to the destruction of their cultural and all-Christian shrines of Kosovo. Our country, contrary to Security Council Resolution 1244, has not been allowed to defend its own people and a part of its territory, while those who on behalf of defending human rights and freedoms have taken over the protectorate and responsibility, by their passivity actually contribute to the escalation of unheard of terror in the heart of Europe.

    For this reason, the Holy Synod of Bishops appeals to the authorities of the State Union of Serbia and Montenegro, as well as to the Government of Serbia, to do everything within their power to protect the people from extermination and from the ultimate expulsion of the Serbian people from Kosovo and Metohija.

    We turn to the European Union, USA, Russia and the United Nations, crying out that they urgently end this pogrom and terror, for the sake of God and for the sake of human dignity.

    We also call upon on Albanians in Kosovo and Metohija and upon their leaders to stop this insanity, for their own sake as well as for the sake of their future. We remind them and also ourselves of the all-human experience, that violence, injustice and hatred have never brought any good to anyone.

    Finally, we call upon all of our people, that they in these extremely difficult times double their fasting and prayer for their salvation and redemption, for peace among us and all over the world. We should not allow ourselves, for the sake of any interest of this world, to commit anything that would be unworthy of the People of God, anything inhuman. During this turbulent time one should avoid any form of senseless and foolish revenge, such as that which certain imprudent persons committed against mosques in Belgrade and that in Nis. We should defend ourselves from evil and evil-doers, but not in an inhumane way or that, God forbid, we commit an evil or brutal deed in the way of evil-doers. O Lord, help all, and also us and our enemies, as peace,freedom and justice are necessary for all, both for us and for all peoples and nations.

  13. #173
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Lexojeni kete dokument i cili iu eshte derguar gjithe kishave ortodokse dhe kishave te tjera te krishtera, si dhe shume organizmave nderkombetare. Shqiptaret paraqiten ketu si "barbare". Cila eshte e verteta?
    Sfurk, ke nje paaftesi te hatashme te te kuptuarit, e te te argumentuarit.

    Faktikisht ne gjithe tekstin, po e ke lexuar mire, vetem ne jane shqiptaret barbare apo jo nuk trajtohet hic.

    Aty behet fjale per shkaterrimin e Kishave e manastireve e per persekutime etnike, qe nga kushdo qofte te kryera do ta meritonin titullin "barbare", apo jo?

    Madje pikerisht per kete arsye, pikerisht, ata u drejtohen vete serbeve me:
    Finally, we call upon all of our people, that they in these extremely difficult times double their fasting and prayer for their salvation and redemption, for peace among us and all over the world. We should not allow ourselves, for the sake of any interest of this world, to commit anything that would be unworthy of the People of God, anything inhuman. During this turbulent time one should avoid any form of senseless and foolish revenge, such as that which certain imprudent persons committed against mosques in Belgrade and that in Nis.

    Ti Sfurk je nje vllah/coban/llacifac i llahtarshem ne tentativa per te futur njerez ne armiqesi, ne menyre qe te sigurosh identitetin tend te ri, po aq sa je i pakuptimte ne argumentet qe parashtron. Apo jo?

  14. #174
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    persa i takon temes. Sfurk, une nuk shoh ne asnje vend te shkrimeve te tua se ne cfare konsiton argumenti yt, e perse debaton, kur nuk ke asgje konkrete pervec komenteve qe ti ben ne lidhje me individe diskutante te forumit.

    Pse nuk ia deklaron Faktuesit se cili je ti, aq me teper, kur te pakten une e di (fare mire) se cili je? Jo per gje, por do ta beje me te respektueshme biseden.


    Une nuk po marr me pjese ne kete teme, perdrisa nuk shoh asnje pergjigje konkrete nga Sfurku ne lidhje me pikat debate qe une i kam parashtruar.

    Sa per At Joanin, mire juve keni "admirim" per te, po a jeni te sigurte se ai ka te njejten ndjenje per juve? Jo se ka rendesi, por se duhet ta dini se Foti Cici&Co ka shume antipatizuesa ne te gjitha grupimet ortodokse te Shqiperise.

  15. #175
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Cili eshte ai prift orthodhoks qe e ka njohur Foti Cicin dhe ka krijuar respekt per te? Nga aq sa kam lexuar ne kete forum dhe nga aq sa kam lexuar ne media, ASNJE. Pse-ne une e kam te qarte pasi Sfurku qe djalli mban ne dore, nuk eshte bere prift per te shpallur Lajmin e Mire te Perendise, eshte bere prift per tu bere dikushi. Prandaj njerez te tille te vegjel pergojojne te gjithe ne goje dhe mbushin faqe pa mbarim, me shprese se dikush do tu perkushtoje pak vemendje.

    Prifterinjte e vertete orthodhokse nuk e humbin kohen me studime historike por merren me perkthime teologjike nga eterit e Kishes Orthodhokse ne shqip. Prifterinjte e vertete nuk shkruajne ne gazeta apo dalin neper televizore, shkojne neper shtepite e besimtareteve te tyre ti bekojne ato dhe tu flasin per mesimet e Kishes.

    Zoti paste meshire per njerez te tille pasi jane me te vertete per te ardhur keq.

    P.S Peshkopi i Kishes Orthodhokse Shqiptare ne Amerike eshte Hiresia e Tij Nikon, vellai i At Artur Liolin.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #176
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Por ti qe je ortodoks/orthodhoks, duhet te lutesh edhe per te, Albo.

  17. #177
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    per Seminaristin

    Perderisa Semanaristi u largua dhe e kyci pergjigjen e tij, po them ketu shkurt se nuk kisha qellim per te share serbet. Perderisa Seminaristi eshte me origjine serbe, sic e kemi thene disa here, une kujtova se do te me pergezonte, per te hapur nje debat se cila eshte e verteta. Pra kerkoj falje qe qofte se nuk u bera e qarte. Jam kunder cdo veprimi armiqesor ndaj cdo njeriu, pavaresisht nese eshte apo jo shqiptar. Permbahuni dhe mos na shani edhe kur nuk gabojme.

    Ti Albo, ke pushtet ketu por duhet ta perdoresh me karar, se nxehesh dhe harron rregulloren tende. Ne qofte se ti ke urrejte ndaj At Foti CIcit ajo eshte e drejta jote. SIc ke perjashtuar kater anetare te Forumit per arsye te ketij debati, me perjashto dhe mua dhe te betohem se nuk do te kthehem me emer tjeter. As nuk pse te analizosh vetveten dhe ndjenjat e tua e tu tregosh te tjereve se cduhet te bejne.

    Me thuaj se ku kam gabuar ne hedhjen e ketij materiali ketu. Me v jen keq por je gabim. Hiqesh si i krishtere i dedikuar por nje i krishtere i mire, dhe e kam une radhen tani te flas, nuk shan askend dhe, sipas teologjise se krishere, duhet te lutet edhe per djallin vete, per shpetimin e tij. Apo nuk e di kete?

  18. #178
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    O Sfurk,

    Seminaristi eshte me origjine nga Jugu i Shqiperise, por te them te drejten, sic ta kam thene, preferoj te isha nga cdo vend, vetem me nje njeri si ti mos te kisha te beja!

    Tashti, ti Sfurk, merr pjese kot se koti ne kete forum, sepse nuk ke argument.

    Foti Cici ka mashtruar ne shkrimet e tija, sic jua kam thene - A ma hedh dot poshte ti mua kete gje? Pikat ti kam rreshtuar te gjitha nje me nje.
    Mos haro se teologji ke studiuar edhe ti, packa se sic hyre ashtu dole nga Seminari, se nuk erdhe per te mesuar (por ndoshta per ti shpetuar fshatit ose me mire "lopes"), e per te mare ndonje burse per tia mbathur.
    Seminari per ty ishte nje emigrim brenda vendit, rritje mireqenie ekonomike, perspektiva me e mire e jetes - Kaq!

    A nuk eshte turp, ti qe ke kaluar 11 muaj te vitit qyl me leket e "Janullatosit" e qe ke marre burse prej tij, sot te na shitesh sikur te jesh me Cici se vete Cici?!
    Megjithate, tek ty une edhe te tjere shoh(im) vete tipin e Cicit.



    Ta thame edhe nje here:


    Nqs Foti Cici ka bere nje referat mbi Nolin, po themi BRAVO Cici - kaq. Por qe te mbeshtetemi tek ironia kooperativiste e shkrimeve te tij tek na kritikon Janullatosin, edhe sikur ta merrnim ne konsiderate, do te na duhej shqyrtim i mirefillte i fakteve, te cilat nuk ka sjelle asnje, qofte edhe nje te vetem.

    Kjo, pikerisht eshte tematika ime, Sfurk, e une nuk jam aspak kundra te drejtes tuaj per te marre persiper role qe juve deshironi ti luani kokefortesisht. Po te jete keshtu vazhdoni, te nderuar...udhe e mbare


    Artikulli qe ke sjelle me siper, ne lidhje me deklaraten e Kishes serbe, nuk ka te beje fare me tematiken qe ti kerkon te vesh ne diskutim, e une nuk kam ndrojtje te ta them ty kete gje edhe pse e di se ti VDESSSSSSS per tia futur me biografi kundershtarit. E ke ne genin tend vlleho-myzeqaro-komunist!

  19. #179
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Eshte turp per kete Forum te na shajne e te na poshterojne nga origjina, kur myzeqaret i kane dhene kaq shume Shqiperise. Ne qofte se une jam vllah, a coban, jam sic me beri Zoti. Ne qofte se kam qene a jo ne seminar, kjo nuk me ndalon te admiroj At Foti Cicin sot, a ta hesh poshte neser ne qofte se nuk jam me dakord me mendimet e tij. Fyerjet e tua dhe te Albos jane deshmia se ky forum do shume pune per tu kulturuar e per tu bere ekuivalent i grupimeve te tjera diskutuese ne internet.

    Por si ti dhe Albo e keni marre shume perpjekur me ofeza e fodullek. Ndersa ti Seminarist je me i shkurdisur, sepse thua do te ikij dhe harron e kthehej prape. Nejse, une te mirepres se shikoj si tek ty ashtu edhe tek Albo nje miresi ne shpirt, edhe kur perpiqeni ti jepni trajte te keqe me sharjet dhe ofendimiet tuaja. Mbi te gjitha te gjithe duhet te mposhtim arrogancen, cuna, per te permiresuar forumin dhe jo per ta zhbere ate.

  20. #180
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    Janullatos investon ne Kosove

    Koha Jone, e Shtune, 27 Mars 2004


    600 000 MIJE DOLLARE NDIHME PER RESTAURIMIN E KISHAVE NE KOSOVE

    Kryepeshkopi i Shqiperise, Anastasi Janullatos, ne emer te Kryepeshkopates se Tiranes ofron nje ndihme prej 600.000 dollaresh per restaurimin e nje kishe dhe te nje xhamie ne Kosove. Ne fjalen e tij Kryepeshkopi e cilesoi kete ndihme si nje iniciative te rendesishme per te gjithe Ballkanin, pavaresisht nga komuniteti kombetar apo fetar, te cilit i perkasim. Ne komunikimin e djeshem per mediat, kryesekretari i kesaj kishe, At Jani Trebicka, ka bere te ditur se kjo ndihme do t'ju dergohet organeve kompetente kosovare dhe do te jene ato qe do te vendosin se cila kishe dhe xhami do te restaurohet. Keto autoritete mund ta perdorin kete shume dhe per ndertimin e nje qendre rinore qe do te inkurajoje bashkekzistencen paqesore. Gjithashtu At Jani Trebicka sqaroi se kjo shume eshte marre nga fondet qe jane mbledhur me shume mund per ndertimin e Katedrales ne Tirane dhe se transferimi i kesaj shume do te kryhet me kompetence, me qellim qe te garantohet perdorimi i drejte i saj, sipas kuptimit te vecante te kesaj iniciative.

    O.XH

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •