Ja na u be merak dhe ky JANATULLISTI i ri, dhe nuk po e ze gjumi per Shendelliun!
Do ja degjoshe zerin avash -avash o sokratisssss
Hajde o levendi ...hajde o palikarja...Te fala Janoss ore..
Ja na u be merak dhe ky JANATULLISTI i ri, dhe nuk po e ze gjumi per Shendelliun!
Do ja degjoshe zerin avash -avash o sokratisssss
Hajde o levendi ...hajde o palikarja...Te fala Janoss ore..
O Honezmi, si te vene hallet more! Me Janullatosin, pa Janullatosin, ne te dy do t'a gjejme llafin dhe ketu do jemi![]()
Sokrat!
Ne mund ta gjejme gjuhen, por jo llafin.
Gjuha na bashkone se jemi qe te DY nga Jugu, por LLAFI na ndane se flitet per grekun Janullatos qe ka UZURPUAR kreun e kishes SHQIPTARE .Keshtu o "patridhassss"
Une jam dakord qe Janullatosi eshte uzurpator dhe njeri i pandershem. Por kjo nuk do te thote se duhet te genjejme dhe te shkaktojme me teper rremuje nga c'ekziston ne Shqiperi. Fol me fakte qe te ndihmosh dhe jo te prishesh pune.
Sokrati
O Sokrat!
Jane qe te gjitha me fakte, po ti si duket nuk shikone mire nga "hundet".
Shkrimet per (te) i ke qe te gjitha ketu dhe te mbeshtetura mbi FAKTE;e ai qe perpiqet qe te genjeje je (TI).
Mos u rrembe, Honezmi. Gjej Shendellin dhe eja te llafosemi. Por sic duket ia ka varur dhe ai. SOkrati
Jam nje mik i vjetur qe rrespekton sume contributin tuajin ne sherbim te ceshties se malle te kishes autokefale Shqipetare.
Ne nqs deshironi te contaktoni adreesa ime eshte
ROZAFAPAINTING@hotmail.com
ose:
kosova1986@yahoo.ca
Patjeter, mund te me kontatktoni ne emailin e eksopozuar ne Forum. Sokrati![]()
shendelli tre here e kame lexuar temen endava ne tre pjese.nje .epa qarte konfuze filo greke
1
Kisha e Lindjes sė Hyjlindjes tek pazari i Vjetėr, Pėrmet*
Nga
Dr. Kostantinos Gjakumis, Bizantinolog Zoti Joan Stratoberdha, Arkitekt
Pėrmbledhje
Pas vlerėsimit tė Kishės Lindja e Hyjlindėses nė Pazarin e vjetėr tė Pėrmetit, qėllimi i kėtij artikulli
ėshtė, tė tregojė pikėrisht vlerat e saj unike historike dhe arkitektonike. Sipas traditave vendase, kisha u ndėrtua nė
njė periudhė tė panjohur, aty rreth viteve 1600. U pikturua mė 1814 nga Paskal Trandafili dhe midis viteve 1816
dhe 1827 u zgjerua me kontributin e Janaq Prevezhanit. Si pjesė e domosdoshėm dhe e pandarė e Pazarit tė vjetėr
pėrmetar, kisha ndoqi zhvillimin e tij. Si pasojė, ajo u rindėrtua nga themelėt mė 1929 dhe u riparua mbas vitit
1941, kur pėsoi dėmtime serioze nga bombardimet italiane tė qytetit. Μė 1967, nė kohėn e regjimit komunist,
kisha u transformua nė Shtėpi Kulture. Mė 2001, kisha iu kthye komunitetit ortodoks, por nė kohėn e fundit
(2003) autoritetet vendase e rimorėn atė pėr ta kthyer pėrseri si Shtėpi Kulture, duke mos njohur vlerat e kishės.
Nga pamja arkitektonike transformimi i 1967-tės i kishės rezultoi nė njė pakicė ndryshimesh nė
strukturėn e kishės. Pjesa lindore u zhmadhua nė lartėsi, kurse njė shtesė u shtua pranė murit jugor tė kishės duke
pėrdorur atė. Gjithashtu, njė senazh prej ēimentoje u shtua nė njė pikė tė lartė tė mureve tė kishės, dritaret dhe disa
hyrje tė kishės u mbyllėn, kurse tė tjera u hapėn, ndėrsa pjesėt e brendshme dhe tė jashtme tė kishės u modifikua
pėr nevojat e shtėpisė sė kulturės. Megjithatė, del qartė se, nėn kėtė qė duket sot si njė shtėpi kulture, nė realitet
ndodhet njė kishė me vlerė tė vėēantė, jo vetėm pėr historinė, por edhe pėr arkitekturėn e saj. Kisha, pas Ēlirimit
(1912) si njė lloj reagimi kundėr kufizimeve tė rregullores osmane mbi aktivitetin ndėrtimor kishtar, paraqet
vullnetin e popullit pėrmetar tė konstruktojnė njė kishė madhėshtore, duke imituar modelet paleokristiane. Kjo
zgjidhjė arkitektonike mund tė gjendet nė pėrgjithėsi nėpėr qytete ballkanike tė tjera, por nė kontekstin e
Shqipėrisė ėshtė mjaft e rrallė, sepse ndėrtime kishtarė nga kjo periudhė nuk konsideroheshin monumente kulture
dhe nė shumicėn e rasteve u shkatėruan nga regjimi komunist.
Si pėrfundim, kisha e Lindjes sė Hyjlindėsjes nė Pazarin e vjetėr tė Pėrmetit duhet tė konsiderohet si njė
monument, jo vetėm i popullit vendas apo ballkanik, por nė pėrgjithėsi i pasurisė botėror kulturor. Kėshtu, kisha
duhet tė ristaurohet nė vlerat e saj origjinale.
1. Historia e Kishės:
Kisha e Lindjes sė Tėrėshenjtės ka qenė gjithmonė njė pikė referimi dhe njė
pjesė e pandarė e pazarit tė vjetėr tė Pėrmetit. Pėrmeti ėshtė njė qytet nė jug tė
Shqipėrisė, i cili ėshtė ndėrtuar nė breg tė lumit Vjosė. Ende nuk njihet me saktėsi se
kur ėshtė pėrmendur pėr here tė parė nė burimet historike; prandaj ėshtė e pamundur,
qė nė kėtė moment, tė pėrcaktojmė datėn e themelimit tė qytetit. Megjithatė, Pėrmeti
si qytet ėshtė pėrmendur nė burimet osmane tė shek. tė XV-tė si njė qendėr
administrative. Qė atėherė ėshtė bėrė i mundur gjurmimi i zhvillimit tė tij, nėpėrmjet
tė dhėnave tė popullsisė, tė nxjerra nga burimet me besueshmėri relative1.
Zhvillimi i popullsisė sė qytetit tė Pėrmetit
Data Numri i shtėpive
(haneve) ose I
popullsisė
Tė
Krishterė
Myslimanė Burime
1431/32
42 hane (2-3 shtėpi pėr
ēdo hane)
42 - Regjistrimi osman i
tokave tė vitit
1431/32.
afėr. 1518 136 hane (pėr shek. e
XVI-tė afėrsisht 1
shtėpi pėr ēdo hane)
136 - Regjistrimi osman i
taksave tė vitit 1518
afėr. 1582 125 hane 125 - Regjistrimi osman i
taksave tė vitit 1582
shek. i XVII-tė (pjesa e
II-tė)
150 shtėpi - - Udhėtari osman
Evliya Ēelebi
1768 3.000 banorė 1.500 1.500 Dositej Obradoviē2
1806 700 shtėpi - - F. Pouqueville, H.
Holland
1829 4.000-5.000 banorė - - Felix de Beaujour3
1830-1840 4.800 banorė - - i panjohur4
2
1856 134 (?) shtėpi - - P. Aravantinos
1873 5.000 banorė 1.500 - Emile Isambert5
1879 600 shtėpi - - Kodiku i Mitropolisė
sė Korēės6
1897 1.000 familje - - Kostandin Pishota7
1900-1912 5.000 banorė - - i panjohur8
Pazari i vjetėr i Pėrmetit pėrmendet pėr herė tė parė nė burimet osmane tė
shek. tė XVI-tė9. Qė atėherė, ka patur njė mungesė informacionesh rreth saj deri nė
shek. e XIX-tė, qė kur kemi tė dhėna konkrete nė dispozicionin tonė. Sipas kėtyre tė
dhėnave, pazari i vjetėr mė 1830-1840 ka patur 100 dyqane. Nė fund tė shek. tė XIXtė
pati njė zhvillim tė konsiderueshėm; tashmė numėroheshin 180-183 dyqane10.
Ndėrmjet 1900 dhe 1912 pazari i vjetėr kishte 190 dyqane11. Pazari i vjetėr shpesh
vuajti shkatėrrime tė shkaktuara nga zjarri (1865-1870, 7 Korrik 1943, 9 Tetor 1943,
28 Janar 1944 dhe 11 Qershor 1944)12. Si pasojė sot nuk ėshtė ruajtur asgjė nga Pazari
i Vjetėr, pėrveē kishės sė tij. Prandaj, kjo kishė ėshtė e vetmja pjesė e pazarit tė vjetėr
qė ka mbijetuar deri nė ditėt tona.
Kisha e Lindjes sė Hyjlindėses ėshtė e vendosur nė pjesėn lindore tė pazarit tė
vjetėr nė Pėrmet13 nė njė lagje tė quajtur lagjja e Qoshkut dhe e Lumit. Kjo lagje
ėshtė e vendosur nė pjesėn lindore tė bregut tė lumit tė Vjosės. Lagjja ishte emėruar
sipas njė Qoshke e cila ka qenė e ndėrtuar nė pjesėn perėndimore tė vendit tė kishės
dhe pėrdorej nga krerėt e vendit si njė vend mbledhjeje me qeveritarė zyrtarė pėr tė
bashkėbiseduar rreth ēėshtjeve tė ndryshme. Pėr kėtė arsye sheshi i kishės quhej
sheshi i hyqymetit (i administratės), nė tė cilin zyrat e nėn-prefekturės, e kadastrės
dhe gjyqi lokal funksionuan. Ky vend i Asamblesė u shkatėrrua plotėsisht nga zjarri
rreth viteve 1865-187014. Materialet e vjetra u pėrdorėn mė vonė pėr ngritjen e njė
zyre tė re qeveritare, si rezultat i tė cilit lagjet e pazarit tė vjetėr nuk e humbėn kurrė
rėndėsinė e tyre pėr Pėrmetin. Nė njė dorėshkrim tė shkruar prej njė banori tė
moshuar nga Pėrmeti, pėrmendet se dikur kėmbana e kishės pėrdorej pėr sahatin e
pazarit dhe vetėm nė vitin 1913 iu rikthye kishės. Siē do tė shohim mė poshtė, kisha e
Lindjes sė Hyjlindėses ka qenė njė pjesė e nevojshme dhe e pandarė e historisė sė
pazarit tė vjetėr.
Sipas Taqi Kristos kisha e Hyjlindėses nė Pazar ishte kisha mė e vjetėr brenda
qytetit tė Pėrmetit15. Tempulli16 pėrmendet nė shėnimet e kodikut tė Mitropolisė sė
Korēės17. Themelet e tij ishin bėrė me kontributin e Zoto Lolit nga Pėrmeti nė njė
periudhe tė rrezikshme dhe trazirash, sipas St. Adhamit, pėr arsye tė kundėrvėnies tė
ashpėr tė fanatikėve myslimanė. Mė 1814-tėn, gjatė sundimit tė Ali Pashė Tepelenės
kisha u pikturua nga Paskal Trėndafilli, banor i Rupshės sė Pogonit, me patronazhim
(= kontributin dhe kujdesin) e Janaq Prevezhanit (ndoshta nga Prezeva, Greqi). Nė
mbishkrimin pėrkatės qė u botua i pėrkthyer shqip, lexohet: O Zot, ndihmo
shėrbėtorin tėnd Janaq Prevezhani18. Mė vonė gjatė viteve tė kryepriftėrisė sė
Meletit, Mitropolitit tė Korēės (1816-1827)19 kisha u zgjerua nėpėrmjet kontributet e
mbledhura nga banorėt vendas, tė cilėt jetonin e punonin si tregtarė dhe zejtarė nė
Pazarin e vjetėr tė Pėrmetit. Kisha e Lindjes sė Hyjlindėses u ndėrtua tek pazari i
vjetėr, nė mėnyrė qė tė shėrbente nė nevojat shpirtrore tė zejtarėve dhe tregtarėve tė
Krishterė, tė cilėt jetonin me familjet e tyre nė lagjet jo tė Krishtera tė qytetit.
Me kalimin e kohės, kisha nuk ngeli e paprekur. Pėr kėtė arsye dhe duke marrė
parasysh pėrmasat e vogla tė tempullit, i cili nuk mundej tė vazhdonte tė plotėsonte
nevojat e banorėve vendas, tė krishterėt e ndjenė tė nevojshme tė ndėrtonin njė kishė
tė re me pėrmasa mė tė mėdha nė 192920. Por duket se ambiciet tejkaluan fondet nė
dispozicion. Kjo fazė konstruktive tregohet nė dy fotografi tė vjetra, e para pėrpara
pėrfundimit, mė 1930-tėn, e dyta pas atij. Sipas njė dokumenti, nė vitin 1941, pas
3
bombardimeve tė qytetit tė Pėrmetit nga forcat italiane, kisha pėsoi dėme tė
konsiderueshme21. Pėr kėtė arsye, tempulli pėsoi njė tjetėr fazė konstruktive, kėshtu
qė u zgjerua mėtej dhe mori formėn e sotme, qė duket poshtė shtesave qė iu shtuan
atij, me qėllim qė tė funksiononte si Shtėpi Kulture. Prandaj nė shek. e XX-tė u dha
pėrshtypja se kjo ndertesė ka qenė gjithmonė karabina duke mos patur ndonjė vlerė
kulturore apo historike22, kėshtu qė regjimi komunist e ktheu atė nė teatėr.
Stiliam Adhami, kontributit tė tė cilit i detyrohemi shumė, pėr shkak se
mblodhi sėbashku shumė tė dhėna qė i pėrkasin historisė sė kishės sė Hyjlindėses nė
pazarin e vjetėr tė Pėrmetit, duket se nuk ka qenė i informuar pėr faktin qė Shtėpia e
Kulturės, qė ka funksionuar nė sheshin e kishės, nuk ishte veēse njė transformim i
thjeshtė dhe jo i gjerė i kishės sė re. Pėr kėtė arsye ai i referohet kishės mė shumė si
njė toponim sesa si monument; prandaj shkron: si toponim pėrfshinte zonėn prapa
dyqaneve tė pazarit tė vjetėr, pak a shumė rreth truallit ku ėshtė ndėrtuarShtėpia e
Kulturės . I njėjti autor pranoi se tė dhėnat e vetme nga kisha qė mund ti shėrbenin
historisė dhe veēanėrisht historisė sė artit janė emrat e ktitorit dhe tė patronit (= tė
sponsorve) dhe tė piktorėve tė tempullit nė shek. e XIX-tė, tė cilėt nuk paraqiten nė
asnjė vend tjetėr tė Shqipėrisė. Faktet qė na dha vetė Adhami nė publikimet e tij
tregojnė vlerat e kishės tė cilat janė tė nevojshme dhe tė pandarė sėbashku me
kujtimet historike tė pazarit tė vjetėr nė Pėrmet.
2. Arkitektura e Kishės:
Siē kemi pėrmendur mė pėrpara, Kisha e Lindjes sė Hyjlindėsjes nė Pazarin e
vjetėr tė Pėrmetit ka patur tė paktėn katėr faza konstruktive. Ndryshimet qė kėto faza
i kryėn kishės u bėnė pėr tė plotėsuar nevojat e zhmadhimit tė ndertėses kishtare pėr
arsyen e pėrmasave tė vogla tė saj nga njera anė, dhe nga tjetra pėr nderim. Studimi i
arkitekturės sė saj u bazua kryesisht mbi tė dhėna tė mbledhura nė dy ekspedita,
gjithashtu edhe pas kėrkimeve nė burime bibliografike dhe dokumentare.
Faktkeqėsisht, nuk disponojmė tė dhėna mbi fazėn e parė tė konstruksionit tė
kishės [shih pl. ]. Sipas traditės vendase, qė transmentojmė duke qenė tė rezervuar,
kisha u ndėrtua afėr viteve 160023 dhe ka qenė e vogėl. Sot, asgjė nuk ka mbetur nga
kjo kishė, pėr tė cilėn vetėm gėrmime ose kėrkime sistematike nė bibliografi mund tė
na japin tė dhėna tė reja.
Zhvillimi i Pazarit tė vjetėr tė Pėrmetit gjatė shekullit tė XIX-tė dhe rritja e
popullsisė sė krishterė qė kishin nevojė pėr kishėn, rezultuan nė zhmadhimin gradual
tė kishės. Faza e dytė konstruktive, qė pėrfshinte njė zgjarim i kishės, u realizua, siēa
thamė mė pėrpara nė kohėn e Metropolitit tė Korēės Meletit (1816-1827). Njė pjesė e
kėsaj faze konstruktive ka mundėsi tė ndodhet nėn strukturėn e sotme tė kishės,
ndoshta nė anėn lindore, ku, pas gėrmimit tė pjesshėm dhe eksperimental nė
brendėsinė e kishės, u zbuluan gurė tė muraturės me ngjyrė tė ndryshėm nga gurė tė
tjerė tė kishės. Sidoqoftė, vetėm pas gėrmimit tė suvasė sė mureve dhe restaurimit tė
plot tė kishės, mund ta mbeshtesim nė fakte konkrete kėtė hipotezė.
Mė pak se 100 vjet pas fazes sė dytė konstruktive, mė 1929, ndoshta pėr
arsyen e dėmtimeve tė shumta tė kishės nga djegiet, si atė midis viteve 1865-1870 dhe
sigurisht pėr shkak tė pėrmasės sė vogėl tė kishės qė nuk kishte mė mundesinė tė
plotėsonte nevojat e shumta tė krishterėve, kisha pati njė fazė tė tretė konstruktive.
Kjo fazė ka qenė njė rindėrtim komplet i kishės me pėrmasa madhėshtore. Nė njė
fotografi tė vjetėr, tė marrė rreth vitit 1930 [fig. ], vėrehej kisha pėrpara fundit tė
fazės sė tretė konstruktive, qė sipas vendasit i pėrkiste vitit 1934. Nė atė kohė
struktura e poshtme e kishės kishte pėrfunduar, por jo struktura e sipėrme e saj.
Megjithatė, ashtu siē paraqitet nė disa fotografi tė tjera tė kishės, tė marra pas 1934
[shih fig. 24], kisha paraqitet e pėrfunduar. Duke u bazuar nė tė gjitha fotografitė,
tempulli duket se ishte i tipit tė bazilikės, me kupolė, me njė kėmbanore dy4
dimensionale nė lartėsinė e murit perėndimor, me katėr pillastra qėndrore, tė cilat
ndanin nefin horizontal nga nefi tėrthor, ku mbeshtetej kupola. Ana veriore e kishės,
nė pjesėn e lartė tė saj, kishte njė grup dritaresh katrore, poshtė tė cilave ndodhesin tre
dritare tė tjera dhe njė hyrje, shkalla e sė cilės kishte njė bazament qė duket deri mė
sot nga jashtė. Muratura e kishės pėrbėhet nga blloqe tė bardhė guri, tė prerė dhe tė
pėrpunuar me mjeshtri. Gurėt janė lidhur fort njėri me tjetrin nga njė shtresė e hollė
gėlqereje [fig. ]. Ky stil murature u pėrdor shpesh nė ndėrtesa tė arkitekturės neoklasike
tė fillimit tė shek. tė XX-tė. Muratura e kėtij stili paraqitet nė pjesė tė
ndryshme tė kishės, nė murin verior dhe nė atė lindor tė jashtėm, por edhe nė murin
lindor, atė verior dhe jugor tė brendshėm. Njė ēati dyujse, e ndryshme nga ajo
ekzistuesja, mbulonte kishėn.
Si rezultat i pėrplasjes sė Luftės sė II-tė Botėrore, qyteti u dėmtua nga
bombardimet italiane. Atėherė, kisha pėsoi dėmtime prej 40 m2 muraturė, 60 m2 suva,
25 m2 ēati dhe 15 m2 tavan25. Mandej, duket se dėmtimet qė pėsoi Pazari i Pėrmetit
nga zjarri (ndėrmjet viteve 1865-1870, si dhe mė 6 Korrik 1943, nė 9 Tetor 1943, nė
28 Janar 1944 dhe nė 11 Qershor 1944)26 kishin intensifikuar dėmtimet e tempullit. Si
pasojė, tempulli kishte nevojė pėr riparime tė mėdha, qė, siē duket, rezultuan edhe nė
zhmadhimin e kishės me njė shtesė nė anėn perėndimore.
Kėto faza tė njėpasnjėshme konstruktive tė shek. tė XX-tė i krijuan banorėve
vendas tė sotme pėrshtypjen se kjo kishė mbetej gjithmonė e papėrfunduar, prandaj
edhe mendohej se nuk paraqiste asnjė vlerė27. Kėshtu, mė 1967, kur regjimi komunist,
gjatė revolucionit tė tij kulturor, konfiskoi kishat dhe manastiret nė Shqipėri, kisha e
Lindjes sė Hyjlindėses nė Pazarin e vjetėr tė Pėrmetit u kthye nė shtėpi kulture.
Ndėrhyrjet nė skeletin e kishės pas 1967-tės pėrfshinin: i) shkatėrrimin e pjesės sė
lartė tė kishės (kupolė, etj.). ii) Mbylljen e dritareve dhe hyrjeve origjinale (pėrveē atė
jugore) me tulla tė kuqe dhe hapjen e dritareve dhe hyrjeve tė reja. iii) Lartėsimin prej
2 metrash tė pjesėsh lindore tė kishės pėr nevojat e fuajesė (sallės pushimi) sė teatrit
duke pėrdorur tulla tė kuqe [see pl. ]. iv) Futjen i njė senazhi ēimentoje nė njė pikė tė
lartė tė mureve pėr tė siguruar qėndrueshmėrinė statike tė ndėrtesės dhe pėr tė lidhur
muraturėn me njė mėnyrė mė tė fortė.
Pavarėsisht nga kėto ndėrhyrje, njė seri faktesh tregojnė se nėn pamjen e
dukshme tė objektit gjendet e ruajtur forma origjinale e ndėrtimit tė kishės. Kėto fakte
janė: i) Εksistenca e fragmentit tė kėmbanores sė ngritur nė lartėsinė e murit
perėndimor, qė mund tė shihet nga zona e katit tė dytė, ku qendronin spektatorėt. ii)
Ekzistenca e mureve tė kishės qė janė tė ndryshėm nga muret e shtesave (nė gjerėsi,
nė pėrbėrjen e materialeve dhe nė stilin e muratures). iii) Ekzistenca nė brendėsinė e
kishės e harkut tė pjesės lindore tė saj [fig. ], qė ėshtė ndoshta fakti mė i qartė i
ruajtjes sė skeletit tė kishės me gjithė punėn transformuese qė iu bė asaj.
Ndėrhyrja mė e madhe qė u realizua pas vitit 1967 nė formėn e kishės ka qenė
ndėrtimi i njė shtese kompletisht tė re gjatė murit jugor tė kishės. Kjo shtesa u ndėrtua
me gurė, siē del qartė nga pjesat ku u gėrmua suvaja pėr tė krahasuar muraturen e saj
me atė tė kishės. Por cilėsia e muratures sė shtesave, siē u zbulua, ėshtė shumė e dobėt
nė krahasim me atė tė kishės [shih krahasimisht pl. ]. Gurėt e pėrdorur [fig. ] janė
skalitur trashė, dhe janė vendosur me njė menyrė tė palidhur, duke krijuar jo fuga
midis tyre, si nė muraturen e mureve tė kishės, por boshllėqe tė cilėt janė mbushur me
njė shtresė tė trashė llaēi me cilėsi jo tė mirė. Mė tej, gjerėsia e mureve tė tempullit
ėshtė 90cm, kurse ajo e mureve tė dy shtesave, tė ndėrtuara pas 1967, ėshtė 60cm. Tė
dyja ato shtesa, gjithashtu edhe e treta nė lartėsinė e pjesės lindore tė kishės janė qartė
ndryshe nga tempulli nė tip, zgjidhje funksionale dhe konstruktive, kompozim i
pjesave pėrbėrese, trajtim arkitektonike dhe dekorative tė pjesės sė brendshėm dhe sė
jashtėm, siē edhe nė stil.
5
Nė fund i fundit, kisha paraqet njė vlerė tė vėēantė arkitektonike. Sipas
historianit tė shquar tė histories sė arkitekturės kishtare Ćurcić, aty nga fundi i
sundimit osman nė Ballkan, dhe vėēanėrisht pas tij, subjekte tė krishterė tė
perandorisė ndjenė nevojėn tė rilindin madhėshtinė e modeleve klasike paleokristianė
tė arkitekturės bizantine. Rastėsisht ndertimėt paraqiteshin njė lloj ekzagjerimi si njė
menyrė reagjimi kundėrt kufizimet e rregulorjes osmane mbi ndėrtimin e kishave dhe
vėēanėrisht e kėmbanoreve. Ky rezultoi nė rizbulimin e tipit tė bazilikės nė
pėrgjithėsi, me ose pa kupolė. Ćurcić citon shume shembuj tė tilla, kryesisht nga
qytete tė mėdha tė Ballkanit, pėrveē Shqipėrisė. P.sh. nė Athinė, qė u ēlirua nė shek. e
XIX-tė, shumė prej kishave, tė ndėrtuara para ose pas pak viteve nga ēlirimi,
paraqesin kėtė modė tė arkitekturės kishtare, ndoshta me shembullin mė karakteristik
katedraljen e saj28. Vėēanėrisht, njė tip tė ri bazilike u krijua, me narteks (nganjėherė
tė ngritur duke pėrfshirė edhe ginekonit) gjatė fasadave jugore, perėndimore dhe
veriore. Ky tip u paraqit pėr herėn e parė nė Selanik, nė kishėn e Shėn Minait edhe nė
kisha tė tjera, tė gjitha tė datuara nga fundi i shek. tė XIX-tė deri nė fillimėt e shekullit
XX-tė, duke patur parasysh se Selaniku bashkė me venda tė tjera tė Maqedonisė u
ēliruan nga sundimi osman vetėm nė 1912. Nga Selaniku tipi u shėrdau nėpėrmjet
viseve tė ndryshme tė Ballkanit.
Rrethet krishterė ortodokse nė Shqipėri nuk mbetėn tė larguar nga arritjet e
arkitekturės kishtar nė Ballkan. Katedralja e vjetėr e Korēės, e ndėrtuar mė 1897, e
shkatėrruar pa dallim nga regjimi komunist ndoshta ishte shembulli mė i shquar, qė i
pėrket edhe tipit tė ri tė bazilikės qė u krijua nė Selanik. Shembuj tė tjera qė shfaqen
kėtė modė tė arkitekturės pėrfshijnė njė seri ndėrtimesh kishtare madhėshtorė, por tė
ekzagjeruara dhe tė shpėrpjesėtuar nė krahasim me kishat me tė cilat ato janė ngicur
kėmbanorje nė rrethe tė ndryshme, si nė Korēė (p.sh. kėmbanorja jashtė kishės sė
Shėn Nikollės nė Boboshticė mė 1928, e.tj.), nė Myzeqe (p.sh. kėmbanorja nė pjesėn
jug-perėndimore tė katholikoit tė manastirit tė Ardenicės mė 1925, e.tj.), nė Himarrė,
e.tj. Duke qenė ndėrtuar pak djetėvjeēarėve pėrpara vendosjes sė sistemit komunist,
nuk u kushtua rėndėsi ndėrtimėve kishtarė tė tillė dhe u konsideruan tė parėndėsishme
nga pamja kulturore. Prandaj, shumica prej atyre, veēanėrisht kishat, u shkatėrruan
pėr tė konstruktuar ndėrtime tė tjera nė vendin e tyre. Kisha e Lindjes sė Hyjlindėsjes
nė Pazarin e vjetėr tė Pėrmetit ėshtė njė nga tė paktat, ndoshta unike, shembull i
kishave tė saj modė qė ruhet deri mė sot dhe, pra, duhet tė konsiderohet si monument i
vlėrave tė vėēanta arkitektonike.
Si monument kulturor dhe fetar, ka nevojė tė tėrheqjė vėmendjen tonė, jo
vetėm pėr rivendosjen e tij nė vlerat e vjetra funksionale dhe fetare tė tij, por edhe pėr
restaurim. Me gjithė ato vlerat historike dhe arkitektonike, japin mėndimin se Kisha e
Lindjes sė Hyjlindėsjes nė Pazarin e vjetėr tė Pėrmetit duhet tė konsiderohet jo
thjeshtė si njė monument tė Pėrmetit dhe tė banorėve tė tij, ose tė popullit shqiptar apo
tė atij balklkanike, por si njė monument tė pasurisė botėror kulturor.
Bibliografi Shkurtėrime
Adhami S., Urbanistika dhe Arkitektura = Adhami S., Mbi Urbanistikėn dhe Arkitekturėn e Pazarit
tė Vjetėr tė Pėrmetit (Sur l urbanisme et l architecture du vieux bazaar de Pėrmet), Monumentet,
v. 2 (1982), p. 43-41 (French resumé on p. 52-53).
Adhami S., Vėshtrim = Adhami S., Vėshtrim mbi Kulturėn Popullore tė Trevės sė Pėrmetit, Tiranė
2001: Ada Publications.
Adhami S., Pėrmeti dhe pėrmetarėt = Adhami S., Pėrmeti dhe Pėrmetarėt nė Udhėpėrshrkimet e tė
Huajve dhe nė Kujtimet e Popullit, Tiranė 2001.
Adhami S., Pėrmeti nė histori = Adhami S., Pėrmeti dhe Pėrmetarėt nė Faqet e Historisė Nga
Lashtėsia deri nė 1939, Tiranė 2001: Neraida Publications.
Giakoumis K., Monasteries = Giakoumis K., The Monasteries of Jorcucat and Vanishtė in Dropull and
of Spelaio in Lunxhėri, as Monuments and Institutions during the Ottoman Period (15th-19th
6
Centuries) in Southern Albania, Ph.D. thesis submitted at the Centre for Byzantine, Ottoman and
Modern Greek Studies, The University of Birmingham, Birmingham 2002.
Inalcik H., Arnawutluk = Inalcik H., Arnawutluk, Encyclopaedia of Islam, v. 1 (1960), p. 651-658.
Pulaha S., Popullsia e Kosovės = Pulaha S., Popullsia shqiptare e Kosovės gjatė shek. XV-XVI (studime
dhe dokumente), Tiranė 1983.
Pulaha S. Qytetet shqiptare = Pulaha S. Qytetet shqiptare nėn regjimin feudal ushtarak osman gjatė
shekujve XV-XVI (Les villes albanaises sous le regime féodal militaire ottoman au cours des XVe
et XVIe sičcles), Monumentet, v. 1 (1984), p. 17-42; French synopsis, p. 43-49.
Shkodra Z., Esnafėt = Shkodra Z., Esnafėt shqiptarė. (Shek. XV-XX), Tiranė 1973.
Shkodra Z., Qyteti = Shkodra Z., Qyteti shqiptar gjatė Rilindjes Kombėtare, Tiranė 1984: Instituti i
Historisė Ed..
Shenime
* I detyrohemi studentėve tė Akademisė Teologjike Ortodokse Ngjallja e Krishtit, Kristaq Nikulit dhe Eleni
Nanit, pėr ndihmėn qė na dhanė nė pėrkthimin dhe redaktimin e artikullit nga origjinali nė anglisht.
1 Pėr popullsinė e Pėrmetit kemi pėrdorur kėta botime: Inalcik H., Arnawutluk, f. 655; Pulaha S., Populsia e
Kosovės, f. 651-652; Pulaha S., Qytetet shqiptare, f. 26-27; Adhami S., Vėshtrim, f. 22-36; ibid, Pėrmeti dhe
pėrmetarėt, f. 69-76; and ibid., Urbanistika dhe Arkitertura, f. 43-44, i cili citon tė dhėna nga udhėtarė tė huaj
duke pa referuar burimeve tė tij. Mandej, ka njė kundėrshtim midis tė dhėnave qė citon nga udhėtarė tė huaj dhe tė
dhėnave citiuan prej atij duke pa referuar burimėt e tij [Adhami S., Vėshtrim, f. 39]. Ėshtė tė nėvojshėm tė
theksojmė se regjistrimėt osmane tė taksave qė u pėrdorėn kėtu pėr shekullin e XV-tė nuk i regjistrojnė zyrtarėt
dhe oficierėt osmanė. Prandaj, popullsia e myslimanėve nė Pėrme duhet tė ishin mė shumė sesa paraqiteshin nė
kėta dokumenta. Pėr njė krahasim i tė dhėnave tė popullsisė nė visėt e Epirit (Greqi dhe Shqipėri) deri nė fund i
shek. XVI-tė, shih Giakoumis K., Monasteries, v. II, f. 526-531. Numra tė rrumbullakosura duhet tė konsiderohen
tė pasakta.
2 Cited in Adhami S., Pėrmeti dhe pėrmetarėt, f. 37.
3 Cited in Adhami S., Pėrmeti dhe pėrmetarėt, f. 24.
4 Cited in Shkodra Z., Qyteti, f. 200.
5 Cited in Adhami S., Pėrmeti dhe pėrmetarėt, f. 31.
6 Adhami S., Urbanistika dhe Arkitektura, f. 44.
7 Cited in Adhami S., Pėrmeti dhe pėrmetarėt, f. 37.
8 Cited in Shkodra Z., Qyteti, f. 200.
9 Shkodra Z., Esnafėt, f. 35.
10 Shkodra Z., Esnafėt, f. 338; cf. Kostandin Pishotas tė dhėna tė cituara nė Adhami S., Pėrmeti dhe pėrmetarėt, f.
39.
11 Tė cituar nė Shkodra Z., Qyteti, f. 200.
12 Adhami S., Urbanistika dhe Arkitektura, f. 50.
13 Pėr njė pėrshkrim tė vogėl tė pazarit dhe tė vendit tė kishės, shih Adhami S., Vėshtrim, especially f. 72-73 and
plan on f. 132.
14 Tė nxjerrė nga Frashėri F. Kajca A. Bubėsi Z. At-Stath Melani, Pazari i Vjetėr, botuar nė Adhami S.,
Pėrmeti dhe pėrmetarėt, f. 380-381.
15 Tė nxjerrė nga dorėshkrimi i Taqi Kristos Me Njė Plak nga Pėrmeti prej Tates, Tiranės, 14 Maj 1978, botuar
nė Adhami S., Pėrmeti dhe pėrmetarėt, f. 168.
16 Krahasimisht, pėrshkrimi mė i informuar mbi kėtė kishė gjendet nė Adhami S., Pėrmeti nė histori, f. 146-148
(vėēanėrisht 147-148).
17 Pėrkthimi i kodikut nga Pepo nuk ndodhej nė bibliotekėn e Akademisė Teologjike nė Mars 2003, kur u shkrua
kėtė raport.
18 Shih shėnim Nr. 16.
19 Patrinelis C., Κορυτσάς Μητρόπολις, Ηθική και Θρησκευτική Εγκυκλοπαίδεια, v. 7 (1965), f. 873.
20 Pėr kėta informacionė bashkuam tė dhėna tė nxjerra nga Adhami S., Pėrmeti nė histori, f. 147-148 dhe nga
tradita gojore vendase, tė transmituara nėpėrmjet priftit e enorisė sė Pėrmetit at-Vasil. Saktėsia e traditės u
konfirmua edhe nga dy fotografi tė vjetra, e para nga tė cileve ėshtė marrė nga viti 1930, kurse e dyta pak vjet mė
vonė.
21 Shih Arkivėt Qėndror tė Shtetit, Fondi 602 (1941), Dosja 59, fl.35.
22 Pėr kėta argumente, shih Adhami S., Pėrmeti nė histori, f. 146, 148.
23 Bashkėfolės: Prifti vendas, at-Vasil.
24 Pėr fotografi tė tjera tė vjetra, nė tė cilet kasha paraqitet komplet nė fazėn e tretė konstruktive tė saj, shih
Adhami S., Urbanistika dhe Arkitektura, p. 44, fig. 1-2.
25 Shih Arkivėt Qėndror tė Shtetit, Fondi 602 (1941), Dosja 59, fl.35.
26 Adhami S., Urbanistika dhe Arkitektura, p. 50.
27 Shih shėnim Nr. 22.
28 Ćurcić Sl., Byzantine legacy in ecclesiastical architecture of the Balkans after 1453, in Clucas L. [ed.], The
Byzantine Legacy in Eastern Europe, New York 1988, p. 65-67.
Krijoni Kontakt