Close
Faqja 14 prej 26 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 259
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Po klodo une jam "djalli". Shyqyr qe me zbulove se bota do te mundohej nga tirania ime. Tani te ka ngelur vetem te me ngulesh ndonje tredhembesh si shpetimtar qe je!

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Njė prelat tjetėr, siē ėshtė dhespoti a peshkopi ortodoks, thirret “shkėlqesi”, njėsoj siē thirret nė protokollet zyrtare edhe njė ambasador. Por “kryepiskopi” (lexo: kryepeshkopi) qė, siē e dėfton edhe vetė fjala, ėshtė mbi peshkopėt, kėshtu qė rregulla e do tė thirret ndryshe prej tij. Kur nuk e dėgjojmė ta quajnė “fortlumturi” (kam kėrkuar, po s’e kam gjetur kund kėtė fjalė nėpėr fjalorė), e thėrrasin “shkėlqesi”, por jo “hirėsi” siē e kėrkon etiketa gjuhėsore. “Hirėsi” thirret edhe njė kardinal, njė ajatollah apo njė imam.

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    13
    Nuk e njoh kete Klodin per te cilin ju Flisni more djema por shpresoj te kete te ide te ngjajshme me te miat.
    Pastaj me njerez qe merren vetem me llafe... "ketu e atje....me the e te thashe..." bota eshte plote. fatkeqesia eshte qe ngelen vetem aty......
    Kur ka shume llafe e zhurme..... nuk ka aspak pune.....
    Ndersa duken ata qe jane njerez veprash e punetore sepse jane llafe pak edhe kjo i ben akoma me te urte. Sepse nuk kane nevoje te flasin.... eshte vete puna e tyre ajo qe flet.
    Ndersa ata qe nuk kane pune...do kene llafe domosdo se me dicka duhet te merren...... se koha s'kalohet kote pa bere asgje!!!.

    Pastaj eshte e lehte te hidhesh dege me dege dhe ti anashkalosh argumentet me dalje jashte teme apo me kondrapyetje per te dale nga situata,,, por jane njerez te rralle dhe me vlera ata te cilet i permbahen temave me objektivitet dhe ndershmeri, pa tendenca dhe egoizma......
    nese e keni lexuar ate qe kam shkruajtur me pare pergjigjuni asaj cka eshte shkruar...
    Me respekt te gjitheve nga Ermili.
    ndizni dritėn e dashurisė dhe me tė ndriēoni botėn

  4. #134
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Me sa kam vene re ,ne kete teme, i nderuari -shendelli- ka pasqyruar mendime te ndryshme qe vine nga komuniteti Ortodoks Shqiptar per mbarvatjen e Ortodokserise Shqiptare e "kryepeshkopit Shqiptar" Janullatos.Po sic duket, disave nuk i pelqene, per te vetmen arsye se;ketu thuhet e verteta per Janullatosin dhe uzurpatoret e kishes ,kjo duket qarte dhe nga goja e vete klerikve greke qe meshojne ne Shqiperi!!!

    Ermil!
    Sa per ate qe thua ne adres te -shendelliut- je shum i gabuar,dhe kjo te vjene thjesht per arsyen se :Ne kete teme i ciret maska Janullatosit me fakte e argumenta, biles dhe nga goja e vet grekve. Ne qofte se nuk te pelqejne argumentet kundra Janullatosit, mundohu ti hedhesh poshte me kunder- argumenta, dhe leri blla...bllate....
    Nuk eshte e thene qe te gjithe ata qe se duan Janullatosin sjane Ortodoks ...dhe ata qe e duan jane Ortodoks te mire!!!

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    13
    E the shume bukur Dhe jam plotesisht dakort me ty se:

    Nuk eshte e thene qe te gjithe ata qe se duan Janullatosin sjane Ortodoks ...dhe ata qe e duan jane Ortodoks te mire!!!

    Dhe te siguroj qe cdo Ortodoks e mendon keshtu ne lidhje me kete pohim sepse nuk eshte nje prift apo nje kryepishkop ai qe perfaqeson Ortodoksine apo Kishen por teresia e besimtareve shenjtoreve eterve bashke me gjithe traditat e krishtera Ortodokse qe na kane lene.

    Dhe une nuk kam ndonje preference apo urrejte personale ndaj grekeve apo cilido nacionalitet qofte. Eshte e rendesishme qe te jete nje vella me Krishtin.

    Persa i perket Gjuhes Greke Qe te perdoret ne Kishat ku gjuha meme eshte Shqipja nuk jam aspak dakort dhe kete e theksoj ne menyre te forte.

    Por ama edhe nuk mund tu imponoj Shqipen atyre vendeve jugore ne shqiperi ku zakonet dhe traditat madje edhe gjuhen e kane te lidhur ngushte me greqine.

    Cdo gje duhet gjykuar sipas vendit dhe besimtareve pjesemarres.
    Nese jemi ne nje kishe me besimtare shqipetare do te ishte logjike qe te meshohej ne shqip. Nese besimtaret jane te gjuhes greke do te ishte e natyrshme ne greqisht. Dhe nese kemi besimtare te te dy paleve atehere meshimi te behet i gershetuar ne te dyja gjuhet.
    Nese jam gabim per keto qe them pranoj me gjithe deshire kritika mjaft qe te jene me vend dhe me baza.

    I Njohim shume mire rastet e shkeljeve dhe nuk jemi aspak dakort dhe keto i kundershtojme hapur me goje edhe me shkrim. Ama per cdo gje mundohemi ne vete te paret ta rregullojme me veprat tona duke i sinjalizuar dhe duke kerkuar ne cdo menyre permiresimin e ortodoksise ne shqiperi me mundi dhe me sakrificen tone personale duke i rene shqiperise terthor e perqark.

    Dhe nese ju kujtoni se jemi Servila te Anastasit sinqerisht me vjen keq, megjithate jeni te lire te mendoni. Vetem KRISHTIT dua ti jem SERVIL me mish dhe me shpirt, por as kete se kam arritur akoma.

    Eshte shume e lehte ti vezhgosh gjerat nga larg por shume e veshtire te shkosh vete i pari e te punosh per permiresimin e gjendjes. (Jeni te ftuar ju vete te vini e te vertetoni se eshte keshtu)

    Shen Serafimi i Sarovit thote:
    Te mesosh te tjeret eshte sikur te rrezosh nje Gur nga maja e kembanores ndersa ti zbatosh ato vete eshte sikur ta ngresh mbi supe kete shkembe dhe ta cosh ne maje te kembanores perseri atje ku ishte.

    Ka dicka qe s'shkon ??????(madje jane shume ato qe s'shkojne) atehere ti i pari tregoje me veprat e tua. Ti jep ndihmen personale per permiresimin e gjendjes Fillo ti te punosh te ndertosh te lodhesh e te djersitesh e jo ti thuash tjetrit...A ketu paska nje grope mbuloje... ketu eshte mal sheshoje...Ky muri qenka ndertuar keq prishe dhe ndertoje dhe njehere.

    Nese me te vertete dikush e do ortodoksine le te vije ketu ne shqiperi e ta ndertoje me vepra, sepse jane Veprat ato qe i rezistojne koherave eres, bores e shiut.
    Per fat te keq qe fjalet i merr era sepse perndryshe do te ishim vendi me i lulezuar ne bote.

    Po e perseris edhe nje here:
    Ortodoksia tek ne po ringjallet pak nga pak si ai i PLAGOSURI qe kthehet nga beteja qe eshte me shume ne krahet e vdekjes sesa ne jete....nuk eshte nje pamje e pelqyeshme por sido qe te jete per tu meshiruar dhe per ti ardhur ne ndihme. ka nevoje per nje fjale te ngrohte per pak mbeshtetje, dashuri.... dhe nese eshte e mundur qe ti jap nje ndihme sadopak te vogel per permiresim atehere Lavdi Zotit.....nese infermieret e doktoret qe i rrine afer e i sherbejne nuk e bejne si duhet kete pune, edhe une i qortoj dhe ia kujtoj kete ore e cast me qellim qe ata ta kupotojne mire e te binden (megjithese e kane kuptuar) se po gabojne, atehere vec po i irritoj dhe po keqesoj gjendjen me tej...
    Po une(dmth ne) dua permiresimin e te afermit tim dhe jo keqesimin e tij...Atehere te mundohem te pakten ti inkurajoj keta doktre e infermiere qe te punojne sa me mire. ti korrigjoj, por me embelsi pa egoizem....
    Te kontribuoj ne ndihme dhe jo ne shkaterrim.
    Me bese e me shpres ne Zotin dhe me durim dhe cdo gje do te behet me mire.

    Shen Andoni i madh Ati i Eterve (nese jeni ortodokse dhe e njihni)

    Nje dite kur dishepujt e tij po i kerkonin nje mesim u thote :
    Nuk jane fjalet ato qe bindin por veprat....
    Shikoni ate cfare bej une keshtu beni edhe ju....

    Nje njeri me te vertete per tu admiruar i cili megjithese kishte arritur shkallen persosmerise se pafund ate te shenjterise... perseri nuk e konsideron veten te denje tu mbaje fjalime te tjereve.Dhe Kjo eshte PERULESIA, virtyt ky qe te ngre ne majat e sferave qiellore, virtyt qe te shenjteron e qe te fal kuroren e Parajses ate te pavdekshmerise.

    Me respekt dhe dashuri per te gjithe ERMILI.
    ndizni dritėn e dashurisė dhe me tė ndriēoni botėn

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    23 maj 2003

    Ēėshtjet e letrės: - Vėrtetime pėr punė vullnetare
    - Dėshmi pėr Emigracionin

    Tė dashur anėtarė dhe miq tė Kishės sė Shėn Astit!

    Fushata tremujore (shkurt-mars-prill) qė kryem, pėr tė bėrė tė njohur kishėn shqiptare nė Toronto, ka sjellė shumė gjėra tė reja pėr kryesinė e Kishės sė Shėn Astit. Njė nga kėto ėshtė dhe ēėshtja e vėrtetimeve qė herė pas here na kėrkohet tė lėshojmė. Sė pari, kėrkohen vėrtetime pėr punė vullnetare, gjė qė ka lidhje me asistencėn sociale qė marrin emigrantėt nga qeveria kanadeze, dhe, sė dyti, kėrkohen dėshmi pėr emigracionin, qofshin kėto pėr gjyqet e atyre qė kanė kėrkuar strehim politik, a pėr plotėsimin e dokumentacionit pėr marrjen e shtetėsisė. Fillimisht nuk ishim tė pėrgatitur pėr kėtė situatė, dhe i kemi trajtuar kėto raste me ndjeshmėri, por ndoshta pa u thelluar siē duhet. Ndėrsa nė raste tė tjera, pa mėdyshje nuk kam pranuar tė nėnshkruaj dokumente tė tillė, pavarėsisht se janė kėrkuar nga veprimtarė tė njohur nė komunitetin shqiptar tė Torontos. Personat e interesuar as nuk i njihja e as morėn mundimin tė vijnė nė Kishė dhe tė bisedojnė vetė me mua, por u pėrpoqėn tė pėrdorin kėto “personalitete tė komunitetit”, me metoda ballkanike, pėr tė shtėnė priftin nė udhėt e tyre.

    Pėrpiqem tė balancoj ligjin kanadez me shėrbesėn e priftit dhe me domosdoshmėrinė e integrimit nė njė vend tė huaj dhe tė vėshtirė. Por pėr sa i pėrket ēėshtjes sė punės vullnetare, nė disa raste duket se kam gabuar. Ka disa individė tė cilėt fillimisht na u shfaqėn me pamje shenjtorėsh, mė vonė na gėnjyen, ndėrsa sot na kanė zhgėnjyer me pabesinė e tyre dhe na kanė lėnė nė faj. Nė qoftė se njoftojmė punonjėsit e tyre socialė, dhe i informojmė pėr mospjesėmarrjen e tyre, dalim nga etiketa e shėrbesės sonė, plus qė armiqėsohemi me bashkatdhetarėt tanė. Nė rast tė kundėrt, nė qoftė se heshtim, apo gėnjejmė kur punonjėsit socialė na telefonojnė dhe na pyesin pėr ta, nuk bėjmė gjė tjetėr veēse stimulojmė korrupsionin qė ekziston nė komunitetin shqiptar tė Torontos, i krijuar ky nga institucionet e tjera shqiptare nė kėtė qytet, shumė para themelimit tė Kishės sonė. Ironia qėndron tek fakti se prifti ortodoks ėshtė i vetmi qė flet haptazi kundėr kėtij korrupsioni qė po njollos emrin tonė nė Kanada.

    Ne nuk na intereson qė tė ushqehen ndjenja dashakeqe ndaj Kishės nga asnjė drejtim. Pėr tė dalė nga kjo situatė, pra, po ju bėjmė tė ditur qėndrimin tonė, tani qė ėshtė fillimi, nė mėnyrė qė t’a pėrēoni kėtė tek ata qė mund t’ju pyesin nė tė ardhmen. Pjesė e shėrbesės sonė ėshtė t’i ndihmojmė shqiptarėt edhe me dokumentacion. Kisha ėshtė Kishė dhe njė dokument i lėshuar nga ajo ka vlerė, aq mė tepėr kur Kisha e Shėn Astit ka krijuar njė profil tė respektueshėm nė autoritetet kanadeze. Kjo ka ndodhur sepse nga njėra anė kemi pėrshkruar errėsirėn tonė me terma kanadezė, pra nuk kemi rėnė tė triumfologjinė anakronike tė institucioneve tė tjera shqiptare tė Torontos, nga ana tjetėr kemi bėrė hapa tė guximshėm integrimi, por duke ruajtur nė tė njėjtėn kohė identitetin shqiptar ortodoks nė Kanada. Mbi tė gjitha jemi pėrpjekur tė ndėrgjegjėsojmė anėtarėt e Kishės mbi abuzimin e shqiptarit



    nga shqiptari nė Toronto. Kėto janė arsyet qė institucionet kanadeze kėrkojnė nga shqiptarėt vėrtetime tė lėshuara nga Kisha e Shėn Astit.

    Ne duam tė ndihmojmė, por ju lutem na ndihmoni qė tė ruajmė pastėrtinė e Kishės. Thuhet se Kisha jonė ka lėshuar dokumente pėr emigracion. Ne kemi nėnshkruar vetėm dy tė tillė, pėr dy anėtarė tė Kishės. Pra njė thashethem i tillė mė shqetėson dhe na vė nė mendime… Ndoshta ėshtė e vėrtetė dhe e ardhmja do t’a nxjerrė nė dritė. Kur nė Kishėn Ortodokse sundon aspekti njerėzor, ajo bėhet mė e keqe nga ēdo e keqe e kėsaj bote.

    Duke pasur parasysh tė gjitha kėto, pėr sa i pėrket punės vullnetare, ju njoftoj se ne do tė japim dokumente tė tillė vetėm pėr ata qė janė anėtarė tė Kishės dhe vijnė rregullisht nė shėrbesat tona pėr njė periudhė kohe rreth dy muaj, dhe sigurisht qė me tė vėrtetė do tė kryejnė njė punė tė tillė nė Kishė. Dhe kjo gjė nuk negociohet. Si rrjedhojė, atyre qė na propozojnė t’i paguajnė Kishės “muajin e parė”, jo vetėm qė nuk i pranojmė, por nuk mund t’iu sugjerojmė tė shkojnė as gjetkė, sepse kėsisoj e kanė vetė nė dorė tė ardhmen e tyre nė Kanada…

    Pėr sa i pėrket dokumentave qė kėrkohen pėr ēėshtjet e emigracionit, nė qoftė se kėrkoni qė unė tė shkruaj diēka pėr ju, mė jepni mė parė rastin t’ju njoh. Nuk mund tė bėj hartime pėr njerėz qė nuk i kam takuar ndonjėherė, sepse letra tė tilla, edhe sikur nė ndonjė rast mund tė pinė ujė nė Kanada, mė kthejnė tek e kaluara e mugėt e mėkatit, nga e cila jam ēliruar me kohė dhe nuk dua tė kthehem. Synimi ynė ėshtė drita dhe jo terri. Ejani pra, pėr njėfarė kohe nė Kishė, njihuni me priftin dhe bashkėpunėtorėt e tij, dhe pastaj kėrkoni njė dėshmi pėr ato pėrshtypje qė ju vetė na keni lėnė, pa ndėrmjetės.

    Pėr njė letėr tė tillė personi nė fjalė duhet tė jetė anėtar i Kishės Ortodokse dhe anėtar i Kishės sė Shėn Astit. Ata qė dėshirojnė tė anėtarėsohen nė Kishėn e Shėn Astit duhet tė jenė ortodoksė, ose njė nga prindėrit, a bashkėshorti, duhet tė jenė tė tillė. Gjithashtu kėrkojmė njė dokument identifikues, tė lėshuar nė Kanada.

    Sė fundi, dua tė qartėsoj se pagesa e anėtarėsisė vjetore nuk mjafton pėr tė marrė njė dokument nga Kisha, dhe, ju lutemi, mos na propozoni parį tė tjera pėr tė kapėrcyer kushtet e kėsaj letre, sepse e vini veten nė njė pozitė tė vėshtirė karshi Kishės sė Krishtit. Ėshtė bėrė ē’ėshtė bėrė nga institucionet e tjera, kjo ėshtė pėrgjegjėsia e tyre. Ne dimė se do tė japim llogari pėr mėkatet tona. Varfėria e Kishės sė Shėn Astit nuk duhet bėrė shkas qė tė mėrgohet nga bashkėsia jonė hiri i Zotit, tė cilin e ndjejmė dita-ditės tek shtohet mes nesh.

    Ky hir dhe kjo frymė u shtoftė, u shumoftė dhe ju mbuloftė juve, tė dashurit dhe familjet tuaja, gjithmonė!


    Tė fala dhe bekime,



    At Foti Cici

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    The bodies of Haralambie and Sotir Balamaci lie in state before burial.
    Kneeling at center is Papa Lambru's son Nicutsa.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Papa Lambru's grave in the Heroes' Cemetery overlooking Korēė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Street named after Papa Lambru Balamaci

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    Kanada, Greqi, Shqipėri
    Postime
    39

    Question Ku ndodhet Shendelliu?

    Po ē'u bėre, o Shėndėlli?! Pėrse e le llogoren

Faqja 14 prej 26 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •