Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Idriz Seferi (1847-1927)



    IDRIZ SEFERI – STUHIA E KARADAKUT

    Shkruan: Eugen SHEHU

    Kur nis tė shkruash pėr Idriz Seferin,ndjen penėn tė rėndojė nėpėr gishta.Ajo befas bėhet e rėndė, siē bėhet e rėndė bora e malit,nėpėr gurėt e kullave,siē bėhet e rėndė dhimbja nė ēurgun e lotėve. Nuk ėshtė e lehtė tė thėrrasėsh kujtimet pėr te.Jeta dhe vepra e Idriz Seferit,ėshtė e lidhur gjithherė, me ngjarjet e mėdha tė Shqipėrisė,ē’prej Lidhjes Shqiptare tė Prizėrenit e deri nė ngritjen e flamurit kuqezi nė Vlorėn e vitit 1912,ajo jetė u jetua,veē nė luftėra e beteja,veē nė dallgė nėpėr brigje trimėrie.

    Lindi nė Karadakun e Gjilanit,nė vitin 1847.Lindi nė ate trevė tė malėsisė sė Kosovės e cila pat treguar kurdoherė se ishte shpirti i lirisė sė popullit.Krahina e Karadakut (asaj kohe pėrfshinte rreth 40 fshatra) jo rrallė kish ngritur krye kundėr reformave shtypėse tė Portės sė Lartė.Aty tagramledhėsit shkonin, tė shoqėruar me ushtri tė tėra,ngase populli fukara nuk kish ē’tė jepte. Kėsisoj,vit pas viti,nėpėr malet e lira tė Kaēanikut,shkruheshin faqe tė reja tė epopesė sė qėndresės. Nė fillim tė viteve 40, tė shekullit XIX,Porta e Lartė,dėrgoi disa fermane nė trevėn e Karadakut.Por ndėrsa fermanet shkonin e vinin,malėsorėt e Karadakut nuk pranonin ndikimin e tyre.Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė nė pranverėn e vitit 1843,forca tė mėdha ushtarake osmane,mėsynė drejt Karadakut duke marrė qindra familje qė kundėrshtonin kėtė reformė nė dobi tė disa bejlerėve qė synonin zgjėrimin e ēifligjeve tė tyre.Pasi i torturuan disa muaj nė burgun e Shkupit,pasi vranė barbarisht mjaft burra,Porta e Lartė i ēoi me forcė kėto mijėra shqiptarė,nė tokat e shkreta tė Bursės nė Turqi.Kjo ishte vazhdė e asaj politike tradicionalisht armiqsore,qė Porta e Lartė,ushtronte ndaj popujve tė padėgjueshėmKa qenė viti 1875,kur nė Kullė tė Idrizit, erdhėn disa burra ngase donin tė ndėrmernin njė aksion ndaj komandantit turk Hysen Ferra i cili ushtronte dhunė ndaj fshatarėve tė Preshevės e Bujanovcit.Idrizi ndonėse ishte vetėm 28 vjeē,pat fituar respektin e krejt Karadakut,ngase nė krye tė njė grupi trimash pat kundėrshtuar me armė nė dorė reformat e Tanzimatit. Biseda nė kullė zgjatėn shumė dhe vendimi merret po aty.Hysen Ferra do tė luftohet nė vendin e quajtur Guri i Zi,nė rrethina tė Preshėvės dhe kėtė betejė do ta drejtonte vetė trimi Idriz Seferi. U zhvillua njė luftim krejt i ashpėr ndonėse reparti i forcave luftarake ishte mjaft i pabarabartė.Kėshtu pėrballė qindra jeniēerėve turq,tė armatosur deri nė dhėmbė,tė Hysen Ferrės,u vunė 40 trima tė Karadakut,me nga 50 copė fishekė sejcili.Nė betejė vriten disa malėsorė (pėrkundrejt 100 turqve) dhe kapet nė befasi Idriz Seferi i cili me fishekun e fundit tė vet,goditi dhe plagosi Hysen Ferrėn.I shoqėruar prej dhjetra ushtarėve turq,i lidhur kėmbė e duar me tela,Idriz Seferi dėrgohet pėr gjykim nė Nish.”Nė burgun e Nishit u gjykua dhe u dėnua me 16 vjet burg.Mirėpo pas ankesės,instanca mė e lartė e Stambollit e dėnoi me 10 vjet burg.Ėshtė interesant tė theksohet qėndrimi burrėror i Idriz Seferit me ate rast kur ja komunikuan vendimin.Pasi ja komunikuan vendimin,Idrici nė formė talljeje, e nė vend qė tė falenderonte sipas zakonit,pyeti se a ishte vendim i sulltanit apo i Zotit ! Pėrfaqsuesi i instancės mė tė lartė turke tė gjyqėsorit,i pėrgjigjet ; Me kėtė kokė,shpejt do tė shofish “Arnaut-Pazarin”(vendin e egzekutimit tė dėnuarve me vdekje).( S. Brestovci ; “Kreshniku i Karadakut “ Gazeta “ Rilindja “ mė 27 janar 1970 ).

    Por ngjarje tė tjera ballkanike,do tė bėnin qė Idriz Seferi,tė kryente vetėm tri vjet burg.Nė shkurtin e vitit 1878,ushtria serbe mbas disa ditė luftimesh,mundi tė ēlirojė qytetin e Nishit prej forcave turke.Me kėtė rast u hap burgu i qytetit dhe kundėrshtarėt e Portės sė Lartė u lanė tė lirė tė shkonin nė vatrat e tyre.Idriz Seferi duke u ngjitur nėpėr male tė Karadakut,natyrisht nuk parashihte njė jetė tė qetė familiare.Vuajtjet e torturat e burgut e patėn bindur sė thelli kėtė trim,se vetėm pushka,ajo do tė mund tė shtinte pėr tė vrarė natėn e gjatė osmane dhe invazionin sllav.Ndėrkaq,nė epopenė e pėrpjekjeve shekullore pėr autonomi tė shqiptarėve,ėshtė kulmuar Lidhja Shqiptare e Prizėrenit. Kjo lidhje,do tė dėshmonte pos shpirtit kryengritės shqiptar,edhe vetėdijen e zgjuar tė tij,qė pėrpara ēdo rreziku thėrriste me zėrin e bashkimit.Ndėr tė parėt ideatorė tė kėsaj Lidhjeje,Idriz Seferi ngre nė kėmbė popullin e krejt Karadakut,duke u kumtuar atyre se vetėm bashkimi do t’i ēonte tė trokisnin nė dyert e lirisė.Anipse i ri nė moshė,Idriz Seferi u vu nė krye tė kėshillit pėr pajtimin e gjaqeve.Ai rrėfeu jo vetėm urti tė madhe por edhe trimėri tė tillė,duke trokitur kullė mė kullė ku jetonte gjakmarja e verbėr.Gjithsesi,duhet tė kemi parasysh mentalitetin dhe prapambetjen e theksuar tė atyre njerėzve,nė ate kohe,pėr tė kuptuar nė thelb rėndėsinė e misionit historik tė Idriz Seferit.Nėpėr kėto kulla tė vetmuara malėsorėsh,ky burrė trim,do tė bėnte thirrje pėr lėnien e hasmėrive dhe bashkimin e madh tė shqiptarėve.E vėrteta ėshtė se nė ate periudhė,nė Karadak,Gjilan e rrethina,u pajtuan dhjetra familje tė mėdha ngase i dhanė besėn Idriz Seferit.Dhe t’i jepje besėn atij burri,do tė thoshte tė mos e shkelje kurrė ate,t’i faleshe jo gjykimit tė verbėr por ardhmėrisė sė gjakut tėnd.Nė organizimin ushtarak tė Lidhjes Shqiptare tė Prizėrenit,u ndie sė mbrendshmi,pos tė tjerave,edhe organizimi popullor luftarak.Grupet e trimave kaēakė,tashmė duhej t’i nėnshtroheshin atyre ideve dhe mendimeve tė dala prej shtėpisė sė Prizėrenit duke anashkaluar edhe ndonjė frymė krahinore.Ato luftime kundėr turqve tė organizuara prej trimash tė veēantė,nė krahina tė veēanta, tashmė duheshin riparė e rivlersuar kurdoherė me frymėn e njė lėvizjeje gjithkombėtare. Parė nė kėtė rrafsh ,meēuria e Idriz Seferit do tė bėnte qė luftėtarėt popullorė tė Karadakut,Gjilani,Preshevės tė vireshin nėn komandėn e Lidhjes madhore duke ndėrmarė luftime vetėm nė kuadėr tė kėtij organizimi.Bashkėpuntor i ngushtė i Abdyl Frashėrit dhe Iljaz Pashė Dibrės,Idriz Seferi do tė punonte pa rreshtur veēmas nė planin luftarak duke organizuar ēetat e trimave,nė mbrojtje tė ēdo pėllėmbe toke tė Shqipėrisė. Dihet prej tė gjithėve se nė ēfar mėnyre,u shtyp Lidhja Shqiptare e Prizėrenit.Udhėheqėsit e saj politikė dhe ushtarak,u dėrguan sygjyn apo burgosėn nė burgjet e tmershme tė Anadollit.Pėr trimin Idriz Seferi,ishte ende nė fuqi dėnimi me 101 vjet burg dhe Porta e Lartė,disa herė pat tentuar tė burgoste ate.Por tashmė,Idriz Seferi ishte kthyer nė njė stuhi tė maleve tė Karadakut.Kudo ku shkonte,me fjalėn e urtė tė tij,ai ēelte veē dyer mirėsie e paqeje.Kurdoherė kur udhėhiqte ēetat e shqiptarėve,pushka e tij do tė qėllonte e para.Kurdohere kur rreziqet pėr Karadakun ishin tė mėdha,do tė shfaqej stuhia qė kishte emrin Idriz Seferi.
    Njė dimension tjetėr i shpirtit tė madh tė kėtij luftėtari,do tė ishte edhe njė ngjarje e ndodhur nė vitin 1907.Dihet se nė kėto vite,monarkitė ballkanike,duke pėrfituar prej shthurjes sė Perandorisė osmane e sidomos prej anarkisė nė formacionet ushtarake,nuk vonuan tė mėsyjnė me reparte tė caktuara e tė armatosura,nė kuriz tė trevave shqiptare.Veēmas,kėrcnuese kėto sulme ishin nė vise tė Gjilanit prej ēetanikėve serb.Reparte speciale tė Beogradit,kanė ndėrrmarė nė kėtė periudhė,dhjetra aksione plaēkitėse dhe dhunuese ndaj popullsisė sė pambrojtur shqiptare.Nė mjaft prej kėtyre plaēkitjeve,sapo trimi Idrz Seferi ka marrė lajmin,ai ka ngarendur si stuhia duke u rikthyer shqiptarėve tė kėtyre trevave jo vetėm lirinė por edhe mallin e grabitur.E vėrteta ėshtė se nė verėn e vitit 1907,disa ēetnikė serb,u vėrsulėn si lėkunj ujqish mbi banorėt e pa mbrojtur tė fshatit Pasjan. Ky fshat asaj kohe kishte pak familje shqiptare, e tė tjera kan qenė serbe,rome e vllehe.Por trimi Idriz Seferi,nė emėr tė idealit tė madh tė jetės,nuk mori asgjė parasysh.Nė krye tė njė grushti trimash,ky luftoi disa orė rresht duke u rikthyer paqen fshatarėve,anipse kėta nuk kishin kombėsi shqiptare. Nė fillim tė vitit 1908 shohim tė dalin nė skenėn politike turqit e rinj,tė cilėt anipse kėrkonin me ēdo mėnyrė pėr krijimin e njė shteti borgjez kushtetues,nisėn tė bėjnė propagandė tė madhe pėr gjoja barazinė dhe vėllezėrinė e popujve pa dallim feje dhe ideje.Ngase shqiptarėt do ta pėrkrahnin qė nė fillim kėtė lėvizje,ishin pikėrisht disa besėlidhje nė trevat e Gjilanit,Preshevės e Kaēanikut pėr tė luftuar absolutizmin e Sulltanit,duke paraparė sigurisht njė lėvizjeje me kahje autonomiste ndėr vetė shqiptarėt.Mjaft komitete tė fshehta tė shqiptarėve,sidomos nė Maqedoninė shqiptare,nuk munguan tė nxjerrin nė shesh faktin qė Sulltani i asaj kohe,pėr hirė tė hekurrudhės qė austrohungaria donte tė ndėrtonte nė Kosovė,pat shitur toka tė tėra tė shqiptarėve.Kėto revolta shėrbyen si pikėnisje pėr Kuvendin e Ferizajit tė mbajtur mė 5 korrik 1908.Ajo ēka habiti pa dyshim Portėn e Lartė ishte fakti qė mbrenda pak ditėve,nė kėtė tubim erdhėn mbi 30 mijė shqiptarė,sidomos tė krahinave tė Gjilanit,tė Prizėrenit,Hasit,Krumės,Gjakovės e Vuēitėrnit. Tubimi i Ferizajit pos tė tjerave,i dėrgoi Sulltanit njė telegram ku i kėrkohej kthimi dhe rivendosja e ligjeve tė Kushtetutės tė vitit 1876 si dhe nisjen nga veprimtaria e vet,tė parlamentit turk.E vėrteta ėshtė se nė kėtė tubim,i cili mund tė mendohet si pikėnisje e atij orteku madhor,muarėn pjesė udhėheqės tė shquar tė lėvizjes kombėtare shqiptare si : Hasan Hysen Budakova,Bajram Curri,Isa Boletini, Mehmet Pashė Deralla dhe Idriz Seferi.Por zėri i Idriz Seferit,do tė dėgjohej me adhurim e respekt prej tė gjithė pjesmarrėsve,ngase brenda tij,gjėmonte njė epope e tėrė luftėrash,nė ruajtje tė nderit shqiptar.Megjithėse nė kėtė tubim u ravijėzuan dy rryma,fituan kurdoherė trimat,ngase pėrveē veprimeve e protestave tė tilla medhore politike,ata tejshihnin ardhmėrinė e kombit tė vet. Porta e Lartė,megjithė pėrpjekjet e bėra,nuk mundi tė ndalte dot uraganin e lindur nė Ferizaj.Misionarė tė lartė tė saj,u pėrpoqėn me mashtrime e premtime,tė kompromentonin sadopak,burrat qė ishin vėnė nė krye tė kėsaj lėvizjeje,por gjithshka shkoi dėm.Mė 19 korrik tė kėtij viti,konsulli turk nė Paris,kėrkon me urgjensė nga Ismail Qemali qė ky tė japi njė mendim,lidhur me ēka ndodhte nė Ferizaj dhe si e parashihte tė ardhmen.Pėrgjigjja e burrit tė Vlorės,dėrguar sulltan Hamidit II,ishte mjaft lakonike e kuptimplote; “Tė shpallet kushtetuta ngase kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr shmangjen e gjakderdhjes”(Ismail Qemali,Memoare,faqe 221 ).

    Rrjedhat e fuqishme tė atyre ditėve,bėnė qė Sulltan Hamiti II,pas tri-katėr ditėve tė tubimit nė Ferizaj tė mijėra shqiptarėve,tė shpallte kushtetutėn dhe tė formoj kabinetin e ri me pjesmarrjen e plotė tė xhonturqve.U duk pėr njė ēast se lėvizja jonė kombėtare,do tė fitonte dimensione tė reja,madje u parapanė prej udhėheqėsve tė kėsaj lėvizjeje,edhe disa beteja nė fushė diplomatike.Por zhgėnjimi prej turqve tė rinj,do tė ishte tepėr i shpejtė dhe befasues.Nė pranverėn e vitit 1909,Qeveria e tyre do tė nxirrte njėrin pas tjetrit,njė luftė ligjesh qė donin tė shuanin me ēdo kusht lėvizjet pėrparimtare tė popujve.Veēanėrisht,u theksua se do tė dėnoheshin me burgim,ata qė do tė nxitnin shoqatat kulturore dhe sidomos pjesmarrėsit e ēetave patriotike.Mbi emrat e dėgjuar,mbi kapedanėt e shquar shqiptarė tė asaj kohe,u lėshuan rrufe e shkrepėtima pėr t’i djegur e pėrcėlluar samėparė,anipse kėta burra qė patėn luftuar pėr ardhjen nė fuqi tė turqve tė rinj.Pikėrisht,nė kėto momente,do tė shkėlqeje sėrish,trimėria dhe tejpamėsia e Idriz Seferit.Nė mars tė vitit 1909,nė bashkėpunim me Isa Boletinin,burri trim,organizon nė Gjilan,njė tubim ku marrin pjesė krerėt e ēetave tė armatosura shqiptare.Ideja kryesore e kėtij tubimi,ishte organizimi i rezistencės kundra turqve tė rinj,dhe nė tė pastajmen lufta e armatosur nė krejt trevat e Kosovės pėr pavarsinė e Shqipėrisė.Burrat trima tė atyre viseve,ata qė e patėn marrė nė sy rrezikun,si Xheladin Guri dhe Mysli Veleknica,dhanė besėn nė kėtė tubim se do tė luftonin deri nė vdekje pėr autonominė e viseve tė Kosovės Lindore.Pėr mė tej,nė tubim,u parapa njė lidhje sa ma e ngushtė e ēetave tė kėtyre viseve,me ato tė karadakut tė Shkupit.E vėrteta ėshtė se fill pas kėtij tubimi,nė Gjilan,kapedanėt e ēetave shqiptare nė Gjilan, Kaēanik, Preshevė,Bujanovc,Vushtri dhe Skenderaj,nisėn tė organizojnė menjėherė forcat e tyre,mandej tė vinin nė efiēensė krejt traditat popullore tė kushtrimeve tė lashta, duke parandjerė rrjedhat shpėrthyese tė ngjarjeve qė do tė vinin.Nė kėtė organizim,natyrisht ata u penguan nga mjaft element tė gėnjyer proturq,tė cilėt sigurisht nuk e kuptonin si duhet luftėn ndaj turqve tė rinj.Kėta element mendonin nė ēdo rast se do tė ndjeheshin mė mirė nėn tutelėn e Portės sė Lartė,kur mendonin rrezikun e nga armiku shekullorė ,serbit.Gjithsesi ata nuk nuk mund ta kuptonin mėsimin e madh se liria nėn ombrellė tė dikujt,ėshtė kurdoherė njė robėri e pėrjetshme.Roli i Idriz Seferit nė kėto momente,merr pėrmasat e prijėsit dhe mendimtarit tė madh.Nė paradoks me tė kaluarėn (trimi Idriz Seferi nuk mbaroi asnjė shkollė ushtarake) nė kėto situata,ai vlersohej sė pari si komandant i aftė e mandej si burrė qė fliste pak por llafi i dėgjohej kilomatra larg.Me nismėn e tij,nė Karadak u formuan mjaft ēeta kryengritėsish tė cilėt ishin tė gatshme pėr tė filluar pėrpjekjen e madhe shqiptare.Vetė burri trim,ishte vėnė nė krye tė 1000 burrave dhe duke paraparė situatat i armatosi ata sa mundi,duke u kujdesur sidoqoftė qė nė ēdo vatėr,tė mbetej ndonjė mashkull pėr ēdo rast. Ėshtė e natyrshme qė pėrball kėtij organizimi luftarak masiv,Porta e Lartė,tė parashihte rrezikun e mundshėm,tė kėrcėnuar prej kryengritjeve popullore nė shpėrthim.Ajo kursesi nuk mundi tė hedhė nė dorė Idriz Seferin,edhe pse nė prag tė ardhjes nė Kosovė tė Sulltanit,u mbajt njė falje e gjėrė,pėr mjaft trima shqiptarė,nė tė katėr vilajetet.Ka qenė marsi i vitit 1910,kur kajmekani i Gjilanit,thėrret nė zyrėn e tij Idriz Seferin.Natyrisht Idrizi e kishte pikėsuar qė ky mund tė ishte ndonjė kurth por ai sidoqoftė vajti,pėr t’i treguar kajmekanit se nuk mund tė trembej pėrballė ēdo dhelpėrie.Ka qenė sigurisht ideja e bashkėluftėtarėve tė tij,qė ai tė mos shkonte vetėm por edhe me disa trima tė tjerė.Idriz Seferi,pranoi fjalėn e miqve,ngase e pat mėsuar nė vite,qė turqit kur tė thėrrisnin ashtu tinėz,natyrisht se tė shtynin nė dyer tė rreziqeve.Dhe ashtu ndodhi,posa burrat shqiptarė hynė nė zyrėn e Kajmekanit,nė Gjilan,njė kompani ushtarėsh i rrethoi duke u komunikuar arrestin e ardhur prej Stambolli.Po ate mesnatė,nė Gjilan mbėrriti i biri i Idriz Seferit,Isufi,nė krye tė qindra trimave tė armatosur.Lajmi u shpėrnda menjėherė dhe drejt Gjilanit,u njoftua se po vinin qindra malėsorė tė Karadakut.Kajmekani i qytetit,ngase llogariti forcat,ngase e kuptoi se nuk kish mundėsi qė tė dėrgonte trimin Idriz Seferi nė Stamboll,u detyrua tė urdhėrojė lirimin e tij,bashkė me luftėtarėt e tjerė.Duke u pėrqafuar me tė birin,dhe krejt ata trima qė kishin ardhur nė Gjilan,enkas pėr te,Idriz Seferi kumtonte ; “Shqypnija asht e pamundme me dekė !”.

    Mė pas figura e Idriz Seferit,do tė lartėsohej nė betejėn e famshme tė Kaēanikut.Ky vend,ky emėr,Kaēaniku,do tė renditej nė ate plejadė tė shkėlqyer tė viseve shqiptare,tė cilat u kthyen nga emra tė zakonshėm,nė legjenda tė shpirtit kryengritės shqiptar.Pėr tė ardhur deri nė muzgun e 23 prillit 1910 (pragu i betejės – legjendė) u desh qė ēetat e trimave shqiptarė tė ndėrrmernin disa aksione kundėr reparteve turke qė ndodheshin nė Kosovė.Anipse,udhėheqja e lartė ushtarake turke,pati nxjerrė urdhėr pėr shtetrrethim nė krejt Kosovėn,kėta trima,pėrmes dhunės e terrorit,kryen disa aksione mjaftė tė guximshme duke vrarė qindra ushtarė-pushtues e duke iu rrėmbyer atyre armatimin.Ndėrsa udhėhiqte vetė ato aksione,trimi Idriz Seferi,mbante lidhje tė ngushta me Hasan Hysen Budakovėn,Bajram Currin dhe Isa Boletininin duke mos humbur idenė madhore,ate tė pregaditjes sė kryengritjes sė pėrgjitshme shqiptare.Ndėrkaq,parlamenti i turqve tė rinj,i cili dispononte qartėsisht situatėn nė Kosovė,vendosi tė dėrgojė aty Shevqet Dergut Pashėn,nė krye tė 10 mijė ushtarėve,pėr t’u ardhur nė ndihmė granizoneve turke kėtu.Mė 24 prill 1910, mbas disa luftimeve,trimat e Kosovės,mundėn tė shtjenė plotėsisht nė dorė Grykėn e Kaēanikut,fillimisht nė kėtė kėshtjellė tė mrekullueshme tė natyrės,pati pak forca turke.Me kapjen e saj,prej trimave tė Idriz Seferit po ate mbrėmje,u ndalua treni me trupa e armatime turke qė vinin prej Shkupi.Edhe kėtu,pas disa luftimesh,u zunė rrobėr dhe municion luftarak.Sigurisht kanė mjaftuar kėto ngjarje,prej Grykės sė Kaēanikut lėviznin nė ditėt e fundit tė prillit 1910,mbi 9 mijė trupa luftarake,nga mė tė stėrviturit dhe armatosurit e Perandorisė Osmane.Tek e mbramja,Porta e Lartė e pat kuptuar se mbajtja e Kaēanikut prej shqiptarėve,do tė ish njė kambanė zie pėr pushtimet e veta.Ndaj ajo u vėrsul aq egėrsisht sa nė asnjė cip tjetėr tė Ballkanit,pėr tė rrėzuar kėtė mit tė qėndresės shqiptare.Kėsisoj,mbi 9 mijė burra tė armatosur me armėt moderne tė kohės,tė komanduar prej oficerėve nga gjithė Evropa,vėrsuleshin kundėr 2500 shqiptarėve tė pangrėnė,tė paveshur,tė armatosur me armė tė vjetra dhe me fishekė tė numėruar nė ēanta…Ndėrsa ushtria turke mėsynte me topa grykėn e Kaēanikut,ajo dogji e shkretėroi gjith fshatrat pėrreth.Anipse nė kullat patėn mbetur vetėm gra dhe fėmijė,ata u dogjėn dhe fėmijėt u masakruan.Pas kėtij shfrimi tė verbėr tė instikteve kafshore turmat e jeniēerėve i drejtoheshin Kaēanikut.30 prilli do tė ishte pėrleshja e parė e madhe.Pikėrisht aty ku turqit do tė mėsynin me topa e artileri gjithfarėlloji,aty komandonte trimat e vet Idriz Seferi.Duke qenė mjeshtėr i luftimit popullorė,ai dijti tė organizojė mė sė miri trimat e vet pėr tė pėrballuar sa mė heroikisht goditjen turke.Pas goditjeve turke me artileri tė rėndė, drejt Gurit tė shpuar,ku ndodhej Idriz Seferi,u vėrsulėn mijėra kavalierė osmanė mes thirrjeve nė disa gjuhė,tė etur pėr gjak shqiptari.Beteja ishte kaq e llahtarshme sa kuajt,pėr t’iu bindur kalorėsve turq,turqit shkelnin mbi kufoma tė pėrgjakura njerėzish.NØr 2 maj 1910 beteja arriti kulmin.Pėrmes eposit popullor,pėr kėtė ditė,do tė kėndohej dhjetra e dhjetra vite mė pas ;
    “Krisi pushka u ba beteri
    Hygjym ban Idriz Seferi !”
    Kaēaniku ra nė duart e turqve pas tri dite e tri netė luftimesh tė pėrgjakshme.Trimat e Idriz Seferit, duke mos patur asnjė ndihmė nė municion, u detyruan tė lėnė kėtė grykė por gjitmonė duke sulmuar,nė tėrheqje,batalionet e ē’organizuara tė Shevqet Dergut Pashės.Edhe kėtė radhė,shkėlqeu zgjuarsia e Idrizit.Ai nuk pėrceptoi Kaēanikun si tė humbur pėrgjithmonė,por u tėrhoq prej tij,tė organizohej,tė armatosej e tė kėrkonte ta rimerrte ate,nė krye tė trimave tė Kosovės,tėrheqja pėr tė kundėrsulmuar, njihet ē’prej shekujsh nė historinė e pėrgjakshme tė luftėrave.Nė rrafsh tė pėrpjekjeve pėr kryengritjen e armatosur shqiptare,nė vitet 1910-1911,Idriz Seferin do ta shohim mė sė shumti,nė shoqėrinė e Isa Boletinit dhe tė Hasan Prishtinės.Pėrpjekjeve tė tyre,tashmė u shtohen edhe ato pėr tė krijuar ura lidhjeje me popujt e tjerė ballkanas tė cilėt kishin si ideal ēlirimin e tyre nga zgjedha osmane.Pamvarėsisht prej qėllimeve tė tyre tė mėvonshme,monarkitė ballkanike u pėrpoqėn me ēdo rast,qė tė mabjnė kontakte me udhėheqės tė kryengritjes shqiptare.Kėshtu,ka qenė i ftuar i Beogradit,Idriz Seferi,nė janarin e vitit 1912.Ajo ēka vlen tė mos harrohet nė kėtė ushėtim nė Beograd,ėshtė fakti se trimi Idriz Seferi,qė pėrpara se tė binte dakord,u ishte shprehur njerėzve tė kėsaj “krushqie” se ai “mund tė bisedonte gjdo gja kundėr turkut , nėse serbia s’kishte asnjė pretendim territorial kundėr Kosovės”. Parė nė kėtė rrafsh,unė mendoj se Idriz Seferi,ishte dhe mbeti jo vetėm njė luftėtar por edhe diplomat i madh.Edhe pse mori 100 copė pushkė si dhuratė, edhe pse kėrkoi mijėra tė tjera pėr bashkėluftėtarėt e vet,Idriz Seferi,tek e mbramja,nuk mund tė shkelte mbi idealet e veta.Pushka e tij ish e para qė shtiu mbi serbėt,nė gushtin e vitit 1912,atėherė kur ata iu drejtuan kufijve tė Kosovės.Sodoqoftė,ajo ēka do tė ngrinte nė piedestal,emrin e Idriz Seferit,ėshtė pikėrisht pjesmarrja e tij e shquar nė lėvizjen e madhe tė pranverės sė vitit 1912.Nė shkurt tė kėtij viti,nėn udhėheqjen e kėtij trimi u kryen disa luftime nė rrethet e Gjilanit.Garnizonet turke tė goditura,tashmė po pėrpiqeshin tė mbroheshin brenda mureve tė kØshtjellave ngase oficerėt e lartė tė Perandorisė ishin nė dijeni tė kryengritjes qė po pėrgaditej.Nė muajt mars e prill 1912,Idriz Seferi nė krye tė 4 mijė burrave,zhvillon luftime nė Kumanovė,Preshevė, e Moravė duke i ēliruar pėrfundimisht kėto vise prej ushtrisė sė gjysėm hėnės.Ndėrsa nė fundprillin e vitit 1912,ai i drejtohet pėrsėri grykės sė Kaēanikut.Ajo ēka vlen tė mos harrohet,ėshtė fakti qė nė rreth tri muaj luftimesh tė ashpra ēetat e komnaduara prej Idriz Seferit,jo vetėm qė nuk u rralluan por pėrkundrazi,numri i luftėtarėve kish arritur nė mbi 8 mijė.Duke ngarendur drejt kaēanikut,nėn thirrjen e Idriz Seferit,kėta trima ngarendnin drejt lirisė sė tyre qė e deshėn aq shumė.Edhe kėtu,betejat u zhvilluan tė rrepta e pas disa ditė luftimesh,nė Kaēanik u ngrit flamuri ynė kuq e zi. Mė pas,trimi Idriz Seferi,sė bashku me Isa Boletinin dhe Bajram Currin,do tė marshonin drejt Shkupit ku i priste zemėrzjarr populli trim i trevave shqiptare.Edhe kėtu do tė shkruhej epopeja tjetėr e fitimtarėve,ajo epope qė pėrcillte amanetet e brezave tė tėrė tė shqiptarėve,nė kėrkim tė idealit tė tyre.Por shkrepėtimėn e lirisė nė qiellin shqiptar,ate ngjarje madhore tė nėntorit tė vitit 1912,Idriz Seferi do ta jetonte pėrmes njė dhimbjeje tė thellė.Burri e trimi i Kosovės,nuk mundi tė shkojė nė Vlorė,ngase ndodhej nė burgun e Beogradit.Disa muaj mė pas,tė detyruar prej rrethanave tė kohės,por sidomos edhe prej protestave tė vazhdueshme tė popullit,autoritetet sllave e liruan Idriz Seferin me trimat e tjerė.

    “Mė 16 maj 1913, u liruan 13 nga prijėsit shqiptarė qė ishin : Nexhpi bej Draga,Shaban Pasha prej Prishtine,Hurshid beu prej Prishtine,Rushid beu prej Dobratini, Muharrem efendiu prej Prishtine,Xhemal beu prej Prishtine,Jashar Pasha prej Peje, Idriz Seferi prej Seferit tė Gjilanit dhe Kosum Seferi prej Seferi tė Gjilanit”.(Gjurmime albanologjike 1977 , V-VII – faqe 259 ).

    Lufta ballkanike do tė ēonte rrjedhėn e ngjarjeve,nė kufijtė e absurdit.Shqipėria,ai komb i cili luftoi pesė shekuj,kundėr hordhive tė sulltanėve,tashmė ish kthyer nė njė shesh beteje ku monarkitė e Ballkanit ishin vėrsulur kush e kush mė shumė,tė gėlltisnin tokat e arbėrve.Idriz Seferi ngjesh sėrish pushkėn.Tashmė kullat e tij janė djegur prej serbėve dhe ai sė bashku me gruan,Bahtijen,dhe djemtė,nė krye tė qindra trimave,zhvillon luftime tė paprera ndaj pushtuesve bullgarė e serb.Ai bashkėrendon punėt me dy trimat e tjerė Bislim Hogoshin dhe Ram Pozharanin dhe nė vitet 1914-1916 kryejnė luftime tė ashpra nė Vardar,Pollog,Gostivar,Kėrēovė e Dibėr tė poshtme.Nė verėn e vitit 1916,tradhėtisht,forcat bullgare e arrestojnė trimin Idriz Seferi.Ata fillimisht e mbajnė nė Vranje e mė pas e ēojnė duarlidhur,tė shoqėruar me qindra ushtarė,nė burgun e Nishit.Dy vjet burg e lodhin shpirtin e trimit por shpresa se Shqipėria do tė ēlirohet njė ditė,nuk ja burgos askush.Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore,bėri qė qeveria jugosllave tė mendojė pėr taktika tė reja nė luftėn ndaj shqiptarėve.Nisur nga reputacioni i madh qė gėzonte nė popull,ata e lirojnė Idriz Seferin duke e siguruar se “duan tė rrojnė nė harmoni me shqiptarėt”.Por trimi Idriz Seferi nuk mund ta kapėridije kėtė “politikė afrimi”.Me tė shkuar nė fshatin e lindjes,ai sėrish mbledh trimat e Kosovės,kėrkon besėn e tyre dhe duke ndjekur nga afėr masakrat qė serbėt kryenin ndaj popullsisė sė pafajshme,kėrkon vazhdimin e luftėrave.Ndėrkaq,biri trim i Kosovės,nuk harron tė mėsyje kullat nė tė cilat rrinte e nderė hakmarrja.Nė njė tubim nė Preshevė,nė vitin 1919,mėsohet t’u ketė kumtuar bashkėkombasve : “Ligjet e kanunit po dona me pyet kur jenė nė paqė.Por kur jena nė luftė,kur shkjau nė mėsyn nė votra,na duhet me ndigjue ma sė pari Shqipninė e rrezikueme “.

    Pushka e tij do tė shkrepte kurdoherė mbi serbėt e bullgarėt.Kullat e tij anipse tė djegura disa herė, do tė mbeteshin karakollet e para tė qėndresės shqiptare nė vise tė Gjilanit e Karadakut.Kufijtė etnike,do tė ishin dashuria mė e madhe e kėtij burri,deri nė ēastin e mbaramė.Kur mbyllte sytė, mė 25 marsin e vitit 1927,tė shoqes,bashkėluftėtares,Bahtijes,do t’i thosh ; “thueju djemve,amanet Kosovėn ! Dhe mbrenda kėtij amaneti tė madh,jo vetėm gjallėroi shpresa e madhe e lirisė,por dhe djmet e trimat e Gjilanit e karadakut dhe njė herė rrokėn armėt pėr tė luftuar pushtuesin serb,tek ky mijėvjear i ri.Amaneti ėshtė gjithmonė ishenjtė pėr burrat e besės dhe ndershmėrisė.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Idriz Seferi: Amanet Kosovėn
    Bota Sot | 21.09.2012

    Nė muajt mars e prill 1912, Idriz Seferi nė krye tė 4 mijė burrave, zhvillon luftime nė Kumanovė, Preshevė e Moravė duke i ēliruar pėrfundimisht kėto vise prej ushtrisė sė gjysmė hėnės.

    Kaēaniku ra nė duart e turqve pas tri dite e tri net luftimesh tė pėrgjakshme. Trimat e Idriz Seferit, duke mos patur asnjė ndihmė nė municion, u detyruan tė lėnė kėtė grykė por, gjithmonė duke sulmuar, nė tėrheqje, batalionet e ē’organizuara tė Shevqet Dergut Pashės. Edhe kėtė radhė, shkėlqeu zgjuarsia e Idrizit. Ai nuk e perceptoi Kaēanikun si tė humbur pėrgjithmonė, por u tėrhoq prej tij, tė organizohej, tė armatosej e tė kėrkonte ta rimerrte atė, nė krye tė trimave tė Kosovės, tėrheqja pėr tė kundėrsulmuar, njihet ē’prej shekujsh nė historinė e pėrgjakshme tė luftėrave. Nė rrafsh tė pėrpjekjeve pėr kryengritjen e armatosur shqiptare, nė vitet 1910-1911, Idriz Seferin do ta shohim mė sė shumti, nė shoqėrinė e Isa Boletinit dhe tė Hasan Prishtinės. Pėrpjekjeve tė tyre, tashmė u shtohen edhe ato pėr tė krijuar ura lidhjeje me popujt e tjerė ballkanas tė cilėt kishin si ideal ēlirimin e tyre nga zgjedha osmane. Pavarėsisht prej qėllimeve tė tyre tė mėvonshme, monarkitė ballkanike u pėrpoqėn me ēdo rast, qė tė mbajnė kontakte me udhėheqės tė kryengritjes shqiptare. Kėshtu, ka qenė i ftuar i Beogradit, Idriz Seferi, nė janarin e vitit 1912. Ajo ēka vlen tė mos harrohet nė kėtė udhėtim nė Beograd, ėshtė fakti se trimi Idriz Seferi, qė pėrpara se tė binte dakord, u ishte shprehur njerėzve tė kėsaj “krushqie” se ai “mund tė bisedonte gjdo gja kundėr turkut, nėse Serbia s’kishte asnjė pretendim territorial kundėr Kosovės”.

    (Tekstin e plotė mund ta lexoni tė shtunėn nė publikimin e shtypur tė gazetės kombėtare “Bota sot” botimi i Diasporės – Perėndimit)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dar_di : 20-10-2012 mė 14:08 Arsyeja: Komente tė panevojshme.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Akademi pėr Idriz Seferin



    Nė kuadėr tė shėnimit tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, nė Gjilan u mbajt akademi kushtuar jetės dhe veprės sė Idriz Seferit, nė tė cilėn kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, nė hapje tė akademisė, tha se Idriz Seferi ishte njeri i epokės, bashkė me Isė Boletinin, Hasan Prishtinėn dhe shumė tė tjerė, epokė kjo qė kulmoi me shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, njėqind vjet mė parė.

    “Pa ideator dhe pa unifikues siē ishte Idriz Seferi dhe shokėt e tij, nuk do tė ndėrtoheshin shkallėt e forta, nėpėr tė cilat u ngjitėm deri kėtu. Pa Shqipėrinė e pavarur, nuk do tė pasonin

    pėrpjekjet e shqiptarėve pėr ēlirim dhe mė vonė pėr pavarėsi tė Kosovės”, tha Mustafa.

    Aliriza Selmani, historian, Seferin e cilėsoi organizator tė zot, qė frymėzoi, mobilizoi dhe udhėhoqi shumė kryengritje nė Anamoravė, Kosovėn Juglindore dhe trojet tjera shqiptare, duke thėnė se ai nuk ishte vetėm prijės popullor e luftėtar i lirė, por ishte edhe strateg ushtarak qė me sukses udhėhoqi popullin nė luftė nė disa beteja tė epokės kur jetoi.

    Ibrahim Kadriu, shkrimtar, qė ka njė vepėr pėr kalorėsin e Karadakut, Idriz Seferin, dhe tė dhėna tė reja pėr Idriz Seferin, pėr tė cilin tha se kundėrshtoi tė gjitha reformat e asaj kohe qė ishin nė kundėrshtim me tė drejtat e njeriut. U dėnua disa herė dhe nga tė gjithė pushtetet e asaj kohe, Serbia, Bullgaria, Turqia, madje edhe me burgim deri nė 101 vjet, por nuk u thye, derisa Fitim Rifati, kryetar i degės sė historianėve tė Gjilanit, foli pėr dimensionin real dhe ideal tė Idriz Seferit dhe tha se ai ishte komandant i kryengritjeve dhe lėvizjeve pėr tė drejta dhe pavarėsi kombėtare dhe mbetet figura mė emblematike e luftės pėr ēlirimin e viseve shqiptare.

    E. Sadiku - Zėri
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Idriz Seferi (1847-1927)

    Kryengritėsi i luftėrave pėr liri e pėr Shqipėri

    Seferi: Tėrė jetėn u mundova me ba Shipni, por zor qenka, bre...

    “Kalorėsi i Karadakut” ėshtė figura mė emblematike e luftės pėr liri e pėr Shqipėri, njeriu i epokės 100-vjeēare

    Shqiptarėt e Kosovės e kanė meritėn e tyre tė pamohueshme nė pavarėsinė e Shtetit shqiptar, qė sivjet e mbushi njė shekull. Nė kėtė rrugėtim 100-vjeēar tė Shtetit shqiptar, gjurmė tė pashlyeshme ka lėnė edhe atdhetari ynė i madh, Idriz Seferi. Gjilani me rrethinė zė vend tė rėndėsishėm nė Lėvizjen Kombėtare. Ky territor verilindor i viseve shqiptare ka qenė pjesė e pandashme, rrugėkalim i pėrpjekjeve e lėvizjeve pėr tė drejta dhe pavarėsi kombėtare dhe nė ēdo kohė ka qėndruar nė ballė tė kėsaj detyre, duke i dhėnė atdheut bijtė e tij mė tė mirė. Njėri ndėr udhėheqėsit kryesor, qė organizoi luftėn e popullit pėr ēlirim e bashkim kombėtar dhe pėr mbrojtjen e viseve shqiptare nga pushtuesit e huaj, ishte kryetrimi dhe tribuni popullor i kėsaj ane, Idriz Seferi. “Kalorėsi i Karadakut” ėshtė figura mė emblematike e luftės pėr liri e pėr Shqipėri, njeri i epokės 100-vjeēare, bashkė me Isa Boletinin, Hasan Prishtinėn dhe shumė tė tjerė, epokė kjo qė kulmoi me shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, njėqind vjet mė parė. Pa Shqipėrinė e pavarur, 100 vjet mė parė, zor se sot tė kishim Kosovėn shtet. Historiani Aliriza Selmani thotė se Idriz Seferi ishte organizator i zoti, qė frymėzoi, mobilizoi dhe udhėhoqi shumė kryengritje nė Anamoravė, Kosovėn Juglindore dhe trojet e tjera shqiptare. Ai deri nė vdekje luftoi pėr liri dhe pavarėsi. Nuk ishte vetėm prijės popullor e luftėtar i lirė, por ishte edhe strateg ushtarak qė me sukses e udhėhoqi popullin e tij nė luftėra e beteja pėr ēlirim. Kushtrimit tė Idrizit populli i kėsaj ane iu pėrgjigj gjithmonė. Ai fliste me gjuhėn e popullit dhe e njihte mirė shpirtin e tij.

    Nuk i pranoi privilegjet, qėndroi me popullin e tij

    Shkrimtari Ibrahim Kadriu, autor i romanit “Kalorėsi i Karadakut”, kushtuar kryetrimit tė kėsaj ane, thotė se Idriz Seferi u rrit dhe u edukua nėpėr oda, pasi qė babai i kishte vdekur herėt. Kundėrshtoi tė gjitha reformat e asaj kohe qė ishin nė kundėrshtim me tė drejtat e njeriut. U dėnua disa herė dhe nga tė gjithė pushtetet e asaj kohe, Serbia, Bullgaria, Turqia, madje edhe me burgim deri nė 101 vjet. Duke hulumtuar jetėn dhe veprimtarinė e Idriz Seferit, shkrimtari Ibrahim Kadriu tha se ka mėsuar se pavarėsia e shqiptarėve ishte planifikuar tė shpallej nė Shkup, por se kishte ndodhur njė mosmarrėveshje mes kryengritėsve. Ēka ka ndodhur, kėtė duhet ta hulumtojnė dhe ta thonė historianėt, ka thėnė Kadriu. Pushtuesit e dinin se njė pavarėsi e shqiptarėve do tė shpallej diku, por ata ishin tė interesuar qė ta reduktonin kėtė pavarėsi nė pikėpamje territoriale sa mė shumė qė ishte e mundur. Shpallja e pavarėsisė nė Vlorė la jashtė Shtetit shqiptar trojet e tjera. Kadriu tha se pushtuesit i njihnin mirė aftėsitė e Idriz Seferit, prandaj i kishin ofruar tė gjitha privilegjet, nėse bashkėpunonte me ta, por Idrizi nuk pranoi. Vdiq duke i thėnė tė birit se tėrė jetėn ėshtė munduar qė ta bėjė kėtė tokė Shqipėri, por zor qenka. Historiani Rasim Rexhepi thotė se Idriz Seferi nuk luftoi pėr pasuri, por pėr komb e pėr atdhe. Pesė djemve tė tij u la vetėm njė shtėpi tė vogėl. Ofertės sė mbretit tė Serbisė pėr t`ia shkolluar djemtė Qazimin dhe Ramadanin nė Akademinė Ushtarake, ai i pėrgjigjet duke i thėnė se lufta mes shqiptarėve dhe mbretėrisė serbe nuk ka pėrfunduar ende.

    Dimensioni real i Idriz Seferit

    Ndėrkaq, historiani Fitim Rifati thotė se Idriz Seferi ishte komandant i kryengritjeve dhe lėvizjeve pėr tė drejta dhe pavarėsi kombėtare dhe mbetet figura mė emblematike e luftės pėr ēlirimin e viseve shqiptare. Qė nė moshė tė re u pėrballė me aktivitetin e ēetave serbe e bullgare, ndaj qėllimeve tė tė cilave nuk u pajtua nė asnjė mėnyrė. Kundėrshtoi dhe luftoi autoritetet lokale osmane dhe u tregua mjaft aktiv nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe Lidhjes Shqiptare tė Pejės. Ai luajti njė rol tė rėndėsishėm nė organizmin dhe mbarėvajtjen e Kuvendit tė Ferizajt gjatė korrikut tė vitit 1908, i cili rezultoi me ngadhėnjimin e Revolucionit Xhonturk. Pas kėtij Revolucioni, Idriz Seferi dha ndihmesė tė ēmuar nė emancipimin kombėtar tė arsimit dhe shkollės shqipe, si nė Gjilan e rrethinė tė tij, dhe kudo nė vise tė tjera tė Vilajetit tė Kosovės.

    Politika demagogjike, obskurantiste dhe reaksionare xhonturke, nė kauzalitetin e situatės dhe rrethanave nėpėr tė cilat po kalonin shqiptarėt, diktonte nė esencė nevojėn e autonomisė territoriale dhe administrative tė Shqipėrisė. Ky program u proklamua jo si doktrinė e vetme e platformės sė Rilindjes, por si komponentė e pėrkohshme dhe e hartuar nė simetri me aktualitetin e pėrgjithshėm shqiptar, ballkanik e mė gjerė. Pėr realizimin e kėsaj platforme politike kombėtare, Idriz Seferi jorastėsisht u gjend nė krye tė udhėheqjes popullore nė kryengritjet kundėr osmane tė viteve 1910 dhe 1912. Nė Luftėn e Parė Ballkanike, sė bashku me vullnetarėt e tij, Idriz Seferi luftoi heroikisht nė mbrojtje tė trupit tė atdheut. Pas Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė kufij tė cunguar, ndonėse ishte nė moshė tė shtyrė, ai nuk pushoi sė rezistuari e luftuari pushtuesit serbė e bullgarė. Nė ditėt e fundit tė jetės, Idriz Seferi do tė shprehej: “Nuk paska ma vėshtirė pėr burrin sesa me vdek nė shtėpi”. “Idriz Seferi mbetet njė ndėr figurat mė emblematike, shėmbėlltyrė e humanizmit, udhėheqjes ushtarake, sakrificės e luftės pėr liri kulturore, arsimore e pavarėsi politike tė viseve shqiptare, sė bashku me krerė tė Lėvizjes Kombėtare nė Gjilan e rrethinė dhe pėrfaqėsues tė tjerė kryesorė tė udhėheqjes popullore e politike kundėr pushtuesve tė huaj”, thotė Rifati.

    "S'PO MUJ ME IA KTHY SHPINĖN MILETIT..."

    Shkrimtari Sabit Rrustemi thotė se e ka pyetur njėherė bacėn Lush pse Idriz Seferi nuk shkoi nė Vlorė, si Isa Boletini. E ai i kish pas thėnė: Kur kishin fol me Hasan Prishtinėn, ai u kish pas thanė cili po shkoni me ruajt Ismajl Qemalin, edhe Qeverinė? “I pari kish kcy Isė Boletini. Qe, le t' fol Idriz Seferi. Edhe ky i joni i kish dredh mustaqet njėherė, kish kesh pak ndėr buzė se e kish pa qefin e Isės pėr me shkua... - Mirė pra, po foli mbasi po kėrkon prej meje Isa Boletini... Unė po rri me kėta trima se nuk muj m'i lanė vetėm. Le t' shkojė Isa se asht edhe pak ma i ri. S'po muj me ia kthye shpinėn kėtij mileti...” / Ilmi MUSLIU

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Idriz Seferi (1847-1927)

    IDRIZ SEFERI - TARGET RTK

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Idriz Seferi (1847-1927)

    Kauza kombėtare e Idriz Seferit pėrkrahej nga shqiptarėt katolikė

    14.07.2013

    Shkruan: Fitim Rifati

    Me studimin e personalitetit tė Idriz Seferit janė angazhuar shumė historianė, shqiptarė dhe tė huaj, tė cilėt me publikimet e tyre kanė ndriēuar nė njė formė apo njė tjetėr rolin dhe kontributin e kėsaj figure nė pėrpjekjet e popullit shqiptar pėr emancipim, ēlirim e bashkim kombėtar. Pretendimi pėr tjetėrsimin fetar tė atdhetarit Idriz Seferi, ėshtė njė lajthitje qė bie nė kundėrshtim me tė arriturat historiografike.

    Faktet historike provojnė se aktiviteti i tij pėr kauzėn kombėtare pėrkrahej nga shqiptarėt katolikė tė viseve tė Gjilanit. Para njė shekulli, nė kohėn e kryengritjeve shqiptare kundėr regjimit reaksionar e obskurantist xhonturk, Idriz Seferi dhe bashkėluftėtarėt e tij po luftonin nė realizimin e programit tė Rilindjes Kombėtare; ēlirimin e viseve shqiptare nga zgjedha osmane dhe bashkimin e tyre nė njė shtet kombėtar. Nė njė dokument italian tė datės 10 gusht tė vitit 1912, ndėr tė tjerash raportohej se ishin bėrė trajtime mizore nga ana e trupave osmane ndaj shqiptarėve katolikė tė rrethinės sė Gjilanit, tė cilėt autoritetet osmane pėr tė arsyetuar veprimet e tyre i akuzonin se ishin pėrkrahės tė kreut tė njohur Idriz Seferi.

    Fenomeni i bashkimit tė shqiptarėve pėr kauzėn kombėtare pa dallim pėrkatėsie fetare, bindjeje politike a prejardhje krahinore, ėshtė virtyt qė e kemi trashėguar brez pas brezi dhe duhet ta kultivojmė edhe mė tej.

    Prandaj, shumdimensionaliteti i Idriz Seferit nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare ėshtė aftėsi e jashtėzakonshme pėr kohėn kur jetoi dhe veproi ky personalitet atdhetar.
    Gjykimet qė bėhen nė llogari tė ndjenjave, nuk i shėrbejnė ndriēimit tė sė kaluarės pėr njė personalitet ose ngjarje, por pėrkundrazi nxisin debate e konflikte tė panevojshme. Vandalizmi ndaj monumenteve kulturo-historike, tė cilat simbolizojnė dhe nderojnė tė kaluarėn tonė, pėrbėn njė akt tė shėmtuar dhe kundėr vlerave tona kombėtare.

    Para se tė krijohen pėrshtypje tė gabuara nga individė apo grupe tė caktuara, tė cilat nėn fasadėn e tyre pėrmbajnė tendencėn e diskreditimit tė njė personaliteti kombėtar, ne ftojmė tė interesuarit tė ndajnė bindjet e tyre dhe tė kėshillohen me personat dhe institucionet kompetente siē janė akademitė e shkencave, institutet kėrkimore-shkencore apo katedrat e historisė nė universitete tona.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Idriz Seferi (1847-1927)

    Dokumentar pėr veprimtarinė e kolosit Idriz Seferi

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Pėr: Idriz Seferi (1847-1927)

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •