Ne fakt, moral jeni ju duke bere.
Nuk e kam ndjekur ngjarjen sa duhet por lexova prononcimin e babait te viktimes. Ai e mbylli deren e mortit pasi mesoi te verteten per ate qe i ndodhi vajzes se tij. Kjo me beri kurioz qe ta lexoja gjithe artikullin per te mesuar se cfare e shtyu nje prind qe te ndermarri nje akt kaq te paimagjinueshem per nje prind. E fillova te lexoja artikullin i bindur qe i ati e kish shume gabim, e perfundova artikullin i bindur qe viktima e vertete e asaj ngjarjeje nuk ishte vajza, por prinderit e saj. Ne ate dite ata nuk humben vetem vajzen e tyre, ne ate dite ata mesuan qe vajza i tyre u kish mbajtur nje sekret me vite te tera, dhe imazhi qe ata qe kishin per vajzen e tyre nuk ishte ai imazh qe po zbardhte policia shqiptare mbi ngjarjen.
Dhe kjo nuk eshte hera e pare qe nje ngjarje e tille ndodh ne Shqiperi. Lexo temen me poshte qe u trajtua vetem pak kohe me pare, por viktima kesaj here nuk ishte e dashura, ishte i dashuri. Lexo edhe mendimin tim ne ate teme, ku e kam bere te qarte qe keto krime brenda familjes nuk zgjidhen me indinjime dhe emocione te tilla kuturu, zgjidhen duke i denoncuar, duke u treguar prinderve, duke ngritur padi ne gjykata. Kjo eshte ajo qe une i mesoj e do t'i mesoj femijes sim: tregoi prinderve per cdo gje e mire apo e keqe.
Albo
Krijoni Kontakt