Sapo hyra sot ne forum dhe si zakonisht i hodha nje shikim titujve dhe temave te reja dhe gjeja e pare qe te bie ne sy jane temat fetare te hapura vend e pa vend.
Ja dy shembuj;
Aktualitete shoqerore
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?goto=newpost&t=146028
Problemet nderkombetare
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?goto=newpost&t=146023
Nuk me duket se keto tema kane lidhje me aktualitetet shoqerore apo me keq me problemet nderkombetare.
Nese nje reklame ne metro eshte ''problem nderkombetar'' atehere na mori lumi.
Ka mbetur vetem seksioni i sportit dhe informatikes pa hapur tema te tilla dhe perfundimisht forumi mund te quhet ''forumifetar''
Temat me karakter fetar mund te hapen shume mire te seksioni fetar dhe keshtu kush nuk eshte i interesuar (besoj shumica e forumisteve)
nuk ka pse te mundohet te seleksionoje temat dhe lajmet e ndryshme (pa vlera) per te gjetur ato qe i interesojne.
Eshte me teper nje kerkese per moderatoret kjo imja sesa nje verejtje.
Krijoni Kontakt