Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Ballkanin e pret dimri më i ftohtë i 1000 vjetëve

    Ballkani gjatë dimrit që po vjen do të goditet nga një dimër i akullt. Siç raporton Rel, në Qendrën Meteorologjike Europiane parashikojnë temperatura që do të shkojnë deri në minus 30 gradë. Madje, meteorologët rusë kanë paralajmëruar dimrin më të ftohtë në një mijë vjetët e fundit.

    Siç pohojnë në Qendrën Europiane, Europën e pret një dimër jashtëzakonisht i ftohtë si pasojë e një vere po ashtu të pazakonshme të ngrohtë në pjesën verilindore të Europës dhe në pjesën më të madhe të Siberisë. Ndër të tjera parashikohet që i ftohti më i madh të jetë në Ballkan.

    /REL/Shekulli Online/M.A./

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591
    Metereologët rus para disa ditësh dolën me një prognozë trishtueses për këtë dimër. Ata njoftuan se sivjet do të jetë dimri më i ftohtë në 1000 vitet e fundit. Prognozën e njëjtë e dhanë edhe nga qendra evropian për prognozë.
    Sipas kësaj të fundit, Evropën e pret një dimër i jashtëzakonisht i ftohtë si pasojë e verës shumë të nxehtë në pjesën veri lindore të Evropës dhe në pjesën më të madhe të Siberisë.

    Më së ftohti do të jetë në Ballkan. Këto supozime i konfirmuan edhe klimatologët e rajonit.
    “Prognoza, sa i përket planit më afatgjatë nuk është skajshmërisht e saktë. Shkenca akoma nuk ka arritur të ketë metode të tilla precize. Ajo që dihet është se ky dimër do të jetë më i ftohtë se viteve të kaluar. Ndikim të vogël ka El Ninjo (uragani) edhe pse kjo është larg neve, prap nuk është indikatorë në klimën e oqeanit botërorë. Kështu që kjo në të vërtetë është zhvendosje e ujërave të nxehta sipërfaqësore nga lindja në perëndim. Nga Evropa kah Amerika” thonë klimatologët nga Sarajeva.

    Sidoqoftë, sipas meterologëve, Balkani po përballet me dimëra të ftohtë këto 100 vjetët e fundit, kështu që kjo nuk mund të jetë ndonjë lajm edhe aq i habitshëm.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2012
    Postime
    7
    po po pergadituni njerëz :P.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    po hyn Nentori...........deri tani plasem.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  5. #5
    i/e larguar Maska e ionian
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200
    Jane te gjitha genjeshtra. Mos besoni asnje gje. Kushedi ku duan te dalin ruset me keto perralla qe keputin.Moti nuk mund te parashikohet me shume se 10 dite .

  6. #6
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    ou?!?! po efekti serre ku shkoi? a nuk po rriteshin temperaturat? lol
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #7
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Admiral, efekti sere rrit dhe ul temperaturat, ose me sakte i con drejt ekstremeve. Ne nje te ardhme te afert do te kemi super-vera dhe super-dimra, ndersa vjeshten e pranveren i nxjerrim ne pension.
    Ne te vertete, ngohja globale mund te kete nje kunderreaksion ku me gjase do beje shkrirjen e poleve dhe si pasoje uljen e temperaturave me 5 apo 6 grade globalisht. Kjo do te thote Ice-Age
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Admiral, efekti sere rrit dhe ul temperaturat, ose me sakte i con drejt ekstremeve. Ne nje te ardhme te afert do te kemi super-vera dhe super-dimra, ndersa vjeshten e pranveren i nxjerrim ne pension.
    Ne te vertete, ngohja globale mund te kete nje kunderreaksion ku me gjase do beje shkrirjen e poleve dhe si pasoje uljen e temperaturave me 5 apo 6 grade globalisht. Kjo do te thote Ice-Age
    per mua eshte e tera nje perralle.
    toka ka kaluar ne shume cikle dhe ndoshta tani do kalojme ne nje te ri.
    efekti serre me duket perralle.

    kishte ndonje pseudo efekt serre edhe ne ice-age? lol. ishte vetem nje cikel.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    per mua eshte e tera nje perralle.
    toka ka kaluar ne shume cikle dhe ndoshta tani do kalojme ne nje te ri.
    efekti serre me duket perralle.

    kishte ndonje pseudo efekt serre edhe ne ice-age? lol. ishte vetem nje cikel.
    nuk asht prrall po a money making machine lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    nuk asht prrall po a money making machine lol
    fiks. kjo per ta thene edhe me qarte. lol.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  11. #11
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    per mua eshte e tera nje perralle.
    toka ka kaluar ne shume cikle dhe ndoshta tani do kalojme ne nje te ri.
    efekti serre me duket perralle.

    kishte ndonje pseudo efekt serre edhe ne ice-age? lol. ishte vetem nje cikel.
    Une nuk mund te them qe ti e ke gabim, por as dhe qe e ke te sakte. Perballe fakteve nuk mund te sillemi si tifoze te tipit "keshtu ma do qefi" as dhe "fatalist" duke insinuuar se njeriu nuk ka gisht ketu por eshte thjeshte nje cikel natyror. Po te permend vetem nje fakt, vete bujqesia eshte nje kontributore aktive e gazrave sere dhe dihet qe me zbulimin e saj ne antikitet (rreth 7500 vite me pare) ajo ndryshoi drastikisht temperaturat e botes dhe mendohet qe parandaloi nje ICE AGE potenciale. Kur permenda ekstremet e temperaturave, sigurisht e kisha ndermend dhe kete qe dora e njeriut eshte si thike me dy presa, nga njera ane ben mire por nuk i dijme pasojat e mevonshme.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Merni masa mbrojtese o njerez...ne morem 20 m. dru per vete!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •