
Postuar më parë nga
ATMAN
Përhapja e Islamofobisë është Pjesë e Dizajnit Perandorak Amerikan
Nga Ralph Schoenman
Intervistë me Ralph Schoenman, autor dhe komentator nga Berkli
Në thelb, imperializmi amerikan, që është edhe sponsori kryesor i shtetit të Izraelit, inkorporoi nocionin e domosdoshmërisë së demonizimit të Islamit dhe krijimit të një arsyeje për luftë të përhershme në rajon, dhe miratoi atë si arsyetim për mbarë arsyetimin e kapitalizmit amerikan dhe për vetë imperializmin në projektet ushtarake.”
Në një rast tjetër të promovimit të Islamofobisë në Shtetet e Bashkuara, ushtria amerikane ka ofruar një kurs që mëson të trajnuarit se armiku i tyre është Islami në përgjithësi.
Press TV ka bërë një intervistë me Ralph Schoenman, një autor dhe komentator, nga Barkli, për të diskutuar më tej këtë çështje. Më poshtë është dhënë një transkriptim i intervistës.
Press TV: Para se gjithash, Unë do të doja të merrja opinionin tuaj mbi institucionalizimin e teknikave mësimdhënëse Islamofobe që janë përfshirë në mbarë SHBA-të.
Schoenman: Rrënjët gjenden në operacionin e rremë të vetë 11 shtatorit. Politikat mbështetëse janë shumë të thjeshta. Arsyetimi për imperializmin amerikan, për luftërat grabitqare, daton që nga koha kur Bashkimi sovjetik ishte akoma në ekzistencë – rreziku i supozuar i terrorit ndërkombëtar komunist dhe përmbysja e pushtetit.
Kjo ishte propaganda e vazhdueshme në lidhje me kërcënimin e supozuar të Bashkimit sovjetik si një arsyetim për mbajtjen e hegjemonisë amerikane mbi masat e popujve që i nënshtrohen në botën e shfrytëzuar si Afrika, Azia dhe Amekrika Latine, siç ishte ruajtja e përhershme, gjithnjë e më tepër zgjerimi i kapaciteteve ushtarake dhe për projektimin e klasit të sundimit amerikan mbi planetin.
Me rënien e Bashkimit sovjetik, ky arsyetim i tërë për miliarda dollarë të alokuara për Pentagonin dhe ushtrinë rreth dekadave, faktori më i madh në të gjithë ekonominë kapitaliste, më në fund ishte hequr.
Pra aspirimi i arsyetuar për përgatitjen e vazhdueshme për luftë, për mirëmbajtjen e gjithë këtij arsenali të madh raketash dhe kapacitete të zgjeruara bërthamore në përgatitjen për luftë bërthamore, dhe për një luftë imperialiste në përgjithësi, më nuk ishte në dispozicion.
Rrjedhimisht, ideologjia racionale për imperializëm u shndërrua në diçka tjetër, që u quajt “lufta mbi terrorin”. Kjo, në disa aspekte thjeshtë ishte huazuar nga Mosadi. Ishte një dokument i rëndësishëm i publikuar nga një njeri që quhej Oded Yinon një akademik i cili kishte lidhje me Mosadin, që ka projektuar një “strategji” për Izraelin në të 1980-tat.
Ky dokument ka paraqitur propozimin se detyra fundamentale ishte që të ndahen vende të ndryshme të rajonit në komponentët e tyre etnike dhe religjioze, si pjesë-pjesë. Kjo fillimisht ishte projektuar me shënjestër drejt Libanit, Irakut, Sirisë, Iranit, Egjiptit, Arabisë Saudite dhe kështu me radhë.
Në thelb, imperializmi amerikan, që është edhe sponsori gjeneral i shtetit të Izraelit, ka inkorporuar nocionin e nevojës së demonizimit të Islamit kështu që të krijoj një arsye për një luftë të përhershme në rajon, dhe miratoi atë si arsyetim për mbarë arsyetimin e kapitalizmit amerikan dhe për vetë imperializmin në projektet ushtarake dhe hegjemoninë perandorake globale.
Nuk filloi me 11 shtatorin si i tillë. Duhet të theksoj se në vitin 1993, Qendra Botërore Tregtare ishte sulmuar, dhe kjo menjëherë iu atrubua klerikut të verbër Egjiptian Sheik Omar Abdel-Rahman, dhe u prezantua si “akt terrorist “ i motivuar nga Islami.
Në fakt, i tërë plani për bombardimet e vitit 1993 të Qendrës Botërore Tregtare dhe për një “plan” shoqërues i njohur si Komplot historik, qo do të thotë një komplot për të hedhur në erë ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, Urën e Xhorxh Uashingtonit, Tunelin Linkon, Tunelin Holland, Statujën e Lirisë, dhe më pas të likuidojnë senatorin nga Nju Jorku,Alfonse D’Amato, të gjitha këto gjëra, të quajtura Komploti Historik, i ishin ngjitur Sheikut të verbër Egjiptian, Omar Abdel-Rahman.
Në fakt, ishte organizuar nga zyra e FBI-së në Nju Jork përmes operativës së inteligjencës egjiptiane nën mandatin e FBI-së të quajtur Emad Ali Salem. Organizimi i ndërmarrjes përfshin figura të Mosadit si Guzie Hadas.
Do të shkruaja një artikull që to të dokumentonte këtë në kohën që quhej “Kush bombardoi Qendrën Botërore Tregtare”, provat vënë në dukje Byronë Federale të Hetimit dhe Mosadin.
Press TV: Mos vallë dëshironi të thoni se politikat e tilla armiqësore ndaj Islamit dhe vendeve myslimane janë pjesë themelore e “strategjisë së mbrojtjes” së SHBA-ve.?
Schoenman: Ky është i gjithë ... arsyetimi për imperializëm; për lufta të vazhdueshme të popujve të rajonit; për marrjen e naftës së tyre; për shkatërrimin e sovranitetit të tyre; për ndarjen e kombeve në komponentët e tyre etnik dhe religjioz.
Është një model i luftërave në Irak, një shabllon i asaj që po ndodh në Afganistan dhe një ndërlidhje e asaj që është parashikuar në Iran ashtu siç udhëzohet se çfarë Izraeli dhe SHBA-ja kanë koordinuar dhe shkaktuar mbi Libanin – Ky është një mbulim ideologjik dhe racional për imperializëm për momentin.
Shoqëruese ndaj kësaj është propaganda e shtetit, sigurisht, pasqyruar në Shefin e Përbashkët të shtabeve dhe indoktrinimit të ushtrisë amerikane. I adresohem në mënyrë specifike nënkolonelit Mathew Dooley që kreu një kurs në Norfolk, Virxhina, për Kolegjin e Shtabit të përbashkët të Shefave të Armatës në të cilën po qëndron arsyetimi për këto luftëra që po nguliten.
Kjo është rrënja e kësaj Islamofobie në veçanti, ashtu siç dhe është përshkruar, duke përgatitur posaçërisht këta oficer për perspektivën e zhdukjes së Mekës dhe Medines, dhe për përdorimin e armëve bërthamore shkatërruese për zgjerimin e kontrollit amerikan në rajonet e pasura me naftë, veçanërisht, por jo vetëm, të Lindjes Arabe dhe Azisë Qendrore.
Press TV: Për të qenë të drejt, ky kurs që është duke u mësuar nga Nënkoloneli Mathew Dooley është suspenduar pas një zhurme; por ju mendoni se kjo nuk mjafton?
Schoenman: Dooley, edhe pas gjithash, është vetëm një zëdhënës, Ai thjesht po zbaton, duke iu bindur instruksioneve të tij të përgjithshme ideologjike. Ju jeni të vetëdijshëm se CIA dhe të gjitha aparaturat e sundimit në SHBA se kishte edhe një “bombë të brendshme komplot” që është “zbuluar” dhe “çaktivizuar”. Kjo, meqë ra fjala, është një replikë e një kopje tjetër maskarade të tilla absurde që inteligjenca amerikane është duke i vënë në vend kohët e fundit.
Në operacionin aktual është zbuluar se autori ishte menduar, në fakt, një punë operative e Agjencisë Qendrore Inteligjente punon me inteligjencën Saudite.
Sundimtarët amerikan dhe mediat e përputhshme kanë kërkuar që të tjerrin këtë Revolucion të turpshëm duke adresuar “Oh, ai është një spiun i dyfishtë, dhe kjo është se si zihen në kurth terroristët, “ duke pranuar pas faktit se operacioni ishte në të vërtetë një punë zyrtare.
Kjo është ajo që në fakt është ekspozuar. Ajo që vënë në dukje të dhënat është se operacioni amerikan që nga fillimi e deri në fund – të gjitha janë këto operacione të rreme.
Këto të ashtuquajtura akte terroriste, duke përfshirë edhe atë të një të riu nga Nigeria që gjoja se do të ndizte brekët në aeroplan, nëse ju kujtohet – absurditeti i kësaj farse të inteligjencës përbëhet me atë që Nigeriani i ri – u trajtua në aeroplan, ai nuk kishte vizë për të ardhur në SHBA; ai iu afrua aeroplanit për të mbërritur deri te kufiri por u refuzua që nga e para, duke qenë se ai nuk kishte as pasaportë me vete, e lëre më vizë. Inteligjenca e re i tha personelit të aeroplanit: “Oh, keni nevojë për një të tillë?
Çdo njëri i këtyre të ashtuquajturve “terror” komploton një shtyp të ngjashëm blu, dhe ekspozon dokumentet e njëjta përsëri. Ata që e mohojnë këtë histori vuajnë nga ajo që jezuitët e quajnë “injoranca e pamposhtur” , pra ata e dinë por zgjedhin të mos e dinë!
Këto janë operacionet qeveritare. Ato janë dizajnuar që të krijojnë histeri; një mendim në publik se ekziston një kërcënim për popullatën tonë që mund të përmbushet vetëm nga grabitja e vazhdueshme perandorake mbi popujt e regjionit dhe botës përmes forcave ushtarake amerikane, përmes vetë imperializmit amerikan, madje edhe sikur të hiqeshin të drejtat tona themelore demokratike.
Pra çfarë kemi diskutuar këtu sonte, lidhur me Islamofobinë që mësuan shefat e përbashkët të Shtabit të Luftës në Kolegj nga Togeri kolonel Mathew Dooley, është e vërtetë, shumë orkestrime dhe arsyetime të ethshme ideologjike për politikën amerikane ushtarake, politikën e jashtme dhe fuqinë e klasës sunduese.
Janë ata që terrorizojnë njerëzit në Shtetet e Bashkuara dhe njerëzit e botës.
Press TV
Krijoni Kontakt