nga libri: Shperndarje gjeografike e bektashive

Sikundėr kuptohet edhe nga pėrmbajtja e librit, nė tė pėrmenden teqet qi kanė qenė nė kambė (qi kanė eksistue) deri nė vitin 1915. Me emigrimin qi bani popullsia muslimane e Greqisė pėr nė Turqie, nuk besohet qi tė ketė mbetun ndonji teqe nė Greqie. Gjithashtu atė fat kanė pase edhe teqet nė Bullgarie. Edhe nė Maqedonie e cila pėrban nji federatė mė vehte nė Republikėn e Jugosllavisė asht zor tė ketė mbetun ndonji teqe.

Pėrsa i pėrket Turqisė, siē dihet atje janė konfiskue tė gjitha teqet tue u ndalue ushtrimi i gjithė tarikateve.

Sidoqoftė libri ka nji randėsie tė madhe pėr Tarikatin Bektashian me gjithė qi pėr tė shumtėn e teqeve auktori ka mjaftue vetėm me pėrmendjen e emnit tė tyne.

Notat janė radhit ashtu si i ka teksti veē disa tė paktave tė cilat janė shėnue nga an'e ėmė dhe nė fund tė sė cilės prej tyne, me qėllim qi tė dallohen nga ato t'auktorit, kam vue nė kllapa fjalėn pėrkėthyesi.

Teksti veē hartave, tė cilat u kopjuen dhe u pėrkthyen nga an'e ėmė, pėrmban edhe kėto fotografina;

1- Portėn e madhe dhe nji pjesė tė vogėl tė godinės sė teqes Kallkandelenit. Kjo fotografi asht shumė karakteristike.

2- Mesxhidin e asaj teqeje. Ky mesxhid asht nji mejdan i madh i hapėt nė ēdo anė, pa mure. Ēatija qendron vetėm mbi kolona. Edhe nga kjo fotografie kuptohet stili i xhamive qi duhet tė kenė simbas tarikatit Bektashian.

3- Monastirin e Shėn Naumit mbi Liqenin e Ohrit.

4- Teqen e Gjinokastrės.

5- Vorrin e Rrisk Babajt nė Kandia (Kretė-Gjerid).





VI – BULLGARIA



KIRXHALI: - Nė kėtė krahinė afėr dhe nė perėndim t'Edrenės, ma vonė dhanun Bullgarisė asht vorri dhe teqeja e shenjtorit bektashi Said Ali Sulltan. Teqeja ka qenė shkatrue nga Bullgarėt gjatė luftės sė fundit (ballkanike); tyrbeja ka shpėtue.

HASKOVO: - Ndėrmjet Filipopolisit dhe kufinit me Turqinė nji gjysė dite nė veri tė Kirxhalli, (ka ose ka pasun) nji teqe me vorrin e Mustafa Babajt.1 Ajo, si zakonisht, ndodhet pak larg nga qyteti.

STRUMIXHA: Nė kėtė krahinė, para luftės Ballkanike, ka qenė nji teqe bektashiane e cila ka pasė vorrin e shenjtorit Ismail Baba, dhe nji burim uji tė nxehėt qi besohet se ka shpėrthye tue vue kambėn shenjtori i pėrmendun n'atė vend. Kjo teqe tash asht shkatrue.2

RAZGRAD (afėr): - Kėtu deri vonė ka qenė nji teqe e izolueme e cila kishte vorrin e Hasan Demir Baba Pehlivanit. Ky shenjtor ka jetue para katėrqind vjetėsh dhe ka bamun disa mrekullina. Teqeja ka qenė themelue nė vitet e para tė shekullit nantmbėdhetė, nga an'e Pehlivan Babajt qi ka qenė Pasha i Rusxhukut.3 Nji pėrshkrim i mirė mbi themeluesin e teqes, gojdhana mbi heron e varrosun dhe fotografitė e teqes dhe tė rrethit sajė janė lanė nga an'e Kanitz-it.4

Nji teqe e Mustafa Babajt, ndėrmjet Rusxhukut dhe Silistria-s, asht pėrmendun nga Jacob-i.5

Nė tjetėr vend nė Bullgari thuhet se ka nji komunitet bektashian nė Selvi, nė krahinėn e "Turnave", por informuesi im6 nuk din nė se ka ndonji teqe atje. Nji dervish shqiptar nė Melēan (Korēė) mė ka thanė mue se ma pėrpara ka qenė nji Teqe nė Turnavo, por ajo ka qenė shkatrrue para Luftės Ballkanike.7



___________________________

1 Kjo teqe duket tė jetė pėrmend nga Quicleti nė librin Voyage faqe 149. Nji informues bektashi mė ka sigurue se aty nuk ka ma ndonji ngrehimė bektashiane, por kėtė gja e kundreshton Mithat bey Frashėri i cili, sado qi vetė nuk ban pjesė nė tarikat, rrjedh nga familje bektashiane dhe tash banon nė Bullgarie.

2 Kėt informatė e kam marė nga nji dervish shqiptar nė Melēan (Korēė) i cili ka pasė banue nė Strunxhė.

3 Shif librin Fürstenthum Bullgarien faqe 411 tė Jireshekut.

4 Po ashtu, III faqe 298.

5 Shif librin Beiträge faqe 17.

6 Informuesi nė fjalė ka qenė Mithat bej Frashėri.

7 Po ay dervishi mė ka sigurue mue se tash nuk ka ma teqe bektashiane ose komunitet tė tillė nė Bullgari.









VII – RUMANIA

Mbrenda kufive tė tashėm tė Rumanisė janė pėrmend tri teqe bektashiane.

1- Nė BABA DAG ka qenė nji teqe bektashiane e cila kishte njanin nga vorret e Sari Salltikut1, me qenė se ky shenjtor ka vorrin e tij nė vende tė ndryshme.

2- Nė KILGRA (Kaliakra) mbi detin e zi, Evlia Ēelepiu ka vizitue nji teqe bektashiane, e cila kishte nji tjetėr vorr tė njajtit shenjtor.2 Unė jam informue se ay…… vend asht krejt i lanun, me gjithė qi vizitohet si nga muslimanėt ashtu dhe nga tė krishtenėt.

BALLCIK (afėr): - Ma parė kėtu ka qenė nji teqe bektashiane me randėsi tė madhe, ma e madhja nė Rumeli. Shenjtori qi ka qenė vorrosun aty quhet Hafiz Halil Baba ose Ak-jazilli Baba pėr tė cilin tė krishtenėt thonė se asht Shent Athanasi.3



________________________

1 Shif Sejahatnamen II, faqe 72 dhe B.S.A. XIX faqe 205.

2 Shif Sejahatnamen po ashtu; librin Rumeli tė Haxhi Kallfas pėrkthye nga Hammeri faqe 27, i Arch. Epig. Mitth. X, f. 188 botue nė 1886 dhe B.S.A. XIX, faqe 205 dhe XX, faqe 108.

3 Shif librin germanisht Bulgarien, II 1.2 II, librin Arch. Epig. Mitth. X, faqe 182 (viti 1886) dhe B.S.A. XX, faqe 109.





VIII – SERBIA

Nė Serbinė e re d.m.th. Maqedoninė e Serbisė, asht thanė se janė ose kanė qenė teqe bektashiane nė vendet qi vazhdojnė; shumė nga kėto duket tė jenė shkatrrue gjatė dhe mbrapa Luftės Ballkanike:

MONASTIR: - Kėtu asht nji teqe e vogėl mbrenda nė qytet, ku asht vorri i Hysejn Babajt, nji dėshmor i datės 187203. Kjo teqe ka shpėtue e pa damtueme nė vitin 1914.

Nė qarkun e Monastirit janė ose kanė qenė teqe nė katundet Kirshova dhe Kanatllar.

Nė krahinėn shqiptare nė Serbinė perėndimore kanė qenė teqe bektashiane nė: Gjakovė dhe Prizrend.1

SHKUP: - Kėtu kanė qenė para Luftės Ballkanike, dy teqe bektashiane me emnat Mustafa Baba dhe Sulejman Baba, kjo e fundit ka qenė e ndėrtueme nė kohėt e vona.

KALLKANDELEN: - Kėtu ende (viti 1914) asht nji teqe e madhe dhe e randėsishme nė tė cilėn ndodhet vorri qi pandehet se asht i Sersem Aliut. Kjo teqe ka qenė ndėrtue nga an'e Riza Pashės nė vitin 1822, me kėrkesėn e Muharabe Babajt, i cili me anė ēfaqsimi zbuloi vorrin e Sersem Aliut.2 Teqeja asht e rrethueme me mure tė nalta katėrkėndėshe, me nji portė tė vetme e cila asht kundrejt qytetit. Godina e teqes pėrmban dhoma pėr dervishėt, dy mejdane, vorrin e Sersem Aliut, tė Muharaba Babajt, tė Riza Pashės e tjera, nji mesxhid (xhami pa minare) i madh i hapėt i mbėshtetun nė shtylla (kollona), dhoma pėr miq (mysafirė), kuzhina dhe stalla. Tė gjitha kėta duken tė jenė ndėrtue njiherit kur asht themelue teqja. Pjesa mė e madhe e tyne janė piktoreske (tė punueme pėr bukuri) dhe ma e shumta prej druni. Pemėt dhe lulishta janė mbrenda rrethimit tė mureve.

Nė TEQE QOJ, afėr stacionit t'Aleksandrovas, ndėrmjet Kumanovės dhe Shkupit, asht nji teqe e vogėl e cila ka vorrin e Karaxha Ahmetit. Shkrimtari Evans ka vue nė dyshim qenjen e saje nė tarikatin Bektashian; tash si duket, ky vend asht kthye nė krishtenim.3

Veē kėtyne ka pasė teqe nė

SHTIP dhe QYPRILI. Gjithashtu monastiri i krishtenė i Shėn Naumit nė Liqenin e Ohrit vizitohet nga bektashitė.4



__________________

1 Kjo, teqe asht pėrmend prej Brailsfordit nė librin Macedonia, faqe 247.

2 Shif B.S.A. XX, faqe 110, 117 dhe librin Bektaschije, faqe 28 tė Jacobit.

3 Shif B.S.A. XX, faqe 110.

4 Shif B.S.A. XX, faqe 111.







IX – GREQIA

A. – MAQEDONIA

SELANIK: - Nji teqe qi ma pėrpara ka qenė nė perėndim tė qytetit asht shkatrrue gjatė luftės Ballkanike.

KOSTUR: - Teqeja ndodhet nė tė hymen tė qytetit nė rrugėn e Florinės. Ajo tash asht e vogėl dhe e parandėsi dhe mbahet vetėm nga an'e nji Babaj, por thuhet se asht nji teqe e hershme e cila ka qenė e randėsishme nė kohėt e para. Ajo asht damtue gjatė shtypjes nė vitin 1820. I madhi shenjtor i varrosun kėtu, Kasim babaj, pandehet tė ketė jetue nė kohėn e pushtimit tė vendit nga Turqit dhe gėzon nji famė tė madhe nė vend, pėr mrekullinat qi ka bame mbas vdekjes sė tij. (Posthumous). Pėr atė thohet se gjatė jetės sė tij ka kėthye nė islamizmė shumė tė krishtenė tue ēue nji shkamb tė madh nga kodra dhe tue e pėrplasė atė mbi nji kishė qi ishte plot me besnikė tė krishtenė, e cila kishė ishte posht nė rrypin e tokės (isthmus) sė Kosturit.

Nga nji teqe e dytė me sa mbahet mend nė Toplixha (afėr barakave) ka teprue vetėm tyrbeja dhe vorri i Sanxhaktar (flamurtar) Ali Babajt. Bektashinjtė pretendojnė si tė veten dhe nji tyrbe tė pėrvuejtun ku asht vorri i Ajdin Babajt, nė lagjen e jevgjve.

Nė krahinėn e Kosturit, nė perėndim tė qytetit Anagelica bektashitė kanė qenė tė shumtė. Elementi Musliman i popullsisė thuhet kėtu se asht kėthye nė kohėt e vona, kėtu e njiqint e pesėdhetė vjet. Kjo gja del nga fakti se muslimanėt nė fjalė (tė quejtun Valakhadhes)1 flasin greqisht, dhe nė disa katunde kanė kisha tė braktisuna (jo tė kėthyeme nė xhamija) pėr tė cilat ata tregojnė shumė nderim. Teqet bektashiane, qi shėrbejnė kėtė krahinė, janė nė Vodhorinė, dy orė e gjysė nė perėndim tė Anagelicės, dhe nė Odra qi ndodhet nė nji naltėsinė rrazė malit Pind.

Tė dyja kėto teqe kanė lidhje me tė njajtin shenjtor, Emineh Baban, i cili duket tė jetė historik. Thuhet se ay asht ekzekutue nė Monastir nė vitin hixhri 1007 (1598-9) me qenė se ka pėrhapun mendimet jo tė pranueshme nga sunnizmi, tė Mensur el-Hal-laxhit, tė cilin bektashitė e mbajnė si nji predikues tė hershėm dhe veteran tė doktrinės sė tynė.2 Shenjtori Emineh Babaj, natėn e ekzekutimit tė tij, ju ēfaq sė motrės nė shtėpinė e sajė nė Vodhorinė kur ajo po gatunte nji gjellė pėr miqt qi kishte pėr darkė. Ay e ndihmoi tė motrėn nė pregatitjen e gjellės dhe ma vonė u ul nė sofėr bashkė me miqt. Njani nga miqt vuni re se ay nuk po hante gjasend, e shtrengoi atė pėr me hangėr, por ay refuzoi tue thanė se agjinonte. Ma nė fund, megjithatė, pranoi lutjen e tyne dhe hangėr tue thanė: "Po mos tė mė kishi shtrėngue me hangėr unė do tė visha me ju pamun ēdo mbramje". Mandej u ē'duk.3

VODHORINA: - Teqeja kėtu asht nji shtėpi nė katund si gjithė tė tjerat; tyrbet e Babave tė pėrparshėm, simbas zakonit, janė pak larg nga teqeja dhe nuk kanė ndonji gja pėr t'u shėnue nga pikpamja arkitektonike (e ndėrtimit). Pėr kėtė teqe thuhet se ka pėsue dame nga ndjekjet e bame kundra bektashive nė vitin 1820 dhe tash ka vetėm nji baba i cili asht vendės. Nji dhomė e shtėpisė pėrmban nji vorr pa gja mbrenda (ēenotaph) tė Emineh Babajt, hirkėn e tij dhe gjana tjera tė tij. Kjo dhomė pėrdoret pėr ato qi vuejnė nga lėngata tė gjata. Tė tillė vorre kujtimore tė shenjtorit thuhet se ka dhe nė Kapishnicė (afėr Viglishtes dhe nė Monastir4).

ODRA: - Si nė Vodhorinė ka nji teqe nė nji ndėrtesė tė vogėl tė mbajtun nga an'e nji Babaj dhe dy a tre dervishė, tė gjithė vendės, veē njanit qi asht shqiptar. Gjaja ma tėrheqėse nė kėtė teqe asht nji shpellė ose hapsinė nė malin aty afėr, pėr tė cilėn thuhet asht formue mrekullisht nga an'e Emineh Babajt, i cili ka goditė malin n'atė vend me shpatėn e tij.

Gojdhana e grekve tė Odras thotė se nė vendin ku asht teqeja ka qenė kisha e She Minajt, pėr tė cilin ata thonė se ka bame mrekullinė e shpellės. Petku i Emineh Babajt, i cili nuk asht shumė i vjetėr, gjithashtu besohet nga an'e tyne tė jetė i Shėn Minajt. Ky pretendim identifikimi tė Emineh Babajt me Shėn Minan munt tė ketė ngjamun nga afrimi qi kanė nė shqyptim kėta dy emna5, por nė ma se nė nji katund vllah ka ende kisha qi mbajnė emnin e tij.

Afėr Kozanit, nė krahinėn Sari Gjyl, janė katėr kisha. Krahina nė fjalė asht banue krejtėsisht nga "Koniarėt" turq nga Anadolli, tė cilėt kanė qenė ngulė aty nė vitet e para tė pushtimit tė vendit nga an'e Turqisė dhe kanė ruejtė tė pandryshueme gjuhėn dhe zakonet e tyne. Nji pjesė e tyne janė bektashi dhe pjesa tjetėr fanatike muslimane synni.

XHUMA: - Teqeja ma e randėsishme e kėti grupi asht ndėrtue nė nji vend jasht katundit i cili ka tė njanjtin emėn. Shenjtorėt e vorrosun nė tyrben pranė teqes janė Piri Babaj dhe Erbei Babaj. Data e tyne e vdekjes nuk dihet, por tyrbeja ka qenė miratue, sikundėr kuptohet nga nji mbishkrim, nga an'e e dy dervishve nė vitin Hixhri 1143 (1730-1) tue shtimun nė punė disa themele tė pėrparshme. Nė kundreshtim me tė shumtėn e teqeve nė kėtė krahinė, Xhumaja duket tė jetė nji vend me randėsi fetare. Ajo vizitohet shumė nė Maj (sidomos ditėn e ejte dhe tė shtunėn) nga an'e grave muslimane pėr famėn qi ka pusi i shenjtė i teqes pėr shėrimin e shterpėsisė. Babaj me ka thanė se gratė e krishtena shėrbehen nga ky pus tė djelave, dhe, sadoqi nji gja e tillė mohohet nga an'e grekve tė shkolluem tė Kozanit, munt tė jetė e vėrtetė pėrsa i pėrket grave ma pak tė pėrparueme tė katundeve bullgare qi janė aty afėr. Tyrbeja e shenjtorve pėrdoret pėr fjetje tė sėmundve nga mendja me qėllim shėrimi, ku asht nji shkop dhe nji late tė cilat mbahen si gjasende tė shenjtorve, tė cilat pėrdoren pėr shėrim tue pėrkit me ato vegla vendin qi i dhemb tė sėmundunit. Aty ka nji Orakėl 6, fare tė thjeshtė, qi pėrbahet nga nji top i rrumbullakėt prej dheje, i mvarun nė tavan me nji spagė. Pyetsi i fatit tė tij e shtynė topin. Nė qoftė se topi e pėrket atė kur kėthehet mbrapsht, pėrgjegjeja e pyetjes sė bame asht e favorshme.

Teqet tjera tė krahinės Sari Gjyl janė:

BAGĒE: - nė nji pozitė tė shėndetshme dhe tė kandshme ndėn druj dhe uj tė rrjedhėm nė kodrat mbi katundin Topēillar.7

Vetė asht nji shtėpie e paēqueshme nga tjerat dhe mbahet nga nji Baba nga Aintabi me shėrbyesit e tij. Tyrbeja nė tė cilėn asht vorri i Gazi Ali Babajt, nji shenjtor i nji vjetėrsije tė pacaktueme, ka qenė rindėrtue kėtė vit (1915). Pėrqark tyrbes janė shumė vorre qi kanė taxhen Bektashiane.

BUXHAK: - Ndodhet ndėrmjet katundeve Kushelet, dhe Sopular, dhe tash i mvaret qyteti Xhumasė dhe Teqeja asht pa titular. Ajo teqe dallohet me vorrin Memi bey Sulltanit dhe mbahet nga dervishė tė martuem.

NE INELI: - Ndėrmjet krahinės Sari Gjyl dhe Kailar, thuhet se asht nji teqe me vorrin e Gazi Babajt.

Pasunija e teqeve tė Xhumasė dhe tė Buxhakut kanė qenė konfiskue nga an'e Qeverisė turke nė vitin 1826 dhe kanė qenė blemun nga nji grek i pasun nga Kozani, tė cilit, mbas kėsaj blemje tė dhunshme, nuk i heci puna mbarė asnjiherė. Vendi asht blemė pėrsėri prej tij nga besnikat bektashi tue u rihapun teqeja kėtu e pesėdhetė vjetė ma parė. Nė kazan thuhet se ky vakuf ma pėrpara ka qenė i tė krishtenve. Dikush thotė se kur ngjau pushtimi i vendit nga an'e Turqisė, tė gjitha tokat e kishave kanė qenė marrė dhe monastiret u banė teqe. Disa tjerė mbajnė pėrgjegjės pėr kėto punė Ali Pasha Tepelenėn. Emnat e monastireve tė ēdukun thuhet se kanė qenė pėr Teqen Xhuma e disa thonė se ka okupue vendin e kishės Shėn Gjergjit dhe tė tjerė thonė pėr atė tė Shent Ilisė. Bagēeja atė tė Shent Ilisė ose tė Shėn Nitrit; dhe Buxhaku vendin e nji kishe tė Shėn Gjergjit. Vendi i teqes Bagēes duket si me qen e nji monastiri grek, por nji vend i pėrshtatshėm pėr nji monastir asht gjithashtu i pėrshtatshėm edhe pėr nji teqe bektashiane, dhe Babaj i asaj teqeje me ka thanė se ndėn drejtimin e tij kanė bame mjaft gėrmime pėr godina dhe pėr punime bujqėsore, porse nuk ka dalė nė dritė ndonji themel i ndonji godine tė vjetėr.

Unė nuk muejta me konstatue qė tė krishtenėt tė frekuentojnė teqet e kėtij vendi pėr qėllime fetare, pėrveē teqes Xhumas, porse krahina asht e pėrbame krejtėsisht nga Turq dhe Teqeja kishte nji famė tė keqe para luftės Ballkanike, si e rrezikshme.

ELASONA: - Kėtu asht nji teqe e vogėl e mbajtun vetėm nga an'e nji Babaj (shqiptar), e cila ndodhet jashtė qytetit mbanė tė rrugės qi tė ēon nė Serfixhe. Grekėt thonė se kjo teqe asht ndėrtue mbas bashkimit tė Thesalisė me Greqinė nė vitin 1882, por njerzit e teqes e mbajnė pėr mjaft ma tė vjetėr. Shenjtori ma i randėsishėm nė kėtė teqe asht Sali Babaj, i cili asht vorrosun nė nji tyrbe tė thjeshtė, bashkė me dy baballarėt qi kanė ardhė mbas tij. Ky i tashmi asht i treti. Tyrbeja ka datėn Hixhri 1250 (1834-5). Sali Babaj mbahet me qenė nji shenjtor i nji date shumė ma tė hershme8 i cili gėzonte nji famė n'atė vend edhe para se t'iu ndėrtonte tyrbeja me nisjativėn e titullarit tė parė tė teqes (Nexhib Baba) dhe me shpenximet e disa bejlerve tė vendit. Na kemi kėtu me pamjen ma tė plotė, nji shembėll tė dokumentueme tė marrunit e nji shenjtori populluer me kultin (fenė) bektashiane.9 Ka mundėsi qi Nexhip Babaj tė ketė marė pėrsypėr me i shėrbye vorrit tė shenjtorit dhe me anė tė ndonji andrre tė ketė marrė udhzime prej tij pėr ndėrtimin e tyrbes.10

AEKATERINI: - Nė shikimin e parė duket e ēuditshme ndodhja e nji teqeje bektashiane nė nji krahinė e cila sot asht thjeshtėsisht greke; por shkrimtari "Leake" tregon se nė kohėn kur asht ndėrtue teqja zotnusat e tokave kanė qenė muslimane dhe beu i fshatit ka qenė i lidhun me anė krushqije me Ali Pashėn11: ka mundėsi qi teqeja tė ketė qenė "inter alia"12 nji roje rruge ashtu si ndėrtimet tjera t'Ali Pashės nė Thesali.





________________________

1 Mbi Valakhadhe (Vllehėt) shif librin inglisht Nomads of the Balkans (Endacakėt e Ballkaneve) f.29 te vace e Thonnpsonit.

2 Mensur Hal-laxhi ka jetue nė vitet e para tė shekullit katės Hixhri dhe ka qenė martirizue pėr mendimet e tij nė Bagdat. Shif Dict. of Religion ke fjala Halladj tė Hastingut.

3 Simbas tregimit tė Babajt tė Vodhorinės.

4 Ka mundėsi qi tregimi i bamun mbi Emineh Baba tė jetė ngatrrue, ndoshta me dashje, me Hirka Baban nji sheh nga Monastiri i cili u ēduk tue lanė mbrapa, nė vend tė tij petkun e tij, ashtu si Emineh Babaj. Ky petk, shumė i nderuem nga vizituesit, ruhet nė pirk (kullė) nė tė cilėn ay banonte kur ishte gjallė. Ujt nė tė cilin asht zhytun ay petk thuhet se i ngjall ose i vdes tė sėmutėt kronikė. Thuhet se nga nji herė ky ujė u ipet tė sėmundve pa dijen e tyne, nga ndonji mik i tyne ose nga njerzit e tij, tė cilve i u ka sosun durimi.

5 Nė emnin Emineh kam dyshim mos ka bamun ndonji gabim auktori, sepse, si dihet Emine asht emėn grueje kurse burri thiret Emin.

Sa pėr identifikimin e shenjtorve Bektashi me ata tė fesė orthodokse kemi dhe shemblla tjera si ato tė Ēoban Babajt me She Kozman dhe tė Sari Salltikut me She Spiridonin. Ky i fundit ruhet ende i ballsamuem nė kishėn qi mban emnin e tij nė Korfuz. (Pėrkėthyesi).

6 Orakell d.m.th. rėfimi i fatit tė njeriut nga an'e nji hyjnije (Pėrkėthyesi).

7 Pėr ēudi ky katund asht sunni, ndėrsa fshati tjetėr kufi, Ine Ova, asht bektashi.

8 Kėtu e pesėqind vjet ma parė thuhet kur synohet me periudhėn e pushtimit nga an'e Turqisė.

9 Shif B.S.A. XX, faqe 98.

10 Ky asht nji shvillim shembėlluer (tipik) i nji besimi krejtėsisht populluer nė nji ngrehinė dervishės, i cili shkon ma gjatė nga ay i rastit tė vorrit tė Risk Babajt nė Kanoia (Pėr kėtė tė fundit shif ma posht ku bahet fjalė mbi Kretėn=Gjeridin).

11 Shif nė Greece, III faqe 415 tė shkruem nga Leake.

12 Inter Alia, shprehje latine qi d.m.th. ndėr tė tjera. (Pėrkėthyesi)







B. – THESALIA

Tė gjitha provat e vlefshme pėr pėrhapjen e bektashizmės nė kėtė krahinė e cila iu bashkue Greqisė nė vitin 1882, shėnojnė pėrgjegjėse periudhėn e sundimit t'Ali Pashė Tepelenės dhe influencėn e tij. Kėtė gja e vėrtetojnė pohimet e bame nga burime tė ndryshme.

RENI: - E vetmja teqe qi ka mbetun nė Thesali, asht nė Reni, ndėrmjet Nelestinės dhe Farsallės.1 Nė vitin 1914, unė e pashė atė se mbahej vetėm nga an'e nji Babaj (Shqiptar) me shėrbyesit e tij. Dervishėt tjerė, tė cilėt duket tė kenė qenė shqiptarė, kanė ikun nė kohėn e luftės Ballkanike. Teqeja asht nė nji vend tė bukur dhe duket e lulzueme. Dy tyrbe tė cilat pėrmbajnė vorret e shenjtorve Turbali Sulltan, Xhafer dhe Mustafa. Gjithashtu vorre tė disa Baballarėve tė nderuem ndodhen para portės sė madhe tė teqes. Tyrbet kanė nji arkitekturė interesante dhe duken tė jenė ndėrtue para shekullit shtatėmbėdhetė. Kėto tyrbe kanė nji ndryshim nga pikpamja e ndėrtimit me ma tė shumtat tjera ndėrtesa bektashiane qi unė kam pamun, tė cilat janė ma tė vonshme. Simbas dijetarve vendas (grekė)2, teqeja ma pėrpara ka qenė nji monastir dedikue Shėn Gjergjit ose Shėn Mitrit dhe ka qenė mbajte nga an'e dervishve tė Konies (Mevlevi?) nė gjysėn e parė tė shekullit shtatėmbėdhetė. Turbali Sulltani e kėtheu atė, tue e bame nji teqe bektashiane. Deri vonė nė vitin 1888 aty kishte pesėdhetė e katėr dervishė.

Nė kėtė provincė, teqe tjera bektashiane tė cilat nuk eksistojnė ma, kanė qenė nė vendet qi shėnohen kutė poshtė, tė cilat, simbas thanjes autoriteteve tė vendit, kanė qenė themelue nga an'e Ali Pashės dhe janė shkatrrue nė persekutimin e vitit 1826:

1- Afėr TATARIT, nė vendin qi ende quhet Teqe ku janė disa qiparisa (selvi) tė bukur.3 Pronari i tashėm i vendit, tash nji fermė (ēiflik), Z. J. Apostolides, mė ka informue se deri nė kohėt e vona, Teqeja ka qenė nė dorė tė tarikatit Mevlevi,4 dhe se nga ndėrtesat e saja ka shpėtue vetėm nji tyrbe tetėkandėshe, pėr tė cilėn pandehet se pėrmban vorrin e themeluesit tė teqes. Nė Reni mė kanė thanė se ay quhet Balli Baba. Ndėrtesat tjera kanė qenė djegun gjatė luftės Turko-Greke nė vitin 1897.5

2- Afėr katundit KUPEKLI ka qenė nji teqe ku ishte vorri i Shahin Babajt. Tė trija teqet (d.m.th. dy tė parat dhe kjo) duket se kanė qenė themelue nė kohėn e pushtimit tė vendit nga an'e Turqve.

3- Teqeja e HASAN BABAJT nė tė hymen e grykės Tempe6, pėr tė cilėn autoritetet e vendit thonė se kanė qenė themelue ose pėrmbajtun nga an'e Ali Pashės me qėllim kontrollimi tė trafikut (vajtje e ardhje) tė rrugės sė randėsishme qi kalon nga ngushtica e pėrmendun. Sado qi pėr shenjtorin Nakshibendite pretendojnė se asht i tarikatit tė tyne, me qenė se ka titullin Baba me tė cilin titull pėrgjithėsisht pėrmendt nji shenjtorė bektashi, unė besoj se ay asht i kėtillė. Gjithashtu Hasan Babaj duket tė tregohet si nji shenjtor luftėtar i tipit tė zakonshėm bektashi. Mb'anė tjetėr vizatimet Dodwell-it (viti 1805) tregojnė teqen me nji xhami me minare. Kjo e fundit asht nji figurė jo e zakonshme nė teqet bektashiane. Eduard Lear-i, nė vitin 1850 pėrshkruen dervishin kujdestar tė tyrbes me karule (kėsulė leshi tė naltė) e cila mbahet nga Mevlevitė, siē janė ata tė asaj kohe nė teqe. Me shpėrndarjen e bektashive nė vitin 1826, Mevlevitė kanė pasun nji pėrparim me anė tė favorizimit nga an'e Sulltan Mahmudit II-tė.7

Thuhet se tė gjitha kėto teqe janė pėrdorun nga Ali Pasha pėr qėllimet e tij politike dhe pozicioni i tyne mbi ose afėr rrugve kryesore ka qenė caktue pėr atė qėllim. Lidhjet politike tė Ali Pashės me tarikatin bektashian janė diskutue nė tjetėr vend.8 Pėrsa i pėrket Thesalisė, ē'ka thuhet nė vend mbi veprimtarinė e tij janė nxjerrė nga lajmet e mbledhuna nė kohėn e tij mbi teqet e themelueme n'atė kohė.

4- Nė TRIKALA shkrimtari Leake (qi u pėrmend ma nalt) nė kohėn e tij ka gjetun nji teqe (bektashiane) tė madhe dhe tė lulzueme, tė ndėrtueme prej vetė Ali Pashės.9

AXHIA (afėr): - Nji teqe bektashiane nė Ajdinli, tri milje10 nė veri perėndim tė Axhias (Magnesia) asht pėrmend nga an'e shkrimtarit Leake, si e ndėrtueme nga an'e Ali Pashės nė vitin 1809.11 Kjo teqe duket tė jetė po ajo nė Alikuli e pėrmendun nga shkrimtari freng Pouqueville.12

Nė LARISA janė "Dyzet Shenjtorėt" vorret e tė cilve nė kohėt e pėrparshme ishin nė xhaminė e tė dyzetve (Kirklar xhami) tash e shembun. Bektashitė pretendojnė se kėta dėshmorė kanė qenė tė tarikatit tyne.





__________________

1 Shif B.S.A. XX, 110

2 Shif shtesėn nė fund tė kėtij libri.

3 Kjo teqe asht pėrmend nga shkrimtari Leake nė librin N. Greece 1, faqe 445.

4 Teqeja, gjatė ndjekjeve nė vitin 1826 munt tė ketė kalue nga bektashitė, tė nxjerun atėhere jashtė ligjės, nė dorė tė mevlevive.

5 Teqeja, gjatė asaj lufte, ka qenė qendra e komandės ushtrisė turke (shif: Bigham With Turkish Army in Thesaly – Me armatėn turke nė Thesali, faqe 92).

6 Shif Vievs in Greece, II, VI tė Dodwell-it, Spirit of the East I, faqe 27 tė Urquhart-it; Albani faqe 396 tė Lear-it, Twixt Greek and Turk, faqe 116 Chirolit, tė gjithė libra nė gjuhėn inglishte.

7 Shif B.S.A. XIX, f. 216.

8 Shif B.S.A. XX 113 ff. gjithashtu shif ma poshtė ku bahet fjalė mbi Epirin.

9 Nė librin e N. Greece, VI f.284 tė shkrimtarit Leake thuhet: Trikalaja kohėt e fundit asht zbukurue nga an'e Pashės me nji teqe tė re bektashiane nė vendin e njanės qi ka qenė ma pėrpara. Ay nuk ka luejtė nga vendi vetėm themelt e disa ndėrtesave tė vjetra pėr me zgjanue ma shumė tė renė dhe me i dhanė ahėr asaj, por e ka pajisun atė dhe me pasuni si hane, dyqane dhe shtėpija dhe i ka shtue disa toka fushore nė bregun e Lethaeus. Tash aty janė nja pesėdhjetė murgj (dervishė) muhamedanė me nji Sheh ose kryetarė (Baba), i cili asht i martuem me nji grue greke dhe asht vendosun ma sė miri dhe i mveshun si pasha. Pranė banesės sė tij ka dhoma shumė tė rehatshme pėr dervishėt dhe ēdo mjet tė volitshėm pėr pritjen e tė hujve (mysafirėt).

10 Nji milje baras me 1609 metra (Pėrkėthyesi).

11 Leake nė librin N. Greece, VI, faqe 413 thotė: Nė Ajdinli Ali Pasha asht tue ndėrtue nji teqe pėr bektashitė, tė cilėt janė favorizue prej tij.

12 Nė librin frengjisht tė Pouqueville "Voyage de la Grčce, III, faqe 384 thuhet: "….qyteti Turk Alikuli, teqeja e tė cilit asht ma e pasuna e Thesalisė, asht nji vend kryesuer i tarikatit Bektashi. Shehu (Babaj) i teqes, Ahmedi, ka qenė nji mik i Pouqueville-it.











C. – KRETĖ (Gjerit)

Bektashitė nė Kretė janė nė tri qytete kryesor tė ujdhesės, nė Kandia, Rethimo dhe Kandea. Ma parė ka qenė nji teqe nė H. Vlasios, nji fshat Muhamedan dy orė nė jugė tė Kandias. Nė Kanea, nga nji Bektashi lajik (shekullar) kam marė nji statistikė aproksimatike (tė pėrafėrme) mbi sasinė e antarve tė tarikatit nė tre qytetet e pėrmendun para dhe mbrapa trubullimeve tė vitit 1897 (Lufta Greko-Turke) qi i dhanė shkak emigrimit tė shumė muslimanve tė Kretės pėr n'Asinė e vogėl (Anadolli), Tripolitania (Tarablisi Garb) dhe nė Sporadė. Kjo lėvizje e popullsisė pasqyrohet nė statistikat e shėnuem kėtu poshtė, tė cilat mbahen si tė vėrteta:

Para vitit 1897 Nė ditėt e sotme (nė vitin 1915)



Kandia 5000 500

Rethimo 3000 1000

Kanea 200 70



Krahina nė jugė tė Kandias ka qenė ajo nė tė cilėn elementi musliman ka qenė ma i shumtė. Asht shumė e nevojshme me e pėrmend se Kretanėt muslimanė kanė qenė tė gjakut tė thjeshtė (grek) dhe pėrfaqėsojnė elementin vendės tė kėthyem nga krishtėnimi qė nga koha e pushtimit tė vendit nga turqit. Sasi e vogėl e bektashive nė Kanea, kryeqytet i ujdhesės dhe i randėsishėm, rrjedh nga fakti se tarikati mevlevi ka qenė i fortė aty dhe nga shkaku i popullatės sė tripolinės (Halikuti) t'ardhun nga Bengaziu, tė cilėt kanė qenė tė tarikatit rufai.

KANDIA: - Teqeja ndodhet nė rrugėn kryesore treēerekė ore nė jugė tė qytetit, afėr anės sė knosos dhe katundit Fortesa.1 Ajo ka qenė themelue nė vitin 1650,2 para tė rames sė Kandias nė dorė tė turqve (nė vitin 1669) nga nji shenjtor me famė i quejtun Ali Dede nga Horasani, i cili asht vorrosun aty.

I ndershmi sheh (Baba) i tashėm i Teqes, i cili ka titullin Halife, asht nji shqiptar nga Kolonja, i pamartuem. Precedesori (paraardhėsi) i tij ka qenė i martuem dhe me vdekjen e tij asht mendue se asht ma mirė pėr teqen qi vendin e tij ta zanjė nji Baba i pamartuem. Teqeja ka nja nji dyzinė dervishė, shumica e tė cilve duket tė jenė shqiptarė. Teqeja duket tė jetė nė mirqenje dhe e miradministrueme.

Jashtė Portės sė re tė Kandias asht vorri i Risk Babajt, i cili dallohet nga taxhi qi ka nė gurin e vorrit tė tij si nji shenjtor bektashi. Nė nji dru qi asht pranė vorrit tė tij shifen tė mvaruna shumė lecka. Kjo gja tė ban me gjykue se ay asht nji mesit (ndėrmjetės ke Perėndija) populluer i vėrtetė. Nji kacolle e vogėl e ndėrtueme pranė vorrit tė shenjtorit asht e kujdestarit tė ngulun aty vetėm, i cili asht vorrosun afėr shenjtorit.

Teqeja nė Rethimo ka vorrin e Hasan Babajt. Nė Kanea, nga shkaku i emigrimit tė bektashive, tash nuk ka teqe nė Kanea.3 Mustafa Gaziu (luftėtari) nji shenjtor luftėtar asht vorrosun nė nji tyrbe tė pambulueme jasht qytetit. Guri i vorrit tė tij mban taxhin e tarikatit. Ky vorr vizitohet shumė nga popullata e Tripolinės nė 22 Maj (Nevruz).







________________

1 Teqeja asht pėrshkrue bashkė me nji fotografi tė mejdanit nga an'e shkrimtarit Hall, nė librin inglisht P.S.Bibla acch faqe 147, botue nė vitin 1913. Gjithashtu kjo teqe asht pėrmend nga Spratti nė librin Kretė I, faqe 80.

2 Nga nji laik bektashi i mėsuem, nga Kandia unė jam sigurue se pėr kėtė gja. Ka prova tė dokumentueme.

Nė rrethimin e Kandias qi vazhdoi nji kohė tė gjatė, komanda turke ka qenė nė katundin Fortesa.

3 Shehu (Babaj) qi ka qenė aty ma pėrpara ka qenė thirrė nga refuxhiatėt (muhaxhirėt) e Kretės nė Bengazi pėr me shkue atje dhe me i administrue ata, por ay vdiq pa muejt me themelue nji teqe atje. Kjo punė ngjau nga shkaku se n'atė krahinė janė tė forta sektet rufai dhe senusi.



F. W. HASLUCK

PERLA – Revistė shkencore – Kulturore tremujore

Viti X 2005 Nr. 4 (39) fq. 129-142

Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranė



Pėrktheu: Zyber BAKIU