Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1

    Thumbs down Kukës, vranë babanë në bashkëpunim, arrestohen 2 vëllezërit

    KUKËS- Rreth 24 orë pas krimit të rëndë në familje, ku dy vëllezër në bashkëpunim me njëti-tjetrin qëlluan me armë zjarri me psitoletë të tipit TT për vdekje babain e tyre, policia e Kukësit ka mundur që ti vërë në pranga 2 djemtë e familjes Laci. Sipas informacioneve më të fundit të dikasterit blu bëhet e ditur se tashmë janë vënë në pranga dy vëllezërit Avdi dhe Vexhi Laci, përkatësisht 36 dhe 31-vjeç. ata ndodhen në dhomat e paraburgimit në komisariatin e policisë.

    Pas arrestimit të të dyve është ngritur një grup i posacëm hetimor i cili po punon për zbardhjen e të gjitha shkaqeve apo rrethanave që kanë cuar në këtë krim të rëndë i cili ka tronditur jo vetëm familjen Laci në fshatin Bardhoc të komunës Tërthore por të gjithë opinionin publik në Kukës. Grupi hetimor është i përbërë nga ekspertë të policisë së Kukësit, por edhe prokurorisë së këtij rrethi.

    Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 15.00 në banesën e familjes Laci ku i moshuari sapo është kthyer nga qyteti është përballur me djemtë e armatosur dhe 3 plumbat që janë lëshuar në drejtim të tij. Deri tani policia nuk ka dhënë shumë detaje për ngjarjen apo për shkaqet e këtij veprimi të ardhur nga dy djemtë e tij. Ajo cka për momentin dihet është fakti se nëna e dy autorëve të këtij krimi të ketë deklaruar për grupin hetimor se djemtë kanë pasur disa mosmarrëveshje me babain e tyre për shkaqe pronësie Djemtë kërkonin që të shisnin një truallë toke por kanë hasur në kundërshtin e të atit herë pas here. Megjithatë policia në deklaratat e saj e ka konsideruar këtë vrasje si vrasje për motive të dobët dhe se të dy djemtë kishin probleme mendore

    (e.m/News24/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Une nuk mund ta marr me mend se si mund te gjej njeriu arsye ta vrase babain...e theksoj edhe njehere: UNE...

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Pika cfare mban kjo toke ska justifikim ky krim te vrasesh baban?????
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Megjithatë policia në deklaratat e saj e ka konsideruar këtë vrasje si vrasje për motive të dobët dhe se të
    dy djemtë kishin probleme mendore
    (e.m/News24/BalkanWeb)

    mos flisni para kohe..lexojeni njoftimin deri ne fund..nuk justifikohet vrasja e askujt e le me babes por nga njerezit me probleme mendore mund te presesh gjithcka..edhe vrasjen..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    mos flisni para kohe..lexojeni njoftimin deri ne fund..nuk justifikohet vrasja e askujt e le me babes por nga njerezit me probleme mendore mund te presesh gjithcka..edhe vrasjen..
    Po te ishin me te meta mendore ata nuk benin bashkpunim???? E di ti qe me te meta mendor jane bere shume ne shqiperi per te marre pagesen mujore.
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    ne shqiperi nje dit pushim ska vrasje cdo dit tmer
    Partizoni

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    u lodhem duke thene te njejtat fjale...ka filluar s'po me bejne me pershtypje kesi lajmesh.....po cuditem vetem se..... cmendojne vrasesit qe do te fitojne me vrasjen.....se paku ky rast apo edhe ai i Ajshes?????!
    "Më e mira është armike e së mirës"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    a kemi kaq shume burgje ne me perballu keto perbindsha apo disa hyne e tjer dalin
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Normal qe vetem ai me probleme mendore mund te beje nje krim te tille,por eshte jasht normales qe ne shqiperi qdo dite del ne pah nga nje person me probleme mendore!..vrau motren,dhunoje vajzen,vrau babain,masakroje nenen ptuuuuuuu sa fare e prishur,vetem nje dizinfektim total ndoshta e shpeton shqiperine.

  10. #10
    KUKES- “Po. Unë e vrava babën. Ai nuk na jepte lekë me hangër bukë. Përditë bënim sherr me të. U nxeha keq me të, ndaj mora pistoletën dhe e vrava”. Kështu ka deklaruar dje në sallën e gjyqit, 36-vjeçari Avdi Laçi, i cili, pasditen e së martës ekzekutoi babain e tij 74-vjeçar. Seanca gjyqësore për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Laçit ka zgjatur më pak se 20 minuta. Kjo, për shkak të gjendjes jo të mirë psikologjike të autorit të krimit. Pas prezantimit të palëve, provave të paraqitura nga prokuroria si dhe dëshmisë së dy vëllezërve të akuzuar si autorë të ngjarjes së rëndë, togat e zeza të Kukësit kanë vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Avdi Laçit. Ndërsa, është lënë i lirë vëllai i tij, Vexhi Laçi, pasi nuk është gjetur asnjë provë që e implikon atë në vrasjen e të atit.
    VENDIMI
    Gjykata e Shkallës së Parë e Kukësit dje la në burg Avdi Laçin, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Burime nga ky institucion bëjnë me dije, se 36-vjeçari ka pranuar se ka qëlluar me tre plumba pistolete babain e tij, Sali Laçi. “I pandehuri e pranoi autorësinë e krimit, por nuk dha asnjë motiv bindës për ekze-kutimin e të atit. Thjesht tha se plaku nuk u jepte për të ngrënë. Sjellja e tij ishte shumë pasive, vonohej kur përgjigjej dhe vazhdimisht ankohej se kishte dhimbje koke”, - pohojnë burimet nga Gjykata e qytetit verilindor. Përfaqësuesi i akuzës ka kërkuar “Arrest me burg” ndaj Avdi Laçit, ndërsa avokatja e tij, Aurora Guska ka kërkuar një akt-ekspertim të gjendjes psi-kike të klientit të saj. Në fund të seancës gjyqësore, togat e zeza kanë pranuar kërkesën e prokurorisë për lënien në qeli të 36-vjeçarit. Ndërkohë, “Gazeta Shqiptare” ka mundur të marrë dëshminë e plotë të vrasësit.
    DESHMIA

    Gjykatësi: A e di çfarë ke bërë?

    I pandehuri: Po, kam vra babën.

    Gjykatësi: Pse e vrave?

    I pandehuri: Nuk na jepte lekë me hangër bukë.

    Gjykatësi: Pse u grindët ditën kur ndodhi vrasja?

    I pandehuri: I kërkova lekë, s’më dha. U nxeha dhe e qëllova me pistoletë.

    Gjykatësi: Ku e ke marrë armën?

    I pandehuri: E kam gjetë në mal.

    Gjykatësi: Grindeshit shpe-sh me babain tuaj?

    I pandehuri: Vazhdimisht kemi pas probleme.

    Gjykatësi: A do të rrish në burg apo do të dalësh?

    I pandehuri: Ju e dini.

    Gjykatësi: Si ndihesh, je sëmurë?

    I pandehuri: Po, kam shumë dhimbje koke.

    Gjykatësi: Të vazhdojmë?

    I pandehuri: Nuk mundem, nuk jam mirë.

    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  11. #11
    E njoh shume mire ate familje! Fatkeqesi qe ju ka ndodhur, mirepo kjo ka qene e pritshme dhe e paralajmeruar.

    Kane qene dhe jane njerez shume te varfer dhe per me teper me dy djem me çrregullime mendore.

    Shteti dhe shoqeria shqiptare nuk ka arritur ende te depertoje dhe te marre persiper probleme te tilla shoqerore.

    Asaj familje i ka munguar çdo gje! Ata djem jane burreruar ne kushtet me te mjerueshme ekonomike!

  12. #12
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    eh! po te ishte baba i ri i kishte tredh loqkat

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    Normal qe vetem ai me probleme mendore mund te beje nje krim te tille,por eshte jasht normales qe ne shqiperi qdo dite del ne pah nga nje person me probleme mendore!..vrau motren,dhunoje vajzen,vrau babain,masakroje nenen ptuuuuuuu sa fare e prishur,vetem nje dizinfektim total ndoshta e shpeton shqiperine.
    B.C.B Prishtina per kete aresye ne qe kemi jetuar nen regjimin e Enverit rrekemi çdo dite t'ju tregojme brezave me te rinj dhe veçanerisht juve qe s'keni patur fatin ta provoni kete regjim antikombetar, se çfare jete ka bere shqiptari per 50 vite!

    Shqiperia ka qene nje çmendine e madhe, brenda kufinjve te rrethuar me tela me gjemba! Ky eshte prodhimi Made in Enveri!

  14. #14
    Dy vëllezër që rrahin dhe vrasin të atin, nëna rrëfen tragjedinë

    •Flet Ruke Laçi: Kemi denoncuar disa herë në polici, por askush nuk na mbrojti

    Vizitë në fshatin Bardhoc dhe në familjen Laçi, ku sherret për paratë e pensionit dhe të shitjes së tokës i morën jetën kryefamiljarit

    Publikuar më 21.10.2012 | 9:30

    Nga Kukësi Lindita Çela

    - “Ai i futën të dy në burg, edhe Vexhiun. A i pe si ishin? A kishin ngrënë bukë. Ç’farë bëri shteti me ta”. Kështu pyet herë pas here, Ruke Laçi, për dy djemtë e saj që vranë të atin dhe bashkëshortin e saj. Tragjedia familjare u zhvillua në familjen e saj të varfër në fshatin Bardhoc, në Kukës. Ajo përpiqet të gjejë në një sënduk fotografitë e fëmijëve I mban të kyçura në çelës bashkë me sendet e saj me të vyera, që s’janë gjë tjetër veçse sa copa mbulesash e çarçafësh të vjetër, që herë pas here të çmallet me ta. Ka vetëm fotot kur Avdiu dhe Vexhiu ishin të vegjël, e duket se vetëm atëherë ka qenë e lumtur zemra e kësaj nëne. Kur ata u rritën u shndërruan në persekutor të të dy prindërve, derisa arritën te vrasja. 71-vjeçarja nuk mund të mallkojë fëmijët e saj. Në 71 vitet e jetës së saj, Rukja ka mundur të ngrejë një shtëpi që nuk është veçse një kasolle për gjënë e gjallë. Disa dërrasa të vjetra shërbejnë si dysheme, tavani ka ca trarë të nxirë nga pishat në vatrën e zjarrit dhe ca dyshekë me barë përqark dhomës, është gjithë shtëpia e saj. Tani që i shoqi, gjendet në dhe, i vrarë nga ata që i rriti me mundim, Rukja ka mbetur fillikat e vetme. Rukija nis e rrëfen ferrin e jetës së saj, që u vulos me vrasjen e të shoqit.

    Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Shekulli.



    Avdi Laçi: E vrava babain se nuk më jepte lekë

    Avdi Laçi shtiu tre plumba mbi të atin, që sapo ishte ngritur nga sofra e bukës. I ati, Sali Laçi, 75 vjeç, vdiq menjëherë. Me pistoletë në dorë është fshehur shpellave të malit, që ndodhet rrëzë fshatit Tërthorë e aty ka kaluar natën më 16 tetor. Të nesërmen, forca të shumta të policisë kanë mundur të arrestojnë 34-vjeçarin Avdi Laçi si dhe të shoqërojnë në komisariat vëllain e tij, Vexhiun 31 vjeç. Sapo i kanë vënë prangat 34 vjeçari ka pranuar që është autori i vrasjes së babait të tij. “Ju e dini pse e vrara”- kanë qenë këto fjalët e para që Avdi Laçi i ka thënë inspektorit të zonës, fakt të cilin ai nuk e ka mohuar as për oficerët krimeve dhe për prokurorin e rrethit të Kukësit. Një deklaratë, po kaq të qetë e makabre, 34 vjeçari e ka bërë edhe përballë togave të zeza. Ai ka pranuar se krimin ndaj të atit e ka kryer për para. "Babai nuk na jepte bukë për të ngrënë, ndaj e qëllova me pistoletë. Jam penduar, por unë e bëra tani, nuk kam ç’të bëj tjetër. Shteti e di çdo të bëjë me mua". Krejtësisht i qetë, pa fijen e ndjesisë së vrasjes së të atit, Avdi Laçi ka dëshmuar para togave të zeza vrasjen në shtëpinë e tij. Megjithëse nuk ka dhënë shumë detaje se si e ka kryer krimin, 34-vjeçari ka marrë përsipër autorësinë, mbi bazën e së cilës u la i lirë vëllai më i vogël, Vexhiu, 31 vjeç. Dy djemtë e familjes Laçi nuk kanë qenë të martuar, ndërkohë që sipas policisë ata jetonin vetëm me marrjen e pensionit të prindërve të tyre të moshuar. Pas dëshmisë së dhënë dy ditë më parë, ndaj Avdi Laçit trupi gjykues i gjykatës së Kukësit vendosi masën e sigurisë "burg pa afat". Gjatë seancës, i pandehuri është marrë në pyetje nga prokurori i çështjes. Avokatja, e zgjedhur kryesisht nga gjykata kërkoi që të akuzuarit t'i bëhet një akt-ekspertimi i gjendjes psikike.


    shekulli

  15. #15
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308
    Mendova se ishte lajm i vjeter.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553
    ...zot na ruj, ca nuk mban kjo toke!
    ...hajde o 21 dhjetor hajde

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •