Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime

    Nik Xhelilaj, ylli i ri i telenovelave ne Turqi

    Nik Xhelilaj, ylli i ri i telenovelave ne Turqi

    Nik Xhelilaj dalengadale po behet nje nga emrat me te kerkuar ne tregun kinematografik turk. Nuk kane kaluar shume jave qekur ka filluar te transmetohet seriali "Qyteti i humbur" ku Niku aktron rolin e Kadirit dhe aktori i njohur shqiptar ka dhene edhe intervisten e tij te pare per gazeten me te madhe turke "Hurriyet", ku tregon eksperiencen e tij si aktor dhe jeten ne Turqi.

    Keni ardhur nga Shqiperia ketu, mund te na tregoni me shume rreth historise suaj?

    Ne fakt, para se te vij ketu, une kam qene ne Londer. Kam lindur ne Shqiperi dhe per here te pare Turqine e vizitova ne moshen 12 vjec per te ndjekur shkollen e larte ushtarake "Kuleli" te Stambollit, ku fillova te mesoj edhe leximin e pare ne gjuhen turke, por pas pese muajve une u largova nga ketu per shkak te disa ngjarjeve qe ndodhen ne jeten time.

    Ishe ti ai qe vendose te studioje ne shkollen e larte ushtarake?

    Jo, ishte babai im ai qe vendosi dhe kerkoi, ndaj me derguan ketu.

    Pas largimit nga "Kuleli" ku u vendoset?

    Atehere une shkova ne Itali, kam qendruar per nje kohe te disa kusherinj te mi e me pas jam kthyer ne Shqiperi, ku vendosa te studioj dhe punoj.

    Ne lidhje me shikueshmerine e serialeve ne Shqiperi, sa ndiqen?

    Nik Xhelilaj: Ndiqen shume, madje televizionet furnizohen me seriale edhe nga jashte si nga Turqia e Brazili, por ka raste qe televizionet turke transmetohen neper platforma te ndryshme televizive ne Shqiperi.

    Cilat seriale ndiqen me shume atje sipas jush?

    Une nuk mund te them te verteten ne kete rast, sepse nuk shikoj seriale per shkak te kohes se limituar. Por nga ajo qe kam degjuar nga familja ime, mund te them lirisht se "Gymysh" dhe "Ezel" kane thyer cdo rekord te shikueshmerise...

    Cila eshte pika kthese e karrieres sate deri me tani?

    Ka qene ky projekti im i trete me shkollen time qe me ka hapur dyert gjithandej, nje film shqiptaro-gjerman qe ne vitin 2010 ka marre pjese dhe eshte shperblyer ne Festivalin Internacional te Filmit ne Moske. Gjergji mori cmimin si "Aktori me i mire", ndersa gjithashtu edhe ne festivalin e filmit ne Nuremberg mori cmimin per aktorin me te mire, perfshi ketu edhe ne tjeter festival ne po te njejtin vit.

    Cili ishte objektivi i ketij filmi?

    Nje i ri i cili kishte premtuar se do te martohet me nje vajze nga fshati, por me pas ai per te mbledhur para largohet jashte vendit...

    Ne projekt-serialin ''Qyteti i humbur'', si keni arritur te depertoni?

    Per kete projekt une kam marre ftese nga producenti i mrekullueshem -Uygur Faysal Soyal, qe menjehere me tregoi rolin e Kadirit.

    Cfare roli aktron Kadiri?

    Per shkak te veshtiresise se gjuhes eshte nje rol i rende dhe i komplikuar per mua. Pervec kesaj, Kadiri gjithmone kerkon te ruaje nderin e familjes se tij. Nje familje e ardhur nga Deti i Zi dhe e vendosur ne Stamboll. Ky qytet i madh dhe me shume menyra per t'u argetuar, Kadirit nuk i ben shume pershtypje per faktin se qendron gjithmone prane nenes se tij dhe te biznesi dhe femija i tij. Per mua eshte nje karakter shume i bukur, sepse keta dy te rinj jane shume te pjekur.

    Po si eshte menyra e te punuarit ne Stamboll?

    Si per fillim shume e veshtire, do nje perpjekje te madhe, edhe pse partneret e artit jane miq te mi. Puna eshte pune kudo qe te shkosh, ka nje detyre qofte ne Mars apo ne Hene eshte e njejte, sepse kerkon pune.

    Ndiheni rehat ketu?

    Shume, eshte njesoj si Shqiperia. Hera e pare qe vizitova vendin Bostanci, une u dashurova me ate vend, nese nje dite do te kisha vendosur te jetoj ne Turqi, sigurisht qe do te kisha zgjedhur Bostancin.

    Koha Jone
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime

    Pėr: Nik Xhelilaj, ylli i ri i telenovelave ne Turqi

    Nik Xhelilaj: Arratisja ime nga shkolla ushtarake nė Turqi

    Nik Xhelilaj tashmė ėshtė njė nga aktorėt e huaj premtues nė telenovelat turke, tė cilat po pushtojnė Evropėn e mė gjerė, sidomos me “Sulejmanin eniku Madhėrishėm”. Por Niku, i njohur si aktor i shumė filmave nė Shqipėri, tashmė ėshtė bėrė pjesė e serialeve turke. Ai ėshtė njė nga protagonistėt e telenovelės “Qyteti i humbur” dhe nė kėtė intervistė pėr mediat turke shpjegon mė shumė rreth eksperiencės sė tij si aktor dhe vėshtirėsitė nė rolet turke.

    Keni ardhur kėtu nga Shqipėria. A mund tė na flisni pėr arsyet qė ju sollėn nė Turqi?

    Nė fakt unė isha nė Londėr pėrpara se tė vija nė Turqi. Nė kėtė vend kam ardhur pėr herė tė parė kur isha 12 vjeē, pasi kam qenė nė shkollėn ushtarake nė Stamboll. Pastaj u arratisa qė andej pas 5 muajsh.

    A reagoi babai juaj pasi braktisėt shkollėn dhe vendosėt tė bėheshit aktor?

    Ai u ēmend rreth kėtij fakti dhe sigurisht qė nuk ishte aspak dakord kur unė vendosa tė studioja aktrim. Por unė nuk u dorėzova. Im atė nuk mė foli pėrreth njė vit sepse unė ika nga shkolla ushtarake. Nė fakt unė doja tė studioja nė universitet pėr drejtėsi, por nuk munda. Gjatė asaj kohe ishte njė kurs special pėr aktrim dhe ishte gjė e re nė Shqipėri. Vendosa ta provoja dhe tė trajnohesha e tė merrja leksione pėr tre muaj. Qė aty mė rekomanduan pėr nė universitet. Pas pėrpjekjes sime tė dytė u pėrzgjodha pėr tė studiuar aktrim.

    Si ėshtė sektori i filmave serialė nė Shqipėri?

    Nė Shqipėri nuk ka filma me seri. Ata merren nga vendet e tjera. Mė shumė telenovela turke ose braziliane.

    Keni parė ju seriale apo telenovela turke?

    Unė nuk i shikoj serialet televizive, por familja ime ka parė Gymyshin dhe Ezelin.

    Cili rol shenjoi suksesin tėnd?

    Projekti im i tretė pasi mbarova shkollėn. Ishte filmi “Shqiptari” qė hapi gjithė dyert e karrierės sime si aktor. Ishte njė produksion shqiptaro-gjerman. Ai rol bėri qė unė tė vlerėsohesha edhe me ēmimin “Silver St. George Best Male Actor” nė vitin 2010 nė Moskė, nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit. Gjatė asaj kohe fitova edhe ēmimin si aktori mė i mirė mashkull nė vitin 2011, “Nuremberg Film Festival”.

    Si ndodhi qė u bėrė pjesė e “Qytetit tė humbur” ?

    Unė jam takuar me Harika Uygur gjatė kohės qė isha duke punuar pėr njė projekt. Atėherė luaja nė “Three Roads – Uc Yol”, i drejtuar nga Faysal Soysal. E teksa isha duke punuar atje u takova me Tomris Giritlioglu dhe ajo mė ofroi rolin e Kadirit nė kėtė projekt.

    Si jeni ndjerė nė kėtė rol?

    Ėshtė pak e vėshtirė sepse ėshtė rol i komplikuar pėr mua, sidomos pėr shkak tė gjuhės turke, e cila mbetet njė barrierė pėr mua. Pėrveē kėsaj, Kadiri e trajton familjen e tij dhe tė atin me besim. Familja e tij ka emigruar nga zona e Detit tė Zi nė Stamboll. E ndėrsa ēdo person qė do tė shkonte fillimisht nė Stamboll do tė argėtohej si fillim, Kadiri ėshtė gjithmonė i zėnė me punė dhe duke ndihmuar familjen e tij. E gjej rolin tim si njė karakter tė mirė, sepse ėshtė shumė i matur edhe pse ėshtė shumė i ri.

    Si pėrfundim, si e shihni tė punuarit nė Stamboll?

    Ėshtė pak e vėshtirė kėto kohė, sepse ėshtė thjesht fillimi. Megjithatė, puna ėshtė punė kudo. Nuk ka rėndėsi nėse ti je nė Mars apo nė Hėnė dhe puna ėshtė gjithmonė e mirė pasi ti e mbaron atė.

    A ndihesh komod nė Turqi?

    Shumė. Ky vend ėshtė i ngjashėm me Shqipėrinė. Kam shkuar njė herė nė Bostanci dhe e dashurova atė vend. Nėse ndonjėherė do tė jetoj nė Turqi pėrfundimisht, do tė jetoja nė Bostanci.

    Burimi: Hürriyet/Kelebek

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,129
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Nik Xhelilaj, ylli i ri i telenovelave ne Turqi



    Intervistė Nik Xhelilaj - E Diell, Top Channel / Maj 2017.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,129
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Nik Xhelilaj, ylli i ri i telenovelave ne Turqi



    Nik Xhelilaj flet per Projektet e tij Nderkombetare - Radiotelevizioni 21 / Shkurt 2018 .

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,129
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Nik Xhelilaj, ylli i ri i telenovelave ne Turqi

    Seriali turk nė tė cilin luan Nik Xhelilaj shfaqet nė televizionin shqiptar

    Prill 2019


    Nik Xhelilaj ėshtė aktori shqiptar i cili ka arritur sukses nė Turqi.

    Ai tashmė gėzon famė nė kėtė shtet, ndėrsa vazhdon tė jetė aktiv nė projekte kinematografike.

    Madje nė njėrin serial nė tė cilėn ka luajtur ai, do ta kemi mundėsinė ta shohim edhe nė ekranet tona televizive.

    Bėhet fjalė pėr serialin “Kayıp Şehir”, i cili nga data 6 maj do tė nis nė televizion Klan tė Shqipėrisė. / insajderi/ KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/filmi/seria...onin-shqiptar/

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •