Nik Xhelilaj, ylli i ri i telenovelave ne Turqi
Nik Xhelilaj dalengadale po behet nje nga emrat me te kerkuar ne tregun kinematografik turk. Nuk kane kaluar shume jave qekur ka filluar te transmetohet seriali "Qyteti i humbur" ku Niku aktron rolin e Kadirit dhe aktori i njohur shqiptar ka dhene edhe intervisten e tij te pare per gazeten me te madhe turke "Hurriyet", ku tregon eksperiencen e tij si aktor dhe jeten ne Turqi.
Keni ardhur nga Shqiperia ketu, mund te na tregoni me shume rreth historise suaj?
Ne fakt, para se te vij ketu, une kam qene ne Londer. Kam lindur ne Shqiperi dhe per here te pare Turqine e vizitova ne moshen 12 vjec per te ndjekur shkollen e larte ushtarake "Kuleli" te Stambollit, ku fillova te mesoj edhe leximin e pare ne gjuhen turke, por pas pese muajve une u largova nga ketu per shkak te disa ngjarjeve qe ndodhen ne jeten time.
Ishe ti ai qe vendose te studioje ne shkollen e larte ushtarake?
Jo, ishte babai im ai qe vendosi dhe kerkoi, ndaj me derguan ketu.
Pas largimit nga "Kuleli" ku u vendoset?
Atehere une shkova ne Itali, kam qendruar per nje kohe te disa kusherinj te mi e me pas jam kthyer ne Shqiperi, ku vendosa te studioj dhe punoj.
Ne lidhje me shikueshmerine e serialeve ne Shqiperi, sa ndiqen?
Nik Xhelilaj: Ndiqen shume, madje televizionet furnizohen me seriale edhe nga jashte si nga Turqia e Brazili, por ka raste qe televizionet turke transmetohen neper platforma te ndryshme televizive ne Shqiperi.
Cilat seriale ndiqen me shume atje sipas jush?
Une nuk mund te them te verteten ne kete rast, sepse nuk shikoj seriale per shkak te kohes se limituar. Por nga ajo qe kam degjuar nga familja ime, mund te them lirisht se "Gymysh" dhe "Ezel" kane thyer cdo rekord te shikueshmerise...
Cila eshte pika kthese e karrieres sate deri me tani?
Ka qene ky projekti im i trete me shkollen time qe me ka hapur dyert gjithandej, nje film shqiptaro-gjerman qe ne vitin 2010 ka marre pjese dhe eshte shperblyer ne Festivalin Internacional te Filmit ne Moske. Gjergji mori cmimin si "Aktori me i mire", ndersa gjithashtu edhe ne festivalin e filmit ne Nuremberg mori cmimin per aktorin me te mire, perfshi ketu edhe ne tjeter festival ne po te njejtin vit.
Cili ishte objektivi i ketij filmi?
Nje i ri i cili kishte premtuar se do te martohet me nje vajze nga fshati, por me pas ai per te mbledhur para largohet jashte vendit...
Ne projekt-serialin ''Qyteti i humbur'', si keni arritur te depertoni?
Per kete projekt une kam marre ftese nga producenti i mrekullueshem -Uygur Faysal Soyal, qe menjehere me tregoi rolin e Kadirit.
Cfare roli aktron Kadiri?
Per shkak te veshtiresise se gjuhes eshte nje rol i rende dhe i komplikuar per mua. Pervec kesaj, Kadiri gjithmone kerkon te ruaje nderin e familjes se tij. Nje familje e ardhur nga Deti i Zi dhe e vendosur ne Stamboll. Ky qytet i madh dhe me shume menyra per t'u argetuar, Kadirit nuk i ben shume pershtypje per faktin se qendron gjithmone prane nenes se tij dhe te biznesi dhe femija i tij. Per mua eshte nje karakter shume i bukur, sepse keta dy te rinj jane shume te pjekur.
Po si eshte menyra e te punuarit ne Stamboll?
Si per fillim shume e veshtire, do nje perpjekje te madhe, edhe pse partneret e artit jane miq te mi. Puna eshte pune kudo qe te shkosh, ka nje detyre qofte ne Mars apo ne Hene eshte e njejte, sepse kerkon pune.
Ndiheni rehat ketu?
Shume, eshte njesoj si Shqiperia. Hera e pare qe vizitova vendin Bostanci, une u dashurova me ate vend, nese nje dite do te kisha vendosur te jetoj ne Turqi, sigurisht qe do te kisha zgjedhur Bostancin.
Koha Jone
Ruaj Lidhjet