Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Fillimet e persekutimit komunist mbi komunitetin mysliman shqiptar

    Fillimet e persekutimit komunist mbi komunitetin mysliman shqiptar

    http://www.dritaislame.al/fillimet-e...iman-shqiptar/

    Nga: Agron Tufa

    1.

    Nė kėto dy dekada pas rėnies sė komunizmit, ka pasur herė pas here pėrpjekje pėr tė fajėsuar hierarkėt myslimanė e nė pėrgjithėsi, traditėn e besimit mysliman si ndihmėse e bashkėpunėtore tė komunizmit. Herė nė solo tė vetmuara e herė nė kor, kėto zėra, qė vijnė kinse nga kultura, inteligjenca e media, janė munduar tė instalojnė njė pėrfytyrim tė pėrēudshėm, se gjoja tradita myslimane ėshtė parė mė me tolerancė nga pushteti komunist dhe se diktatura i paskėsh kursyer gjoja kėta besimtarė, duke i lėnė tė paprekur. Madje ka individė qė shkojnė shumė larg, duke pohuar brenda e jashtė vendit, se vetė komunizmi ishte njė produkt mysliman. Forma tė tilla tė fundamentalizmit ekstrem helmojnė, para sė gjithash, njė ndėr virtytet e kulturės toleruese tė myslimanėve shqiptarė, traditėn dhe kontributin e tyre patriotik e atdhetar, si qytetarė tė shqetėsuar pėr fatet e kombit dhe, sė fundmi,
    janė shpifje tė pabazuara, qė si duket, kanė pėr qėllim instalimin e njė imazhi inkriminues mbi pjesėn mė tė madhe pėrbėrėse tė popullsisė shqiptare. E vėrteta ėshtė krejt tjetėr. Komunizmi nuk ka qenė e nuk mund tė jetė kurrsesi shpikje e as produkt mysliman. Fenė e myslimanėve nuk e lidh asgjė mė komunizmėn dhe formėn e tij tė bolshevizmės as si praktikė e ushtrimit tė pushtetit, as si filozofi botėkuptimore. Madje shumė mė pėrpara se komunizmi tė hidhte farė e rrėnjė nė Shqipėri, paralajmėrimin mė tė parė e ka dhėnė nė mėnyrėn mė alarmuese dijetari i ndjerė, patriot e antikomunist, Hafiz Ali Korēa, qė nė vitin 1925 me librin e botuar asokohe “Bolshevizma a ēkatėrrimi i njerėzimit”. Ndėr tė tjera Hafiz Aliu nė kėtė libėr konstaton:

    Bolshevizma s’pajton kurrė

    Me dinin e Muhamedit

    Ēelėt do ta kenė luftėn

    Gjer nė ditėn e Kijametit.

    Unė mendoj se ėshtė e padrejtė dhe pėrēarėse ideja se komunizmin e shpiku ky apo ai religjion, pasi vetė realiteti ēnjerėzor i doktrinės komuniste, zbatoi njėlloj si pėr katolikėt dhe ortodoksėt shqiptarė, ashtu dhe pėr myslimanėt, tė njėjtat metoda represive e likuiduse, terrorizuese, deri nė ndalimin e plotė zyrtar tė besimit nė vendin tonė.

    Komunizmi nuk ėshtė e nuk mund tė jetė as shpikje myslimane, as katolike e as ortodokse. Edhe nėse faktet e para sipėrfaqėsisht mund tė na shtinė nė gabim tė mendojmė se Perandoria e Kuqe e sė Keqes u shtri gjeopolitikisht nė pjesėn dėrrmuese tė saj nė vendet e religjionit ortodoks, kjo duhet parė si fatkeqėsi historike, e jo si penalizim ndaj njė besimi tė caktuar.

    2.

    Zhdukja e fesė ishte thelbėsore pėr injektimin e dogmės komuniste dhe, rrjedhimisht, pėr krijimin e «njeriut tė ri». Megjithatė, komunistėt e dinin se nė pjesėn dėrrmuese tė popullsisė, madje dhe nė njė pjesė, sado qė tė kufizuar, tė anėtarėve tė partisė, feja zinte njė vend mjaft tė rėndėsishėm, «…duke penguar kėshtu zhvillimin e tyre tė mėtejshėm nė fushėn e botėkuptimit materialist tė partisė mbi fenomenet e natyrės dhe tė shoqėrisė»1: «Ende ka komunistė – e aq mė tepėr fshatarė – tė cilėt agjėrojnė gjatė muajit tė Ramazanit ose nė Kreshmė, qė bėjnė synet bijtė e tyre, apo pagėzojnė fėmijėt nė kishė».2 Feja paraqitej kudo si frenuese e ritmeve tė qytetėrimit dhe emancipimit shoqėror, ndaj dhe, sipas udhėheqėsve komunistė, rruga e vetme pėr pėrparim shoqėror ishte ēlirimi nga dogma e saj. Nė shėrbim tė kėsaj ideje u botuan me dhjetėra libra propagandistikė, ku
    feja pėrshkruhej si «…njė barrė shumė e rėndė pėr njerėzimin dhe njė armė e pėrshtatshme nė duart e klasave sunduese shfrytėzuese pėr tė mbajtur punonjėsit besimtarė nė errėsirė, tė bindur, tė urdhėruar».3

    Pohime tė kėtilla s’janė, veēse vulgarizime tė ftesės marksiste pėr tė qėmtuar lidhjet midis fesė dhe modeleve tė sundimit dhe tė shfrytėzimit. Marksi hodhi poshtė traditat hebraike tė familjes sė tij dhe argumentoi qė «dėshira e madhe pėr njė jetė tė lumtur nė botėn e pėrtejme» mund tė konsiderohej pjesė e njė ideologjie, qė pengonte punėtorėt tė pėrpiqeshin nė kėtė botė pėr njė rend shoqėror tė drejtė dhe jo shfrytėzues. Prandaj dhe feja, sipas tij, ishte «opium pėr popullin», me tė tjera fjalė, njė grup dogmash, qė fshihnin realitetet e luftės sė klasave dhe tė shfrytėzimit.

    Lista e mėposhtme, sado qė fare e pjesshme, ilustron mė sė miri kėtė prirje: M. Pliseckij, Origjina e njeriut (1946); M. Melinkov, Kapitalet e Vatikanit (1947); M. Melinkov, Vatikani dhe problemet e rindėrtimit tė mbasluftės (1947); P. Popov, Mbi politikėn e Vatikanit (1947); I. Sbrgajev, Shkenca dhe supersticionet (1949); P. Kolloniskij, Marksizėm-leninizmi mbi fenė (1951); M. M. Shliman, Vatikani dhe katoliēizmi nė shėrbim tė imperializmit (1951); Parajsa dhe ferri (1963); Feja ėshtė opium pėr popullin (1964); Shkenca dhe feja (1964); Thelbi reaksionar i Muslimanizmit (1967); Darvinizmi dhe feja (1967); Feja lakuriq (1967); Ēudirat e fesė (1967); Dom Lleshi dhe Zigur Efendiu (1967); Akuzojmė fenė (1968) etj. Kėto botime, qė mbivlerėsojnė dukshėm orientimin objektiv tė mendimit komunist, tė trondisin me shkallėn e tyre tė pashembullt tė vulgarizimit.

    Nė Shqipėrinė komuniste, si nė tė gjitha shtetet totalitare, kontrolli mbi prodhimin e dijes ishte pjesė jetėsore e kontrollit tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Ndaj, paralelisht me propagandėn, shteti komunist u pėrkujdes qė tė zhdukte ēdo trajtė arti dhe tė menduari, qė mund tė pėrbėnte pengesė nė rrugėn e nisur pėr shpėlarjen e trurit dhe krijimin e njė literature, qė do tė shenjohej nga njė paaftėsi karakteristike pėr tė kapėrcyer banalitetin. Ky projekt u mbėshtet nė nisma konkrete. Kėshtu, pa kaluar as dy javė nga futja e partizanėve nė Shkodėr, nė fillim tė dhjetorit 1944, u ndalua botimi i tė pėrkohshmeve «Hylli i Dritės», «Zani i Shna Ndout»,4«Zgjimi i djelmnisė» dhe «Bijat e Zojės».5 Nė kėtė frymė, tre vjet mė vonė, mė 2 mars 1948, Gjykata e Rrethit tė Tiranės, ndaloi qarkullimin e mbi 155 titujve, tė cilėt, sipas Gjykatės, «…kanė pėrmbajtje ideologjike tė damshme pėr
    popullin t’onė dhe kundra frymės sė re Demokratike dhe pėr konseguencė qarkullimi i tyre nuk i sjell asnjė dobi popullit t’onė, por pėrkundrazi e dizorienton dhe e nxit nė urrejtje dhe pėrēarje.»6 Dy vjet mė vonė, Presidiumi i Kuvendit Popullor nxorri vendimin nr. 1150, datė 27. 2. 1950 pėr bllokimin e tė gjithė librave tė botuar apo tė hyrė nė Shqipėri pėrpara 29 nėntorit tė vitit 1944. U lejua vetėm kalendari fetar, i cili botohej nė shtypshkronjėn shtetėrore «Mihal Duri» nė Tiranė. 7

    Kėshtu, mė 26 dhjetor 1950, librari Liman Osman Selishta njofton Kryesinė e Komunitetit Mysliman se inspektorėt e Seksionit tė Kulturės, pasi i bastisėn librarinė, ku ai shiste vetėm libra fetarė islamė, i bllokuan pjesėn mė tė madhe tė tyre, rreth 11.300 ksombla, tė cilat i futėn nė arka pėr t’i marrė. Ky veprim, sipas librashitėsit, qe kryer me urdhėr tė Komitetit tė Kulturės dhe tė Arteve. Ndėr librat e konfiskuar janė dhe Ja’sini (arabisht e shqip), Kur’ani, Mevludi, Libri i sė falmes, si dhe revistat e botuara nga Komuniteti, “Zani i Naltė” dhe “Kultura Islame.” 8

    Krahas denigrimit tė hierarkisė fetare, nisi dhe procesi i ngritjes sė Enver Hoxhės nė simbol. Tė kremtet fetare u zėvendėsuan nga festat e pėrvjetorėve partiakė, ditėlindjet e udhėheqėsit etj. Pėr fat tė keq, nė kėtė proces dhanė ndihmesėn e tyre edhe disa klerikė tė lartė, nė sy tė tė cilėve Enver Hoxha ishte «biri mė i denjė i popullit shqiptar». Ata nuk mėnonin tė porosisnin grigjėn e tyre me anė qarkoresh tė posaēme qė tė votonin 100% pėr Frontin Demokratik,9 tė thurnin lavde pėr direktivat e pesėvjeēarėve, tė hartonin rezoluta pėr kontributin qė duhej tė jepnin komunitetet fetare pėr forcimin e Pushtetit Popullor,10 tė deklaronin hapur kotėsinė e dogmės fetare, madje dhe, duke «punuar pėr zbatimin e orientimit tė pushtetit», tė pėrkrahnin planet pėr prishjen e objekteve tė kultit.11 Nė kėto kushte, besimtarėt u ēoroditėn dhe rezistencės fetare antikomuniste iu hoq qė nė krye
    arsyeja e ekzistencės.

    Procesi i nėnshtrimit tėrėsor tė organizmave fetare ndaj shtetit ka njė datė tė pėrpiktė, 20 korrikun e vitit 1951, kur Kisha Katolike pranoi statutin e saj tė ri: komunitetet e tjera fetare u nėnshtruan edhe mė shpejt. Kėshtu, besnikėria e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė u sigurua qysh mė 25 gusht tė vitit 1949, kur Sinodi i Shenjtė shfronėzoi Imzot Kristofor Kisin dhe nė vend tė tij zgjodhi «Kryepeshkopin e kuq» Paisi Vodica: Kongresi III i KOASh-it, qė miratoi statutin e ri (shkurt 1950), s’qe veēse njė akt formal dhe tribunė pėr trumbetimin e kėtij nėnshtrimi pa kushte. Dy muaj mė vonė, mė 4 maj, u miratuan dhe statutet e Komunitetit Mysliman dhe atij Bektashian.

    E, megjithatė, ky nėnshtrim nuk ndodhi sa ēel e mbyll sytė. Ai u shoqėrua nga njė pėrndjekje e pashembullt e anėtarėve mė tė ngritur tė klerit. Nė inventarin e pėrndjekjes sė tyre nuk mungon paepshmėria, madje, shpesh, ajo i pėrshtatet pėrmasave dhe ashpėrsisė sė pėrndjekjes. Duhet mbajtur parasysh se gjithēka zhvillohej nė atmosferėn e njė rrėnimi tė plotė material, tė frikės dhe tė dėshpėrimit. Nė kėtė sfond vendoset njė episod i pazakontė pėr jetėt, pėrgjithėsisht tė qeta tė komuniteteve fetare: i gjendur nėn trysninė e dy prej baballarėve mė me ndikim tė komunitetit bektashian, partizanėve Baba Fajė Martaneshit dhe Baba Fejzo Dervishit, tė cilėt kėrkonin «demokratizimin» e tarikatit bektashian, «demokratizim» qė, duarduarshėm, do t’i shpinte dervishėt tė mbanin veshje civile dhe tė martoheshin, nė mars tė vitit 1947, Kryegjyshi Botėror i bektashinjve, Dede Abaz Hilmiu, s’pa
    zgjidhje tjetėr, veēse t’i vriste qė tė dy. Pas kėtij akti, ai ktheu pistoletėn dhe vrau dhe veten.12

    3.

    Nga pikėpamja administrative, Komuniteti Mysliman Shqiptar, qė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė myslimanėve tė Shqipėrisė, ndahej nė katėr qendra apo Kryemyftini: Kryemyftinia e Tiranės, Shkodrės, Korēės dhe e Vlorės13 (pėrpara vitit 1929, e Gjirokastrės). Secila nga Kryemyftinitė kishte nė varėsi Myftini (tė klasit tė parė dhe tė dytė) dhe kėto Nėnmyftini (njėsoj tė klasit tė parė dhe tė dytė).14 Nė krye qėndronte Kryetari i Komunitetit Mysliman.15 Pranė Komunitetit funksiononin edhe Kėshilli i Pėrgjithshėm, Kėshilli i Pėrhershėm dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Vakėfeve (Vakfevet).16 Kėshilli i Pėrhershėm, qė u krijua me urdhėr tė Ministrisė sė Drejtėsisė mė 16 shkurt 1945,17 pėrbėhej prej Kryetarit tė Komunitetit, Kryemyftiut tė qendrės, Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Vakėfeve dhe prej njė anėtari civil, i cili zgjidhej nga Kėshilli i Pėrgjithshėm pėr njė periudhė tre vjeēare. Ky
    kėshill mblidhej tė paktėn njė herė nė javė pėr shqyrtimin e ēėshtjeve tė ndryshme administrative.18

    Autoriteti mė i lartė i Komunitetit Mysliman ishte Kėshilli i Pėrgjithshėm, i cili pėrbėhej nga pesėmbėdhjetė anėtarė: dhjetė laikė (civilė), nga njė pėr ēdo qark, katėr Kryemyftinjtė e zonave dhe Kryetari i Komunitetit. Ai mblidhej njė herė nė vit ose, me kėrkesėn e Kryetarit apo sė paku tė dy anėtarėve tė tij, edhe nė sesione tė jashtėzakonshme, pėr tė shqyrtuar ēėshtjen e buxhetit dhe ēėshtjet administrative; vendimet e tij Kėshilli ia ngarkonte pėr zbatim Kryesisė sė Komunitetit (Kėshillit tė Pėrhershėm).19

    Pėrveē bektashinjve, qė pėrbėnin komunitet mė vete, tė gjitha tarikatet (‘rrugėt’) e tjera Islame qė vepronin nė Shqipėri, si Halveti (me gjithė nėntarikatet a degėt halvetiane, Akbashi, Karabashi, Xhelveti, Hajati, Gjylsheni e Melami), Kadiri, Tixhani, Rufai dhe Sa’adi, pėrfshiheshin nė Komunitetin Mysliman. Tarikati Halveti kishte 66 teqe, tarikati Rufai 26, tarikati Kadiri 20, tarikati Sa’adi 6 dhe tarikati Tixhani 5.20 Nga tė gjitha tarikatet, vetėm Halvetitė kishin administratė. Ata kishin kėshillin e tyre, tė pėrbėrė prej 7 anėtarėsh, qė mblidhej njė herė nė vit pėr tė shqyrtuar ēėshtjet e buxhetit. Tarikatet e tjerė, meqenėse ishin shumė tė vegjėl, nuk kishin as administratė dhe as kėshill, por vetėm «kryeprisa».21

    4.

    Mė 21 janar tė vitit 1945, kėshilli drejtues i Shoqatės sė Rinisė Myslimane vendosi t’u propozojė organeve pėrgjegjėse shtetėrore abrogimin e Dekretit Mėkėmbėsor nr. 123 datė 9 qershor 1942 22 dhe rivėnien nė fuqi tė Statutit tė Kongresit III Musliman tė vitit 1929.23 Njė muaj mė vonė, mė 17 shkurt, Ministria e Drejtėsisė, duke marrė parasysh, nė njėrėn anė, dorėheqjen nga detyra tė kryetarit tė Kėshillit tė Ulemave, Hafiz Sherif Langut, dhe, nė anėn tjetėr, konfliktin qė ekzistonte nė mes Kėshillit tė Ulemave dhe Medresesė sė Pėrgjithshme, shkarkoi nga detyra tė gjithė anėtarėt e Kėshillit tė Ulemave dhe formoi njė Kėshill tė Pėrkohshėm, tė pėrbėrė nga Hafiz Musa Aliu, titullar, me anėtarė kryemyftiun e zonės sė Tiranės, Muharrem Mullajn, Hamdi Kėlliēin, profesorin e Medresesė sė Pėrgjithshme, Vexhi Demirajn dhe Selim Stėrmasin. Ky kėshill ngarkohej edhe me administrimin e
    pasurisė vakėfnore, si dhe me mbledhjen e Kongresit Mysliman. Titullari, Hafiz Musa Aliu, sė bashku me anėtarėt e Kėshillit, u ftuan nė Ministri dhe, pasi morėn njoftimin, filluan nga puna.24

    Nė pėrputhje me statutin, mė 10 mars tė po atij viti, Kryesia e Kėshillit tė Pėrkohshėm autorizohej qė tė organizonte zgjedhjet pėr Kėshillin e Pėrgjithshėm, autoritetin mė tė lartė tė Komunitetit, i cili duhej tė mblidhej mė 1 maj 1945. Kandidatėt pėr anėtarė tė kėtij kėshilli duhet tė ishin simpatizantė tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare dhe, qė tė shmangeshin shpenzimet pėr udhėtime e dietė, ata duhet tė banonin, mundėsisht, nė Tiranė; nė tė kundėrtėn, shpenzimet duhet tė siguroheshin nga ndihmat e besimtarėve tė ēdo qyteti a fshati.25

    Mė 2 maj, Kėshilli i Pėrgjithshėm vendosi, me vota unanime, zgjedhjen definitive tė Hafiz Musa Haxhi Aliut si Kryetar tė Komunitetit Mysliman Shqiptar. Dymbėdhjetė ditė mė vonė, mė 14 maj, ky kėshill zgjodhi dhe anėtarėt e Kėshillit tė Pėrhershėm: Muharrem Mullahin, Kryemyftiun e zonės sė Tiranės, Hamdi Kėlliēin dhe prof. Sadik Begėn, drejtorin e revistės «Kultura Islame».26

    Meqenėse pėr arsye ekonomike Kėshilli i Ulemave kishte nxjerrė nė pritje tė gjithė personelin e Medresesė sė Pėrgjithshme,27 Kėshilli i Pėrkohshėm riktheu nė punė njė pjesė tė tyre dhe mė 1 qershor 1945 Medreseja u rihap.28 Ajo do t’u siguronte studentėve vetėm shtrojat dhe mbulojat. Sa i takon ushqimit, «mbasi gjendja financiare e Komunitetit Mysliman» ishte «pėrtokė», studentėt duhet ta siguronin vetė.29

    Kėshtu u kthyen nė punė Hafiz Ismet Dibra, Drejtor i Medresesė, Jonuz Bulej, drejtor i brendshėm, Qazim Hoxha, myderriz, Haki Sharofi, profesor, Hasan Tahsini, mėsues dhe Hafiz Doraci, mėsues.30 Pėrveē tyre u emėruan myderrizė nė Medrese edhe Sulejman Kadiu, pėr gjuhėn arabe, Haxhi Mahmud Dashi, pėr besimin, prof. Vexhi Demiraj, pėr mėsimet filozofike, Ihsan Qereshniku, pėr mėsimin e gjuhės angleze dhe Munir Hatibi, kujdestar magazinjer.31 Pranė Medresesė sė Pėrgjithshme u hap dhe njė kurs fillestar pėr imamė. Drejtor i kėtij kursi u emėrua Hafiz Ibrahim Dalliu.32

    5.

    Mė 31 janar tė vitit 1946, Kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar vendosi tė krijonte njė komision pėr pėrkthimin e Kur’anit nė gjuhėn shqipe.33 Ky komision pėrbėhej nga Hafiz Ismet Dibra, kryetar, prof. Sadik Bega, anėtar, prof. Haki Sharofi, anėtar, prof. Jonuz Bulej, anėtar dhe Hasan Tahsini, sekretar.

    Gjatė njė takimi qė zhvilloi me Enver Hoxhėn, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Hafiz Musa Haxhi Aliu, i kėrkoi atij t’i jepte letėr pėr botimin e Librit tė Shenjtė, pėr pėrkthimin e tė cilit ishte punuar pėr njė kohė tė gjatė. Enver Hoxha e kėshilloi Kryemyftiun tė mos e ndėrpriste pėrkthimin, por shtoi se botimi i tij duhej tė shtyhej pėr kohė mė tė mira, meqenėse, siē e dinte dhe vetė Kryemyftiu, gjendja me letrėn nė vend ishte shumė e rėndė, ndaj dhe qeveria nuk kishte mundėsi ta ndihmonte pėr kėtė ēėshtje.34

    6.

    Pas ndėrhyrjeve tė dhunshme tė shtetit nė organizimin e jetės sė Komunitetit Mysliman Shqiptar, sekuestrimit tė pronave, kontrollit mbi buxhetin, ndalimi i literaturės, kufizimi i rreptė dhe kontrolli mbi Medresėnė, politika komuniste forcoi njė propagandė tė ashpėr “demaskuese” nėpėrmjet shtypit, radios, formave tė edukimit, kinemasė, teatrit dhe estradave, pjesėve tė leximeve shkollore dhe edukimit me pėrbuzjen ndaj fesė. Presion akoma mė tė madh pėrjetuan Pedagogėt e Medresesė, duke nisur qė nė vitin 1945 me arrestimin e Hafiz Ali Korēės, drejtorit Hafiz Ismet Dibrės mė 1946, Enver Beqirit mė 1946, Vexhi Buharasė mė 1947, Jonuz Buliqit mė 1947, Shaban Demirit mė 1946, etj. Klerikėt myslimanė, pėrfshi dhe bektashinjtė, gjatė regjimit komunist pėrjetuan ngjarje tronditėse. Shumė prej udhėheqėsve dhe dijetarėve mė me ndikim, Sigurimi i Shtetit u vuri spiunė, u nxori dėshmitarė tė rremė nėpėr
    gjyqe tė sajuara, i pushkatoi, dėnoi e internoi, duke mbjellė njė atmosferė tė pėrgjithshme terrori.

    Kleri mysliman u pėrndoq me forma dhe mjete nga mė tė ndryshmet nga ateistėt e rinj qė erdhėn nga malet dhe kontrolluan gjithēka qė pėrbėnte jetėn e shenjtė dhe ritualet e besimtarėve. Nė fillim komunistėt u pėrpoqėn t’i joshin klerikėt myslimanė, qė t’i bėnin pėr vete nė aventurėn e tyre tė pėrgjakur kundėr njė pjese tė shqiptarėve, por kur nuk ia dolėn mbanė, atėherė nisėn kalvarin e persekutimit. Si gjithnjė, nė stilin e tyre komunistėt e pėrqendronin goditjen nė kokat e elitės fetare myslimane. Sipas statistikave vetėm gjatė dhjetė vjetėve tė parė tė diktaturės janė pushkatuar e dėnuar 60 hafizė e hoxhallarė, 83 dervishe/baballarė bektashinj dhe njė numėr i madh tė internuarish. Kėta dhjetra tė pushkatuar dhe qindra tė internuar nga ky besim i bashkangjiten martirėve tė parė tė lirisė dhe besimit nė pikun mė tė ashpėr tė diktaturės komuniste. Disa prej figurave mė
    pėrfaqėsuese publike tė myslimanėve shqiptarė, u ekzekutuan me vdekje nga gjyqet komuniste midis njė histerie popullore nė sallėn e gjyqit dhe jashtė, duke i pėrcjellė akuzat dhe shpifjet banale me megafon e radiotrasmetim, pėr tė mbjellė llahtar nė gjithė Komunitetin Mysliman. Tė tilla ishin gjyqet e vitit 1947 kur u dėnua me pushkatim me akuzėn stampė “armik i popullit” sheh Qerimi i Delvinės, shehi i Devollit, deputetin sheh Ibrahim Karbunara bashkė me tė birin Hasanin.

    Klerikėt myslimanė jo mė pak se klerikėt e besimeve tė krishtera u bėnė kurbanė tė besimit tė tyre, besnikė deri nė fund tė jetės sė tyre ndaj besimtarėve qė pėrfaqėsonin. Ata nuk pranuan asnjė kompromis me regjimin, i qėndruan besnikė fesė sė tyre, atdheut dhe kombit, pėr tė cilin shpirti i tyre mbeti i hapur dhe i lirė.

    Sot, pas gjenocidit gjysmėshekullor mbi fenė, nė kushtet e sotme tė lirisė sė besimit, ata dėshmorė tė besimit dėshmuan tė vetmin dinjitet njerėzor e kombėtar pėrpara Zotit dhe popullit tė tyre. Prandaj ėshtė njė mėkat i madh tė mos kujtohen, e pėr mė tepėr tė mos u njihet martirizimi. Shoqėria jonė nuk ka mundur t’u shlyejė borxhin e dinjitetit e mirėnjohjes kėtyre baballarėve shpirtėrorė tė kombit. Vepra e tyre dhe kujtimi i sakrificės sė tyre duhej pėrjetėsuar nė shenja tė paharrura pėr edukimin e brezave, se si ata, me shembullin, me veprėn dhe jetėn e tyre, krahas me klerin katolik e ortodoks, u ndeshėn me fuqinė e tė keqes dhe fatkeqėsinė qė pllakosi popullin tonė.

    —————-

    [1] AQSh, F. 14 AP, viti1951, D. 751.

    [2] Enver Hoxha, nė Rruga e Partisė, 1964, nr. 8.

    [3] Feja ėshtė opium pėr popullin, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1964, f. 5.

    [4] P. Donat Kurti, Provinca Franēeskane Shqyptare (Eripėrtėrime nė vj. 1906), Pjesa I, Kreu XXV, f. 33.

    [5] At Zef Pllumi, Rrno…

    [6] f. 8.

    [7] Izmot Zef Simoni, Art. cit., Loc. cit., f. 377.

    [8] AQSh, Komuniteti Musliman, F. 482, D. 35, viti1950, f. 1-4.

    [9] AQSh, Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.536, D. 303, viti 1950; AQSh, Komuniteti Musliman,F. 482, D. 73, viti 1945: «Asht… detyra e tė gjithve neve… me rastin epredikimeve fetare nėr Xhamija, me ftue besnikėt qė me rastin e votimeve tė 2Dhetorit 1945, votat t’i pėrqėndrojnė tė gjitha pėr njerzit e frontit, tek tėcilėt si nė luftė e nė paqe janė tė mbėshtetuna punėt pėr mbarėvajtjen e ktijpopulli»; D. 42, vitit 1950; D. 26, viti 1956; AQSh, Kėshilli i Ministrave, F. 890, D. 1137, datė 29. 1. 1954, f. 38; Poaty, Po aty, datė 16 prill 1964, f. 4; Po aty, Po aty, datė 20. 4. 1964, f. 3;Po aty, Po aty, datė 22. 4. 1964, f. 2 etj.

    [10] AQSh, Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.536, D. 306, viti 1950.



    * Referat i mbajtur nė konferencėn “Kontributi i prijėsve myslimanė nė formėsimin e vetėdijes dhe identitetit kombėtar” (28-29 shtator 2012)
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2
    i/e larguar Maska e ionian
    Anėtarėsuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200
    Xhaxhi i dinte mire ca gjera . Nuk i bente rastesisht. Po ashtu si edhe Ali Pashai i kishte ndare besimet. Per te tjera pune kishte muslimanet dhe per pune tjera kauret. Te paret ishin te mire per lufte kurse te dytet per paqe.

  3. #3
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Toc manoklla qe ke hap kete teme. Nuk me rruhet fare per pune feje. OK? Por ne qofte se do me fol per persekutim fetar, fol per katoliket Toco.

  4. #4
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Viktimat e VERTETA te persekutimit fetar te regjimit komunist ishin prifterinjet katolik dhe rendi franceskan i tyre.
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Oooou po si nuk ka lidhje? Qe nje doktrine te gjeje vend dhe te triunfoje do te thote se ka gjete vend ne mentalitetin e popullates.Shqiptaret ishin me shumice muslimane dhe qe te triumfonte pikerisht ishte kjo shumice mbartese e saj.Nuk eshte varferia, pasi te varfer ishin dhe katoliket, por keto ishin te fundit qe e pranuan ate. Komunizmi ka per baze urrejtjen klasore, por she islami ka te njeten gje per kete.Komunizmi ishte i pa meshirshem ,strikt ne denimin e njerezve qe nuk pajtoheshin me te (tradhetare , denim maksimal , por dhe me vdekje), por dhe islami ka te njeten provedure denimi me kundershtaret apo thjeshte ato qe nuk jane ne sinkron me te. Muslimanet shqipatre ishin njerzit e perpunuar nga politika e Turqise, keto njerez te joshur me privilegje nxiteshin ne urrejtje , per pjesen tjeter jo muslimane dhe ketu komunizmi gjeti nje terrn perfekt per te ushturar dhunen.Pak rendesi ka se cfar po ndodhte per nje musliman ne forme si shqipatret, pasi ai nga islami kishte perfituar vetem urrjtjen per vellezerit e vet te krishtere dhe absolutisht se kishin mesuar haditet e Kuranit.Thirrjet ,"hej zot shqyqyr qe me bere musliman dhe jo kaurr"ishin thirrje te dites.Pra muslimani ne forme shqipatr nuk kishte problem fukarallikun dhe injorancen , por turpin per te qene i krishtere.Pra pa e zgjatur shume , kjo ishte shtresa qe u be mbartese e komunizmit, e dhunes se tij. Sjellja barbare e vrasjes se tregetareve u be nga musliman te tille, mbi 600 njerez te pa faj u pushkatuan pa gjyq dhene kete proces dhune te pa mesire ,te krishteret ishin nje pakice e pa perfillshme.Islami eshte mbyllje dhe e ka mbeshtetjen ne shtresen e varfer ku ben pjese injoranca, por dhe komunizmi , ka te njetin parim, mbeshtetje tek masat dhe mbyllje deri ne isolim.Mos lodhemi me shume , kjo eshte e vertete.Islami dhe komunizmi kane aq shume ngjashmeri.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Oooou po si nuk ka lidhje? Qe nje doktrine te gjeje vend dhe te triunfoje do te thote se ka gjete vend ne mentalitetin e popullates.Shqiptaret ishin me shumice muslimane dhe qe te triumfonte pikerisht ishte kjo shumice mbartese e saj.Nuk eshte varferia, pasi te varfer ishin dhe katoliket, por keto ishin te fundit qe e pranuan ate. Komunizmi ka per baze urrejtjen klasore, por she islami ka te njeten gje per kete.Komunizmi ishte i pa meshirshem ,strikt ne denimin e njerezve qe nuk pajtoheshin me te (tradhetare , denim maksimal , por dhe me vdekje), por dhe islami ka te njeten provedure denimi me kundershtaret apo thjeshte ato qe nuk jane ne sinkron me te. Muslimanet shqipatre ishin njerzit e perpunuar nga politika e Turqise, keto njerez te joshur me privilegje nxiteshin ne urrejtje , per pjesen tjeter jo muslimane dhe ketu komunizmi gjeti nje terrn perfekt per te ushturar dhunen.Pak rendesi ka se cfar po ndodhte per nje musliman ne forme si shqipatret, pasi ai nga islami kishte perfituar vetem urrjtjen per vellezerit e vet te krishtere dhe absolutisht se kishin mesuar haditet e Kuranit.Thirrjet ,"hej zot shqyqyr qe me bere musliman dhe jo kaurr"ishin thirrje te dites.Pra muslimani ne forme shqipatr nuk kishte problem fukarallikun dhe injorancen , por turpin per te qene i krishtere.Pra pa e zgjatur shume , kjo ishte shtresa qe u be mbartese e komunizmit, e dhunes se tij. Sjellja barbare e vrasjes se tregetareve u be nga musliman te tille, mbi 600 njerez te pa faj u pushkatuan pa gjyq dhene kete proces dhune te pa mesire ,te krishteret ishin nje pakice e pa perfillshme.Islami eshte mbyllje dhe e ka mbeshtetjen ne shtresen e varfer ku ben pjese injoranca, por dhe komunizmi , ka te njetin parim, mbeshtetje tek masat dhe mbyllje deri ne isolim.Mos lodhemi me shume , kjo eshte e vertete.Islami dhe komunizmi kane aq shume ngjashmeri.
    Kane ngjashmeri ne taktika por jo ne ide. Te dyja mbrojne me dhune nje ide dhe jane ne gjendje te bejne gjera jo morale e jo etike qe te arrijne qellimin. Komunizmi urren islamizmin por edhe islamizmi urren komunizmin.

  7. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Kane ngjashmeri ne taktika por jo ne ide. Te dyja mbrojne me dhune nje ide dhe jane ne gjendje te bejne gjera jo morale e jo etike qe te arrijne qellimin. Komunizmi urren islamizmin por edhe islamizmi urren komunizmin.
    Kurse ju jeni labil, dhe jeni te gatshem ta reformoni edhe fejen e Krishtit (ashtu sic keni bere) per hater te krijeses se padijshme. Prandaj erdhi feja Islame, dhe na ftoj ne te verteten, vertet qe ne shumic e pranuan.

    Komunizmi ka rrenuar mbi 1600 xhamia ne Shqiperi ! As 50 s'jan ndertuar qysh nga ēlirimi !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Kane ngjashmeri ne taktika por jo ne ide. Te dyja mbrojne me dhune nje ide dhe jane ne gjendje te bejne gjera jo morale e jo etike qe te arrijne qellimin. Komunizmi urren islamizmin por edhe islamizmi urren komunizmin.
    Po nuk ka rendesi taktika qe permend ti .E rendesishme eshte qe te dy krijojne te njetin karakter te mbrujtur me urrjtje.prandaj dhe komunizmi e gjeti shtratin gati ne sjelljen e shunmices se popullates.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  9. #9
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Po nuk ka rendesi taktika qe permend ti .E rendesishme eshte qe te dy krijojne te njetin karakter te mbrujtur me urrjtje.prandaj dhe komunizmi e gjeti shtratin gati ne sjelljen e shunmices se popullates.
    Komunizmi, a u shpik ne nje bashkesi te krishtere ?

    Po greket qe masakruan ēamet, mos ishin "islamik" edhe ata ?!

    Jo, anesto, joo ! Te gjithe keta, ishin adhurues te Krishtit, njerez si ti qe besonin se Zoti e lindi vet-vetėn, por qe e ngreni tonq, pasi e ēifutet e varren ne kryq ! Ku e di edhe ēka do shpikni ju, per t'i ikur perlave kristiane !

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga Le dévoué Lexo Postimin
    Komunizmi, a u shpik ne nje bashkesi te krishtere ?

    Po greket qe masakruan ēamet, mos ishin "islamik" edhe ata ?!

    Jo, anesto, joo ! Te gjithe keta, ishin adhurues te Krishtit, njerez si ti qe besonin se Zoti e lindi vet-vetėn, por qe e ngreni tonq, pasi e ēifutet e varren ne kryq ! Ku e di edhe ēka do shpikni ju, per t'i ikur perlave kristiane !
    Nuk po flitet ketu se kush e shpiku komunizmin dhe sa per sjelljen e grekeve ndaj cameve , ketu po hidhet idea se kleri muslima dhe bashkesia muslimane ishin ndeshkuar njelloj nga komunizmi dhe se nuk eshte e vertete qe kjo bashkesi ishte mbartese e komunizmit ne Shqiperi.Une ne shkrimin tim vetem se argumentoj se mbatesit e komunizmit ne Sqhiperi ishin ajo pjese e popullates e cila shpirterisht ishte ne sitoni me idete e tij.Komunizmi hyri dhe ne greqi dhe mbartesist e saj ishin kryesisht ish te konvertuarit musliman.Dhe greket kane kaluar te njetat situata si ne ne perandori.Dhe lenini kishte nje dell islamik.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •