Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    Kur vetmia është një mikeshë e sinqertë!

    Ekziston një nevojë primare psikike, që e ka shoqëruar gjithmonë njeriun përgjatë historisë së tij: të jetë vetëm. Nuk po flasim për një vetmi të dëshiruar sociale, pasi njerëzit janë “krijuar” për të qenë në marrëdhënie me njëri-tjetrin, por si të keni një mundësi për të gjetur pak kohë dhe hapësirë që të qëndroni me veten, të shkëputeni përkohësisht nga të tjerët dhe të përqendroheni më shumë te qenia juaj: të rizbuloni kuptimin e vetes, të ndieni, të ribashkoni. Nuk bëhet fjalë për të medituar apo për t’u lutur, por thjesht për të mos u lidhur me rrjetin e zakonshëm të marrëdhënieve, si reale ashtu edhe virtuale. Momente kur mendja ka nevojë absolute të mos ndërpritet nga kërkesat e jashtme, në mënyrë që t’i kryejë të gjitha operacionet themelore: nga stresi i përditshëm, te qetësimi, përqendrimi, marrja e energjive dhe perceptimi i ndjenjave, që mund të arrihen vetëm në këtë mënyrë. Stili i jetesës që na imponohet nga shoqëria, nuk e parashikon atë, përkundrazi duket sikur ai bën gjithçka për të mos na lënë kurrë vetëm. Kërkesat profesionale, shoqërore, familjare dhe miqësore janë shumëfishuar, për shkak të teknologjisë që na bën të arritshëm në çdo kohë, duke rritur kështu nivelin e stresit.
    Fitoni varësinë ndaj të tjerëve
    Shembulli tipik për të shpjeguar këtë nevojë është ulja e një personi në stacionin e autobusit: ky mund të jetë një moment i mirëfilltë vetmie dhe “çlirimi” nga stresi. Jo më kot, kur njerëzit qëndrojnë në stacion duke pritur autobusin, shkëmbejnë mesazhe të panevojshme me dikë, thjesht për të mbushur kohën. Për fat të mirë rikuperimi i këtyre momenteve “të shenjta” për sistemin nervor dhe ekuilibrin psikologjik nuk është i pamundur. Nuk është e nevojshme që të hiqni dorë nga mjetet e progresit, por të rregulloni përdorimin, për të fituar pavarësinë ndaj lidhjeve të vazhdueshme. Nëse ju nuk i rezervoni vetes pak vetmi, do të ndiheni të vetmuar në marrëdhëniet shoqërore.
    Ligjëroni nevojën e vetmisë
    Sot shkëputja nga marrëdhëniet, edhe për periudha të shkurtra kohore, duket pothuajse si një krim. Duke u bërë i pakapshëm për një orë, mund t’ju bëjë të ndiheni fajtorë. Prandaj është e nevojshme që të “ligjëroni” nevojën për të qëndruar pak kohë vetëm: nëse prisni që të jetë mjedisi i jashtëm ai që do t’ua krijojë këtë hapësirë, të jeni të sigurt se nuk do ta keni kurrë.
    Ndaloni ndërhyrjet
    Shpeshherë e nënvlerësoni rëndësinë e kësaj vetmie të nevojshme. Është e rëndësishme që t’i mbroni këto momente vetmie njësoj sikur jeni, për shembull, në një takim biznesi, të cilin nuk mund ta ndërprisni.
    Mos e përdorni vetminë … për të punuar!
    Duke qëndruar vetëm, nuk do të thotë se mund të gjeni kohën për “të ecur përpara” me punën, “të përfitoni nga koha e lirë” për të arritur planin, e kështu me radhë. Vetmia “e mirë” është ajo ku ju mund të bëni çfarë të doni, e cila nuk shndërrohet në diçka që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, na lidh përsëri me botën e jashtme dhe detyrat.
    Duke qëndruar vetëm, nganjëherë ju bën mirë për këto arsye:
    - Viheni në kontakt me veten
    - Identiteti forcohet dhe stresi zvogëlohet
    - Dëgjoni mendimet tuaja të mira dhe ndieni emocionet
    - Ju vijnë mendime të mira
    - Duke ndenjur në vetmi gjendet ekuilibri i mendjes dhe shpirtit
    - Jeni më të predispozuar ndaj aktiviteteve sociale
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779
    Teme vertet interesante .

    Mua gjithnje me ka terhequr vetmia ose me sakte kam shijuar momentet e vetmise sime. Aktualisht jam gjithnje e detyruar te jem ne kontakt me boten perreth dhe me mungon jashte mase ajo pjese e 'vetmise se mire' qe ju pershkruani ketu. E githa kjo krijon nje situate mbytese qe sikur ste len te marresh fryme.

    Mendoj se keni te drejte ne ato cka shkruani, ne kemi nevoje per ketevetmine e mire, te izolohemi per pak kohe nga bota perreth e ti dedikohemi vetes sone, ne sensin e qenies,shpirtin, mendimeve.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Shume e vertete.mua me pelqen sh kur perhumbem me veten time.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208
    Citim Postuar më parë nga inez Lexo Postimin
    Teme vertet interesante .

    Mua gjithnje me ka terhequr vetmia ose me sakte kam shijuar momentet e vetmise sime. Aktualisht jam gjithnje e detyruar te jem ne kontakt me boten perreth dhe me mungon jashte mase ajo pjese e 'vetmise se mire' qe ju pershkruani ketu. E githa kjo krijon nje situate mbytese qe sikur ste len te marresh fryme.

    Mendoj se keni te drejte ne ato cka shkruani, ne kemi nevoje per ketevetmine e mire, te izolohemi per pak kohe nga bota perreth e ti dedikohemi vetes sone, ne sensin e qenies,shpirtin, mendimeve.
    E shkeputa kete nga tekstië rizbuloni kuptimin e vetes, të ndieni, të ribashkoni !!!
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  5. #5
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    ....per mendimin tim vetmia eshte e bukur vetem ne varr, nuk e dua vetmin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 29-10-2012 më 07:55

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Jezu Krishti terhiqwej ne vetmi per tu lutur .
    Buda meditonte ne vetmi .
    Muhamedi qendroi per nje kohe te gjate ne vetmi pasi iu shfaq engjelli gabriel.
    Nene Tereza bente gjithcka ne heshtje dhe vetmi .
    prifterinj ortodokse , katolike madhe edhe protestante terhiqen ne vetmi dhe betohen te mos flasin dhe te rine ne heshtje [er nje kohe te caktuar , per qellime shpirterore .
    murgjit tibetiane perqendrojne meditimin ne vetmi.
    filozofia e sektit bektashian , sufist e te tjera frymezojne perulesine dhe vetmine .

    personalisht vetmia per mua ka qene nje mundesi qe me ka permiresuar gjendjen shpirterore dhe ishte zgjedhja ime me qellim qe te njihja vetveten , te largoja stresin dhe ti afrohesha Zotit .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •