Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Arben Morina, pikturon 40 'shenjtorët' e Pavarësisë

    Arben Morina, pikturon 40 'shenjtorët' e Pavarësisë

    Prej muajsh, ai ka marrë në dorë penelin. I ka vënë vetes qëllim që në datën 28 Nëntor, të ketë bashkë në një sallë, të 40 'shenjtorët' e Pavarësisë. Mbas një shekulli, piktori Arben Morina do të arrijë t'i ribashkojë firmëtarët, edhe pse këtë herë jo në Vlorë, por në Tiranë. "Kam kohë që merrem me përgatitjen e kësaj ekspozite. Është një ndërmarrje tërësisht e imja, duke filluar që me idenë dhe pastaj me realizimin e saj, deri në konkretizimin e saj më 28 Nëntor, ku do të ekspozohen të 40 firmëtarët e Pavarësisë. Secilin prej portreteve e kam në telajo më vete", -tregon Morina. Portretet janë në një format 45cm me 35 cm, ndërsa portreti i prijësit, Ismail Qemalit, është në të tjera përmasa, 70cm me 50 cm.
    Për të grumbullimi i materialeve ka qenë shumë i rëndësishëm, pothuaj po aq sa realizimi i portreteve. Nuk ekzistonin fotografitë për të gjithë firmëtarët, e për disa ato ishin tejet të dobëta e tiparet pothuajse të padukshme. Në krye të herës, i është dashur të takojë koleksionistë, historianë e familjarë të firmëtarëve për të marrë prej tyre fotografi, në mënyrë që peneli i tij në telajo t'i qëndronte besnik imazhit të hershëm të atdhetarëve që u mblodhën në Vlorë 100 vite më parë.
    "Më është dashur punë jashtëzakonisht e madhe për t'i mbledhur bashkë dhe ia kam dalë mbanë falë edhe ndihmës së vyer të historianit të talentuar Niko Kotherja, njëkohësisht miku im", -tregon Morina.
    "Ai më ndihmoi me fotot e firmëtarëve dhe më pas kam gjetur edhe vetë disa. Kam takuar familjarë të firmëtarëve. Një nga firmëtarët ka qenë gjyshi im, Zihni Abaz Kanina (Hamzaraj), ndërsa mes tyre kisha edhe 5 kushërinj, ndaj shumë prej fotove i kam marrë nga fisi im, si për shembull Ferid Vokopola, Qazim Kokoshi, Iljaz Vrioni, Qemal Elbasani Karaosmani", -sqaron piktori. Sipas tij, ka qenë Niko Kotherja ai që i ka bërë bashkë i pari këto figura të mëdha, në një artikull botuar në media, por jo të gjitha, sepse i mungonin 2 a 3 të tilla. "Më tej unë gjeta dy fotografi që mungonin. Portretet do jenë të realizuara në 28 Nëntor. Puna ka qenë sfilitëse, por unë falënderoj gjithë bashkëpunëtorët, familjarët e firmëtarëve dhe Bardhosh Gaçen për këshillimet", -thotë Morina. Ai vëren se i është dashur të bëjë një punë të madhe për të gjetur familjet e tyre, adresat, në mënyrë që në datën 28 Nëntor të jenë bashkë pasardhësit e tyre.
    Nga ana tjetër, Morina shton se do të ishte interesant botimi i një libri me pikturat e tyre, fotografitë e panjohura dhe i një informacioni mbi jetën e tyre dhe familjeve. "Kam takuar rreth 30 pasardhës, sepse nuk kam pasur mbështetje. Disa janë brenda Shqipërisë e disa janë jashtë, por ka edhe në Kosovë", - thotë ai. Por veç atyre që janë thënë e dihen, Morina ndan me ne edhe një detaj të këndshëm për emrin e familjes së tij. "Me Bedri Pejanin dhe Rexhep Mitrovicën familja ime ka një histori krenarie. Emin Vokopola, stërgjyshi im i ka ndihmuar ata. Të nisur nga Kosova, ata ishin kapur në Lushnje nga turqit dhe ishin burgosur. Ka qenë stërgjyshi im ai që i ka nxjerrë nga burgu, dhe ata kanë nxituar drejt Vlorës ku edhe firmosën aktin. Jam shumë krenar për gjestin e stërgjyshit", - tregon piktori.
    Të 40-ët
    Ka qenë studiuesi e koleksionisti Niko Kotherja ai që në vitin 2010 botoi për herë të parë biografitë dhe fotot e 40 firmëtarëve të aktit të Pavarësisë së Shqipërisë. Një pjesë e mirë e fotove u botuan për herë të parë, sikundër edhe për një pjesë të firmëtarëve u shkruajt për herë të parë, për shkak të harresës në të cilën janë lënë që prej shumë kohësh. Ky publikim qe akti më modest i mirënjohjes ndaj këtyre burrave, që hodhën themelet e një shteti të ri dhe të lirë. Emrat e disa prej tyre ishin: Ismail Kemal Beu, Ilias Be' Vrioni, Hajredin Be' Cakrani, Xhelal Be' Skrapari (Koprencka), Dud (Jorgji) Karbunara, Taq (Dhimitër) Tutulani, Myfti Vehbi Efendiu (Agolli), Abas Efendi (Çelkupa), Mustafa Agai (Hanxhiu), Dom Nikoll Kaçorri, Shefqet Be' Daiu, Lef Nosi, Qemal Beu (Karaosmani), Midhat Be' Frashëri, Veli Efendiu (Harçi), Elmas Efendiu (Boce), Rexhep Beu (Mitrovica), Bedri Beu (Pejani), Salih Xhuka (Gjuka), Abdi Be'Toptani, Mustafa Asim Efendiu (Kruja), Kemal Beu (Mullaj), Ferid Be' Vokopola, Nebi Efendi Sefa (Lushja), Zyhdi Beu (Ohri), Dr. Myrtezai (Ali Struga), Nuri Efendi Sojli, Xhemal Beu (Deliallisi), Ymer Beu (Deliallisi), Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafaraj), Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi, Jani Minga, Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja (Emanuil), Dhimitër Beratti, Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua, Luis Gurakuqi.

    FATMIRA NIKOLLI - (er.nu/GSH/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    harrove te shtosh se shumicen e ketyre Enver langua i denoi me fare e fis.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •