Po e hap kete teme ketu, tek kjo pjese e forumit, sepse dua ta shikoj luften dhe lidhjen e saj me njerezit nga pikepamja e psikologjise.
Pyetja qe une shtroj per diskutim eshte kjo:
Dihen qellimet e verteta te luftes qe po behet tani dhe dobite qe ajo do i sjelli popullit amerikan.
- Perse nje % e popullit amerikan, (edhe shqiptare qe banojne ne Amerike gjithashtu) jane kunder kesaj lufte?
Pra njeriu qe ne thelb te tij,(ne pergjithesi) eshte egoist dhe deshiron qe ATIJ cdo gje ti shkoje mire, si ndodh ne kete rast qe "mendon" dhe "kujdeset" per vetevendosjen dhe "te drejtat" e "lirite" e nje populli tjeter qe eshte larg tij, para se te kujdeset per te tijat?
Po e shtjelloj pak me gjere:
Lufta ne thelb, (sido qe shpallet dhe thuhet) ka pothuajse gjithmone ne baze te saj aresyet ekonomike. Keshtu edhe kjo qe po behet tani. Pra mbarimi me sukses i saj te pakten te pakten, (po e shikoj trashe problemin) do sjelli uljen e cmimit te karburantit ne Amerike. Pra ekonomikisht do jete pozitive per popullin Amerikan.
Pra si vjen, qe nje pjese e popullit Amerikan, nuk e do ate??? Dihet qe populli amerikan eshte teper egoist dhe kjo eshte pikerisht ajo qe e ka cuar perpara Ameriken. Egoizmi dhe disiplina.
Nese eshte fjala per "bijte e amerikes" qe mund te vriten ne lufte, dihet qe ato shkojne ne lufte vetem me deshiren e tyre dhe jane shume mire te paguar.
Pra cfare i shtyn, ta kundershtojne luften?
Ne fund, po sqaroj (sepse nuk dua te keqkuptohem) qe une jam KUNDER LUFTRAVE ne pergjithesi.
Jam pothuajse e sigurt, qe edhe ketu ne forum, ka shqiptare qe banojne ne Amerike dhe qe jane kunder luftes. Do isha shume e interesuar per opinionin e tyre.
Pra le ta diskutojme.......
Krijoni Kontakt