
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Mua nuk me interesojne preferencat e pasagjereve...
Kjo eshte teme tjeter.
Mua me intereson cmimi mesatar real i fluturimeve me LCC brenda nje periudhe te caktuar kohore dhe per metropole te ckatuar.
Cmimi, sipas mendimit tim, nuk llogaritet sikur ne rastin e linjave tradicionale, sepse LCC jo vetem qe perdorin p.sh. kryesisht aeroporte tjera, provinciale dhe me taksa te uleta ose pa taksa fare, por ofrojne dhe sherbime jashtezakonisht minimale, perdorin aeroplane me modeste, paguajn pilotet dhe punetoret der 50 apo 60% me pak, kerkojne p.sh. ekstra te holla per forma te ndryshme te pageses online, nuk pranojne stornime, kerkojne me shume per bagazhe etj...
Ne fund, nese llogarisim te gjitha, perfshi edhe subvencionimet e ndryshme indirekte, demtimin e buxhetit dhe mireqenjes se pergjithshme financiare dhe sociale, harxhimet ekstra (me taksi) per te udhetuar nga aeroporti provincial ne metropol, qe patjeter duhet llogaritur nese deshirojme krahasim objektiiv me linja tradicionale, kohen e humbur per te shkuar ne metropol, demtimi ekstra i ambientit etj. cmimi nuk del ai qe mendojne ose shpresojne shumica. Me siguri cmimi ne shume raste del perafersisht i njejte me ate te linjave tradicionale...
Sigurisht, per disa kategori njerezish, per destinacione te caktuara, ne kohe te caktuara dhe me angazhim te duhur eshte absolutisht e mundur te udhetohet me lire apo shumfishe me lire se me linja tradicionale ose standarde.
Por, ne fund dikush ( disa, shumica apo te gjithe se bashku) duhet ti paguaj edhe keto biletat e lira (qe ne fakt me teper jane reklame) qe bilanci perfundimtar te jete pozitiv apo mjaft pozitiv per LCC-ne apo pronaret e kompanive te tilla...
Krijoni Kontakt