Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 43
  1. #1

    Post Analfabetizmi, Kosova e para në Evropë

    PRISHTINE- Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë tregojnë se 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë, që nuk dinë shkrim dhe lexim, ndërsa analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë, janë 82 mijë e 188 persona.

    Mosha e personave analfabetë të plotë dhe analfabetë funksionalë nuk është publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, por në këto të dhëna hyn popullata e moshës mbi 10-vjeçare.

    Ekspertë të çështjeve të arsimit thonë se këto shifra tregojnë se numri i qytetarëve që nuk dinë shkrim dhe lexim ka shënuar rënie, krahasuar me të dhënat e ndryshme të bëra më herët.

    Në vitin 1981 Kosova kishte 17,6 për qind të popullatës analfabete në tërësi. Në vitet e pasluftës në Kosovë rreth 6 për qind vlerësoheshin të ishin analfabetë.

    Halim Hyseni nga Qendra për Arsim e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet e fundit për analfabetizmin tregojnë se për 2 për qind është përmirësuar gjendja e personave që nuk kanë ditur shkrim dhe lexim. “Mbi bazën e vlerësimeve të deritashme, shkalla e qytetarëve të Kosovës që nuk dinë fare shkrim dhe lexim ka qenë 5.6 për qind, përkatësisht rreth 6 për qind. Me rezultatet e fundit, del se 2 për qind është avancuar, pra është përmirësuar gjendja e shkrim-leximit klasik, do të thotë paaftësisë së qytetarëve të moshës mbi 10-vjeçare që nuk dinë shkrim dhe lexim”, thotë Hyseni.

    Sidoqoftë, Hyseni thekson se kjo gjendje është shqetësuese për Kosovën, nëse krahasohet përqindja e analfabetizmit me vendet e rajonit dhe të Evropës. Sipas tij, Kosova zë vendin e parë në Evropë me shkallë të lartë të analfabetizmit.

    Për zbutjen e analfabetizmit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për vite të tëra ka mbajtur mësime joformale, që mundësojnë mësimin e shkrim-leximit, për qytetarët, të cilët, për arsye të ndryshme, nuk kanë mundur të vijojnë shkollimin.

    Eksperti i arsimit, Dukagjin Popovci, thotë për Radion Evropa e Lirë se të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës nuk kanë dhënë shifra të qarta për moshën e analfabetëve. Sipas tij, në kohën kur do të publikohen ato të dhëna, atëherë do të kemi një pasqyrë më të mirë se a mund të zbutet shkalla e analfabetizmit apo jo.

    “Edhe po të shtrohet pyetja se deri kur do të mund të çrrënjoset ose zvogëlohej në mënyrë domethënëse analfabetizmi në Kosovë, përgjigjja e saktë nuk mund të jepet pa i pasur të dhënat sipas grupmoshave”.

    “E, unë mendoj se ato duhet të dalin diku nga dhjetori, që po supozoj që për njerëzit, të cilët janë të një moshe më të shtyrë se 65 vjeç e më lart, sigurisht që do të jetë vështirë të shpresohet se mund të bëhen hapa të mëdhenj në çrrënjosjen e analfabetizmit në ato kategori. Por, kur bëhet kjo për moshat më të reja, me to natyrisht që duhet të punohet”, konsideron Popovçi.

    Ndërkaq, Halim Hyseni nga Qendra për Arsim e Kosovës, thotë se mbi bazën e këtyre rezultateve të analfabetizmit, institucionet e Kosovës duhet të merren me zhvillimin e politikave arsimore, si dhe të hartojnë projekte për këtë numër të qytetarëve që nuk dinë shkrim dhe lexim.

    Mjaft shqetësuese, edhe sipas Hysenit, mbetet edhe numri i qytetarëve që janë analfabetë funksionalë.

    “Numri prej 55 mijë qytetarëve që nuk dinë fare shkrim dhe lexim është hendikep dhe një faktor jashtëzakonisht pengues për zhvillimin e Kosovës. Por, unë mendoj se shqetësimi më i madh është numri i madh i qytetarëve që kryesisht janë analfabetë funksionalë, të cilët dinë lexim dhe shkrim, por që nuk janë në gjendje ta kuptojnë një tekst apo ta interpretojnë një tekst, apo një tabelë të thjeshtë”, vlerëson Hyseni.

    Ekspertët e arsimit thonë se në Kosovë me një punë intensive në mësime joformale, deri në vitin 2015, përqindja e analfabetizmit do të mund të zvogëlohej në 0.5 për qind.

    Ligjvënësit kosovarë, përmes një rezolute, në vitin 2008 kanë miratuar Deklaratën e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara. Atë kohë, ata janë zotuar se së bashku me Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës, do t’i përmbushin tetë objektivat e kësaj deklarate, përfshirë analfabetizmin.

    Deklarata e Mijëvjeçarit është nënshkruar në vitin 2000 nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe ka përcaktuar 8 qëllime, 18 plane dhe 48 indikatorë, për të matur progresin deri në vitin 2015.
    (m.a/Evropaelire/BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    *

    S'eshte asgje tragjike nese ka analfabete ne nje vend, qofshin edhe kampionë ne kete "lemi"...
    ...meqenese analfabetet "funksionojne" ndryshe, "orientohen" ndryshe...
    Tragjike eshte aty ku ka shume gjysmeanalfabete, sepse keta as funksionojne si "alfabete" e as kane orientim (jane te c'orientuar=s'e dijne/njohin as njeren as tjetren komplet). Te tille ka me se shumti dhe, me e keqja, jane neper vende udheheqese gjithandej shqiptarise.


    *

  3. #3
    Ja kush eshte problemi

    PRISHTINE-Në Kosovë, udhëheqës të lartë politikë e fetarë hodhën dje gurë-themelin e xhamisë së re në Prishtinë, ndërtimi i së cilës pritet të kushtojë rreth 20 milionë euro.

    Gjatë ceremonisë në të cilën morën pjesë edhe udhëheqësit e kishës katolike dhe asaj ortodokse, u bënë thirrje për ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës fetare dhe besimit tradicional në vend.

    (d.b/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Universitetet shqiptare, më të dobëtat në botë
    “Harvard University” vazhdon të mbetet universiteti më i mirë në botë ndërsa SHBA vazhdon të mbetet vendi me universitetit më cilësore. Në listën e publikuar nga “Ranking Web of World Universities”, pas Harvardit renditet “Massachusetts Institute of Technology” dhe pas tij “Stanford University”.

    Top lista është “pushtuar” nga universitet amerikane dhe vetëm “Universidade de Sao Paulo USP” i Brazili është pozicionuar në vendin e 15-të. Më pas përveç aty amerikane në vendet e parë bën pjesë një universitet britanik (University of Oxford), Sëiss Federal Institute of Technology Zurich, University of Toronto. Universiteti më i mirë Italian është ai i Bolonjës.

    Po universitetet shqiptare?

    Pa frikë, mund të cilësohemi si vendi me cilësinë më të dobët të universiteteve në botë. Në këtë renditje të “Ranking Web of world Universites” janë marrë në konsideratë 20 mijë e 745 universitete gjithsej ku universiteti më i dobët shqiptar renditet në vendin e 20 mijë e 634.

    Poshtë vendeve 10 mijë ndodhet të gjithë të tjetër përveç dy universiteteve, ai i Tiranës dhe Epoka, që ka pozicionimin më të mirë (7 299). Universitetet shqiptare kanë lënë pas universitetet e Etiopisë, Haitit, Pakistanit, Beninit dhe të Kamboxhias.http://www.google.se/url?sa=t&rct=j&...70c5oK57Ie56sQ

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Ne Kosove perqindja e atyre me fakultete ka dalur te jete me e madhe se perqindja e atyre me shkolla te mesme, cka nenkuptojme se intelegjenca eshte shume me e madhe se analfabetizmi dhe gjysemanalfabetizmi dhe gjysemanalfabet ka shume me shume se analfabet. Analfabet ne Kosove mund te jete vetem popullata e moshuar ne pergjithesi. Ne Kosove deri diku kemi edhe moshnim demografik

  6. #6
    Bajrak, te analfabetizmi e kishim fjalen ne
    Revolution 1848

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Bajrak, te analfabetizmi e kishim fjalen ne
    Nje duhesh me dite,kosova ishte afere10 vite nen okupimin serb,aty qendron problemi?
    po ju ne shqiperi - Universitetet shqiptare, më të dobëtat në botë

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Bajraku Lexo Postimin
    Nje duhesh me dite,kosova ishte afere10 vite nen okupimin serb,aty qendron problemi?
    po ju ne shqiperi - Universitetet shqiptare, më të dobëtat në botë
    Na rrufsh sa malet ti me gjith arsyetimin tend. Kush po te bo krahasim ty mer se na grrice me gjith universitet e Shqiperise. Une nuk po te lavdroj Shqiprine dhe nuk po ju ul juve

    Mos harxhoni miljona euro per kisha dhe xhamija, po invstoni ne arsim, kulture dhe infrastrukture, po deshet qe te integroheni.

    Po nuk deshet hani hurma arabie
    Revolution 1848

  9. #9
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    .....ja pasket fillu me u shty si fmija jo ju , jo ne, eshte e njeit kudo qe te jeta prezent analfabetizmi ne trojet shqiptare, sepse eshte plage jona e perbashket. Dihet qe ne Shqiperi kjo dukuri nuk eshte edhe aq e theksuar pasi qe ate e luftoi dhe e zhduku E.Hoxha, e vetmja e mire e tije qe beri per populle, por mjaft e rendesishme sepse frytet e saje i shijoin edhe sote.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Na rrufsh sa malet ti me gjith arsyetimin tend. Kush po te bo krahasim ty mer se na grrice me gjith universitet e Shqiperise. Une nuk po te lavdroj Shqiprine dhe nuk po ju ul juve

    Mos harxhoni miljona euro per kisha dhe xhamija, po invstoni ne arsim, kulture dhe infrastrukture, po deshet qe te integroheni.

    Po nuk deshet hani hurma arabie
    ato investime pi bene xhamia, jo hashim mafia

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga Bajraku Lexo Postimin
    ato investime pi bene xhamia, jo hashim mafia
    Po normal, se xhamija analfabeta don sa me shume

    Qeveria duhet ti thote stop. Nese doni te na ndihmoni, duhet te investoni ne shkolla, qe te mesojm si shkruhet dhe lexohet.

    Si do ta lexojne kuranin analfabetet ?
    Revolution 1848

  12. #12
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Na rrufsh sa malet ti me gjith arsyetimin tend. Kush po te bo krahasim ty mer se na grrice me gjith universitet e Shqiperise. Une nuk po te lavdroj Shqiprine dhe nuk po ju ul juve

    Mos harxhoni miljona euro per kisha dhe xhamija, po invstoni ne arsim, kulture dhe infrastrukture, po deshet qe te integroheni.

    Po nuk deshet hani hurma arabie

    - te paska kaplu gjumi i Ariut.
    - Informohu pak ma mir per arsim e kultur dhe infrastruktur.
    - asniher ne Kosove investim ma te madh nuk ka pas se deri tani.
    Investimet me te mdhaja ne Kosov jan bere prej se Qeveris Hashim Thaqi.
    - informohu ma mir edhe bindu vet.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    te rinjet ne kosove sot jan pa motiv per te mesuar

    i kryej si i kryejn fakultetet dhe pastaja pune nuk ka!

    nje numer i vogel qe mesojn seriozisht, dhe nje numer edhe me i vogel i profesorve qe ligjerojn profesionalisht

    shkurt hesapi,kurr shkollimi ne Kosove nuk ka qen me i dobet.

    kjo eshte per te marr faculeten e me fillu vajin.

  14. #14
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    Citim Postuar më parë nga teta Lexo Postimin
    te rinjet ne kosove sot jan pa motiv per te mesuar

    i kryej si i kryejn fakultetet dhe pastaja pune nuk ka!

    nje numer i vogel qe mesojn seriozisht, dhe nje numer edhe me i vogel i profesorve qe ligjerojn profesionalisht

    shkurt hesapi,kurr shkollimi ne Kosove nuk ka qen me i dobet.

    kjo eshte per te marr faculeten e me fillu vajin.

    ....ke te drejt e nderuar, arsimi ne kosove eshte nje deshtim total, ka kuantitet por mungon kualiteti, diploma me shumice por dija mungon.

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Te jeni te sigurte qe shume me shume ka dicipline dhe perpikmeri ne UP se sa ne Universitetet e Shqiperise. Kete nuk e them per qellim krahasimi, por realiteti eshte i tille

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin
    Te jeni te sigurte qe shume me shume ka dicipline dhe perpikmeri ne UP se sa ne Universitetet e Shqiperise. Kete nuk e them per qellim krahasimi, por realiteti eshte i tille
    ca rendesi ka krahasimi ?!

    une po flas per Kosove

    duhet pranuar dicka,ne shqiperi lexohet me shume.
    si standard e marr numrin e shitjes se librave...ne faklutete nuk di,ama ne kosove lexohet shum pak,gati hiq.

    ne nje emision me aktualitete,kishte dal nje i ri ne rruget e prishtines dhe i prekte kalimtaret e rastit me liber,dhe ju thoshte: mos u frikesoni nuk ha,eshte liber.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga teta Lexo Postimin
    ca rendesi ka krahasimi ?!

    une po flas per Kosove

    duhet pranuar dicka,ne shqiperi lexohet me shume.
    si standard e marr numrin e shitjes se librave...ne faklutete nuk di,ama ne kosove lexohet shum pak,gati hiq.

    ne nje emision me aktualitete,kishte dal nje i ri ne rruget e prishtines dhe i prekte kalimtaret e rastit me liber,dhe ju thoshte: mos u frikesoni nuk ha,eshte liber.
    Nuk e di aqe shume une jame me teper se 20 vite jasht kosoves?
    Sipase vlerisimit te Amerikanve , shqiptaret e kosoves jane ma intelektual se te shqiperise?

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    nuk po flisnim per intelegjenc

    pastaja studentet kosovar qe vendosin te ikin jasht,jan ata qe vertet duan te shkollohen

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - te paska kaplu gjumi i Ariut.
    - Informohu pak ma mir per arsim e kultur dhe infrastruktur.
    - asniher ne Kosove investim ma te madh nuk ka pas se deri tani.
    Investimet me te mdhaja ne Kosov jan bere prej se Qeveris Hashim Thaqi.
    - informohu ma mir edhe bindu vet.
    Investime mund te jen bere, por jo aty ku duhet. Cfar i hyjn ne pune Kosoves 10 xhamia ne nje qytet si prizreni psh, apo kisha ne nje fshat me tre shtepi, qe nuk ka as rruge per te vajtur ne shkolle, ku shkollen mund ta ket 50 km ?

    Ta perseris edhe njehere: Qeveria duhet te therrase investitor per te ndertuar Shkolla, Industri, Infrastrukture. Kur ti ket ven ne vije keto gjera elementare por shume domethense per jetesen e Kosoves dhe integritetin e saj, atehere le te ndertoje Kisha dhe Xhamija sa te doje
    Revolution 1848

  20. #20
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Analfabetizmi nder qytetaret e Kosoves nuk eshte fenomen qe zhduket per 5 vite apo per 10 vite. Eshte me rendesi (dhe normalisht qe nuk do ndodh) qe te krijohen gjenerata te reja analbetesh, nese nje 50 vjeqar eshte analbet ai tani nuk mundte dergohet ne shkoll me qellim te permiresohet gjendja e analbatzimit statistikisht, ai i till do vdes.
    Problemi qendron te gjeneratat e viteve 1930-40, sepse edhe ne numer jane bukur shume edhe ne ate kohe nuk eshte investuar ne shkollim.

    Normalisht se ne kohen e qeverisjes se Thacit jane ndertuar me se shumti shkolla, mirepo as kjo nuk mjafton te zhduket analfabetizmi.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •