Close
Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 171
  1. #121
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Pėr: Schmitt provokon sėrish: Shqiptarėt e pranuan Perandorinė Osmane

    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Gjermanet kane nje shprehje; Cfare fshatari nuk e njeh, nuk e ha. Shumica e kanarinave qe kendojne per Schmittin e kane njohur figuren dhe punen e tij ndermjet portaleve online dhe gazetave sharlatane shqipfolese. Ai si cdo gjermanofon eshte gjenial dhe voluminoz; sigurisht qe ka nevoje te ndricohet ne disa momente e provokon kur eshte kthyer ne luks te ceket nga cdo gazetar e cdo polianalist shqipfoles, nga cdo injorant e capacule qe di pak e flet shume, nga akademike te nivelit te Leces e nga ''demantoret'' e gjitheditur e te famshem te miteve, te cilet kapen pas metodologjise se Schmitt per te qene te ''vecante'' ne podiumet mediatike shqipfolese. Cdo kush qe ka dy gram nga historia e nga ideja se si ajo funksionon, e respekton kete figure dhe punen e tij, e cila gezon autoritet ne akademine vjeneze, e cila eshte a-ja dhe zh-ja e studimeve historike per Europen Qendrore dhe Juglindore. Madje para disa kohesh, reagimi ''intelektual'' shqiptar ndaj fenomenit ''Schmitt'', terhoqi vemendjen dhe nderhyrjen e nje tjeter autoriteti shkencor si Noel Malcolm.
    Dy pyetje, Uriel

    A kane te drejte historianet te dalin ne perfundime si ky me poshte?

    Schmitt thotė se nuk ka njė vazhdimėsi iliro- shqiptare...
    Ketu ka dicka qe nuk shkon.
    Nese Schmitt me te vertete ka thene kete, athere ai eshte vetem nje amator pasi ka thyer rende kodin e historianit, sepse kur ka kunderfakte nuk mund te dalesh ne perfundime.
    Nese e ka shkruar vete "Der Spiegel" atehere, Schmitt duhet te reagoje duke kerkuar "riformulim" te artikullit.
    Ose e fundit eshte "trapllik" i gazetes Tema (C'do gje eshte e mundshme), qe ka nxiturr kurreshtjen dhe fantazite e Aqillit

    Nje nga keto.

    Ka dhe nje dicka qe kam dashur me kohe ta them. Historianet nuk shkruajne libra per masen por trakte shkencore. Nuk merren as me mediat per te leshuar mufka neper pervjetore, sepse fundja, te gjith e dijme se Historia sipas SCHMITT eshte nje histori shkruar sipas dokumentave te kohes nga arkivat sllave dhe disa dhe nga Venediku, dhe deri me ketu nuk ka asgje te keqe, pasi sic kemi pasur historiane qe kane shkruar sipas arkivave te romes kemi pasur dhe shume te tjere qe shkruanin sipas arkivave te stambollit (eg. Selami Pulaha, Hasan Kaleshi etj.) Por a mjafton vetem kaq dhe te dalesh si tellall neper bote per te thene "Eureka"?

    Eshte shume e lehte ti quash "Cuba" shqiptaret sipas arkives se stambollit, edhe "Te pafe" sipas arkivave te Romes. Maksimumi qe mund te thote nje historian eshte te japi opinion, sigurisht relativ.

    Kaq kisha une,

    Le ta vazhdojne temen Turkoshaket dhe Fanariotet se ata kane gjithmone te thone dicka me teper.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Scion : 20-01-2013 mė 14:23
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Schmitt provokon sėrish: Shqiptarėt e pranuan Perandorinė Osmane

    Shmiti,u mahit,ka pas per qellim mi dhez shqipetaret,ose mi testu nervat e tyre,mjafton vetem vepera ilrikum sakrum,veper kolosale qe ska fund,e sktrur per 200 vjet perafersidht nka priftat katolik,veper e pashoqe maxsimumi i mendjes njerzore per keta prifta duhet te kemi rrespekt e jo per shmitin komediash qe hundet e veta sdin mi fshi,kjo veper e tregon realitetin historik te shqipetarve,kurse per marin barletin etalon i shkrimit evropian,le te mundohet shmiti veq nje faqe ta bej sikurse marin barleti,ather per te tham se eshte gjenial....

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Schmitt provokon sėrish: Shqiptarėt e pranuan Perandorinė Osmane

    Vepra ilirikum sakrum,e paraqet madheshtin e kombit fisnik shqipetar,i bekuar nga zoti i madherishm,mbijetesa jon eshte rezultat i flijimit te njerzve madheshtor ,qe pa kurfar diskutimi jemi pasardhs te alesandrit te madh,pirros,klaudit ii,batuas se desidiatve,agronit,e shum e shum personaliteteve tjera,mohimin e bejn armiqet per shkak te gjelozis,dhe ersira pes shekullore,,,,, pikrisht nga perandoria osmane dhe suulltant e mbrapsht turq,,,,,

  4. #124
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Pėr: Schmitt provokon sėrish: Shqiptarėt e pranuan Perandorinė Osmane

    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin
    Dy pyetje, Uriel

    A kane te drejte historianet te dalin ne perfundime si ky me poshte?



    Ketu ka dicka qe nuk shkon.
    Nese Schmitt me te vertete ka thene kete, athere ai eshte vetem nje amator pasi ka thyer rende kodin e historianit, sepse kur ka kunderfakte nuk mund te dalesh ne perfundime.
    Nese e ka shkruar vete "Der Spiegel" atehere, Schmitt duhet te reagoje duke kerkuar "riformulim" te artikullit.
    Ose e fundit eshte "trapllik" i gazetes Tema (C'do gje eshte e mundshme), qe ka nxiturr kurreshtjen dhe fantazite e Aqillit

    Nje nga keto.

    Ka dhe nje dicka qe kam dashur me kohe ta them. Historianet nuk shkruajne libra per masen por trakte shkencore. Nuk merren as me mediat per te leshuar mufka neper pervjetore, sepse fundja, te gjith e dijme se Historia sipas SCHMITT eshte nje histori shkruar sipas dokumentave te kohes nga arkivat sllave dhe disa dhe nga Venediku, dhe deri me ketu nuk ka asgje te keqe, pasi sic kemi pasur historiane qe kane shkruar sipas arkivave te romes kemi pasur dhe shume te tjere qe shkruanin sipas arkivave te stambollit (eg. Selami Pulaha, Hasan Kaleshi etj.) Por a mjafton vetem kaq dhe te dalesh si tellall neper bote per te thene "Eureka"?

    Eshte shume e lehte ti quash "Cuba" shqiptaret sipas arkives se stambollit, edhe "Te pafe" sipas arkivave te Romes. Maksimumi qe mund te thote nje historian eshte te japi opinion, sigurisht relativ.

    Kaq kisha une,

    Le ta vazhdojne temen Turkoshaket dhe Fanariotet se ata kane gjithmone te thone dicka me teper.
    Ti ke reflektuar gjithmone pjekuri intelekti per ti perceptuar gjerat drejte, pavaresisht se rreshket si pasoje e keqinformimit. Mos u nis nga qellimet e Arqileve e Qazimave. Librat e Schmitt jane botuar si vepra historike, studime te dalura nga nje akademi prestigjoze; ceshtje tjeter se si interpretohet vepra e tij nder shqipfoles dhe inisiativa e Klosit per ta sjelle ne shqip. Kur thashe eshte gjenial, u nisa nga perspektiva e nje albanologu i cili eshte ne moshe te re e premton shume per te pasuruar studimet rreth shqiptareve. Ky liberthi ne fjale nuk eshte as botim i ri, eshte botuar vjet ne maj. Une nuk kam hasur ndonje interviste te Schmitt ne "Der Spiegel" keto muajt e fundit, keshtu qe kemi nje zbulim te vete "Temes", qe nuk e di qe Schmitt eshte zvicerian e jo austriak, pavaresisht pozicionit te tij ne Akademine e Schkencave austriake. Schmitt thote se prejardhja e shqiptareve nga perspektiva jone eshte e qarte; vazhdimsia iliro-shqiptare me baze gjuhen dhe pretendimi si kombi me i lashte europian, ne kohen kur nuk ka asgje te trasheguar nga gjuha ilire, perpos antroponimesh e ne te njejten kohe ngre paralelizem me ceshtjen baske, te cilet si shqiptaret, pretendojne te njejten gje ne kohen kur gjuha e tyre shkruhet per here te pare gjate shek XVI; gjuha shqipe perdoret per here te pare vec ne Mesharin e mbijetuar gjer me sot ne nje ekzemplar. Kjo eshte nje cekje ne hyrje te librit te tij, sebashku me daljen perhere te pare te albaneve ne tekstet bizantine te shek XI. Kjo puna e erresires dhe shekullit te famshem XI, nuk vlen vec per shqiptaret por per gjithe Ballkanin. Tek libri per Kosoven, Schmitt shkruante se periudha nga shekujt VI-XI eshte e pakapshme; ne paranteze per te hedhur poshte pretendimet e pranise sllave ne mazhorance ne Kosove ne fund te mesjetes se hershme. Me thelle nuk futet, ku shkruan se pergjigje dhe trajtim per vazhdimesine iliro-shqiptare ne kete vellim (pra ne liber) nuk gjendet, pra nuk ka.

    Ne asnje nga librat e Schmitt qe me ka rene ne dore, nuk kam vene re mbizoterim te arkivave sllave ne biblografi. Sigurisht qe cek autore sllave; mos valle do imponojme gjykimin tone se cfare na shkon per shtat? Kjo eshte fiaskoja me e madhe e llapagjateve gazetare dhe pseudointelektualeve, te cilet nuk kishin lexuar as librin "Skenderbeu" gjate interpelances se famshme te botimit ne Vjene, skandal, qe pasoi me tej me kerkesen absurde te qendres se dijes Mesdhetare, Leces. E gjitha nisi pas nje shtyrje te dates se botimit nga ana e autorit per shkak te daljes ne drite se nje dokumenti ne arkivat qendrore te Beogradit. Sa per kuriozitet, Schmitt ka kaluar me shume kohe duke hulumtuar arkivat dhe burimet shqiptare dhe raguziane; keto te fundit kane qene perhere larg shovinizmit serb; kjo vlente thjesht per statistika. Jam shume i sigurte qe ne pjese derrmuese, edhe ketu ne hapesirat e diskutimit rreth tij (perjashto analfabetet), njohuria rreth vepres se tij eshte zero, pasi askush se ka lexuar. E them kete, pasi kam hasur nga individet qe dine vec retorike boshe e deri te injorantet (persa i takon kesaj fushe), qe si gjithe pjesa tjeter marrin mbi shpatulla konpetencat e te gjithediturve qe ne fund nuk dine asgje.
    relata refero

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2010
    Postime
    121

    Pėr: Schmitt provokon sėrish: Shqiptarėt e pranuan Perandorinė Osmane

    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Ti ke reflektuar gjithmone pjekuri intelekti per ti perceptuar gjerat drejte, pavaresisht se rreshket si pasoje e keqinformimit. Mos u nis nga qellimet e Arqileve e Qazimave. Librat e Schmitt jane botuar si vepra historike, studime te dalura nga nje akademi prestigjoze; ceshtje tjeter se si interpretohet vepra e tij nder shqipfoles dhe inisiativa e Klosit per ta sjelle ne shqip. Kur thashe eshte gjenial, u nisa nga perspektiva e nje albanologu i cili eshte ne moshe te re e premton shume per te pasuruar studimet rreth shqiptareve. Ky liberthi ne fjale nuk eshte as botim i ri, eshte botuar vjet ne maj. Une nuk kam hasur ndonje interviste te Schmitt ne "Der Spiegel" keto muajt e fundit, keshtu qe kemi nje zbulim te vete "Temes", qe nuk e di qe Schmitt eshte zvicerian e jo austriak, pavaresisht pozicionit te tij ne Akademine e Schkencave austriake. Schmitt thote se prejardhja e shqiptareve nga perspektiva jone eshte e qarte; vazhdimsia iliro-shqiptare me baze gjuhen dhe pretendimi si kombi me i lashte europian, ne kohen kur nuk ka asgje te trasheguar nga gjuha ilire, perpos antroponimesh e ne te njejten kohe ngre paralelizem me ceshtjen baske, te cilet si shqiptaret, pretendojne te njejten gje ne kohen kur gjuha e tyre shkruhet per here te pare gjate shek XVI; gjuha shqipe perdoret per here te pare vec ne Mesharin e mbijetuar gjer me sot ne nje ekzemplar. Kjo eshte nje cekje ne hyrje te librit te tij, sebashku me daljen perhere te pare te albaneve ne tekstet bizantine te shek XI. Kjo puna e erresires dhe shekullit te famshem XI, nuk vlen vec per shqiptaret por per gjithe Ballkanin. Tek libri per Kosoven, Schmitt shkruante se periudha nga shekujt VI-XI eshte e pakapshme; ne paranteze per te hedhur poshte pretendimet e pranise sllave ne mazhorance ne Kosove ne fund te mesjetes se hershme. Me thelle nuk futet, ku shkruan se pergjigje dhe trajtim per vazhdimesine iliro-shqiptare ne kete vellim (pra ne liber) nuk gjendet, pra nuk ka.

    Ne asnje nga librat e Schmitt qe me ka rene ne dore, nuk kam vene re mbizoterim te arkivave sllave ne biblografi. Sigurisht qe cek autore sllave; mos valle do imponojme gjykimin tone se cfare na shkon per shtat? Kjo eshte fiaskoja me e madhe e llapagjateve gazetare dhe pseudointelektualeve, te cilet nuk kishin lexuar as librin "Skenderbeu" gjate interpelances se famshme te botimit ne Vjene, skandal, qe pasoi me tej me kerkesen absurde te qendres se dijes Mesdhetare, Leces. E gjitha nisi pas nje shtyrje te dates se botimit nga ana e autorit per shkak te daljes ne drite se nje dokumenti ne arkivat qendrore te Beogradit. Sa per kuriozitet, Schmitt ka kaluar me shume kohe duke hulumtuar arkivat dhe burimet shqiptare dhe raguziane; keto te fundit kane qene perhere larg shovinizmit serb; kjo vlente thjesht per statistika. Jam shume i sigurte qe ne pjese derrmuese, edhe ketu ne hapesirat e diskutimit rreth tij (perjashto analfabetet), njohuria rreth vepres se tij eshte zero, pasi askush se ka lexuar. E them kete, pasi kam hasur nga individet qe dine vec retorike boshe e deri te injorantet (persa i takon kesaj fushe), qe si gjithe pjesa tjeter marrin mbi shpatulla konpetencat e te gjithediturve qe ne fund nuk dine asgje.

    gjuha shqipe perdoret per here te pare vec ne Mesharin e mbijetuar gjer me sot ne nje ekzemplar. Kjo eshte nje cekje ne hyrje te librit te tij, sebashku me daljen perhere te pare te albaneve ne tekstet bizantine te shek XI

    Po vetem Gjoni e dinte shqipen ne at kohe? apo qe nga ai liber shqipetaret do te lexonin shqip se per te folur "nuk dihesh se ē'gjuhe flisnin".
    Shqiptaret gjithmon pasi u kan treguar" breket" botes kan pyetur per ngjyren e tyre,dhe te kenaqur qe ngjyra e tyre ndryshon gjithmone.

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461

    Pėr: Schmitt provokon sėrish: Shqiptarėt e pranuan Perandorinė Osmane

    CILI POPULL PRANON ROBENIN.Cili popull?Roma merte ushtare nga iliret,turqit nga shqipetaret.PAGESA e roberis me mish shqipetari.Si ne kohen e Romes,si ne kohen e turkut.Gjate historise sone,se paku 1000 kryengritje,kunder pushtueseve.ne shumten e rasteve LOKALE.Mirepo kojshit tone i bame shtete.Sepse ata qe nuke pranuen pushtuesin turk,luftuen per tjeterkend.Dhe sote,Siria,Libanoni,Egjipti,Greqia,Macedonia,Serbi a,Bullgaria Mali Zi,Historia ashte me plote shqipetare themelues te ketyne shteteve,Qka te themi tjeter.

  7. #127

    Pėr: Schmitt provokon sėrish: Shqiptarėt e pranuan Perandorinė Osmane

    Tema eshte per Schmitt dhe ate qe ka shkruar per shqiptaret. Jo per revolucionet greke apo sesa siriane apo turq duken greket e sotem. Lerini keto tollovitje dhe perqendrohuni ne subjektin ne fjale. Shkrimet jashte teme u fshine.

  8. #128
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Schmitt provokon sėrish: Shqiptarėt e pranuan Perandorinė Osmane

    Schmitt, njė rrėfim pėr njė post-modernist

    Nga Salih Mehmeti

    ļUōłņ ī 1óōļńßįņ ķįéńåčåßóēņ ōņ ėēčåßįņ ōx źįōįėåéšüģåķļķ įPōņ ķłöåėrņ ćßķåōįé äéŽćēģį.
    ....nėse historisė i hiqet e vėrteta, ajo mbetet bosh, njė rrėfenjė e kotė.
    (Polibi, Historia, 1.14.6)

    Tash sė fundi doli nė shqip libri i Oliver Jens Schmitt 'Kosova, histori e shkurtėr e njė treve qendrore ballkanike' nga kompania 'KOHA', e njohur pėr botime tė cilat vetėm sa rrisin inflacionin e librave me agjendė tė caktuar. Buja mediale qė i jepet si zakonisht historianit 39 vjeēar nga Austria ėshtė nė pėrpjestim tė zhdrejtė me cilėsinė e publikimeve tė tij. Pėrtej vernikut mediatik, librin 'Kosova…' e pėrshkon njė pėrqasje e skajshme post-moderniste e tė rrėfyerit historik. Me fjalė tė tjera, ajo ėshtė veēse njė mėtim arrogant se gjoja nuk ekziston njė e vėrtetė e vetme por disa sosh, tė cilat ballafaqohen pėrhershėm nga interpretime shemra. Nė njė pėrsiatje tė shkėlqyer mbi po kėtė problem, historiania amerikane Mary R. Lefkowitz nėnvizon se ithtarėt e post-modernizmit besojnė se asnjė rrėfim historik nuk mund tė konsiderohet autoritativ, sepse studiuesit prore kanė motive politike, pavarėsisht nėse janė ose jo tė vetėdijshėm pėr to. Post-modernistėt, me fjalė tė tjera, besojnė se nuk mund tė ketė objektivitet pėr asgjė. Sipas tyre, ēdo pretendim ėshtė i dyshimtė, veēmas kur ėshtė i pranuar pėrgjithėsisht si i njėmendėt. Motivet e secilit historian duhet tė qėmtohen, pėrveē atyre tė post-modernistėve. Nė format e tij mė tė skajshme, post-modernizmi mbėshtet idenė se faktet nuk janė asgjė tjetėr pėrveē opinione, se objektiviteti i njėmendėt ėshtė i pamundshėm, se nuk ka njė tė vėrtetė por vetėm njė mendim mbizotėrues, ose njė konsensus mbizotėrues, nė ndonjėrėn nga fushat e shkencės. Me njė kritikė tė ngjashme shigjeton edhe Noam Ēomski, sipas tė cilit post-modernizmi ėshtė i pakuptimtė sepse nuk i shton asgjė dijės empirike ose asaj analitike. Zaten, pėrqasja post-moderniste e Schmitt-it ngre qindra pikėpyetje, tė cilave rrallėherė qėllon t'u japė pėrgjigje. Sė kėndejmi, dekonstruktimi qė pėrvijon ky historian nuk ofron ndonjė version alternativ, qė do tė rindėrtonte kėnaqshėm kuadrin e sė kaluarės sė Kosovės. Libri 'Kosova…' gėlon nga lajthime trashanike, tė bėra herė nga njėanshmėria e tij, e herė nga burimet e pėrcipta nė tė cilat mbėshtetet. Lajthimet e tjera metodologjike burojnė nga fakti qė Schmitt-i ėshtė veēse njė rishtar nė shumė prej fushave tė cilat gjakon t'i mbarėshtrojė. Leximi i rrėfimit tė tij vėshtirėsohet pamasė nga cilėsia e dobėt e pėrkthimit, i sipėrmarrė nga Enver Robelli, qė t'i acaron nervat nga gabimet e njėpasnjėshme ortografike. Pėr hir tė sė vėrtetės, Schmitt teksa zhdrivillon historinė e Kosovės ndėr vite, sipėrfaq aty-kėtu edhe pohime e interpretime korrekte, sidomos pėr mesjetėn dhe falsitetin e disa pretendimeve serbe nė lidhje me tė ashtuquajturat emigrime masive.

    Vetėdija ento-nacionale
    Nė zemėr tė interpretimeve revizioniste tė Schmitt-it qėndrojnė pėrqasjet e reja moderniste, tė cilat identitetin dhe vetėdijen etnike e kombėtare e shohin si zhvillim tė vonė, kryesisht tė injektuar nga elita tė ngushta politike, etnike apo fetare. Duke pėrvijuar modelin konstrukstionist tė identiteteve etnike e kombėtare, Schmitt i mėshon asaj qė shqiptarėt patėn njė zhvillim tė vonuar tė vetėdijes etnike, e rrjedhimisht edhe asaj kombėtare. Pasojisht, ai nė mėnyrė ad naseum e pėrdor termin 'shqipfolės' nė vend tė atij 'shqiptar', teksa pėrshkruan shqiptarėt nė kontekste tė ndryshme kohore. Njė formulim si ky (tė cilin e pėrdor 42 herė nė libėr) ka nėntekstin se shqiptarėt nė tė shumtėn e herave paskėshin qenė sall njė kategori linguistike, pa njė vertebėr etnike. Historani austriak ka vetėm njė ide tė vagullt mbi ēfarėsinė e identitetit etnik, ngase pėrdor premisa tė gabuara, tė cilat s'pėlqehen aspak me realitetet historike. David Anthony nė njė pėrsiatje tė gjithanshme mbi shoqėritė indo-evropiane, vėrėn nė njė rast se: "Politikat kundėrshtuese kristalizojnė kush nuk jemi ne, megjithėse nuk jemi tė sigurt kush jemi ne, dhe kėsisoj luajnė njė rol tė dorės sė parė nė pėrkufizimin e identiteteve etnike" (The Horse, The Wheel, & Language: How Bronze-Age Riders from the Eurasian Steppes Shaped the Modern World, 2009, f.114). Siē pikas me plotė tė drejtė, lingusti i shquar italian, Guliano Bonfante, ndodh shpeshherė qė njė popull nuk i jep vetės njė emėr tė caktuar. "Shpjegimi nuk ėshtė i vėshtirė - nėnvizon Bonfante - pėrbashkėsia e njė populli ndjehet mė tepėr nga njė i huaj sesa nga elementet e popullit vetė". Njė gjerman i ndjen mjaft fuqishėm veēanėsitė regjionale tė njė bavariani, saksoni apo reniani, tė cilat njė i huaj rrallė i vėren. Nė tė njėjtėn mėnyrė, njė italian shpesh e ndjen vetėn mbi tė gjitha si sicilian, milanez, venecian, napolitan, etj, kurse pėr njė anglez ai ėshtė vetėm njė 'italian' dhe asgjė tjetėr. (G. Bonfante 'The Name of the Phoenicians' nė Classical Philology, Vol. No. 1 (1941), p.10).

    Arnavud kavim
    Nėse trendi i studimeve moderniste vė theksin nė rėndėsinė e ndjesimeve subjektive tė njė grupi etnik (mė tepėr sesa nė elementet kulturore e gjenetike), atėherė paradigma e Max Veberit meriton tė pėrmendet gjatė trajtesave qė qendėrzohen rreth identitetit kombėtar tė shqiptarėve. Sipas tij, etniciteti ėshtė shuma e asaj sesi e ndjeson vetėn njė bashkėsi e caktuar, dhe si ndjesohet nga tė tjerėt po kjo bashkėsi. Vėzhguesit perėndimor tė shek. XIX, tė cilėt i ranė tėrthoreve tė Shqipėrisė nė tėrė shtrirjen e saj klasike (prej Gjirit tė Kotorrit deri nė Korinth; prej Pindit gjer nė Vardar e Moravė), patėn rastin tė njohin pėr sė afėrmi mendėsinė dhe idiosinkracinė e shqiptarėve tė kohės. Njoftimet e George Finlay, John Hobhouse, Charles Eliot e plot tė tjerė, dallonin thekshėm ndjenjėn e zbehtė fetare ndėr shqiptarė, qė ua lejonte atyre zhvillimin e njė ndjenje tė pėrbashkėsisė, duke u leēitė nga tė tjerėt. Njė element krejt i shpėrfillur ėshtė fakti sesi ndjesoheshin shqiptarėt nga autoritetet perandorake tė Stambollit. Administrata osmane nė tė shumtėn e kohės gjatė ndarjes sė popujve vartės pėrdorte matricėn fetare, me ē'rast shumica e popujve ortodoks tė Ballkanit cilėsoheshin formalisht si pjesė e miletit ortodoks, duke mos honepsur dallesat e thekshme gjuhėsore midis tyre. Por kėtu nxjerr krye njė pėrjashtim i rėndėsishėm e fort kuptimplotė. Siē vėren Charles Elliot, osmanėt i ndjesonin si tė njėjtė arnautėt, qofshin ata muslimanė apo tė krishterė ("Arnavud kavmi"). Ky element thelbėsor nuk duhet tė kalojė nė heshtje, siē provon tė bėjė Schmitt.

    Shpikja e identitetit religjioz
    Duke pėrdorur dendėsisht cilėsimin 'musliman' pėr ēdo lėvizje politike e shoqėrore nė Kosovėn e shekujve XIX dhe XX, ai jep njė pėrshtypje tė gėnjeshtėrt sikur kėto tėrthore tė Perandorisė Osmane ishin amshueshmėnisht tė gozhduara nė qerthujt e konservatorizmit dhe fanatizmit fetar. Nė fq. 147, Schmit rreket tė sqarojė se gjoja muslimanėt shqiptarė i paskan shkėputur lidhjet me bashkėbesimtarėt e tyre boshnjakė, vetėm kur kėta tė fundit me yshtjen e Serbisė u pėrpoqėn tė imponoheshin nėpėr xhamitė e Kosovės. Ky pohim i thėnė kuturu pėrgėnjeshtrohet jo vetėm nga fakti qė njė "simbiozė e ngushtė" (po tė pėrdorim termin e Schmitt-it) nuk ka ekzistuar asnjėherė, por edhe nga fakti tjetėr qė krerėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit hodhėn poshtė prerazi rekomandimin e Stambollit pėr tė luftuar nė mbrojtje tė Vilajetit tė Bosnjės, i cili rrezikohej tė gllabėrohej nga Perandoria austro-hungareze. Krerė tė rėndėsishėm tė Lidhjes, si Ali Pashė Gucia vendosmėrisht kundėrshtuan njė gjė tė tillė, duke kėmbėngulur qė formacionet ushtarake tė Lidhjes tė pėrdoreshin vetėm e vetėm pėr mbrojtjen e trevave gjeografike, nė tė cilat shquhej shumica shqiptare. Gazeta "Journal de Debat", duke bėrė fjalė pėr Lidhjen qė kanė bėrė shqiptarėt, shkruante: "Ndėrmjet kryengritjes sė boshnjakėve dhe asaj tė shqiptarėve ka njė ndryshim: boshnjakėt janė nxitur kryesisht nga fanatizmi fetar, kurse shqiptarėt janė tė mveshur nga ndjenja e kombėsisė dhe nga sedra kombėtare pa kurrfarė fanatizmi fetar". (Terxhuman-i Shark, viti I, 133, 29.8 (10.9), 1878, f.3). Njė studiues objektiv britanik si Noel Malcolm nė librin e tij 'Bosnia, a short history' nuk pėrmend asnjė pėrpjekje tė shqiptarėve pėr t'u implikuar nė mbrojtjen e Vilajetit tė Bosnjės nė emėr tė motiveve fetare apo tė lojalitetit perandorak. E nėse ka ekzistuar njė "simbiozė e ngushtė", ajo ėshtė thjeshtėsisht politike dhe aspak fetare. Padyshim qė Sami Frashėri jep pėrgjigjen mė bindėse kur thotė se: "interesat e pėrbashkėta tė myslimanėve tė Bosnjės dhe tė shqiptarėve i lidhin me serbėt e malazeztė, tė cilėt qė moti janė dushmanė tė tyre…"(Terxhuman-i Shark,viti I, nr.109, 4 (16) gusht 1878, f.1-2).

    Dardanėt - pėrtej stereotipeve
    Njė nga pohimet mė kundėrthėnėse me tė cilat hapet libri ėshtė pėrshkrimi i pėrciptė qė autori u bėn fisit ilir tė dardanėve, banorėve tė kryehershėm tė Kosovės. Sipas tij "Gjeografėt antikė dhe historianėt i pėrshkruajnė dardanėt me vokabularin tipik tė barbarėve: thuhej se janė tė panjerėzishėm, tė egėr, por edhe trima dhe kryengritės" (fq.35). Schmitt nuk bėn as rropatjen mė tė vogėl pėr tė depėrtuar pėrtej paragjykimeve tė autorėve grekė e romakė, tė cilėt qėllimshėm i demonizonin dardanėt sikur gjithė fiset e tjera jashtė orbitės kulturore greko-romake. Burimi i krejt paragjykimeve tė tilla i detyrohet faktit se shumė prej autorėve tė moēėm kishin veēse njė rravgim mbi botėn e stėrmadhe ilire e thrake ose shfrytėzonin thashetheme malicioze tė kohės. Duke u nisur nga njė fragment i gjeografit grek, Strabo, dardanėt nga disa janė menduar si njė popull i papastėr e pa kulturė higjienike, i cili rronte nė banesa tė rrėmihura nėn pleh. Njė paragjykim i tillė, prodhim i pastėr i imagjinatės greke, ka marrė pėrgjigje tė kėnaqshme nga ilirologėt ndėrkombėtarė. Kėsisoj, Aleksandėr Stipēeviq beson se papastėrtia tek dardanėt "nuk ka pasur lidhje me shprehitė higjienike tė dardanėve, por aty ėshtė fjala pėr larjet rituale, tė cilat hasen te shumė popuj tė tjerė" (A.Stipēeviē, Ilirėt, Rilindja 1980, f.90). ). Edhe studiuesi anglez, Franklin Walbank ėshtė i prirur tė besojė se kjo "mėnyrė jetese vėshtirė t'u pėrshtatet pronarėve tė pasur tė skllevėrve ose shėrbyesve" (Ėalbank "Iliria e Jugut nė shekujt III-II p.e.s nė Studime Ilire I, Rilindja 1978, f.302). Por nė tė njėjtin fragment tė gjeografit grek ekziston edhe njė dromcė befasuese, e cila flet pėr shijet subtile tė dardanėve rreth muzikės (teksti origjinal nė greqisht jep kėtė: ģļõóéźņ ä Eģłņ šåģåėŽčēóįķ åv ÷ńžģåķļé źįv įPėļņ źįv ōļņ ķōįōļņ ńćÜķļéņ. ļWōļé ģrķ ļVķ ķ ō ģåóļćįß)
    . Mė afėr vėrtetėsisė qėndron pikėpamja nė bazė tė tė cilės dardanėt pėr njė kohė tė gjatė patėn njė formacion tė mirėfilltė shtetėror, i cili i kundėr-qėndronte thuajse barabartėsisht shtetit maqedonas, mė tė cilin kishte fėrkime tė vazhdueshme. Ekzistenca e njė ushtrie tė mirė-organizuar (Diodori), klasa skllavo-pronare e fuqishme si dhe politika energjike e mbretėrve dardanė pėrligj hamendėsimin se dardanėt kishin njė jetė aktive politike, e cila nėnkupton njė sistem tė pėrparuar shtetėror pėr kohėn. Kėto hollėsi qėllimshėm lihen anash nga Schmitt, i cili synon shestimin e njė paradigme se treva e Kosovės nė mėnyrė tė pėrhershme, organizimin politik ia detyron forcave tė jashtme (Perandorisė Romake-Bizantine, serbe dhe sė fundmi asaj osmane).

    Lajthime banale
    Pena e Schmitt-it rrėshqet nė gabime trashanike, veēmas nė periudhėn e mesjetės. Njė rast eklatant ėshtė interpretimi i tij mbi betejėn apokaliptike tė nėntorit tė vitit 1448, ku Skėnderbeu nuk arriti t'i bashkėngjitej hunagerezėve tė Huniadit. Schmitti nė mėnyrė krejt paushalle thotė se "Skėnderbeu ishte kurthuar nė zėnka tė vogla nė Shqipėrinė e Veriut dhe ishte vonuar tė mbėrrinte nė lindje" (fq.46). Ky lajthim grotesk duket se ia kalon edhe atij tė historianit rumun Radu Florescu, i cili pretendonte se Skėnderbeu ishte burgosur nga Gjergj Brankoviqi (sic!). Por burime tė besueshme nuk lėnė shteg pėr dyshim: Skėnderbeu u vonua jo pse kishte zėnka nė veri tė Shqipėrisė, por pse Brankoviqi pėr t'i trashur lidhjet e tij me Sulltanin, e kishte penguar Skėndėrbeun qė tė kalonte mespėrmes zotėrimeve tė tij feudale, qė pėrshinin njė pjesė tė mirė tė Kosovės sė sotme. Duke i zėnė grykat kryesore tė kalimeve, Brankoviqi pengoi ushtrinė e Skėnderbeut qė t'i dilte nė krah Janosh Huniadit, trupat e tė cilit pothuajse u asgjėsuan nga njė sulm i stuhishėm turk. Nė vazhdim Skėndėrbeu "qė tė mos mbetej fare pa u hakmarrė...dhe pa e marrė hakun me ndonjė farė veprimi pėr pabesinė e Gjergjit (Brakonviqit - shėn. imi S.M), u lėshua me njė herė kundėr visevet armike tė Dhespotit bashkė me ushtrinė e vet tė mėnishme dhe, pasi i plaēkiti gjerėsisht, u vuri zjarrin dhe i shkatėrroi me shpatė an'e mbanė" (Marlin Barleti, Historia e jetės dhe e vepravet tė Skenderbeut, Tiranė 1964, f.124). Njė interpretim i tillė pranohet edhe nga njohėsi i thekur i historisė osmane, Donald Edgar Pitcher, i cili pohon se Brankoviqi luajti njė rol nė fitoren e Sulltanit nė vitin 1448 (An Historical Geography of the Ottoman Empire from the Earliest Times to the End of the Sixteenth Century (Leiden: Brill, 1972), f.71). Njė pasaktėsi e panevojshme e Schmitt-it ėshtė supozimi i tij se nėna e Skėnderbeut ishte nga dera e Brankoviqėve tė Pollogut (fq.46). Ky hamendėsim orvatet qė pėrmes disa dromcave tė hapėrdara tė sajojė praninė e Brankoviqėve nė tėrthoret e Pollogut. Historiani austriak nuk e peshon nė kandarin e gjykimit faktin pėrmbajtjesor, tė nėnvizuar sa e sa herė nga Marin Barleti, se treva e Dibrės sė Poshtme (pra ultėsira e Pollogut) gjer nė afėrsi tė Shkupit banohej nga arbėrit. Njė traditė e rrėnjosur qė nga kronika e Gjon Muzakės e kėtej lė tė nėnkuptohet se Vojsava ishte nga dera e fisme e Muzakajve. Nė tė mirė tė kėtij supozimi shėrben fakti se Muzakajt pėrmenden nė kėto anė mjaft dendur gjatė pėrplasjeve tė tyre tė pėrgjakshme me sundimtarin serb tė Prilepit, Krajleviē Marko.

    Beteja e Kosovės
    Njė mangėsi tjetėr e Schmitt-it ėshtė trajtimi i pėrciptė i Betejės sė Kosovės (fq.44). Ai nuk zė n'gojė aspak pjesėmarrjen e numėrt tė shqiptarėve, madje as tė hungarezėve, vllehve, bullgarėve, etj. Duke qėmtuar ngjarjet qė i paraprinė kėsaj beteje tė sertė, Schmitt nė mėnyrė fort paragjykuese sikur u lė fajėsinė shqiptarėve dhe 'vasalitetit' tė tyre ndaj osmanėve (nė libėr apostrofon luftėn e Gjergj Balshės II, tė ndihmuar nga trupat turke, kundėr mbretit boshnjak, Tvėrtko). Pėr tė mos i hyrė nė hak tė vėrtetės, Schmitt do tė duhej tė ndriēonte faktin se pėrparimi turk nė Ballkan u mundėsua jo pak nga sundimtarėt serbė, tė cilėt nuk shqiteshin nga mendėsia partikulariste e interesave feudale. Madje edhe nė apogjeun e fuqive tė tij perandorake, Car Dushani i ofroi bijėn e tij pėr martesė sundimtarit osman, Orhan. (Encyclopedia of the Ottoman Empire, Gįbor Įgoston and Bruce Masters, 2009, f.517).

    Vėllazėria Musiq
    Njė gabim tjetėr i Schmitt-it ėshtė se ai e merr si tė mirėqenė pėrkatėsinė serbe tė familjes fisnike tė Musiqve (fq.41), tė cilėt sunduan nė veri tė Kosovės, nė hapėsirat prej Rashkės gjer nė Kopaonik. Pėrderisa asnjė burim i shkruar nuk sugjeron origjinėn e tyre serbe, historiani gjerman, Felix Kanitz pėrpiqej t'i nxirrte ata nga dera bujare e Musatėve tė Molldavisė (1914: 142). Por pėrkime tė forta kronologjike e njė sėrė faktesh tė tjera i japin tė drejtė supozimit se i pari i kėsaj familjeje (ēelnik Musa) ishte vetė Musa Arbanasi, personazhi i kudondodhur i rapsodive kalorsiake serbe.

    Epiri nė statistika
    Duke prekur krejt pėrciptazi ēėshtjen e popullsisė shqiptare qė jetonte jashtė kufijve tė shtetit shqiptar, historiani post-modernist austriak shprehet se "…popullsia shqiptare jo gjithkund ishte shumicė, pėr mė tepėr nė shumė vende ishte pakicė sidomos nė pjesėn jugore tė Epirit, i cili sot i takon Greqisė" (fq.141). Ka mjaft tė ngjarė qė Schmitt tė jetė dorėzuar pėrballė njė mali tė tėrė statistikash e njoftimesh mbi pėrbėrjen etnike tė Epirit jugor, tė cilat dokumentojnė shumicėn shqiptare. Tė pėrputhshme me kėto raportime janė edhe statistikat osmane, pėr tė cilat edhe vetė akademiku grek, Michael B. Sakellariou, ėshtė i shtrėnguar tė pranojė se ato flasin pėr njė shumicė tė dukshme tė shqiptarėve ndaj popullsisė e cila deklarohej si greke nė Epir (shih 'Epirus, 4000 years of Greek history and civilization', Ekdotik? Ath?n?n, 1997, f. 356). Pėr t'i zhdavaritė pikėpyetjet e tij, Schmitt-it i rekomandohet detyrimisht leximi i librit tė K. Myrtilos - Apostolides , (Athinė), nė tė cilėn precizohet se: "…epirotėt shpeshherė janė quajtur shqiptarė, ngase ata flisnin shqipen' (1929: 34). Njė pėrmasė tjetėr e shqiptarėsisė sė Epirit ėshtė se viset mė nė jug tė Gjirit tė Artės, duke pėrfshirė krejt Akarnaninė cilėsoheshin gjer vonė si shqiptare, ashtu siē kumtojnė Pouqueville, Hobhouse, Faverial dhe Reclus.

    Kishat ortodokse, pėrpjekje pėr riinterpretim
    Duke komentuar pėrpjekjet e disa studiuesve shqiptarė tė cilėt thonė se kishat ortodokse janė ndėrtuar nga shqiptarėt katolikė gjatė shekullit tė 14-tė, Schmitt pa menduar dy herė i bjen mohit duke thėnė se "ky ri-interpretim…nuk ka bazė shkencore" (f.283). Njė gjykim kaq i cektė nuk i jep pėrgjigje faktit qė nė disa prej manastireve kryesore ortodokse nė vendin tonė, enterieri shquhet pėr njė ikonografi tė begatė e cila ka pėrjetėsuar elemente tė botės shqiptare, tė cilat mė tepėr duhen parė si njė reflektim i pėrbėrjes etnike tė ortodoksėve qė vizitonin kėta tempuj.

    Kosova Lindore
    Njė nga paragrafėt mė skandaloz tė librit ėshtė vlerėsimi i Schmitt-it pėr kryengritjen shqiptare tė vitit 2000 nė Kosovėn Lindore, tė cilėn ai e trajton nė kapitullin me titull paragjykues "Eksportimi i ekstremizmit shqiptaro-kosovar" (fq.270). Nė faqen vijuese, ai thotė se kryengritja nė kėto anė u cyt nga luftėtarėt e demobilizuar tė UĒK-sė. Ndonėse post-modernisti austriak u premton lexuesve se libri i tij "synon tė ofrojė njė vėshtrim analitik tė historisė sė njė treve qendrore ballkanike, tė shpjegojė dhe mė pak tė rrėfejė" (fq.15), autori me vetėdije ose jo pėrdor standarde tė dyfishta vlerėsimi sepse nuk trajton problemin e Kosovės Lindore nė thellėsinė historike pėr t'i gjetur fillin. Ai nuk komenton fare mbajtjen e plebishitit gjithė-popullor tė shqiptarėve tė Medvegjės, Bujanocit e Preshevės me 1 dhe 2 mars 1992, tė cilėt nė mėnyrė tė njėzėshme u shprehen pėr bashkim me Kosovėn. Pra, lufta e vitit 2000 nuk ėshtė eksportuar nga "ekstremistėt shqiptarė", por ėshtė rezultat i agresionit tė Beogradit pėr tė mos honepsur vullnetin politik tė shqiptarėve.

    Milosao

  9. #129
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Schmitt; Lufta e Skenderbeut , hakmarrje personale.

    Epo une nuk e kuptoj pse e ben Androniqi, nuk gjendet ne asnje tekst me ate variant emri. Praktika e nderrimit te emrit mua me rezulton qe eshte praktike ortodokse jo komuniste. shiko foton....DONICE

    Gjon Muzaka e permend si Andronica Comneniates tek
    John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty
    Te gjitha emrat fetare te te krishtereve kane origjine hebraike dhe vine ne ditet tona ne dy forma: formen helenike te tyre qe vete hebrejte e helenizuar perdoren ne shkrimet e tyre te shenjta. Kemi edhe formen e latinizuar te tyre, latinizimi i versionit grek te emrit ne latinisht. Tradita apostolike e krishtere qe gjejme mes popullit grek dhe atij shqiptar, eshte tradita me e lashte e krishterimit dhe te gjithe emrat e shenjtoreve dhe njerezve jane ne versionin helen. Kjo ishte e vertete 2000 vjet me pare, kjo ishte e vertete ne epoken e mesjetes 6 shekuj me pare, kjo eshte e vertete edhe sot e kesaj dite. Shqiptaret e besimit orthodhoks edhe sot e kesaj dite mbajne emra fetare versioni helen. Androniqi eshte emri fetar qe greket e shqiptaret kane perdorur. Kur ky emer perkthehet ne gjuhet me origine latine, q-ja ne shumicen e rasteve kthehet ne k-e. Androniqi kthehet ne Androniki, apo Andronica. Emrat Donika apo Niqi, Niqe, etj jane zbukurime te emrit formal te saj, emrit te pagezimit.

    Sa here qe nje emer perkthehet nga nje gjuhe ne tjetren, ai me dashje apo pa dashje ndryshon. Te huajt mund t'i referohen personazheve tona historike me emra ne kontekstin e gjuhes se tyre te huaj. Shqiptaret duhet ti pershkruajne personazhet e historise se tyre ne kontekstin e tradites fetare vendase. Dhe arsyeja perse une insistoj ne emrin Androniqi eshte pasi rregjimi komunist shpiku emrin "Donika" me paramendim, per te larguar vemendjen e shqiptareve nga konteksti fetar i mesjetes shqiptare dhe personazheve me te spikatura te kesaj epoke. I shkonte per mbare politikes indoktrinuese te rregjimit kur vinte fjala tek feja.

    Emri qe epirotet mbanin ne mesjete ishte emri i pagezimit, emri i nje shenjtori, qe ne shumicen e rasteve ishte emri i nje shenjtori dita e te cilit festohej ne muajin qe femija kish lindur.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-01-2013 mė 00:15
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461

    Pėr: Schmitt; Lufta e Skenderbeut , hakmarrje personale.

    Mendim dhe shkrim i gabuar.Pse?Sepse feja para krishtere permban gati te gjitha emrat,ne shume raste kane domethanje ilire-shqipe.Tue mare parasysh,Hieronimin,qe perktheji biblen nga gjuha Greke,dhe Hebraike.Dhe ende ashte ne perdorim.Plote 1600 vjet.Shumica e emnave para kristiane jane ilire.Format dhe kishat dhe manastiret nuke ndryshuen shume,prej besimit te vjeter para kristian,Ketu shifet te letrat te Korinthianet Thesaleniket,Athinjanet,qe perdoren ne bibel.

Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •