Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Spiro Naqe (Kosova): Ju rrefej te verteten e vrasjes se At Stath Melanit

    Nga rrėfimi i njė dėshmitari tė jashtėzakonshėm

    FATOS BAXHAKU

    Shqipėria, qė doli nga 28 Nėntori i 1912-s duhet tė ketė qenė njė vend fort i ngatėrruar. Mbeturina armatash dikur tė lavdishme, patriotė qė luftonin me mish e me shpirt pėr njė Shqipėri mė nė fund mė vete, por edhe katundarė e hoxhallarė qė thėrrisnin “Dum Babėn, dum Babėn”, tė krishterė qė mėsonin shkrimin e kėndimin shqip, por edhe tė tjerė qė valėvisnin nė rastin mė tė parė flamurin bardhekaltėr tė Greqisė, ushtri tė huaja qė hynin e dilnin si pa tė keq, duke vrarė e plaēkitur, pastaj mjerim, injorancė, skamje…

    Ndoshta pėr ne, shqiptarėt e mijėvjeēarit tė tretė, ėshtė e vėshtirė ta marrim me mend se ēfarė barre tė rėndė kishin marrė mbi supe ata burra qė besuan deri nė fund ėndrrėn e tė bėrit shtet shqiptar. Pėr fat, kujtimet e ndonjėrit prej tyre kanė dalė nė dritė kėto vitet e fundit. I tillė ėshtė rasti i Spiro Kosovės, dėshmitar aktiv i ngjarjeve kryesore historike nga 1912-a e deri nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Spiro Kosova ėshtė nė fakt, emri i dytė i Spiro Naqes, qė kishte lindur nė Kosovė tė Pėrmetit nė maj tė 1885-s. Qė i ri emigron nė fillim nė Stamboll dhe mė pas nė SHBA. Sapo mėson shpalljen e Pavarėsisė kthehet nė Shqipėri, ku nis njė kalvar tė gjatė. Ishte drejtori i shkollės sė parė shqipe nė Kaninė. Mė pas burgoset nga rebelėt e Haxhi Qamilit. Pastaj e shohim nė krye tė ēetave (bandave, sikurse i quan ai) patriotike nė luftė kundėr rebelėve, por edhe kundėr andartėve grekė. Detyrohet tė arratiset nė Misir, pastaj rikthehet, sėrish nė krye tė ēetave, bėhet pėr disa kohė nėnprefekt i Kolonjės, pastaj largohet, sepse hyn nė konflikt me italianėt, delegat i Kongresit tė Lushnjės, pėrkrahės i Fan Nolit nė ngjarjet e qershorit 1924, organizator i kryengritjes sė Dukagjinit mė 1926-n, mė pas sėrish nė arrati deri mė 1938-n. Gjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore nėpunės nga Veriu nė Jug, deri prefekt i Beratit. Kosova u pushua nga puna nga Xhafer Deva, asokohe ministėr i Brendshėm i qeverisė kuislinge, i dyshuar si “i lidhur me partizanėt”. Pas 1944-s nuk pati fat mė tė mirė, nė fillim u internua, mė pas u pa me dyshim dhe u la nė harresė. Kjo gjendje e dėshpėruar e ēoi deri nė tentativėn pėr vetėvrasje. Kujtimet qė i shkroi nė vitet ’60, i hodhi mbase qė t’u kujtonte tė tjerėve se dikur kishte qenė dikushi, kishte qenė njė njeri qė kishte dhėnė pėr kėtė vend. Por, sikurse ndodh shpesh nė jetė, mosmirėnjohja tashmė kishte fituar mbi meritat.



    Pėrmeti i Luftės sė Parė

    Mė 1917-n, administrata ushtarake italiane ishte shtrirė deri nė Pėrmet, Ersekė e Leskovik. Nė fillim popullsia vendase, sidomos ajo myslimane, i priti mirė ushtarėt e ardhur nga matanė detit. Nė krahasim me terrorin qė kishte pėsuar nga andartėt grekė, ky pushtim dukej njė pėrpjekje e ndrojtur pėr t’iu kthyer normalitetit. Kishte edhe njė rrethanė tjetėr, e cila nė periudhėn e parė tė pushtimit italian e qetėsoi popullsinė, kjo ishte buka. Gruri pėr njė pjesė tė Jugut tė Shqipėrisė vinte nga Italia nė Sarandė. Furnizimi i pėrcaktuar ishte katėr kilogramė grurė pėr frymė nė muaj. Myftarėt (kryepleqtė) mblidhnin sipas listave qė kishin, katėr lireta pėr ēdo kilogram, me tė cilin blihej sasia e muajit pasardhės.

    Italianėt, sikurse edhe austro-hungarezėt, i ruajtėn ēetat e shumta shqiptare, qė kishin mbetur ende tė armatosura. I vunė nėn urdhrat e tyre, u lidhėn pagė, i armatosėn mė tej, i ushqyen dhe i pėrdorėn nė luftime. Njė nga kėto ishte edhe ajo qė, prej disa kohėsh, kishte pėr komandant Spiro Kosovėn. Fati, qė sikurse e pamė, pėr Spiron nuk ishte edhe aq i mbarė, e deshi qė kapedani ynė tė grindet keq me njė “tenente” italian. Ēėshtja i bėhet e ditur gjeneralit italian nė Pėrmet dhe Spiron e bėjnė gati pėr ta pushkatuar, pa u bėrė mė parė kurrfarė gjykimi. Mirėpo, para do kohėsh, Spiro dhe ēeta e tij kishin strehuar dhe ushqyer njė kapiten italian sė bashku me zonjėn e tij. Njė mareshal italian, mik i Spiros, lajmėron menjėherė gruan e kapitenit, kjo tė shoqin dhe ky gjeneral Piaēentinin, komandantin e pėrgjithshėm tė fuqive italiane nė Shqipėri. Spiro i shpėtoi plumbit. Pėr tė u bė njė gjyq i rregullt nga ku doli i pafajshėm. Porse ndėrkohė komandant i ēetės sė tij ishte bėrė njė tjetėr. I fyer, Spiro tėrhiqet nė jetėn e tij private nė Pėrmet. Pikėrisht nė kėtė kohė ka rast tė bėhet dėshmitar i ngjarjeve qė ēuan mė pas nė masakrimin e Atė Stath Melanit, priftit ortodoks qė meshonte shqip dhe qė nuk u bindej urdhrave tė Patrikanės sė Stambollit.



    Masakrimi i njė prifti patriot

    Mė 1917-n, Atė Stath Melani ishte 60 vjeē. Ai, ndryshe nga shumė kolegė tė tij, ishte dorėzuar prift nė SHBA. Pastaj ishte kthyer nė Atdhe pėr tė drejtuar, sė bashku me tė birin Manthon, njė ēetė tė armatosur antiosmane, por edhe kundėr bandave plaēkitėse greke. Mė 1914-n shkoi sėrish nė SHBA. Mė 1917-n, pak para se tė vritej, kishte vetėm pak kohė qė ishte kthyer nė Pėrmet. Atė Stathi, Spiro Kosova, Koēo Tase, Viktor Plumbi, Dhimitėr Kacimbra dhe tė tjerė pėrfaqėsues tė tė krishterėve tė Pėrmetit, pėrbėnin atė pjesė patriotike qė ishte pėr meshimin nė gjuhėn shqipe dhe pėr ruajtjen e simboleve kombėtare tė shqiptarėve. Shumė shpejt ranė nė konflikt tė ashpėr me krahun tjetėr, me ata qė pėrkrahnin synimet territoriale, gjuhėn dhe kulturėn greke. Kėta Spiro i pėrfshin me njė fjalė tė vetme: “grekomanėt”. Kėta, me sa duket, asokohe kishin fort ndikim.

    Pas njė feste tė organizuar nga italianėt nė oborrin e shkollės, ku drejtori Vasil Dhaskali e mbajti fjalėn e tij nė greqisht, teksa nxėnėsit valėvisnin flamurkat greke, acarimi mes dy grupeve doli sheshit. Spiro dhe tė tjerėt vendosin tė pėrzėnė nga Pėrmeti Papa Stavron, dhespotin mbrojtės tė grekomanėve. Me njė dokument tė falsifikuar arrijnė tė hyjnė nė metropoli dhe tė pėrzėnė dhespotin. Qėllimi ishte zėvendėsimi i tij me Atė Stathin, i cili do tė fillonte meshat nė shqip. “Viktor Plumbi dhe unė – shkruan Spiro – e kapėm nga krahėt dhe e shpumė deri te dera e zyrės. Kėtu Papa Stavroja hapi krahėt dhe u mbajt nė tė dyja anėt e derės me njė fuqi tė jashtėzakonshme sa nuk mund ta luanim. Atėherė Kacimbra mori yrysh dhe i futi njė shkelm tė fortė nga prapa kurrizit, sa i krisėn kockat dhe u rrokullis teposhtė shkallėve…”.

    Spiro dhe tė tjerėt gjetėn nė mjediset e mitropolisė disa manifeste ku bėhej thirrje e hapur pėr bashkimin e Jugut tė Shqipėrisė me Greqinė dhe njė letėr ku dhespoti i Korēės i shkruante Papa Stavros tė bėnte durim se “do tė rikthehet koha e bashkimit me Greqinė mėmė”. Menjėherė pas kėsaj italianėt e arrestuan Papa Stavron dhe e mbyllin nė Burgun e Gjirokastrės. U dėnua me pesė vjet burg. Nuk kaloi shumė kohė dhe prifti i moshuar dha shpirt nė qeli.

    Fundi i kėsaj historie ėshtė rrėqethės, ndonėse i shkruar me gjak tė ftohtė nga dėshmitari ynė: “Mbas vdekjes sė Papa Stavros, paria ortodokse e Pėrmetit, me iniciativėn e Mantho Buxhukut nga Leusa (sikurse kam dėgjuar), kishin vendosur tė hakmerreshin kundėr njė patrioti shqiptar dhe, si mė tė pėrshtatshėm, kishin zgjedhur Atė Stath Melanin, (prift pėr prift). Mė parė ishin marrė vesh me njė farė Josif Suropulli, i cili ndodhej nė arrati qysh nė ikjen e grekėve prej vendit tonė. Nė rastin kur Atė Stathi do tė bėnte njė udhėtim pėr nė Shqeri, paria grekomane e Pėrmetit mori vesh pėr kėtė udhėtim dhe menjėherė lajmėroi Josifin tė ishte i gatshėm nė pritė. I njoftuan kėtij datėn e udhėtimit dhe drejtimin e rrugės nga do tė kalonte. Josifi me shokėt e vet e bėnė planin se ku duhej bėrė prita dhe nė befasi e qėlluan pėr vdekje. Njėkohėsisht i prenė edhe kokėn tė ndjerit Atė Stath Melani dhe ia shpunė nė Greqi pėr tė vėrtetuar pėrmbushjen e hakmarrjes pėr Papa Stavron nga ana e grekomanėve…”.

    Duhej tė kalonin katėr vjet qė tė bėhej realitet dėshira e Atė Stathit tė martirizuar. Pėr herė tė parė nė Korēė mesha nė shqip ėshtė dhėnė nga Atė Vasil Marko, edhe ky i ardhur nga Amerika, tė Premten e Zezė tė Pashkėve tė vitit 1921. Edhe kėtė herė ėshtė protagonist Spiro Kosova, i cili, i ndihmuar nga ushtarakėt Kolė Gjoni, Sami Koka dhe nga i famshmi Osman Gazepi, me pistoleta nė dorė, tė kundėrshtuar nga tė gjithė, mitropolia, qeveria, prefektura, xhandarmėria, por tė mbėshtetur nga besimtarėt e thjeshtė, i hapėn udhėn Atė Vasilit drejt tė parės meshė shqipe nė Kishėn e madhe tė Shėn Gjergjit. Qė prej asaj dite e deri nė njohjen e Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare, mė 1937-n, Atė Vasili vazhdoi tė meshojė nė shqip.

    (Pėr kėtė shkrim u pėrdorėn materiale nga: Marenglen Verli, Shqipėria e viteve 1912-1964 nė kujtimet e Spiro Kosovės, Vėllimi I, Tiranė 2008).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    kete duhet ta lexojne pak myslimanet tane sidomos ata nga Kosova e Maqedonia qe u thone ortodokseve shqiptare (dhe ne pergjithesi toskeve) Greke.Ta lexojne e ti vi pak turp nga vetja pastaj...
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  3. #3
    te flm Albo per kte shkrim qe solle ketu...medaur,eshte e vertet ajo qe thua ti,edhe pse vet,patriotet shqipetare si kam ndare e shikur kurre me ate syrin fetar...cdo trushplam e bytheshitur tradhetare me sjell neveri,nga cila do pale fetare e ideologjike qofte.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Vrasja e At Stathit, si u pėrgjakėn Krishtlindjet shqiptare

    Vrasja e At Stathit, si u pėrgjakėn Krishtlindjet shqiptare


    - “S’ka zemėr shqiptari tė mos pikėllohet, s’ka sy shqiptari tė tė mos lėshojė lumė lotėsh pėr tė ndjerin, por tė pavdekurin hero dhe dėshmor i madh i Shqipėrisė, At Stath Melani.”
    Kėshtu shkroi nė atė kohė Fan S. Noli. Nuk janė tė pakta rastet kur nė vorbullėn e problemeve tė pėrditshmėrisė sonė, sa rutinore aq dhe dramatike, harrojmė tė kujtojmė, madje edhe nė ditė pėrvjetorėsh, ato figura tė shquara tė historisė sonė komplekse, qė me penė e pushkė dhanė gjithēka pėr tė fituar lirinė, pėr tė ecur nė rrugėn e pėrparimit tė pandalshėm krahas kombeve tė tjera, pėr tė ruajtur mbi tė gjitha vetėdijen kombėtare e gjuhėn shqipe – shenjėn thelbėsore tė identitetit tonė. Por janė pikėrisht kėto vlera ekzistenciale qė kemi trashėguar dhe i kemi sot e kėsaj dite qė na kujtojnė ē’valė kemi pėrballur dhe jemi kėta qė jemi.

    95-vjetori i vrasjes sė atdhetarit tė zjarrtė pėrmetar At Stath Melani ėshtė njė tregues i qartė i asaj vazhde gjaku qė popull ynė edhe pas shpalljes sė Pavarėsisė nė Vlorė po derdhte nė themelet e kombit.
    Pse e vranė dhe masakruan At Stath Melanin, siē vranė e masakruan edhe 12 vjet mė parė kėsaj tragjedie edhe Papa Kristo Negovanin, tė vėllain e dhjetėra bashkėfshatarė tė tij, siē vranė e masakruan Petro Nini Luarasin mė 1911 e shumė atdhetarė tė tjerė?

    Sepse ata dėshironin tė meshonin nė gjuhėn shqipe, sepse ata kėrkonin tė hapeshin shkolla qė fėmijėt tė mėsonin shqip me libra nė gjuhėn shqipe, sepse kėshtu do tė ndriēonin mendjet e zemrat e shqiptarėve tė robėruar, por kurrė tė nėnshtruar. Dhe pėr tė kryer kėtė mision tė lartė ata i pengonin pushtuesit osmanė e shovinistėt fqinj.
    At Stath Melani, si emigrant nė Stamboll, nė zemėr tė Perandorisė Osmane, u njoh dhe u lidh ngushtė me atdhetarėt shqiptarė qė vepronin atje, pėrqafoi idetė e tyre rilindėse dhe u fut pa ngurrim nė rrjedhėn iluministe tė grumbullimit e tė shpėrndarjes sė librave nė gjuhėn shqipe. Kur spiunėve tė Sulltanit u ranė nė erė “punėt e ndaluara” tė djaloshit nga Pėrmeti e shokėve tė tij, ai mundi tė fshihet dhe shkoi nė SHBA. Atdhetarėt shqiptarė tė Amerikės e kishin kuptuar se u duhej kundėrvėnė priftėrinjve grekomanė, duke krijuar klerin shqiptarė me ndėrgjegje e bindje shqiptare.

    Duke pasur parasysh kėtė imperativ, mė 1899 Stathi u shugurua prift dhe u kthye nė Shqipėri. Krahas detyrės fetare ai nuk rreshti sė pėrhapuri idetė e Rilindjes Kombėtare; deklaronte gjatė meshimit se shqiptari ėshtė shqiptar qoftė mysliman, qoftė i krishterė, pėrkundėr tezave absurde turke e greke (qė nė njė mėnyrė ose tjetrėn ngrenė kokėn edhe sot e gjithė ditėn) se myslimanėt shqiptarė janė turq e ortodoksėt shqiptarė janė grekė. Ai u ndesh ballė pėr ballė edhe me ata klerikė renegatė qė ishin vėnė qenēe nė shėrbim tė pushtuesve e tė fqinjėve shovinistė. Fatkeqėsisht hijet e zeza tė kėtyre njollave tė historisė sonė enden edhe sot tė mbuluara me petkat e fesė dhe me maskat e “kritikėve modern”. Pėr luftėtarė tė tillė janė tė natyrshme shpifjet e intrigat e armiqve.

    Edhe At Stathin e denoncuan si strehues tė njė “hajduti” dhe e burgosėn nė Janinė bashkė me tre bashkėfshatarė. Po asgjė nuk e trembi kėtė shqiptar tė vėrtetė. Ai u bė shok armėsh me komandantėt e ēetave kryengritėse si Sali Butka, Ēerēiz Topulli, Riza Velēishti, Qemal Panariti, Mihal Grameno etj. luftėtarė shqiptarė . Qė sa ishte gjallė u vlerėsua lart largpamėsia, burrėria e vendosmėria e tij. Gazeta “Koha” e shqiptarėve tė Amerikės shkruante pėr tė mė 21 qershor 1915: “Historia kombtare do tė zbukurohet me fytyrėn dhe veprat kombtare tė At Stath Melanit. Prej 10 vjet, qė kur e njohim, ka qenė Apostoll i Lėvizjes Kombtare”.

    Nė dhjetor 1913 ndėrkombėtarėt i kėrkuan Qeverisė greke tė tėrhiqte ushtrinė e bandat e saj nga Shqipėria e Jugut, por kjo organizoi tė ashtuquajturėn “lėvizje autonomiste vorioepirote” pėr ta bėrė fakt tė kryer pushtimin. Nė kėto kushte At stathin e arrestuan disa herė, e torturuan, e burgosėn, i premtuan, por ai qėndroi edhe mė i vendosur. Krijoi ēetėn e tij bashkė me tė birin Manthon dhe mori pjesė nė luftime kundėr forcave greke tė maskuar si paraushtarakė (andartė). I dogjėn shtėpinė , i arrestuan gruan trimėreshė Kostandinėn bashkė me fėmijėt, por ai e vijoi luftėn krahas ēetave atdhetare tė Kolonjės, Leskovikut, Tepelenės, Korēės. Masakrat e andartėve nuk njihnin kufi. Ata vranė me qindra shqiptarė, plaēkitėn e dogjėn me qindra shtėpi.

    Nė kishėn e Shėn Sotirit nė Sinjė tė Beratit ai doli pėrpara besimtarėve i armatosur si luftėtar, dhe u tha: “Mė shihni prift ortodoks, por nuk u linda kėsisoj, u linda shqiptar dhe shqiptar dua tė vdes. Prandaj kush ėshtė pėr Shqipėrinė, unė pėrpara dhe ju pas meje, tė mbrojmė kombin e tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė qė armiqtė duan tė na copėtojnė, dhe tė pėrkrahim Qeverinė e Vlorės.” (gazeta “Albania”, 14 mars 1918)
    Urrejtja e shovinistėve grekė dhe e grekomanėve vazhdoi me tėrbim kundėr kėtij atdhetari tė shquar. Kėrkohej koka e tij pėr t’u mbyllur ajo gojė qė nuk rreshtėte sė predikuari shqiptarizmin. Mė 24 dhjetor 1917, ndėrsa At Stathi po shkonte nga Pėrmeti pėr nė fshat me dy bashkėfshatarė, pėr tė meshuar me rastin e Krishtlindjeve, agjentėt grekė i bėnė prit. E vranė, i prenė kokėn dhe ia ēuan dhespotit tė Janinės pėr ta bindur pėr vrasjen.

    Ky akt barbar u krye, jo pa qėllim, njė ditė para Krishtlindjeve, pėr t’u treguar besimtarėve ortodoksė shqiptarė se kush ngrihet kundėr qėllimeve e synimeve tė Fanarit e tė shovinizmit grek e pėson, qoftė ky dhe njė prift, predikues i fjalės sė Zotit.
    “Vrasja e At Stathit, -shkruan historiani Apostol Kotani, -shkaktoi njė valė tė madhe hidhėrimi e protestash jo vetėm nė popullin e krahinave tė Pėrmetit, Leskovikut dhe Kolonjės, por edhe tė Gjirokastrės,Tepelenės, Delvinės, Sarandės, Ēamėrisė e Vlorės, si dhe tė shqiptarėt jashtė atdheut nė SHBA e gjetkė.” Stypi i kohės, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, shprehu dhimbjen e thellė pėr vrasjen e kėtij njeriu tė pėrkushtuar deri nė vdekje ndaj atdheut, lirisė e besimit te Zoti.
    Shqiptarėt nuk kėrkojnė sot hakmarrje tė verbėr, por as nuk e harrojnė historinė e dhimbshme, pikėrisht pėr tė mos u pėrsėritur edhe mė dhimbshėm si nė Kosovė, Ēamėri e gjetkė.

    Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) nė gazetėn Shqiptarja.com
    Redaksia Online
    (d.d/shqiptarja.com)
    __________________

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •