Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Prindi posesiv.

    Si ndikon tek femija ky raport? Deri ne c`mase e demton femijen? Personalisht kam pershtypjen qe prindi posesiv e demton femijen dhe nuk le shteg te formohet personaliteti sic duhet tek ai. Keshtu mendoj se demtohet femija dhe mbetet i parritur edhe ne moshen madhore. A eshte e vertete kjo?
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Po... une mendoj se eshte e vertete. Femija nuk arrin te mature pasi nuk ben zgjedhje te vetat ne jete, por ben gjerat qe prindi kerkon. Sa here qe ka probleme (sidomos ceshtje te zemres, dashuri, etj.) , nuk i zgjedh vete por shkon tek prindi... dhe zakonisht, prindi mbetet i kenaqur nga kjo qe ben femija, sepse e ndjejne kontrollin qe kane mbi ate.

    Mendoj se nuk eshte vetem femija qe eshte i demtuar... por edhe prindi qe do ate kontroll.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Jo, gjithka mund te varet nga rruget e shpetimit qe femija gjen ne shoqerin e vet.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Prindi posesiv ose "mbi protektiv", mund te kete pasoja mbi formimin e personalitetit te pavarur te femijes.
    Femija qe esht mesuar te varet gjithmone nga prindi, kur te ndahet nga prinderit do kerkoje te jete i mvarur nga njerez te tjere qe do hyjne ne jeten e tij, si nga shoqeria, te dashurit, bashkeshortet etj.
    Ne anglisht kjo kondite quhet "dependent personality disorder". (shqip nuk e di termin e sakte me falni)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Karakteri i femijes eshte si puna e brumit te bukes, po e poqe me shume sec duhet do ta djegesh, dhe po nuk e poqe sa duhet do ta lesh qull. Ne te dyja rastet, ajo buke nuk pertypet kollaj dhe nuk ka shije. E njejta gje edhe me karakterin e femijes i cili brumoset e piqet nga mosha 1-14 vjec per femrat, 1-18 vjec per meshkujt.

    Rreziku per karakterin e femijes eshte jo vetem prindi posesiv qe i qendron cekan mbi koke gjate gjithe kohes, por edhe prindi tejet liberal qe e le femijen "te lire" duke mos i qendruar prane ne moshen me kritike te tij.

    Prindi duhet te kuptoje qe sapo femija mbush 18 vjec, atij i duhet dhene kohe dhe liri per te marre vendimet e veta, pasi ne kete menyre vete prindi do te shohi nese ka patur sukses apo ka deshtuar ne rritjen e duhur te femijes se tij. Ne kete moshe prindi duhet te mjaftohet vetem me keshilla ne ato raste qe vete femija e kerkon keshillen e tij. Periudha e moshes 14-18 vjec duhet te shoqerohet me nje leshim gradual te autoritetit te prindit ne favor te femijes pasi ne kete moshe te adoleshences femija eshte duke krijuar karakterin dhe personalitetin e vet. Nese prindi i dikton femijes dhe ne kete moshe ne menyre arbitrare, atehere karakteri i asaj femije do te jete plotesisht i varur nga prindi: femija nuk do te jete ne gjendje te marri vendimet e veta ne jete.

    Kini parasysh qe te mos ngaterroni perkujdesjen dhe dashurine prinderore qe nuk shteron kurre gjate gjithe jetes me te qenit posesiv. Me sjellen e tij prindi femijes duhet ti beje te qarte qe ai do te gjendjet prane ne dite te mira dhe ne dite te keqija te jetes se tij, ne sukses dhe ne deshtim, por nga ana tjeter prindi do te keshilloje dhe nuk do te diktoje jeten e femijes.

    Gati te gjithe prinderit pa perjashtim e kane paksa te veshtire qe femijet e tyre jane rritur tashme dhe nuk e kane me nevojen per ta sic e kishin dikur. Ne kete pike, prindi ka nevoje me shume per pranine dhe vemendjen e femijes.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Disa, ndonese prinder thone: Prit te pyes pak mamin.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Tema tė Ngjashme

  1. Prindi dhe fėmija inatēi
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 10:19
  2. A tė ka vdekur prindi?
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 16:00
  3. E prisnit ndryshe moshėn e adoleshencės?
    Nga rolua nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 18:11
  4. Prindi grek rreh nxėnėsen shqiptare nė mes tė shkollės
    Nga Hyllien nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 19-04-2005, 14:53
  5. Kujdesi ndaj femijeve
    Nga london_girl_02 nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 08:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •