Close

Rezultati i Sondazhit: Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot për cilën parti do të votonit?

Votues
75. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • AK

    25 33.33%
  • FRD

    2 2.67%
  • LSI

    0 0%
  • LZHK

    1 1.33%
  • PBDNJ

    0 0%
  • PD

    22 29.33%
  • PDIU

    0 0%
  • PDK

    2 2.67%
  • PR

    0 0%
  • PLL

    1 1.33%
  • PS

    7 9.33%
  • PSD

    0 0%
  • PGJ

    1 1.33%
  • Tjetër parti

    0 0%
  • Asnjërën (do ta bëj fletën të pavlefshme)

    6 8.00%
  • Nuk do të shkoj të votoj

    8 10.67%
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 145
  1. #-19
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot për cilën parti do të votonit?

    Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot në Shqipëri, për cilën parti do të votonit?

    Vetëm për ata që votojnë në Republikën e Shqipërisë në qershor 2013! Ju lutem respektoni këtë kërkesë! Ju rikujtoj se është vetëm për zgjedhjet në Shqipëri, prandaj ata që votojnë në Kosovë, Maqedoni apo dikund tjetër, vetëm do ta nxirrnin rezultatin të shtrembëruar

    Votimi është i hapur, dhe emrat mund të shihen. Por kjo nuk përbën shkeljë të votimit të fshehtë, pasi shumica e personave në këtë forum janë me nofka, e jo me identitetin e tyre të vërtetë. Në mënyrë që të nxjerrim një rezultat të saktë, ju lutem që të votojnë vetëm ata që kanë të drejtë të votojnë në Republikën e Shqipërisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 29-09-2012 më 05:14

  2. #-18
    AK do votoj nese do mbaheshin sot zgjedhjet

    Edvin a e pe emisionin me Shalsin te top channel Jam kutioz ta di se si do ta justifikoje ate shprehje
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 29-09-2012 më 10:13
    Revolution 1848

  3. #-17
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    po pres doctorin 2401 se per ke po voton ai t'i ndihmoj ati ?

  4. #-16
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    AK-PS mbase edhe topi
    ne qeshor do jem ne shqiperi
    Partizoni

  5. #-15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    po pres doctorin 2401 se per ke po voton ai t'i ndihmoj ati ?
    Une ngado qe te vije puna PD do votoj. Kushedi ndonjehere mund te votoj edhe PS , por duhet qe ajo te ndaje te kaluaren kriminale te saj me partine komuniste e me partine e punes e atehere pse jo mundet ta votoja.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #-14
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    PS po ben llogarite qe te beje aleance me LSI. Sic duket po merr mend nga zgjedhjet e 2009-es. Kjo eshte nje gje e mire per AK-ne, pasi do te marre votat e te pakenaqurve te PD dhe PS.


    30 Shtator 2012 - 07:15 | Shqiperi

    Aleanca PS-LSI, Fino dhe Vasili: Vendosin forumet
    TIRANE- Mundësia e një koalicioni PS-LSI nuk përjashtohet as nga deputeti socialist, Bashkim Fino dhe as nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, të cilët lanë dje të hapur mundësinë e një aleance të tillë.

    “LSI është pjesë e një marrëveshjeje politike, e cila e ka zbatuar me korrektesë dhe do ta përmbushë përsëri me korrektesë. Në momentet parazgjedhore do të ndodhë një vlerësim i gjithçkaje që ka ndodhur, të funksionit, të rezultateve të prodhuara, performacën politike, perceptimit dhe ndjesive që anëtarësia ka. Forumet dhe anëtarësia e LSI-së do të vendosë mbi strategjinë elektorale të ardhshme të zgjedhjeve të vitit 2013”, - deklaroi Vasili në një prononcim të dhënë për “Albanian Screen”.

    Edhe sekretari socialist për pushtetin vendor, Bashkim Fino, konfirmoi se Partia Socaliste ka nisur lëvizjet për zgjerimin e koaliconit opozitar. “Në qoftë se çdo forcë politike, që ka si qëllim final rrëzimin e kësaj qeverie dhe që bashkohet pak a shumë në programet tona, ne jemi të hapur për ta zgjeruar koalicionin dhe nuk mund t’i mbyllim derën asnjë force politike që kërkon të rreshtohet në grupimin tonë për zgjedhjet e ardhshme 2013", - deklaroi Fino për “AS”.

    Ndërkohë nënkryetari i LSIsë i është përgjigjur dje edhe qëndrimeve të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, sipas së cilës, Partia Demokratike mund të fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm edhe pa qenë në koalicion me LSI. “Ka qenë një vendim i jo i lehtë përt të bërë një aleancë me partinë Demokratike. Interesat e vendit dhe të integrimit na e imponuan atë kohë këtë vendim dhe asnjë në LSI nuk ka asnjë dilem për drejtësinë e këtij vendimi. Korrektesa jonë ka qenë pa asnjë te metë, korrektesë që na ka shoqëruar dhe në zgjedhjet e vitit 2011, pa të cilën disa objektiva elektorale të maxhorancës nuk do të realizoheshin”, - deklaroi Vasili.

    Ndërsa nga ana tjetër, deputeti i PS-së, Bashkim Fino u shpreh optimist se socialistët do të udhëheqin një kaolicion të madh në zgjedhjet e vitit 2013. “Ne i kemi dhënë mesazhet, i ka dhënë kryetari i kemi dhënë dhe ne. Natyrisht që është shumë herët për të thënë, por mesazhet janë inkurajuese dhe janë për bashkëpunim të gjithanshëm”, - u shpreh deputeti i PS-së.
    (ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  7. #-13
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Siç shihen rezultatet deri tani, dy partitë e mëdha do të ndëshkohen nga votuesit shqiptarë. Gjërat mund të ndryshojnë, por nuk mendoj se PD e PS do të bëjnë mrekulli këto 9 muajt e mbetur para zgjedhjeve.

  8. #-12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    PS po ben llogarite qe te beje aleance me LSI. Sic duket po merr mend nga zgjedhjet e 2009-es. Kjo eshte nje gje e mire per AK-ne, pasi do te marre votat e te pakenaqurve te PD dhe PS.
    Jam kurioz per dritan Priftin, do votoje PS apo LSI ?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #-11
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shqiptarët janë lodhur me PD e PS që e kanë kthyer Shqipërinë në fushëbetejën e tyre, dhe nuk e kanë problem edhe ta djegin sa herë të duan vetëm për interesat e tyre personale e jo kombëtare. Plus që ndjenjat kombëtare janë rritur këto vitet e fundit. Deri para ca vjetësh, të merrnin për të çmendur nëse diskutoje ribashkimin me Kosovën, apo atdhedashurinë. Sot këto çeshtje diskutohen hapur dhe pothuajse çdo ditë. Prandaj mendoj se AK do të jetë minimumi forca e tretë nga këto zgjedhje, ndoshta edhe e dyta nëse nxjerr një program më të mirë gjatë këtyre muajve.
    Por të fitojë e vetme më duket e vështirë, vetëm nëse kthehen të gjithë 1 milionë shqiptarët që jetojnë jashtë, e të votojnë për AK. Prandaj ka shumë mundësi të kemi një aleancë AK-FRD për qeveri në 2013 nëse edhe FRD del mirë.

  10. #-10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shqiptarët janë lodhur me PD e PS që e kanë kthyer Shqipërinë në fushëbetejën e tyre, dhe nuk e kanë problem edhe ta djegin sa herë të duan vetëm për interesat e tyre personale e jo kombëtare. Plus që ndjenjat kombëtare janë rritur këto vitet e fundit. Deri para ca vjetësh, të merrnin për të çmendur nëse diskutoje ribashkimin me Kosovën, apo atdhedashurinë. Sot këto çeshtje diskutohen hapur dhe pothuajse çdo ditë. Prandaj mendoj se AK do të jetë minimumi forca e tretë nga këto zgjedhje, ndoshta edhe e dyta nëse nxjerr një program më të mirë gjatë këtyre muajve.
    Por të fitojë e vetme më duket e vështirë, vetëm nëse kthehen të gjithë 1 milionë shqiptarët që jetojnë jashtë, e të votojnë për AK. Prandaj ka shumë mundësi të kemi një aleancë AK-FRD për qeveri në 2013 nëse edhe FRD del mirë.
    hahahahhahahahhahahhahahhahahahhahahhahahahhahahah hahahhahahaahh
    Fantazi ekstreme
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  11. #-9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    hahahahhahahahhahahhahahhahahahhahahhahahahhahahah hahahhahahaahh
    Fantazi ekstreme
    Duke parë rezultatet e PD-PS nëpër sondazhe, dhe ato që thonë këto dy parti, them se fitorja e PD-PS është fantazi ekstreme. Vetëm nëse të dyja bëjnë ndonjë pakt për manipulim zgjedhjesh.

  12. #-8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Duke parë rezultatet e PD-PS nëpër sondazhe, dhe ato që thonë këto dy parti, them se fitorja e PD-PS është fantazi ekstreme. Vetëm nëse të dyja bëjnë ndonjë pakt për manipulim zgjedhjesh.
    Do jete i lumtur niku nese hyn i vetem ne parlament se bamiri nuk ka shanse fare.
    Kaq eshte fitorja maximale qe ai pret. Mos u beni kaq euforike.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  13. #-7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Do jete i lumtur niku nese hyn i vetem ne parlament se bamiri nuk ka shanse fare.
    Kaq eshte fitorja maximale qe ai pret. Mos u beni kaq euforike.
    Ky ishte sondazhi më i afërt e më me shumë pjesëmarrës deri tani:

    PS 31.52% (3,312 vota)


    AK 24.27% (2,550 vota)


    PD 18.9% (1,986 vota)


    Asnjërën 9.69% (1,018 vota)


    FRD 7.41% (779 vota)


    LSI 1.59% (167 vota)


    Tjetër 1.26% (132 vota)


    PDK 1.1% (116 vota)


    PDIU 1.08% (113 vota)


    PBDNJ 0.87% (91 vota)


    LZHK 0.79% (83 vota)


    PSD 0.64% (67 vota)


    PLL 0.57% (60 vota)


    PR 0.32% (34 vota)


    Vota totale: 10,508

    Kthehuni tek sondazhiCreate Your Own Poll


    Sondazh te gazeta Shekulli
    Edhe sikur të jetë ndikuar sondazhi e të kenë votuar një person nga 2-3 kompjutera, prapë më shumë se 50% kufi gabimi nuk mund të kesh. Kështu që AK prapë merr 12% edhe sikur ai sondazh të ketë qenë shumë i shtrembëruar. Gjë që do të thotë më shumë se një deputet o 2043.

  14. #-6
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    PD-ja do te fitoj patjeter por me bindje edhe ma te thell do te fitonte nese Sala do te largohej nga skena politike, keshtu do te marr edhe votat e socialistave
    Per te miren e Berishes e pata ma shumë jo per timen.
    doctor a e kam mirë

  15. #-5
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anëtarësuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    Sali Berisha dhe vetem Sali Berisha

  16. #-4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ku janë gjithë ata socialistë e demokratë në këtë forum . Ja pra që nuk jeni aq shumë sa mendoni.

  17. #-3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja se si dy partitë e mëdha, zihen se kush vjedh më mirë....


    “Rama do pushtet, të vjedhë me lezet”
    Panorama
    Politikee Hënë, Tetor 1st, 2012

    Zedhenesja, Silvi Bardhi
    Partia Demokratike reagoi dje pas një deklarate të nënkryetarit të Grupit të PS-së, Eduard Shalsi, i cili tha se opozita kur të vijë në pushtet “nuk do vjedhë në mënyrë kaq flagrante”. Zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi, tha në një konferencë për shtyp se: “Këto ditë, me gojën e nënkryetarit të Partisë Socialiste, të Shalsit të tij, iu deklaroi haptas shqiptarëve se qëllimi i ardhjes së tij në pushtet nuk ishte tjetër veçse për të vjedhur, natyrisht siç pohoi ai, për të vjedhur jo haptas, por me lezet. Ai, haptas u pohoi shqiptarëve se ligji i tij i parë që do të rivendosë në Shqipëri, do të jetë ligji i 20 %-it për çdo licencë, leje apo autorizim shtetëror, njëlloj si në vitet e Bashkisë”.

  18. #-2
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    As njëra nuk vlen.. megjithatë zgjodha AK si të keqen më të vogël dhe me shpresën se do shporret Berisha.. po nuk u zhdukë dhe kësaj radhe do presim sa të dali ne pension.. me sa duket vetëm pleqëria mundet të shporri dhe ta heqë atë peshë nga supet tona, atë të cilin shumica e popullit nuk e votoi.. mos e harroni këtë!!!!

  19. #-1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ku janë gjithë ata socialistë e demokratë në këtë forum . Ja pra që nuk jeni aq shumë sa mendoni.
    Nuk e kupton qe te kane bojkotuar sondazhin ?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  20. #0
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Nuk e kupton qe te kane bojkotuar sondazhin ?
    Ishalla bojkotojnë dhe zgjedhjet në këtë mënyrë PS-istat dhe PD-istat.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •