Qenka hap sondazh i ri !!!
Vino, boj içik rreklame ose thuj mod t'a ngrejne Kryeteme qe te vijne forumistat te votojne. Brari psh nuk kishte, mgjs voten e ka per Salen.
Une e hudha voten time per PD. Dite note vetem PD
Ndryshe ka daktorri qe paska mundsi me i dhone voten PS kur t'a shofi t'arsyshme, une as i here nuk kom per t'ja dhone. Edhe sikur t'shkojn per haxh n'Meke per me la gjynofet.
Vota per PD, rrufè per PS !!!
sALI BUMAYE !!! sALI BUMAYE !!!*
*(copyright Antimafia)
Ndryshuar për herë të fundit nga BlueBaron : 02-10-2012 më 01:22
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
do votoj pd-n sigurisht.. sepse nuk shoh ne horizont parti tjeter me te mire.. por dua tash e tutje nje parti pd ..pa berishen kryetar..
shkurt du me nderrue portierin..
sepse selim rozja asht mesue me ja rras golin pd-s kur ne port kan berishen portier.. dmth..krytar..
du nje ekip portieresh te afte te pa sklerozum.. pra ekip lideresh kolegjial.. qe me hund ne distanc te nuhasin djallezite e selim rozes.. e tja neutralizojn ne kohe..
pse..
sepse ekipi selim rozist lun me shum topa.. dhe ne cdo cast godasin porten me disa topa e 1 portier e sidomos plak mezi pret ndoj top dhe ate se i bjen bethve.. e kthehet mprapsh ..kurse topat e tjer bahen krejt gola..
prandaj du nji pd me shum portiera ne port.. te specializuar.. per te prit cdo top nga do qe te vij..
vini re.. vetem nje bi.th erioni brace e sjell verdall PD-ne me mijra antar gomere..
ishte ne bruksel edvinua kto dit..
gjat gjith ditve qe edvinua lunte e bente gola per selim rozen ne bruksel.. erioni e hutoj pd-ne dhe e mbajti nen shantazh.. duke i dhen koh e mundesi e hapsir kryedemagogut edvin te lunte rolin ne bruksel..
mjeshteri e larte..
u lumte..
Vino, te gjitha parrullat me ndryshore jane
Vetem ajo e Antimafias nuk mund te kete ndryshore.
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Vino te betohem qe jam tironc , nese shkojme drejt bashkimit kombetare duhet te flasim ne te gjitha dialektet.
Sikur te isha kosovar do votoja tek tema kur hape per besimin ne fe, gje te cilen se bera sepse respektova votimin e drejte.
P.s Pse denbabaden dhe jo dembabadem? Kush e vendos kete? Ti?
"And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"
PD qenka rrote me rrote me AKZ.
PS paska mor fund !!! Si duket socialistet kane filluar te votojne AKZ ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Ate qe ka me pak injorante ne parti.
E cila eshte ajo?
Bojkot
Ky është gabimi që bëjmë ne si shqiptarë! Krijojmë idhuj dhe komandantë, sa më pas na duken si të pazëvëndësueshëm.
Pyetej dikur se ç'do të bëhëj me ne pasi të vdiste Enveri?
E njëjta u vu re dhe me komandant Nanon, me komandant Berishën, me komandant Ramën, me kumandar Ruçin, me kumandarët e përjetshëm Gjinush & Milo (askujt nuk i bën përshtypje fakti se ata janë të pazëvëndësushëm që kur i kanë krijuar partizat e tyre) etj.
Forcat politike shqiptare duhët t'ju largohen një orë dhe më parë rrugëve të drejtimit autoritar dhe duhët që sa më parë të zbatojnë rrugën e drejtimit demokratik. Autoritarizmi ka shkaktuar shumë deformime ne drejtimin e këtyre forcave politike dhe ka sjellë shumë rrjedhoja në mbarë jetën e përgjithshme shqiptare.
Pikërisht për këtë arësye, personalisht jam kundër riciklimit të autoritarizmit në vitin 2013.
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-10-2012 më 15:05
Kulti i udhëheqësit dhe turma!
02/10/2012
Nga Dr.Përparim KABO
Kulti i udhëheqësit apo prijësit, e sillte shoqërinë komuniste në konfiguracionin e antropologjisë feudale. Prijësi dhe turma. E veshur kjo me shtetin e diktaturës së proletariatit, i cili thuhej se shprehte dhe mbronte interesat e punonjësve. Nga vetë formulimi kuptohet se flitej për të drejta kolektive, dhe jo individuale të njeriut. Enver Hoxha konsiderohej si krijuesi i gjithçkaje, ndaj mendimet dhe idetë e tij njëherësh ishin urdhra dhe ligje. Veprimi kryhej pa mëdyshje dhe më tej ravijëzohej e sendërtohej si legjitimitet institucional klasor. Një kult i tillë i kishte rrënjët që nga lufta, gjatë së cilës ai u shndërrua në udhëheqësin legjendar. “Udhëheqësit e luftërave çlirimtare kanë prirje të jenë heronj dhe heronjtë në përgjithësi nuk bëjnë shokë të kënaqur”, ka vënë në dukje Henri Kissinger. Shokët e luftës dhe të periudhës pas saj, që e kundërshtuan apo shfaqën oponencë, individë të spikatur apo që gëzonin simpati në masën e gjerë, të paragjykuar prej tij se mund t’i zinin vendin apo që përgatiteshin për ndryshime jashtë logjikës së tij diktatoriale, Enver Hoxha i eliminoi fizikisht ose me heqje të gjatë lirie. Diktatori Hoxha luajti kartën se kishte gjetur një shoqëri tejet të prapambetur dhe se po krijonte një antropologji shtetërore, ku shoqëria dhe shteti ishin të njësuar. E gjithë kjo rezultoi me krijimin e shtetit totalitar dhe totalitarizmit në drejtim. “Shteti totalitar është ai, me ndihmën e të cilit partia apo ideologjia arrin totalitarizmin dhe shpreh pretendimet për ekskluzivitetin në ndërtimin politik të jetës së kombit. Shteti totalitar është mosbindje parimore ndaj koncepteve për relativizmin, që konsiston në faktin se çdo parti përmban vetëm një të vërtetë relative”. (Zhelju Zhelev, “Fashizmi dhe humbësit, shteti totalitar”, botimi shqip, faqe 23.) Proceset reale nuk vlerësoheshin si produkte mbarëshoqërore dhe pasojë e veprimtarisë së institucioneve, ashtu siç ato ishin klasore dhe ideologjike, por gjithçka gjykohej si mishërimi i ideve gjeniale të diktatorit, pasi vetëm ai e kishte aftësinë t’i lexonte dhe artikulonte detyrimet që rridhnin nga rrjedhat historike epokale. Individët e shquar që kundërshtonin, ndëshkoheshin barbarisht. Vrasja e shokëve, burgimet dhe internimet e tyre, kanë qenë shprehje të qarta të fobisë, e cila e riciklonte veten sa herë që kryhej, bile në përmasa më të gjera e më të dhimbshme. Enver Hoxha u ngrit duke i nëmur kundërshtarët e tij nga brenda burokracisë komuniste. Pretendentët mund të mos e kishin parë fillimisht si rival. Kjo mënyrë eliminimi ndihmon në grumbullimin e pushtetit. Mediokriteti kulturor mbulohej me zhdërvjelltësinë e marrjes së vendimeve. Fondamentalizmi formalist në interpretimin gjoja krijues të botëkuptimit marksist-leninist, ndihmoi në shndërrimin e ideologjisë në një instrument të kontrollit politik. Një tjetër tipar i autoritarizmit të Enver Hoxhës ka qenë ndjenja e fortë e persekutimit ndaj kundërshtarëve, për ta arritur sa më shpejt fitoren përfundimtare. Mendjemadhësia lidhej me delirin se i shërbehej së vërtetës historike të marksizëm-leninizmit. Pas asaj që E. Hoxha e quajti tradhti të revizionistëve modernë ndaj kauzës së marksizëm–leninizmit, nuk u ngurrua që me instrumente të specializuara e permanente (botime seriale dhe instrumente mediatike) të ngrihej kulti i tij, si “teoricieni krijues”, pasues i vetëm i veprës së Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=122217
gazeta shqiptare
Enveri ka vdekur me 1985 po shkojme afer 2015 pra 30 vjet...pse duhet te na hyje ne cdo teme nuk e kuptoj....
SHQIPERIA MBI TE GJITHA
Per Dydrinasin..
Lexo kte shkrim ne MAPO..
-----
Tri letra, Berishës, të mbetura pa përgjigje
David Luka
Prof. dr. SALI BERISHA
Më dt. 21 nëntor 2011 ju kam dërguar një letër. Më 20 janar 2012 ju kam dërguar të dytën. Të dyja këto letra po i bashkangjes këtu. Tani po ju dërgoj të tretën.
Na keni bërë Thirrje të japim ndihmesën tonë për 100-vjetorin e Pavarësisë. Unë i jam përgjigjur kësaj Thirrjeje. Tani, besoj të kem plotësisht të drejtë të pyes: Përse nuk i ktheni përgjigje letrave të mia?! Dhe jo vetëm të pyes, por edhe të mësoj arsyet?!
Jam qytetar i këtij vendi që i njoh dhe i zbatoj një më një detyrimet e mia, bile më shumë nga ç’duhet. Si i tillë kërkoj që edhe Kryeministri të njohë të vetat dhe të urdhërojë “memurët” e tij, që i sillen rrotull, të më kthejnë atë përgjigje të thatë institucionale, për të cilën paguhen. Sepse kjo është demokracia për të cilën kemi ëndërruar të gjithë.
Duke mos e pasur këtë përgjigje, unë tani jam i detyruar të hamendësoj e të shoh ëndrra, duke sendërtuar me vete e duke thënë çdo ditë: Përse nuk më përgjigjet Kryeministri?
Dhe para se të nis sendërtimet, më duhet t’ju kujtoj një nen të kanunit: “Çdo njeri në kandar të vet peshon katërqind derhem! I miri dhe i keqi shkojnë nja për nja!”. Tani, i miri ju dhe i keqi unë, të dy jemi përfshirë në Fjalorin enciklopedik shqiptar, së bashku me Skënderbeun e Enver Hoxhën!
1. Besoj se letrat e mia nuk ju kanë rënë në dorë. Atëherë duhet të mendoj se ato i ka lexuar këshilltari juaj, ish-ministri i Brendshëm i qeverisë socialiste të Nanos, kryetari i Aleancës, të cilit i ka hipur në kokë të bëhet president i vendit, për të vazhduar, ngjan, vijën e babait të tij shpirtëror, R. Alia, me të cilin ju vetë e patët zënë në flagrancë.
2. Mbase ata “memurët” që lexuan letrat e mia nuk kanë kuptuar nëntekstin e shënimit tim. Unë ju jam drejtuar juve jo vetëm sepse jeni Kryetari i komisionit të 100-vjetorit të Pavarësisë, por edhe sepse nuk desha t’i drejtohem Akademisë së Shkencave. Sepse:
3. Ne nuk kemi Akademi?! Ajo tani është kthyer në fole bollshordesh, me një kryetar “ngritës peshash”, e me aq shumë komunistë brenda saj, sa nuk i ka pasur as në kohë të xhaxhit. E jo komunistë të thjeshtë, por deri edhe anëtar të Komitetit Qendror të saj. Tani ajo po i shton radhët edhe me “krymalesha” të rinj, të denjë për të përfaqësuar baballarët e tyre. Me këtë lloj Akademie kam qenë në konflikt të hapët tërë jetën time, duke i shprehur mendimet e mia haptas në shtypin tonë (artikulli me titull “A ka Akademi Shkencash në Shqipëri?”, botuar në gazetën MAPO, dt. 10 shkurt 2011).
4. Nuk iu drejtova ministrit tonë të Shkencës, “terbeshit” z.Tafaj, sepse më përpara kisha shkruar për të:
“Kur para disa kohësh, në një intervistë në televizion, dëgjova prej jush se z.Llukan Puka paskësh dhënë një ndihmesë të madhe në reformimin e arsimit të lartë, m’u kujtua një artikull me titull “Kush pengon?”, shkruar prej meje dhe botuar në një ndër numrat e parë të gazetës “Rilindja demokratike” (nr.6, dt.23 janar 1991). Artikulli niste kështu:
“Megjithëse Llukan Puka, punonjës në aparatin e KQ të PPSH (për të mbuluar konformizmin, paaftësinë, së fundi edhe keqdashjen e vet), më ka ndaluar të shkruaj, unë nuk po e zbatoj ‘urdhrin’ e tij. Dhe s’kam si të veproj ndryshe. Sepse e shoh të nevojshme që ta dinë të gjithë se kush e pengon progresin dhe përse pengohet ai.”
Historia e këtij artikulli është e gjatë dhe e koklavitur, sepse në atë kohë nuk ishte e lehtë të sulmohej hapur KQ i Partisë dhe Ministria e Brendshme. Bash për këtë guxim më pati përshëndetur edhe z.Sali Berisha.
Tani, në qoftë se e takoni z.Puka, i bëni të fala prej meje dhe i thoni se D. Luka, si në kohën e tij (me derë burgu hapur), si në kohën tuaj, z.Ministër (me derë universiteti mbyllur), e ka thënë e do ta thotë haptas fjalën e vet, jo vetëm sepse e ka frikë historinë, por edhe sepse ndien përgjegjësinë intelektuale, morale dhe qytetare për fatet e kombit të vet.
Po kështu, në një artikull (me titull “Përse duhet ripërsëritur Fjalori enciklopedik shqiptar”, botuar në gazetën MAPO, më 4 maj 2011), kam shkruar:
“Si shembull po marr zërin Tafaj Myqerem, sot ministër i Arsimit e Shkencës. Në kurikulën e tij shkencore dallohen së pari: anëtar i Shoqatës …, ka qenë anëtar i Komitetit të Shkencës …, drejtor i drejtorisë së përgjithshme …, ministër i Arsimit … në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, ekspert për politikat e arsimit …, këshilltar i Kryeministrit …, sot edhe ministër i …”. Asnjëra nga pozicionet e mësipërme nuk të japin të drejtën për titullin “profesor”. Ndërkaq, pjesa shkencore: monografia me titull “Shfrytëzimi i aftësive prodhuese për mish të gjedhit në zonën kodrinore malore, mbi bazën e ushqimeve vëllimore dhe kullosave natyrore” (1988), bashkautor i tekstit “Të ushqyerit e kafshëve …” (vëllimi i dytë), një varg artikujsh në revista shkencore.
Tani më jepet të pyes: A do t’i jepej titulli profesor z.Tafaj po të mos ishte këshilltar i Kryeministrit dhe, a do të përfshihej në Enciklopedi po të mos ishte ministër i Arsimit e Shkencës?
Pas këtyre që thashë më lart, s’kisha si t’i drejtohesha ministrit tonë të Shkencës.
Nuk po arrij të kuptoj: unë, duke iu përgjigjur Thirrjes suaj, shpreha gatishmërinë të vë në shërbim të kësaj Thirrjeje një vepër madhore 8 vëllimesh, për të cilën kam punuar plot 40 vjet, duke hequr dorë edhe nga pronësia (pra duke mos kërkuar asnjë shpërblim të ligjshëm) dhe Kryeministri ynë i nderuar, në vend që të më falënderojë për këtë gjest, nuk më kthen as përgjigje. Çfarë duhet të mendoj unë tani, zoti Kryeministër? Mos duhet të kujtoj letrën prej 25 faqesh të dërguar aty te ju më 1996, kur ju sakrifikuat djalin tim, kandidat i Partisë Demokratike për kryetar bashkije? Edhe kjo letër ka mbetur pa përgjigje! Po ndërkaq, im bir nuk u bë plangprishës, po vazhdoi atë rrugë që duhej, duke u ndenjur besnik idealeve të veta. Mos duhet të kishte vepruar ndryshe? A kini pyetur ndonjëherë për të? Apo e mbaruat punën tuaj në atë kohë. Po mos harro, e gjithë ajo histori e dhimbshme, është e shkruar e dikur do të botohet.
Së fundi, në qoftë se do të humbisni përkrahjen e atyre që ju kanë mbështetur pa interes, që jo vetëm nuk kanë përfituar asgjë (as pasuritë e grabitura të baballarëve të tyre), mbajeni mend prej meje, vitin e ardhshëm keni për të humbur!
Ne ju shajmë katër vjet rresht (sepse e duam më tepër se ju Shqipërinë tonë), dhe në fund votojmë për Ju.
A bëjmë një provë tjetër: t’ju lavdërojmë katër vjet rresht (e të përfitojmë diçka), e në fund të votojmë kundër?
Tani, në daç më kthe, në daç mos më kthe përgjigje!
Shkodër, më 14 maj 2012
SHËNIM. Në mbledhjen e qeverisë të datës 25 korrik 2012, kryeministri S. Berisha, siguroi me ligj gjurmimin (ndjekjen) e letrave e dokumenteve që dorëzohen aty që nga sporteli e deri në përgjigjen ndaj tyre.
-----------
Vino, kape kte tjetren
Vota nacionaliste kthim ne mesjete !!! AKZ nje hap me shume larg BE !!!
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Krijoni Kontakt