Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shqiptarët e diasporës duan federalizmin e Maqedonisë

    Maqedonia shkel të drejtat e shqiptarëve, ndaj përmes një rezolute kërkohet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare, siç theksohet; në një shtet, një komb, një pasaportë dhe një flamur kuq e zi.

    Publikuar më 27.09.2012 | 15:53

    NJU JORK - Organizata shqiptare 'Jeta e Re', me seli në Nju Jork, ka përgatitur një rezolutë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

    Përmes kësaj rezolute kërkohet të nënshkruhet një marrëveshje e re me sllavo-maqedonasit për një Maqedoni federative dhe shqiptarët të kenë shtetin e tyre Iliridën, brenda Federatës së Maqedonisë, transmeton INA njoftimin.

    “Duke vërejtur që në Maqedoni ka probleme të thella si terrori policor mbi popullsinë shqiptare, bastisje, arrestime pa fakte, nuk zbatohet me korrektësi në bazë të ligjeve kushtetuese përdorimi i gjuhës shqipe, ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar, dhënia e shtetësisë për shqiptarët që jetojnë prej më shumë se 15 vitesh, mosndarje në mënyrë të barabartë e buxhetit shtetëror, mbyllje e paraleleve të shkollave shqipe në Strugë, Ohër, Manastir, miratimet e shumë ligjeve jokushtetuese etj..kërkojmë federalizmin e Maqedonisë dhe zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të çështjes shqiptare në këtë shtet”, thuhet në rezolutë.

    Përmes kësaj rezolute kërkohet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare, siç theksohet; në një shtet, një komb, një pasaportë dhe një flamur kuq e zi.

    /INA/ Shekulli Online/Përgatiti: M.A./

  2. #2
    Pse te gjitha vendet rrotull Shqiperise jane emertuar Shqip, ndersa vet Shqiperia eshte ne gjuhe te huaj Albanien ?
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shqiptarët e diasporës duan federalizmin e Maqedonisë

    ...

    NJU JORK - Organizata shqiptare 'Jeta e Re', me seli në Nju Jork, ka përgatitur një rezolutë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

    Përmes kësaj rezolute kërkohet të nënshkruhet një marrëveshje e re me sllavo-maqedonasit për një Maqedoni federative dhe shqiptarët të kenë shtetin e tyre Iliridën, brenda Federatës së Maqedonisë, transmeton INA njoftimin.
    ...
    /INA/ Shekulli Online/Përgatiti: M.A./
    Si te arrihet marreveshje per ndarjen e territorit te nje shteti te tille, pa lufte dhe percaktimin me dhune te kufijve?
    Po te ekzistonin kufij administrativ, sic ishte rasti i ish njesive federative te Jugosllavise, atehere edhe ndarja (ose federalizimi i territorit) permes marreveshjes do te ishte e mundur.

    Fakti qe kerkohet "vetem federalizim" te territorit nuk ndryshon shume, perderisa nuk ekziston se paku nje vije ndarse relativisht e qarte (dhe e pranueshme) e territorit ne baza etnike.
    Dhe federalizmi ne baza etnike eshte pranim dhe legjitimim i pavaresise kombetare. Pavaresisht pengesave formale qe mund te ndertohen ne Kushtetute per ta penguar formimin e nje shteti te pavarur.
    Shetet e dobeta si Maqedonia ose edhe Kosova (sa i perket autonomizimit te pritshem te veriut) nuk kane kapacitete per penguar pavaresimin e plote te njesive federale apo territoreve autonome. Prandaj, nje zgjidhje e tille nuk eshte fare e preferueshme, pervec ne rast te favoreve te medha ekonomike...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-09-2012 më 07:08

  4. #4
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Pse te gjitha vendet rrotull Shqiperise jane emertuar Shqip, ndersa vet Shqiperia eshte ne gjuhe te huaj Albanien ?
    Ta paskan ba qefin ty dhe atyre që po i thonë vetes alban
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin

    Ate mendova edhe une

    Si i merni gjerat per majash o burr ! Nuk guxo robi me shpreh mendimin ose me pyt nga padituria, se direkt te bejne me nishan
    Revolution 1848

  6. #6
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Mos të jetë hatri ty se te na thonë se kur ndahet buka njëherë ma nuk ngjitet.
    Njashtu më duket mua edhe kjo puna e bashkimit të trojeve shqipe, ëndërr e bukur ka qenë dhe e njëjta edhe do të mbetet, asgjë tjetër pos se një ëndërr. Bashkimin e vetëm ne shqiptarët do ta kemi kur të gjitha vendet shqiptare të hyjnë në Unionin Europian se përndryshe një Shqipëri etnike s'ma merr mendja se do ta shohim si në të ardhmen e afërt dhe po ashtu në atë të largët.
    Edhe kjo deklaratë si ato deklaratat e tjera të bujshme me po të njëjtin karakter do të bëjë një bujë të mirë në media dhe pas nja dy javëve do të harrohet, dhe pastaj përsëri kthehemi në pozitën Zero.
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 28-09-2012 më 09:17
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ate mendova edhe une

    Si i merni gjerat per majash o burr ! Nuk guxo robi me shpreh mendimin ose me pyt nga padituria, se direkt te bejne me nishan
    Kur Bariu, kerkoi ndihme heren e pare, pasi qe i kishte sulmuar ujku kopene, te gjithe fshataret shkuan per t`i ndihmuar, por bariu "kishte luajtur" me ta.

    Heren e dyte, e njejta "loje".

    Kur heren e trete, vertet e kishte sulmuar ujku kopene e Bariut, ai bertitke sa mundte, por askush nuk shkoi t`i ndihmoj. Fshataret kujtuan se ai po "luante" prape me ta.

    Nuk te bene askush me nishan, o Eurostar, nese ti nuk e bene vet veten.

    Ne teme tani. Ideja per nje gjendje me te mire, eshte sadopak me e mire se qe jane tani. Suksesi mvaret nga permasa e senzibilizimit te Ides ne popullin ne pergjithesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sami Hyseni : 28-09-2012 më 09:15

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    Mos të jetë hatri ty se te na thomë se kur ndahet buka njëherë ma nuk ngjitet.
    Njashtu më duket mua edhe kjo puna e bashkimit të trojeve shqipe, ëndërr e bukur ka qenë dhe e njëjta edhe do të mbetet, asgjë tjetër pos se një ëndërr. Bashkimin e vetëm ne shqiptarët do ta kemi kur të gjitha vendet shqiptare të hyjnë në Unionin Europian se përndryshe një Shqipëri etnike s'ma merr mendja se do ta shohim si në të ardhmen e afërt dhe po ashtu në atë të largët.
    Edhe kjo deklaratë si ato deklaratat e tjera të bujshme me po të njëjtin karakter do të bëjë një bujë të mirë në media dhe pas nja dy javëve do të harrohet, dhe pastaj përsëri kthehemi në pozitën Zero.
    Ashtu është yllbardh, si Gjermania që u nda njëherë e të gjithë thonin nuk ngjitet më....Heu, Gjermania e paska hedhë poshtë fjalën tonë të urtë! Qe pra yllbardh, që ka bukë që janë brumore, e ngjiten edhe po t'i ndash. Mjafton që buka (brumi) të mos jetë pjekë e djegë. Në BE nuk je i bashkuar me kombin tënd, por je i bashkuar në një farë mase me 28 shtete të tjera.

  9. #9
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Të mirëkuptohemi se unë do të isha i pari që do të hidhesha në ajër nga gëzimi po të bëhej bashkimi i të gjitha trojeve në Shqipërinë etnike, por edhe po të bëhej një bashkim atëherë ne do të kemi një bashkim të cunguar. Dhe si një nga kushti kryesor për të ardhur deri aty duhet që vullneti mbarë-kombëtarë të kërkoj një gjë të tillë, si nga shtresat më të ulëta të popullit po ashtu edhe te ato të lartat sic janë shtresat intelektuale, afariste dhe politike. Ne sot kemi ca xixa të tilla te disa intelektual dhe pastaj xixave as tymi nuk iu duket te afaristët dhe politikanët tanë. Atëherë në fund të fundit na del se kjo ende është vetëm një ëndërr përderisa elita kombëtare të zgjohet nga gjumi që i ka zënë ata, sepse sot ka kaluar koha e revolucioneve ku shtresat e tëra të popullit do të ngriheshin në këmbë që të realizojnë ëndrrat e tyre. Dhe pastaj kur kemi fjalën për shtresat e popullit, si mundë të kërkojmë ne një gjë të tillë nga populli kur te vetë ai popull sot shohim ndikimin e globalizimit që është kundër vjeljes së ndjenjave të pastërta kombëtare dhe më tepër ndikon në deformime gjuhësore dhe kulturore të traditave të një populli dhe e gjitha kjo ndodhë për shkak se si e ceka edhe më lartë vullneti për mbrojtjen e vlerave dhe traditës kombëtare mungon te elita jonë kombëtare. Elitë e ashtu quajtur kombëtare e cila sot mirret me çdo gjë që ka interesa afariste dhe harron detyrën e saj që ka për t'i shërbyer interesave kombëtare. Shembull konkret se si kjo ndodhë kemi kur një mori e "intelektualëve" sot publikojnë çdo lloj marrëzie vetëm e vetëm që të krijojnë një senzacion në medie dhe që të mbushin gjepat e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 28-09-2012 më 10:26
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ashtu është yllbardh, si Gjermania që u nda njëherë e të gjithë thonin nuk ngjitet më....Heu, Gjermania e paska hedhë poshtë fjalën tonë të urtë! Qe pra yllbardh, që ka bukë që janë brumore, e ngjiten edhe po t'i ndash. Mjafton që buka (brumi) të mos jetë pjekë e djegë. Në BE nuk je i bashkuar me kombin tënd, por je i bashkuar në një farë mase me 28 shtete të tjera.
    Fjal me vend

    Po Ylbardhi me Samiun jane Serb dhe Grek ...a kam harru naj epitet tjeter

    ej se bejm shaka

    Po vertet nje gje me cudit me Shqiptaret ne pergjithsi: Si ka mundesi se kush eshte ne politike e bejme tradhtar dhe bashkpuntor me Grek a me Serb a me Turk e ku di une ? A thua eshte semundje qe na la Enveri mer burr qe per cdo njeri qe donte ta hiqte qafe , e bente bashkpuntor me te huajt ?
    Revolution 1848

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Fjal me vend

    Po Ylbardhi me Samiun jane Serb dhe Grek ...a kam harru naj epitet tjeter

    ej se bejm shaka
    Me pelqen, kur bejme shaka. Une nuk pata asgje te keqe me ty. Vetem desha te them se ketu vertet duhet pas kujdes se cfare thua apo shkruan, se menjeher ke >Nishanin ne balle<. Une qe moti jam tani "ekstremist, radikalist, terrorist islamik"....ja, nga ti u bera ehde serb e grek .Aman a pak po te duken keto qe i kam deri tani?(euh i gjori une, sa me ka dal pune tani me rregullimin e letrave personale)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sami Hyseni : 28-09-2012 më 10:35

  12. #12
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    Të mirëkuptohemi se unë do të isha i pari që do të hidhesha në ajër nga gëzimi po të bëhej bashkimi i të gjitha trojeve në Shqipërinë etnike, por edhe po të bëhej një bashkim atëherë ne do të kemi një bashkim të cunguar. Dhe si një nga kushti kryesor për të ardhur deri aty duhet që vullneti mbarë-kombëtarë të kërkoj një gjë të tillë, si nga shtresat më të ulëta të popullit po ashtu edhe te ato të lartat sic janë shtresat intelektuale, afariste dhe politike. Ne sot kemi ca xixa të tilla te disa intelektual dhe pastaj xixave as tymi nuk iu duket te afaristët dhe politikanët tanë. Atëherë në fund të fundit na del se kjo ende është vetëm një ëndërr përderisa elita kombëtare të zgjohet nga gjumi që i ka zënë ata, sepse sot ka kaluar koha e revolucioneve ku shtresat e tëra të popullit do të ngriheshin në këmbë që të realizojnë ëndrrat e tyre. Dhe pastaj kur kemi fjalën për shtresat e popullit, si mundë të kërkojmë ne një gjë të tillë nga populli kur te vetë ai popull sot shohim ndikimin e globalizimit që është kundër vjeljes së ndjenjave të pastërta kombëtare dhe më tepër ndikon në deformime gjuhësore dhe kulturore të traditave të një populli dhe e gjitha kjo ndodhë për shkak se si e ceka edhe më lartë vullneti për mbrojtjen e vlerave dhe traditës kombëtare mungon te elita jonë kombëtare. Elitë e ashtu quajtur kombëtare e cila sot mirret me çdo gjë që ka interesa afariste dhe harron detyrën e saj që ka për t'i shërbyer interesave kombëtare. Shembull konkret se si kjo ndodhë kemi kur një mori e "intelektualëve" sot publikojnë çdo lloj marrëzie vetëm e vetëm që të krijojnë një senzacion në medie dhe që të mbushin gjepat e tyre.
    Federalizmi në Maqedoni është zgjidhja më e mirë tani për tani si për maqedonët, ashtu për shqiptarët. Ja shihe Belgjikën, që megjithëse kanë qenë në një shtet gati për 200 vjet, si Flandra ashtu dhe Valonia janë gati të shkëputen nga çasti në çast dhe janë shumë autonome në vendimet e tyre. Vetëm se duhet pasur kujdes kur të caktohet kufiri krahinor brenda Maqedonisë i Iliridës, që zona të shqiptarëve ortodoksë që shumica janë asimiluar, të mos kalojnë me krahinën sllave të Maqedonisë. Prandaj duhet filluar që tani afrimi dhe investimi për rilindjen e shqiptarizmës te shqiptarët e asimiluar, që në qytete si Manastiri p.sh. numërohen me dhjetëra mijëra e vetëm të vjetrit me gjysëm zëri e pranojnë se janë shqiptarë.

  13. #13
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Pse te gjitha vendet rrotull Shqiperise jane emertuar Shqip, ndersa vet Shqiperia eshte ne gjuhe te huaj Albanien ?

    Sepse keshtu na quajn te Huajt

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Sepse keshtu na quajn te Huajt
    Po vendet rreth nesh si i quajn te huajt si ne shqip.... Mali i zi ....Greqi etj
    Revolution 1848

  15. #15
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Po vendet rreth nesh si i quajn te huajt si ne shqip.... Mali i zi ....Greqi etj
    tjert na therrasin Dardanë e Ilir.

    Njeri sa Serioz po dukem kur nuk po keshi

    Njeri per deri sa nataliteti eshte ne ramje e siper edhe krejt evropen me na dhane ska çka na duhet. Bile tu mendu kesh kur e pash harten edhe pse ka qen e Jonja perpara se une se maj mend veq kta tpart tone qashtu thone. Eshte dasht te shtohet nataliteti e kur ka natalitet e shtim te popullsise dika duhet me u shtri popullata se ndryshe Zor e kemi me i ri-marrë perseri ish(x) trojet tona.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shqiptarët e diasporës duan federalizmin e Maqedonisë

    Maqedonia shkel të drejtat e shqiptarëve, ndaj përmes një rezolute kërkohet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare, siç theksohet; në një shtet, një komb, një pasaportë dhe një flamur kuq e zi.

    Publikuar më 27.09.2012 | 15:53

    NJU JORK - Organizata shqiptare 'Jeta e Re', me seli në Nju Jork, ka përgatitur një rezolutë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

    Përmes kësaj rezolute kërkohet të nënshkruhet një marrëveshje e re me sllavo-maqedonasit për një Maqedoni federative dhe shqiptarët të kenë shtetin e tyre Iliridën, brenda Federatës së Maqedonisë, transmeton INA njoftimin.

    k.
    “Duke vërejtur që në Maqedoni ka probleme të thella si terrori policor mbi popullsinë shqiptare, bastisje, arrestime pa fakte, nuk zbatohet me korrektësi në bazë të ligjeve kushtetuese përdorimi i gjuhës shqipe, ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar, dhënia e shtetësisë për shqiptarët që jetojnë prej më shumë se 15 vitesh, mosndarje në mënyrë të barabartë e buxhetit shtetëror, mbyllje e paraleleve të shkollave shqipe në Strugë, Ohër, Manastir, miratimet e shumë ligjeve jokushtetuese etj..kërkojmë federalizmin e Maqedonisë dhe zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të çështjes shqiptare në këtë shtet”, thuhet në rezolutë.

    Përmes kësaj rezolute kërkohet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare, siç theksohet; në një shtet, një komb, një pasaportë dhe një flamur kuq e zi.

    /INA/ Shekulli Online/Përgatiti: M.A./

    Kjo rezolute ne kete menyre eshte molle sherri.

    Pala maqedone dekadat e fundit me te madhe inicon proekte per ndarjen e maqedonise e cila per organizim te brendshem te saj mund te federalizohet.
    nje gje te ketille nuk e pranojne shqipetaret, sepse ky proekt ne periudha afat gjate e demton politiken globale te superfuqive.

    Procesi i cili eshte ne vijim e siper ( si pasoj e krizes se thelle ekonomike ) imponon federalizimin e 4 shteteve dhe ate: Shqiperia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia.
    Kurse politika srbo-greke kerkon federalizimin e maqedonise, ku pjesa perendimore te jene shqipetaret dhe ajo lindore maqedonasit.
    Mjaftojne qytetet: Kumanove, kriva pallanke, strumice dhe gjevgjeli te cilat krijojne nje kanal per ta ndihmuar shtrirjen vertikale te bashkimit te serbise me greqine e cila vertikale do ta ndihmonte rusine per te dale ne detin mesdhe dhe te jete doganier ne ujrat medhetare. Ku pos tjerave edhe flota ruse do te mund te notoj ne butrint dhe sazan sepse ujrat nderkombetare jane te lira per gjithe ata qe kane dalje ne te.
    lejimi i kesaj vije vertikale e e fshin nga harta luginen e presheves.
    Politika e SHBA, kerkon te forcohet shtrirja horizontale e cila lidh turqine, bugarine, Shqiperine dhe Italine.
    Nje rezolute e tille e garanton per 100 vitet e ardheshme te drejten e shtetit dhe identitetit maqedon.
    - edhe sikur te imponohet nje rezolute per ndarje te tille, parashtroj pyetjen:
    cili do te jete ai shqipetar qe do te nenshkruaj se kumanova dhe manastiri si qytete duhet te mbeten ne anen maqedone ???

    Lutem qe njeher e pergjithmon akademia e shkencave dhe arteve te shqiperise te udhehiqet nga koka te mencura shqipetare te cilat koka vertet mendojne shqip e jo greqisht ose serbisht.
    Me renjene natalitetit, me pastrimin e regjistrave te fryer nga ana maqedone, me te drejten e deklarimit te tyre pos perkatesive tjera edhe te drejten e perkatesise kombetare bullgare, maqedonet e titos mbeten jo me shume se 3500 mije.
    MENDONI SHQIP dhe ne menyre afat gjate.
    ...
    urtësia

  17. #17
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga urtesia Lexo Postimin
    Kjo rezolute ne kete menyre eshte molle sherri.

    Pala maqedone dekadat e fundit me te madhe inicon proekte per ndarjen e maqedonise e cila per organizim te brendshem te saj mund te federalizohet.
    nje gje te ketille nuk e pranojne shqipetaret, sepse ky proekt ne periudha afat gjate e demton politiken globale te superfuqive.

    Procesi i cili eshte ne vijim e siper ( si pasoj e krizes se thelle ekonomike ) imponon federalizimin e 4 shteteve dhe ate: Shqiperia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia.

    - edhe sikur te imponohet nje rezolute per ndarje te tille, parashtroj pyetjen:
    cili do te jete ai shqipetar qe do te nenshkruaj se kumanova dhe manastiri si qytete duhet te mbeten ne anen maqedone ???

    Lutem qe njeher e pergjithmon akademia e shkencave dhe arteve te shqiperise te udhehiqet nga koka te mencura shqipetare te cilat koka vertet mendojne shqip e jo greqisht ose serbisht.
    Me renjene natalitetit, me pastrimin e regjistrave te fryer nga ana maqedone, me te drejten e deklarimit te tyre pos perkatesive tjera edhe te drejten e perkatesise kombetare bullgare, maqedonet e titos mbeten jo me shume se 3500 mije.
    MENDONI SHQIP dhe ne menyre afat gjate.
    ...
    Kush kërkoka federalizimin e Shqipërisë? Se është hera e parë që dëgjoj këtë gjë.

    Po në Kumanovë, sa % janë shqiptarë? Dhe në rast ndarje, si ndahet qyteti? Cila është zgjidhja më e mirë për shqiptarët në Maqedoni?

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Kush kërkoka federalizimin e Shqipërisë? Se është hera e parë që dëgjoj këtë gjë.

    Po në Kumanovë, sa % janë shqiptarë? Dhe në rast ndarje, si ndahet qyteti? Cila është zgjidhja më e mirë për shqiptarët në Maqedoni?
    Kishte edhe asi bisedime qe problemi ne ballkan te mbyllet me egzistimin e 4 shteteve te 4 kulturave te ndrydhme dhe ate:
    1. kulktura helene - greket (sot ermenet) : 8 milion;
    2. kultura tatare - bullgaret : 8 milion;
    3. kultura sllave - serbet : 8 milion; dhe
    4. kultura ilire - shqipetaret : 8 milion;

    pak pune sa % jetojne ne kumanove, por shume pune e ardhmja e presheves dhe pengesa e vertikales sllave.

    zgjidhja me e mire e shqipetareve te maqedonise eshte qeverisja e shqipetareve me maqedonine dhe njeher e pergjithmon te kuptohet se maqedonasit kane nevoj per shqip[etaret e jo shqipetaret per maqedonsat.

    dikundi ne tetore te ketij viti do te kemi per here te pare prezentim dhe stervitje te perbashket nen nje komande te 3 ushtrive:
    ushtria shqipetare - arben imami
    forcat e sigurise te kosoves - agim ceku dhe
    armata maqedone - fatmir besimi.
    shkaku i zgjedhjeve ne mal te zi si problem teknin do te mungojne kesaj rradhe.

    Shqipetaret e maqedonise jane ngusht te lidhur me aktivitetet dhe politiken ne kosove.
    Andaj, mbetemi me shprese qe kosova sa me pare te shkeputet nga sistemi financiar i braka karic dhe te kthehet drejt tirones,
    kosova te hjek dore nga franca dhe t'i perkushtohet aleatit qe i mundesoi pavarsine duke i larguar okupatorin serb nga kosova.
    Shqipetaret e maqedonise pas mareveshjes se ohrit te kembengulin ne formimin e nje shteti modern, shtet te qytetareve te saj, shtet juridik.

    ajo qe eshte me rendesi te vecante:
    te krijoj ANTIVIRUSIN per VIRUSAT e saj qe jane te kycur ne politkberjen shqipetare.
    pra: nje grumbull pushtetaresh, funkcionar dhe udheheqes ne institucione relevante udhehiqen nga shqipfoles te cilet jane gjak shitur dhe akoma punojne per sherbimin serb, me qellim qe mos shpaloset e kaluara e tyre e periudhes titiste.
    1. Musa Xhaferi - dosje korupcioni dikur ne slloveni dhe tani ne maqedoni;
    2. nevzat bejta - siptarite shqip vo allbanija - egziston stenogram.
    3. talat xhaferi - i kycyr me mision nga arm ne uck.
    4. izet mexhiti - sherbim francez;
    5. xhevat ademi - sherbim jugosllav;
    6. dekani ne fak. pedagogjik ne shkup i biri i sefedin sulejmanit;
    7. fatmir besimi i mbeshtetur nga shenazi mehmeti nipi i hivzi mehmetit,
    8. ali aliu - akademik (?)
    9. safet neziri mik familjar i daciqit kryeministrit serb;
    10. agron buxhaku - sherbim francez;
    11. aziz polozhani - djali i hoxhes se sherbimit KOS;
    12. teuta arifi satelit per harmonizimin dhe bashkpunimin me LSDM
    ...

    Informata e fundit nga ambasada amerikane:
    sikur te mos na vije inat qe jemi perkrahes per hapjen e saj, neve qe sot do ti vinim drynin univerzitetit te tetoves si nje cerdhe korupcioni dhe amoraliteti.

    bashkepunimi trilateral dhe krijimi i institucioneve te perbashketa mes shqiperise, kosoves, maqedonise dhe malit te zi eshte zgjidhja me e mire per shqipetaret e maqedonise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga urtesia : 29-09-2012 më 14:06
    urtësia

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shqiptarët e diasporës duan federalizmin e Maqedonisë

    Maqedonia shkel të drejtat e shqiptarëve, ndaj përmes një rezolute kërkohet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare, siç theksohet; në një shtet, një komb, një pasaportë dhe një flamur kuq e zi.

    Publikuar më 27.09.2012 | 15:53

    NJU JORK - Organizata shqiptare 'Jeta e Re', me seli në Nju Jork, ka përgatitur një rezolutë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

    Përmes kësaj rezolute kërkohet të nënshkruhet një marrëveshje e re me sllavo-maqedonasit për një Maqedoni federative dhe shqiptarët të kenë shtetin e tyre Iliridën, brenda Federatës së Maqedonisë, transmeton INA njoftimin.

    “Duke vërejtur që në Maqedoni ka probleme të thella si terrori policor mbi popullsinë shqiptare, bastisje, arrestime pa fakte, nuk zbatohet me korrektësi në bazë të ligjeve kushtetuese përdorimi i gjuhës shqipe, ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar, dhënia e shtetësisë për shqiptarët që jetojnë prej më shumë se 15 vitesh, mosndarje në mënyrë të barabartë e buxhetit shtetëror, mbyllje e paraleleve të shkollave shqipe në Strugë, Ohër, Manastir, miratimet e shumë ligjeve jokushtetuese etj..kërkojmë federalizmin e Maqedonisë dhe zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të çështjes shqiptare në këtë shtet”, thuhet në rezolutë.

    Përmes kësaj rezolute kërkohet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare, siç theksohet; në një shtet, një komb, një pasaportë dhe një flamur kuq e zi.

    /INA/ Shekulli Online/Përgatiti: M.A./
    te kjo harta e madhe po shikoj edhe Korfuzin..
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  20. #20
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Maqedoni, vdes në rrethana misterioze ish-ushtari i UÇK-së
    Vrasjet misterioze të shqiptarëve në Maqedoninë rëndojnë raportet e brishta ndëretnike.
    Publikuar më 04.10.2012 | 15:25

    SHKUP - Me rastin e vdekjes misterioze në burg të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Ibrahim Sulejmani, grupi nismëtar i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoninë, me ne krye Xhevat Sherifin, reagon ashpër ndaj kësaj vdekjeje misterioze. Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni, siç raporton INA, kërkon urgjentisht ndriçimin e plotë dhe sa më të shpejtë të këtij rasti.

    Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoninë dyshon se institucionet përkatëse në Maqedoni do t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen dhe ndriçimin e plotë të këtij rasti. Po ashtu, Lidhja e Diasporës Shqiptare dyshon në kapacitetin institucional të përfaqësuesve shqiptarë në pushtet, që të zbardhin rastin në fjalë.

    Duke e pasur parasysh këtë, Lidhja kërkon nga faktori ndërkombëtar në Maqedoni dhe posaçërisht nga ambasada e SHBA-ve dhe Bashkimi Evropian që të ushtrojnë presion tek qeveria e Shkupit që të zbardhë rastin.

    Po ashtu fton OSBE-në dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, që në kuadër të mandatit të tyre, të marrin hapat e nevojshëm, që ky rast të mos mbetet i pandriçuar, pasi rasti i të ndjerit ka qenë me aktakuzë ‘për krime lufte dhe kundër njerëzimit’, ndërsa Maqedonia nuk e ka të drejtën për kësi dënimesh.

    Ndonëse me punën e tij Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, nuk na ka bindur se ka kapacitetet për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, sidoqoftë ai e ka detyrim kombëtar dhe në të njëjtën kohë edhe detyrim professional, që të japë maksimumin për hetimin e rastit në fjalë.

    Ky rast nuk është i pari që shqiptarët të vdesin (vriten) nëpër burgjet e Maqedonisë. Të gjitha këto raste vetëm rëndojnë raportet e brishta ndëretnike.

    /INA/Shekulli Online/M.A./

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •