Shqiptarët e diasporës duan federalizmin e Maqedonisë
Maqedonia shkel të drejtat e shqiptarëve, ndaj përmes një rezolute kërkohet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare, siç theksohet; në një shtet, një komb, një pasaportë dhe një flamur kuq e zi.
Publikuar më 27.09.2012 | 15:53
NJU JORK - Organizata shqiptare 'Jeta e Re', me seli në Nju Jork, ka përgatitur një rezolutë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Republikën e Maqedonisë.
Përmes kësaj rezolute kërkohet të nënshkruhet një marrëveshje e re me sllavo-maqedonasit për një Maqedoni federative dhe shqiptarët të kenë shtetin e tyre Iliridën, brenda Federatës së Maqedonisë, transmeton INA njoftimin.
k.
“Duke vërejtur që në Maqedoni ka probleme të thella si terrori policor mbi popullsinë shqiptare, bastisje, arrestime pa fakte, nuk zbatohet me korrektësi në bazë të ligjeve kushtetuese përdorimi i gjuhës shqipe, ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar, dhënia e shtetësisë për shqiptarët që jetojnë prej më shumë se 15 vitesh, mosndarje në mënyrë të barabartë e buxhetit shtetëror, mbyllje e paraleleve të shkollave shqipe në Strugë, Ohër, Manastir, miratimet e shumë ligjeve jokushtetuese etj..kërkojmë federalizmin e Maqedonisë dhe zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të çështjes shqiptare në këtë shtet”, thuhet në rezolutë.
Përmes kësaj rezolute kërkohet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare, siç theksohet; në një shtet, një komb, një pasaportë dhe një flamur kuq e zi.
/INA/ Shekulli Online/Përgatiti: M.A./
Krijoni Kontakt