Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 41
  1. #21
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464

    Sadiku i shumėkėrkuar, nė garė futet edhe Uest Bromuiē






    Armando Sadiku ėshtė bėrė objektiv i shumė skuadrave europiane. Sulmuesi shqiptar, i cili po shkėlqen me Luganon nė Zvicėr, pėlqehet nga ekipi anglez Uest Bromuiē Albion, njofton ueb faqja “tribalfootball.com”. Sadiku, i cili iu bashkua Luganos nga Lukarno gjatė kėsaj vere, ka realizuar 10 gola nga 11 ndeshje kėtė sezon. Pėrpos ekipit nga Premierliga, nė ditėt e fundit flitej se pėr pėrfaqėsuesin shqiptar ka shfaqur interesim edhe kampioni aktual i Gjermanisė, Borusia Dortmund. Kurse, kohė mė parė, pėr 21-vjeēarin kishin lėvizur edhe ekipet italiane si Fiorentina, Katania, Siena e Kievo, plus ai gjerman Mynih 1860. Vetė menaxheri i sulmuesit ka pohuar interesimin e kampionėve tė Gjermanisė pėr futbollistin elbasanas. Nga shkurti i vitit 2011, Sadiku ka realizuar 36 gola nė 49 ndeshje nė kategorinė e dytė zvicerane. Vitin e kaluar ai ishte golashėnuesi mė i mirė te Lokarno. Gjatė verės, Lugano pagoi 415 mijė euro pėr kartonin e Sadikut, ndėrsa vetė lojtari pėrfiton rreth 166 mijė euro nė vit. Presidenti i skuadrės sė Luganos, Anxhelo Renxeti, pati deklaruar pak ditė mė parė se njė ndėr futbollistėt qė mund tė largohet gjatė merkatos sė janarit ėshtė edhe sulmuesi shqiptar, pėr shkak tė ofertave tė shumta qė kanė ardhur nė adresė tė lojtarit.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  2. #22
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  3. #23
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Sadiku “zverdhet”



    Ndėrkohė, nė Ligėn e Dytė zvicerane Lugano i Armando Sadikut ka humbur nė transfertė me Vaduzin me rezultatin 1-0. Sulmuesi shqiptar, edhe pse ka luajtur pėr 90 minuta, kėtė herė nuk ka mundur tė shėnojė, por ka qenė protagonist me njė karton tė verdhė nė minutėn e 79-tė pėr njė simulim nė zonė.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  4. #24
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Servete “bllokon” Sadikun pėr nė janar







    Servete, skuadra e Gjenevės, synon qė tė ketė shėrbimet e Armando Sadikut qė nė janar tė vitit tė ardhshėm. Kėtė e bėn tė ditur media zvicerane “nachrichten.ch”, e cila sqaron se klubi i Superligės sė Zvicrės e ka “bllokuar” kartonin e sulmuesit 21-vjeēar tė Kombėtares shqiptare. Nuk jepen hollėsi lidhur me kėtė lėvizje tė Sadikut, por nuk besohet se Lugano do tė pranojė ta humbasė sulmuesin e saj mė tė mirė pa fituar njė shumė tė mirė parash. Shėnuesi mė i mirė i Challenge League, me 9 gola (10 gola nė sezon pėr Luganon), po kalon njė formė shumė tė mirė edhe me Kombėtaren shqiptare, ndėrsa sipas mediave edhe klube nė Itali e Gjermani i kanė kėrkuar sė fundmi shėrbimet e tij. Sakaq, pėrveē Fiorentinės, Xhenovas, nė garė sė fundmi nė Serinė A ėshtė futur edhe Peskara e Lacio e Igli Tares. Sadiku pritet tė ftohet pėr ndeshjen kundėr Kamerunit, mė 14 nėntor, por kjo ende nuk ėshtė konfirmuar, pasi lista e trajnerit De Biazi ende nuk ėshtė publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  5. #25
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Haxhia: Sadiku shko nė Itali ose Gjermani



    Menaxheri i Armando Sadikut ka konfirmuar se sulmuesi i Kombėtares shqiptare mund tė transferohet nė Bundesligėn 1 ose nė Serinė A nė janar. “Edhe nėse ai nuk do tė lėvizė nė janar, atėherė me shumė gjasė do tė largohet nė verė”, – ka thėnė Sokol Haxhia pėr “itasportpress.it”. Ai ka hedhur poshtė kėshtu “prenotimin” e ndonjė klubi zviceran tė Superligės pėr nė merkaton e janarit, sikundėr u publikua dy ditė mė parė se Servete e kishte bllokuar kartonin e lojtarit qė aktivizohet te Lugano.





    Bisedimet Deri tani janė pėrmendur emra tė rėndėsishėm qė interesohen pėr Sadikun, por vetė menaxheri pohon se nuk ka pasur kontakte tė drejtpėrdrejta me klube tė Serisė A. Tė paktėn jo me ato qė janė lakuar deri tani nė media. “Sadiku ėshtė njė sulmues i jashtėzakonshėm dhe e ka golin nė gjak. Pesė vite mė parė ai luante nė Kategorinė e Dytė dhe ishte kryeshėnues i kampionatit. Nė moshėn 16-vjeēare debutoi nė Kategorinė Superiore dhe u shndėrrua nė njė ndėr sulmuesit mė tė mirė. Me Kombėtaren U-21 zuri vendin e dytė si golashėnues, sepse realizoi 6 gola nė 7 ndeshje. Te Lokarno shėnoi 28 gola nė 39 ndeshje dhe sot te Lugano vazhdon tė shėnojė, duke konsoliduar edhe vendin nė pėrfaqėsuese. Nė ekipin kombėtar ai ka shėnuar 1 gol nė tri ndeshje. Normalisht njė futbollist me kėto parametra do tė vlerėsohej 5 deri nė 10 milionė euro nėse do tė vinte nga Brazili. Ndaj edhe mendoj se kush blen Sadikun, ka bėrė njė investim kolosal pėr tė ardhmen”, – ka deklaruar Haxhia. Ai mė tej ka konfirmuar se nuk ka biseduar me ndonjė pėrfaqėsues tė Fiorentinės apo Sienės. “I kam dėgjuar kėta emra nė media, por nuk kam folur me drejtuesit e Fiorentinės, Sienės dhe Katanias. Mbase ata e kanė vėzhguar lojtarin, sepse njė si Sadiku bie shumė nė sy, por unė nuk kam pasur kontakte. E megjithatė, po ju them se jam nė bisedime me klube tė tjera tė Serisė A dhe tė Bundesligės 1, por emrat e tyre dua t’i mbaj sekret. Ajo qė mund tė them ėshtė se nė janar, ose maksimumi nė verė, Sadiku do tė transferohet nė njė prej kėtyre kampionateve”, – ka thėnė menaxheri.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  6. #26
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    urime djalit.

    do me pelqente te lunte ne bundeslige

  7. #27
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Edhe mendimi im pesonal eshte qe me e mira per te eshte te luaja ne Kampionatin Gjerman.

    seria a pavarsishte se eshte nje nga kampionatet me te ndjekur , ne krahasim me Bundesligen Gjermane eshte shum poshte.

    Urime gjths djaloshit Elbasanas me paraqitjet dhe golat e tij.


    E rendesishme eshte qe ne te ardhmen e pret nje karriere super e mire..
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  8. #28
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    djaloshi elbasanas ne fakt esht prej Cerriku.Djaloshi shqiptar thuj me mire.

  9. #29
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Cerriku lagje e Elbasanit eshte.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  10. #30
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    I bi qe te jete tirons atehere se edhe Elbasoni me autostraden e re lagje e Tirones bohet lol

  11. #31
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464

    Shqipėri-Kamerun, “lumė” menaxherėsh nė stadium



    Armando Sadiku apo edhe disa lojtarė tė tjerė tė Kombėtares sonė do tė jenė nė qendėr tė vėmendjes sė menaxherėve nė ndeshjen e mbrėmje sė sotme. Sfida me Kamerunin mendohet se do tė jetė vendimtare pėr tė ardhmen e Edgar Ēanit, pasi Polonia e Varshavės ka konfirmuar se do ta largojė atė nė merkaton e janarit. Mirėpo nė optikėn e menaxherėve do tė jetė edhe Etrit Berisha. Portieri kuqezi luajti titullar nė ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisė dhe bėri njė paraqitje tė shkėlqyer, ndaj pėr tė nuk kanė munguar ofertat edhe nga skuadra tė Serisė A. Ndėrkaq, edhe Armando Sadiku kėrkohet nga disa klube tė Serisė A, pa lėnė pas lojtarė tė rinj si Bala e Vajushi, tė grumbulluar rishtazi me Kombėtaren. Ndėrsa bie nė sy dueli Cana-Eto, dy lojtarėt kėta mė tė mirėpaguar nė skuadrat respektive
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  12. #32
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464

    Menaxheri: Sadiku si Vieri, e do Fiorentina






    Menaxheri i Armando Sadikut, Sakol Haxhia, ka pohuar nė njė intervistė pėr mediat italiane se lojtari ėshtė nė vėzhgim nga Fiorentina dhe Siena. “Armando ėshtė njė futbollist i fortė fizikisht. Nėse do kėrkonim njė krahasim, i ngjan shumė Vierit, por luan qoftė si mesfushor krahu dhe si sulmues kryesor. Gjuan njėlloj me tė dyja kėmbėt dhe ėshtė i paparashikueshėm, sepse e godet portėn nga ēdo pozicion. Pėr momentin mund tė them se pėr tė janė interesuar Fiorentina dhe Siena, por unė personalisht nuk kam folur ende me drejtorėt sportivė tė kėtyre klubeve”, – ka sqaruar Haxhia
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  13. #33
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Bazeli piketon Sadikun


    Merkato “e ēmendur” pėr kuqezinjtė. Dhjetori dhe janari pritet tė jenė muaj vendimtarė pėr disa nga titullarėt e Kombėtares shqiptare. Nė fokusin e klubeve tė ndryshme evropiane janė vėnė sulmuesit Edgar Ēani dhe Armando Sadiku. Miqėsorja e fundit e Shqipėrisė kundėr Kamerunit, bėri qė tė ketė njė dyndje menaxherėsh nė stadiumin e Gjenevės. Kėsisoj, burime tė sigurta tė “Panorama Sport” pranė agjentėve treguan dje se pėrfaqėsues tė klubit italian tė Katanias dhe atij qipriot tė Apoel Nikosias, kanė qenė nė stadium enkas pėr Ēanin. Ky i fundit pritet tė prishė kontratėn me Polonia Varshavėn, ndėrkohė qė interesim pėr tė ka edhe nga dy klube angleze, por qė emrat nuk bėhen tė ditur pėr efekt tratative. Deri mė tani bisedimet mes palėve janė nė fazėn fillestare. Nga ana tjetėr, pėr Sadikun, i cili duhet thėnė se ėshtė i shumėkėrkuar, sė fundmi ka dalė nė skenė edhe Bazeli. Dje mediat zvicerane konfirmonin se klubi kampion nė fuqi kėrkon shėrbimet e sulmuesit tė Luganos. Mė parė pėr Sadikun janė pėrfolur Borusia Dortmund, Mynih 1860, Fiorentina dhe Siena, tė cilat interesohen pėr 20-vjeēarin. Gjithēka tashmė ėshtė nė dorė tė Luganos, klubit qė disponon kartonin e talentit shqiptar.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  14. #34
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Parma, ofertė konkrete pėr Sadikun





    Klubi italian i Parmes i ka vėnė syrin sulmuesit tė Kombėtares sonė Armando Sadiku, i cili aktivizohet nė radhėt e Luganos. Edhe mė parė ėshtė folur pėr interesimin e disa klubeve tė rėndėsishme pėr tė marrė shėrbimet e sulmuesit, por kėtė herė gjėrat duket se janė edhe mė serioze. Sipas faqes fussball.ch, bėhet e ditur se Parma ka bėrė njė ofertė konkrete pak ditė mė parė pėr lojtarin dhe mbetet pėr t’u parė nėse do ta bindė bomberin tonė, duke qenė se tashmė nė mes ėshtė futur edhe Kaizerslauten. Ajo qė ka bėrė qė gjatė kėsaj kohe tė vėrshojnė njė lumė ofertash pėr Sadikun janė pikėrisht cilėsitė e sulmuesit tonė dhe mosha e tij e re, vetėm 21 vjeē. Siē ėshtė shprehur disa ditė mė parė menaxheri i tij Haxhia, njė nga cilėsitė mė tė mira tė tij ėshtė instinkti pėr golin. “Armando ėshtė njė lojtar i jashtėzakonshėm, mund t’ju them se ai e ka golin nė gjak”, – ėshtė shprehur Haxhia. Madje ai ka folur pėr interesimin e katėr klubeve tė tjera, dy nga tė cilat italiane e dy tė tjera gjermane, por ai deklaroi se nuk mund t’i bėjė tė ditur emrat e tyre. Sulmuesi u transferua kėtė verė te skuadra e Luganos dhe deri tani ka realizuar 10 gola pėr Luganon. Me pėrfaqėsuesen shqiptare ėshtė aktivizuar nė gjashtė ndeshje dhe ka shėnuar 1 gol. Sadiku mbetet njė nga futbollistėt e rinj mė tė vlerėsuar nga tekniku De Biazi.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  15. #35
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Sadiku , shenon gol ndaj ish ekipit






    Armando Sadiku ėshtė rikthyer dje nė Lokarno, ku ka luajtur titullar dhe ka fituar me rezultatin 3-0 pėrballė ish-skuadrės sė tij. Sulmuesi i pėrfaqėsueses kuqezi, qė ka veshur fanellėn e Lokarnos nė sezonin 2011-2012, gjatė tė cilit shėnoi edhe 28 gola nė 39 ndeshje, dje i ka hapur rrugėn suksesit tė Luganos. Njė penallti e tija e ekzekutuar nė mėnyrė perfekte nė minutėn e 33-tė i ka hapur rrugėn suksesit 3-0 tė miqve (njė dopietė e Botanit nė pjesėn e dytė plotėsoi rezultatin mė pas). Sadiku vazhdon tė tregojė formėn e tij fantastike, ndėrkohė qė Lugano vijon tė ngjisė shkallėt e renditjes, ndonėse vazhdon tė jetė ende larg kreut, nė 12 pikė distancė
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  16. #36
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Sadiku mund tė qėndrojė

    Armando Sadiku ėshtė njė ndėr futbollistėt e Kombėtares shqiptare mė tė kėrkuar sot, pėr shkak te ecurisė sė tij tė shkėlqyer me Luganon, por edhe me ekipin kuqezi. Pėr tė interesohen disa klube zvicerane, gjermane dhe italiane. Lajmin se ai mund tė largohej qė nė janar e pat konfirmuar edhe presidenti i Luganos, por sipas asaj qė raportojnė mediat zvicerane orėt e fundit, duket se klubi ka ndryshuar strategji dhe dėshiron ta mbajė futbollistin deri nė fund tė sezonit.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  17. #37
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Sadiku shihet si zevendesues i Bogdanit te Siena


    Erjon Bogdanin mund ta zėvendėsojė Armando Sadiku te skuadra e Sienės. Lajmin e ka pohuar vetė drejtori sportiv i Luganos, Franēesko Grilo, i cili ka pohuar se Siena ėshtė futur seriozisht nė bisedime pėr tė marrė sulmuesin e Kombėtares shqiptare. “Siena interesohet prej disa muajsh pėr sulmuesin tonė. E kanė ndjekur disa herė nga afėr dhe na kanė kontaktuar, por tė shohim se ēfarė do tė ndodhė”, ka thėnė drejtori Grilo. Pėr Sadikun interesohen edhe skuadra tė tjera, si Borusia Dortmund, Fiorentina, Kaizerslautern dhe Zyrih. Me shumė gjasė nė janar do tė largohet Bogdani, i cili nuk po luan thuajse fare te bardhezinjtė dhe, duke qenė se ka njė pagė shumė tė majme, Siena mund tė pranojė kėrkesėn e tij pėr t’u larguar me parametra zero. Pėr shtatlartin kuqezi interesohet Peskara, por jo vetėm. Ky i fundit ka deklaruar se do tė vlerėsojė ēdo mundėsi qė do t’i vijė edhe nga jashtė Italisė. “Jam nė njė formė shumė tė mirė dhe mendoj se mund tė luaj nė nivele tė larta edhe pėr njė vit tjetėr. Tė shohim se ēfarė do tė ndodhė nė janar”, pat deklaruar 35-vjeēari.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  18. #38
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464

    Sulmi i Kombėtares, “varemi” nga Sadiku





    Trajneri i Kombėtares sė Shqipėrisė, Xhani de Biazi, si njė italian ka punuar shumė nė aspektin mbrojtės tė ekipit qė drejton, por i mbetet tė zgjidhė edhe problematikėn me sulmuesit. Nė fakt, njė pjesė e mirė e kuqezinjve aktualė vuajnė ose aktivizimin, ose mungesėn e golit. Madje, ky i fundit ėshtė kthyer nė problem, pasi dyshja titullare Bogdani-Salihi janė nė krizė tė vėrtetė, ndaj edhe nė dy takimet e fundit zyrtare, tekniku kuqezi i ka besuar mė sė shumti njė vend titullari Ēanit dhe Sadikut. 35-vjeēari ka shėnuar vetėm njė gol pėr kėtė sezon, nė kampionat dhe nė kupė, me Sienėn. Nė fakt, “Bogu” ėshtė aktivizuar shumė pak, vetėm 159 (nga 1620 nė dispozicion), ndaj edhe rendimenti i tij ka qenė goxha i ulėt nė raport me sezonet e tjera. Kjo gjė ka ndikuar jo pak edhe nė Kombėtare, ku sulmuesi ka shėnuar vetėm njė gol nė ndeshjen me Qipron, duke luajtur vetėm njė herė si titullar (ndaj Zvicrės). Nė kėtė kėndvėshtrim, pritet qė Bogdani mos ta mbyllė sezonin te Siena, duke kėrkuar njė kontratė tė re, ndoshta e fundit nė karrierėn e tij nė Serinė A (kėrkohet me ngulm nga Peskara). Nuk ėshtė mė mirė Salihi, i cili e ka humbur me kohė shqisėn e golit. Gjithsesi, shkodrani ka shėnuar tė paktėn 6 gola gjatė kėtij sezoni nė kampionat, por kėta nuk i kanė mjaftuar qė tė fitonte besimin e drejtuesve tė DC Junajtid, dhe ca mė pak tė tifozėrisė. Madje, nė muajt e fundit nė Amerikė janė shtuar zėrat e njė largimi tė parakohshėm tė shkodranit nga kjo skuadėr, kjo edhe pėr faktin se ėshtė njė ndėr mė tė paguarit nė klub (merr rreth 750 mijė dollarė neto nė sezon). Sakaq, largėsia nga Europa dhe ndryshimi i kampionatit ndikoi edhe te Kombėtarja, aq sa nėn drejtimin e De Biazit Salihi nuk ka shėnuar qoftė edhe njė gol, duke humbur kėshtu edhe vendin e titullarit. Njė pjesė e parė e njė sezoni totalisht pėr t’u harruar ka qenė dhe mbetet ky i sivjetmi edhe pėr Edgar Ēanin. Sulmuesi fitoi “me dhunė” njė vend nė Kombėtare, por ka pasur shumė probleme me klubin e Polonia Varshavės, aq sa divorci mes tyre ėshtė vulosur prej kohėsh. Ēani ėshtė aktivizuar vetėm nė 5 ndeshje pėr vetėm 49 minuta (nga 1350 nė dispozicion), duke mos arritur tė shėnojė. Ndėrkohė, ka pasur mundėsi aktivizimi nga ana tjetėr Ahmed Januzi te Vorskla Poltava nė Ukrainė, por nga 1620 minuta nė dispozicion, lojtari ka luajtur vetėm 851, duke shėnuar 3 gola nė 12 ndeshje aktivizim. Por, nuk duhet harruar edhe fakti se Januzi ka vuajtur edhe disa dėmtime tė shpeshta, tė cilat e kanė lėnė nė mjaft raste jashtė fushės sė lojės. Nuk pritej mė shumė nga Bekim Bala, i cili nė aventurėn e tij tė dytė jashtė Shqipėrisė (para 1 viti luajti pėr 6 muaj te Genēlerbiligi), te Sparta e Pragės ėshtė aktivizuar pėr 755 (nga 1440 nė dispozicion), duke shėnuar edhe tre gola. Por De Biazi mund tė krenohet me Armando Sadikun. Sulmuesi elbasanas ėshtė i vetmi qė ka luajtur rregullisht te Lugano nė Zvicėr, duke u aktivizuar pėr 1464 (nga 1620 nė dispozicion), dhe duke shėnuar 11 gola. Sadiku ka shėnuar dy gola mė pak sesa pesė sulmuesit e tjerė tė Kombėtares tė marrė sė bashku, qė tregon rendimentin dhe lojėn efikase tė kėtij lojtari. Pikėrisht falė kėsaj loje dhe golave, Sadiku ka fituar jo vetėm njė vend titullari nė Kombėtare, por ėshtė nė krye tė listės sė merkatos edhe tė disa skuadrave si nė Serinė A, por edhe nė Gjermani e Angli.



    Merkato, nga E.Berisha dhe Ēani, te Sadiku



    Nuk ka sezon merkatoje, ku tė mos jenė pėrfshirė lojtarėt e Kombėtares shqiptare. Ca pėr shkak tė pėrfundimit tė kontratave, ca pėr shkak tė problematikės qė hera-herės hasin nė klubet ku luajnė, ca pėr rendiment tė dobėt dhe drejtuesit mezi presin qė t’i largojnė, por ca edhe pėr shkak tė formės sė shkėlqyer qė kalojnė dhe nė kėtė rast klubet rreken qė t’i largojnė pėr tė pėrfituar ekonomikisht nga shitja e kartonėve tė tyre. Kėshtu, Edgar Ēani shihet thuajse 99.99 pėr qind i larguar nga Polonia e Varshavės. Problematika e tejskajshme qė sulmuesi ka pasur qė nga maji i kėtij viti te ky klub ėshtė “kurorėzuar” me nxjerrjen zyrtarisht nė merkato, nga shitja e kartonit tė tė cilit drejtuesit pretendojnė tė pėrfitojnė njė shumė tė majme parash. Thuajse i larguar ėshtė edhe Armando Sadiku nga Lugano, por ky i fundit jo pėr shkak tė problematikės, por sepse falė lojės sė tij shumė klube nga Gjermani, Anglia, Italia, por edhe Zvicra kanė trokitur nė derėn e presidentit tė klubit. Ndėrsa Hamdi Salihi pritet tė lėrė Amerikėn dhe tė rikthehet nė Europė. Sulmuesi nuk po arrin tė gjejė formėn e tij mė tė mirė te DC Junajtid dhe nga ana tjetėr, drejtuesit e kėtij klubi nuk duken mė tė interesuar pėr tė. Njė tjetėr shkodran qė mund tė ndryshojė ajėr ėshtė edhe Armando Vajushi. 20-vjeēari po shkėlqen te Liteksi nė Bullgari, prandaj drejtuesit e kėtij klubi duan ta shesin me qėllim qė tė pėrfitojnė ekonomikisht. I njėjti arsyetim edhe pėr Etrit Berishėn. Portieri po kalon njė moment tė mirė te Kalmari nė Suedi dhe klubi dėshiron ta shesė pėr tė pėrfituar nga kartoni i tij.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  19. #39
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464

    Pėr: Armando Sadiku


    De Biazi: Montela le ta marrė Sadikun te Fiorentina, sepse do t’i bėjė shumė punė




    Armando Sadiku ka njė “aleat” tė fortė dhe bindės pėr tė ardhmen nė karrierėn e tij futbollistike. Bėhet fjalė pėr trajnerin e Kombėtares shqiptare, Xhani de Biazi, i cili sė fundmi i ka bėrė goxha publicitet, teksa ka komentuar pjesėn e parė tė sezonit tė Fiorentinės. Tekniku kuqezi komenton shpesh nė mediat italiane ecurinė e Serisė A dhe, pėr kėtė javė, nė qendėr tė vėmendjes ka qenė skuadra toskane, e cila drejtohet nga Vinēenco Montela. Sipas De Biazit, ky i fundit meriton ēmimin “Pankina e Artė” pėr punėn qė ka bėrė te Fiorentina dhe nė komentin e tij nuk harron qė tė bėjė edhe shkesin pėr Sadikun. Sipas trajnerit, Armando ėshtė njė lojtar, i cili i bėn punė jo vetėm Fiorentinės, por edhe njė pjese tė mirė tė skuadrave nė Serinė A. “Sadiku ėshtė njė lojtar qė ka shumė cilėsi fiziko-taktike. Nga ana psikologjike ėshtė mė sė i motivuar dhe ju garantoj se ėshtė i lindur pėr tė qenė njė ‘bomber’. Jeton me vetėm njė synim: tė shėnojė gol, paēka se nuk pėrton qė tė luajė sa nė mesfushė, por edhe nė mbrojtje. Mund tė luajė qoftė si sulmues i parė, por edhe si shoqėrues, ose mesfushor krahu. Ka njė tė djathtė tė fuqishme dhe gjuan nga ēdo pozicion i fushės. Sipas meje, mjafton tė shikosh statistikat e atij lojtari dhe tė bindesh pėr fjalėt qė them. I ngjan shumė Andrea Karnevales (sulmues i viteve ’80-’90, i cili ka luajtur pėr Napolin, Udinesen, Peskarėn dhe pėr Kombėtaren e Italisė) sepse ėshtė shumė i mirė edhe nė lojėn nė ajėr. Normalisht ėshtė i ri dhe ka pak eksperiencė, ndaj ėshtė e kuptueshme edhe ndonjė “djallėzi” e moshės. Unė jam i sigurt se Fiorentinės i bėn shumė punė dhe besoj se ėshtė gati pėr tė luajtur nė Serinė A, edhe pse ka pasaportė ekstrakomunitari. Kam pasur disa miq, drejtorė sportivė, qė gjatė kėsaj kohe mė kanė kėrkuar informacione rreth tij”, – ka pėrfunduar De Biazi. Sadiku kėrkohet nga disa skuadra nė Itali, si Katania, Siena etj., por edhe nė Gjermani (Mynih 1860). Gjithsesi, pėr tė do tė jenė drejtuesit e Luganos qė do vendosin nėse do ta shesin qė nė merkaton e janarit, apo jo.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  20. #40
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464

    Pėr: Armando Sadiku

    Armando Sadiku prezantohet te F.C Zyrihu

    Armando Sadiku ka firmosur dhe ėshtė prezantuar me ekipin e tij tė ri, FC Zyrihu, me tė cilin do tė luajė qė prej janarit 2014. Sulmuesi shqiptar ka nėnshkruar kontratė 5-vjeēare me skuadrėn e Superligės Zvicerane. Armando Sadiku, pjesė e kombėtares kuqezi, tashmė edhe zyrtarisht ėshtė pjesė e FC Zurihut. Ai kaloi nga skuadra e Luganos, e cila bėn pjesė nė kategorinė e dytė helvete, pėr te skuadra e re nė elitėn e futbollit tė kėtij vendi. Ai do tė mbajė fanellėn me numėr 11, ndėrsa mendohet se shuma e transferimit shkon te 500 mijė eurot.






    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •