Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Zana Cela: Ju rrefej anen e panjohur te karrieres sime artistike

    Zana Cela: Ju rrefej anen e panjohur te karrieres sime artistike

    Izaura Ndoj


    Edhe pse mbane mbi shpine nje karriere te gjate artistike, pasioni per skenen nuk e ndal asnje moment. Kjo eshte producentja e mirenjohur Zana Cela, e cila e pasionuar pas ideve dhe projekteve artistike, sjell risi ne skenen shqiptare. Ne nje interviste per "Koha Jone" producentja Cela, vjen ne nje rrefim ndryshe nga heret e tjera! Arsyeja, nje projekt i ri artistik ne veri te Shqiperise mbi trashegimin kulturore. "Ndryshe nga projektet televizive qe kam realizuar deri me tani, ky eshte nje projekt i mbeshtetur nga Bashkimi Europian, qe ka si synim te afroje popujt e Ballkanit ne nje bashkepunim kulturor per te promovuar destinacione turistike dhe trashegimine kulturore qe pike takohen pergjate historise, por dhe te tashmes"- keshtu shprehet Zana Cela. Por, ajo qe duhet theksuar eshte se tashme Zana nuk shfaqet si prezantuese e skenes shqiptare, por si ideatore e projektit "Rrenjet e perbashketa dhe bashkepunimi kulturor" prej me shume se dy vitesh. Pervec detajeve te ketij projekti te realizuar ne Kukes, Tropoje dhe Cetine te Malit te Zi, producentja rrefen dhe punen per edicionin e 13-te Festivalit Nderkombetar Operistik "Marie Kraja"...

    Znj Zana, keto dite keni prezantuar nje projekt te ri me titullin "Rrenjet e perbashketa dhe bashkepunimi kulturor". Cfare eshte ky projekt dhe cili eshte roli yt ne te?

    Ndryshe nga projektet televizive qe kam realizuar deri me tani, ky eshte nje projekt i mbeshtetur nga Bashkimi Europian, qe ka si synim te afroje popujt e Ballkanit ne nje bashkepunim kulturor per te promovuar destinacione turistike dhe trashegimine kulturore qe pike takohen pergjate historise, por dhe te tashmes. Eshte nje projekt qe erdhi natyrshem tek une, pasi se bashku me nje grup artistesh dhe studiuesish te muzikologjise dhe etnografise, prej dy vitesh te shkuara ideuam kete projekt me deshiren per te gjetur rrenjet e perbashketa te trashegimise kulturore mes vendeve kufitare konkretisht, Malit te Zi ne zonat e Cetinjes, Podgorices, etj. Dhe Qarkut te Kukesit, si pikenisje e forte kjo per shkembime kulturore por, edhe ure lidhese per shkembime ne fusha te tjera te jetes.

    A nuk eshte ky projekt nje shmangie ne karrieren tuaj te deritanishme?

    Jo aspak! Here pas here ne aktivitetin tim profesional kam preferuar te shpreh kontributin tim ne fushen e kultures, duke bere here gazetaren - autore te dokumentarit, emisionit apo spektaklit, dhe here drejtuesen e projekteve apo institucioneve kulturore apo te medias. Ne kete moment kontributi im dhe i stafit me te cilin po punoj, po i dedikohet trashegimise kulturore midis popujve te Ballkanit e cila, pavaresisht historise mbushur me konflikte e luftera, flet per shume piketakime e te perbashketa ne te gjitha aspektet e trashegimise kulturore. Pikerisht, keto te perbashketa ne po i prezantojme me nje serial aktivitetesh me pjesemarrjen e artisteve Malazez e shqiptare, te perfaqesuar nga artistet e qarkut te Kukesit. Keshtu gjate kesaj jave ne organizuam tre koncerte dhe panaire te perbashketa te punimeve te artizaneve te Qarkut te Kukesit dhe Cetinjes, aktivitete te cilat jo vetem gjalleruan jeten e banoreve te Kukesit, Tropojes dhe Valbones, por deshmuan sa shume motive popullore apo instrumente popullore te ngjashem ekzistojne ne folkun e popujve tane. E sigurisht keto ngjashmeri jane baza e nje bashkepunimi te ardhshem, e nje bashkepunimi qe do gjalleroje turizmin dhe biznesin mes banoreve te Qarkut te Kukesit dhe bashkise se Cetinjes.

    A ishte e lehte per ju te organizoje evente te tilla, nderkohe qe pjesa tjeter e punes tende mesa dime eshte perqendruar te pergatitjet e edicionit te 13-te te Festivalit Nderkombetar Operistik, "Marie Kraja"?

    Nuk pata asnje veshtiresi pasi ne Qarkun e Kukesit gjeta nje seriozitet dhe pasion per te bashkepunuar me fqinjet malazez. Kryetari i Qarkut Z. Ibsen Elezi, jo vetem qe drejtoi te gjithe aktivitetet, por ai me pasion te rralle ishte prezent ne cdo takim e prove te realizuar ne Kukes e Cetinje, kuronte me kembengulje cdo detaj te projektit.

    Si e priten banoret e Kukesit, Tropojes e Valbones kete bashkepunim me artistet Malazez?

    Me shume sinqeritet ju them se koncertet ne Kukes dhe Tropoje kane qene nder koncertet me emocionuese te karrieres sime! Publiku duartrokiste me ovacione dhe vazhdimisht na falenderonte per kete ngjarje qe per disa ore, i ndryshoi monotonine e jetes se tyre. Disa shpreheshin se prej 10 vitesh Kukesi nuk ka pare koncerte te tilla. E per keto emocione te shkaktuara, une u jam shume mirenjohese.

    Po si do vazhdoi me pas ky projekt?

    Gjate muajit tetor, artistet e Kukesit do jene te ftuarit e partnereve tane te Cetinjes, per te dhene koncerte ne tre qytete. Po ashtu dhe artizanet kuksiane e tropojane do ekspozojne punet e tyre ne Cetinje, Podgorice e Tuz. Por ky projekt nuk ndalet me kaq, nje studim teper interesant me bashkautoresi te studiuesve tane e malazeze, do botohet ne muajin mars duke memorizuar ne nje botim teper serioz pikerisht "Rrenjet e perbashketa" ne trashegimine kulturore mes popujve tane.

    Znj. Cela, vec idese se ketij projekti prezantoje ne skene keto aktivitete?

    Une jam drejtuesja e projektit dhe kam dashur qe ne skene te prezantohen vetem artistet e qarkut te Kukesit dhe ato te Cetinjes se Malit te Zi. Ka moment ne karrieren time qe preferoj te jem ne organizimin dhe drejtimin e projekteve, prezantimi i radhes do te jete ne fund te muajit tetor, me date 27 dhe 28 ne drejtimin e edicionit te 13-te te Festivalit Nderkombetar Operistik "Marie Kraja". Kete vit ky edicion do te kete permasa dhe me te medha, pasi eshte listuar ne kuadrin e 100-vjetorit te Pavaresise si nje nga eventet me perfaqesuese te vendit tone.

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Zana Cela: Ju rrefej anen e panjohur te karrieres sime artistike

    https://www.youtube.com/watch?v=xzfFtTZJNLI

    Blue - Zana Ēela: Nuk mė zgjodhi skena mua, por unė skenėn

    Nėntor 2003
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 15-08-2021 mė 09:06

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Zana Cela: Ju rrefej anen e panjohur te karrieres sime artistike

    https://www.youtube.com/watch?v=qo0XbUYch_U

    Zana Ēela flet pėr "Marie Kraja", familjen dhe pasionin pėr kėngėn

    "E Diell" - Prill 2019

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Zana Cela: Ju rrefej anen e panjohur te karrieres sime artistike



    Rrėfimi mes fotosh i Zana Ēelės, nga kėngėt e para nė Shkodėr tek RTSH & TOB.

    " E Diell " - 20/03/2022

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •