A mendoni se nisma për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur është në favor të shqiptarëve?

Tema: A mendoni se nisma për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur është në favor të shqiptarëve?

  1. Maska e Neteorm

    Neteorm said:

    A mendoni se nisma për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur është në favor të shqiptarëve?

    A mendoni se nisma për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur është në favor të shqiptarëve dhe sa efektive do jene duke patur parasysh problemet qe kemi hasur nder vite me fqinjte?
     
  2. Maska e roni_s

    roni_s said:

    Për: A mendoni se nisma për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur është në favor të shqiptarëve?

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    A mendoni se nisma për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur është në favor të shqiptarëve dhe sa efektive do jene duke patur parasysh problemet qe kemi hasur nder vite me fqinjte?
    Pranimi i fajit dhe kerkim falja është dashur të jetë veprimi i parë i Serbisē ne raport me Kosovën. Rama po e luan rolin e zedhensit te Vuçiqit !!!
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.
     
  3. Maska e NoName

    NoName said:

    Për: A mendoni se nisma për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur është në favor të shqiptarëve?

    Ballkani i Hapur perkundrazi dobeson shqiptaret, ndersa forcon Serbine, Rusine dhe Kinen.
    Sa per dijeni nuk jane perfshire te gjitha vendet e Ballkanit, si: Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Greqia, Turqia etj.
    Kryeministri i Shqiperise po firmos marreveshje me interes antikombetar, duke i bere Serbise favore ne dem te Kosoves, duke i ofruar korridore per dalje ne det Durresi, Vlora, Shengjini etj..
    Ka patur te drejt kur ka shkruajtur i madhi Faik Konica: "O Zot ruaje Shqiperine prej shqiptareve!"
     
  4. Maska e Neteorm

    Neteorm said:

    Për: A mendoni se nisma për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur është në favor të shqiptarëve?

    Do te deshiroja qe keto marveshje te japin fund zgjidhjeve shqiptareve sidomos ne dogana ku vite te tera torturohen nga shtetet fqinje.

    Sa i perket politikes qe me demek na i ben dem Kosoves, kjo mduket absurde pasi jane ata qe duhen te kene qasje me serbine pasi vetem kshu mund te intergrohen me BE, e populli i Kosoves nuk ka faj te vuaj pasojat e cdo politikani qe e sjellin mbŕapa ate shtet.
     
  5. Maska e arbereshi_niko

    arbereshi_niko said:

    Për: A mendoni se nisma për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur është në favor të shqiptarëve?

    Unë do të bëja pyetjen ndyshe;
    A do të ishte më mirë një vet-izolim apo një bashkë-punim?!
    Nëse shqiptarët nuk do të pranonin një bashkëpunim, atëherë cila do të ishte alternativa???
    Nëse Shqipëria nuk do të pranojë këtë shanc ( për të qenë një nga antarët e parë ) , pasi vendet e tjera oportuniste si ato që nuk kanë pranuar ( për momentin ), nuk do të thotë që nuk do të marrin pjesë…., pra refuzimi përcjell mendimin që shqiptarëve u pëlqen vetëizolimi.
    Pasi Evropa nuk ja ka nevojën vendit të shqiponjave!
    Mbetet vetëm Lindja e Mesme….!
    Pra, zgjidh e merr.
    Diçka kam për kë rron me mëritë e shek XX, kujtoni luftën e I -II botërore, ku të gjitha vendet evropiane ( ndonëse fqinje ) ishin në luftë dhe ku grabitjet tokësore dhe masakrat e tmerrshme që pasuan , nuk penguan në krijimet e pakteve ( Atllantik-Varshavë ) , e sot Bashkimit Evropian!
    Pra nuk rrohet me kujtime, pasi treni ikën e të lë në vend…
    Gjithësesi kujtoni gjendjen ekonomiko-shoqërore-financjare-gjeografike që kemi, ku nuk mund të shpresojmë në legjendat dhe të humbasim trenin e ngjarjeve që s’përsëriten.
    Kështu, unë do të votoja për një Bashkim të Evropës Jugore, ndonëse për momentin vetëm tregëtie….
    Po të “heqim” nga harta imagjinare dy gadishujt e tjera ( Iberik, Italik ), jemi neve Evropa Jugore.
    Po kështu ishte edhe BE-ja nga vitet 50’ gjer më 2002.
    Duhet largpamësi!
    Jo getizim dhe izolim!
    Kemi patur mjaft, me shekuj.
    Përshëndetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua
     
  6. Maska e Albo

    Albo said:

    Për: A mendoni se nisma për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur është në favor të shqiptarëve?

    Citim Postuar më parë nga NoName Lexo Postimin
    Ballkani i Hapur perkundrazi dobeson shqiptaret, ndersa forcon Serbine, Rusine dhe Kinen.
    Sa per dijeni nuk jane perfshire te gjitha vendet e Ballkanit, si: Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Greqia, Turqia etj.
    Kryeministri i Shqiperise po firmos marreveshje me interes antikombetar, duke i bere Serbise favore ne dem te Kosoves, duke i ofruar korridore per dalje ne det Durresi, Vlora, Shengjini etj..
    Ka patur te drejt kur ka shkruajtur i madhi Faik Konica: "O Zot ruaje Shqiperine prej shqiptareve!"
    Ne mendjen e psikopatit qe ne kemi kryeminister, nje sipermarrje e tille eshte "presion per Bashkimin Evropian" qe ta antaresoje Shqiperine, ja keshtu sic eshte, narko-shtet. Pa qene nevoja qe te permbushi kushtet e BE. Se perndryshe, Rama do beje "Bashkimin Ballkanik". Eshte shume i forte si burre shteti. Nuk ta mbush syrin se vishet si karagjoz e piktor eshte por per keto gjera i punon truri shume.

    Po ju mos u merzisni. Pasneser i vjen vellai i madh nga Turqia ne Tirane, ia shkul pak veshin, dhe nuk e degjoni me Ramen te flasi per Ballkan te Hapur. Nese kemi ndonje gazetar te zgjuar, le t'i beje nje pyetje Erdoganit se cfare mendon per nismen e Ballkanit te Hapur dhe a do ta fusi edhe Turqine ne kete nisme te Rames? Por bejani pyetjen duke buzeqeshur, e me te bute, pasi nuk duam ti ngrihet tensioni shume ne publik. Dhe mos u cudisni po tu pergjigjet me fjalet: "Tre shtetet anetare te kesaj nisme kane aq banore sa nje lagje e Stambollit."

    Albo