Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Bardhosh Gaçe (Letërsi për fëmijë)

    Bardhosh Gaçe




    Profesor Doktor Bardhosh Gaçe ("Mjeshtër i Madh i Punës", akorduar nga ish-presidenti Topi), lindi në Ujë të Ftohtë, në një nga lagjet më të bukura të qytetit të Vlorës atje ku është dhe “ Bel vedere “, më 5 mars 1953, nga babai veteriner Shefit Gaçe dhe nga nëna edukatore, Raime. Patën zbritur nga fshati Tërbaç në vitin 1929, pas rrënimit të tij nga një tërmet i fuqishëm që goditi ato anë në prag të Krishtlindjeve të po atij viti, i mbiquajtur “ Tërmeti Jonik “. Ky tërmet rrafshoi Dukatin duke arritur deri në Tepelenë.
    Arsimin parauniversitar i riu Gaçe e mbaroi në vendlindje me rezultate të shkëlqyera, ashtu siç përfundoi edhe Universitetin e Tiranës, fakultetin e Histori – Filologjisë, dega gjuhë – letërsi Shqipe më1977.
    Pas këtij viti mësuesi Bardhosh Gaçe do të emërohej në Veriun e Shqipërisë, Kukës e Tropojë, në ato vende ku baladat, legjendat, epet, kanuni i malsisë ( Lekë Dukagjinit ) u trazuan në shpirtin e tij energjik me baladat, legjendat, epet, kanunin e Labërisë. Emërimi i padëshiruar u ndodhte diplomantëve pa miq në dikastere. Kishte shumë syresh nga Jugu që plotësonin vendet vakante të lloj – lloj specialiteteve në malësi. Duhej të kalonin vite që “ dikush “ të kujtohej për kthimin e tyre në vendlindje. Ndodhte që disa të “ mbetnin “ andej përgjithmonë. Dhe pse jepte mësim, Bardhosh Gaçe asnjëherë nuk e ndërpreu të mësuarin e vetvetes. Tmerrësisht e tërhoqi etnofolklori. Kjo bëri që edhe temën e doktoraturës ta mbronte me “ Etnokultura e labërisë. “ Në vitin 1992 fitoi dhe u shpall “ Doktor i Shkencave Gjuhësore – Letrare Shqiptare ). Titullin Profesor e mori në vitin 2009. Jo pak për një studiues dhe krijues si Bardhosh Gaçe!
    Ka vite që lektoron etnofolklorin, letërsinë Fëminore, letërsinë e Vjetër Shqipe, letërsinë Arbëreshe, letërsinë e Rilindjes, letërsinë Moderne Shqipe në Universitetin Teknik “ Ismail Qemali “ Vlorë.

    Vepra e prof. dr Bardhosh Gaçes ndahet

    Vepra me krijimtari të mirëfilltë estetike letrare


    poezi fëminore

    eseistikë

    publicistikë


    Vepra studimore

    studime etnokulturore ( albanologji )

    monografi

    antologji

    lektura


    - Himara në shekuj
    - Lëvizja kombëtare në Vlorë, 1878-1912
    - Hamza Isai : një jetë në shërbim të Kombit-- : monografi
    - Sali Hallkokondi dhe "Historia e Shqipërisë së re" : monografi
    - Ata që Shpallën Pavarësinë Kombëtare
    - Rapsodi Xhemil Veli Duka : [monografi
    - Flamuri dhe Ismail Qemali : në këngë e rrëfime popullore
    - Xha Selimi i Bratajt
    - Kënga popullore e Selim Hasanit
    - Lëvizja kombëtare në Vlorë : 1878 - 1912 1
    - Gugatin pëllumbat mbi prishtinë : vjersha
    - Osman Haxhiu : monografi
    - Pse gezohet keti i vogel : Vjersha
    - Lumi im S'fle gjume : Vjersha
    - Konferenca shkencore Vlora në rrjedhat e kohës
    - Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare
    - Nga epistolari i Ibrahim Shytit nëVlorë
    - Naim Frashëri si frymëzim i kulturës kombëtare shqiptarë etj.


    Por ajo që mbart vlera shumëfishe, shumëshpirtëshe është antologjia poetike “Shtëpia e detit dhe e diellit” e përgatitur nga prof. Gaçe, botim i Shtëpisë Botuese Toena, Tiranë kushtuar Vlorës, me 338 faqe. Përmbledh në gjirin e vet vetëm një pjesë të vjershërimit të thurur prej poetëve tanë më në zë A. Z. Çajupi, Asdreni, Lasgush Poradeci, si dhe ajo e poetëve vlonjatë: Ali Asllani, Petro Marko, Nexhat Hakiu, Fatos Arapi, Hiqmet Meçaj, Irfan Bregu, apo poetëve të tjerë të shquar si Nonda Bulka, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Vorea Ujko, Agim Shehu, Ibrahim Gani, Ndoc Papleka, të cilët kanë ngritur këngën e tyre duke e quajtur Vlorën një Atdhe poetik të lirisë dhe dashurisë shqiptare.
    Kjo përmbledhje poetike nën titullin “ Shtëpia e diellit dhe e detit ” u botua me rastin e 70 - vjetorit të themelimit të bibliotekës publike “ Shefqet Musaraj ”, si një kujtesë poetike për traditat, kulturën dhe frymëzimin e këtij qyteti magjepsës në brigjet e detit.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Last edited by kap s'kap prapë; 21-09-2012 at 18:50.





    Poezi për fëmijë nga Gardhosh Gaçe
    (nga libri me vjersha: "Në kopshtin e ëndrrave")





    Hëna


    Mbi det e brigje seç ra mbrëmja,
    në qiell nuse u shfaq hëna,
    dhe zogjtë thonë me habi:
    - Ç’është ky drapër mbi çati?!
    U gjegjën ketrat në zabele:
    - Ah si drapër është dele!
    Seç qeshën zogjtë e një zë folë:
    - Ketrushi ka një mëndje të hollë!




    Poezi për fëmijë nga Gardhosh Gaçe
    (nga libri me vjersha: "Pranvera i shkruan letër baba dimrit")




    NJE DITE MAJI


    Maji tërë buzëqeshje
    diellin derdhi mbi ullinj,
    nëpër kopshte puthi lulet
    dhe fëmijët e qytetit tim.

  2. #2

    Bardhosh Gaçe - fotografija


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    kush dreqin e ka shkruar kete biografin te wikipedia
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #4
    vir ndonje dedektiv, lol!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    e kan shkruar gabim
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. #6
    po na bej ti nje biografi me te sakte e hidhe ketu...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •