KRIMI I ORGANIZUAR
Gati se ėshtė e pamundur tė kaloj njė ditė e mbarė dhe ne qytetarėt e zakonshėm tė kėtij shteti mos ta kemi rastin ta dėgjojmė (apo lexojmė) atė togfjalėshin shumė tė popullarizuar krim i organizuar, i cili si imponim nė mendjen dhe shqisat tona nis qė nga mėngjesi, me tė shfletuar shtypin ditor, mė pas vazhdon me ndonjė debat shoqėror ku tema ėshtė politika ditore, dhe gjithsesi pėrmbyllet nė mbrėmje me ndonjė kronikė lajmesh televizive. Kjo ėshtė njė shenjė e keqe se Kosova ėshtė e zhytur thellė nė krim tė organizuar. Sot nė kėtė vend tė bekuar pėr tė flet ēdokush. E kanė nė gojė mė sė shpeshti politikanėt, mė pas, shoqėria civile me disa OJQ tė specializuara, pastaj, analistėt e ndryshėm politik nėpėr medie...dhe, krejt nė fund, kot mbllaēitim si thashetheme ne qytetarėt tė lajthitur dhe jo aq tė informuar mirė nė kėtė drejtim. Sa tragjikomike ėshtė ajo situatė kur nga goja e njė politikani tonė dėgjon fraza tė ashpra kundėr krimit tė organizuar, dhe, nuk zgjat as njė javė, e kupton se vetė ai dyshohet pėr krim tė organizuar?!
Fatkeqėsisht, gjithė te ne flasim e flasim pėr krimin e organizuar, ndėrsa, me tė, mė sė paku merren organet tona kompetente tė drejtėsisė tė cilėt edhe e kanė si obligim ligjor qė ta luftuar atė kudo qė tė shfaqet.
Ēka ėshtė, nė tė vėrtetė, krimi i organizuar?
Krimi i organizuar ėshtė njė lloj i aktivitetit tė paligjshėm tė cilin e realizon njė strukturė organizative grupore e ngjashme me shoqatat apo shoqėritė tona tė zakonshme legale,
dhe, e cila, si synimi themelor e ka arritjen e pėrfitimit sa mė tė madh material (para dhe pasuri tjetėr tė paluhatshme). Nė historikun e praktikave botėrore tė krimit tė organizuar, shembuj tipik tė organizmave tė kėsaj forme kriminale grupore janė: Mafia italiane, Yakuza japoneze, piratėt e ndryshėm, etj. Tė ardhurat e mėdha financiare tė kėtij krupi kriminal realizohen nga veprimtaria ilegale e shitjes sė drogės, prostitucionit, kontrabandės, kontrabandės sė armėve, piraterisė me muzikės dhe filma, materialit pornografik, tregtisė me vendet nėn embargo, etj.
Ajo qė mė sė shumti e joshė pėr veprim krimin e organizuar ėshtė shfrytėzimi i tregjeve ku ekzistojnė kėrkesa tė madha pėr disa shėrbime dhe mallra, tė cilat, pėr shkak tė ligjeve kufizuese dhe rregulloreve qė aktualisht ekzistojnė nė atė shtet, kėto nevoja nuk mund tė plotėsohen nė mėnyra legale. Nė tė vėrtetė, subjektet e krimit tė organizuar janė tė interesuar pėr ato tregje ku investimet e tyre fillestare janė tė vogla, ndėrsa fitimi si profit ėshtė enormė. Andaj, pėr rruajtjen e kėtij dominimi tė arritur, ata nė punėn e tyre kundėrligjore, nuk kursejnė as pėrdorimin e metodave dhe operacioneve mė tė ndyra, sikurse janė: vjedhjet, kidnapimet, kėrcėnimet, shantazhet, zhvatjet, korruptimi, vrasjet, etj. Tek bartėsit e kėtij fenomeni negativ shoqėror, shquhet si karakteristikė afiniteti i tyre i nuhatjes sė rrethanave tė favorshme drejtė depėrtimit sa mė tė suksesshėm nė strukturat legale tė asaj shoqėrie, me mjeshtri duke u pėrshtatur situatave specifike socio-politike dhe ekonomike jo vetėm brenda atij shteti dhe shoqėrie tė ngushtė ku veprojnė, por edhe nė hapėsirat mė tė gjera tė shtrirjes ndėrkombėtare.
Krimi i organizuar ėshtė fenomen i ri bashkėkohor, karakteristikė pėr tė gjitha shtete kryesisht me rregullim demokratik shoqėror-politik, e veēanėrisht pėr shtetet postkomuniste, siē thuhet, nė tranzicion. Meqė, si dukuri nuk ka qenė e shprehur gati fare nė mesin e shteteve totalitare njėpartiake, shumė teoricienė bashkėkohor tentojnė tė vejnė njė paralelizėm krahasues paradoksal: a ėshtė mė mirė ta kemi njė strukturė totalitare shtetėrore pa krim tė organizuar, apo njė shtet demokratik shumėpartiak, nė tė cilin luftimi i kėtij fenomeni tejet tė rrezikshėm shoqėror, do tė jetė gjithnjė si shqetėsim brengosės i tė gjitha brezave?!
Nė fillim, veprimtaria ilegale e krimit tė organizuar kudo nis nė prapaskenėn publike dhe gradualisht zhvillohet nė heshtje, pėr tu bėrė mė vonė tejet kėrcėnuese dhe rrezikuese pėr tėrė shoqėrinė dhe sistemin e saj mbrojtės efektiv. Kjo nėnkupton se, nė- esencė, krimi i organizuar ėshtė i padukshėm por gjithnjė prezent nė atė shoqėri, andaj edhe krijon kontradikta dhe paqartėsi nė tė kuptuarit e tij .
Sikurse cekėm edhe mė sipėr, pjesėmarrėsit nė krim tė organizuar kanė njė afinitet tė theksuar tė depėrtimit dhe dominimit nė tė gjitha strukturat organizative politike dhe shoqėrore tė njė shteti, kėshtu qė, vetė fraza krim i organizuar, automatikisht nėnkupton se nė kėtė strukturė hermetike tė krimit, ekziston njė zinxhir i koordinuar mirė i veprimit, i cili nisė, qė nga nivelet mė tė larta politike-shtetėrore (qė ndryshe quhen: kriminelet kėmishė/bardhė me kollare nė fyt), dhe pėrfundon tek kriminelėt e rangut mė tė ulėt tė terrenit. Pra, nė kėtė spirale tė pėrsosur funksionale, nė tė shumtėn e rasteve, jenė tė kyēur individėt nga nivelet mė tė larta tė funksioneve shtetėrore: lider tė subjekteve politike, ministra, udhėheqės policor, gjykatės dhe prokurorė, doganierė...etj.
Nė njė sistem thuaja demokratik, sa mė i uzurpuar tė jenė pushtetet e ndara nga njė autoritet politik, aq mė i shprehur duhet tė jetė krimi i organizuar. Ndodh kėshtu, pikėrisht, pse ky autoritet politik, sė bashku me grupin e vetė klanor, kontrollon gjithė strukturėn e komplikuar organizative shtetėrore (administrativ, gjyqėsor dhe legjislativ). Nė kėto rrethana, ai, ose ėshtė vetė koka e krimit tė organizuar nė hije, ose, me shuma tė mėdha parash, korruptohet lehtė pėr bashkėpunim nga strukturat tjera tė krimit tė organizuar.
Sot, gati se nė asnjė vend nuk ka krim tė organizuar nė tė cilėn, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo indirekte, nuk ėshtė i involuar ndonjė autoritet me ndikim tė fuqishėm nga politika nė pushtet. Mu pėr kėtė shkak, ky fenomen ēdo kund vėshtirė luftohet dhe kėrkon njė angazhim permanent afatgjatė mobilizues tė gjithė shoqėrisė nė kėtė drejtim.
Nė fund, tė konstatojmė se krimi i organizuar ėshtė njė formė specifike profesionale e mėnyrės bashkėkohore tė sjelljes kriminale, e cila esencialisht ndryshon nga format tjera tradicionale tė bashkėveprimit kriminal, si dhe nga format klasike tė krimit nė pėrgjithėsi. Andaj, si nė literaturėn profesionale politike, ashtu edhe nė atė kriminalistike dhe penalo-juridike botėrore, ende sot e kėsaj dite nuk ekziston njė definicion i pėrshtatshėm unik pėr krimin e organizuar, i cili teorikisht do tė ishte i pranuar nga tė gjithė.
Adnan Abrashi
Krijoni Kontakt