“Delirium” i Arben Iljazit përzgjidhet nga Komiteti Europian i Teatrit

Tre dramatug shqiptarë në Wizbaten të Gjermanisë


Albert ZHOLI

Drama “Delirium” i autorit Arben Iljazi përzgjidhet për edicionin e 10-të, të publikimeve nga Konventa Europiane e Teatrit, me titull “Teatri Europian sot”, ku pjesët më të mira kontemporane do të vihen në skenë nga 41 vende të Europës. Komitetet Kombëtare anëtare të ETC dhe organizata eksperte partnere të çdo vendi, kanë përzgjedhur pjesët më të mira për të reflektuar tendecat e teatrit dramatik Europian, për të promovuar dhe ndihmuar qarkullimin e veprave dramatike në Europë dhe më tej. Ky publikim ka nisur në fillim të vitit 2012 në Festivalin Teatror Europian me titull: Pjesë të reja nga Europa që zhvillohet në Wizbaten të Gjermanisë. ETC (Komiteti Europian I Teatrit) është rrjeti kryesor I tetarove publike në më shumë se 20 vende për të promovuar dramën kontemporane, krijimet teatrore, edukimin artistic dhe diversitetin gjuhësor në teatër. Kryesore për punën e ETC është mbështetja dhe promovimi ndërkombëtar I talenteve të reja Europiane në teatër për edukimin teatror dhe shkollave të dramave, sikurse dhe fillimin e strategjive të reja për zhvillimin e audiencës. ETC gjithahstu është një platform profesionale për krijuesit teatror që inkurajojnë dialogun ndërkulturor. Edicioni I 10-të ju preznatua në gusht 2012, në Teatër Bienale të Ëizbaten, delegatëve të Gjermanisë. “Delirium” renditet në 100 pjesët më të mira për tu vënë në skenë nga 41 vende së bashku me veprat e dy autorëve të tjerë shqiptarë Ferdinand Hysi dhe Agim Shehu.

SYNOPSIS “Delirium”

Në shekullin e XXI ,20 vjet pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe hapjes së ish –Lindjes komuniste drejt Perëndimit,përmes dramës fatkeqe të dy të rinjve të dashuruar bëhet i dukshëm sfondi i armiqësisë së egër midis dy racave dhe etnive që jetojnë në të njëjtin vend të Ballkanit.Laila dhe Blero,dy të rinj me fe dhe kombësi të ndryshme , të shkolluar dhe të dashuruar në Perëndim,me instiktin e njeriut të lirë,të ndershëm dhe pa kurrfarë kompleksesh, kthehen në vendlindjeje me shpresë për të ndërtuar jetën e tyre ,pa e ditur se do të përplasen me një mur të egër indoktrinimesh, paragjykimesh,ideologjish e mbishtresimesh religjioze e mitologjike .Veprimi zhvillohet në një situatë konvencionale .Shpërthen menjëherë sindroma psikologjike e priftit Vuko ,një ish komunist fanatik ortodoks i konvertuar në klerik,i cili nuk e sheh “Nordin” në busullën e udhëtimit të përbashkët historik. I mbytur nga asfiksia e ideologjive racore ,i zhytur në deliriumin çmendurak të identitetit,ai ndjek shtegun e ngushtë të urrejtjes etnike që mbyll çdo shteg komunikimi me botën. Duke ulëritur thellë qënies nacionale për të shpëtuar “nderin e kombit” , ai e merr peng dhe e mbyll Lailën në Manastirin misterioz të themeluar prej tij,në majën e një mali të shkretë dhe të thepisur,ndërkohë që njerku i Lailës, shërbëtor i verbër i Kishës ,po ndjek këmba - këmbës të dashurin e saj për ta zhdukur.Duke paralajmëruar një fat të trishtë njerëzor, prifti Vuko ngre një intrigë çnjerëzore duke u përpjekur të shkatërrojë me çdo kusht këtë lidhje.Në këtë aventurë ndihmohet fillimisht nga “arixhiu Desko” ,një rom fatkeq , i zhytur në borxhet e bixhozit,por me shpirt të ndjeshëm dhe i konvertuar në ortodoks për hir të mbijetesës mes komunitetit diskriminues vendas. Duke i premtuar një shpërblim në para e shtyn Deskon (ndonëse e përçmon si përfaqësues të një race sipas tij inferiore ) të martohet me Lailën ,me një akt celebrimi fals,për të përdhosur dashurinë e saj “ogurzezë”dhe për ta larguar nga “lidhja e rrezikshme”. Por shumë shpejt Desko miqësohet me Lailën dhe ndërron mendje ,i premton se do ta nxjerrë nga izolimi dhe do ta çojë te i dashuri i saj Blero,silueta e të cilit i shfaqet herë pas here Lailës dhe flet me të në përjetimet e brengës,ëndërrës dhe iluzionit. Prifti,i cili i mba gjith kohës nën vëzhgim të rreptë me kamera , e mëson planin e Deskos dhe shpërthen kundër të dyve,duke u përpjekur t’ia arrijë qëllimit ,qoftë edhe duke mëkatuar vetë me vajzën e pambrojtur.Në momentet e çmeritjes së tij të frikshme Desko ndërhyn,por vajza e tmerruar i shpëton nga duart dhe fluturon nga dritarja, e lënë qëllimisht hapur ,duke përfunduar në humnerën e vdekjes.Prifti akuzon Deskon për krimin duke e urdhëruar të përdhunojë kufomën,por Desko tenton të largohet i tmerruar.Ndërkohë,me duart që i dridhen ,prifti e qëllon tinëz pas krahëve,pa goditur dot në shenjë.Deso kthehet,i rrëmben thikën nga duart dhe ia ngul në kraharor.Kur përkulet për t’i mbyllur sytë i mbetet në dorë një mjekër falso. Duke vdekur Laila shndërrohet në një motiv veprimi e vizioni ardhmërie,për ringjallje shpirtërore,rizgjim dhe katarsis të madhërishëm,për t’i dhënë fund lëkundjes,komplekseve racore etnike ,si dhe dilemave të mëdha historike dhe për të marrë udhën e qytetërimit perëndimor.