Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Eduart Hoxholli (Letërsi për fëmijë)

    Eduart Hoxholli



    Se si quhen, a e dini?

    As në pemë, as në gëmushë,
    bashkë me erën fluturojnë,
    dy nga dy, gushë më gushë,
    përmbi tela kuvendojnë.

    Nënë e tyre është pranvera,
    me foletë nën një strehë,
    për çdo vit nga anë të tjera,
    na gëzojnë të gjithë ne.

    Me dhjetë shkronja ua shkruajmë,
    emrin si zogj shtegtarë,
    zogj të tillë ne i ruajmë,
    prej të liqve ziliqarë.

    Se si quhen, a e dini,
    s'është e fshehtë, as e harruar,
    në pranverë kur ju flini,
    veç për to keni ëndërruar.

    Lashtësia na e thotë

    Që nga macja, dhelpra, qeni,
    edhe breshka që ha mollë,
    gjëzën tuaj do të gjeni,
    në mes shokësh ju në shkollë.

    Fjalë, numra e harabela,
    "Kashelashë" fluturojnë,
    dallëndyshet nëpër tela,
    gjuhën tonë e zbukurojnë.

    Shenjë është e bëhet shkronjë,
    në gabofsh, të le pa mend,
    fort e vogël si mushkonjë,
    të pickon gjithë gaz e shend.

    Ujqër, dhelpra dhe lugetër,
    ca mishngrënës, ca dinakë,
    shpesh na shtiren porsi ketër,
    sa dhe cakun e kanë hak.

    Sa të fshehta ka kjo botë,
    i mendojmë, por nuk i dimë,
    lashtësia na e thotë,
    se ato nuk kanë shterim...

    Të pastra do t'i ruaj

    Gjysh jam e sëmurë.
    Nuk di ç'mikrob më cyti,
    që prej ditës së mërkurë,
    mua më dhemb fyti.

    Dhe gjilpëra më dhemb,
    duroj ethet e djersitur.
    Ç'më quk si një gjemb,
    sëmundja e papritur.

    Gjysh! Mos u tremb!
    Prap do loz e do qesh.
    E di, ty shpirti të dhemb,
    Eja! Të qeshur do më gjesh.

    Reja, shiu me rrëmbim,
    shkon e vjen me erën.
    Si lulja me padurim,
    me shoqet pres pranverën.

    Gjëegjëzën, kashelashë,
    nesër eja ma thuaj.
    Endërrimeve drit i dhashë.
    Të bukura do t'i ruaj.

    Ty, pranverë

    Dritë e parë që sjell agimi,
    fresk, e shend, e përdëllime,
    sytë e Emit si blerimi,
    këngë zogjsh që cicërijnë.

    Dielli i saj shtigje s'njeh,
    zë i bukur dhe gazmor,
    unë në zemër shpresë kreh,
    me buzëqeshje shpirt fluror.

    Blu e qiellit plot hare,
    mëngjes, jetë e lumturi,
    dashurinë pa asnjë re,
    ruan gjyshi thellë në gji.

    Sado të jetë jeta ime,
    shpirtin Emi ma rinon,
    këto vargje e përjetime,
    ty pranverë të dhuron.

    Dhe një ditë kur të mungoj,
    ti me hënën thirr kujtesën.
    Për ty mëngjese do të zgjoj,
    Emi, konxhe mbaje shpresën.

  2. #2

    Eduart Hoxholli

    Uploaded with ImageShack.us

  3. #3

    Eduart Hoxholli


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •