Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Mark Tuen

  1. #1

    Mark Tuen

    MARK TWAIN (Mark Tuen)
    (1835-1910)



    Mark Twain ėshtė pseudonimi i shkrimtarit amerikan Samuel Langhorne Clemens. Para se tė bėhej shkrimtar punonte si tipograf, si pilot, si kėrkues ari dhe gazetar. Pas botimit tė librit tė tij: “ Tė pafajshėm nė dhé tė huaj 1869, korri sukses tė madh. Veprat e tij mė tė njohura janė: “Nė kėrkim tė belave” 1872; “Mosha e artė” 1873; “Aventurat e Tom Sojerit” 1876; “Princi dhe i varfėri” 1882; “Njė Janki nga Konektikati nė oborrin e mbret Arturit 1889; “Uilsoni kokėtrashė” (1894).





    Mark Twain
    (tregim)



    Pėrktheu Ben Meēe





    Ditari i Adamit




    E hėnė
    Kjo kafshė e re me flokė tė gjatė po fillon tė ma shpifi. E kam gjithmonė nėpėr kėmbė dhe mė ndjek ngado. S' mė pėlqen. Nuk jam mėsuar tė jem vetė i dytė. Mbase kėput qafėn e ikėn me kafshėt e tjera!
    Sot, moti ėshtė me re. Fryn erė nga Lindja. Presim reshje. Pse thashė presim? … Kush pret? … Ne… “Ne”. Ku e peshkova kėtė fjalė... Tani po mė kujtohet. E pėrdor kafsha e re.


    E martė
    Eksplorova ujėvarėn e madhe. Ėshtė gjėja mė e bukur e mbarė ēifligut, ma do mendja. Kafsha e re e quan "Ujėvara e Niagarės" Nuk kuptoj me ē'arsye. Ėshtė thjesht kapriēo dhe budallallėk. Unė nuk arrij t'u vė emra gjėrave, sepse e bėn vetėm kafsha e re, me ē'do gjė qė i del pėrpara, pa mė dhėnė as kohė pėr tė kundėrshtuar. Dhe gjithmonė me tė njėjtin pretekst: ngjan si kjo e ngjan si ajo. Marrim pėr shembull njė zog tė madh qė fluturon mbi kokat tona: Ajo e quan “Dodo”. Thotė, se kushdo qė do ta shihte, do t'i vinte menjėherė nė mendje fjala “Dodo”. Dhe prandaj ky zog duhet tė mbajė kėtė emėr. Mė ka ardhur nė majė tė hundės duke u nxehur me tė, po ėshtė e kotė! Dodo!? Mė pėrshtatet mė shumė mua ky emėr, se sa zogut tė madh!


    E mėrkurė
    Ndėrtova njė strehė pėr t’u mbrojtur nga shiu, por e pamundur ta gėzoj nė paqe. Kafsha e re hyri, si gjithmonė, pa leje. Kur vendosa ta pėrzė, derdhi ujė nga dy brimat qė i shėrbejnė pėr tė parė, dhe mandej e fshiu me kurrizin e putrės duke lėshuar njė tingull siē bėjnė edhe disa nga shtazėt e tjera kur pikėllohen. Do dėshiroja tė mos dinte tė fliste! Flet gjithmonė, gjithmonė. Kjo mund tė duket fyerje e rėndomtė, ose akuzė kundėr kafshės sė shkretė, por nuk ėshtė kėshtu. Nuk kam dėgjuar kurrė deri tani zė njeriu, dhe ēdo tingull i ri dhe i ēuditshėm, qė prish heshtjen solemne tė kėsaj vetmie pėrrallore, mė ofendon veshėt. Ėshtė vetėm stonaturė. E kam edhe shumė afėr, pas shpine! Njė herė nė njė krah e njė herė nė tjetrin. Nuk jam mėsuar me tinguj tė tillė kaq afėr.


    E premte
    Pavarėsisht pėrpjekjeve tė mia, mania e saj pėr tė vėnė emra, nuk ka tė sosur. Kisha gjetur njė emėr tė bukur fare pėr ēifligun, melodioz dhe qė i ngjiste aq mirė. “KOPSHTI I EDENIT” e kisha quajtur. Vazhdoj ta quaj kėshtu privatisht, por jo mė nė publik. Kafsha e re thotė se ėshtė gjithė pyje e shkėmbinj dhe se nuk ka fare pamjen e njė kopshti. Thotė se ka mė shumė pamjen e njė parku dhe (pa mė konsultuar, si gjithmonė) i ka vėnė njė emėr tė ri: “PARKU I UJĖVARĖS SĖ NIAGARĖS”. Mė duket me plot kuptimin e fjalės, prepotencė. Ja…, ka vendosur edhe njė parullė: “MOS SHKELNI BARIN”
    Jeta ime nuk ėshtė mė e lumtur si dikur.


    E shtunė
    Kafsha e re ha shumė fruta. Jam i sigurt se shumė shpejt ne kemi pėr tė mbaruar tė gjitha rezervat ushqimore. Ja, prapė fjala “ne”. Edhe pse e pėrdor qenia e ēuditshme, duke e dėgjuar kaq shpesh po bėhet edhe imja.
    Shumė mjegull sot nė mėngjes. Me mjegull, unė nuk dal. Kurse kafsha e re, po. Del nė ēfarėdo moti, dhe ēapitet kudo me kėmbėt e llangosura nga balta. Dhe flet… flet…flet.
    Ishte aq bukur e qetė kėtu, dikur…!


    E dielė
    Kaloi, mė nė fund. Kjo ditė po bėhet gjithmonė e mė e mėrzitshme. Nėntorin qė shkoi u zgjodh e u vu mėnjanė, si ditė pushimi. Gjashtė ditė pushim nė javė i kisha… tani u shtua dhe kjo.
    Sot nė mėngjes, gjeta kafshėn e re, duke gjuajtur me gurė, pėr tė shkundur mollėt nga pema e ndaluar.

    E hėnė
    Kafsha e re thotė se emri i saj ėshtė Eva. Nė rregull. Kėtu nuk kam kundėrshtim. Ajo thotė se duhet ta thėrras me kėtė emėr, kur dua qė tė vijė. Si emėr nuk mė duket I keq. Ka rrumbullakėsi dhe mund tė pėrsėritet pa vėshtirėsi.
    Kafsha thotė se nuk ėshtė kafshė por njeri… . Nuk dua t'ia di. Sikur tė ikte nė punė tė vet e tė mos i dėgjoja mė zėrin do tė mė bėnte njė nder.


    E martė
    E ka mbushur ēifligun me emra tė pakuptimtė dhe udhėzime gati-gati ofendues.
    “Kėtej, pėr te burimi”
    “Nga kjo anė, pėr te ishulli i dhive”
    “Shpella e erėrave nga ky drejtim”
    Thotė se ky park do tė bėhej njė vend shumė i kėndshėm turistik veror, sikur tė kishte klientelė. “Vend turistik veror”…, njė shpikje tjetėr nga tė sajat! Fjalė, vetėm fjalė pa kuptim. Ėshtė mė mirė tė mos e pyes. Di vetėm tė flasė, por nuk di t’i shpjegojė gjėrat.


    E premte
    Ka filluar tė mė pėrgjėrohet qė tė mos hidhem nga Ujėvara. Nuk e kuptoj ē’tė keqe ka? Ajo thotė se e zė frika. Unė jam hedhur gjithmonė. Rreziku i aventurės dhe freskia e ujit mė pėlqejnė. Ma do mendja se ujėvarat janė krijuar pėr kėtė punė. Me sa di, nuk duhen pėr tjetėr gjė, dhe njė arsye e kanė pse janė. Ajo thotė se janė bėrė vetėm pėr panoramė, sikurse rinocerontėt dhe mastodontėt. Zbrita nga mali nėpėr ujėrat e ujėvarės brenda njė fuēie; … ajo jo. E pėrsėrita kėtė gjė nė njė govatė, duke u afruar atje ku uji bie me rrėmbim;… ajo prapė jo. Notova pėrmes vorbullave nga burimi deri poshtė, nė mes tė rrymave tė ujit, me kostumin tim prej gjetheje fiku, i cili edhe mu gris;… ajo prapė jo. Vetėm ankesa tė mėrzitshme pėr ekstravagancėn time. Mė pengon nė ēdo gjė. Kam nevojė tė ndėrroj ajėr.


    E shtunė
    Tė martėn qė shkoi, natėn, u arratisa. Eca dy ditė e dy net. Ndėrtova njė strehė tjetėr nė njė vend tė fshehtė, duke u munduar tė fshija gjurmėt e lėna me sa munda. Mė gjeti. Mė zbuloi me ndihmėn e njė shtaze qė ka zbutur dhe e quan ujk. Erdhi dhe me atė zėrin e saj ankues, e duke nxjerrė ujė nga brimat qė i duhen pėr tė parė, mė shkatėrroi planin. U detyrova tė kthehem mbrapsht me tė. Kam pėr tė emigruar prapė, shumė shpejt, sapo tė mė paraqitet rasti.
    Ajo vazhdon tė merret me njė sėrė marrėzish, ku mes tė tjerash, studimi i arsyeve pse kafshėt e quajtura luanė dhe tigra ushqehen me bar dhe lule,ndėrsa sipas saj, nga tipi i dhėmbėve qė zotėrojnė, duhet tė hanė njeri-tjetrin. Kjo ėshtė marrėzi, sepse po ta bėnin vėrtet do tė thotė tė vriten, dhe vrasja do tė thotė “vdekje”. Vdekja, me sa mė kanė thėnė, nuk njihet akoma nė “Park”. Nėn njė kėndvėshtrim tjetėr do tė quhej “mėkat”.


    E dielė
    Kaloi, mė nė fund.


    E hėnė
    Besoj se e kam kuptuar se pėrse shėrben java: tė jep kohė tė marrėsh veten nga lodhja e sė dielės. Mė duket goxha ide… Ajo ėshtė kacavarur pėrsėri mbi pemė. E pėrzura poshtė me gurė. Tha se nuk e shihte njeri. Fakti qė nuk e sheh njeri i duket justifikim i mjaftueshėm pėr tė kryer veprime plot rreziqe. Fjala “justifikim”, sa herė qė e pėrdor unė, asaj i ngjall admirimin, bile edhe njė zili tė brendshme. Jo pėr mburrje, po ėshtė fjalė pėr kokė tė fjalės.


    E enjte
    Ajo mė tha se ėshtė krijuar me njė brinjė e shkulur nga trupi im. Kjo, tė thuash ėshtė e dyshimtė, ėshtė shumė pak. Mua nuk mė mungon asnjė brinjė… . Tani po e grin meraku pėr njė zog tė zi qė i ka ngjitur emrin "korb". Thotė se bari i bėn dėm. Ka frikė se nuk ka pėr t’u rritur. Ėshtė e bindur se korbi ėshtė krijuar pėr t’u ushqyer me mish tė ngordhur. Korbi duhet tė pėrshtatet me atė qė ka. Nuk mund tė kthejmė pėrmbys gjithė sistemin pėr t'i bėrė qejfin njė korbi.


    E shtunė
    Dje po pispillosej nė ujėrat e pellgut dhe ra bėlldum brenda. Nuk ėshtė hera e parė. Nė vend tė merakoset se edhe pėr pak u mbyt, thotė se nuk ishte ndodhi e kėndshme. U shqetėsua pėr kafshėt qė jetojnė nė ujė. Kishte frikė mos i kishte shtypur. I quan peshq, sepse vazhdon t’u vėrė emra edhe gjėrave qė s'kanė nevojė dhe qė po t'i thėrrasėsh nė emėr, nuk tė binden aspak, po asaj nga njė vesh i hyn e nga tjetri i del. E ka kokėn shkėmb. Mbrėmė mbushi krahėt me peshq dhe i hodhi nė krevatin tim pėr t’i mbajtur ngrohtė. I shikoja me vėmendje, po nuk m’u dukėn edhe aq tė kėnaqur. Mė tė qetė se sa nė ujė ndoshta. Sa tė bjerė mbrėmja do i hedh jashtė. Nuk kam ndėrmend tė fle edhe njė natė tjetėr me peshqit nė krevat. Le qė janė tė ftohtė e ta shpifin kur tė ngjiten nė trup.


    E dielė
    Kaloi, mė nė fund.


    E martė
    Tani e ka zėnė me njė gjarpėr. Kafshėt e tjera kanė rėnė rehat se i luajti mendsh me ato eksperimentet qė bėnte me ta. Kam rėnė rehat edhe unė, sepse gjarpri flet dhe po kėnaqen tė dy duke biseduar.


    E premte
    Ajo thotė se gjarpri e kėshillon tė hajė nga frutat e pemės sė ndaluar. I thotė se po hėngri, do provojė njė eksperiencė aq tė bukur, sa edhe fisnike, dhe ka pėr tė njohur gjėra qė deri tani nuk njihen. I thashė se do tė ketė edhe njė rezultat krejt tė kundėrt: shfaqjen e vdekjes nė kėtė botė kaq magjepse. Sikur ta dija qė bėra gabim. Mė mirė ta kisha mbajtur gojėn kyēur. Pa dashur i dhashė njė ide. I dhashė idenė se si mund tė shpėtojė korbin e sėmurė, e t'u garantojė mish tė freskėt luanėve dhe tigrave depresė. E kėshillova tė rrinte larg prej asaj peme. Ajo, si zakonisht,… jo. Parashikoj rreziqe tė mėdha. Kam pėr tė ikur qė kėtu.


    E mėrkurė
    Kalova disa ditė jo tė kėndshme. U largova mė nė fund. Galopova mbi njė kalė pėr njė natė tė tėrė pa pushim, me shpresėn qė tė dilja nga Parku dhe tė fshihesha nė ndonjė vend tjetėr, para se tė fillonin rreziqet. Kishte rreth njė orė qė kishte dalė diellit dhe gjendesha nė njė fushė tė madhe tė blertė. Njė fushė me mijėra kafshė nga mė tė ndryshmet. Disa kullosnin, tė tjera loznin siē bėjnė kafshėt, tė tjera akoma flinin e shulloheshin. Papritur shpėrtheu njė stuhi britmash e klithmash. Nuk vonoi shumė dhe fusha u kthye nė njė kasaphanė ku kafshėt filluan tė shqyenin e tė hanin njėra-tjetrėn. E kuptova menjėherė ē'kishte ndodhur. Eva kishte ngrėnė frutin dhe pėr rrjedhojė, vdekja kishte bėrė hyrjen e saj nė kėtė botė… .
    Tigrat po gllabėronin kalin, dhe edhe pse u bėrtisja, nuk mė bindeshin mė si mė parė. Do tė kishin pėrlarė edhe mua, po tė kisha ndenjur. Ja dhashė vrapit me tė katėrta… Gjeta kėtė vend, jashtė Parkut, dhe dy ditėt e para nuk m’u duk edhe aq i keq. Pas dy ditėsh, si pėr habinė time, u ndesha ballė pėr ballė me Evėn. Mė zbuloi edhe kėtu. Mė zbuloi dhe filloi menjėherė me lajthitjet e saja. Vendin e quajti Tonowanda. Tė them tė drejtėn nuk mė erdhi edhe aq keq. Kėtu ka pak fruta dhe ajo solli shumė nga ato tė pemės sė ndaluar. Hėngra pa u menduar shumė. Mė kishte marrė uria! E di qė u solla kundėr parimeve tė mia, por mendoj se parimet vlejnė vetėm kur e ke barku plot… . Ishte veshur e pispillosur me gjethe e degė dhe, kur e pyeta se ē'kuptim kishte kjo veshje anormale, dhe sidomos kur ia hoqa e ia flaka pėrdhe, qeshi tėrė nervozizėm dhe u skuq nga turpi. S'kisha parė ndonjėherė njeri tė qeshte ashtu dhe tė skuqej nga turpi. Mė tha se shumė shpejt kisha pėr ta kuptuar pėrsenė e atij prezantimi. Edhe pse kisha akoma uri e lashė mollėn pėrgjysmė (padyshim molla mė e mirė qė kisha provuar duke pasur parasysh qė nuk ėshtė stinė mollėsh) dhe iu drejtova me egėrsi duke i dhėnė urdhėr tė shkonte dhe tė merrte mollė tė tjera e tė hiqte dorė nga sjellje tė tilla prej karagjozeje. U bind, dhe fshehtazi e pa bėrė zė u afruam te fusha ku kishte ndodhur kasaphana kafshėrore. Morėm disa lėkura e i kėrkova tė na bėnte nja dy kostume qė ti kishim pėr tė dalė. Nuk janė shumė komodė por, janė elegantė dhe dihet qė nė veshje eleganca ka rėndėsi. Po vė re se, tani qė humba pronat, se jeta ime do tė ishte shumė monotone pa tė. Edhe diēka tjetėr: kėtej e tutje duhet tė punojmė pėr tė jetuar, kėshtu qė Eva mė nevojitet. Ajo do punojė ndėrsa unė do jem mbikqyrsi.


    Dhjetė ditė mė vonė
    Mė akuzon se jam unė shkaku i fatkeqėsisė. Thotė me sinqeritet e bindje tė plotė se, ishte gėshtenja, dhe jo molla, fruta i ndaluar, sipas gjarprit. Atėherė unė jam i pafajshėm, i thashė, se nuk kam ngrėnė gėshtenja. Tha se, sipas gjarprit “gėshtenja” ka kuptim figurativ dhe do tė thotė "dėshirė e shprehur me shaka". U bėra dyllė i verdhė kur dėgjova kėtė shpjegim. Shpesh herė kisha shprehur shumė dėshira, ashtu kot, pėr tė shtyrė kohėn. Mė pyeti nėse kjo kishte ndodhur edhe nė momentin e katastrofės. Isha i detyruar ta pranoja, pasi kisha shprehur megjithmend njė dėshirė nė atė moment. Dėshira ishte nė lidhje me ujėvarėn, pak a shumė e tillė: "Sa bukur do tė ishte sikur i tėrė uji tė binte pėrnjėherėsh poshtė" Pak sekonda mė vonė kisha menduar tė kundėrtėn: "Do ishte mė bukur akoma sikur i gjithė uji tė ngjitej pėrnjėherėsh lartė". U shkula sė qeshuri me vete tek mendoja kėto gjėra, kur, fare papritur, natyra u tėrhoq mėnjanė pėr t’ia lėnė vendin luftės dhe vdekjes. U detyrova t'ia mbathja pėr tė shpėtuar jetėn. "Ja" shpėrtheu ajo nė triumf, "Tekstualisht kėtė mė tha gjarpri, bile tė njėjtat fjalė qė pėrmende ti. I thonė Gėshtenja e Parė dhe ėshtė e vjetėr sa bota" vazhdoi ajo. Pra qenka faji im. Qenkam unė ai qė duhem ndėshkuar. Ku shkova dhe mendova ato gjėra!


    Njė vit mė vonė
    Ja kemi vėnė emrin Kain. Ajo e gjeti kur unė kisha shkuar tė ngrija gracka buzė lumit Erie. E gjeti nė pyll nja dy kilometra larg shpellės sonė. Ndoshta mund tė kenė qenė katėr kilometra, nuk ėshtė se ajo e mban mend mirė. Na ngjan pak neve dhe mund tė jetė i tė njėjtės racė. Kėshtu mendon ajo. Pėr mua e ka gabim. Nuk ka mundėsi, ėshtė shumė i vogėl. Besoj se ėshtė njė lloj kafshe e re. Peshk ndoshta, edhe pse kam pak dyshim, pasi kur e futa nė ujė, pėr ta provuar, nė vend tė notonte po mbytej. Ajo u hodh brenda dhe e nxori para se tė pėrfundoja eksperimentin im. Unė vazhdoj tė jem i bindur se ai ėshtė peshk, por pėr atė nuk ka shumė rėndėsi dhe nuk mė lejon tė bėj prova tė tjera. Kėtė nuk arrij ta kuptoj. Ardhja e krijesės ka ndėrruar mėnyrėn e jetesės sė saj duke i hequr dėshirėn e eksperimentimit. Harxhon mė shumė kohė me tė se me gjithė kafshėt e tjera dhe nuk di ta shpjegoj pėrsenė. Ėshtė konfuze, e tregon ēdo sjellje e saj. Ndonjėherė e mban peshkun nė krahė pėr tėrė natėn, teksa ai i gjori ankohet pėr t'u kthyer nė ujė. Nė kėto raste i del ujė nga vrimat qė i shėrbejnė pėr tė parė dhe e godet lehtė nė kurriz. Pastaj nxjerr tinguj nga goja pėr t’i tėrhequr vėmendjen. Nuk e kam parė kurrė tė sillet kėshtu me asnjė peshk tjetėr dhe fakti mė preokupon shumė. E kishte zakon tė nxirrte nė xhiro tigrat e vegjėl, kur ishim akoma nė pronat qė humbėm, por dilte thjesht pėr tė luajtur dhe asnjėherė nuk mbaj mend t’i qėllonte nga kurrizi kur kėtyre u shkonte ushqimi keq.




    Mark Twain




    Pėrktheu Ben Meēe





    GJALPI NĖN KAPELE




    Njė natė tė ftohtė dimri, dyqanxhiu i fshatit, po mbyllte dyqanin. Doli jashtė nė dėborė pėr t'i vėnė drynin dritares, kur pa klientin e fundit tė mbetur brenda, tė rrėmbente njė copė tė madhe gjalpi dhe ta fshehte poshtė kapeles.
    Nuk kaloi as njė qime kohe ndėrmjet asaj qė pa dhe idesė sė hakmarrjes qė i lindi nė kokė.
    «Ej, Seth!» i foli duke tėrhequr nga brenda derėn e dyqanit.
    Burri me emrin Seth nuk e dha veten. Dyqanxhiu i hodhi dorėn nė qafė dhe duke shkundur kėpucėt nga dėbora i tha:
    «Ulu i dashur Seth! Ku do shkosh nė kėtė tė ftohtė? Ulu tė pimė njė ponē tė nxehtė!»
    Sethi nuk donte nė fillim. Gjalpi nėn kapele i shkaktonte njėfarė ankthi se mos tjetri e zbulonte, por edhe ideja e njė gote ponēi tė nxehtė nuk ishte e keqe. Dyqanxhiu i futi krahun dhe e uli nė njė stol afėr sobės, mbas disa arkave me mall, nė mėnyrė qė tjetri tė mos kishte mundėsi tė shpėtonte. Hapi sobėn dhe i futi dru tė tjerė.
    «Tė pimė njė ponē tė nxehtė Seth, ndryshe ky dimėr ka pėr tė na i ngrirė kockat»
    Zjarri i sobės kishte filluar tė shkrinte gjalpin. Sethi ndjente se po i lageshin flokėt. U ngrit nė kėmbė, duke i thėnė tjetrit se duhet tė largohej pasi nė shtėpi po e prisnin.
    «Prit tė kthejmė njė gotė, pastaj do ikim. Do tė tė tregoj njė histori Seth» i tha dyqanxhiu duke e detyruar tjetrin tė ulej pėrsėri.
    «Ёshtė shumė nxehtė kėtu!» foli nėpėr dhėmbė hajduti, duke kėrkuar tė ēohej.
    «Ulu e mė shoqėro! Mos e merr me ngut!»
    «Kam punė. Do u jap lopėve pėr tė ngrėnė, pastaj duhet tė ēaj edhe dru»
    «Nuk bėn burri kėshtu pėr njė gotė. Ulu tė them e lėri lopėt rehat! Mė dukesh pak i shqetėsuar? Rri i qetė!» i tha dyqanxhiu, duke mbushur gotat.
    Pastaj ciku gotėn me atė tė Sethin duke i thėnė:
    «Ktheje menjėherė! Rrėshqet poshtė si gjalpi, ky ponē i uruar.»
    Hajduti e pa me dyshim. Avulli i mbuloi fytyrėn, ndėrsa gjalpi filloi ti rridhte nga flokėt duke lagur shaminė rreth qafės. Tjetri vazhdonte tė ngrinte dolli, ndėrsa ky e kishte mbyllur gojėn, mė keq se njė memec.
    «Ēfarė ke Seth, mos nuk ndihesh mirė?» e pyeti dyqanxhiu kur rrėketė e gjalpit i kishin pushtuar fytyrėn.
    «Hiqe kapelen po qe se ke vapė! Ma jep mua!»
    «Jo!» u pėrgjigj Sethi i irrituar. «Duhet tė iki. Mė lėr tė largohem!»
    Njė katarakt gjalpi i shkrirė i zbriti nga mjekra duke u varur poshtė nėpėr xhaketė, pėr t'u pėrplasur pastaj mbi kėpucė.
    «Po mirė o Seth.Ik! Nuk tė mbaj me pahir. Natėn e mirė!»
    Teksa tjetri largohej, dyqanxhiu e thirri prapė.
    «Seth! Shakaja qė tė bėra vlen tetėmbėdhjetė lekė: kėshtu qė jemi barazim me gjalpin qė mė vodhe dhe e fute nė kapele…»




    MARK TWAIN (Mark Tuen)
    (1835-1910)



    NJE NATE NE NJE HOTEL TE PARISIT






    Pėrktheu Vasil Premēi




    E gjeta dhe hotelin ku shpresoja tė kaloja njė natė tė qetė nė Paris. Rreth mesnatės zhurmat e rrugės u fashitėn dhe gati po mė kaplonte njė gjumė pėr shtatė palė qejfe, kur befas dėgjova njė zhurmė tė mistershme qė s’mė la tė mbyllja sytė. Njė copė herė u vura nė pėrgjim tė saj. Me sa dukej, ndonjė tip i ēuditshėm vallėzonte nė dhomėn mbi mua. S’mė mbeti gjė tjetėr veēse tė prisja me durim qė zhurma tė heshtte vetė, pra, kur tė mbaronte qejfi i atij tjetrit. Kėshtu, nė pritje, do tė kalonin edhe pesė minuta, tė cilat m’u dukėn sikur s’do tė mbaronin kurrė. Dėgjova sėrish zvarritjen e kėmbėve mbi kokėn time. Vijoi njė pauzė e shkurtėr dhe pastaj diēka qė u pėrplas me zhurmė nė dysheme.
    - Ja, pėrsėri miku atje lart, me siguri po heq ēizmet nga kėmba. Dhe ndoshta, falė Zotit, shpresoj t’i japė fund kėrcimit tė tij tė hareshėm!
    Heshtja vijoi fare pak, sepse u dėgjua sėrish njė goditje tjetėr mbi dysheme.
    - Duket se po provon tė kėrcejė me njėrėn ēizme, - thashė me vete.
    Akoma dhe njė pauzė qė u ndoq nga njė goditje tjetėr mbi dysheme.
    - Tani qė e hoqi edhe ēizmen tjetėr, do t’ia kėpusė gjumit, - hamendėsova shpirtlehtėsuar.
    Por nuk ndodhi kėshtu. Sėrish atje lart u dėgjua ajo zhurma e njohur.
    - Ē’dreqin bėn ende tani qė ka hequr tė dy ēizmet?! Mos vallė provon tė kėrcejė me pantofla? Vazhdoi dhe njė pauzė tjetėr, e shoqėruar nga goditjet e zakonshme mbi dysheme, me njė lloj ritmi tė mbytur. Dreqi ta hajė, mos vallė kishte mbathur dy palė ēizme njėra mbi tjetrėn?! Kėshtu, pėr mė shumė se njė orė, ai magjistar i fantaksur vazhdoi tė zvarriste kėmbėt atje lart dhe tė hiqte prej tyre njė numėr ēizmesh tė pambarimta, derisa ky numėr mbėrriti shifrėn njėzetepesė, duke ma bėrė kokėn daulle.
    Mend po mė luante tepeleku i kokės. Mora pistoletėn dhe me kujdes e pa zhurmė, u ngjita nė katin lart. Por ajo qė pashė atje e kalonte habinė time: Miku im ishte ulur nė mes tė njė ushtrie kėpucėsh tė hedhura nė dysheme dhe po i jepte shkėlqim njėrės prej tyre. Pėr mua tani ēdo gjė ishte e qartė: Komshiu im ndoshta nuk kishte kėrcyer kurrė ndonjėherė nė jetėn e tij. Ishte lustraxhiu i hotelit, i pėrqendruar tėrė sy e veshė nė punėn e tij tė zakonshme.

  2. #2

    Mark Tuen - tregim

    MARK TUEN
    (1835-1910)



    Njė ngjarje e veēantė



    Pėrktheu: Iliaz Bobaj



    Njė javė krejt e veēantė filloi pėr Santijonin, njė javė historike…
    Helmuesi Gadijo’ duhej tė paraqitej nė Gjykatėn Penale, pėr tė dhėnė llogari pėr krimet e tij…
    E gjithė qyteza e vogėl ziente… Kishin kėtu e gjashtė muaj, qė flisnin vetėm pėr Gadijonė dhe pėr shpirtin e tij tė zi, tė mallkuar… Dhe me tė drejtė. Pa mendoni qė ai kishte helmuar gruan e vet, vjehrrėn, tre fėmijėt e tij e bashkė me ta edhe dy qentė e shtėpisė…
    Kjo ishte e tmerrshme, e padėgjuar, e paimagjinueshme!…
    Ndėrgjegjja e banorėve tė Santijonit ishte e revoltuar dhe ndjente njė etje tė madhe pėr t’u qetėsuar…
    -E gjora grua!… - thoshnin.
    -E gjora vjehrrė!…
    -Tė gjorėt fėmijė!…
    -Tė gjorėt qen!…
    Ata qė zgjuan simpatinė mė tė madhe tek tė gjithė, ishin dy qentė, dy qentė lodėrtarė, tė cilėt santijonezėt ishin mėsuar t’i shihnin rregullisht nė rrugėn Gamveta, njėrin me fjongo tė trėndafiltė, tjetrin me fjongo tė kaltėr…
    Ah, ėshtė e tmerrshme, qė njė njeri tė vrasė pa kurrfarė shkaku dy qenie kaq tė uruara tė zotit!
    Por ajo qė e ngriti nė kulm zemėratėn e banorėve tė qytezės sė vogėl, ishte se Gadijo nuk i pranonte krimet e tij.
    Pėrbindėshi, hipokrizonte dhe bėnte tė paditurin, duke mos pranuar asgjė prej gjėje…
    Bėnte be e rrufe pėr tė gjithė zotat e shenjtėt, se nuk kishte helmuar askėnd, se ishin nė gabim, se ishte pre e shpifjeve dhe e trillimeve, se tjetėrkush ishte autori i atij krimi tė rėndė, po kurrsesi ai…
    Po hetuesi nuk jua vinte veshin pėrrallave tė tilla.
    Brenda hapėsirės kohore prej gjashtė muajsh nga dita e krimit, ai kishte mundur tė evidentonte faktet mė bindės, qė vėrtetonin fajėsinė e Gadijosė. Kėto fakte ishin plot shtatė dhe mjaftonin pėr t’i prerė kokėn shtatė herė Gadijosė, ndėrkohė qė natyra dorėshtrėnguar i kishte dhėnė vetėm njė tė tillė. Pėr kėtė shkak hetuesi ishte mėse i sigurt, se helmuesi nuk do t’i shpėtonte varjes. Kėtė gjė e dinte edhe vet Gadijo, i cili nė ėndrra shikonte karamanjollėn…
    Kishte disa ditė qė qyteti pėrgatitej me njė seriozitet tė rreptė zyrtar, pėr kėtė ndodhi tė veēantė…
    Gazetat nuk shkruanin pothuajse pėr asnjė temė tjetėr veē gjyqit, ndėrsa tė gjithė banorėt e zonės nuk flisnin pėr gjė tjetėr, veēse pėr gjyqin e ardhshėm tė kriminelit tė tmerrshėm…
    Edhe nė qytetet fqinjė, bile edhe nė Paris, emri i Gadijosė kishte marrė dhenė.
    Ēdo mėngjes i vinte njė zarf i fryrė me postė.
    Gjysma e letėrdėrguesve e kėrcėnonin me vdekje, gjysma tjetėr i kėrkonte autografe.
    Qysh tani kishin filluar tė grumbulloheshin pranė Gjykatės Penale, gjė qė e vėshtirėsonte qarkullimin e njerėzve.
    Kryetari i bashkisė i llogariste deri nė njėzetepesėmijė vetė tė huajt, qė do tė vinin ditėn e gjyqit…
    Asnjėherė tjetėr, veē vizitės sė Perandorit nė 1854-ėn, Santijoni nuk kishte pėrjetuar ngjarje tė tillė, kaq tė bujshme…
    -Mirė, po ku do tė rrinė kaq njerėz? - pyetėn kėshilltarėt.
    -Duhet tė pėrkujdesemi tė mos ketė mungesė ushqimesh, -t ha kryebashkiaku.
    Dhe tė gjitha kėto bėheshin se krimi i Gadijosė ishte i pazakontė, i frikshėm, i pėrbindshėm.
    Meqė i akuzuari kundėrshtote vazhdimisht, hetuesi kishte kėrkuar gjykim tė hollėsishėm dhe kishte ftuar treqind dėshmitarė.
    Sipas pėrllogaritjeve paraprake, gjykimi i ēėshtjes do tė vazhdonte rreth njė javė. Po sa e sa gjėra duheshin pėr ushqimin, strehimin dhe transportimin e kaq shumė tė huajve!…
    Prandaj, me tė drejtė, ”Hoteli i Paqes”, shtoi edhe tridhjetė shtretėr nė koridoret e tij, ”Restoranti i Parisianėve”, shtoi edhe tri tryeza tė mėdha, tė ngushta e tė gjata, ”Kafeneja e Europės”, shtoi sė tepėrmi kėrkesėn pėr birra, pije dhe limonada.Pėrveē kėtyre, pronarėt e karrocave, u dhanė edhe nga njė dorė vernik karrocave tė tyre tė vjetra, therrtorėt therrėn bagėti pa hesap, perimeshitėsit hodhėn nė treg male me lajthi, -prodhim ky tipik i vendit, -letėrshitėsit porositėn dengje tė tėrė me dėrgesė postare, mbi tė cilėt ishte skicuar figura e tė neveritshmit Gadijo…
    Tė gjithė banorėt i ishin pėrveshur punės, pėr t’iu pėrgjigjur nė nivelin e duhur ndodhisė, gjallėria e kryeqytetit tė vogėl tė krahinės, ishte dhjetėfishuar, ajri kundėrmonte lumturi, kurse dielli, ēdo mbrėmje, kur ulej nė perėndim, i ngjante njė disku tė artė!…
    Mė nė fund agoi edhe dita e shumėpritur!
    Qysh prej orės tetė tė mėngjesit, rrugėt filluan tė bėheshin tė pakalueshme nga njerėzit e shumtė… Tė huajt, qė kishin ardhur, ishin mbi njėzetepesėmijė vetė… Sheshi i Gjykatės ishte i zėnė tėrėsisht nga patrullat ushtarake, tė cilat do tė mbanin rregullin. Jo pak prej njerėzve tė shumtė u mavijosėn nga tė shtyrėt dhe tė ngjeshurit, por farmacistėt kishin marrė masat e duhura me garza dhe fasha…
    Fiks nė orėn dhjetė, gjykatėsit u paraqitėn zyrtarisht dhe zunė vendet e tyre.
    Dėgjuesit e mbajtėn frymėn pezull… Mjedisin e zotėronte njė zyrtarizėm i rreptė… Kudo binte erė drejtėsi…
    Ndėrkohė gjysma e banorėve tė Santijonit priste me padurim jashtė sallės, pėr tė mėsuar tė rejat e gjyqit, ndėrsa gjysma tjetėr vėrtitej nėpėr dyqane, hotele, gjellėtore, bare, duke pritur me padurim lajme. “Kafeneja e Europės” ishte plot e pėrplot. Pijet derdheshin lumė.
    Befas, aty rreth orės njėmbėdhjetė, njė gazetar ēau turmėn dhe hyri brenda si rrufe.
    -I pafajshėm!- thirri, duke iu marrė fryma nga tė rendurit.
    -Ēfarė ? Si thatė ?, -pyeti i ēuditur pronari i kafenesė.
    -Po. Gadijo doli i pafajshėm!
    -More, ēfarė po thua ?
    -Nuk ishte ai autori i helmimit. Ishte shėrbėtorja….
    -Cila shėrbėtore?
    -Shėrbėtorja e familjes Gadijo. Ajo i helmoi tė pesė njerėzit dhe dy qentė… E pranoi vet me gojėn e saj…
    -E pranoi?
    -Po. Gadijo, pėr tė cilin dyshohej nė fillim, i shkroi asaj pardje dhe i kallėzoi pėr gjendjen e tij tepėr tė vėshtirė, duke iu lutur dhe duke iu pėrgjėruar tė tregonte tė vėrtetėn.E, pra, shėrbėtorja i telegrafoi kryetarit tė gjykatės, se ishte ajo fajtorja e vėrtetė dhe se e dėnoi veten pėr krimin e bėrė, pasi ndėrkohė ishte vetėvarur! Veē kėsaj, gjykimi mori fund, gjyqi mbaroi…dhe Gadijo u la i lirė…
    -Ēfarė thua, vėllaēko?- e pyeti i zoti i kafenesė, i bėrė dyll i verdhė nė fytyrė.
    -Ja ē’na qenka! - ndėrhynė kamerierėt. -Po furnizimet qė bėmė ?-thirri me zemėratė drejtori i ”Restorantit tė Europės”, i cili kishte mbėrritur aty me njė frymė.
    -O fatkeqėsia jonė! Si e pėsuam kėshtu!-thirrėn njėherėsh fshatarėt.
    -Kjo ėshtė e padurueshme!-shtuan therrtorėt.
    -I pacipi Gadijo, si na i punoi kėshtu! - thirri me tė madhe ėmbėlsirashitėsi, duke shkulur flokėt.
    -Pa shih, tė dalė i pafajshėm i pafytyri! - ulėrinė karrocierėt.
    -Krimineli! - shau furrtari.
    -Por ama lojra tė tilla nuk janė luajtur kurrė nė kurrizin tonė!-shfrynė zarzavateshitėsit.
    -I pafajshėm thatė ? Tani do ta shohim se kush ėshtė i pafajshėm!-shpėrthyen tė egėrsuar pronarėt e bareve dhe tė gjellėtoreve.Dhe tė gjithė sė bashkujellėtorė, barmanė, zarzavateshitės, furrtarė, karrocierė, therrtorė, hotelierė, kafeterė, mėsynė drejt Sheshit tė Gjykatės, duke sharė, mallkuar e kėrcėnuar…
    Nė atė ēast po dilte edhe Gadijo, duke shkėlqyer nga gėzimi dhe kėnaqėsia.
    -Nė lumė, nė lumė…! - filluan t’i thėrrasin tė gjithė sė toku, me njė shpėrthim tė paparė urrejtjeje dhe egėrsie.
    -Shpejt nė ujė, hajdut, vjedhės, vrasės.kriminel!…

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •