Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Fol mire ose hesht Maska e Linë
    Anëtarësuar
    26-04-2012
    Vendndodhja
    Kosovë
    Mosha
    30
    Postime
    203

    Këshilla mbi edukimin e fëmijës suaj

    Mos lejoni fëmijët tuaj të përzihen me fëmijë të pamend e qesharakë, sepse ai (fëmija juaj) do të marrë nga veprat e tyre të neveritshme, dhe ajo çka ai (fëmija juaj) ka mësuar, do të shkatërrohet.

    Poeti thotë:
    Fëmija do të kujtojë çka i është dhënë, dhe ai nuk do e harroj atë
    Meqenëse zemra e tij është sikur një gur i çmuar
    Gdhend çfarëdo të dhëne që ju dëshironi, në zemrën e tij
    Do t'i kujtojë ai, pavëmendshëm, me një kujtesë të sigurt


    Pra, fëmija është i zbrazët dhe do të pranojë çdo gjë.

    Dhe, siç thuhet:"Të skalitësh në rini është sikur të skalitësh në gur".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Linë : 12-09-2012 më 10:09

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,958

    Për: Këshill mbi Edukimin e fëmijës suaj

    Nëse i mësoni fëmijës tuaj këto 3 gjuhë, ju po formoni një Drejtues…

    Mësimi i gjuhëve të ndryshme të huaja mund të sjellë përfitime të gjithëanshme për fëmijët në aspektin e ekspozimit ndaj zhvillimeve dhe kulturave të ndryshme. Duke patur kaq shumë gjuhë të huaja, si ta kuptojmë se cilat janë ato të duhurat për fëmijën?
    Një studim i kryer kohët e fundit na sugjeron një përgjigje të saktë.

    Qendra e Kërkimeve të Ekonomisë dhe Biznesit e kreu studimin në bashkëpunim me Aeroportin Heathrow të Londrës. Ekspertët analizuan se si gjuha e huaj kishte impakt në jetën e fëmijëve dhe rolin që luan në jetën e përditshme. Ata përcaktuan gjithashtu edhe se cila ka tendencë që të drejtojë drejt mundësive më të mira për një karrierë kur fëmijët të rriten.

    “Ne besojmë se mësimi i gjuhëve të huaja ka përfitime të jashtëzakonshme për zhvillimin e fëmijës dhe është një investim i vërtetë për të ardhmen e fëmijës“, – thotë Antonella Sorace, Eksperte e Zhvillimit Linguistik.

    Studimi përfshiu një anketim, një numër prej 2,001 prindërish me fëmijë nën moshën 18-vjeç, krahas një anketimi tjetër me më shumë se 500 liderë në biznes.
    Cilat gjuhë morën vendet e para?

    Rezultatet treguan se fëmijët duhet të mësojnë Frëngjisht, Gjermanisht dhe/ose gjuhën Mandarin nëse duan të jenë të suksesshëm në 10 vitet e ardhshme dhe të maksimizojnë punësueshmërinë e tyre.

    (Kuptohet se duke qenë se studimi është anglez, gjuha angleze merret e mirëqenë duke qenë se është gjuha amë. Gjuha angleze është përhapur shumë dhe po mësohet gjerësisht në vendin tonë ndaj dhe ne do t’a marrim si të mirëqenë se ajo është e domosdoshme për t’u mësuar përveç tre gjuhëve të sugjeruara.)

    Aftësia e të diturit një gjuhë të dytë dhe jo vetëm, hap dyert drejt një tregu të ri të biznesit dhe u lejon atyre që të krijojnë mardhënie të reja me partnerë të ardhshëm në biznes.

    Përveç të mësuarit të një gjuhë të huaj, aftësitë akademike dhe ndërpersonale që mund të përfitohen nga mësimi i një gjuhe tjetër janë mjaft të rëndësishme gjithashtu.

    Fëmijët që janë të ekspozuar ndaj gjuhëve të huaja bëhen më të vetëdijshëm ndaj kulturave të ndryshme, njerëzve të tjerë dhe pikëpamjeve të ndryshme që mund të kenë këta njerëz. Ata kanë një tendencë që të jenë më të mirë në detyra të ndryshme që iu vihen përballë dhe lexues më të avancuar se ata që flasin vetëm një gjuhë.
    Pjesa më e madhe e prindërve të anketuar në këtë studim, rreth 85% e tyre besonin se është rëndësishme për fëmijët që të mësojnë një gjuhë të dytë përveç gjuhës amë dhe një në katër prindër besonte se kjo do t’i rrisë mundësitë e fëmijës për të patur një karrierë të suksshme.

    Nga ana tjetër, 45% e tyre pranuan edhe se fëmijët e tyre nuk mund të flasin një gjuhë të dytë.

    Ndaj nëse doni që fëmija juaj të dallojë nga grupi i madh i të rinjve që enden në kërkim të një pune, sigurohuni që ti të mësojë një nga 3 gjuhët e suksesit!

    [Burimi: Reader’s Digest]

    http://konica.al/2017/12/nese-mesoni...-nje-drejtues/

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    Xhenet.M.S. (30-08-2018)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,958

    Për: Këshill mbi Edukimin e fëmijës suaj

    Dhurata më e mirë për fëmijët quhet KOHË


    Dhurata më e mirë për fëmijët quhet Kohë. Nuk shitet në dyqanet e lodrave apo në internet. Nuk mund ta paketosh, por kur e marrin prej teje, sytë e tyre shkëlqejnë nga lumturia.

    Nuk mund të shihet, të blihet, të paketohet, sepse koha është brenda nesh, në dispozicionin tonë. Eshtë të kuptosh se asgjë nuk vlen më shumë, se sa shfletimi prej teje, i faqeve të librave të tyre të preferuar.

    Vetëm përmes kohës që kalojmë me ta, fëmijët e perceptojnë magjinë e dashurisë.

    Magjia nuk ndodh kur i lëmë para televizorit, një tableti ose një telefoni celular.

    Kjo nuk është mënyra se si krijohet lidhja më e rëndësishme e jetës sonë.

    Një lidhje e fortë dhe e sigurt krijohet me kohë, me edukim, ngrohtësi dhe dashuri.

    Vetëm kështu mund të ndërthuret struktura e emocioneve tona në një kohë ndryshimetsh të pafundme, që fëmijët duhet t’i ndajnë me prindërit.

    Me këtë rast ju sjellim një histori prekëse, që reflekton rëndësinë e prindërimit.

    Nata kish rënë tashmë, por vogëlushi po përpiqj fort që të rrinte zgjuar. Dhe ia vlente: ishte duke pritur babanë.

    Sytë e lodhur tashmë po i mbylleshin, kur u hap dera dhe u shfaq i ati, pas një dite të gjatë pune.

    Biri: “Babi, a mund të të bëj një pyetje?”
    Babai: “Natyrisht, çfarë është?”
    Biri: “Babi, sa para fiton për një orë?”
    Babai: “Nuk është puna jote. Pse ma bën një pyetje të tillë?”
    Djali: “Dua vetëm ta di. Të lutem më trego, sa para fiton për një orë? ”
    Babai: “Nëse vërtet do ta dish, fitoj 100 dollarë në një orë”.
    Biri: “Oh! (me kokën ulur) Babi, a më jep borxh 50 $?”
    Babai u zemërua.
    Babai: “E vetmja arsye përse po më pyesje, ishte që të të jepja borxh para, që të blije një lodër idiote, apo ndonjë budallallëk tjetër. Tani shko drejt e në dhomën tënde dhe bjer të flesh. Dhe mendo pse po bëhesh kaq egoist. Unë punoj dhe lodhem përditë për këtë sjellë fëmijërore”.

    Burri u ul, por ndjehej gjithnjë e më i zemëruar duke menduar për pyetjen e të birit: “Si mundi të më bëjë një pyetje të tillë, vetëm për të më kërkuar para?”

    Pas afro një ore, ishte më i qetë dhe nisi të mendojë. Ndoshta kishte vërtetë nevojë për 50 dollarë, që të blejë diçka të rëndësishme, pasi i biri nuk i kërkonte shpesh para.

    Kështu, shkoi në dhomën e tij dhe hapi derën.

    Babai: “Po fle, bir?”
    Biri: “Jo, babi, jam zgjuar”.
    Babai: “Po mendoja, ndoshta u tregova i ashpër me ty. Ishte një ditë e gjatë dhe e lodhshme kjo e sotmja. Merri 50 dollarët që më kërkove.”
    Vogëlushi u ul mbi shtrat dhe buzëqeshi: “Oh, faleminderit baba!”

    Pastaj, nga poshtë jastëkut, nxorri disa kartëmonedha të zhubravitura. Babai, kur pa që i biri kishte para tashmë, nisi të ndjejë sërish zemërimin. Vogëlushi nisi t’i numërojë dalëngadalë.

    Babai: “Pse doje më shumë kur kishe tashmë?”
    Biri: “Sepse nuk kisha mjaftueshëm, por tani po, i kam. Babi, tani kam 100 $. A mund të blej një orë nga koha jote? Të lutem eja më herët nesër. Dua të ha darkë me ty”.

    Nëse fëmijët do të mund të blinin kohën tonë, do ta bënin atë pa hezitim.

    Edukimi në mënyrën e duhur do të thotë ndarje e momenteve “me një zjarr të ngadalshëm”, duke respektuar ritmet e rritjes së fëmijës.

    Një nga përgjegjësitë kryesore të prindërve është të ndihmojnë fëmijët të zhvillohen në shoqëri dhe pa stres.

    Edukimi “me një zjarr të avashtë”, do të thotë të shpjegosh gjërat me qetësi, të të bëjnë pyetje dhe të krijoni një atmosferë të rehatshme për t’u përgjigjur me interes dhe qetësi.

    Kjo do të thotë ndarje e sekreteve, shqetësimeve, mendimeve dhe emocioneve.

    Krijimi i lidhjeve të bazuara në këto premisa u ofron fëmijëve oksigjenin psikologjik, për të cilin kanë aq shumë nevojë.

    Pa stres, pa kërkesa, pa pritshmëri, pa ua varur shumë lëvizjeve mizore të akrepave të një sahati.

    Nuk mund të lejojmë që nxitimi t’u vjedhë magjinë e fëmijërisë.

    Prandaj dhurata më e mirë që mund t’u bëjmë nuk blihet.

    Dhurata për ta është malli më i çmura që edhe vetë kemi: KOHA.

    / një mendje e bukur


    Bota
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-02-2019 më 13:05

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    Neteorm (14-01-2019)

  6. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,760

    Për: Këshilla mbi edukimin e fëmijës suaj

    Teme shume interesante.
    Mendoj se edukimi i femijeve esht shum kompleks, dhe se nuk ka nje manual fiks...
    Si fillim duhet te kuptojm pozicionin tone si prind, ate se cfare duhet dhe na takon te bejm pa abuzuar me "pushtetin momental"...


    Lexojeni kete sepse esht gjigande:
    Definizione di un figlio | Josè Saramago
    Un figlio è un essere che Dio ci ha prestato per fare un corso intensivo di come amare qualcuno più che noi stessi, di come cambiare i nostri peggiori difetti per dargli migliore esempio, per apprendere ad avere coraggio. Sì. È questo! Essere madre o padre è il più grande atto di coraggio che si possa fare, perché significa esporsi ad un altro tipo di dolore, il dolore dell'incertezza di stare agendo correttamente e della paura di perdere qualcuno tanto amato. Perdere? Come? Non è nostro. È stato solo un prestito. Il più grande e meraviglioso prestito, siccome i figli sono nostri solamente quando non possono prendersi cura di sé stessi. Dopo appartengono alla vita, al destino e alle loro proprie famiglie. Dio benedica sempre i nostri figli, perché a noi ci ha benedetto già con loro.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,760

    Për: Këshill mbi Edukimin e fëmijës suaj

    Du te ndaj me ju dicka qe me ka trasmetu baba (i jam shum mirnjohes).

    Nuk mbaj mend asnjehere qe ai te urrente njeri. Edhe nese kishte ndonje rast mosmarrveshneje me dike, baba nuk e urrente, perkundrazi e justifikonte....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •