Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Të parët e serbëve të Kosovës ishin shqiptarë

    Shkruan : Prof. Dr. Rexhep Doçi
    Para vitit 1200 u ndërtuan shumë kisha e manastire shqiptare nëpër Kosovë, dhe kursesi nuk mund të quhen sot vetëm kisha serbe, po kisha të uzurpuara nga ata pak serbë, që ishin shqiptarë po nuk u islamizuan, dhe me kohë si shqiptarë ortodoksë përreth kishave të fuqishme mesjetare u bënë serbë.

    Për praninë e iliro-shqiptarëve apo dardano-shqiptarëve të ritit katolik dhe ortodoks në Sanxhakun e Nishit flet bindshëm edhe e dhëna se prifti dhe shkrimtari i njohur shqiptar Pjetër Budi, i lindur në Mat të Shqipërisë, merr pjesë në “Kuvendin e mbajtur më 1616 në Prokoplje (Prokupla e sotme-R. D.), dhe që Budi të ketë qenë ndër organizatorët e këtij Kuvendi” (Shih “Historia e letërsisë shqipe”, I-II, Prishtinë, 1968, f. 160). Gjithashtu, në atë pjesë të Sanxhakut të Nishit, ku mori pjesë në luftën e aleatëve evropian Skënderbeu dhe prej andej u kthye në vendlindjen e tij në Krujë (që luftoi kundër Perandorisë Otomane më së një çerek të shek. XV), më vonë Hasan Zyko Kamberi nga fshati Starje i Kolonjës së Shqipërisë Jugore, “më 1789, në moshë të thyer, mori pjesë si mercenar në luftën turko-austriake, në Semender (Smederevë përmbi Nish-R. D.) mbi Danub, i cili vuajti shumë në këtë luftë…” (Shih gjithashtu në librin Hist. letër. shqipe, f. 206).

    Të gjitha kishat ortodokse mesjetare në Kosovë dhe në Serbinë e sotmë ishin iliro-shqiptare

    Për kontinuitetin iliro-shqiptar apo autoktoninë e shqiptarëve në Serbi flasin edhe shumë vepra të autorëve serbë, kroat dhe shqiptarë (si Fanulla Papazoglut, dr. Milan Shuflajt, Ilarion Ruvarac, Lj. R. Kozheljac etj.), porse këtu nuk po flasim më gjerësisht. Pra, po del qartë se plot nëntë ose trembëdhjetë shekuj para ardhjes së sundimtarëve serbë dhe pushtimit të tokave e uzurpimit të kishave shqiptare të Kosovës, kishte lulëzuar krishtërimi iliro-shqiptar në Dardani-Kosovë, konkludim që vërtetohet edhe me Kartën e Hilindarës të vitit 1200, kur edhe Shtjefen Nemanjidi i parë i kurorëzuar i pushton tokat shqiptare të Kosovës (Shih: A. V. Solovjev, Karta e Hilandarit e zhupanit të madh, Stefanit, të kurorëzuarit të parë, e vitit 1200-1202 , Beograd, 1926, f. 6:”). Kështu, si toka shqiptare duhet kuptuar toka me shqiptarë të konfesionit katolik, kurse si toka greke-toka të banuara me shqiptarë ortodoksë, e, siç po shihet askund në këtë dokument, edhepse sllav-serb nuk përmenden serbët. Prandaj, gjatë kësaj kohe mesjetare parasllave, para vitit 1200 u ndërtuan kishat e manastiret e shumta nëpër fshatra e qytete kosovare si kisha shqiptare, dhe kursesi nuk mund të quhen sot vetëm kisha serbe, po kisha të uzurpuara nga ata pak serbë, që ishin shqiptarë po nuk u islamizuan, dhe me kohë si shqiptarë ortodoksë përreth kishave të fuqishme mesjetare më vonë u përcaktuan etnikisht serbë. Krishtërimi parasllav i iliro-shqiptarëve në Dardani-Kosovë dëshmohet bindshëm edhe me të dhënën se, qysh në fillim të shekullit II të erës sonë, gjatë sundimit të perandorisë romake, është përhapur krishtërimi permes martirëve krishterë dardanë Florit e Laurit (shih vep. e lartcit. të G. Gjinit, f. 23).

    Ndërkaq, pra, të dhënat e burimeve shkrimore, e sidomos të terrenit, flasin qartë se serbët vendës të Kosovës, apo si përdoret në traditën shqiptare të Kosovës shkiet rajë, nuk janë me prejardhje sllave-serbë të mirëfilltë, por janë popullatë me origjinë më tepër thrakase se sa ilire, e mbetur si mbeturinë përreth disa kishave të fuqishme mesjetare. Pushtuesit osmano-turq kishat e ritit katolik në Kosovë i shkatërruan (rrëxuan-zhdukën), kurse disa kisha ortodokse s’i prekën, duke pasur një respekt ndaj tempujve fetarë ortodoks me qendër në Stamboll, e përreth tyre mbeti një pjesë e populatës trakase-ilire-shqiptare e paislamizuar, e cila duke e ruajtur me pasion krishtërimin ortodoks iliro-shqiptar, me kohë gjatë shek. XVII-XVIII u përcaktuan edhe si serbë të derisotëm.

    Serbët e Kosovës kanë fise sikur edhe shqiptarët

    Porse, përreth këtyre kishave mbetën pa u islamizuar edhe disa shqiptarë të ritit katolik të mbrojtur tërthorazi prej këtyre kishave ortodokse, të cilët jetonin dhe jetojnë në të njëjtën lagje apo oborr me serbët dhe kanë shumë elemente të përbashkëta dhe të njëjta të trashëguara brez pas brezi. Këto të dhëna dëshmohen bindshëm edhe sot në terrenin kosovar, si për shembull nëpër fshatrat e Llapushës, përreth kishave në Dollc, Dersnik, Pogragjë, Klinë, si dhe nëpër qytetet Pejë, Perzeren e Prishtinë, e të dhëna të tilla ka përplot në trojet shqiptare, që presin të mblidhen dhe të ndriçohen shkencërisht. Pra, përreth këtyre kishave të fuqishme mesjetare, nëpër këto vendbanime jetojnë banorë të riteve katolike (shqiptarë katolikë), ortodokse (serbë ortodoksë) dhe myslimanë (shqiptarë dhe nëpër qytetet Perzeren e Prishtinë edhe turq?), që i flasin të tri gjuhët).

    Mandej, se të parët e serbëve rajë të Kosovës ishin shqiptarë dëshmohet me të dhënat etnografike e etnologjike, se pleqtë e tyre e flitnin, e edhe sot e flasin, shqipen si shqiptarët, që e ruajtën si relikt të gjuhës së të parëve të tyre si gjuhë amtare (kurse pleqtë e shqiptarëve nuk dinin e nuk dine as sot serbisht). Serbët vendës të Kosovës kanë fise si shqiptarët: Gashiç, Shaljiç, Kastratoviç etj. Serbët edhe sot kanë patronime ilire-shqiptare porsi shqiptarët: Baciç, Maziç, Baliç, Luliç, Maletiç, Dashiç, Bardiç etj. Kanë dhe përodorin elemente të përbashkëta apo të njëjta krishtere si shqiptarët e konfesionit katolik, të cilat burojnë nga periudha romake-shqiptare parasllave etj. Kanë dhe përdorin përplot fjalë dhe mikrotoponime e patronime të burimit latin e grek, që i morën gjatë periudhës kohore parasllave. Pllakat e gjetura nëpër disa kisha janë të shkruara në gjuhën latine: si p. sh. në Kishën e Graçanicës, që edhe sot i ka disa shkrime romake në themelet mbi tokë (shih për këtë: M. Gjurgjeviç, Memoare nga Ballkani, 1858-1878, Sarajevë, 1910, f. 54: “Themelet e asaj kishe janë ndërtuar mbi pllakat e varrezave romake.....,prandaj , në to mund të lexohen emra, vite etj., në gjuhën latine”), si dhe në dy pllaka të gjetura në oborrin e Kishës ortodokse, sot serbe të Dersnikut (municipiumit të njohur ilir), të cilat janë të shkruara në gjuhën latine, njëren prej të cilave shqiptarët e kanë marrë dhe e kanë dërguar në kishën e sotme shqiptare të Zallkuqanit (Zllakuqanit). Prandaj, po shihet qartë se themelet e Kishës së Graçanicës dhe të pllakave të Kishës së Dersnikut (për të cilën shqiptarët thoshin se ka qenë e jona, e quajmë Shën Premtja e serbët e uzurpuan dhe e bënë “Sveti Petka”, porsi një kishë të Perzerenit), janë të shkruara në gjuhën latine e jo as bizantine-greke e as sllave-serbe, dmth. janë të zanafillës parasllave romake-shqiptare.http://www.botasot.info/dokumentare/106773/LUuYSUJ/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 12-09-2012 më 01:45

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Sipas tregimeve popullore, banoret e fshatit Banull "banduliq"(Lipjan) jane te ardhur nga fshati Dobratini,tani fshati dobratin jone serbe?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 12-09-2012 më 01:53

  3. #3
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga Bajraku Lexo Postimin
    Sipas tregimeve popullore, banoret e fshatit Banull "banduliq"(Lipjan) jane te ardhur nga fshati Dobratini,tani fshati dobratin jone serbe?
    Jo. Nëse bëhet fjalë për banorët e fshatit Dobratin/Miradi të Llapit, ata të gjithë janë shqiptarë edhe atë me "SH" të madhe. Por nëse fjala është për një fshat tjetër me po të njëjtin emër atëherë nuk di se çka të them.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    me kete shkrim duan ti mbushin mendjen serbeve te Kosoves se nuk eshte problem ne qofte se asimilohen sepse ne fund te fundit shqiptare i kishin para-ardhesit e tyre.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    Jo. Nëse bëhet fjalë për banorët e fshatit Dobratin/Miradi të Llapit, ata të gjithë janë shqiptarë edhe atë me "SH" të madhe. Por nëse fjala është për një fshat tjetër me po të njëjtin emër atëherë nuk di se çka të them.
    Fshati Dobratin gjindet afer Lipjanit,ky esht tjeter fshat me te njejtin emer, me heret kan qen shqiptar vendas "jerli".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 19-09-2012 më 05:11

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Ne kosove me heret vllehet i kane quajtur serbe"shki" e vllehet nuk jan shki por vllehet jane iliro-thrake te romanizuar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •