INTERVISTA/ Flet kompozitori Aleksandėr Lalo: Artisti shikon pėrtej malit, shikon detaje
Artisti ėshtė mall me pakicė, ndaj tė vlerėsohet
Ja tė vėrtetat e Festivalit tė 11-tė
Albert ZHOLI
Pasi thith cigaren fillon e tregon historinė e jetės sė vetė sikur ta ketė regjistruar nė njė shirit magnetofoni. Duhanin e ka shok tė pandarė dhe me zjarrin e njėrės ndez cigaren tjetėr. Ashtu, mes shtėllungave tė tymit nėn shoqėrinė e koreografit tė madh Besim Zekthi tregon arritjet, momentet delikate, vėshtirėsitė, planet pėr tė ardhmen. Mė thonė je shumė i rreptė dhe i sertė, tregon, por nė fakt nuk ėshtė ashtu. Jam konkret dhe rigoroz. Nuk pajtohem me tė padrejtėn dhe i jap gjithkujt aq sa i takon. Jeta e tij artistike ėshtė lidhur mes Kukėsit dhe Tiranės. Kukėsi ishte pjesa mė e bukur e rinisė sė tij ku ai hodhi bazat e krijimtarisė artistike, ndėrsa Tirana i hapi dyert e suksesit duke i dhėnė hapėsirat e dėshiruara pėr njė krijimtari tė spikatur.
Prodhimtaria juaj artistike mė e madhe ka qenė nė muzikėn e filmave artistikė. Pse keni zgjedhur kėtė gjini muzikore?
Nuk ėshtė se kam kėmbėngulur, por ndonjėherė gjėrat vijnė dhe tė rastėsishme... Unė muzikėn e parė tė filmit e kam bėrė diku nga viti 1971, pikėrisht nė filmin Odisea e tifozėve. Ndoshta ėshtė ajo se, ai qė merret me art do ta tregojė veten nė ēdo gjini dhe akomodimi im nė kėtė gjini erdhi ndoshta spontanisht mbasi deri diku isha bėrė i njohur nė botėn e muzikės sė lehtė shqiptare. Rreshtimi nė kėtė zhanėr erdhi pasi kisha krijuar formacionet orkestrale nė atė kohė, bėja kėngė, orkestroja, ēoja kėngė tė ndryshme nė anketėn muzikore, nė Festivalin nė RTSH. Ecja nė kėto rrugė tė muzikės sė filmit ndoshta erdhi pėr kėto arsye qė nxitėn regjisorin e filmit tė mė ofronte pėr tė bėrė muzikėn e kėtij filmi, me orkestrėn e Gaspėr Ēuēisė. Diēka spontane, por qė mė hapi njė dritare tė re nė fushėn e krijimtarisė artistike.
Po ti bėni njė rezyme krijimtarisė suaj, sa gjini keni shkelur?
Sot pasi i bėj njė rezyme punės sime shikoj se i kam shkelur tė gjitha gjinitė (zhanret) e fushės sė muzikės, qė nga gjinia mė e vogėl e kėngės, tek filmat, muzika e dhomės, veprat simfonike (ku tashmė punoj mė shumė pėr to), komeditė muzikore, etj .Duke qenė se unė kam punuar 20 vjet nė Varietenė e Tiranės, plus tetė vjet nė Estradėn e Kukėsit, preka gjinitė e humorit, paroditė, kupletet, pantonimėn qė janė elementė, tė cilat mė plotėsuan biografinė time artistike. Preka edhe kėtė zhanėr qė ėshtė diēka e veēantė plus pėrpunime tė kėngės popullore, valle, hulumtova folklorin, kėshtu qė nė Kukės, ku preka dhe kėngėt pėr fėmijė e kompletova edhe nė zhanre specifike kurorėn time artistike.
Nė tėrė kėtė krijimtari ēfarė ke pasur parasysh?
Unė gjithmonė bėj atė qė di tė bėj, qė mendoj se e bėj. Gjėrat qė kam menduar se nuk mund ti bėj nuk i bėj. Aty ku kam parė se nuk kam pasur kėllqe, ato zhanre nuk i kam ngacmuar. Gjithmonė nė punė kam punuar pak nga pak. Por dua tė them se muzika e filmit mė ka zhdėrvjelltėsuar, sepse, ėshtė njė urė lidhėse midis gjinive tė vogla dhe gjinive tė mėdha tė muzikės. Jam detyruar tė sinkronizoj muzikėn nė kėto filma pasi kjo muzikė ėshtė gjini serioze. Kjo nuk ėshtė njė muzikė ilustruese. Kompozitorėt e muzikės sė filmave, jo vetėm qė janė tė specializuar nė kėtė fushė, por kanė dhe njė bagazh tė mjaftueshėm artistikė, dhe jo ēdo kush mund tė bėjė, sepse nė kėtė muzikė duhet edhe tė sinkronizohesh, tė abstrogosh, etj
Ju pas Festivalit tė 11-tė, ju transferuan nė Kukės. Mund tė na thoni disa detaje pėr kėtė Festival kaq tė lakuar?
Ato vite kanė qenė vitet e liberalizimit tė jetės shoqėrore, pra janė vitet 1965-1972. Unė nė kėto vite kam qenė student nė Institutin e Lartė tė Arteve plus qė kam kompozuar dhe punoja nė radio. Para Festivalit tė 11-tė, ėshtė bėrė njė Festival i dytė i studentėve nė Institutin e Lartė tė Arteve, ku kėndonin studentė, kompozonin dhe kompozitorė pedagogė por dhe tė tjerė. Ky Festival ishte njė Festival liberal sepse dolėn kėngė si Adresa e Franēesk Radit, si dhe shumė kėngė tė tjera dhe mbaj mend se nė sallė, po thyheshin dyert dhe dritaret pėr tė marrė pjesė nė kėtė shfaqje. Mbaj mend se nė sallė ishte dhe Nefo Myftiu (gruaja e Manush Myftiut) atėherė drejtore e Radio Tiranės, e cila e pėlqeu shumė kėtė Festival. Madje, ajo u thotė drejtuesve nė Radio dhe organizatorėve tė kėtij Festivali qė, ėshtė njė festival i mirė dhe na duhet dhe njė festival i tillė nė RTSH. Ndoshta ishin orientimet e asaj kohe, (pasi ishin vitet e liberalizmit, qoftė nė modė, qoftė muzikė), qė nė transmetimet e radios gjithmonė jepeshin edhe muzikė e pėrzgjedhur e huaj. Nga ana vizuale nuk kishin dalė ende formacionet orkestrale tė Alqi Karecos, Gaspėr Ēuēisė, Kujtim Laros, Ferdinand Dedės, kėshtu qė nė Festivalin e 11-tė pėr herė tė parė dolėn vizualisht kėtė formacione orkestrale. Pėr herė tė parė nė kėtė Festival u fut dhe moda e veshjes siē ishin maksifundet. Mbaj mend se atėherė na mblodhi Todi Lubonja, (unė nė atė kohė kam punuar dhe si redaktor muzikor nė Radio Tirana), na tha: Djema duhet bėrė njė Festival rinor, festival tė bukur, kėngėt do paguhen mirė, (njė kėngė 5 mijė lekė baras me njė rrogė mujore). Kjo bisedė ishte shumė domethėnėse pėr ne, pra na inkurajuan dhe na hoqėn shpengimin. U bė njėfarė konkursi midis organizatorėve, qė tė bėhej diēka sa mė e bukur, mė profesional pėr kohėn. Mos tė harrojmė se, kėto vite janė vitet e lulėzimit tė muzikės sidomos asaj tė lehtė nė gjithė Europėn. Ishin vitet e shpėrthimit tė muzikės. Kjo valė kishte ardhur edhe nė Shqipėri. Festivali i 11-tė, sigurisht kishte kėngė shumė tė bukura, ishte jashtė kornizave tė kohės dhe nėn ndikimin e Festivalit tė dytė tė Institutit tė Lartė tė Arteve, pra ishte njė Festival me risi, me krijime model, me kėngėtarė tė aftė, nuk ishte njė ēudi e madhe por ishim disa herė mė tė ēliruar se Festivalet e tjerė. Duke i bėrė njė analizė jo politike por artistike, njė pjesė tė gabimeve nė Festival i kemi bėrė dhe ne padashje. Kėtu kam parasysh thashethemet artistike qė bėhen nė aktivitete artistike, xhelozitė, egot, ku secili nga ne nė atė kohė shfaqte mendime tė ndryshme se ka modele amerikane, franceze, italiane, etj Kėto ishin thashetheme artistike, ku deri diku janė dhe tė bukura pėr njerėz qė mbajnė peshė aktivitetet, por tė mos harrojmė qė nė studiot e televizionit nė atė kohė hynin dhe dilnin dhe fėmijėt e tė mėdhenjve, anėtarėve tė Byrosė politike, qė disa i kishim dhe shokė i kishim dhe kolegė, qė shikonin dhe provat e festivalit dhe bėheshin pjesė e dėgjueshmėrisė sė thashethemeve artistike. Sipas mendimit tim, kėto thashetheme, kėta fėmijė i pėrcillnin tek prindėrit e tyre, familjet e tyre. Kėshtu qė u hap njė tymnajė se nė Festivalin e 11-tė, po bėhej nami. Pra, u pėrhap njė nam pėr nam. Nė provat gjenerale erdhi Ramiz Alia. I ndoqi me interes kėngėt dhe orkestrimet u shpreh qė i pėlqeu shumė dhe na dha dorėn. Por pas zhvillimit, befas festivali u dėnua.
Ēfarė kėnge ke pasur nė kėtė festival?
Unė kam pasur formacionin tim orkestral dhe kam orkestruar njė kėngė tė Enver Shėngjergjit, njė tė Aleksandėr Peēit, plus kam bėrė dhe njė kėngė qė e kėndoi kėngėtarja Suzana Qatipi nga Elbasani. Pra, isha dhe si krijues edhe si dirigjent. Ka pasur tre formacione orkestrale nė kėtė festival.
Si filloi lufta ndaj kėtij festivali?
Unė mund tė them ato ēka kam parė unė. Nė radhė tė parė, filluan me ndalesat nė radio. Unė nė atė kohė isha sėrishmi redaktor muzike nė Radio -Tirana, ku na erdhi urdhri qė disa kėngė tė hiqeshin nga transmetimi. Por njė gjė mė ka bėrė pėrshtypje. Urdhrat pėr heqjen e kėngėve nga transmetimi nuk kanė ardhur asnjėherė me urdhėr me shkrim. Gjithēka vinte nė mėnyrė gojore. U hoqėn disa kėngė qė kishin solo saksi dhe redaktorėt disa herė pėr tė qenė brenda hiqnin dhe gjėra tė tjera (siē bėhet nė ēdo vend tė botės nė kėsi rastesh). Pikėrisht nė kėtė vit unė mbarova dhe shkollėn e lartė.
Pra ēuarja nė Kukės nuk ishte rrjedhojė e Festivalit tė 11-tė?
Pėr tė qenė i sinqertė jo. Gjithė kursi ynė i atij viti (pra qė mbaruam atė vit), u shpėrnda nė gjithė Shqipėrinė. Edhe pa u bėrė ky festival, njė pjesė e muzikantėve nuk do tė rinin nė Tiranė. Kishte politika kuadri Aty ku ka nevojė atdheu. Ēdo gjė ishte e planifikuar. Por sigurisht Festivali i 11-tė, influencoi shumė nė dhėnien e emėrimeve. Qoftė nė kursin tim, qoftė kursin pas meje, studentėt qė mbaruan Artet i ēuan nėpėr rrethe. Shteti ishte i organizuar, ku ēdokush qė mbaronte shkollėn e lartė do i gjendej punė patjetėr. Kėshtu mua mė ēuan nė Kukės ku punova plot 8 vjet.
Nė Kukės a gjete ambient tė pėrshtatshėm pėr tė punuar?
Unė u largova nga Tirana me njė emėr, nuk isha i panjohur nė botėn e muzikės dhe nė Kukės mė pritėn si njė diamant tė vogėl, paēka se na kishin vėnė dhe njė si damkė si pjesėmarrės i Festivalit tė 11-tė. Nė kėtė qytet interesant u mundova tė bėj gjithēka dija dhe mundesha pėr vetė kushtet e vendit. Bėra njė formacion tė vogėl tė muzikės sė lehtė qė atėherė ishte shumė e parakohshme pėr kushtet e atij qyteti, me vegla muzikore tė temperuara, vegla popullore. Nė varietenė e Kukėsit qoftė dhe nė koncerte me mundėsitė qė kishim ngritėm kėtė formacion tė vogėl orkestral me njė tromp, saksofon, kitarė, kitar- bas, bateri me djem shumė tė talentuar, qė mė shikonin nė sy dhe punonin pa orar. Ishin shumė tė dhėnė pas punės dhe shumė tė dėgjueshėm. Unė nė Kukės fillova tė punoj edhe me Festivalin e Gjirokastrės, kam punuar me Festivalin e Fėmijėve qė solli njė revolucion nė Kukės, sepse organizuam Festivalet e Fėmijėve me kore tė mėdha. Me njė fjalė nė Kukės mora dhe provova eksperienca shumė tė bukura qė mė kanė dhėnė shumė kėnaqėsi, por dhe mėsova shumė. Ishin vitet e rinisė sime, kisha shumė vrull, shumė dėshirė pėr tė parė larg, por dhe pėr tė mėsuar, pasi punoja dhe studioja.
Flitet se Aleksandėr Lalo nė festivalet nė RTSH ka marrė vetėm ēmime tė dyta. Si qėndron ky fakt?
Unė gjithsej nė festivale kam marrė tre ēmime. Njė kolegu im kompozitor mė thoshte: Lalo mos eksperimento shumė nė festivale pasi nė festivale duhen gjėra qė tė bėjnė bam Ėshtė si puna e njė fotografie qė po dole i qeshur pėr njė moment tė gjithė do thonė sa mirė ja ke kaluar me gruan nė atė kohė, pa menduar se ajo foto ėshtė njė ēast, njė moment nga jeta. Njė ēast nuk mund tė identifikohet me dhjetė apo 15 vjet. Unė nė fakt kam eksperimentuar njė ēikė, jam munduar qė nė krijimtari tė fus edhe elemente tė reja, qė ndoshta nuk gėlltiteshin menjėherė nga publiku, por qė kėto krijime kanė qėndruar mė vonė. Nė ato momente kur unė kam qenė mė i drejtpėrdrejtė kam marrė dhe ndonjė ēmim si tek kėnga Grurė dhe kėngė , Bashkė tė dy. Sigurisht, nė atė kohė pas vitit 1980 kur erdha si kompozitor nė Varietenė e Tiranės hapa dhe ciklin e kėngėve pėr fėmijė. Konkretisht, flas pėr ciklin e kėngėve tė Luan Zhegut me fėmijėt qė nė atė kohė filluan tė qarkullojnė llafe se po imitoja, por nė fakt kėto cikle qė mė vonė u shtuan me Irma Libohovėn, Liljana Kondakēi, patėn sukses. Kėto kėngė Bashkė me fėmijėt, Shi nė plazh, Kompozitori dhe fėmija etj ishin njė risi pėr krijimtarinė artistike muzikore pėr atė kohė qė patėn goxha akses nė masėn e njerėzve.
Sot diskutohet shumė kėrkesa e mėsimdhėnies nė Universitetin e Arteve nė raport me regjimin komunist. Ka shumė diferenca kjo kėrkesė?
Kur japim mendime pėr njė kohė tė caktuar, ndoshta nuk japim mendime tė sakta, pra ka subjektivizėm, pasi nė momente tė caktuara futet dhe elementi i nostalgjisė. Ekziston dhe njė lloj nihilizmi i brezit pėr brezin. Edhe kjo pyetje me kėtė ka tė bėjė, sepse ne pėr tė ruajtur nostalgjinė tonė themi hė mo se ky brez nuk bėn. Por do tė theksoja qė shkolla ka tė bėjė shumė, por nė fakt po kaq ka tė bėjė dhe individi. Brezi im ose pak para ose mbrapa meje, ata qė kanė dashur tė marrin nga shkolla kanė marrė. Ata qė skanė dashur skanė marrė. Edhe sot unė se di se ēfarė bėhet konkretisht nė shkollat e muzikės, por di njė gjė qė nga bisedat qė bėj me kolegėt e mi, se ka studentė shumė tė talentuar, tė cilėt marrin maksimumin e shkollės, por studiojnė, edhe vetė. Ne nuk duhet tė kėrkojmė qė nga shkollat e muzikės tė dalin ēdo vit, kompozitorė, instrumentistė, dirigjent tė shkėlqyer, sepse me kaq vend sa jemi ne sikur tre ose katėr tė tillė tė dalin nė njė dekadė ėshtė shumė mirė. Fakti tregon se, nga shkollat tona tė muzikės, por edhe tė fushave tė tjera kanė dalė talente qė kanė zėnė vende kyēe nėpėr institucione muzikore shumė tė rėndėsishme tė Europės dhe mė gjerė. P.sh Inva Mula, Eda Zari, apo baletmajestėr etj., kanė bėrė famė dhe janė tė shkollės sonė nė etapa tė ndryshme dhe jo tė njė gjenerate. Pra, nuk dua tė them qė shkolla dje kishte mė nivel mėsimdhėnie, pasi shkollat sot kanė shumė mė shumė informacion, por kjo ka tė bėjė mė shumė me pasionin qė kanė individėt qė marrin kėtė rrugė. Obligimi qė ata kanė. Kėtu hynė dhe pasioni, geni, dhuntia, adrenalina, dashuria pėr profesionin, studimi i mėvonshėm. Ti mund tė kesh dalė me 10-ta, nė mėsime, por n.q.s ske kėto elementė jetėsorė nuk do ecėsh pėrpara. Shumė kompozitorė, dirigjent, kėngėtarė, po tu bėsh skanerin nuk ėshtė se kanė shkėlqyer nėpėr shkolla por kanė pasur kėto elementė tė tjerė pas shkollės.
A ka sot huazime tė muzikės sė lehtė shqiptare nga muzika e lehtė e huaj?
Vetė nuk jam ulur ti bėjė njė analizė kėtij problemi, dhe sdua ti bėj njė analizė tė shpejtuar. Nė pėrgjithėsi sot krijimtaria ėshtė tepėr e lirė, nuk ka censurė artistike, se politike ska dhe ska. Duke mos pasur censurė artistike, e cila vjen nga vetė krijuesi, (pra krijuesi tė ketė njė autocensurė) edhe nga institucionet, ku paraqitet krijimtaria, kjo do tė thotė se nuk ekzistojnė filtrat, pra siē vijnė ujėrat nga burimi ashtu pėrhapen edhe nė rubinet. Duke mos pasur kėto filtra, krijimtaria ėshtė lėnė plotėsisht nė dorė tė krijuesit, pra n.q.s do ai tė huazojė apo jo. Profesionistėt e muzikės (kjo sdo tė thotė vetėm se kanė mbaruar vetėm shkollėn e lartė, pas ka shumė artistė, shkrimtarė qė se kanė mbaruar kėtė shkollė dhe kanė pas sukses tė madh), qė e bėjnė mirė punėn e tyre e bėjnė kėtė autocensurė vetė. Ata qė janė tė paaftė ta bėjnė kėtė punė, jo, se sduan ta bėjnė autocensurėn, por nuk dinė ta bėjnė dhe atėherė doemos qė do tė huazojnė. Ata edhe kur marrin informacion e marrin bllok ndėrsa profesionisti kur dėgjon muzikė tė huaj, seleksionon dhe merr atė qė duhet. Diletanti e merr burimin e informacionit pa e seleksionuar kėtu qėndron diferenca. Por kėtė huazim duhet ta bėjė mė mirė kritika muzikore, e cila ėshtė shumė e mangėt nė Shqipėri dhe njė nga mangėsitė qė muzika dhe artet nuk ecin nė rrugėn e duhur ėshtė se nuk ekziston kritika. Artistėt janė mall me pakicė. Krikė do tė thotė vlerėsim.
A ndihen tė vlerėsuar artistėt sot nga shteti?
Sot artistėt punojnė pėr veten e tyre. Nė kėtė koncept shteti nuk hyn fare kėtu. Kur them nuk hyn, sdo tė thotė qė nuk hyn fare. Nė ekonominė e tregut i afti ēan. Pra janė aftėsitė individuale ato qė bėjnė diferencimin. Kjo nuk do tė thotė qė vlerat e mėdha artistike intelektuale qė ka Shqipėria, tė mos vlerėsohen tė mos nėnvizohen dhe tė mos inkurajohen nga shteti. Nė aktivitetet e ndryshme qė zhvillon shteti, nėpėrmjet Ministrisė sė Kulturės apo RTSH, TOB, TK, duhen mbajtur afėr krijuesit e vėrtetė gjė qė nuk ndodh nė mėnyrė reale. Kėtu shteti nėpėrmjet institucioneve tė specializuara duhet tė ketė njė strategji qė tė pėrkrahė ato projekte qė i mungojnė artit shqiptar, projektet serioze, profesionale dhe tė mos bėhen pėrkrahje projektesh nė bazė tė bindjeve partiake. Pra, tė jepen ose tė pėrkrahen projekte nė ato fusha tė muzikės qė ka boshllėk muzika dhe ka projekte profesionale Privati investon aty ku shumėfishohet paraja, ndėrsa shteti investon dhe duhet tė investojė aty ku bėhet art i mirėfilltė. P.sh shteti mban sot TOB-in, ku bota habitet qė njė popullsi kaq e vogėl ka njė TOB (Teatri Operės) qė investohet nga shteti, pasi harxhon shumė para.
Keni ndonjė peng?
Pengje skam, por kur kthej kokėn pas mė duket sikur skam bėrė asgjė, por tani kur kam filluar ti shikoj mirė ēka kam bėrė them, qė kam bėrė diēka. Po shfrytėzoj nė maksimum kohėn qė tė lė dhe diēka tjetėr. Peng them ėshtė ajo qė duhet tė kisha punuar mė shumė dhe pse mė duket se kam punuar jo pak. E thashė dhe mė lart ne jemi mall me pakicė qė tek ne nuk vėrehet sasia sa ke bėrė por cilėsia, se ēfarė dhe sa tė bukur e ke bėrė njė vepėr. Tani po punoj nė vepra simfonike. Artisti ka nevojė pėr pėrkrahje, pėr njė fjalė tė mirė.
Dita mė e vėshtirė nė jetėn artistike?
Perėndia mė ka bekuar nė jetė. Jam munduar tė jem korrekt dhe skam pas vėshtirėsi. Nė dukje jam njeri i sertė por nuk ėshtė ashtu. Ska shpirt artisti tė jetė i sertė. Aparenca nuk vėrteton gjithēka. Kam krijuar ndonjėherė konflikte artificiale me njerėz, por kėto konflikte tė vogla nuk janė Aleksandri i vėrtetė me shpirt artisti. Artisti shikon pėrtej malit, shikon detaje ndaj quhet artist, pėr kėtė vlerėsohet.