Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1

    Lightbulb 28 maj 1961: Historia e dënimit të "Grupit të Teme Sejkos"

    U bënë disa ditë që Gazeta Shqiptare boton pjesë nga procesverbali i gjyqit kundër grupit të Teme Sejkos, në maj të vitit 1961.

    Emri:  teme_sejko_k-238x300.jpg

Shikime: 5276

Madhësia:  15.9 KB

    Teme Sejko

    Teme Sejko, që para se t’i perëndonte ylli ishte kundëradmiral i flotës detare shqiptare, ra viktimë e intrigave të ndërlikuara brenda kupolës komuniste, gjatë procesit të dhimbshëm të shkëputjes së Shqipërisë nga sfera e ndikimit politik, ideologjik dhe ushtarak sovjetik.

    Dihet dhe është dëshmuar tashmë se atë e kanë torturuar në mënyrën më çnjerëzore gjatë hetuesisë, prandaj deponimet e tij në gjyq nuk kanë kurrfarë vlere.

    Ose më mirë, e vetmja vlerë e këtyre deponimeve është të tregojnë prapaskenat, intrigat dhe pisllëqet e luftës së brendshme për pushtet, në atë periudhë kritike për regjimin e Enver Hoxhës; si dhe të ndihmojnë historianët e asaj dhune çnjerëzore që paraqitej si “drejtësi” nën komunizëm.

    Vetë Enver Hoxha, në vitin 1982, thuhet të ketë deklaruar në një mbledhje të Byrosë Politike se procesi i Teme Sejkos dhe komploti për të cilin u akuzua ky oficer i lartë “ është mbuluar me një mister dhe ngjan me një legjendë të çuditshme shumë të dyshimtë.”

    Në gjyqin kundër tij, në mars të vitit 1983, ish-ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu ka deklaruar se Teme Sejkon e kanë vrarë aksidentalisht, duke e torturuar, pas vendimit të gjyqit që e dënonte me vdekje.

    Natyrisht, si në rastin e gjyqit kundër Teme Sejkos, ashtu edhe në rastin e gjyqit kundër Kadri Hazbiut, është fjala për deponime të dhëna pas presionesh të rënda në hetuesi, duke përfshirë torturën dhe kërcënimet ndaj njerëzve të familjes.

    Kjo do të thotë se deponime të tilla vlejnë vetëm si dokumente të dhunës që ushtronte shteti totalitar ndaj viktimave të radhës.

    Botimi i tyre, në gazeta të përditshme, pa kurrfarë aparati kritik, me përjashtim të një vërejtjeje në hyrje se “gjyqi u zhvillua pas rreth një vit hetuesi ku presioni dhe dhuna, bënë që dëshmitë e grupit të çamëve të jenë të zbutura e të manipuluara.”

    Nëse është kështu, atëherë cili është pikërisht synimi i Gazetës Shqiptare në botimin e paçavureve të tilla?

    Dhe gjithsesi, pavarësisht nga synimi, të cilin as e dimë as e paragjykojmë dot, njohja me materiale të tilla nga brezat që nuk e kanë shumë idenë as për periudhën komuniste, as për mënyrën si vepronte aparati represiv totalitar, mund t’i marrin për të përnjëmendta sajimet e Sigurimit të Shtetit dhe gënjeshtrat që Teme Sejkoja dhe të tjerët ishin detyruar të thoshin, qoftë nën tortura, qoftë duke u kërcënuar.

    Po sjell këtu vetëm një shkëmbim mes prokurorit dhe Sejkos vetë nga ç’ka botuar Gazeta, për të kuptuar se çfarë farse i shërbehet lexuesit:

    PROKURORI: – I pandehuri Teme Sejko, pushteti popullor u mori kapitalistëve fabrikat, bankat dhe i ktheu ato në pronë të përbashkët. Çfarë do të ndodhte me to, me vendosjen këtu të kapitalizmit?
    I PANDEHURI: – Ato do të ktheheshin përsëri në duart e atyre që i kishin pasur.
    PROKURORI: – Po me koncesionet e huaja çfarë do të ndodhte?
    I PANDEHURI: – Do të rivendosej plotësisht situata që ekzistonte para kësaj. Koncesionet do t’u ktheheshin atyre që i kishin zotëruar.
    PROKURORI: – Si duhet t’ju konsiderojë ju populli pas kësaj?
    I PANDEHURI: – Si armiq, ashtu si dhe jemi.
    PROKURORI: – Shokë qytetarë! Paraqitje më të mirë dhe më të qartë të qëllimeve të kësaj organizate kriminale dhe pjesëmarrësve të këtij komploti, imperialistëve amerikanë, revizionistëve jugosllavë dhe monarko-fashistëve grekë, se sa e bëri i pandehuri Teme Sejko, nuk mund të ketë.

    Vendoseni tani këtë pisllëk, në kontekstin e fatit të familjarëve të kundëradmiralit, pas rrëzimit të tij:

    Teme Sejko u pushkatua [...] Po kështu është pushkatuar edhe Taho Sejko, eshtrat e të cilit nuk dihet ku janë. Tragjedia e familjes Sejko vazhdoi pafundi: Sulo Sejko, vëllai i Temes [...] u ndoq e u persekutua nga Sigurimi i Shtetit dhe u gjend i vdekur në thellësitë e një pusi. Sakaq, djali i vogël i Teme Sejkos, Sokoli, ish-punëtor i Kombinatit të Tekstileve në Berat, u pushkatua me akuzën për sabotim të pronës socialiste në moshën 23-vjeçare. E ëma, Shpresa, një ditë teksa po i shpinte bukë të birit në burg, u përball me policin e shërbimit, i cili i tha aty për aty: “Merre me vete çfarë ke sjellë, se Sokoli nuk është gjallë, hëngri gjysmën e lekut dhe iku në atë botë”. Më vonë, Shpresa, një grua fisnike nga Korça, nuk i përballoi dot tragjeditë dhe u hodh nga kati i katërt i shtëpisë, duke i dhënë fund jetës në mënyrë makabre. Rajmondi, djali i madh i familjes Sejko, mundi të mbijetojë i vetëm pas 10 viteve burg që bëri për agjitacion e propagandë.

    Duke botuar – si të mirëqena – aktet e një procesi farsë, të kurdisur, dhe të gënjeshtërt, Gazeta Shqiptare nuk po i shërben të vërtetës, por mbulimit të krimit dhe reputacionit të një regjimi, i cili jo vetëm vrau, burgosi, internoi, persekutoi dhe u shkatërroi jetën mijëra e mijëra njerëzve të pafajshëm, por edhe hodhi themelet sociologjike të këtij shteti të shëmtuar që ka sot Shqipëria.

    http://xhaxhai.wordpress.com/2012/09...e-teme-sejkos/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-05-2014 më 12:35
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir gazeta shqiptare e edvin bollinos.. o bruk.. por dhe nder camerit nuk kam ven re ndonje interes te ven ne vend nderin e teme sejkos..

    vetem nje far gjergj titani qe perpiqet ti nderoj gjeneralet e genociduar nga enveri.. tjeret ku ti hedhin nje kov pleh per tja bashkuar plehut qe u hodhi enveri ketyre njerzve te mjere..

    ne forum vetem un kam sjell shkrime ne respekt te teme sejkos e shokve tij mirpo nuku doli askush te thot dy fjal per mire.. e sidomos ndonje cam a cameshë..
    joo fare nuk cajn bithen..

    merren me biznes camerit e nuku cajn menderen per kto gjera..

    sejkot e dematet ishin ajka e camerise.. dhe djemt e tyre lulja e rinise shqiptare..

    mirpo paten fat tragjik ne epoken staliniste enveriste..

    bravo xhaxhai qe ka treguar keq ardhje per temen e tjer trima qe iken .. nen tortura shtazarake..

    ..


    ore brook.. me qe ra rasti te pies.. ti me edvinin je mo apo me saliun..

    ..se nuku te mbaj mend se cthua andej na politika..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 22-09-2012 më 06:23

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ripërdhosja E Teme Sejkos

    Sajesa e grupit të Teme Sejko dhe komploti ndaj çamëve

    Emri:  8.jpg

Shikime: 5349

Madhësia:  19.2 KB

    Kanë kaluar 53 vjet nga ai 28 maj i vitit 1961, që u bë dita e ekzekutimit të krerëve të të ashtuquajturit “grupi armiqësor çam”, të lidhur me emrin e Teme Sejkos dhe Tahir Demit, si përfaqësuesit më të lartë në pushtetin e diktaturës për 15 vjet me radhë. Tendencat për të kriminalizuar të ashtuquajturin grup “armiqësor”, haptazi duket si një dëshirë grekofile e atyre që e kanë marrë këtë iniciativë. Herë pas here në shtypin e ditës dhe në përmbledhje të botuara deri edhe rusisht “Dështimi i radhës - Komploti i Teme Sejkos”, në lidhje me atë ngjarje tw bujshme të 28 korrikut 1960 dhe më pas 28 majit 1961 kur edhe u ekzekutuan, hidhen teza dhe hipoteza të vërtetësisë ose jo dhe arsyeve të diktatorit për të krijuar dhe “dënuar” një grup “armiqësor”. Kushdo që e shkruan dhe e thotë e bën këtë tipik si një shërbëtor i greko-sllavizimit që duket se ka hedhur rrënjë të thella në ndërgjegjen e atyre që besojnë në rikthimin e një sistemi që drejtoi Enver Hoxha. Daljet në publik në këtë 70 vjetor të të ashtuquajturit “çlirim” të portreteve të filostalinistit dhe të flamujve drapër e çekan, janë tendencat e rehabilitimit të njërës prej figurave më të papranueshme për demokracinë evropiane.

    Por kurrë nuk mund të bëhen të pranueshme dhe aq më keq të besueshme për komunitetin çam në veçanti, por edhe për historiografinë shqiptare lojërat me “armiq” e “tradhtarë”, që sajonte sistemi i diktaturës për mbijetesën e vet politike dhe për kënaqësitë e shërbëtorëve të greko-sllavizimit. Rrjedhat politike të viteve ’50 pas vdekjes së Stalinit dhe ngritjes në pushtet të Hurshovit, kishin ndikimet e tyre edhe në jetën politike shqiptare. Ardhja e vetë Hurshovit më 1959 në Shqipëri dhe deklaratat e tij të më pasme se “qeveria shqiptare është shitur për 30 aspra te imperializmi”, janë dukshëm një nga ato lojëra që dinin të bënin shërbimet ruse të KGB, por edhe të UDB e atyre greke me qeveritarët e lartë shqiptarë që e shihnin njeri-tjetrin me dyshimet e luftës së ftohtë, veçanërisht mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Në këtë mes hyri grupi i sajuar i Teme Sejkos, që u bë si një “kokë turku” për të kënaqur diktatorin dhe për të fshehur armiqësitë mes vetë udhëheqësve komunistë. Halil Ramohito në librin e tij shkruan se “…në maj të vitit 1961 u zhvillua gjyqi ndaj tij (Teme Sejkos) duke e detyruar Temen të lexojë, pas torturave të gjata, një deklaratë të përgatitur nga hetuesit, se ai gjoja pranoi fajet e tij”.

    Lutfi Sejko, njeri prej të arrestuarve dhe të dënuarve nga ai “grup” që ka banuar në Elbasan më ka thënë shprehimisht fjalët që i ka cituar Halim Xhelo në burg shumë vite më pas kur edhe vetë ai ishte i burgosur, se sajesa e grupit armiqësor u bë në Sarandë në përfundim të vizitës së Hurshovit kur ky i fundit i tha Enver Hoxhës se për kryeministër kishte jo atë (Mehmetin), por këtë (Teme Sejkon), sepse vetë Enver Hoxha i ishte ankuar Hurshovit për kokëfortësinë dhe kokëkrisjet e Mehmet Shehut. Që nga ai moment, i ka treguar Halim Xhelo Lutfi Saqes, u ngrit alibia e grupit i katalizuar nga qarqet greke brenda vetë partisë-shtet.

    Vetë Enver Hoxha ka pohuar më tetor 1982 në mbledhjen e Byrosë Politike se në lidhje me grupin e Teme Sejkos ishte Kadri Hazbiu, që ia kishte vënë në dijeni dhe ai ishte një nxitim sipas diktatorit. Po kështu edhe vetë dëshmitari kyç, greku Kosta Fili, që u bë si një dëshmitar i të ashtuquajturave lidhje të Kundaradmiralit me grekët apo me imperialistët, i pohoi të vërtetat në një deklaratë se ishin një sajesë e intriguar për të dhënë dorë Enver Hoxhës dhe sigurimit të shtetit për të treguar pushtetin e tyre ndaj opinionit, por edhe ndaj vetë Mehmet Shehut që mendohej se ishte kundërshtari në heshtje i Enver Hoxhës. Edhe pas viteve ’90, asnjë nga shërbimet e huaja, qoftë edhe amerikane apo agjenturat greke, apo edhe italiane e angleze nuk kanë bërë asnjë deklarim në lidhje me atë se ata mund të kishin gisht në këtë të ashtuquajtur lojë sigurimsash shqiptarë. Se, po të ishte ashtu, familjet e Teme Sejkos dhe të Tahir Demit, por edhe të të shumë prej pjesëtarëve të tjerë që u dënuan në emër të këtij të ashtuqujaturit “grup armiqësor” do të kishin marrë pensione shërbimi nga këto shërbime, siç është vepruar me të tjerë që vërtet u vunë në shërbim të CIA-s apo të tjerëve.

    Por më shumë se kaq, këtë e bën më qartë edhe vetë ambasadori ynë në Traktatin e Varshavës Halim Ramnohito në librin e tij:“Një jetë në luftë, 2 – Kujtimet e një gjenerali”, ku në faqen 231 - 236 të tij shkruan për “Likuidimin fizik të Kundëradmiralit Teme Sejko”. Në të pesë faqet e këtij materiali, ai nxjerr konkluzionin se “Gjyqin farsë dhe të zhurmshëm ndaj admiral Teme Sejkos, Enver Hoxha dhe lakejt e tij e shfrytëzuan politikisht edhe më vonë, për të justifikuar në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm daljen e vendit tonë nga Traktati i Varshavës deri edhe shkëputjen e lidhjeve me ish-bashkimin Sovjetik, si dhe për dënimin e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, për arrestimin dhe dënimin e gjeneral Arif Haskos etj”.

    Sajesa e atij grupi u nis fillimisht me kërkesën që përgjegjësinë ta merrte gjeneral Hilmi Seiti, që më 25 prill 1960 do të protestonte deri tek Enver Hoxha, edhe pse nuk e lejuan dhe që më pas e helmuan me një kafe në Shkodër po atë ditë. Megjithëse ia mbyllën gojën, baca Hilmi siç e quanin dhe e quajnë edhe sot e kësaj dite në Shkodër, shpejtësia dhe fshehtësia e krijimit dhe ekzekutimit të të ashtuquajturit grup “armiqësor”, u bë pa vënë në dijeni as komandën e Traktatit të Varshavës, ku teme Sejko ishte njeri nga pesë Kundëradmiralët. Rreth këtij fakti flet Ramohito, në librin e tij në faqen 232, kur shkruan se “Mbaj mend se në mbledhjen e nivelit të lartë të partive dhe qeverive të vendeve pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës të marsit të vitit 1961, përveç të tjerave, doli edhe problemi i dënimit të grupit “armiqësor” të Kundëradmiralit teme Sejko që, siç deklarohej në atë kohë, “do u hapte portat e Otrantos forcave të NATO-s për të pushtuar ato Shqipërinë”. Lidhur me këtë çështje, në këtë mbledhje të nivelit të lartë të Traktatit të Varshavës, udhëheqësi polak Gomulka, iu drejtua direkt delegacionit tonë me pyetjen “Në rast se ju shqiptarëve, ju kërcënonte me të vërtetë një rrezik i tillë, siç edhe keni deklaruar, pse nuk iu drejtuat menjëherë dhe zyrtarisht për të kërkuar ndihmë Komandës së bashkuar të Traktatit të Varshavës, që të shmangej ky rrezik?”. Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, delegacioni ynë u lidh nga Moska me Tiranën dhe, prej andej, direkt nga Enver Hoxha na u dha porosia që përgjigja jonë për këtë çështje duhej të ishte “nuk e gjetëm të nevojshme t’i drejtohemi Komandës së Bashkuar të Traktatit të Varshavës për ndihmë, pasi rrezikun e përballuam vetë me zbulimin, gjykimin dhe likuidimin e grupit armiqësor të teme Sejkos”.

    Situatat në të cilat kalon vendi ynë në marrëdhëniet me shtetin grek, si njeri më i akuzuari për tendencat antishqitpare dhe me kërkesa territoriale, ka vend të themi se Asfalia greke, përmes njerëzve të vet që nga sekretarja personale e Enver Hoxhës, Evangjeklos Sotiriadhis dhe më vonë edhe me vendosjen e nënkryetarës Vitori Çuri (qoftë edhe formale si sot të Vangjel Dulës) ka pasur ndikimet e veta në politikën shqiptare me dritë-hijet e veta. Por në rastin e dënimit dhe ekzekutimit të krerëve të të ashtuquajturit grup “armiqësor” u krijua dhe një situatë antiçame brenda vendit, duke ua bërë qefin dhe duke ua zbatuar mirë qëllimet grekëve. Burgosjet dhe eliminimet e qindra çamëve, po aq sa edhe poshtërimet me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut ishin modeli i një armiqësie që mbolli vetë qeverisja e Enver Hoxhës. Faktin që Asfalia greke ka pasur dorë të lirë dhe ndikimet e veta e pohon vetë Kadri Hazbiu sipas Ramohitos “Kadri Hazbiu në gjyqin e zhvilluar ndaj tij në vitin 1982, lidhur me dënimin e Teme Sejkos, pranoi dhe faktin tjetër, që “në gjykimin e kësaj çështjeje mund të kemi rënë edh enë një kruth të kurdisur nga vetë Asfalia greke”. Ndoshta edhe sot e kësaj dite kurthet antishqitpare të grekëve janë një fatkeqësi që na sundon keqas si komb.

    Në fund do të doja të shtoja edhe një tjetër arsyetim të gjeneralit Ramohito, si më i besuari dhe më i drejtpërdrejti se “edhe kjo masakër e radhës e diktaturës, i kushtoi ushtrisë sonë me humbjen e një kuadri tjetër besnik dhe atdhetar, siç ishte kolegu ynë i paharruar dhe biri besnik i Çamërisë sonë, Kundëradmirali Teme Sejko”. Po jo vetën kaq, atentati dhe komploti ndaj komunitetit çam ishte si një porosi dhe një zbatim i Megalo-idhesë së 1840-ës për të përçarë dhe shkatërruar shqiptarët, duke e bërë këtë fillimisht me Çamërinë e tashmë edhe përmes emisarëve të vetë të shumtë në shkatërrimin e të ardhmes së vendit tonë.

    Dënimet kapitale

    Ishin Teme Sejko, Tahir Demi, , Avdul Resuli, Ali Xhelo Arapi, Hajri Mane, që pas atij gjyqi të fund majit 1961 do të pushkatoheshin, ashtu siç nuk vriteshin as edhe kuajt e jo më njerëzit. Shumëkush ka hamendësuar përmes copëzave të bisedave dhe historive të treguara dhe të shkruara se vrasjet e këtyre djemëve të Çamërisë kanë qenë të formave të ndryshme dhe në vende e kushte të ndryshme nga më çnjerëzoret dhe makabre.

    Do të ishte fatale për një pjesë tjetër të këtyre bijve të Çamërisë që morëm dënime maksimale dhe vdiqën në burgjet e Burrelit e Spaçit e gjetkë si; Sami Murati, Jonuz Purizo, Rushan Hasan Mullai, Dr. Aleksandër Kalivopulli, pasi ishin dënuar me nga 25 vjet, vdiqën në burgje në Burrel e gjetkë, ashtu si dhe Vangjel Xhomaka 25 vjet, vdekur në burg, Yzeir Sollopia, Kostandin Petro Vaso, dënuar me vdekje, kthyer 25 vjet, vdiq në burg, Pandeli Varezi, dënuar me pushkatim, kthyer në 25 vjet, vdekur në burg, Kasëm Karafili, 25 vjet, vdiq në internim.

    Të dënuar të tjerë

    Skënder Bariu, me vdekje, kthyer 25 vjet

    Dervish Sulo, me vdekje, kthyer 25 vjet

    Nasho Gërxho, me vdekje, kthyer 25 vjet

    Gani Tartari, me vdekje, kthyer 25 vjet

    Rexho Plaku, 33 vjet burg, dënuar 2 herë

    Xhemal Bali, 27 vjet burg

    Zalo Goxhai, 25 vjet burg

    Ali Goxhaj, 25 vjet burg

    Adem Osman Kalo, 25 vjet burg

    Osman Emini, 25 vjet burg

    Hasan Mero, 25 vjet burg

    Haxhi Bilal Mullai 25 vjet burg

    Kadri Saliko, ish oficer i marinës, 25 vjet burg

    Sulo Veshi, 25 vjet burg

    Eqerem Veshi, 25 vjet burg

    Miho Shëngjergji, 25 vjet burg

    Petro Duro, 25 vjet burg

    Miço Gogo, 25 vjet burg

    Mushir Plaku, 25 vjet burg

    Lole Dhjamanti, 25 vjet burg

    Luan Goxhai, 22 vjet burg

    Qerim Demo, 22 vjet burg

    Lutfi Sejko, 20 vjet burg

    Mehmet Kadri Bello, 20 vjet burg

    Hiqmet Bello, 20 vjet burg

    Mero Ali Plaku, 20 vjet burg

    Lelo Guda, 20 vjet burg

    Pilo Bushi, 20 vjet burg

    Dule Maze Mullai, 18 vjet burg

    Spiro Gogo, 17 vjet burg

    Asllan Veliu 15 vjet burg

    Tefik Emin Mero, 15 vjet burg

    Xhemil Demi, 15 vjet burg

    Hasan Plaku, 15 vjet burg

    Taip Kaloshi, 15 vjet burg

    Petro Gogo, 15 vjet burg

    Sotir Taho, 15 vjet burg

    Lole Gogo, 15 vjet burg

    Kaso Agushi, 15 vjet burg

    Syrja Musa Shehu, 15 vjet burg

    Janaq Gerxho, 15 vjet burg

    Nazmi Sulo Veshi, 11 vjet burg

    Hamit Demi, 5 vjet burg

    Nga Hyqmet Zane


    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 28 maj 1961: Historia e dënimit të "Grupit të Teme Sejkos"

    Teme Sejko vdiq nga torturat, e mbytën me litar në qafë

    Emri:  gjyqi_t_teme_sejkos-300x232.jpg

Shikime: 4577

Madhësia:  22.4 KB
    Trupi gjykues i Teme Sejkos

    “Para se të ekzekutohej sipas vendimit të gjyqit, Teme Sejko është marrë dhe është çuar për t’u pyetur jashtë burgut. Aty është torturuar për t’i marrë rezervat që fshihte. Në dhunë e sipër ka ndërruar jetë. Rexhep Kolli e Nevzat Hazdenari më raportuan se Temja kishte vdekur nga shtrëngimi me litar në grykë”. Në fakt, pohimet rrë-qethëse të Kadri Hazbiut para hestuesve në janarin e vitit 1983, ish kreu i Policisë Sekrete më herët i ka bërë para Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike. I thirrur në raport nga shefi i tij, Hazbiu është befasuar me mënyrën me të cilën Hoxha i kërkonte të dhëna për një histori të hershme. Fillimisht, njeriu që kishte ndjekur nga afër hetimet dhe dënimin e ish-kreut të Flotës Luftarake në vitet ’60, është munduar të shtejllojë rrethanat që i kujtoheshin aty për aty nga ai proces. Mirpo kreu i regjimit nuk ia ka vënë veshin dhe ka dalë menjëherë tek informatat e fundit të siguruara në rrugë agjenturore, duke i kërkuar llogari pse e kishte mbytur Teme Sejkon dhe nuk e kishte pushkatuar sipas vendimit të gjykatës. Pjesa që shpjegon Hazbiu në hetuesi, në vija të përgjithshme, është një mbivendosje e përgjigjeve të tij para Enver Hoxhës, me të vetmin ndryshim saktësimin e vendit të krimit dhe mjeteve me të cilat i morën jetën barbarisht ish-komandantit të Flotës Luftarake në majin e vitit ’61. Veç këtij episodi dramatik, marrë nga libri i Kastriot Dervishit “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, gazeta “Panorama” boton sot dëshmi të tjera të ish-shefit të Shërbimit të Fshehtë përballë akuazve të Mihallaq Ziçishtit, ish-numrit dy të Policisë Sekrete për shumë dekada, Llambi Peçinit, të besuarit të Mehemt Shehut në Sigurimin e udhëheqjes, Fiqrete Shehut, të vesë së kryeministrit të vetvrarë etj. 11.1.1983 Pyetje: Ç’keni për të thënë rreth atribuimeve që dëgjuat nga armiku Mihallaq Ziçishti se ju e keni vënë në dijeni që mbanit lidhje agjenturore me këshilltarët ushtarakë jugosllavë, të cilët i informonit për çdo gjë dhe se ishit vënë prej kohësh në shërbim të agjenturës jugosllave? Përgjigje: Për sa i përket çështjes së marrëdhënieve me këshilltarët jugosllavë, i kam thënë vetëm në drejtim të marrëdhënieve të mira, normale me ta dhe jo agjenturore, pikërisht për ato marrëdhënie që kanë karakterizuar bashkëpunimin me ta, për atë kohë që ata kanë qenë pranë Sigurimit të Ushtrisë. Për sa i përket problemit të vënies në shërbim prej kohësh në favor të jugosllavëve, siç thotë Mihallaq Ziçishti, kjo është një shpifje prej spiuni të regjur. Pyetje: Si e shpjegoni faktin që për këtë problem, edhe armiku tjetër Llambi Peçini është shprehur, siç e dëgjuat, se: “Këshilltarët jugosllavë merrnin çdo gjë që kishte Sigurimi i Ushtrisë dhe se ju kishit porositur që t’u jepej gjithçka që kërkonin ata?” Përgjigje: Llambi Peçini jep deponimin e tij, për të cilin mban vetë ai përgjegjësi; këshilltarët jugosllavë na kanë dhënë materiale vetëm të karakterit teorik, që nuk u pranuan nga ana jonë. Lidhur me ndërtimin e punës së Sigurimit, normat e marrëdhënieve me Drejtorinë Politike e Shtatmadhorinë, rregullat administrative të marrjes së kontingjentit, përpunimit, regjistrimit, evidencës operative, por jo të dhëna konkrete për probleme të agjenturës e përpunimit. Mundet që në mungesën time, pa ardhur unë nga Bashkimi Sovjetik, i pandehuri Nesti Kerenxhi mund t’ia ketë dhënë një porosi të tillë Llambi Peçinit si zëvendësi im, për t’u dhënë jugosllavëve gjithçka që kërkonin ata. Unë vetë nuk kam dhënë një porosi të tillë, për arsye të kohës se kur erdha unë, ishin shtruar problemet e mësipërme të bazës teorike. Nuk përjashtohet që vetë jugosllavët të kenë marrë të dhëna, porse rast të evidentuar unë nuk kam.

    Emri:  teme_sejko_gjyq.jpg

Shikime: 5212

Madhësia:  32.0 KB

    Teme Sejko në gjyq

    Pyetje: I dëgjuat, i pandehur, thëniet e armikes Fiqrete Shehu, se jeni vënë në shërbim të jugosllavëve nëpërmjet Dushan Mugoshës qysh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe se keni bërë pjesë në grupin armiqësor të kryesuar nga tradhtari Mehmet Shehu. Ç’keni për të thënë? Përgjigje: Këto nuk janë gjë tjetër, veçse shpifje monstruoze për të dyja problemet. Pyetje: Dëgjuat edhe atë pjesë të deponimeve të tradhtarit Feçor Shehu, se veç lidhjeve shoqërore e miqësore me tradhtarin Mehmet Shehu, ju ka bashkuar edhe veprimtaria e përbashkët armiqësore që keni kryer kundër Partisë së Punës të Shqipërisë dhe vendit tonë. Ç’keni për të thënë lidhur me këtë deponim? Përgjigje: Edhe ky deponim i Feçor Shehut që unë dëgjova, është një shpifje dhe provokacion prej agjenti; unë s’kam pasur asnjë lidhje me Mehmet Shehun, veç lidhjeve të punës, zyrtare e partie, si dhe lidhje shoqërore normale. 14.1.1983 Pyetje: I pandehur Kadri Hazbiu, dëgjuat pjesë nga deponimi i Nesti Kerenxhit se Koçi Xoxe ju zgjodhi për në aparatin e Sigurimit si njeri që do të mbanit një qëndrim projugosllav. Na thoni cili ka qenë qëndrimi juaj lidhur me bashkëpunimin me jugosllavët në atë kohë? Përgjigje: Refuzoj të përgjigjem. Pyetje: Dëgjuat për të njëjtin problem thëniet e të pandehurit Mihallaq Ziçishti, se armiku Koçi Xoxe kishte simpati të madhe dhe ju mbante afër, se kishit shoqëri të ngushtë me armiqtë Nesti Kerenxhi, Mehmet Shehu etj. dhe se flisnit me admirim për Titon e Jugosllavinë, siç ka ndodhur në rastin e piknikut të Ibës, me këshilltarët jugosllavë e në raste të tjera. Ç’keni për të thënë sa më sipër? Përgjigje: Refuzoj të përgjigjem. Këto janë shpifje fund e krye. Ky është proces i montuar dhe i sajuar. 14.1.1982 Pyetje: Dëgjuat pjesë nga deponimet e të pandehurës Fiqret Shehu për bisedën e zhvilluar me të nga Nako Spiru, se tradhtari Koçi Xoxe kishte mbledhur mjaft kuadro të aftë për qëllimet e tij në favor të jugosllavëve si në KQ të Partisë, sektorin e tij edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe se një kuadër i tillë ishte Kadri Hazbiu. Ç’keni për të thënë? Përgjigje: Refuzoj të përgjigjem. Procesi është i montuar. Këto janë deponime spiunësh dhe provokatorësh të kurdisur. Pyetje: Siç del nga deponimet e të pandehurës Fiqret Shehu që i dëgjuat, Liri Gega ka qenë në dijeni të marrëdhënieve tuaja të afërta me Dushan Mugoshën e detyrat që ju ka ngarkuar ai gjatë Luftës e pas Luftës Nacionalçlirimtare. Na jepni shpjegime për marrëdhëniet tuaja me Dushan Mugoshën e Liri Gegën. Përgjigje: Njohja dhe marrëdhëniet që kam pasur me Dushan Mugoshën dhe Liri Gegën janë ato që kam shpjeguar në proceset e mëparshme. Deponimet e saj janë provokacion dhe shpifje e sajuar. Refuzoj të përgjigjem më tutje. 12.3.1983 Pyetje: Na shpjegoni, i pandehur, si është zhvilluar procesi penal në ngarkim të armikut Teme Sejko etj. A keni marrë pjesë direkt në hetimin e kësaj çështjeje? Përgjigje: Me sa kujtoj unë, kam marrë pjesë në hetimin e çështjes së Teme Sejkos që në fillim, sepse pas arrestimit ai nuk i bindej hetuesit. Për këtë arsye, kam shkuar e i kam folur unë e, pas kësaj hetimi, ka vazhduar normalisht. Unë kam marrë pjesë disa herë në hetim, se sa herë nuk mund ta përcaktoj, duke qenë i pranishëm edhe hetuesi i çështjes Ferhat Matohiti ose kryetari i degës së hetuesisë, Nevzat Haznedari. Nuk përjashtoj mundësinë që të kem qenë edhe me ndonjë person tjetër që merrej me këtë problem në rrugë operative, si ish-drejtori i Sigurimit të Shtetit në atë kohë, Rexhep Kolli.


    Emri:  haxhi-lleshi-duke-dekoruar-kadri-hazbiun-300x236.jpg

Shikime: 4881

Madhësia:  15.3 KB

    Haxhi Lleshi, duke dekoruar Kadri hazbiun

    Më kujtohet se nga mesi i procesit, e pasi Teme Sejko në një seancë hetimore kur kam qenë i pranishëm edhe unë, ka dhënë shpjegime për veprimtarinë e përbashkët armiqësore me armikun Panajot Plaku dhe për ardhjen e tij ilegalisht në Shqipëri në dy raste. Temja shpjegoi se si kishte marrë në lidhje Panajot Plakun. Më kujtohet që në rastin e parë Panajotin e kishte marrë në Konispol vetë Temja të veshur si oficer sovjetik, nga ata që ishin këshilltarë në zbulim dhe e kishte nxjerrë nga Korça. Temja ka shpjeguar se në këtë radhë, Panajoti kishte bërë një takim të fshehtë në urën e Rrogozhinës me persona të panjohur, që kishin dalë atje me një makinë të vogël. Më tej, ai nuk dha shpjegime se cilët ishin ata persona dhe pse i takoi. Ne ngritëm versionin se Panajoti duhet të ishte takuar me Maqo Çomon ose Koço Tashkon, duke u nisur nga marrëdhëniet që kishin pasur ata më parë. Herën e dytë, unë tani nuk e kujtoj se si ka ardhur Panajot Plaku dhe ç’itinerar ka ndjekur. Për këtë duhen parë proceset e asaj kohe, pasi unë nuk e mbaj mend kush e ka thënë këtë çështje. Në këtë radhë kujtoj që Panajot Plaku është çuar në Vlorë, në një banesë ku jetonte një këshilltar sovjetik dhe Arif Hasko, sipas të pandehurit Nasho Gerxho, Panajot Plaku u la në këtë shtëpi dhe ai nuk dinte si ishte larguar që andej me anën e sovjetikëve apo me rrugë të tjera. Ky fakt, që sovjetikët plekseshin në veprimtari të përbashkët spiunazhi me jugosllavët, grekët dhe amerikanët, duke gjykuar nga rasti i Panajot Plakut që erdhi në Shqipëri një herë nga Greqia dhe herën tjetër shkoi në shtëpinë ku banonte këshilltari sovjetik, nuk u kthjellua në hetim, megjithëse bindja ishte se sovjetikët e kishin marrë dhe e kishin përcjellë jashtë shtetit Panajotin. Unë kam bindjen se hetimi i çështjes së Teme Sejkos në këtë pikë dhe për probleme të tjera është sabotuar në atë kohë. Në ç’rrethana ka ndodhur kjo, unë nuk e di. Fillimisht Teme Sejko vetë ka dhënë shpjegime për Panajot Plakun, që ishte rekrutuar që në kohën e Zogut, kur punonte në Durrës në shoqërinë “Singer”. Temja nuk shpjegoi se si Panajoti kishte rënë në dorë të jugosllavëve dhe pastaj u arratis. Ai tha vetëm se Panajoti kishte studiuar me hollësi dy pika për t’u arratisur në Qafë-Thanë dhe në Bllatë. Më kujtohet se ky shpjegim i Temes konfirmohej edhe nga vetë shërbimet që kujtoja unë në atë kohë të Panajotit, në këto dy zona ku ai kishte shkuar shpesh. Në sabotimin e hetimit të kësaj çështjeje duhet të kenë luajtur rol armiku Beqir Balluku dhe armiku Mihallaq Ziçishti. I pari ka kërkuar të pyesë vetë Teme Sejkon pa praninë e ndonjë personi tjetër, me pretekstin se do të interesohej për çështjet e zbulimit të ushtrisë që Temja si spiun u kishtë dhënë amerikanëve e grëkëve. Me sa kujtoj unë, Beqiri ka shkuar në Hetuesi, por si është zhvilluar takimi i tij me Teme Sejkon duke qenë hetuesi ose kryetari i degës së hetuesisë apo jo, unë nuk di të them. Unë vetë nuk kujtoj që të kem qenë me Beqir Ballukun në këtë takim, po ashtu nuk e kam takuar Temen ndonjëherë vetëm pa hetuesin. Po kështu, armiku Mihallaq Ziçishti si ish-zëvendësministër që e kishte në linjë problemin e komplotit të Teme Sejkos dhe e njihte me hollësi procesin, mund dhe duhet të ketë ndikuar në sabotimin e këtij procesi si tradhtar që ka qenë. Ai duhet të japë shpjegime për këtë problem. Theksoj se në atë kohë, siç kam thënë edhe unë në proceset e mëparshme, këshilltarët sovjetikë interesoheshin për të mësuar se ç’ka thënë Teme Sejkua në Hetuesi, duke e justifikuar kërkesën e tyre me faktin që Temja dinte problemet e bazës së Vlorës, të cilat mund t’ua kishte dhënë amerikanëve ose grekëve, por që siç kam shpjeguar me lejen time, atyre nuk u është dhënë gjë. Mbasi u dënua Teme Sejko dhe komplotistët e tjerë, duke pasur parasysh se ai kishte rezerva, është punuar me të. Para se të ekzekutohej ai, është marrë nga Rexhep Kolli dhe Nevzat Haznedari me sa kujtoj unë dhe është çuar për t’u pyetur jashtë burgut, duke përdorur edhe dhunë fizike për të marrë rezervat që kishte mbajtur. Më kujtohet që unë vetë kam shkuar në vendin ku po pyetjet Teme Sejko, me sa mbaj mend ka qenë kohë darke dhe Rexhepi e Nevzati më kanë raportuar se Temja kishte vdekur gjatë ushtrimit të dhunës dhe se gjë tjetër nuk kishte thënë veç atyre që kishte thënë në Hetuesi. Si më kujtohet, Rexhepi e Nevzati më thanë se Temja kishte vdekur nga shtrëngimi me litar në qafë gjatë pyetjes. Unë nuk jam i sigurt nëse e kam parë ose jo të vdekur Temen, këtë dhomën ku thanë se ishte, po kështu nuk di se ku u varros ai. Me këtë problem janë marrë Nevzati, Rexhepi dhe personeli tjetër. Unë kam shkuar tek vendi ku pyetej Teme Sejko me shpresë se ai mund të kishte thënë ndonjë gjë të re e t’i shtyja afatin e ekzekutimit, por siç thashë, kur shkova, e gjeta të vdekur. Pyetje: E dini ju i pandehur vendin ku është varrosur Teme Sejko? Përgjigje: Nuk e di as si vend, as si zonë. Me këtë janë marrë personat që përmenda më sipër. Pyetje: Po vendin e varrimit të komplotistëve, që u dënuan në vitin 1975, e dini ju, i pandehur? Përgjigje: Atë e di si vend, por jo si pikë ekzakte. Këtë e di, sepse u interesova që të bëhej e pamundur gjetja e kufomave të tyre sido që të ndodhte, sepse kështu ishte dhe porosia.

    Me një fluks dekoratash për besnikëri të lartë ndaj Partisë dhe atdheut, Teme Sejko, ish-komandanti i flotës, u dënua për tradhti ndaj tyre(!). Lajmi tronditës për admiralin nga Çamëria, njeriun që ishte shquar në luftimet e Brigadës së Parë Sulmuese dhe kishte shkëlqyer gjatë studimeve në akademitë më prestigjioze të kohës, bëri bujë të jashtëzakonshme. Ishte maji i vitit 1961. Teme Sejko sa kishte mbushur dy vjet në krye të Flotës Luftarake dhe kishte përballuar me dinjitet situatën konfliktuale midis efektivave shqiptaro-sovjetike në pragun e divorcit me Traktatin e Varshavës. Për suksesin në sprovën e pazakontë ishte shpërblyer me gardën më të lartë në sistemin e arëms ku shërbente. E teksa priste të tjera vlerësime për devocionin ndaj detyrës dhe partisë në pushtet, u gjend befasisht i kryqëzuar, madje me një mal akuzash të padëgjuara kurrë. Në maratonën pa fund të seancave hetimore, i kërkohej për të shpjeguar lidhjet me agjenturën greke, jugosllavëve dhe amerikanëve. Pastaj, admirali Sejko, për regjimin do shpallej kreu i një “grupi komplotistësh që do përmbyste pushtetin popullor me dhunë.” Diktatura nuk e rezervoi fatin e keq vetëm për të, por për tërë rrethin e miqve e të afërmve. Familja u përfshi nga një kalvar tragjik i pashembullt. I pari u pushkatua, djali i vogël, Sokoli me akuzën se do hidhte në erë kombinatin e tekstileve të Beratit. Djali tjetër u dënua tetë vjet për agjitacion e propagandë. Shpresa Sejko, bashkëshortja, disa orë pas arrestimit të tij, vrau veten. Nga tërë familja, jeton vetëm djali i madh, Rajmondi, aktualisht emigrant në SHBA. Survejimi i Mehmet Shehut Në përgjgje të interesimit të hetuesve për porositë e dhëna lidhur me survejimin e Mehmet Shehut në kohën kur ishte shkarkuar nga kreu i shtatmadhorisë shqiptare dhe ishte shpallur element i papërshtatshëm, Hazbiu dëshmon se ka pasur orientim për të parë, ndjekur e dëgjuar komentet dhe parullat në drejtim të veprimtarisë së Mehmet Shehut, por jo survejim dhe ndjekje të tij. Takimet e fshehta të Panajot Plakut Në rastin e parë, Panajot Plaku u fut nga Greqia dhe shkoi në Konispol i veshur si oficer sovjetik, shoqëruar nga Teme Sejko. Aty zhvilloi takime e biseda me njerëz të pakënqaur që ndiqen nga Sigurimi i Shtetit. Herën e dytë, Plaku shkoi ilegalisht në Vlorë në banesën e një këshilltari sovjetik. Aty takoi edhe Arif Haskon. Dyshohej, pohon Hazbiu, se këtë në këtë mision të fshehtë atë e mbështesnin agjentët sovjetikë, që janë të lidhur me ata jugosllavë.

    Panorama
    AFRIM IMAJ

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ripërdhosja E Teme Sejkos

    Djali i Teme Sejkos:Babait i vunë prangat në zyrën e Beqir Ballukut,ende sot s’i di varrin

    Nga Afrim Imaj

    Arrestimi i Teme Sejkos paraditen e 28 korrikut ‘60, ka qenë një ngjarje e papritur. Ca më tepër motivi i prangosjes së tij. Kreshentua e emrit të mirë dhe karriera e Komandantit të Flotës Luftarake, e njeriut me emër në radhët e shtatmadhorëve, e njërit prej figurave kryesore të Luftës Nacionalçlirimtare, u ndërpre pikërisht këtu.
    Kur i kthehet këtij momenti Rajmondi, i biri i Teme Sejkos, e ka të vështirë të përmbahet dhe i duhet që hera-herës të fshijë lotët. Ka edhe burra që lotojnë, mundohet të justifikohet dhe aty për aty nis të rrëfejë për të enjten e zezë të 28 korrikut ‘60, e cila sipas tij, ishte fillimi i fundit të Teme Sejkos që pak nga pak e ditë pas dite, solli një tragjedi të tmerrshme. Pastaj i mbijetuari i vetëm i familjes Sejko ndalon pak si për të sistemuar mendimet dhe vazhdon i mallëngjyer me momentet kur ka humbur të dashurit e vet: I pari iku babai, Temja. Pas një procesi maratonë thanë se e pushkatuan. E pushkatuan, po mbeti pa varr. I dyti, im vëlla, Sokoli. E vranë edhe atë me plumb. E pushkatuan si sabotator natën për ta lënë pa varr. E treta, ime më, Shpresa. E dërrmuan tragjeditë e njëpasnjëshme dhe i dha fund jetës me dorën e saj. E mira nënë, mbylli sytë ditën e arrestimit tim. Ikën të gjithë pas njëri tjetrit. Nuk mu dha rasti të përcjellë asnjërin për në banesën e fundit… “ Po Rajmond Sejko ka edhe një tjetër peng: ende nuk di ku pushojnë eshtrat e tyre. Prandaj rikthehet herë pas here nga Amerika ku jeton prej vitesh dhe gjurmon pa pambarim në kërkim të vendvarrimit të të atit dhe vëllait. Në një rrëfim për “Panorama”, Sejko sjellë një pjesë të përjetimeve nga kalvari tragjik i familjes së tij…

    Zoti Rajmond! Nga familja e Teme Sejkos ju jeni i vetmi që mundët të shpëtoni nga tragjedia e tmerrshme që e përfshiu atë pas arrestimit të babait…

    Nuk do kisha dëshirë ta fillonim kësisoj, megjithatë mbijetesa në rastin tim ka qenë krejt e rastit. Fal Zotit streha e Teme Sejkos nuk u shua e tëra. Goditja ishte e tillë që ta shfaroste me rrënjë e me degë…

    Ju ka qëlluar të përcillni për në banesën e fundit të gjithë të dashurit tuaj…

    Në fakt kam përjetuar vdekjen e tyre, por në asnjë rast nuk kam marrë pjesë në përcjelljet mortore. Ky peng torturues do më shoqërojë deri në varr. Të parin humbëm babanë. Pas një procesi maratonë, na thanë se e pushkatuan. U pushkatua, po ku? As sot nuk dihet ku pushojnë eshtrat e tij. Madje për këtë ka me dhjetëra legjenda. Ka ndër to që pohojnë se Teme Sejko është gjallë(!) I dyti iku Sokoli, vëllai i vogël. Me plumb edhe ai. Fillimisht e shpallën armik, sabotator, pastaj e ekzekutuan fshehtazi. Që të mos i dihej varri. E treta ishte nëna. E dërrmuan tragjeditë e njëpasnjëshme dhe i dha fund jetës me dorën e saj. Ah e gjora nënë, e dhimbsura Shpresë…

    Pra, tragjeditë pasuan njëra-tjetrën pas arrestimit të babait. Çfarë kujtoni nga koha para këtij momenti…

    Ishim një familje e plotësuar dhe jetonim në kushte normale. Babai së fundi ishte Komandant i Flotës Luftarake. Për shkak të detyrës së tij, banonim në Vlorë. Mbaj mend që aty vinin gati për natë miq e mysafir të shumtë. Pjesa më e madhe nga Çamëria. Me ta im at mbante lidhje të afërta. Më shpesh na vizitonte gjenerali Abaz Fejzo, që në atë kohë ishte me shtëpi në Vlorë. Kishte ndërkaq ish-kuadro të luftës, partizanë të Brigadës së Parë, drejtues të lartë, gjeneralë, komandues divizionesh etj. Nuk më kujtohet as një mbrëmje pa njerëz…

    Teme Sejko ishte gjeneral i ardhur nga radhët e kuadrove të Luftës Nacionalçlirimtare. Çfarë mbani mend nga tregimet e tij për historinë e saj?

    Me babanë kemi pasur raporte të veçanta. Natyra e detyrës si ushtarak me funksion të rëndësishëm, e kushtëzonte të ishte në një farë mënyre mysafir në familje. Vitet e fundit ishte Komandant i Flotës me gradën kundëradmiral, e cila njësohej me atë të gjeneralit. Qëllonte që ditë e net të tëra të rrinte në repart. Shumë herë në shtëpi kthehej vonë, gjithnjë pas mbrëmjes. Pak fare pak qëndronte me ne. Nga aq sa komunikonim me të, mbaj mend se kujtimet nga lufta, i kishte mjaft për zemër. Bile dhe shokët, me të cilët krenohej, i përkisnin asaj periudhe. Ai kishte qenë drejtues në Brigadën e Parë dhe fliste me nostalgji për historikun e saj. Tregonte për betejat, për të rënët, për kuadrot e miqtë e llogoreve. Qysh nga ajo kohë ruante si kujtim një bllok shënimesh në formë ditari. E shfletonte shpesh dhe qëndronte për çaste të tëra duke e lexuar. Herë pas here shkëputej dhe na rrëfente ndonjë detaj që i kujtohej aty për aty. Mbaj mend se fliste për Mehmet Shehun dhe vlerësonte rolin e tij. Pjesën më të madhe të suksesit të Brigadës së Parë ia dedikonte Mehmetit. Po kështu fliste me një lloj konsideratë për Shefqet Peçin. Lufta në një farë kuptimi kishte lënë mbresa të pashlyera në kujtesën e tij…

    Po me gjeneralët e tjerë çfarë raportesh kishte Teme Sejkoja?

    Asokohe unë isha i vogël dhe nuk isha në gjendje t’i dalloja yjet e gjeneralëve. Vezullimi i tyre më dukej i njëjtë. Sa për rastin e Mehmet Shehut, ishte diçka e veçantë. Miqësia me të ishte ngjizur që gjatë luftës dhe për babanë kishte mbetur një figurë interesante. Me Shefqet Peçin kishte punuar në Divizionin e Gjirokastrës menjëherë pas çlirimit. Gjeneralët e tjerë kuptohet, mbeteshin kolegë e bashkëpunëtorë të tij. Nga goja e babait, në asnjë rrethanë nuk kam dëgjuar opinione negative në adresë të tyre…

    Të vijmë tani te momenti i arrestimit…

    E enjtja e zezë e 28 korrikut 1960! Kështu e ka quajtur në fillin mamaja, Shpresa. Pastaj të tillë e memorizuam edhe ne ditën e arrestimit të tij. Të zezë, skëterrë! Ajo ditë për familjen tonë shënoi një moment të pakthim. Ishte fillimi i fundit të Teme Sejkos që pak nga pak, ditë pas dite, solli tragjedinë e tmerrshme për krejt familjen…

    Çfarë kujtoni nga e enjtja e zezë e 28 korrikut ‘60?

    Unë kam qenë i vogli i fëmijëve, në atë kohë nxënës në fillore. Në mos gaboj 11 vjeç. Si i tillë as mund ta mendoja se çfarë po ndodhte. Kujtoja se e kishin thirrur me shërbim dhe do të kthehej si gjithnjë. Po kjo vetëm në ditët e para, se më vonë do mësohesha me të vërtetën. Sidoqoftë, momenti i arrestimit…

    E keni parë nga afër prangosjen e Teme Sejkos?

    Historia e arrestimit të babait është disi misterioze. Ajo u bë sipas një skenari të parapërgatitur. Fillimisht e lajmëruan se do të shkonte me studime në Bashkimin Sovjetik, duke e urdhëruar të dorëzonte detyrën e komandantit të flotës. Ashtu bëri. Në pritje të procedurave zyrtare, u sistemua me punë të përkohshme në Ministri të Mbrojtjes. Të paktën kështu i thanë. Ndërkaq, ne vazhdonim të jetonim në Vlorë. Në hyrjen dy e kuzhinë te godina dykatëshe, që quhej ndryshe shtëpia e çifutit. Banonim në katin e dytë të saj, në të parin ishte familja e njërit prej këshilltarëve sovjetik të Pashalimanit. Një muaj nga largimi i babait, u sëmur Sokoli, vëllai i vogël dhe mjekët rekomanduan për t’i ndërruar klimë. Me njerëzit që njihnim siguruam një banesë në Pogradec. Aty shkoi nëna me Sokolin. Unë erdha te gjyshja në Tiranë. Si u mbushën disa ditë, babai shkoi për t’i marrë. Duke u kthyer nga Pogradeci konstatoi se e ndiqnin nga prapa. E kuptoi se diçka nuk shkonte…

    Pra, e arrestuan gjatë kthimit nga Pogradeci…

    Babanë e arrestuan 10 ditë pasi u kthye nga Pogradeci. E mbaj mend si tani. Po lozja me një shok në oborr të shtëpisë së gjyshes diku afër gjimnazit “Ismail Qemali”. Një moment trokiti dera e jashtme dhe hyri rrufeshëm një grup njerëzish të veshur me kostume gri. Pa komunikuar fare nisën nga kontrolli i shtëpisë duke përmbysur gjithçka. Pas një ore dolën. Në mos gaboj ishte ora 11 para dite kur u larguan. Në ikje e sipër i thanë mamasë se Temen e kishin arrestuar. Ajo ngriu në këmbë, por nuk deshi ta jepte veten. E pashë që u trondit. Desha ta pyesja, po aty për aty ndërrova mendje. Nuk mund ta kuptoja ç’kishte ndodhur. Të paktën ato çaste. Pa kaluar gjatë morëm vesh se në të njëjtën orë ishte arrestuar edhe xhaxhai, Tahiri. Babanë, siç e mësuam më vonë, e kishin prangosur në zyrën e Beqir Ballukut…

    Admirali besnik që u pushkatua për tradhti

    Me një fluks dekoratash për besnikëri të lartë ndaj Partisë dhe atdheut, Teme Sejko, ish-komandanti i Flotës, u pushkatua për tradhti ndaj tyre. Lajmi tronditës për admiralin nga Çamëria, njeriun që ishte shquar në luftimet e Brigadës së Parë Sulmuese dhe kishte shkëlqyer gjatë studimeve në akademitë më prestigjioze të kohës, bëri bujë të jashtëzakonshme. Ishte maji i vitit 1961. Teme Sejko sa kishte mbushur dy vjet në krye të Flotës Luftarake dhe kishte përballuar me dinjitet situatën konfliktuale midis efektivave shqiptaro-sovjetike në pragun e divorcit me Traktatin e Varshavës. Për suksesin në sprovën e pazakontë ishte shpërblyer me gardën më të lartë në sistemin e armës ku shërbente. E teksa priste të tjera vlerësime për devocionin ndaj detyrës dhe Partisë në pushtet, u gjend befasisht i kryqëzuar, madje me një mal akuzash të padëgjuara kurrë. Në maratonën pafund të seancave hetimore, i kërkohej për të shpjeguar lidhjet me agjenturën greke, jugosllavëve dhe amerikanëve. Pastaj...Admirali Sejko, nuk do ishte më i tillë, por kreu i një “grupi komplotistësh që do përmbyste pushtetin popullor me dhunë.” Gjithsesi, diktatura nuk e rezervoi fatin e keq vetëm për të, por për tërë rrethin e miqve e të afërmve. Sakaq familja u përfshi nga një kalvar tragjik i pashembullt. I pari u pushkatua, djali i vogël, Sokoli me akuzën se do hidhte në erë Kombinatin e Tekstileve të Beratit. Djali tjetër, u dënua tetë vjet për agjitacion e propagandë. Shpresa Sejko, bashkëshortja, disa orë pas arrestimit të tij, vrau veten. Nga tërë familja, jeton vetëm djali i madh, Rajmondi, aktualisht emigrant në SHBA.

    Misteri lojës së sigurimit: Teme Sejko, kreu i grupit armiqësor; Admirali, viktimë e legjendës së agjentëve të KGB-së

    Shqipëria rrezikohet nga një sulm i mundshëm i Flotës së Gjashtë Amerikane që ndodhet në Mesdhe! Raporti sekret i dërgatës së fundit të këshilltarëve të KGB-s pranë kreut të Sigurimit të Shtetit në fillim të vitit ‘60, jepte gati haptas sinjalin e alarmit.Ishte pragu i divorcit me Moskën dhe misionarët sovjetikë të shërbimeve inteligjente tërhiqnin vëmendjen e Tiranës për të investuar për domosdoshmërinë e pranisë së nëndetëseve ruse në bazën e Pashalimanit. Në këtë kontekst misterioz u hap lajmi për zbulimin e grupit më të madh armiqësor që mbante lidhje me agjenturën greke dhe amerikane. Sakaq u njoftua se “koka e komplotistëve”, kishte qenë ish-komandanti i flotës, Teme Sejko...

    Misteri i legjendës

    Pas kaq dekadash nga tragjedia e Teme Sejkos dhe të ashtuquajturit “Grupi armiqësor çam” janë zbuluar dokumente e dëshmi autentike që provojnë se gjithçka ishte produkt i një loje të thurur nga këshilltarët e KGB-s në Tiranë. “Në Shqipëri vepron një grup armiqësor i lidhur me zbulimin grek e amerikan që synon të përmbysë pushtetin popullor, i mbështetur nga Flota e Gjashtë Amerikane dhe kryesohet nga një ushtarak i lartë”. Relacioni me këtë përmbajtje i përket fillimit të vitit ‘60 dhe mbante nënshkrimin e këshilltarëve sovjetikë të KGB-s, që operonin në Tiranë. Pikërisht në periudhën kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik ishin në pragun e divorcit, misionarët e Hurshovit pranë Sigurimit të Shtetit japin alarmin e rrezikut të papritur. Jo rastësisht mesazhi i tyre veçonte kërcënimin nga Flota e VI Amerikane në Mesdhe dhe kryesimin e grupit nga një ushtarak i lartë. I futur me përparësi në axhentën e ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiu, legjenda e agjentëve të KGB-s, menjëherë përfundoi te Enver Hoxha. Çështja paraqitej shumë serioze e kërkonte reagim të menjëhershëm. Ideja e sulmit me Flotën e Gjashtë nga Greqia nënkuptonte kërcënimin real para të cilit përballja në atë kohë shfaqej e pamundur. E vetmja mundësi për t’i bërë ballë mbetej bashkëpunimi me sovjetikët e Pashalimanit! Pra, duhej menduar seriozisht për praninë e nëndetëseve ruse në bazën e Vlorës. Sakaq, duhej nxituar për të kryqëzuar kokën e grupit...

    Dështimi me gjeneral Hilmi Seitin

    Mesazhi i agjentëve të KGB-së e bindi në një farë mënyre Enver Hoxhën për t’ia lënë një kohe tjetër largimin e nëndetëseve nga Pashalimani. Ndërkaq, Kadri Hazbiu kishte filluar nga operacioni i fshehtë për të zbuluar grupin armiqësor që mbante lidhje me Flotën e Gjashtë. I stërvitur në të tilla sfida, ish-kreu i Sigurimit zgjodhi si çështje të parë kryqëzimin e kreut të grupit sipas filozofisë “edhe kur nuk ekziston, duhet prodhuar” Platforma e miqve të tij të KGB-së rekomandonte ndërgjegjësimin e njërit prej ushtarakëve të lartë me origjinë nga jugu të pranonte “statusin” e “kokës së komplotit”. Prej tij mandej bëhej i mundur zbulimi i “ushtarëve” të grupit armiqësor të lidhur me agjenturën greke e amerikane. Prova e parë rezultoi e pasuksesshme. Gjeneral Hilmi Seiti, që u thirr i pari nga Hazbiu për të marrë përsipër rolin e kreut të komplotit, refuzoi prerë. Hezitimi kategorik nuk mund të kalonte pa pasoja, madje fatale. Për të ruajtur fshehtësinë e planit të thurur nën drejtimin e zbuluesve sovjetikë, Seiti nuk mund të mbetej i gjallë. Vetëm pak ditë pas kontaktit me Hazbiun, ai u gjet i vdekur në një kafe në Shkodër(!). Pas dështimit të parë, ministrit të Brendshëm iu desh të ndërronte skemën e veprimit. Këtë herë nuk kishte pse t’i drejtohej kujt të pranonte rolin e kryeagjentit. Në fund të fundit, ai kishte në dorë edhe gurin, edhe arrën. Mjaft t’i vinte syrin një oficeri të lartë dhe ta shpallte kokën e grupit, duke e futur në qelitë e errëta. Aty pastaj, pas kërbaçit, ta bindte për të pranuar rolin e besuar nga plani misterioz. Fill pas dështimit me gjeneral Seitin, u dëgjua arrestimi i kundëradmiralit të Flotës Luftarake, Teme Sejko. Që këtej mori udhë loja që kishin kurdisur sovjetikët në bashkëpunim me Kadri Hazbiun për të goditur grupin armiqësor që vepronte në jug të vendit, i lidhur me agjenturën greke dhe amerikane. Gjenerali i famshëm me origjinë nga Çamëria tanimë ishte shpallur tradhtar, madje në grupin e tij kishte angazhuar mbi 300 bashkëpatriotë të tjerë...

    Mehmet Shehu, në qelinë e Teme Sejkos

    Duhet të pranosh se ke kryesuar një grup tradhtar për të përmbysur me dhunë pushtetin popullor! Thirrjeve të njëpasnjëshme të njerëzve të Sigurimit Teme Sejko iu përgjigjej prerë:
    “Asnjëherë! Kam dashur atdheun dhe në emër të tij kam bërë gjithçka!” Kur po dukej se po dështohej dhe me këtë metodë, u fut në lojë Mehmet Shehu, një nga miqtë e hershëm të admiralit Sejko, që dikur kishte qenë kuadër i lartë i Brigadës së Parë. Po Kryeministri nuk mund të shkonte në kushte të zakonshme përballë tij. Ai u shfaq në qelinë e Teme Sejkos, kur ky i fundit ishte mbajtur pesë ditë me radhë i mbyllur në një arkivol. Nuk dihet si rrodhi dialogu mes dy miqve të hershëm, por burime të besueshme kanë konfirmuar se admirali, më në fund, u bind dhe iu përgjigj rregullave të lojës. Ajo që ndodhi mandej me gjyqin fasadë, ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër kishte të bënte me pabesinë ndaj Sejkos dhe mistereve pafund për fatin e keq të admiralit dhe familjarëve të tij.

    Zemra Shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-04-2021 më 02:12

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ripërdhosja E Teme Sejkos

    Paranoja antisovjetike e Diktatorit që bëri kurban gjeneralin çam Teme Sejko

    Kosta Fili, një bandit e hajdut ordiner nga fshati Mursi, kapiten i Asfalisë Greke, kryestrumbullari i deponimeve të bujshme false

    Flet kronikani dhe historiani i njohur Agim Musta, bashkëkohës i Teme Sejkos


    Zoti Agim, kush ishte dëshmitari kryesor në gjyqin e Teme Sejkos? A e njihnit personalisht atë?

    -Po e njihja e mirë. E kisha parë të filmuar kur doli si dëshmitar kryesor në gjyqin e kundëradmiralit Teme Sejko. Emri i Kostës atë ditë lakohej në të gjitha rasat në seanacat e gjyqit fantazmë.

    Kush ishte Kosta Fili?

    Ky “palikar” u bë “hero” i ditës në ato ditë maji të vitit 1961. Rasti e solli ta njihja personalisht në kampin me punë të detyruar të Laçit, më 1965, ishte një shtat mesatar prej atleti, gjysmë biond e me sy bojë qielli. Ishte i shkathët dhe çdo lëvizje e bënte të saktë. Fliste pak dhe dëgjonte shumë. Mjaft i kujdesshëm në marrëdhënie me njerëzit dhe mundohej të evitonte njohjet me bashkëvuajtësit. Shoqërohej vetëm me 2-3 bashkëfshatarë të tij dhe me asnjë tjetër. Rastësia e solli që të flinim afër me njëri-tjetrin, dhe, kur mësoi se unë kisha qënë mësues disa vjet në Sarandë dhe në Konispol, filloi të afrohej por gjithmonë me rezervë.

    Edhe natën, kur flinte, bënte gjumë lepuri. Shpesh ngrihej nga gjumi dhe qëndronte mbi shtrat duke pirë cigare. Me bisht të syrit vëzhgonte rreth e qark dhe kontrollonte me kujdes çdo lëvizje. Ishte e qartë se ai ruhej si djalli nga temjani nga ndonjë goditje e befasishme vdekjeprurëse. Mbi shpatullat e tij mbante shumë gjynahe. Një ditë më tregoi fotografinë e vajzës që vazhdonte shkollën pedagogjike në Janinë. Ishte një vajzë e bukur 14-vjeçare, me një fytyrë mjaft melankolike. Për përmbajtjen e letrës që kishte marrë nga familja nuk më tha asgjë. Mësova se gruan dhe fëmijët i kishte në Janinë. Ishte arratisur në Greqi nga katundi i lindjes Mursi, më 1953, në moshën 23 vjeç. Pasi kishte kryer shërbimin ushtarak në kufi me Jugosllavinë dhe për “merita”të vaçanta ishte graduar nënoficer.

    Në Janinë kishte zënë punë si fatorino autobuzi në linjën Janinë- Athinë- Janinë. Në fillim të vitit 1959 Z. Muzina, një tregtar shumë i pasur, që jetonte në Athinë, i ikur nga Shqipëria për t’u shpëtuar ndjekjeve të regjimit komunist, këshillohet me zotin avokat Papadhima i arratisur edhe ai në Greqi, po për ato motive të Z. Muzina, për të gjetur mënyrën se si të tërhiqnin nga Shqipëria një shumë të konsiderueshme monedha ari, që Z.Muzina i kishte groposur afër një shelgu, në kopshtin e tij në Muzinë të Delvinës, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Z.Papadhima mbas disa muajsh njofton Z.Muzina se ai kishte njohur mjaft djem të shkathët, të arratisur nga Shqipëria, të cilët punonin në Greqi punëra të rëndomta dhe që mund të ishin të gatshëm të kryenin misionin e Z. Muzina kundrejt një shpërblimi.

    Z. Muzina miratoi me kënaqësi planin e avokatit pasi paret e groposura i konsideronte të humbura. Midis shumë banditëve, zoti avokat parapëlqeu Kosta Filin nga Mursia, Mihal Liçin nga Leshnica dhe Vangjel Zahon nga Alikoja. Që të tre nga rrethi i Sarandës, që e njihnin mirë terrenin ku do të vepronin. Takimi me të lartpërmendurit u bë në vilën e Z. Muzina, në prani të Z.Papadhima, ku u hartua një aktmarrëveshje për ndarjen e arit në mbarim të operacionit.

    U vendos që veprimi do të kryhej në fshehtësinë më të madhe dhe të tre shokët do të pajiseshin nga Z. Muzina me nga një pistoletë, para se të kalonin kufirin shqiptar. Zoti Muzina do t’i priste në Janinë për disa ditë. Kufiri u kalua në dhjetor të 1959-s, në afërsi të katundit Sminec ku shtresa e dëborës ishte mbi një metër. Mbas 7 orë udhëtimi të mundimshëm të tre shokët arritën në katundin Leshnicë ku u strehuan te tezja e Mihal Licit. Të nesërmen kishin vendosur të shkonin në Muzinë për të marrë arin e groposur, po tezja e Mihalit, mbas një ore, kur tre shokët kishin bujtur në shtëpinë e saj, shkoi e denoncoi në repartin e kufirit dhe ata ranë si miu në çark. Nuk bënë asnjë rezistencë, por ngritën duart lart, me të dëgjuar breshërinë e armëve, në drejtim të shtëpisë dhe thirrjen “Dorëzohuni se jeni të rrethuar!”. I çuan në komandën e batalionit në Theollogo, me duar të lidhura nga mbrapa dhe me thes të zinj në kokë, për të mos u njohur gjatë rrugës.

    Filluan të tringëllonin telefonatat me degën e Punëve të Brendshme të Sarandës dhe me “Ministrinë e Punëve të Brendshme”. Bëheshin pyetje edhe jepeshin urdhra me zëra të shqetësuara. Më së fundi u urdhërua nga “Ministria e Punëve të Brendshme” që të tre diversantët të niseshin urgjentisht për në Tiranë, me masa sigurimi të jashtëzakonshme. U përgatitën qelira të veçanta dhe trajtim “special”. Filloi hetuesia intensive. Gjeneral Nevzat Haznedari iu përvesh punës me vrull të papërmbajtur.

    Qysh në ditët e para të 3 diversantët treguan identitetin e tyre, qëllimin e ardhjes në Shqipëri dhe skicat, me të cilat i kishte pajisur Z.Muzina për të gjetur arin. Ministria e Punëve të Brendshme, nisi urgjent një grup special oficerësh në katundin Muzinë, të cilët natën vonë u kthyen në Tiranë, së bashku me arin e gjetur.

    Megjithëse gjetja e arit vërtetonte katërcipërisht deponimet e “tre diversantëve”, hetuesit kërkonin me këmbëngulje deponime të tjera për misionin e tyre “tepër sekret” të ardhjes në Shqipëri. Nga torturat e përdorura prej xhelatëve hetues, Vangjel Zahoja çmendet, kurse Mihal Liçi kthehet në një kufomë të gjallë dhe përfundoi në spital.

    Po me Kosta Filin çfarë ndodhi?

    Kosta Fili për t’i shpëtuar fatit të shokëve të tij, pranon të luajë çfarëdo roli që do t’i ngarkonin. Ajo shërbeu në skemën e një plani të udhëheqjes së lartë për të bërë kurban Teme Sejkon…

    Në ç’mënyrë?

    Pas vizitës së Nikita Hrushovit në Shqipëri, në maj 1959, i cili deklaroi në Aeroportin e Rinasit se vinte në Shqipëri si ajo amvisa e mirë, për të fshirë pluhurat nga raftet, Enver Hoxhës çdo ditë i përforcohej ideja se sovjetikët kishin filluar të dyshonin për të dhe mund të përgatitnin përmbysjen e tij me anën e ushtarakëve të lartë shqiptarë, të përgatitur në Bashkimin Sovjetik.

    Diktatori Hoxha filloi të ravijëzonte në trurin e tij të sëmurë një projekt – plan për të dhënë një goditje në radhët e ushtrisë, me qëllim frikësimi të oficerëve madhorë. Qysh në muajt e parë të vitit 1960, ua paraqit idetë e këtij plani shokëve të tij Mehmet Shehut e Hysni Kapos, duke rënë dakord që “kurbani”do të ishte kundëradmirali Teme Sejko, i pasuar nga një grup oficerësh në marinë, në ushtri dhe kuadro partie.

    Për zbatimin dhe detajimin e hollësishëm të këtij plani u ngarkua ministri i Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu dhe tre ndihmësit e tij: Rexhep Kolli, Aranit Çela dhe Nevzat Haznedari. Plani i detajuar, në fillim të majit, iu dërgua diktatorit për miratim, i cili, mbasi e miratoi, dha porosi që goditja të bëhej e rrufeshme dhe se repartet e kufirit e forcat e Sigurimit të viheshin në gatishmëri nr.1, për të krijuar psikozë në popull se diçka përgatitej nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm kundër Shqipërisë.

    Kur filloi të zbatohej ky plan?

    Më 1 korrik 1960 u arrestua kundëradmirali “komplotist” Teme Sejko së bashku me 100 persona të tjerë, të piketuar qysh më parë nga organet e “Ministrisë së Punëve të Brendshme”. Ndaj këtyre fatkëqinjve u vunë në përdorim “kosheret e bletëve”, të shpikura nga mendja diabolike e xhelatit Nevzat Haznedari. Për shumë muaj me radhë, “kapiteni i Asfalisë” Kosta Fili mësonte përmendësh nga oficerët e Sigurimit rolin që do të luante në gjyqin dramatik të Teme Sejkos. Ai trajtohej me ushqim special, njihej me anën e fotografive me personat kundrejt të cilëve do të depononte, mësonte pyetje të mundshme që mund t’i bëheshin nga të pandehurit, dhe përgjigjet që do t’u jepte.

    E mbani mend ditën e gjyqit?

    Gjyqi u hap në fund të muajit maj 1961në kinema “Brigada”, rrethuar me tre kordonë policësh dhe oficerë sigurimi. Nuk mungonin dhe dy makina zjarrëfikëse në gatishmëri të plotë. Nga masat e sigurimit ky gjyq u kalonte të gjitha gjyqeve që ishin zhvilluar deri atëherë në Shqipëri nga diktatura komuniste.

    Në sallë hyhej vetëm me ftesa, të cilat u ishin ndarë kuadrove të larta të dikasterve, ushtrisë dhe Sigurimit. Ishin ftuar edhe pjestarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Prokurori i gjyqit ishte xhelati i mirënjohur i popullit shqiptar Aranit Çela dhe kryetar Shuaip Panariti. Dy të arrestuarit kryesorë, Taho Sejko kryeredaktor i “Zërit të Popullit”, dhe Hajri Mane, ish-kapiten i zbulimit, nuk u nxorrën në bankën e të akuzuarve se kishin vdekur gjatë torturave në hetuesi.

    Të pandehurit kryesorë ishin: Teme Sejko (kundëradmiral), 2. Abdyl Resuli (kolonel në ushtri) 3. Tahir Demi (kryetar i Komisionit Ekzekutiv të Elbasanit) 4. Sami Murati (ish-sekretar i Partisë së Punës në rrethin e Sarandës) e të tjerë. Nuk mungonte në radhën e të akuzuarve dhe gaztori 65-vjeçar Jonuz Purizo, kryeplak i katundit Vërvë gjatë tri regjimeve, i cili i jepte këtij gjyqi tragjik dhe ngjyra të theksuara komike.

    Si ishte formuluar aktakuza?

    Në aktakuzën e lexuar nga prokurori thuhej se organet e Sigurimit të shtetit, të udhëhequra nga “porositë” e shokut Enver, kishin zbuluar një nga komplotet më të rrezikshme kundër partisë dhe Republikës së Shqipërisë, të përgatitura nga UBD-ja Jugosllave, monarko-fashistët grekë dhe Flota e Gjashtë Amerikane, të dislokuara në Mesdhe, kishin përgatitur me vite me radhë këtë plan gjakatar “për të përmbysur” pushtetin popullor në Shqipëri dhe popullin shqiptar do ta mbytnin në një lumë gjaku, por në sajë të vigjilencës së Sigurimit dhe të Partisë me në krye shokun Enver, komploti dështoi dhe komplotistët dolën në bankën e të akuzuarve.

    Gjithë aktakuza ishte një kopje e zbehtë e aktakuzave të gjyqeve staliniane të zhvilluara në Moskë gjatë viteve 1936-1937, hartuar tërësisht me trillime të shpifura, që nuk mund t’i besonte askush, përveç komunstëve fanatikë dhe injorantë. I vetmi gazetar i huaj që u lejua të merrte pjesë në disa seanca gjyqësore qe një gazetar polak, i cili shkroi se gjyqi kundër Teme Sejkos ishte një kostum i zi, i qepur me penj të bardhë. Ky përcaktim u transmetua dhe nga Radio Londra gjatë komenteve të saj në gjuhën shqipe.

    Cilat ishin në përgjithësi komentet e stacioneve të huaja?

    Të gjithë komentatorët e radiove të huaja, gazetarë specialistë për çështjet ballkanike dhe opinioni i shëndoshë në vend, thoshnin se ky gjyq ishte fund e krye një trillim dhe shigjetat e padukshme drejtoheshin kundër rusofilëve, duke i paralajmëruar se kështu do ta pësonin të gjithë ata që do të guxonin t’u shkonte ndërmend të ngriheshin kundër Enver Hoxhës.

    Të kthehemi te deponimet e stisura të Kosta Filit. A e miratonin “të pëndehurit”?

    Kosta Fili, me gradën e kapitenit të Asfalisë, i veshur shik, me krevatë dhe këmishë franceze, në çdo seancë depononte kundër të pandehurve, për takimet që kishte pasur me ta, si koordinator i “komplotit”. Ai fliste për kontaktet me Panajot Plakun, Haki Rushitin, Teme Sejkon, Hajri Manen, e të tjerë për urdhërat e gjeneralëve grekë jugosllavë dhe amerikanë për koordinimet e komplotistëve me shtabet e jashtme, për mesazhet e koduara që kishte transmetuar dhe të tjera profka, që i kishte mësuar përmendësh nga hetuesit e Sigurimit, gjatë gjithë kohës së izolimit të tij.

    Çudia ishte se çdo gjë që Kosta depononte kundër të pandehurve, ata e miratonin pa asnjë hezitim, madje disa me pohimet e bëra rëndonin më tepër pozitën e tyre të mjerueshme. Kuintesencën e mashtrimit të këtij gjyqi, e bëri personazhi tragjikomik, 72 vjeçari Jonuz Purrizi, sekretari i partisë së punës të katundit Vërvë të Konispolit. I pyetur nga kryetari i gjyqit nëse e pranonte akuzën, ai u përgjigj se nuk e pranonte, pasi kishte pasktësira. Në aktakuzë thuhej se Jonuzi kishte qenë katër herë në Greqi, kurse ai pohoi se kishte qenë 6 herë, për t’u takuar me Admiralin e Flotës së Gjashtë Amerikane, Xhonson, dhe Shefin e Kundërzbulimit Grek, Gjeneral Serafinin. – Çfarë na thua kështu, rrena, mor Jonuz ?- u irritua Kryetari i Gjyqit.- Po të gjitha rrena janë, o Kryetar, – ia ktheu Jonuzi.

    Po Mbrojtja , si reagoi ?

    Avokatët u porositën në mënyrë kategorike nga vetë kryetari i gjyqit Sh. P., se mbrojtja e të pandehurve nuk do t’i kalonte 15 minutat dhe do të ishte shumë e matur. Avokati i njohur Koço Dilo më ka treguar në lidhje me këtë gjyq, se ka qënë për shumë ditë mjaft i shqetësuar, pasi kishte përdorur gjatë mbrojtjes për një të pandehur fjalën fatkeq.

    Vendimi?

    Gjyqi dhe vendimin me vdekje për shtatë të pandehur, midis të cilëve: Teme Sejko, Abdyl Resuli, Tahir Demi, Ali Arapi dhe për katër të tjerë; dënime me burgime të rënda. Pas këtij gjyqi Gjykata Ushtarake e Tiranës, dënoi me vdekje shumë “komplotisë” të lidhur me Teme Sejkon, si majorin e zbulimit Nevruz Bejleri, Refat Hamitin, Beqo Plakun, Rushan Mullain, Dalan Dalanin, duke mos përmendur qindra vjet burgim që u dhanë kundër qytetarëve të thjeshtë dhe të pafajshëm. Në të gjitha këto gjyqe, Kosta Fili, ishte dëshmitar i akuzës.

    Cili ishte fati i Kosta Filit?

    Vetë ai u dënua me vdekje, por, kur mori përsipër rolin e ngarkuar, dënimi iu kthye në 25 vjet burg. Me frikë në zemër dhe ndërgjegje të vrarë edhe sot jeton në Gumenicë, i vetmuar, i sëmurë dhe i heshtur si peshku.

    A u shoqërua me arrestime të tjera “Komploti i Teme Sejkos”?

    Zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme ndriçojnë nga dritat e ndezura gjithë natën. Punohet pa ndërprerje, ditë e natë. Hartohen listat e viktimave që do të shoqërojnë arrestimin e kundëradmiralit “komplotist”. Viktimat do të jenë çamër, të ndodhur në të gjitha rrethet e Shqipërisë por më shumë në rrethin e Sarandës. Janë fshatarë të thjeshtë, puntorë, zanatçinj dhe tek-tuk ndonjë kuadër, antar i Partisë së Punës. Në hartimin e planit operativ çdo gjë shkon si thika në gjalpë. Vetëm mbeten një pengesë që ende s’është zgjidhur:

    Si do të bëhet izolimi i 100 e ca personave që do të arrestohen në rrethin e Sarandës? Këta fatkëqinj, po atë ditë do të transportoheshin në burgun e Tiranës. Mendimet ishin të ndryshme, por asnjë variant nuk ishte i pëlqyeshëm. Dihet se një nga pikat kulminante të “shokut” , që i jepesh personit të arrestuar, ishte izolimi hermetik prej mjedisit rrethues. Atëherë si do të izoloheshin 100 e ca vetë që do të arrestoheshin në pak orë? Duheshin 100 e ca gaze (një lloj xhipsi sovjetik me të cilin arrestoheshin zakonisht njerëzit). Kjo nuk ishte e lehtë. Si do të veprohet pra për të bërë izolimin e të arrestuarit?..

    U gjet zgjidhja ?

    “Eureka”!- thirri gjithë entusiazëm kryehetuesi i Republikës, Gjeneral-Major Nevzat Haznedari. “Kosheret, kosheret!. Urgjentisht të ndërtohen 100 koshere bletësh me dërrasa lisi. Ja dhe dimensionet: 80cm 70cm x 80cm. Të mbërthehen me gozhdë 10 cm, me mbyllje hermetike, me dy doreza hekuri anash,me një brimë ballore afër kapakut me diametër 2 cm për një ajrosje minimale”.U hartua skica dhe u dërgua urgjentisht në burgun e artizanatit, me urdhër që të përfundonin brënda 48 orëve. Me të thënë e me të bërë, sipër kapakut të koshereve, u shkruan numrat rendorë me bojë të zezë.Ky numër do të korrespondonte me numrin sipas listës.

    Në grupin operativ përveç oficerëve që do të merreshin me arrestimin e personave u caktuan edhe katër policë të fuqishëm, që ushtronin sportin e ngritjes së peshave në klubin “Dinamo”. Këta të fundit do të kishin si detyrë futjen e të arrestuarve në koshere, mbylljen e saj me dy dryna anësorë dhe vendosjen e koshereve në makinën transportuese. Më vonë, kur të mbërrinin në Tiranë, do t’i shkarkonin kosheret dhe do t’i vendosnin sipas numrave rendorë nëpër biruca, punë pak e lodhshme për këta diva të fuqishëm. Çdo gjë ishte përgatitur me përpikmërinë më të madhe. Më 30 qershor 1960 kolona me gaze 69 dhe 3 kamionë të mbyllur, të ngarkuar me koshere, u nisën për në Sarandë, në fshehtësinë më të madhe.

    Operacionin e drejtonte vetë gjeneral Nevzati, i kapardisur në një “Varshavë” së bashku me dy ndihmësit e tij. Si pikë grumbullimi ishte caktuar posta e policisë në katundin Hoxhë (Livadhja) të Sarandës. Kolona mbërriti në Hoxhë në orën 23 00,ndërsa gjenerali, me ndihmësit e tij, e kaloi natën në shtëpinë e pritjes në Sarandë. Kryetari i degës së Punëve të Brendshme i kishte marrë të gjitha masat për një pritje të përzemërt. Në darkën madhështore, ku s’mungonin as putarkat e skuqura dhe as thëllëzat e pjekura as vera italiane dhe as vodka ruse.

    Në mëngjes u ngritën herët. Së bashku me kryetarin e degës dhe operativët e zonave, detajuan planin e arrestimeve. Nuk kishte asnjë problem. Personave që do të arrestoheshin natën e 1 korrikut nuk u kishte shkuar kurrë ndër mend si ishin “piketuar” dhe u ishin caktuar edhe kosheret ku do të futeshin. Arrestimet do të fillonin në orën 3 pas mesit të natës. Për të qënë “konform ligjit”, gjatë bastisjes do të ishte i pranishëm dhe një anëtar i Këshillit Popullor. Të arrestuarin fatkeq e lidhnin me pranga, me duar prapa shpinës dhe në kokë i vendosnin një thes të zi, për të mos parë asgjë se ku e çonin. Kjo bëhej krejtësisht për efekt psikologjik ndaj viktimës.

    Në postën e policisë së Livadhjasë të arrestuarin e priste Kosherja me numrin rendor sipas listës. Policët e fuqishëm e kapnin prej krahësh viktimën dhe me grushte e shqelma e futnin në kosheren që i përkiste. Ajo mbyllej hermetikisht me dy drynat anësore çelësat e të cilëve futeshin në një zarf me letër të fortë, që kishte të shkruar sipër numrin e kosheres. Zarfat depozitoheshin në një çantë që e mbante një nga oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Arrestimet vazhduan deri në orën 6 të mëngjesit të datës 2 korrik 1960.

    “Plani u realizua 90% , pasi një bari dhish nuk mundën ta arrestonin. Atij i kishte humbur një keç dhe gjithë natën bridhte gërxheve për ta gjetur. Në orën 10 të mëngjesit, kolonat me kosheret e bletëve, u nis për në Tiranë. Para nisjes, nga pika e grumbullimit u nis ky radiogram për dikasterin: “Operacioni u krye me sukses. Kosheret e bletëve u nisën për Tiranë, gjeneral-major Nevzat Haznedari”.


    Kombetare

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ripërdhosja E Teme Sejkos

    Dëshmia e gardianit: Si ia morëm frymën Teme Sejkos

    “Temen e kemi qëlluar për orë të tëra me shkopinj në fytyrë, kokë, brinjë, këmbë, deri sa mbeti pa ndjenja. Pastaj e hodhëm në gazin e Ministrisë dhe, sa u përmend, e mbytëm me litar”, dëshmon Birçe.

    Dëshmitë e gardianëve të Burgut të Tiranës për çastet e fundit të Teme Sejkos, ish-komandantit të Flotës, të dënuar me vdekje për tradhti në vitin ‘61, janë pjesa më makabre e pohimeve të procesit hetimor të Kadri Hazbiut. I thirrur për të treguar çfarë kujtonte nga bisedat e fshehta që Hazbiu zhvillonte në qeli me gjeneralin e kryqëzuar para ekzekutimit, Qemal Birçe, kryegardiani i Burgut të Tiranës, rrëfente në seancën e 11 qershorit 1983 për sjelljet barbare të ushtruara ndaj Teme Sejkos në ditët e fundit të tij. Më herët, në proces Hazbiu ka pranuar se pas shpalljes së vendimit gjyqësor ka autorizuar vartësit e tij që kreun e “grupit çam”, para se ta ekzekutojnë, ta torturojnë për t’i vjelë ndonjë rezervë të pa shprehur për veprimtarinë e tij armiqësore. Pikërisht ky është momenti ku dy funksionarët e lartë të Sigurimit të Shtetit, Mihallaq Ziçishti e Nevzat Hazdenari, me bekimin e Hazbiut, vihen në krye të operacionit të fshehtë për ta transferuar Sejkon nga qelitë e Tiranës në një bazë sekrete afër Durrësit. “Aty, dëshmon Birçe, Temen e kemi qëlluar për orë të tëra me shkopinj në fytyrë, kokë, brinjë, këmbë, deri sa mbeti pa ndjenja. Pastaj e hodhëm në gazin e Ministrisë dhe, sa u përmend, e mbytëm me litar”. Pjesa në vazhdim e dëshmisë së ish-kryegardianit, marrë nga libri i Kastriot Dervishi, përshkruan detajet fundore të tragjedisë makabre të admiralit të shpallur tradhtar me një proces farsë…

    Dëshmitari Qemal Birçe

    I vitlindjes 1920, pensionist, dëshmonte më 11 qershor 1983 për fundin e Teme Sejkos: Lidhur me sa pyetem, kam për të thënë këto gjëra: Kur u arrestua Teme Sejko, mua më sollën me shërbim në burg, përgjegjës për grupin e oficerëve që siguronin të pandehurit në dhomat e izolimit. Në këtë detyrë kam qëndruar deri në fund, pra, deri në kohën kur u dënua Teme Sejkua dhe grupi i tij. Pas gjykimit të çështjes e dënimit të tyre, shkova përsëri në Ministri, në vendin ku kisha qenë më parë shef i Komandaturës. Si qëndrova 5 – 6 ditë në Ministri, një ditë, rreth orës 18:00 pasdite më thirri në zyrë Mihallaq Ziçishti. Kur shkova atje, vura re që ishte edhe Kadri Hazbiu dhe persona të tjerë, si Rexhep Kolli e Nevzat Haznedari. Mihallaqi më dha urdhër që të heqësh rojet e policisë që janë tek burgu i vjetër, sepse atje do të dërgojmë Teme Sejkon dhe Tahir Demin, që të mos na i shikojë njeri, kur të shkojnë atje. Në këtë kohë, Temja dhe Tahiri ishin dënuar me vdekje, por dënimi s’kishte marrë formë të prerë. Unë shkova dhe e zbatova porosinë. Pas pak më mori Mihallaq Ziçishti në telefon dhe më pyeti a je gati. Unë i thashë po, jam gati. Pak më vonë, Mihallaqi erdhi me një gaz 7- vendësh. Në gaz Mihallaqi kishte marrë Teme Sejkon e Tahir Demin. E shoqëronte edhe Nevzat Haznedari. I morëm Temen e Tahirin dhe i futëm në dy dhoma të veçanta në katin e dytë të burgut të vjetër, të përgatitur që më parë me krevat me susta, batanije, dyshek e çarçafë. Aty Teme Sejko e Tahir Demi janë mbajtur rreth një muaj. Nevzat Haznedari vazhdimisht u binte si Temes dhe Tahirit letër për të shkruar dhe u merrte ato që ata shkruanin. Se ku i çonte këto letra Nevzati, nuk e di. Bashkë me mua bënin shërbim edhe tre oficerë të tjerë, Qemal Xhaferri, Luto Beqiri dhe Islam Gjondeda. Të katërt ne rrinim në dy dhoma në katin e parë dhe bënim roje me radhë. Tahiri me Temen aty hanin ushqim, për nevoja personale i binin derës që ne ua mbyllnim nga jashtë me çelës, u jepnim brisk e makinë dhe rruheshin vetë. Më kujtohet se rreth 10 ditë pasi kishim shkuar te burgu i vjetër, më mori në telefon Kadri Hazbiu rreth orës 1:00 pas mesit të natës dhe më tha: “Jam Kadri Hazbiu, dil e më prit se do të vij aty”. Dola aty te oborri i burgut dhe pa kaluar as pesë minuta, Kadri Hazbiu erdhi vetëm. Pasi më takoi, më pyeti se ku rri Teme Sejko. Unë i thashë në një dhomë në katin e dytë. Më shoqëro deri te dhoma, tha Kadriu. Të dy u ngjitëm në katin e dytë. I hapa derën e dhomës ku rrinte Teme Sejkoja. Temja u ngrit nga krevati dhe qëndroi në këmbë. Kadriu më vështroi, për të më lënë të kuptoja që të largohesha. Dola jashtë duke tërhequr pas vetes derën dhe qëndrova në mes të shkallëve. Kadriu qëndroi brenda me Temen rreth një orë dhe pastaj doli. Unë u ngjita dhe mbylla derën e dhomës së Temes me çelës. Kadriu zbriti e doli jashtë në oborr e pas tij dola edhe unë. Atje më hodhi dorën në sup e më tha: “Ki kujdes se partia thotë që këta armiq janë në duar të sigurta”. Unë i thashë, mos ki merak shoku ministër. Se çfarë bisedoi me Temen, nuk di asgjë. Pas këtyre fjalëve që shkëmbyem bashkë, Kadriu u largua. Pasi i mbajtëm te burgu i vjetër një muaj, një natë pas mesit të natës, vjen aty Mihallaq Ziçishti së bashku me Nevzat Haznedarin, i cili në atë kohë ishte kryetar i Degës së Hetuesisë. U hapa derën, u futëm të tre bashkë brenda në dhomën ku mbanim Teme Sejkon dhe Mihallaqi me Nevzatin i hodhi Temes hekurat në këmbë e duar. Aty qëndruam deri në mëngjes. Në mëngjes herët i zgjidhëm këmbët Temes, e mbështollëm me një batanije dhe e hipëm në një gaz 7-vendësh. Tahir Demin e lamë aty në vend. Me shërbim si roje mbeti Luto Beqiri. Pas kësaj, në gazin 7-vendësh hipa unë, Nevzati, Islam Gjondeda dhe Qemal Xhaferri. Shofer ishte një kushëri i Mihallaq Ziçishtit, oficer, emrin nuk ia kujtoj, di që ka vdekur. Mihallaq Ziçishti ishte me makinën e tij dhe u nis para nesh. U nisëm edhe ne në drejtim të Vorës. Makinën tonë e drejtonte Nevzati, i cili duhet të kishte biseduar me Mihallaqin, se e dinte ku po shkonim, por neve nuk na tha asgjë. Rrugës, Mihallaqin nuk e pamë. Kur shkuam në Maminas, qëndruam në mes të vreshtit ku është një shtëpi e vetme që quhet pallati i beut. Aty e zbritëm Temen. Sa zbritëm ne, erdhi edhe Mihallaqi me makinën e tij. Me të ishte edhe Rexhep Kolli. E futëm Temen në një dhomë. Pas kësaj, Mihallaqi dërgoi Qemal Xhaferrin për të prerë 20 shkopinj shkoze. Pasi i pruri shkopinjtë, vetë Mihallaqi në prezencë të Rexhepit e Nevzatit, filloi ta rrihte Temen me shkop. E godiste Temen me shkop, që ishte sa tre gishta i trashë, në gjithë pjesët e trupit, përfshi edhe kokën, me gjithë forcën sa thyheshin shkopinjtë. Si lodhej Mihallaqi, vazhdonte Rexhepi e pastaj Nevzati. Kjo vazhdoi gjithë ditën deri në mbrëmje sa hyri dielli. Temja nga të rrahurit gati kishte mbaruar, sa merrte frymë. Nga gjithë pjesët e trupit që i ishin nxirë e çarë, në fytyrë, kokë, brinjë, kofshë, këmbë, i dilte gjak. Pra, ishte në një gjendje të tillë që ai nuk mund të shpëtonte. Kur ai nuk ndiente më asgjë, erdhi Kadri Hazbiu. Unë gjatë gjithë ditës tërë ngjarjen e pashë me sytë e mi, sepse isha në korridor dhe dera e dhomës ku rrihnin Temen ishte e hapur dhe unë vetëm atë shikoja. Dy shokët e tjerë ishin caktuar larg si roje që mos të na afrohej njeri. Kur erdhi Kadriu, më dha dorën, më pyeti ç’kemi. Unë i thashë se Temja po vdes nga të rrahurit. Kadriu shkoi dhe u fut në dhomë, ku u takua me Mihallaq Ziçishtin, Rexhep Kollin dhe Nevzat Haznedarin. Ishte vetëm kur erdhi aty, ndërsa shoferi me shoqëruesin qëndruan te makina rreth 15 – 20 metra larg shtëpisë. Dua të shtoj se në atë shtëpi, në atë kohë nuk banonte asnjeri. Kadriu qëndroi rreth 5 minuta dhe u largua.

    Bota Sot

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ripërdhosja E Teme Sejkos

    Raporti i Moskës për gjyqin e Teme Sejkos

    Ndërsa ekzekutohej kundëradmirali shqiptar, Titoja ishte përgatitur për mbylljen e kufirit dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Fjalimi i Mehmet Shehut në Tropojë që kishte ndezur gjakrat në Moskë e Beograd. Në pjesën e dytë të informacionit të ambasadës sovjetike në Tiranë, zbulohet fakti se shefi i misionit turk në Tiranë nuk miratonte sulmet e Hoxhës ndaj Titos


    Nga Thanas Mustaqi

    Lufta e vitit 1999 për çlirimin e Kosovës, është projektuar nga Stalini, Titoja, Enveri dhe NATO-ja, thonë historianë të sotëm rusë. Ndoshta dhe për faktin se në korrik të vitit 1961 “te jugosllavët vihet re njëfarë evoluimi kundrejt Shqipërisë… Nuk përjashtohet mundësia që të gjitha këto të ndodhin nën trysninë e ndonjë fuqie të huaj”, kështu shkruhet në pjesën e dytë të dokumentit sekret diplomatik sovjetik që ka filluar të botojë “Investigim”-i. Sekretari i parë i përfaqësisë së Moskës në Shqipëri, Bespallov, që kryen dhe veprimtari spiunazhi, teksa i raporton shefit të sektorit të Evropës në MPJ të BS, por edhe Andropovit, i cili do të hipte pak më vonë në krye të KGB-së, ka nuhatur që Titon e kanë këshilluar amerikanët të mos presë marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë. Moska dëshironte ashpërsimin e masave të Beogradit ndaj Enver Hoxhës & Co, pasi kështu kishin thënë më parë vetë liderat e Federatës Jugosllave. Por Titoja nuk nxitonte, pavarësisht se shefi i Tiranës nuk linte asgjë pa bërë kundër mareshalit. Po ashtu në dokument zbulohet se “linja e ndjekur nga lidershipi shqiptar ndaj Jugosllavisë nuk gjen mbështetje si në diplomatët perëndimorë ashtu dhe në diplomatët e vendeve socialiste evropiane të akredituar në Tiranë”, deri dhe nga i ngarkuari me punë i Turqisë, Hasan Nurelgin.

    POZICIONI PRITËS I RPFJ

    Diplomati- agjent, Bespallov, është i shqetësuar se “me gjendjen që është krijuar në marrëdhëniet shqiptare-jugosllave, lidershipi i RPFJ-së është në pozicion pritës, madje, më tepër se kaq”. Kështu, para fillimit të procesit gjyqësor [ndaj “komplotit” të Teme Sejkos] diplomatët jugosllavë deklaronin se qeveria jugosllave, si reagim ndaj procesit gjyqësor… nuk përjashtonte mundësinë të ndalonte kalimin e avionëve që fluturonin dhe ktheheshin nga Shqipëria nëpër territorin e saj, të ndërpriste komunikimet telefonike, të mbyllte kufirin me Shqipërinë dhe në fund të priste marrëdhëniet diplomatike”. Por duke filluar nga muaji maj 1961, “pas procesit gjyqësor, nisën të hidhnin të tjera hamendje mbi perspektivat e zhvillimit të raporteve të Jugosllavisë me Shqipërinë”. Bespallovi është informuar nga se “i ngarkuari ad interim me punë i RPFJ-së, Zduiç, në bisedën me një diplomat polak, deklaroi se në të ardhmen në raportet me Shqipërinë qeveria e tij do të niset nga ecuria raporteve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik. Por nuk sqaroi se çfarë fshihej pas kësaj deklarate.”

    PO KJO ISHTE LOJË!

    Enveri ka luajtur teatër me gjyqin e montuar. Bespallovi informon se “në biseda me diplomatë të tjerë punonjësit e misionit jugosllav në Tiranë e shpjegojnë kështu ndryshimin e politikës së vet ndaj Shqipërisë: Qeveria jugosllave në fakt mendonte t’i priste marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, por gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor doli se “ai kishte karakter teatror”, se nuk pati akuzë konkrete kundër liderëve të Jugosllavisë. Për më tepër, pas përfundimit të këtij procesi, shqiptarët nuk i drejtuan notë-proteste Jugosllavisë, siç bënin pas çdo procesi të mëparshëm”. Sovjetikët janë të zhgënjyer nga fakti se “gjoja disa vende socialiste u paskëshin rekomanduar jugosllavëve të mos i ndërprisnin raportet diplomatike me RPSH-në, sepse kjo gjë mund të shfrytëzohet nga qeveri armiqësore perëndimore”. Për Bespallovin prandaj “kohët e fundit, te jugosllavët vihet re njëfarë evoluimi kundrejt Shqipërisë, ndonëse [ky evoluim] nuk është përvijuar qartë. Nuk përjashtohet mundësia që të gjitha këto të ndodhin nën trysninë e ndonjë fuqie të huaj. Ambasada po ndjek me vëmendje zhvillimin e raporteve shqiptare- jugosllave”.

    NËNA QË KA LINDUR EDHE SHQIPTARËT E KOSOVËS, MALIT TË ZI DHE MAQEDONISË

    Enver Hoxha harron internacionalizmin, udhëheqësit shqiptar kanë horizontin të ngushtë tejet nacionalist, sedër të sëmurë, armiqësi ndaj Titos dhe udhëheqësve të tjerë jugosllavë, këto janë akuzat sovjetike nga Tirana. Për Bespallovin, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu “nuk mund t’ua falin jugosllavëve kurrsesi për pohimet që kanë bërë se komunistët jugosllavë ndihmuan shqiptarët për të krijuar Partinë Komuniste. Duke dashur të përligjin politikën e tyre armiqësore kundër Jugosllavinë, udhëheqja shqiptare akuzon vazhdimisht udhëheqësit e Jugosllavisë se ajo terrorizon shqiptarët që jetojnë në Kosovë e Metohi. Në aktivin ekonomik të partisë të rrethit të Tropojës, në tetor të vitit 1958, Mehmet Shehu deklaroi se po të mos ngrinim zërin në mbrojtje të vëllezërve tanë shqiptarë që jetojnë në Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoni, do të tradhtonim popullin dhe atdheun tonë, do të tradhtonim marksizëm-leninizmin. Po ashtu Shehu tha se nuk jemi shovinistë, nuk kërkojmë sot bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por nëna që na ka lindur, ka lindur edhe shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe ne jemi marksistë”, thuhet në dokument .

    “COCTAIL DIPLOMATIQUE”

    I ngarkuarin me punë i Turqisë, Hasan Nurelgin, shprehu habinë për akuzat, fyerjet dhe sulmet e pandërprera armiqësore të shqiptarëve kundër jugosllavëve. Informacioni i Bespallovit hedh dritë dhe për intrigat sovjetike në qarqet diplomatike lindore-perëndimore. “Linja e ndjekur nga lidershipi shqiptar ndaj Jugosllavisë nuk gjen mbështetje si në diplomatët perëndimorë ashtu dhe në diplomatët e vendeve socialiste evropiane të akredituar në Tiranë. Kur ra fjala mbi raportet shqiptare-jugosllave, gjatë një bisede të këshilltarit të ambasadës sonë Krekotenj me të ngarkuarin me punë të Turqisë, Hasan Nurelgin, [ky i fundit] shprehu habinë për akuzat, fyerjet dhe sulmet e pandërprera armiqësore të udhëheqjes dhe shtypit shqiptar në adresë të qeverisë jugosllave, duke vënë në dukje me këtë rast se në këta 22 muaj që është në Shqipëri, nuk ka parë ndonjë rast konkret se si jugosllavët paskan kërcënuar shqiptarët, ndërkohë që shqiptarët nuk i pushuan akuzat kundër Jugosllavisë. Po kështu kanë folur diplomatë francezë, italianë dhe arabë, ambasadorët e Rumanisë dhe Bullgarisë, i ngarkuari i përkohshëm me punë i Polonisë etj”.

    Investigim

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ripërdhosja E Teme Sejkos

    "Si u strukturua 'Grupi Çam', Teme Sejko drejtues

    Gjyqet e komunizmit, "Dështimi i radhës"

    Më 15 maj të vitit 1961 në Tiranë, në kinoteatrin "Brigada", filloi procesi i hapur gjyqësor kundër grupit të ashtuquajtur "Grupi i çamëve" apo i Teme Sejkos. Ata akuzoheshin për krime kundra shtetit me qëllim përmbysjen e pushtetit popullor në bashkëpunim me agjenturat e huaja, sidomos flotës së 6-të ushtarako-detare të SHBA-së. Në bankën e të akuzuarve ishin: Teme Sejko, Tahir Demi, Avdul Resuli, Ali Xhelo, Hajri Mane, Sami Murati, Nasho Gerxho, Jonuz Purizo, Adem Osmani dhe Asllan Veliu, ku me përjashtim të Nasho Gerxhos, (minoritar) të gjithë ishin çam. Ky grup u gjykua nga Kolegji i Posaçëm i Gjykatës së Lartë të RPSH-së, i caktuar me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në krye të trupit gjykues ishin Kryetari i Gjykatës së Lartë, Shuaip Panariti, anëtarë: Gjeneral-major Muharrem Kokomani, kolonel Sotir Spiro, kolonel Bejto Isufi, nënkolonel Hilmi Telegrafi dhe me pjesëmarrjen e sekretarit të seancës gjyqësore Murat Deliallisi. Akuzën shtetërore e mbajti Prokurori i Përgjithshëm, Aranit Çela. Libri "Dështimi i radhës", botuar në rusisht në vitin 1961, është risjellë në shqip nga shtëpia botuese "Vllamasi", përkthyer nga origjinali prej Vladimir Bregut. "Gazeta Shqiptare" do të botojë pjesët më interesante të këtij gjyqi, ku pjesa më e madhe e të pandehurve u dënuan me vdekje e të tjerët me burg jo më pak se 20 vjet. Vlen të theksohet se këto janë dëshmitë origjinale në gjyq, por normalisht të bëra pas afro një vit hetuesi, pasi grupi u kap në korrik të vitit 1960 dhe procesi nisi më 15 maj 1961..., deklarata që bëheshin nën presionin e dhunës e torturave nga më të ndryshmet. Formalisht, të pandehurit kishin dhe avokat mbrojtës në gjyqin që zgjati 8 ditë. Detyrat e tyre sipas variantit të prokurorit ishin: 1) Mbledhja dhe dorëzimi tek agjenturat e shteteve të huaja të informatave ushtarake, ekonomike ose informatave të tjera që përbëjnë sekret shtetëror; 2) Zhvillimin e propagandës dhe agjitacionit sistematik kundër Pushtetit Popullor dhe kundër udhëheqjes së partisë dhe 3) Përgatitjen e kryengritjes së armatosur për rrëzimin e Pushtetit Popullor, realizimi i së cilës do të mbështetej kryesisht në ndërhyrjen e armatosur të monarko-fashistëve grekë, revizionistëve jugosllavë dhe Flotës së 6-të amerikane. Për të pasur një panoramë më të qartë të ngjarjes po paraqesim biografinë e shkurtër të gjithsecilit. Teme Sejko, u lind më 1922 në Konispol, banues në Tiranë, i martuar me dy fëmijë. Pjesë e lëvizjes partizane në çetën "Çamëria" e më pas në Brigadën e Parë, duke kryer disa detyra të rëndësishme si komisar batalioni e anëtar i seksionit politik të Brigadës. Në 10 dhjetor 1944, ai emërohet shef i Seksionit të Mbrojtjes në Drejtorinë e Mbrojtjes Popullore me gradën major. Në atë kohë që mori gradën e majorit, Teme Sejko ishte vetëm 23 vjeç dhe zotëronte gjuhët italisht, frëngjisht, greqisht e rusisht. Në prillin e vitit 1945 ai u caktua për të shkuar me studime në Bashkimin Sovjetik dhe atje u regjistrua në Akademinë Ushtarake "Frunze" të cilën e përfundoi me rezultate shumë të larta. Ai pati detyra të larta në ushtri dhe në moshën 33-vjeçare gradohet jashtë radhe Kolonel. Pas kësaj ai dërgohet përsëri në Bashkimin Sovjetik për të ndjekur studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura "Vorishllov" në fakultetin e posaçëm në Moskë. Pas diplomimit në atë akademi, Temja kthehet në Shqipëri dhe emërohet Komandant i Flotës Luftarake-Detare dhe gradohet Kundëradmiral duke u zgjedhur edhe deputet në Kuvendin Popullor deri në vitin 1960, kur u arrestua. 2) Tahir Demi, lindur më 1914 në Filat të Çamërisë, banues në Elbasan, pjesë e një familjeje të pasur fshatare, me arsim të lartë, i martuar, me dy fëmijë, nëpunës dhe ish-kryetar i Komitetit ekzekutiv në rajonin e Elbasanit, me gradën ushtarake major në rezervë, i dekoruar me 6 urdhra e medalje 3) Avdul Dalle, 1911, lindur në Konispol, banues në Tiranë, i martuar me katër fëmijë, nëpunës, me arsim shtatëvjeçar, i dekoruar me 9 urdhra e medalje, ka gradën ushtarake nënkolonel në rezervë. 4) Ali Arapi, 1922, lindur dhe banues në Konispol, i martuar me katër fëmijë, nëpunës, ish-zëvendës kryetar i kooperativës bujqësore, me arsim fillor, i dekoruar me 3 urdhra e medalje. 5) Hajri Mane, 1915, lindur dhe banues në Konispol, i martuar me pesë fëmijë, ish-nëpunës, ka gradën e kapitenit në rezervë, i dekoruar me 8 urdhra e medalje. 6) Sami Murati, 1914, lindur në Spatra të Filatit në Greqi, banues në Tiranë, i martuar me një fëmijë, me arsim të lartë, ka gradën e togerit në rezervë, i dekoruar me 6 urdhra e medalje. 7) Nasho Gerxho, 1920, lindur në Mexhidije (Greqi), banues në Vrinë (Sarandë), i martuar me pesë fëmijë, çoban pranë ndërmarrjes blegtorale të Vrinës, me arsim 3 klasë fillore. 8) Jonuz Purizo, 1890, lindur dhe banues në fshatin Vervë të Konispolit, i martuar, bujk, me arsim 3 klasë fillore, i dekoruar me tre urdhra e medalje. 9) Adem Kalo, 1908, lindur në Koskë të Greqisë, banues në Konispol, i martuar, me 3 fëmijë, bujk, anëtar i kooperativës, çoban, i dekoruar me tre urdhra e medalje. 10) Asllan Veliu, 1920, lindur në Konispol, banues në Elbasan, i martuar me dy fëmijë, nëpunës, i dekoruar me dy medalje, me arsim shtatëvjeçar. Rezarta Delisula

    Nga i pandehuri, Teme Sejko është vënë në shërbim të zbulimit grek dhe amerikan në vitin 1947, Avdul Resuli në vitin 1932 dhe Tahir Demi në vitin 1951. Duke shfrytëzuar postet e rëndësishme që kanë pasur në aparatin shtetëror, kanë furnizuar zbulimet e huaja me informata që përbëjnë sekret shtetëror. Në zbatim të detyrave të marra nga këto zbulime, i pandehuri Teme Sejko ka rekrutuar të pandehurit Tahir Demi dhe Hajri Mane, si dhe Nevruz Bejlerin, i pandehuri Tahir Demi ka rekrutuar Haxhi Bilalin, Shaban Ademin, Osman Eminin, Lutfi Sejkon, Zalo Goxhain dhe të pandehurin Asllan Veliu, ndërsa i pandehuri Avdul Resuli ka rekrutuar të pandehurin Sami Murati. Të pandehurit Teme Sejko dhe Tahir Demi kanë bërë takime të vazhdueshme me kuadrot e zbulimit amerikan, grek dhe jugosllav, siç janë tradhtarët Panajot Plaku dhe Haki Rushiti, si dhe me diversantë të tjerë, nëpërmjet të cilëve kanë marrë udhëzimet e zbulimeve të lartpërmendura për organizimin e kryengritjes së armatosur, kanë dhënë raporte në lidhje me veprimtarinë e organizatës, si dhe informata me karakter sekret shtetëror. Për të gjitha këto i pandehuri Avdul Resuli është vënë në dijeni rregullisht dhe i ka aprovuar.
    Gjithashtu, të pandehurit Teme Sejko, Tahir Demi dhe Avdul Resuli, së bashku me Taho Sejkon, kanë bërë mbledhje të ndryshme, në të cilat, përveç të tjerave është shtruar puna për përgatitjen e kryengritjes së armatosur. Të pandehurit Teme Sejko, Tahir Demi dhe Avdul Resuli kanë punuar për realizimin e qëllimit kryesor të organizatës së tyre, që ishte rrëzimi i pushtetit popullor dhe nënshtrimi i popullit shqiptar shteteve të huaja, duke përgatitur plane për mënyrën e realizimit të kryengritjes së armatosur dhe baza për bandat e diversantëve që do të vinin nga jashtë. Për këto qëllime, të pandehurit kanë zhvilluar aktivitet propagandistik kundër pushtetit popullor. I pandehuri Ali Xhelo, në vitin 1949, me anën e agjentit Izet Osmani, rekrutohet dhe vihet në shërbim të zbulimit grek. Më vonë caktohet si rezident i agjenturës greke dhe amerikane në zonën e Konispolit. Ka mbajtur lidhje dhe ka rekrutuar persona të ndryshëm. Ka marrë pjesë aktive në organizatën armiqësore, duke drejtuar edhe grupin e Konispolit. Pas vitit 1955 ka kryer detyrat e ndërlidhësit të anëtarëve të qendrës drejtuese të organizatës me zbulimet e huaja, duke dërguar informacione në Greqi dhe duke marrë udhëzime. Në mars të vitit 1957, në dhjetor të vitit 1959 dhe në shkurt të vitit 1960, i pandehuri Ali Xhelo është takuar me diversantin Izet Osmani, të cilit i ka dhënë informata të ndryshme, si dhe ka marrë udhëzime. I pandehuri Hajri Mane: Si pjesëtar i organizatës armiqësore. Nga viti 1951 - 1955, i pandehuri Hajri Mane ka kryer detyrat e ndërlidhësit midis të pandehurit Teme Sejko dhe kuadrove të zbulimit grek, duke çuar raporte informative në Greqi dhe duke marrë prej tyre udhëzime për organizatën, anëtar i së cilës ai ishte. Në prill të vitit 1955, i pandehuri Hajri Mane ka marrë pjesë në takimin që është bërë ndërmjet të pandehurit Teme Sejko dhe kuadrit të zbulimit grek dhe amerikan Haki Rushiti, ku përveç të tjerave u bisedua edhe në lidhje me kombinacionin e arratisjes së Izet Osmanit. I pandehuri Hajri Mane është takuar në vitin 1959 me diversantin Izet Osmani, të cilit i ka dhënë informata të ndryshme. Si anëtar i grupit armiqësor, i pandehuri Sami Murati, qysh pas çlirimit të Shqipërisë ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Në vitin 1954 është rekrutuar si agjent në shërbim të zbulimit grek dhe amerikan nga i pandehuri Avdul Resuli. Ka grumbulluar dhe u ka dhënë informata zbulimeve të huaja. Me krijimin e organizatës armiqësore është bërë anëtar i saj, ka marrë dijeni mbi ardhjen e diversantëve në Shqipëri, si të Izet Osmanit dhe Haki Rushitit, ka aprovuar planin e kryengritjes së armatosur. I pandehuri Nasho Gerxho, ka filluar aktivitetin e tij armiqësor duke zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor qysh në vitin 1949. Në vitin 1950 është rekrutuar si agjent i zbulimit grek nga diversanti Spiro Xharkalliu. Ka grumbulluar dhe u ka dorëzuar zbulimeve të huaja informata me karakter sekret shtetëror. Në vitin 1954, i udhëzuar nga zbulimi grek, ka rënë në kontakt me agjentë të tjerë të këtij zbulimi, si Nikolla Goxhin, Nikolla Bashon, Jorgji Cukalin, Rako Shoren, Jorgji Doden dhe të tjerë dhe, së bashku, kanë krijuar një grup agjenturor në shërbim të zbulimit grek. Ka pasur takime me bandën e diversantëve të kryesuar nga Nikolla Plasoti dhe ka ndihmuar në realizimin e detyrave të saj. I pandehuri Nasho Gerxho, nëpërmjet zbulimit grek, është vënë në dijeni të ekzistencës së kësaj organizate armiqësore dhe duke kryer detyrat e ndërlidhësit, është aktivizuar në favor të saj. Në muajin korrik 1959 ka shoqëruar diversantin Izet Osmani në Elbasan, me rastin që ky i fundit ka marrë kontakt me të pandehurin Tahir Demi. I pandehuri Jonuz Purizo, është vënë në shërbim të zbulimit grek nëpërmjet Izet Osmanit qysh para vitit 1950. Prej kësaj kohe dhe deri në vitin 1954, i pandehuri Jonuz Purizo, nëpërmjet Izet Osmanit ka furnizuar zbulimin grek me informata të ndryshme. Ka qenë pjesëtar i organizatës armiqësore, ka aprovuar qëllimin kryesor të saj - kryengritjen e armatosur. Pas krijimit të organizatës armiqësore, deri në vitin 1959, për shumë herë rresht i pandehuri Jonuz Purizo ka kryer rolin e ndërlidhësit midis qendrës drejtuese të kësaj organizate dhe zbulimeve të huaja, duke marrë kontakt me Haki Rushitin dhe kuadro të tjera të këtyre zbulimeve. Gjatë viteve 1956 - 1960 ka strehuar dhe shoqëruar Haki Rushitin dhe diversantë të tjerë, ka kryer porositë e dhëna nga ata, ka organizuar takimet e tyre me kuadro drejtuese të kësaj organizate, si me Teme Sejkon dhe Tahir Demin. I pandehuri Adem Osmani është rekrutuar agjent në shërbim të zbulimit grek në vitin 1953 nga i vëllai i tij, Izet Osmani. Gjatë viteve 1954 dhe 1955, i pandehuri Adem Osmani ka kryer detyrën e ndërlidhësit midis qendrës drejtuese të organizatës armiqësore, pjesëtar i së cilës ka qenë, dhe zbulimeve të huaja, duke shkuar për disa herë rresht në Greqi së bashku me të pandehurin Hajri Mane, ku është takuar me Haki Rushitin dhe me të tjerë. I pandehuri Adem Osmani deri në vitin 1960 ka strehuar dhe ndihmuar në mënyra të ndryshme kuadrin e zbulimit grek dhe amerikan Haki Rushitin, si dhe diversantë të tjerë. I pandehuri Asllan Veliu është rekrutuar në shërbim të zbulimit grek dhe amerikan nga i pandehuri Tahir Demi në vitin 1956. Ka grumbulluar dhe i ka dorëzuar të pandehurit Tahir Demi informata të ndryshme për zbulimet e huaja. Ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit armiqësor të grupit të Elbasanit dhe ka treguar aktivitet të ndryshëm. Të pandehurit Teme Sejko, Tahir Demi, Avdul Resuli, Ali Xhelo, Hajri Mane, Sami Murati, Nasho Gerxho, Jonuz Purizo, Adem Osmani dhe Asllan Veliu në lidhje me akuzën që iu paraqitet, pranuan plotësisht fajësinë e tyre. Fajësia e të pandehurve, përveç pohimeve të tyre, provohet me atribuimet që i bëjnë njëri-tjetrit, si dhe me thëniet e Skënder Bariut, Ilia Gjyzelit, Nikolla Bashos, Taho Sejkos, Kosta Filit, Vangjel Zahos, Kostandin Petro Vasos, Nuredin Nurçes, Myzejen Osmanit, Ildisha Osmanit dhe Arqile Iliadhit, të pyetur në hetuesi me cilësinë e dëshmitarit.

    Demi: Biseda me Teme Sejkon në shtëpinë e Izet Osmanit

    PYETJA E TË PANDEHURIT TAHIR DEMI KRYETARI: - Çfarë do na thoni lidhur me akuzën e paraqitur?
    I PANDEHURI: - Unë e lexova akt-akuzën dhe jam plotësisht dakord me të. Veprimtarinë time të drejtuar kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, unë e fillova që në vitin 1951. Pikërisht në këtë kohë u rekrutova nga Teme Sejko në shërbim të zbulimit grek. Unë u rekrutova në rrethanat e mëposhtme: Së pari, në të kaluarën, në kohën e Luftës Nacional-Çlirimtare, nga ana ime ishin shfaqur disa lëkundje të cilat nuk i pasqyrova në biografinë time. Të nxitur nga tendenca krahinore, unë dhe disa persona të tjerë në rajonin e Konispolit nuk e konsideronim të drejtë kritikën që i ishte bërë Haki Rushitit. Unë nuk konsideroja të drejtë dhe faktin që te ne dërguan përfaqësues nga komiteti i qarkut. Ne donim që e gjithë puna t'u besohej kuadrove nga rajoni i Konispolit. Haki Rushiti ishte i lidhur me miqësi të vjetër me Taho Sejkon, Avdul Resulin dhe Teme Sejkon. Me këtë grup u bashkova dhe unë. Por, më vonë Haki Rushiti iku nga radhët tona dhe kaloi në radhët e armikut. Së dyti, unë, duke qenë i lidhur shumë ngushtë me lidhje miqësie me këta shokë, si në kohën e luftës ashtu dhe pas çlirimit, në veçanti me Taho Sejkon, me Avdul Resulin dhe Teme Sejkon, herë pas herë u shprehja atyre pakënaqësinë time lidhur me partinë dhe pushtetin popullor. Këtë pakënaqësi në mënyrë të veçantë e shpreha hapur kur isha në Sarandë.
    KRYETARI: - Ju i pandehur thatë se ishit të pakënaqur lidhur me Haki Rushitin. Na thoni, pasi Haki Rushiti u shkëput nga lëvizja nacionalçlirimtare, tradhtoi dhe kaloi në radhët e "Ballit Kombëtar", mbajtët lidhje me të?
    I PANDEHURI: - Në mënyrë të tërthortë, ne mbajtëm lidhje më të, sepse e konsideronim të padrejtë masën e marrë ndaj tij, dhe ikjen e tij nga batalioni e konsideronim të ligjshme. Ne e konsideronim të padrejtë pozicionin e zënë ndaj Hakiut dhe nuk ishim dakord me masat e marra kundër tij. Ne vazhdonim në mënyrë të tërthortë të mbanim lidhjet tona me të, i jepnim atij të dhëna për gjendjen e lëvizjes në rajonin e Konispolit në përgjithësi, për lëvizjen e çetave partizane dhe se çfarë flitej lidhur me ikjen e tij e të tjera.
    KRYETARI: - U thirr ndonjëherë Haki Rushiti në komandë përpara ikjes?
    I PANDEHURI: - Po, ai u thirr njëherë në shtabin e zonës së parë operative, në lidhje me gabimet e lejuara prej tij dhe me shfaqjen nga ana e tij të arrogancës. Ai nuk ishte dakord me vendimet e komitetit qarkor të partisë, nuk njihte përfaqësuesit e komitetit qarkor dhe lidhur me këtë ai u paralajmërua se më parë duhej të kryente detyrat dhe udhëzimet e komitetit qarkor dhe shtabit të zonës operative dhe të udhëhiqte siç duhet batalionin. Pasi u kthye në batalion, Haki Rushiti filloi të deformojë fjalët që i ishin thënë atij. Ai tha se atë gati sa nuk e zhdukën fare dhe në të njëjtën kohë përhapi fjalë se gjoja në rajonin e veprimeve shtabi ka përgatitur ndëshkime dhe për persona të tjerë. Faktikisht, me kthimin nga shtabi i zonës operative ai nuk realizoi asnjë nga premtimet e dhëna, e braktisi batalionin, pastaj për disa kohë ishte në fshatin Malçan (rajonin Theollogos) dhe që aty u hodh në fshatin Markat. Ai qëndroi aty gjoja në pritje të përfaqësuesit të Këshillit të përgjithshëm nacional-çlirimtar, i cili mbërriti aty në fund të vitit 1943. Vetëm në dukje Hakiu e quajti veten fajtor për disa probleme, por në përfundim, duke qenë se ai vendosi të shkojë në rru-gën e tradhtisë, asgjë nuk bëri që të ndreqë gabimet e tij dhe disa ditë më vonë, në fillim të janarit të vitit 1944, iku në Greqi duke u bashkuar me forcat që luftonin kundër lëvizjes partizane.
    KRYETARI: - Po ju i pandehur, çfarë pozicioni mbajtët?
    I PANDEHURI: - Në këtë rast pozicioni im ishte i lëkundshëm, unë nuk e demaskova tradhtinë e tij dhe aq më shumë, në thelb, e justifikova ikjen e Haki Rushitit.
    KRYETARI: - Çfarë lidhjesh të tjera mbajtët gjatë kësaj periudhe me Haki Rushitin?
    I PANDEHURI: - Ne përpiluam dhe i dërguam atij disa të dhëna. Duke shfrytëzuar faktin se sekretar i organizatës së partisë ishte Sami Murati, ne i dërgonim atij të dhëna për lëvizjen e batalionit, për zbulimin e vetë Haki Rushitit dhe të tjera të këtij lloji. Këto të dhëna ne i dërgonim nëpërmjet Jonuz Purizos.
    KRYETARI: - Ju njiheshit me të pandehurin Teme Sejko?
    I PANDEHURI: - Unë njihem me të që nga koha kur mësonim bashkë në të njëjtën shkollë. Në kohën e lëvizjes nacionalçlirimtare ne punuam së bashku deri në qershor të vitit 1943, kur ai shkoi në brigadën e parë. Në këtë kohë, unë qëndrova në batalionin "Çamëria", ndërsa Teme Sejko shkoi në brigadën e parë. Pas çlirimit të vendit, ne periodikisht takoheshim, por takimet tona u bënë sistematike pasi unë u caktova kryetar i komitetit ekzekutiv të rajonit të Sarandës, ndërsa Temja punonte në ushtri.
    KRYETARI: - Përse ju duheshin këto takime, për çfarë bisedonit?
    I PANDEHURI: - Bisedonim për pakënaqësitë. Unë personalisht nuk shkoja mirë me sekretarin e komitetit të partisë së rajonit. Për këtë i tregova Teme Sejkos. Unë i tregova atij edhe të dhëna sekrete që kishin të bënin me punën tonë. I tregova atij për gjendjen politike në rajonin tonë, për tentativat për arratisje, për vendimet e partisë, bisedova me të për problemet lidhur me kuadrin dhe të tjera.
    KRYETARI: - Ju thatë se ishit të pakënaqur. Për çfarë?
    I PANDEHURI: - Unë mendoja se sekretari i partisë së rajonit sillej keq me mua. Në gusht të vitit 1951, unë nuk u zgjodha në përbërje të plenumit të komitetit të partisë. Këtë e shikoja si shfaqje mosbesimi ndaj meje. Ky ishte shkaku i lëkundjeve të mia dhe më ngjalli ndjenjën e pakënaqësisë.
    KRYETARI: - Kujt tjetër i keni shprehur pakënaqësitë?
    I PANDEHURI: - Bisedova me Taho Sejkon, Avdul Resulin dhe Sami Muratin. Bisedova me të për faktin se unë nuk u zgjodha anëtar i plenumit të komitetit të partisë, i tregova atij për ato dyshime që ishin ndaj meje lidhur me faktin se në vitin 1940, unë bashkë me disa pjesëtarë nga Çamëria morëm pjesë në luftën italo-greke. Unë i thashë Temes për këtë, ndërsa ai më tha se tani si duket filluan të shqyrtojnë llogaritë e vjetra.
    KRYETARI: - Si iu rekrutoi Teme Sejko? Përse?
    I PANDEHURI: - Në tetor të vitit 1951, unë me Teme Sejkon ishim në Konispol në shtëpinë e Izet Osmanit. Këtu biseduam me të për pakënaqësitë tona, për lëkundjet e mia në kohën e luftës. Unë thashë se vazhdimisht i jepja Teme Sejkos të dhëna për situatën në rajonin tonë, të dhëna të karakterit politik dhe ekonomik, si dhe për probleme të tjera. Këto të dhëna i jepeshin Haki Rushitit nëpërmjet agjentit Izet Osmani, i cili në atë kohë ende ndodhej në Shqipëri. Në këtë mënyrë, faktikisht, për të gjitha këto ishte i informuar gjithashtu edhe Haki Rushiti. Këtë ma tha më vonë dhe Teme Sejko duke shtuar se këto të dhëna paraqesin interes të madh për ne dhe se ne ato ia dërgojmë Haki Rushitit. Duke qenë përfundimisht i kompromentuar, mua nuk më mbeti zgjidhje tjetër dhe rashë dakord të bashkëpunoja me Teme Sejkon dhe të vihesha në shërbim të zbulimit grek.

    Gazeta Shqiptare
    27/8/2012

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ripërdhosja E Teme Sejkos

    Teme Sejko:Kryengritja e armatosur, detyra ime, të "pushtoja" Sazanin

    Kreu i "Grupit të Çamëe", Teme Sejko, gjatë pohimit të tij në gjyqin me dyer të mbyllura, jep skemën e pushtimit të vendit. Detyra kryesore e tij, ishte të "kapte" ishullin e Sazanit në momentin e ndërhyrjes së ushtrive të huaja. Teme Sejko dha deponimin e tij për informacionet që i jepte grekëve për flotën detare, takimet me Panajot Plakun dhe sherri me Tahir Demin për mënyrën e dhënies të informacioneve.
    KRYETARI: - Për çfarë biseduat me Haki Rushitin në këtë takim?
    I PANDEHURI: - Kryesisht për detyrat që dilnin për organizimin e ndërlidhjes pas arratisjes së Izet Osmanit dhe transferimit të Nevruz Bejlerit me punë në rajonin e Korçës. Problemi i dytë kishte të bënte me Panajot Plakun. Në bisedë me Hakiun u vendos që pas arratisjes së Izetit, personi përgjegjës për punën në Konispol, domethënë për problemin e mbajtjeve të lidhjeve, duhej të ishte Aliu, ndërsa ndihmës - Adem Osmani, vetë Izet Osmani, që ndodhej matanë kufirit, dhe të tjerë shokë që jetonin në Konispol: Jonuz Purizo, Haxhi Bilali dhe të tjerë. Ky ishte kanali i parë i ndërlidhjes në rajonin e Konispolit. Kanali i dytë duhej të krijohej, siç biseduam atje me Hakiun, - nëpërmjet Nevruzit dhe andej do të kalonte Izet Osmani për depërtimin në thellësi të vendit. Për detyrat që kisha unë deri atëherë, ne biseduam me Hakiun. Ndërlidhja, të cilën unë e mbaja me Hakiun dhe padronët e Hakiut, tani duhej të kalonte në duart e Tahir Demit, domethënë ky i fundit duhej të futej në lidhje dhe me Nevruzin dhe me Ali Xhelon. Ndihmës i Tahir Demit duhej të ishte Shaban Ademi. Në këtë bisedë me Hakiun ne prekëm problemin për nevojën e sigurimit të shtëpisë në rajonin e Elbasanit dhe të Durrësit, për të strehuar ata që do të vinin nga thellësia e vendit, domethënë fjala ishte për krijimin e bazave. Problemi i dytë i diskutuar këtu ishte çështja e Panajot Plakut. Me Hakiun bisedova për faktin se si u hapëm me Panajotin sipas letrës, çfarë kishim biseduar, për mënyrën e ndërlidhjes së Panajotit me Hakiun, ashtu sikurse edhe me të tjerët. Ne mendonim se nuk ishte aspak e përshtatshme që Panajoti të mbante lidhje vetëm me Ali Xhelon, dhe u vendos që ta njihnim Panajotin drejtpërdrejt me Tahon, Avdulin dhe Tahirin.
    KRYETARI: - U bë kjo, i pandehur?
    I PANDEHURI: - Po, u bë. Unë nuk mund të tregoj për këtë me saktësi, sepse kur u bë kjo njohje, unë nuk isha në Shqipëri.
    KRYETARI: - Ashtu si e ke marrë vesh pasi u ktheve?
    I PANDEHURI: - Me Taho Sejkon dhe Avdul Resulin, Panajoti takohej në Tiranë, ndërsa me Tahir Demin në Elbasan. Për zbatimin e detyrave ata rakorduan veprimet ndërmjet tyre, në veçanti Panajoti rakordoi veprimet e tij me Avdulin, Tahon dhe Tahirin në rastin e konferencës së partisë së Tiranës. Panajoti qëndronte dhe vepronte pas kurrizit të tyre. Pastaj Panajoti hyri në lidhje me zbulimin jugosllav nëpërmjet Haki Rushitit dhe me zbulimin grek nëpërmjet kanalit të ndërlidhjes që kishim ne; nëpërmjet këtyre kanaleve, u realizua arratisja e Panajot Plakut në Jugosllavi.
    KRYETARI: - I pandehur, ju thatë se i keni dhënë zbulimit grek informata të karakterit ushtarak. Na tregoni, çfarë informatash i keni dhënë?
    I PANDEHURI: - Në vitin 1952, mua m'u dha detyra e parë për t'i dhënë zbulimit grek informata ushtarake. Këtu hynin informatat për njësitë ushtarake, për vendosjen e tyre, komandantët, organizimin si dhe për strukturën organizative të ministrisë së Mbrojtjes popullore dhe të tjera. Në vitet 1953-1954, unë dhashë informacion me shkrim. Atyre u duheshin me shkrim, materiale komprometuese. Në vjeshtë të vitit 1953, unë dërgova raportin e parë. Raporti u dërgua me anë të kanalit tonë të ndërlidhjes, nëpërmjet Nevruz Bejlerit dhe Hajri Manes. Në raport flitej për krijimin e korpusit të ri, përbërjen e tij, vendndodhjen e njësive dhe për komandantët e tyre, në të flitej gjithashtu për njësitë e varura prej tij dhe për vendndodhjen e tyre. Po në këtë raport unë dhashë gjithashtu informata për njësi të veçanta, që nuk hynin në përbërje të korpusit dhe që vareshin drejtpërdrejt nga ministria e Mbrojtjes. Saktësisht nuk e mbaj mend, sepse që atëherë kanë kaluar shumë kohë, por këto informata janë shënuar në dy raporte. Gjithashtu dhashë informata për lëvizjen e njësive ushtarake dhe vendndodhjen e tyre.
    KRYETARI: - Po pas kësaj, i pandehur, ju keni dhënë më informata?
    I PANDEHURI: - Edhe pas kësaj unë kam dhënë informacione. Për shembull, me rastin e shkrirjes së korpusit dhe shkurtimit të forcave tona të armatosura me 9.000 vetë. Në këtë raport unë dhashë informata dhe për përbërjen e njësive të aviacionit.
    KRYETARI: - Po më vonë, i pandehur, dhatë informata të karakterit ushtarak?
    I PANDEHURI: - Po, kam dhënë. Në maj të vitit 1958 kisha takim me Haki Rushitin. Në kohën e këtij takimi, i dhashë atij informata për gjendjen në flotën ushtarako-detare; për anijet dhe bazat e tyre e të tjera si këto. Në këtë rast bisedova me Hakiun për detyrat e mia të mëtejshme. Kjo detyrë u zgjidh përfundimisht në takimin tonë me Panajot Plakun, në muajin gusht. Unë atij, atëherë i dhashë informata për flotën dhe për anijet e reja. Panajoti kërkoi prej meje informata për llojet e anijeve dhe sasinë e tyre, për të dhënat e tyre teknike, vendet e dislokimit, për kuadrot, për kompletimin me oficerë dhe specialistë dhe në veçanti për portet, ankorimet, pajisjet e tyre, për mundësitë e remontit, rezervat e lëndës djegëse dhe armatimin. Pjesërisht unë e realizova detyrën dhe i dhashë këto informata në takimin e majit të vitit 1958 dhe në gusht të po atij viti; pastaj edhe në gusht dhe shtator të vitit 1959, në takimin me Panajotin dhe Hakiun, por kryesisht në kohën e takimit tonë në shtator të vitit 1959. Siç thashë, në vija të përgjithshme këto informata unë i dhashë gjatë kohës së takimit të zhvilluar në gusht të vitit 1959. Me Panajotin bisedova dhe për bazat e mëparshme, domethënë për ato informata që tashmë i kishin dhe zbulimet grek e jugosllav. Kryesisht kjo atyre u duhej lidhur me ndërhyrjen ushtarake që kishin ndërmend të bënin nga jashtë. Gjatë gjithë kësaj periudhe, kur i dhashë këto informata Hakiut dhe Panajotit, si dhe zbulimeve të huaja, për përmbajtjen e këtyre informatave unë bisedova me Tahon, Tahirin dhe Avdulin. Përveç të dhënave të grumbulluara prej meje, gjatë bisedave me ta ata më jepnin një sërë informatash të cilat unë nuk i shkruaja.
    KRYETARI: - Keni dhënë ju informata për tipat e anijeve?
    I PANDEHURI: - Kam dhënë informata për tipat e anijeve.
    KRYETARI: - Çfarë informatash keni dhënë për nëndetëset?
    I PANDEHURI: - Këto ishin informata të njohura prej tyre. Ata donin informata për tipat e nëndetëseve të mesme. Këtu natyrisht nuk ishte fjala vetëm për shfrytëzimin tim me cilësinë e spiunit të zakonshëm. Kështu e kuptova unë këtë. Ata sigurisht prisnin diçka më shumë prej meje.
    KRYETARI: - Dhatë ju informata për shkallën e përgatitjes luftarake të efektivit ushtar, nënoficer dhe oficer?
    I PANDEHURI: - Po, kam dhënë.
    KRYETARI: - Për depot e flotës dhatë ju informata?
    I PANDEHURI: - Po, dhashë.
    KRYETARI: - Po për daljen e flotës në det të hapur?
    I PANDEHURI: - Nuk u paraqit rast i për këtë. Për transmetimin e këtyre lloj informatave unë duhej të kisha mjete të shpejta ndërlidhjeje.
    KRYETARI: - Po për vendndodhjen e njësive të nëndetëseve dhe bazat e tyre?
    I PANDEHURI: - Gjatë kohës së takimit tim me Panajotin, në vitin 1959, unë i tregova atij për dy raste provokimi, të organizuara në fund të vitit 1958 dhe në fillim të vitit 1959 nga anijet e huaja, e pikërisht nga anijet jugosllave. Në një kohë të keqe ato u futën në ujërat e bazave tona në Pashaliman. Natyrisht, këto anije nuk u futën në ujërat tona për shkak të kohës së keqe, por me qëllime zbulimi. Rast tjetër ishte në vitin 1959, kur në ujërat tona u fut një nëndetëse e panjohur, të cilën e ndoqën forcat tona të Vlorës. Unë e ktheva vëmendjen e Panajotit nga fakti se këtë lloj veprimi e konsideroja të papërshtatshëm dhe i thashë atij se në qoftë se atyre u duhen informata, atëherë për këto mund të më drejtohen mua. Ai këtë e kundërshtoi dhe tha se këto lloj veprimesh do të vazhdonin edhe pas kësaj, sepse ato do të marrin pjesë edhe në sulm.
    KRYETARI: - Keni mbajtur ju lidhje me të pandehurit e tjerë, gjatë kohës së qëndrimit tuaj jashtë shtetit për studime?
    I PANDEHURI: - Unë mora njëherë letër nga Tahir Demi, në të cilën ai shkruante se ishte takuar me Hakiun.
    PROKURORI: - Pasi u arratis Panajot Plaku, këtu ndodhën ndryshime. E vutë në dijeni ju Panajotin për ndryshimet e bëra këtu?
    I PANDEHURI: - Jo, nuk kisha rast. Puna ime në flotë nuk më lidhte me të. Në të vërtetë, unë i dhashë atij ato që kishin të bënin me flotën. Me Panajotin ne u morëm vesh që unë t'i jepja informata mbi bazat e flotës dhe për ndryshimet në këtë drejtim.
    PROKURORI: - Ju i pandehur ishit kundëradmiral dhe morët pjesë në mbledhjet e organizuara në ministri. Natyrisht, ju ishit i informuar për planet operative në përgjithësi, jo vetëm për ato që kishin të bënin me flotën. Ju për këtë kishit dijeni, si njeri që kishit post të lartë në flotë.
    I PANDEHURI: - Unë po të doja, mund t'i merrja të dhëna të tilla, por kisha frikë se mos puna ime në flotë mund të ngjallte dyshime. Atë që unë dija, isha gati ta njoftoja, por nuk më kujtohet që të kem dhënë informata të tilla.
    ANËTARI I TRUPIT MUHARREM KOKOMANI: - Çfarë detyrash ju ishin ngarkuar juve, i pandehur, në përgjithësi, dhe çfarë si komandant i flotës në veçanti?
    I PANDEHURI: - Unë me qëllim nuk u përgjigja në këtë pyetje, sepse dua ta lidh atë me planin e kryengritjes së armatosur. Në planin e kryengritjes së armatosur, mua më ishte ngarkuar detyra që të kapja mjetet e vendosura në Sazan. Me forcën e zjarrit nga ishulli i Sazanit, duhej të pengoja përplasjen e drejtpërdrejtë me kundërshtarin. Natyrisht, me fillimin e veprimeve luftarake situata do të ndryshonte dhe për këtë do më vinin në dijeni.
    ANËTARI I TRUPIT MUHARREM KOKOMANI: - Në vitet 1953 - 1954, ju dhatë informata për vijat mbrojtëse, domethënë ju dhatë planet e mbrojtjes?
    I PANDEHURI: - Nuk është e vërtetë. Në vitin 1947 unë informova për vijën mbrojtëse të divizionit të pestë, atëherë 186 187 kur në vitet 1953-1954, unë nuk dija asgjë të tillë. Por nuk kisha pse t'i jepja ato, sepse më vonë u arratis Panajot Plaku dhe ai i dinte shumë mirë të gjitha këto.
    ANËTARI I TRUPIT BEJTO ISUFI: - Ju i pandehur thatë se nuk ishit spiun i zakonshëm, por merreshit me punë të rëndësishme. Na tregoni, çfarë gjërash të rëndësishme u dhatë atyre dhe çfarë gjërash speciale kërkonin prej jush?
    I PANDEHURI: - Unë thashë se nuk isha punëtor operativ i thjeshtë dhe me këtë dua të them se fjala nuk ishte për informata të parëndësishme të karakterit zbulues. Këto biseda bëheshin me Panajotin, i cili e njihte shumë mirë gjendjen në ushtri dhe ishte në gjendje ta vlerësonte atë shumë mirë. Unë kam dhënë ato informata të cilat i kam thënë në deponimet e mia.
    ANËTARI I TRUPIT BEJTO ISUFI: - Në proces-verbalet e hetuesisë është shënuar deponimi juaj për faktin se në ujërat tona territoriale është futur një nëndetëse. Çfarë thatë lidhur me këtë?
    I PANDEHURI: - Unë bisedova me Panajot Plakun lidhur me futjen e anijes jugosllave "Vrello" në gjirin e Vlorës, si dhe për rastin me nëndetësen tjetër të huaj. Unë i vura në dukje Panajotit se nuk dëshiroja të kryheshin këto lloj veprimesh, por ai, siç thashë, m'u përgjigj se veprime të tilla ndërmerreshin dhe do të ndërmerren edhe në të ardhmen.
    ANËTARI I TRUPIT BEJTO ISUFI: - Po në lidhje me planin e përgjithshëm operativ të flotës, në rast të konfliktit të armatosur, i thatë ju atij ndonjë gjë?
    I PANDEHURI: - Një plan të tillë nuk kishte. Në atë kohë, kur unë isha komandant i flotës, nuk kishte një gjë të tillë.
    ANËTARI I TRUPIT SOTIR SPIRO: - Ju dhanë të pandehurit e tjerë ndonjë informatë sekrete për postën tuaj?
    I PANDEHURI: - Postën, si të tillë, në fillim unë e dërgoja nëpërmjet Tahos. Unë isha në dijeni se si dërgohej posta, por që ndokush prej tyre të më jepte postën dhe unë atë ta dërgoja, këtë nuk e kam bërë.
    ANËTARI I TRUPIT HILMI TELEGRAFI: - Çfarë lloj informatash jepte Avdul Resuli?
    I PANDEHURI: - Ai jepte informata për depot e artilerisë, për pajisjet e ushtrisë e të tjera. Unë nuk do qëndroj në këto çështje, sepse për to do tregojnë vetë të pandehurit, por ne të gjithë jepnim informacion.
    KRYETARI: - Ka ndonjë pyetje nga të pandehurit e tjerë? (I pandehuri Tahir Demi jep të kuptojë se ai ka vërejtje).
    KRYETARI: - I pandehuri Tahir Demi, çfarë vërejtjesh keni ju?
    I PANDEHURI TAHIR DEMI: - Për flotën unë bisedova me të pandehurin Teme Sejko në vitin 1959. Unë kam thënë në deponimet e mia se këto lloj informatash janë dhënë vetëm prej tij dhe nuk di që unë të kem dhënë të tilla informata. 188 189 Këto informata unë nuk i kam marrë. Di se në kohën e takimit të parë në vitin 1958, me cilësinë e një prej detyrave kryesore të vëna nga zbulimi grek, ishte që t'i jepnim atij informata për flotën. Ata ishin shumë të interesuar që nga njëra anë flota jonë të mos ishte në gatishmëri luftarake, dhe nga ana tjetër, që të ndihmonte flotën amerikane. Ky problem u shtrua si në takimin me Haki Rushitin, ashtu dhe në takimin me Panajot Plakun. Unë nuk isha në ato takime, por plani operativ ekzistonte. Ndoshta ky nuk ishte një plan shumë i hollësishëm, por plan kishte, në veçanti lidhur me daljen e anijeve në det të hapur. Për këtë, kryesisht interesoheshin zbulimi grek dhe ai amerikan.
    KRYETARI: - Keni ju ndonjë vërejtje tjetër për ato që tha i pandehuri Teme Sejko?
    I PANDEHURI TAHIR DEMI: - Unë di se jepeshin informata të karakterit ushtarak, por për sa i përket përbërjes, këtë unë nuk e di.
    I PANDEHURI TEME SEJKO: - Unë nuk e di që ka ekzistuar ndonjëherë një plan i tillë. Në qoftë se këtë ai ma atribuon mua, atëherë gabohet. Nuk i kam thënë asgjë të tillë Tahirit. Problemi tjetër, që ka të bëjë me Tahir Demin, është ai që tha për moszbatimin e urdhrit të ministrit të mbrojtjes. Detyra jonë ishte ta sabotonim. Tahir Demi dhe Sami Murati gabojnë kur thonë se flota duhej të kalonte nën komandën time, sepse megjithëse unë isha komandant i flotës, kjo nuk varej vetëm nga unë, sepse atje, në flotë, ishte dhe partia dhe nuk kishte mundësi që unë t'i detyroja të gjithë oficerët që ta miratonin atë dhe komandën e flotës t'ia kalonin admiralit.
    KRYETARI: - Keni ndonjë gjë tjetër i pandehuri Tahir Demi?
    I PANDEHURI: - Jo, nuk kam asgjë tjetër.
    I PANDEHURI AVDUL RESULI: - Të gjitha ato, për të cilat foli Temja, ne së bashku i diskutuam dhe i dhamë atij shumë më tepër informata që kishin të bënin me punën tonë, në veçanti informata lidhur me flotën dhe gatishmërinë e saj luftarake. Në një prej takimeve tona, në vitin 1958, ne përpiluam informacionin për flotën. Kjo ka qenë në atë kohë, kur unë ndodhesha në Vlorë, dhe dhamë gjithashtu informata për sasinë e nëndetëseve, por unë nuk e di sa ishin ato.
    KRYETARI: - Ai thotë se ju dhatë informata për zhvendosjen e njësive ushtarake të veçanta, për shembull, kjo njësi shkonte nga Vlora në Përmet, për përbërjen sasiore, për rezervat ushqimore dhe të veshmbathjes së ushtrisë, për artilerinë kundërajrore, informata për aerodromin e Rinasit dhe të tjera. Ku i morët ju ato?
    I PANDEHURI AVDUL RESULI: - Unë isha me shërbim në ushtri.
    KRYETARI: - Cila ishte detyra juaj?
    I PANDEHURI AVDUL RESULI: - Unë isha shef i furnizimit të njësive ushtarake. Rezervat gjithashtu ishin nën administrimin tim. Në këtë qëndronte dhe puna jonë, që më vonë ne na solli këtu.
    AVOKAT DHIMITËR EVANGJELI: - I lexonte Taho Sejko, në mbledhje të veçanta të organizatës, këto raporte që ju i jepnit atij?
    I PANDEHURI AVDUL RESULI: - Jo.
    I PANDEHURI TEME SEJKO: - Këto raporte i përpiloja unë dhe kërkoja që ata të më jepnin mua sa më shumë.
    KRYETARI: - Kishte flota planin e saj operativ?
    I PANDEHURI TEME SEJKO: - Unë nuk e di që ajo të kishte planin e vet operativ. Në qoftë se ajo do ta kishte atë, atëherë unë këtë do ta dija. Gjatë kohës së takimeve tona, të bëra në vitin 1959, plan operativ nuk kishte.
    KRYETARI: - E njoftonit ju zbulimin grek për detyrën tuaj në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, kur ju ishit atje, dhe për 190 191 punën e kryer prej jush?
    I PANDEHURI: - Po, kishte raste kur unë i njoftoja për këtë.
    KRYETARI: - Ju përmendët mbledhjen e zhvilluar në Jermë. Na tregoni hollësisht për çfarë biseduat në këtë mbledhje?
    I PANDEHURI: - Në këtë mbledhje ne shqyrtuam udhëzimet e zbulimit grek për krijimin e organizatës sonë. Qëllimi kryesor i kësaj organizate deri atëherë ishte spiunazhi. Por pas kësaj fshihej e gjithë ajo që ndodhi më vonë, domethënë përgatitja për kryengritjen e armatosur dhe për atë që unë do të flas më tej. Atje u diskutua problemi për propagandën, informacionin, për rekrutimin e njerëzve të rinj, për ndërlidhjen me zbulimin grek nëpërmjet Izet Osmanit. Atje u ndanë detyrat dhe secilit ju caktua sektori përkatës i veprimtarisë. Unë, për shembull, duhej të punoja në ushtri, Taho Sejko - në Tiranë, Tahir Demi në rajonin e Sarandës, Avdul Resuli në Tiranë dhe në ushtri, shokët e tjerë në Konispol.
    KRYETARI: - Ju thatë se gjatë kohës së qëndrimit tuaj jashtë shtetit për studime, u takuat me Panajot Plakun. Biseduat ju me të për Konferencën e Partisë së Tiranës?
    I PANDEHURI: - Takimi im me Panajot Plakun ishte i rastësishëm. Ky takim u bë tamam pas konferencës së Tiranës. Nga biseda me Panajotin, unë arrita në konkluzion se ai kishte vendosur lidhje të plota me shokët tanë të organizatës - me Tahon dhe Tahirin. Me ndihmën e këtyre dhe të të tjerëve që folën në Konferencën e Tiranës, ata, në interes të shteteve armike të vendit tonë dhe kryesisht në interes të jugosllavëve, përgatitën të gjithë intrigën pas kulisave që u luajt në Konferencën e Tiranës, duke dashur ta shfrytëzojnë atë dhe vetë kongresin e partisë për qëllimet e tyre armiqësore.
    KRYETARI: - Kujt ia kaluat detyrat tuaja me udhëtimin tuaj për studime?
    I PANDEHURI: - Unë thashë se sipas udhëzimeve të marra nga Haki Rushiti, përpara udhëtimit tim duhej të organizoja një takim në Elbasan. Takimi u zhvillua. Në të morën pjesë Taho Sejko, Avdul Resuli, Tahir Demi dhe unë. Këtu erdhi dhe Nevruz Bejleri. Unë isha marrë vesh që më parë me Hakiun se kujt duhej t'ia ngarkoja këtë punë. Ne vendosëm që atë t'ia ngarkojmë Tahir Demit, i cili duhej të merrte vetë ndërlidhjen dhe për këtë qëllim të vendoste kontakte me Nevruz Bejlerin.
    KRYETARI: - Për çfarë biseduat ju me të pandehurit e tjerë, pas kthimit tuaj nga studimet?
    I PANDEHURI: - Tashmë unë dija përafërsisht për atë që ndodhi këtu, gjatë kohës së mungesës time, lidhur me konferencën e Tiranës, dija për punën e tyre të përbashkët me Panajot Plakun dhe se si realizohej lidhja e Panajot Plakut me Greqinë, e nëpërmjet Greqisë me zbulimin jugosllav, si dhe për faktin se si ai, duke shfrytëzuar këto kanale, merrte që andej letra, informacione dhe udhëzime.
    KRYETARI: - Pas kthimit tuaj nga jashtë shtetit dhe emërimit me punë në flotë, biseduat ju me ndonjë për detyrat tuaja në flotë, për situatën aty dhe për çështje të tjera sekrete të lidhura me të?
    I PANDEHURI: - Në muajin prill, ose më shpejt, unë udhëtova në Sarandë. Atje u takova me Aliun dhe me të biseduam për mundësinë që të takohesha me Haki Rushitin. 192 193 Më vonë, në prill, në Vlorë erdhi Ali Xhelo dhe më solli një letër nga Haki Rushiti. Në këtë letër Haki Rushiti më kërkoi që të takohesha me të. Që në kohën kur ndodhesha në Vlorë dhe në Sarandë, në muajin shkurt, unë i kërkova Aliut të njoftojë Hakiun se deri në muajin qershor ose korrik do të kisha mundësi të isha në Sarandë dhe Konispol, sepse në atë kohë duhej të fillonte pastrimi i kanalit të Korfuzit nga minat, sipas marrëveshjes ndërmjet qeverive greke dhe shqiptare. Me ardhjen time në Konispol, Hakiu duhej të ndodhej në rajonin e Filatit. Më në fund, unë shkova në Konispol. Për këtë njoftova Hajri Manen me telefon që nga Saranda. Unë shkova drejt e në shtëpinë e Hajri Manes. Kjo ka qenë në fund të prillit ose në fillim të muajit maj të vitit 1958; këtu u zhvillua dhe takimi im me Haki Rushitin.
    KRYETARI: - Ju i pandehur, folët për takimin tuaj me Haki Rushitin. Na tregoni çfarë biseduat me të?
    I PANDEHURI: - Unë dua të ndaloj në faktin se si u organizua ky takim. Takimi u bë në Konispol, në shtëpinë e Hajri Manes. Atje ishin Izet Osmani dhe unë. Për pak kohë mori pjesë dhe Hajri Mane. Në kohën e këtij takimi, ne folëm për detyrat që më ishin ngarkuar mua dhe se çfarë disponon flota. Pastaj biseduam me Hakiun për problemin e udhëheqjes së organizatës sonë dhe përgjegjësinë që mbanim për veprimtarinë tonë armiqësore. Aty na u tha se unë, Tahoja, Avduli dhe Tahir Demi ishim personat kryesorë në këtë punë. Përveç kësaj, këtu u diskutua gjithashtu dhe problemi për ndërlidhjen. Ndërlidhja duhej të mbahej nëpërmjet kanalit të Konispolit. Personat përgjegjës për drejtimin e të gjithë punës sonë në Konispol dhe në veçanti për ndërlidhjen u caktuan Ali Xhelo, Hajri Mane dhe Gani Tartari. Përveç të gjitha këtyre, këtu biseduam dhe për kanale të tjera, si për shembull të Korçës, duke u bazuar në punën që ishte kryer nga Nevruz Bejleri. U diskutua gjithashtu problemi për domosdoshmërinë e takimit me Panajot Plakun, për të cilën ne të gjithë ishim dakord. Këtu gjithashtu u përgatit takimi që do të zhvillohej në gusht të vitit 1958 me Panajotin. Ne prekëm dhe problemin 194 195 për pastrimin e kanalit të Korfuzit nga minat.
    KRYETARI: - U takuat ju në gusht të vitit 1958 me Panajotin e Rushitin?
    I PANDEHURI: - Po, u takuam. Përgatitja e këtij takimi i takon që ditëve të para të majit, të vitit 1958. Takimi u bë në Konispol, pas festës së gushtit. Unë shkova atje bashkë me të pandehurin Adem Osmani. Takimi u bë në Konispol, te shpella që ne e quajmë "Guva e Xhaferrit". Në këtë takim ishin Hakiu, Panajoti dhe persona të tjerë që i shoqëronin ata. Përpara këtyre të fundit, ashtu si dhe para shokëve tanë nga Konispoli, që u takuan këtë herë me Hakiun, Panajoti u prezantua si shoqërues i Hakiut dhe jo si Panajot Plaku. Kryesisht këtu ne biseduam me Panajotin dhe Hakiun. Mua m'u ngarkua detyra e punës në flotë, siç thashë në seancën e mëparshme. Këtu unë edhe njëherë përsërita, në praninë e Panajotit, atë që i thashë Hakiut lidhur me informacionin për flotën. Qëllimi kryesor i këtij takimi nuk ishte që të shtronin para meje ndonjë detyrë lidhur me flotën dhe të informoja për të, por që të shqyrtonim problemin për punën që duhej të kryenim në të ardhmen për gjallërimin e përgatitjes për kryengritjen e armatosur. Në këtë takim u dhanë udhëzime për forcimin e punës sonë në bazë, për ndarjen e organizatës në grupe, për shembull grupi i Konispolit, grupet që vepronin në fshatrat e Konispolit, në Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë e të tjerë. Problemi i dytë ishte përgatitja e bazave për të ardhmen, kur pritej futja e diversantëve, armatosja e të gjithë njerëzve të organizatës sonë, grumbullimi i një sasie, sa më shumë të ishte e mundur, të materialit komprometues që duhej të shfrytëzoheshin gjatë kryengritjes, grumbullimi sa më shumë i informacionit të saktë ushtarak për shfrytëzimin e tij në përpunimin e planit të ndërhyrjes ushtarake, rekrutimi i njerëzve të tjerë dhe të tjera. Këto gjëra kemi biseduar atje.
    KRYETARI: - I pandehur, ju folët për grupet. Na tregoni kush i udhëhiqte këto grupe.
    I PANDEHURI: - Puna jonë në këtë drejtim ishte organizuar në këtë mënyrë. Në udhëheqje qëndronim unë, Taho, Tahiri dhe Avduli. Ne punonim në vende të ndryshme. Secili prej nesh mbante përgjegjësi për punën në sektorin e tij. Përveç Vlorës, Elbasanit, Tiranës dhe Shkodrës, puna jonë zhvillohej e organizuar dhe në Durrës, ku atë e udhëhiqte Dervish Sulo. Drejtimin kryesor në Konispol e ka patur Ali Xhelo. Njerëzit më të afërt të tij ishin Hajri Mane dhe Gani Tartari. Ali Xhelon në punën e tij në fshatrat e Konispolit e ndihmonin në Vërvë-Jonuz Purizo, i cili gjithashtu ishte person drejtues dhe jo thjesht ndërlidhës, në Markat dhe në fshatra të tjerë ishte Haxhi Bilali.
    Përgatiti Rezarta Delisula (Vijon nesër)

    Gazeta Shqiptare
    30/08/2012

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 28 maj 1961: Historia e dënimit të "Grupit të Teme Sejkos"

    Dossier/Teme Sejko: Marrëveshja, Çamëria autonome brenda shtetit grek

    (Vijon nga numri i djeshëm)

    Gjyqi i Çamëve" apo gjykimi i grupit të Teme Sejkos, nisi më 15 maj 1961 dhe zgjati vetëm 5 ditë. Këto ditë jemi njohur me dëshmitë e dy njerëzve më të rëndësishëm të këtij grupi, Tahir Demit, ish-kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit dhe Teme Sejkos, kundëradmiralit të flotës detare. Edhe 8 të pandehurit e tjerë kanë referuar të njëjtat argumente ndaj ne u fokusuam në drejtimin e këtij grupi antikomunist. Sigurisht vlen të theksohet se gjyqi u zhvillua pas rreth një vit hetuesi ku presioni dhe dhuna, bënë që dëshmitë e grupit të çamëve të jenë të zbutura e të manipuluara. Këtë e pohon në këtë pjesë të fundit të dëshmisë, Teme Sejko, i cili thotë se në fillim të hetuesisë mendoja ndryshe, ndërsa më pas ndryshova mendje, çka nënkupton ushtrimin e dhunës. Një gjyq, prokuror ishte Aranit Çelën ndërsa kryetar i trupit gjykues, Shuaip Panariti. Në këtë pjesë të fundit të deponimit të Teme Sejkos, zbërthehen situata të ngjarjeve të atyre kohërave, ku ishin të shumtë ata që përfshiheshin në grupe agjenturore siç i quanin, por askush s'ja doli të realizojë detyrën kryesore, përmbysjen e regjimit të Enver Hoxhës.
    KRYETARI: - Në kohën e takimit tuaj me Panajot Plakun dhe Haki Rushitin, biseduat ju i pandehur për Rexho Plakun? Çfarë biseduat për të?
    I PANDEHURI: - Puna me Rexho Plakun qëndron kështu: në takim ne na u tha që të shpejtojmë arratisjen e Rexho Plakut. Gjatë kohës së takimeve dhe bisedave të mëparshme, që u bënë në gusht të vitit 1958, ne biseduam për përgatitjen e kryengritjes së armatosur, ndërsa në takimin që u bë në vit in 1959, u tha se plani i kryengritjes së armatosur parashikonte kapjen e qendrave të banimit nga grupet e diversantëve. Në këto qendra banimi mendohej të vendoseshin radiostacione, të cilët do t'i bënin thirrje shteteve të huaja për ndërhyrje. Me thirrje në radio duhej të dilnin sa më shumë njerëz me influencë. Një nga këta njerëz ishte dhe Rexho Plaku. Për këtë ishte përpunuar një kombinacion i tërë me Rexho Plakun. Ai duhej të arratisej, por u kap.
    KRYETARI: - Çfarë kishit ndërmend të bënit ju pas kryengritjes, i pandehur? Çfarë pushteti donit të vendosnit ju?
    I PANDEHURI: - Kjo ka një prejardhje më të largët se çështja për kryengritjen e armatosur. Unë këtë e di nga bisedat me Haki Rushitin, Panajot Plakun si dhe nga bisedat që më ka qëlluar të kem në të kaluarën. Qëllimi kryesor i monarkofashistëve grekë, i jugosllavëve dhe amerikanëve ishte përmbysja e pushtetit ekzistues në Shqipëri dhe vendosja e rendit kapitalist. Mua këtë ma thanë dhe Haki Rushiti dhe Panajot Plaku, por kjo përbënte më kryesoren e të gjithë punës sonë.
    PROKURORI: - Po pushtetin kush do ta merrte?
    I PANDEHURI: - Armiqtë e vendit.
    PROKURORI: - Çfarë do të ndodhte në fushën e ekonomisë, me vendosjen e kapitalizmit? Për shembull, pushteti popullor likuidoi në Shqipëri shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, secili punon dhe gëzon të mirat e pronës shoqërore. Çfarë do të ndodhte?
    I PANDEHURI: - Siç e kuptoja unë, do të ndodhte diçka në formën e asaj që ndodhi në Jugosllavi. Faktikisht atje është kapitalizëm, por ata përpiqen ta heqin veten për socializëm.
    PROKURORI: - I pandehuri Teme Sejko, pushteti popullor u mori kapitalistëve fabrikat, bankat dhe i ktheu ato në pronë të përbashkët. Çfarë do të ndodhte me to, me vendosjen këtu të kapitalizmit?
    I PANDEHURI: - Ato do të ktheheshin përsëri në duart e atyre që i kishin pasur.
    PROKURORI: - Po me koncesionet e huaja çfarë do të ndodhte?
    I PANDEHURI: - Do të rivendosej plotësisht situata që ekzistonte para kësaj. Koncesionet do t'u ktheheshin atyre që i kishin zotëruar.
    PROKURORI: - Si duhet t'ju konsiderojë ju populli pas kësaj?
    I PANDEHURI: - Si armiq, ashtu si dhe jemi.
    PROKURORI: - Shokë qytetarë! Paraqitje më të mirë dhe më të qartë të qëllimeve të kësaj organizate kriminale dhe pjesëmarrësve të këtij komploti, imperialistëve amerikanë, revizionistëve jugosllavë dhe monarko-fashistëve grekë, se sa e bëri i pandehuri Teme Sejko, nuk mund të ketë. I pandehuri Jonuz Purizo gjatë pyetjes së tij në gjyq, ndër të tjera deponoi se Haki Rushiti i ka thënë atij se qëllimi i tyre është që ta kthejnë Shqipërinë në një Amerikë të vogël. I pandehuri Teme Sejko shpjegoi se si do të ishte kjo Amerikë e vogël, që kishin ndërmend të krijonin armiqtë e betuar të popullit tonë: imperialistët amerikanë, revizionistët jugosllavë, monarko-fashistët grekë dhe armiqtë e brendshëm. Populli ynë e di mirë se çdo të thotë një pushtet i tillë në duart e zotërinjve, bejlerëve, agallarëve dhe feudalëve. Ai i njeh mirë Shefqet Vërlacin, Ali Këlcyrën, Gjon Markagjonin, Kol Bib Mirakën, Hasan Dostin dhe të tjerë si ata. Të gjithë ata dhe bashkëpunëtorët e tyre vendosën në Shqipëri regjimin e paditurisë dhe varfërisë, regjimin mesjetar të dajakut dhe litarit. Ata me shumicë dhe pakicë ia shitën Shqipërinë kapitalit të huaj; ata në kohën e luftës nacionalçlirimtare u bashkuan me okupatorët dhe bashkë me ta shkatërruan atdheun tonë; 28.000 të vrarë, pa llogaritur dëmet e tjera të mëdha shkaktuar vendit tonë - ja rezultatet e punës së tyre të mallkuar dhe punës së padronëve të tyre - pushtuesve të huaj. Ata dhe sot janë vegla të imperialistëve. Klasa jonë punëtore e di shumë mirë se çdo të thotë kur fabrikat ndodhen në duart e kapitalistëve. Punëtorët tanë të vjetër dhe sot i kujtojnë papunësinë, skamjen, në të cilat ata jetuan nën sundimin e kapitalit, poshtërimin dhe shpesh edhe kërbaçin e afendikonjëve kapriçiozë.
    Ju, Teme Sejko dhe padronët tuaj, i bëtë hesapet gabim. Populli ynë i ka dhënë fund me kapitalizmin, të cilin bile dhe atje ku ai ende ekziston, do t'i vijë fundi.
    Populli ynë, i udhëhequr nga partia, çdo ditë e më shumë arrin suksese në ndërtimin e shoqërisë së re socialiste, shoqërisë pa klasa, pa shfrytëzim të njeriut prej njeriut, atë shoqëri që e bën jetën e tij çdo ditë e më të bukur. Populli ynë është plotësisht i vendosur ta mbrojë këtë shoqëri dhe le ta dinë zotërinjtë tuaj se ata asnjëherë nuk do arrijnë të zhdukin shoqërinë tonë, populli ynë kurrë nuk do të bjerë në gjunjë dhe ai që shpreson ta nënshtrojë atë, ai do të bëjë një gabim të madh. Në adresën tuaj, shokë gjyqtarë, kanë ardhur qindra letra dhe telegrame nga mbledhjet e punonjësve të qyteteve dhe fshatrave, si dhe nga qytetarë të veçantë. Të gjithë ata mallkojnë këta të pandehur dhe veprimet e tyre kriminale, të gjithë ata kërkojnë për këta dënimin më të rëndë, të gjithë ata betohen se nën udhëheqjen e partisë do ta mbrojnë Republikën Popullore të Shqipërisë dhe do ta bëjnë atdheun tonë socialist edhe më të bukur. (Prokurori lexon tekstet e telegrameve të veçantë, adresuar Gjykatës së Lartë). Ju, shokë gjyqtarë, padyshim do ta merrni parasysh këtë zë të masave tona punonjëse.
    KRYETARI: - Ju i pandehur, folët për përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri. Mendohej ndonjë ndarje e re 204 205 administrative e Shqipërisë, pas përmbysjes së pushtetit popullor?
    I PANDEHURI: - Mendohej që Shqipëria veriore do të kalonte në sferën e ndikimit material dhe moral të jugosllavëve, atëherë kur Shqipëria jugore do të kalonte në sferën e ndikimit material dhe moral të grekëve, rajonit të Çamërisë do t'i jepej autonomia brenda kufijve të shtetit grek.
    KRYETARI: - Ju i pandehur, thatë se puna juaj ishte spiunazhi. Më vonë, nga spiunazhi ju kaluat në një fazë tjetër. Si kaluat ju në këtë fazë dhe, në fund të fundit, cila është veprimtaria juaj?
    I PANDEHURI: - Unë thashë se kur u krijua grupi ynë, ai do të kryente funksionet e agjenturës zbuluese. Më vonë, me zgjerimin e punës, në veçanti pas vendosjes së lidhjeve me Panajot Plakun, ne kaluam në një fazë tjetër. Në këtë fazë ne do të kryenim atë që ishte qëllimi kryesor: kryengritjen e armatosur për përmbysjen me dhunë të pushtetit. Shokët tanë të organizatës në Konispol do të vinin në dispozicion të diversantëve shtëpitë e tyre. Në këto shtëpi diversantët do të futeshin ilegalisht. Në momentin e përshtatshëm mendohej që me forcë të pushtonin rajonin e Konispolit, vetë Konispolin, ndërsa nga Greqia do të sillej aty radiostacioni, me anë të të cilit ne kishim ndërmend që të bënim të gjithë propagandën tonë, duke iu drejtuar shteteve të huaja me thirrje për të bërë ndërhyrje në Shqipëri dhe për të vendosur rendin.
    KRYETARI: - Çfarë thatë ju, për financimin e organizatës tuaj?
    I PANDEHURI: - Po, që në fillim u shtrua problemi për financimin e punës sonë nga ana e drejtorisë së zbulimit grek. Mbaj mend njëherë, në vitin 1954, me marrjen e postës, Taho Sejko më pyeti mua: kisha marrë ndonjë gjë tjetër përveç postës? Unë iu përgjigja se asgjë tjetër dhe e pyeta nga ana ime se çfarë pret ai. Atëherë ai më tha se presin të holla. Unë di se pas kësaj, gjatë vitit 1956 dhe '57, por ndoshta dhe më vonë, Izet Osmani solli të holla. Këto të holla u shpenzuan për blerjen e shtëpive për përdorimin e tyre si baza, për shpërblime dhe për nevoja të tjera të organizatës. Duke dashur të komprometonim ata njerëz që ne kishim ndërmend të rekrutonim në organizatë, ne u jepnim atyre të holla.
    KRYETARI: - Çfarë dini ju konkretisht për të pandehurin Avdul Resuli?
    I PANDEHURI: - Në ambientin tonë Avdul Resuli është marrë më shumë me problemin e të hollave.
    KRYETARI: - I pandehur, ju folët për udhëzimet që morët nga Haki Rushiti dhe Panajot Plaku dhe për bisedat që bëtë me ta. Tani na shpjegoni në lidhje me planin i kryengritjes. 206 207
    I PANDEHURI: - Në të vërtetë, plani i kryengritjes së armatosur dilte jashtë kuadrit të organizatës sonë, detyrë fillestare e të cilit ishte veprimtaria zbuluese. Ky plan bënte pjesë në kuadrin e veprimtarisë armiqësore të përgjithshme, të të gjithë grupeve të tjera të organizatës që vepronin në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe kryesisht hynte në planet e amerikanëve, grekëve dhe jugosllavëve, që kishin qëllim përmbysjen me forcë të rendit ekzistues në Shqipëri. Ky problem ka të bëjë me vitin 1956, por mundet dhe më parë, që në fillim të punës së organizatës sonë, por jo në përmasa të tilla. Në vitin 1956, ky u shfaq në atë veprimtari armiqësore që u bë me rastin e konferencës së Tiranës, si punë përgatitore për aksionin tonë në kongresin III të partisë. Dhe unë mendoj se atëherë puna jonë mund të ishte më frutdhënëse, sepse atëherë situata në Shqipëri ishte më e favorshme për këtë, se sa në vitin 1959, në kuptimin se atëherë gjendja e aftësisë mbrojtëse, ekonomike dhe politike e Shqipërisë nuk ishin të tilla siç janë sot ose siç do të jenë në të ardhmen. Por plani jonë atëherë dështoi dhe ne këtë çështje e shtruam me forcë në vitet 1958 - 1959 dhe në vitin 1960. Ne biseduam për këtë, gjatë kohës së bisedave tona me Panajot Plakun dhe Haki Rushitin, si dhe me shokët e tjerë - me Tahon, me Tahirin, me Avdulin dhe me të tjerët. Ky plan ishte përpunuar që më parë. Për këtë, më konkretisht biseduam gjatë kohës së takimit tim me Panajot Plakun dhe Haki Rushitin në vitin 1959 dhe në veçanti, gjatë kohës së takimit tim dhe Tahir Demit me Haki Rushitin në Vërvë. Si do të vepronim ne? Ideja e planit parashikonte në radhë të parë futjen në territorin shqiptar të grupeve të diversantëve nga toka dhe nga deti. Unë e theksoj, nga toka dhe nga deti, por jo nga ajri, sepse lidhur me këtë Panajoti dhe Hakiu, e bashkë me ta dhe padronët e tyre, tashmë kishin një eksperiencë të hidhur dhe ata kishin dijeni për punën e bërë nga organet tona të Sigurimit të shtetit për ndërprerjen e çdo veprimtarie armiqësore në vend. Ata do të futeshin nga toka dhe nga deti dhe do të vendoseshin në bazat tona dhe përgjithësisht ku të mundeshin, duke u marrë pastaj me terror, diversion, propagandë, represione, pushtimin e qendrave të banimit, vrasje dhe të tjera si këto, duke krijuar në vend sa më shumë trazira. Këto trazira do të interpretoheshin jashtë vendit si fillimi i luftës vëllavrasëse në Shqipëri. Menjëherë pas këtyre grupeve ose pas përgatitjes së truallit prej tyre, do të bëhej futja e grupeve të tjera, detyrë e të cilëve ishte që të gozhdonin forcat kufitare në vend dhe të pengonin forcat e rregullta të këmbësorisë që të hapeshin në vijat e mbrojtjes.
    KRYETARI: - Nga do të futeshin këto forca?
    I PANDEHURI: - Së pari, në përbërje të këtyre forcave do të bënin pjesë të gjithë kriminelët e arratisur nga Republika Popullore e Shqipërisë, emigrantë të ndryshëm, tradhtarët që kishin ikur në kohën e luftës, ata që ishin me "Ballin Kombëtar", "Legalitetin", përkrahësit e të gjithë grupeve armiqësore të tjera, si dhe mercenarët e rekrutuar ose që do rekrutoheshin. Këta njerëz do të bënin dhe përgatitjen në Greqi, Jugosllavi dhe vende të tjera. Siç më kujtohet nga bisedat me Hakiun, në Greqi qendra të tilla ishin krijuar në Mecovë, Prevezë dhe Grebene. Këtu, këta njerëz do të stërviteshin nga ana ushtarake. Për këto lloj veprimesh natyrisht përgatiteshin diversantët. Mendohej gjithashtu përpunimi ideologjik i këtyre njerëzve. Këta njerëz atje do të mbanin uniformën e atij shteti në të cilin bënin stërvitjen, domethënë uniformën ushtarake greke ose jugosllave, ndërsa me futjen në territorin tonë, ata do të visheshin civilë. Ata do të armatoseshin dhe do të vepronin civilë që t'u jepnin veprimeve të tyre me të vërtetë formën e luftës vëllavrasëse në Shqipëri. Armët këta njerëz do t'i merrnin në depot e njësive ushtarake të vendosura pranë kufirit shqiptaro-grek ose shqiptaro - jugosllav. Këto do të ishin fillimisht veprimet e këtyre grupeve. Rezultatet e veprimeve të këtyre grupeve 208 209 të para, natyrisht do të ishin kapja e qendrave banuese të veçanta. Unë di nga Hakiu dhe Panajoti, se të parat qendra të tilla do të ishin Konispoli ose Leskoviku dhe se atje do të vendosej radiostacioni, i cili do të bënte thirrje për ndërhyrje dhe me këtë do të justifikonte futjen e forcave të rregullta të armatosura të Greqisë, Jugosllavisë dhe SHBA për pushtimin e territorit të RPSH. Njëkohësisht me futjen e këtyre forcave, nga deti do të vepronte flota e gjashtë amerikane. Për këtë ishte parashikuar organizimi i provokacioneve. Natyrisht, ky provokacion do të organizohej nga anijet e flotës shqiptare, domethënë krahas provokacioneve nga toka, do të ndërmerreshin provokacione dhe nga deti. Gjatë situatës mjaft të tensionuar, së krijuar në kohën e këtyre provokacioneve, ndonjë nga këto anije të huaja mund të qëllohej dhe në këtë mënyrë do të krijohej preteksti për veprime luftarake. Por kjo nuk është e gjitha. Përveç kësaj, do të shfrytëzohej marrëveshja shqiptaro-greke për pastrimin nga minat detare të kanalit të Korfuzit, si dhe gjithë bregdetit, i shpallur zonë e lirë për lundrim. Këtu prej tyre do të vendoseshin një ose disa mina, e pas kësaj në to do të ndeshte ndonjë anije e flotës së gjashtë amerikane dhe kjo do të shërbente pretekst për ndërhyrjen e flotës së gjashtë amerikane. Me një fjalë, do të përsëritej historia e provokacionit të vitit 1946 në kanalin e Kor fuzit.
    KRYETARI: - Kush do ta drejtonte kryengritjen, i pandehur?
    I PANDEHURI: - Kryengritjen do ta drejtonin shtabet. Por këtu duhet të ndajmë kryengritjen nga ndërhyrja. Kryengritjen brenda vendit do ta udhëhiqte shtabi special, i formuar para së gjithash nga emisarët e ardhur nga jashtë, domethënë këtu bëhet fjalë për Panajot Plakun, si për specialistin kryesor që e njihte mirë teatrin e veprimeve luftarake në Shqipëri. Në përbërje të këtij shtabi do të ishin dhe Haki Rushiti, por mundet dhe persona të tjerë nga emigrantët , dhe detyrimisht do të kishte specialistë nga Greqia, Jugosllavia, SHBA, dhe ne nga brenda.
    KRYETARI: - Po ndërhyrjen kush do ta drejtonte?
    I PANDEHURI: - Siç shpjegova, ndërhyrja ishte rakorduar ndërmjet jugosllavëve dhe grekëve, nën drejtimin e amerikanëve. Ky bashkëveprim do të ruhej dhe gjatë realizimit të ndërhyrjes ushtarake. Siç mësova unë nga bisedat me Hakiun, por më vonë dhe me Panajotin, shtabet kryesore mendohej të vendoseshin: për Greqinë - në Athinë, për Jugosllavinë - në Beograd ose Nish, atëherë kur shtabet operative, domethënë shtabet për udhëheqjen e drejtpërdrejtë të operacioneve të frontit do të ndodheshin në Janinë dhe Kostur, përkatësisht në divizionin e 8-të dhe të 15-të, ndërsa shtabet jugosllave do të vendoseshin në Maqedoni, në Kosovë dhe Malin e Zi - në Shkup, Prishtinë dhe Nikshiq ose Podgoricë. Pikërisht këto shtabe do të udhëhiqnin.
    KRYETARI: -Çfarë roli i ishte caktuar për këtë Panajot Plakut dhe Haki Rushitit? Mund të na thoni ndonjë gjë i pandehur?
    I PANDEHURI: - Para së gjithash, unë dua të vë në dukje se Panajot Plaku, siç kam thënë, konsiderohej specialisti kryesor që ndodhej në shërbim të imperialistëve amerikanë, grekëve dhe jugosllavëve dhe që nga pikëpamja ushtarake e njihte territorin ku do të zhvilloheshin veprimet luftarake. Panajot Plaku, në radhë të parë, ka luajtur rolin e ndërmjetësit në mes të grupeve armiqësore në Shqipëri dhe atyre që udhëhiqnin këtë veprimtari nga jashtë shtetit, domethënë ndërmjet nesh dhe grekëve, jugosllavëve dhe amerikanëve. Për vërtetimin e kësaj, unë do të them se gjatë kohës së bisedave me të, ai shpesh më thoshte se nuk ka kohë, sepse ai do të udhëtojë në Greqi, Jugosllavi dhe vende të tjera. Po këtë rol luante dhe Haki Rushiti, por natyrisht në një shkallë më të vogël se Panajoti.
    KRYETARI: - Ju i pandehur thatë se kishit ndërmend ta mbanit flotën tonë në gjirin e Vlorës dhe me fillimin e trazirave në Shqipëri, ju do urdhëronit flotën të priste sqarimin e situatës. Na e shpjegoni më konkretisht. Si komandant i flotës, ju donit të shkonit në Sazan dhe të kapnit flotën. Si mendoni ju, do iu bindeshin oficerët dhe ushtarët urdhrave tuaja?
    I PANDEHURI: - Ky është problem tjetër, do ia arrija unë kësaj apo jo. Por duke bërë këtë, unë do të kryeja detyrën që më ishte ngarkuar dhe do merrja përgjegjësinë.
    KRYETARI: - Si mendoni ju, do iu bindeshin ata apo jo?
    I PANDEHURI: - Mirë që nuk ndodhi asgjë nga e gjithë kjo, sepse me siguri askush nuk do më dëgjonte mua! Me siguri askush nuk do më dëgjonte mua!
    AVOKAT KOÇO DILO: - Si jeni sjellë gjatë hetuesisë?
    I PANDEHURI TEME SEJKO: - Në fillim të hetuesisë unë nuk u solla mirë, ndërsa më vonë reflektova.
    AVOKAT KOÇO DILO: - Çfarë doni t'i thoni gjyqit lidhur me veprimtarinë tuaj të zhvilluar?
    I PANDEHURI: - Në qoftë se unë do të them se u pendova, atëherë kjo mund të duket si hipokrizi. Unë i tregova gjyqit gjithçka për veprimtarinë time.
    KRYETARI: - Ka ndonjë pyetje nga të pandehurit e tjerë? (Pyetje nuk kishte). I pandehur Teme Sejko, jeni ju dakord me procesverbalet e hetuesisë?
    I PANDEHURI TEME SEJKO: - Dakord. (Me këtë përfundoi pyetja e të pandehurit Teme Sejko).

    Përgatiti Rezarta Delisula

    Gazeta Shqiptare
    31/08/2012

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: 28 maj 1961: Historia e dënimit të "Grupit të Teme Sejkos"

    nje nga burrat me te shquar te flotes detare...shok me gjyshin tim...dhe qe e ka ndihmuar shume ne ate kohe. Jo vetem ky por edhe i vellai ishte vertet burre dhe jo si zagaret qe i eleminuan.
    keta duhen kujtuar perjete dhe jo ata karragjozat e luftes nacional idiot evgjito clirimtare....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  13. #13
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: 28 maj 1961: Historia e dënimit të "Grupit të Teme Sejkos"

    Grupi i Teme Sejkos ishte nje sajese e sigurimit Shqiptar. Me prishjen e marredhenieve me BRSS dhe Jugosllavine Edverit ne Tirane i duhej me sezben nje justifikim per te gjetur armiq imagjinar dhe mbushur mendjen njerezise se imperialistet e huaj kerkonin me cdo kusht te nderhynin ne Shqiperi. Ata (sigurimi) i propozuan Teme Sejkos qe te shtirej se kishte pasur ndermend te bente dicka te tille etjere dhe se karshi tyre nuk do merrej asnje mase pasi do viheshin ne dijeni te gjitha strukturat e shtetit, madje kete ja kerkuan si detyre karshi partise. Por kur perfunduan ne duar te hetuesve kuptuan qe kishin rene ne kurth dhe ne lojen e shpifur te sigurimit dhe nuk kishte asnje shans te mbushje mendjen kujt se nuk ishin armiq por thjesht po benin cfare vete partia ua kishte kerkuar. Kjo loje e shpifur e sigurimit PPSH, mori ne qafe me qindra veta, sidomos nje pjese te mire camesh.
    Kjo eshte e verteta dhe jo brockullat qe serviri PPSH dje dhe brockullat qe servir e bija e saj PS sot
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 28-05-2014 më 17:00
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 28 maj 1961: Historia e dënimit të "Grupit të Teme Sejkos"

    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •