Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Petro Papakosta

    PETRO PAPAKOSTA
    (ka botuar edhe me pseudonimet Elit Jorgji dhe Arian Bogdani)


    U lind mė 29.01. 1966 nė Vlorė. Ka luajtur nė moshėn 13 vjeēare nė rolin e Velos nė filmin "Partizani i vogėl Velo", 1980. Eshte pjesemarres ne Festivalin Nderkombetar te Poezise "POETEKA. Nė kohėn e lirė ushtron edhe pikturėn.

    Ka botuar librat me poezi:
    “Enarksi” - 2000
    “Ciler 32” - 2002
    “En Delphois El” - 2002
    “Atje dhe pastaj” - 2002
    “Pėrkthimi i vetes”, botimet “Ideart”, Tiranė 2009
    Ka botuar librin me essé:
    “Shpirti dhe lėnda”, botimet “Ideart”, Tiranė 2009


    NJOHJE


    Njoh vokalizmin e asaj marrėdhėnieje
    prej dėnimit qė kryej (bėj).
    Ndjej ēka fort mė shtyn
    e nė tė njėjtin vend mė le.
    Shkas nėpėr gabime tė pjerrėta
    veē pėr t’u fuqizuar me hamendje.
    Njėherė nė kaq emėrtoj…
    dhe vigjėloj atė qetėsi
    qė shpėrthen nė heshtje.

    ĖNDĖRR

    …
    Ndoshta janė fjalėplazmime tė pathėnash
    kjo zhaurimė mjegullthyese.
    Majė godinash rrėnjoset Kuptimi
    me dimensione asnjanėse.
    Poshtė nesh njė tokė qė na qaset
    dhe na mplekset nėpėr kėmbė.

    Njė frazė nokturne
    cilėson lugatin iks (x).
    Hyn nė hartėn e Tundimit
    pėr tė qėnė minimum i vetes.
    Fryma e Prishėsit pėrplaset
    nė kohėn e mermertė
    … dhe shembet.

    HULUMTIM

    Atė natė
    sinonimet mė ndihmuan
    t’i shkojė zanafillės
    mė tej se sa gjuhėtari.

    Nėpėr disa pantomima
    ku pasqyrohej gjithė elokuenca
    e njė ligji.

    Nėpėr disa gjeste
    ku krejt rruzullimi
    pėrfshihej.

    KOLAZH

    Ėshtė lehtėsia
    e prejardhur nga ajo gjė
    qė pėrbėn peshėn.

    Edhe njė fjalė me ngarkesė mitike
    ėshtė vetė miti.

    Tė ngarkuara janė ditėt
    me shkarkime netėsh.

    I ngarkuar mbetet boshi
    me njė lutje tė zbrazėt.

    ZHDUKET DUKE U SHFAQUR

    E qortueshme sipas rreptėsisė mungesa.
    Po pėr ē’gjė qortohet ajo qė s’ėshtė?
    Ekziston, por s’ndodhet.
    Kėshtu ėshtė natyra e saj:
    Fillon dhe zhduket
    duke u shfaqur.
    Sido qė tė jetė,
    e pėrmbushur, e mjaftueshme…,
    e plotė ėshtė mė rrėnqethėse
    dhe s’ia di shpagimin.

    I ka edhe drita gjithė mbrapshtitė
    qė tė ēojnė tek pėrkryerja.

    NĖ PRAG TĖ PREJARDHJES

    Mėsuam netėve bregdetare
    tė dėgjojmė zemėrgjerėsinė e guaskave,
    dhe tmerrin e njė puthjeje
    tė pipėtijė psalmodi erėzash.

    Nė verbėri tė shohim dritėn e skėterrės,
    ne tė mbetur nė prag tė prejardhjes.

    Kureshtarė tė heshtjes fjalosėse,
    kaq ngadalė u rritėm
    sa na u desh tė kapėrcejmė veten…

    Ndonėse skeletosemi si pasardhės tė rrjedhės,
    do tė duhen dėnesat e ėngjėjve
    tė na pėrmendin.

    TRADITA

    Kjo mesditė synon karakterin
    gjelbėrues tė ajrit.
    Sajon padukshmėrinė ku cungimi
    justifikohet si mirėqėnie.
    Pėr shtresat e njė keqkuptimi pagan
    lyp mjeshtėrinė e shkoqitėsit.
    Ia ka dalė ndonjėherė tė reagojė
    si vetėdije largvajtėse…
    Nė kufijtė e njė vetasgjėsimi
    bėn fjalė dhe gjeste pėr shenjtėrinė e Tij.
    Ka ndodhur njė herė tė vetme
    tė rikthejė mėngjesin,
    atė mėngjes
    qė zgjon traditėn.

    PĖRNGJASIM

    Vringėllijnė dy, tre epoka
    si tė metalta.
    Xixė lėshon shpatė e kohės.

    S’ mund tė kemi qenė ne nė ato frymėmarrje…
    Nė ato rrethore gjithnjė e mė pėrmbyllėse.
    Nėpėr vertikalitetin ende luhet
    njė mizanskenė me diēka prej nesh,
    prej mishi a floku
    veē jo prej fjale.

    Shtriqet njerėzia me veti horizontalitetin.
    Skuqet pėr njė paralele
    tė hequr me tokėn…
    Pėr njė pėrngjasim
    me dheun
    tundohet.

    ANTITEZĖ

    Mbetemi me gjurmė shqelmimesh
    nga mėri kujtimesh.

    Me vendosjen e syzeve,
    risjellim nė zgavra
    sytė e dikurshėm,
    pėr t’u bėrė edhe tė tanishėm.
    Dhe ti kėsaj i thua ekzistencė?

    Unė tkurrem,
    dhe brenda meje
    nga paraditja e sė shtunės
    deri nė pasdreken e sė dielės,
    ndėrhyn njė javė e plotė
    me insistimin pėr mė tej…
    edhe mė tej akoma…
    pėrpara fillimit,
    nė puqje me fundin.
    Dhe ti kėsaj i thua humbje?

    MONOLOG PĖR DY

    Ajo qė pėr kohėn ėshtė ecje
    s’ėshtė rrjedha jote.

    Tė ndjej, ashtu si ti
    kur thua se mė parandjen.
    Ia dua trishtimin atyre qerpikėve,
    edhe pse ka kohė qė zėri yt
    nuk thotė fjalėt e tua,
    por ėshtė njė klithje qė nis erėn.
    Zhbėhen kėto gjuhė flakėsh,
    e kjo prushanė rretherrotull
    mbledh endecakė tė brishtė,
    tė padukshėm e hyjnorė.
    Atje ku s’ka mė brigje,
    ngrihet njė tallazitje
    e na lė ndėr duar ndėrgjegjen e detit.
    Atė pjesė qė mė ofrove
    brenda dhe jashtė asaj mbrėmjeje,
    bėje krejt veten tėnde.
    Dora jote ende s’ėshtė bėrė domethėnie.
    Mė afėr dielli s’guxon
    tė gjejė ato fraza,
    nėse ka tė tilla
    qė provokojnė mizorinė.
    Ka ēaste kur tė shkon ai belbėzim
    pa ndrydhjen qė i bėn.
    Pėshpėritje tė forta thua
    me zėrin melankolik tė potencės.
    Ndonėse vėshtrimi yt ende
    s’ėshtė bėrė gjest,
    as fjala – tragjedi,
    ndaj jepmė ēfarė mbeti para
    dhe pas fjalės,
    pėr tė pėrkufizuar durimin
    ose mposhtjen.
    Ē’tė them pėr mos-njohjen e vdekjes,
    tė heshtjes!
    Tė rriteshim fėmijė tė mungesės,
    bij fillim-fundesh!

    Tashmė nėnshtron zhurmat
    nėn hapat e tu
    dhe vė rregull nė qetėsinė tėnde.
    Kėrcitjen e prekjes tėnde
    jepu ditėve,
    qė tė jenė zgjimet e mia.
    Tė ndjej, ashtu si ti
    kur thua…
    Rrjedha e gjuhės ėshtė koha jote.

    ZBRAZĖTIRĖ PLUS-MINUS HESHTJE

    I hyj dhe dal prej saj
    fshikulluar nga hapėsira.
    S’tė mbushnin as heshtjet
    qė thosha,
    as fjalėt qė s’thosha.
    Me fjalė heshtja.
    Kėshtu ishte e thėnė:
    Ajo zbrazėtirė kur mbushej me heshtje,
    bėhej njė emėr
    me mbiemrin nė tė kaluarėn.
    Kjo plotėri e privuar nga heshtja
    bėhet njė me mua
    nė kundėrdritė.


    Petro Papakosta - foto (nė rolin e Velos)

    http://img707.imageshack.us/img707/4307/073mg.jpg

    Petro Papakosta - foto (e tanishme)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Pėr librin poetik: "Pėrkthimi i vetes", i autorit Petro Papakosta
    nga Hiqmet Meēaj


    Petro Papakosta si poet ėshtė njė idealist i kulluar pėr mėnyrėn se si e pėrjeton krijimin dhe pėr ato qė kumton estetikisht.
    Sipas tij ėshtė bota e ideve ajo qė ravijėzon atė materiale, pra reale pėr tė ėshtė e para, prej saj rrjedh e dyta.
    Kjo nuk ėshtė filozofi e re, e re ėshtė pėrpjekja qė bėn ai pėr ta pohuar estetikisht kėtė gjė...
    Mendoj se kemi tė bėjmė jo thjesht me njė poet (nuk mund tė thoshja embrional), por nė zhvillim, qė ndjen ngushticėn e konsumimit tė gjuhės.
    Estetika reale e shtyn drejt konturimit tė estetikės sė tij formale dhe nė fund tė fundit, gjatė udhėtimit tė gjatė qė ka pėrpara do tė arrijė tė ndjejė vazhdimisht paplotėrinė e plotėsimit - kusht themelor pėr ecje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •