Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
Rreth PD-së
Partia e Drejtësisë, është bashkim vullnetar politik i qytetarëve të Kosovës, të cilët të frymëzuar nga besimi në Zot dhe të përkushtuar për Komb dhe Atdhe, angazhohen për ndërtimin e shtetit demokratik dhe qeverisje të ndershme.
Partia organizohet e vepron mbi bazën e ideve dhe parimeve të demokracisë konservatore, si parti politike e qendrës, që ngrihet mbi vlerat e identitetit kombëtar e fetar të qytetarëve dhe parimet e shtetit të fuqishëm e të drejtë; e mbështetur në moral të shëndoshë, individual dhe kolektiv.
Partia përkrah zhvillimin gradual dhe të planifikuar të ndryshimeve shoqërore, pa polarizime dhe konflikte. Partia përfaqëson interesat e mirëfillta të qytetarëve dhe jo të grupeve të privilegjuara. Partia e konsideron mërgatën kosovare si përcaktuese të rëndësishme të politikave shtetërore.Partia bën luftë të pakompromis kundër të gjitha dukurive negative shoqërore, duke u mbështetur në shembullin personal dhe partiak.Partia kundërshton çdo ideologji ekstreme, çdo doktrinë e praktikë politike: ateiste, kundërnjerëzore, totalitare, raciste dhe diskriminuese, si dhe çdo lloj veprimtarie që bie ndesh me konventat ndërkombëtare përkitazi me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.Partia e sheh bashkëpunimin dhe tolerancën ndërfetare si shtyllë të veprimit politik në funksion të përparimit të çështjes kombëtare dhe shtetërore; promovon stabilitetin dhe unitetin shoqëror, kulturën e përgjegjësisë, integrimit, dialogut dhe bashkëpunimit.Partia angazhohet që institucionet e Republikës së Kosovës të realizojnë partneritet parimor dhe konstruktiv me përfaqësuesit politikë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj.Partia synon që çështja kombëtare shqiptare të zgjidhet me mjete jo të dhunshme, në pajtim me të drejtën e popullit për vetëvendosje dhe normat ndërkombëtare.Partia angazhohet fuqishëm që bashkëveprimi kombëtar të jetë detyrë patriotike, synim i përgjithshëm dhe veprim i organizuar, konceptual dhe profesional i shqiptarëve kudo që jetojnë.Partia mbështetet në qëndrimin se përkushtimi për çështjen kombëtare është e drejtë historike dhe detyrim ndaj të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes së kombit.Partia konsideron se kufijtë që e ndajnë kombin shqiptar janë kufij të padrejtë; ndërsa zgjidhjen e çështjes kombëtare e sheh në kuadër të integrimeve të shteteve ku jetojnë shqiptarët, në Bashkësinë Evropiane, NATO dhe strukturat e tjera veri-atlantike dhe ndërkombëtare.
Partia konsideron se ndërtimi i marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike paraqet prioritet politik të institucioneve të Kosovës.
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
Po qfar hamam partie ej kur krejt programin e ka fetar,po a jeni qmend a qka eshte puna e ketyre legenav
PD-ja është e vetmja parti që në statusin e saj i konsideron kufijtë aktual si të padrejtë.
Është partia e vetme që me anë statusit që ka synon bashkimin me Shqipërinë dhe Luginën e Preshevës.
"Legenat" qe vizitojnë forumin shqiptar bëjnë mirë ta lexojnë statusin e kësaj partie para se me leh diçka.
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Edhe fe edhe politik ,kjo sikur nuk shkon...,ose politika ne sherbim te fese dhe feja ne sherbim te politikes....
Parti kemi me dhi ne to,por me thuaj qfar hajri ka prej tyre,kosova ma shum don me ban parti se banor sepse permes partis po e rjepin popullin,edhe behgjeti mos men qe ka ardh ne kosove se i dhimbset kosova por e mjel kosoven edhe eshte jaran i thaqit,ti a jeton ne kosove a ki sy me pa
Ndash me dit mirë behgjeti ka pare sa qe nuk osht nevojli hiq per paret tona, ai veq i dhuron ketij vendi, kujtoje lobimin neper vendet e ndryshme te Afrikes dhe Azisë, Behgjeti krejt me fonde vetanake e kryen, pra pa asnje mbulesëe din ti kit pun ma mire se une, po tjeter osht qe spo ta kana.
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Krijoni Kontakt