Vllasova Musta: Pa Kujtim Spahivoglin, mė ėshtė dukur vehtja si njė shelg i trishtuar, me sytė tė mbetur mbrapa
Nga Zenepe Luka
Botuar nė gazetėn Telegraf
Flet pėr herė tė parė vajza gjirokastrite, poetja e ėndėrrave tė mėdha, skenaristja, qė provoi dashurinė e dhimbjen pėr bashkėshortin e saj: Regjizorin dhe aktorin e madh Kujtim Spahivogli.Krijimtaria si skenariste pėe 3 dekada nė Kinostudio, lumturia qė ndjen pėr tė bijen Anin dhe nipin, Tim dhe pengjet, qė kėrkon ti lėrė nė lkun e tyre.
Vllassova: Tė jetoje me Kujtim Spahivoglin ishte sikur prekje qiellin dhe detin, hėnėn dhe diellin dhe mė pas, mė ėshtė dukur vetja gjithmonė si njė shelg i trishtuar me sytė tė mbetur mbrapa
Vllasova Musta, njė emėr shumė i njohur nė fushėn e krijimtarisė artistike. Ta nisim intervistėn me pyetjen: Cila ėshtė familja e Vllasovės dhe ēfarė ka trashėguar prej saj?
Tė flas pėr familjen time ėshtė njė prej motiveve qė mė bėn tė ndihem mjaft mirė, sepse: mė jepet mundėsia tė flas pėr njerėz tė shtrenjtė, qė nuk i kam mė, tė flas pėr krijesa tė dashura e tė paharruara, qė mė dhanė pafundėsisht dashuri dhe vlera tė vėrteta njerėzore.
Prindėrit e mi, pėr mua, kanė qenė modeli mė i pėrkryer i harmonisė nė familje, i pėrkushtimit pėr njėri tjetrin dhe i rritjes sė kujdesshme tė fėmijėve, aq sa kur e kujtoj edhe sot, sjell ndėrmend se pas ēdo hapi, qė hidhnim nė jetė, ka qenė i pandarė syri, vėmendja dhe gėzimi i tyre. Nė se ne tė tre, dy vėllezėrit dhe unė, u rritėm nėpėr vite dhe asnjėherė nuk u sollėm as shqetėsimin mė tė vogėl prindėrve, pėrkundrazi, u dhamė kėnaqėsinė e tė ndjerit mirė pėr fėmijėt qė rritėn, kjo nuk ishte e rastėsishme.Unė u jam mirėnjohėse prindėrve, qė aq mirė ditėn tė mbanin ndezur nė familjen tonė shkėndijėn e ngrohtė qė pėrcillte dritė qytetarie dhe dashurie.
Babai im, pas Gjimnazit tė Gjirokastrės, kreu studimet e larta nė Akademinė Ushtarake tė Milanos. Mė pas, nė vitin 1949 shkoi nė Akademinė Frunze, nė ish Bashkimin Sovjetik e nė vitin 1961 pėrfundoi Akademinė Voroshillov, nė Moskė, qė ishte niveli mė i lartė i studimeve ushtarake. Pra, ishte njė oficer karriere, me profesionalizėm tė admirueshėm, me pėrkushtim dhe korrektesė absolute nė ēdo aspekt jetėsor. Kishte njė dashuri tė veēantė pėr librin dhe mua si fėmijė, prej tij mė ka mbetur nė kujtesė mėnyra se si lexonte: pėrherė i ulur nė tavolinė, me librin pėrpara dhe me njė tregues nė krah tė librit, qė e pėrdorte kur ndėrpriste leximin, kurrė nuk e pėrthyente faqen e librit!
Nėna ime kishte kryer Shkollėn Tregtare nė Vlorė, e donte librin, lexonte, por edhe kishte kėnaqėsi tė fliste pėr tė. Ishte 80 vjeē kur u nda nga kjo jetė, por iku duke pasur njė libėr nė dorė
Kėta ishin prindėrit e mi, qė na merrnin pėrdore kur ishim tė vegjėl e na argėtonin me shėtitje apo piknikė nė vende tė bukura e teksa rriteshim, ishin ata qė na ēuan pėr herė tė parė nė kinema, nė cirk e mė pas na mrekulluan duke na futur nė botėn e magjishme tė teatrit, ku lėviznin njerėz realė e qė pėr mua fėmijėn, ishte njė mrekulli dhe emocion i papėrsėritur
Ndoshta u zgjata rreth kėsaj pyetjeje, por, mendoj se pėr kėdo, rrėnja apo trungu ka tjetėr pėrparėsi, ėshtė gjithnjė e para, ėshtė pema gjigante qė fėshfėrin degė e gjethe, ajo ka dritė, ka tinguj e ngjyra, ėshtė streha e paqtė e fėmijėrisė, por edhe kur vitet rrjedhin, degėt e saj tė trokasin nė qelqet e dritares, tė thėrrasin e tė zgjojnė, dhe ti shkon me ėndje pranė saj, sepse aty gjen njė tjetėr prehje
Rinia juaj, nė mos gabohemi, ka qenė binjake me poezinė. Cila ėshtė krijimtaria juaj nė kėtė fushė, kujtoni poezinė e parė dhe cili ėshtė libri i fundit?
Rinia ime ka qenė e bukur, e plotė, e shėndetshme. Ka qenė rini me ėndrra, me libra, dhe tepėr aktive. Fillova tė shkruaj herėt dhe poezinė e parė e kam botuar kur isha gjimnaziste. E kujtoj fare mirė, mė ka mbetur nė kujtesė, ka qenė ditė e diel, nėntor dhe nė gazetėn Drita ishin botuar poezitė e mia! Nė qytetin e Gjirokastrės, ku jetoja nė ato vite, kishte njė dėshirė tė veēantė pėr librin dhe dijen nė pėrgjithėsi. Dola pėr tė blerė gazetėn, si zakonisht, dhe veē kur fillojnė e mė urojnė tė njohur e tė panjohur. U mrekullova dhe rrugėn deri nė librari e kam bėrė jo duke ecur, por thuajse fluturoja. Gati, gati nuk po e besoja as vetė. Kaq shpejt i botuan! i kisha dėrguar para pak ditėsh dhe sinqerisht nuk e prisja. Ajo ditė ka qenė e magjishme, nga mė tė mrekullueshmet, e veēantė dhe e paharrueshme
Me gazetėn nė dorė renda pėr nė shtėpi dhe atė ditė gjithēka mė dukej mė e madhe, mė e bukur, mė me ngjyrė. Tė nesėrmen, nė shkollė, pėr shokėt dhe shoqet e mia unė isha personazhi i ditės. Ishte vėrtet bukur!
Pas kėsaj, vazhdova tė botoja herė pas here dhe krahas botimit tė poezive filluan tė mė vinin letra me urime nga tė rinj e tė reja nga gjithė Shqipėria. Ishte koha kur letra kishte tjetėr dimension dhe tjetėr vlerė.
Librin e parė e kam botuar kur isha nė gjimnaz dhe titullohej Pa kopertinė, ndėrsa librin i fundit, me titull e Kthema diellin, Tim e kam botuar para pak vitesh.
Keni nostalgji pėr tekstin e kėngės sė shkruar nga ju Xhaketa e kuqe ?
Kam kujtime mjaft tė bukura qė lidhen me tė. Unė kisha botuar njė cikėl me poezi, ku ndėr tė tjera ishte edhe ajo me titull Xhaketa e Kuqe. Kompozitori i talentuar Feim Ibrahimi e pėlqeu kėtė poezi dhe bėri kėngėn, qė u prezantua nė Festivalin e Parė tė Kėngės sė Ushtarit. Unė isha studente dhe nė atė kohė ndodhesha nė aksionin pėr ndėrtimin e hekurudhės Elbasan- Pėrrenjas. Me shumė peripeci arrita tė marr dy ditė leje pėr tė ardhur nė Tiranė, qė tė isha e pranishme nė Festival. Nė sallėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit, ku zhvillohej Festivali, ishte dhe im atė. Kėngėn e kėnduan Justina Aliaj dhe Liljana Kondakēi.Tingėlloi mjaft mirė dhe u prit me duartrokitje tė pafundme. Unė, studentja e ardhur nga aksioni, ku kisha lėnė pluhurin, diellin pėrvėlues, tokmakun dhe borinė, qė na bėnte zgjimin herėt nė agim e na vinte nė rreshtore, mbeta si e ngrirė nėn breshėrinė e duartrokitjeve.
Kėnga fitoi ēmimin e parė dhe tė them se kjo mė gėzoi, ishte pak. Kur po dilnim, tek holli takova babanė, mė pėrqafoi dhe ndjeva se ai ishte i ngopur me gėzim. Poezinė e kisha shkruar pėr tė, ajo u bė kėngė dhe u shpall fituese. Ai ishte i lumtur si rrallėherė. Papritur e pamė veten tė rrethuar nga shumė miq, nga tė njohur e tė panjohur qė mė uronin mua dhe babanė. Ka qenė njė mbrėmje e paharruar
Tė nesėrmen u nisa pėr nė aksion. U riktheva pėrsėri tek puna, mes shokėve tė mi studentė dhe sė bashku festuam nė njė mbrėmje rinore.
Karriera juaj ėshtė nė fushėn e kinematografisė, si skenariste. Kujtoni fillimet e punės nė Kinostudio dhe cili ėshtė skenari i parė i shkruar nga ju. Sa skenarė keni realizuar dhe cilin do te veēoni?
Tė punoje nė Kinostudio ishte njė fat i madh dhe unė fillova punė aty, fill pasi mbarova studimet e larta. Kinostudioja ishte si njė oaz, ku merrte krahė dhe jetė krijimtaria artistike, ku pulsonte dhe merrte rrugė ėndrra mė e madhe, aty kishte njė ambient qė tė nxiste tė bėje gjėra tė bukura, tė kėrkoje dhe tė realizoje mė tė mirėn.Mbi tė gjitha, aty kishte njerėz tė mrekullueshėm, qė tė bėnin tė ndiheshe se ishe pjesė e njė familjeje tė madhe, qė tė jepte shumė dashuri dhe pėrkrahje. Mund tė them pa e tepruar, se nė Kinostudio ekzistonte njė frymė dashamirėsie pėr njeri tjetrin, qė zor se e gjeje tjetėrkund. Unė e pata kėtė fat! Fillova punė aty nė vitin 1971 dhe u largova nė vitin 2002, mbi 30 vite tė mbushura me emocione, me kujtime dhe me shumė mirėnjohje pėr tė gjithė ata njerėz, qė m“u bėnė pjesė e pandarė e jetės sime.
Puna ime e parė ka qenė njė skenar, e qė shkrova pėr Tefta Tashko Koēon. M“u desh tė kėrkoja e tė shfletoja shumė nė Arkivin Qendror tė Shtetit, tė takoja njerėz tė afėrt tė saj, specialistė tė muzikės dhe nė kėtė mori takimesh qė kam pasur, ruaj nė kujtesė takimin me artisten Lola Gjoka, qė mė fliste me njė delikatesė thuajse tė brishtė, me njė mall tė mbėshtjellė brenda njė qetėsie tė rrallė e me njė kujtesė tė habitshme pėr Tefta Tashko Koēon, miken e saj tė madhe, qė e kish shoqėruar nė piano hap pas hapi.
Mbresė tė fortė dhe mjaft prekėse mė ka lėnė dhe takimi me tė birin, Eno Koēon, qė edhe pseishte i pėrmbajtur nė dukje, por me njė drithėrime tė pakrahasueshme ndjeshmėrie dhe dhimbsurie pėr tė dhėnė mė tė mirėn pėr nėnėn e tij. Nė takimet me tė kam pėrjetuar atė, qė pėr mua ishte shumė e prekshme: ai mbartte nė shpirt brengėn e fėmijės sė rritur me mungesėn e nėnės dhe tashmė kėrkonte, qė nė film ajo vetėm tė shkėlqente, ashtu siē kishte shkėlqyer nė jetė dhe pėr kėtė, ai vuri nė shėrbim tė filmit, gjithēka qė ruante nga nėna e tij.
Ka qenė njė eksperiencė e madhe, qė mė ndihmoi nė vitet nė vazhdim.
Nė punėn time si skenariste kam shkruar me dhjetėra skenarė pėr filma dokumentarė, tė tillė si: Kėndon Tefta Tashko Koēo, Pranė hapave tė parė, Heshtja e armėve, Prite, prite Skėnderbenė, Mjeshtri dhe nxėnėsit e tij, Vatėr dije, vatėr lirie, Banorė tė rinj buzė Jonit, Njeriu qė kapėrceu shekujt, Meteori i skenės etj.etj.
Krahas filmit dokumentar, kam shkruar mjaft skenarė pėr filmin vizatimor, ndėr tė cilėt veēoj: Nė pyllin me bredha, Dy vėllezėrit, Kėrpudha, Lėkura e Luanit, Pėr dy metėr tokė, Balada e Druvarit, Loja e Djallit e mjaft tė tjerė
Ajo qė dua tė veēoj nga puna ime nė Kinostudio ėshtė fakti se ēdo skenar e kam shkruar me shumė dashuri, me njė pėrkushtim krijues pėr tė dhėnė mė tė mirėn e mė tė bukurėn dhe mė ėshtė kthyer i plotė ky pėrkushtim, kur jam shpallur fituese e Kupės pėr skenarin mė tė mirė nė disa prej Festivaleve tė Filmit Shqiptar.
Pėr Vllasova Mustėn vajzėn e bukur gjirokastrite, poeten, cila ishte forca qė detyroi aktorin, regjisorin e madh Kujtim Spahivogli t`i shprehte dashurinė dhe mė pas tė lidhte martesėn?
E vėshtirė kjo pyetje se mendoj qė, nuk mė takon mua t`i bėj dritė kėsaj enigme, por mund tė them vetėm kėtė: ndryshe nga shumė vajza tė tjera, unė nuk renda pas shkėlqimit tė Kujtimit. Ne e njihnim njėri tjetrin nė distancė, ai mė njihte vetėm si emėr, si poete, unė e njihja si regjisor dhe aktor. Unė isha vetėm 19 vjeē, kur njė ditė u gjendėm pėrballė njeri tjetrit, nė Kongresin e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Ai mė pa dhe shtangu, unė e pashė dhe ngriva!
Ai pyeti dikė se kush ėshtė ajo vajza?, i thanė si quhesha dhe kaq mjaftoi, mė thirri sikur mė njihte prej kohėsh. Unė iu avita dhe s`po flisja. Ai mė shihte, qeshte i gjithi dhe mė pėrqafoi sikur mė rigjeti pas kaq e kaq kohėsh! Nisėm tė bisedonim sikur tė ishim miq tė vjetėr e jo tė sapo njohur
Nga ai ēast ishim pėrherė bashkė pėr njė kohė tė gjatė, dhe martesa erdhi krejt natyrshėm. Unė asnjėherė nuk ia kėrkova martesėn, asnjėherė, ne e donim njėri tjetrin, por unė nuk doja qė ai tė ndihej i detyruar pėr ta bėrė atė hap, pėr tė cilin kish hezituar vite e vite me radhė, para se tė njiheshim bashkė.
Njė ditė, nė fillimvjeshtė, teksa mė priste nė vendtakimin tonė, (do tė shkonim tek miqtė e tij, Skėnder dhe Vitore Sallaku), unė mbėrrita, dhe ai mė pėrfshiu tė tėrėn e tek mė mbante pėrqafuar, befas i shqetėsuar mė largoi, pėr tė mė parė edhe mė mirė e mė tha: Ē`e ke kėtė drithėrimė?
Po, ja mjafton mendimi qė po vija drejt teje dhe mė kap emocioni
, munda t`i them, por mė tepėr se sa fjalė ishin mėrmėrimė dhe dorėn e mbaja afėr zemrės se mė bėhej sikur po mė dilte vendit. Ai qeshi me zėrin e tij kumbues dhe mė tha: Ja, pėr kėtė drithėrimė tė shpirtit kam pasur nevojė, asgjė tjetėr nuk do tė kėrkoja!
Pas kėtij momenti u gjendėm nė bulevard dhe teksa po ecnim, si nė pėrhumbje ndjeva se krahu i tij mė kish mbėshtjellė rreth vetes. Instiktivisht desha ta largoja se rrugės pėrballeshim me tė njohur, qė po na shihnin habitshėm, por ai mė kundėrshtoi dhe mė tha: Jo krahun qė nuk do ta heq, por do thėrras me tė madhe: E mora Vllasovėėėėn!
Nė vizitėn qė bėmė, tek familja Sallaku, sapo u futėm brenda, ai iu tha: Po ju jap njė lajm qė do gėzoheni, kjo ėshtė nusja ime! Ajo ishte darka e parė qė festuam mes miqsh dhe unė u ndjeva si nė qiellin e shtatė.
Ēfarė vlerėsonit tek bashkėshorti juaj dhe si e pritėt lindjen e vajzės, Anit. Kush i a ngjiti emrin dhe ēfarė ishte kjo krijesė pėr ēiftin e artistėve?
Kujtim Spahivogli pėr mua ishte dhe mbetet njeriu i vlerave dhe virtyteve tė rralla. Nuk mund tė veēoj vetėm njė vlerė. Ai ishte njė univers, brenda tė cilit merrte frymė Njeriu i Madh nė tė gjithė dimensionin e tė qenit Njeri, aty ishte artisti, nė pėrmasat e njė uragani gjithėpėrfshirės, aty ishte burri, miku dhe shoku qė rrallė, shumė rrallė mund t`i gjesh nė jetė.
Lindja e vajzės ishte njė mrekulli e vėrtetė, njė gėzim i madh sepse, unė doja tė ishte vajzė dhe kaq ngulmuese m`u bė kjo dėshirė saqė vetvetiu m`u krijua njė siguri gati absolute, qė do tė lindja vetėm vajzė dhe vajza erdhi! Atė ditė kemi qenė tė lumtur dhe vetėm tė lumtur! Kur unė, sapo kisha sjellė nė jetė vajzėn dhe isha ende nė sallėn e lindjes, njė mjeke erdhi drejt meje dhe mė dha njė tufė tė madhe me trėndafila, qė ma vuri pranė gjoksit, duke mė thėnė:
T`i dėrgon Kujtimi, ėshtė tek hyrja e maternitetit, po fluturon nga gėzimi
dhe veē kur mes tyre, gjej njė letėrz shkruar prej tij, me shumė dashuri dhe njė ngrohtėsi tė rrallė, siē dinte ta shprehte vetėm ai.
Brenda tij, kishte lindur njė tjetėr dimension, ai i babait, qė do tė ishte deri nė fund vetėm pėrkushtim, pėrmallim dhe adhurim pėr tė bijėn.
Nuk di se si u ndjeva nė atė ēast dhe qava.
M`u duk sikur papritur mė erdhi aty, ishte fare pranė meje, shumė pranė.
Pas dy ditėsh, ai do tė nisej pėr nė Shkup, ku do tė vinte nė skenė komedinė Karnavalet e Korēės.
Emrin e vajzės e kishim gjetur prej kohėsh tė dy bashkė, para se tė lindte, do ta quanim Andeta, ėshtė emėr qė e krijuam vetė, sepse tė dyve na pėlqente shumė deti, ndėrsa para se tė nisej pėr nė Shkup, Kujtimi mė tha: Sikur t`i thėrrasim shkurtimisht Ani? dhe kėshtu i thirri ai, i pari dhe kėshtu i thėrras unė dhe tė gjithė tė njohurit, shokėt dhe miqtė e saj.
Kėtė emėr, pas njė viti kėrkoi t`ia vinte vajzės sė tij, Ferdinand Radi, mik i dashur i Kujtimit dhe ne i thamė, dakord, le tė bėhen dy Andeta.
Nuk di a e ka tjetėrkush kėtė emėr
Drama nė familje, si nisi, si u zhvillua dueli mes dashurisė dhe padrejtėsisė. Si e keni pėrjetuar dėnimin e bashkėshortit tuaj?
Kujtimi qėndroi tre muaj nė Shkup pėr vėnien e shfaqjes. Punoi intensivisht pėr tė, shkoi pas njė pėrgatitjeje tė hollėsishme deri nė detaje pėr atė qė do tė realizonte dhe shfaqja pati njė sukses tė jashtėzakonshėm dhe u vlerėsua nga kritika pėr konceptimin modern regjisorial. Kur trupa erdhi nė Tiranė, ajo shfaqje u duartrokit gjatė nė Teatrin Kombėtar dhe Kujtimi u ndje mirė pėr vlerėsimet qė mori.
Vazhdonte tė flitej pėr suksesin e shfaqjes, por befas, kjo atmosferė papritur u pre. Filloi tė dilte nė pah njė vorbull e frikshme, lėvizėse qė nuk po kuptohej se ku do tė ndalte. Goditja ra mbi Todi Lubonjėn dhe Fadil Paēramin. Ky i fundit, ishte jo vetėm anėtar i Komitetit Qendror tė Partisė, por edhe njihej si njė nga dramaturgėt mė tė suksesshėm. Kujtimi kishte vėnė nė skenė disa prej dramave tė tij, ndėr tė cilat:Shtėpia nė bulevard, Ngjarje nė fabrikė etj. U organizuan mbledhje tė kolektivave, ku u kėrkua qė tė dėnohej ky grup armiqėsor. Kujtimin e pėrfshinė nė kėtė grup duke e etiketuar si mbėshtetės tė Fadil Paēramit sepse ai, nuk pranoi tė ngrihej e tė fliste kundėr tij.
Filluan tė bėheshin mbledhje tė gjata nė Akademinė e Arteve, ku ai ishte pedagog dhe kujtoj njė natė, nė orėt e vona, pas mesnate, kur e prisja jashtė, me vajzėn tė vogėl nė karrocė, deri sa tė mbaronte mbledhja. Kur doli, ishte shumė i tronditur dhe mė tha: Ata duan, qė unė t`i kundėrvihem Fadilit, por unė, ē`kam pasur pėr t`i thėnė, probleme pune, ia kam thėnė ballazi, kur tė tjerėt nuk guxonin kurrė tė flisnin. Tani, unė nuk mundem t`ia rikujtoj atij, ato qė ia kam thėnė njėherė, vetėm e vetėm pėr ta groposur. sepse unė dua, qė edhe pas njėzet vjetėsh, kur ta shoh Fadil Paēramin, ta shoh drejt e nė bebėz tė syrit e mos tė ul sytė para tij!
Nuk kam pėr ta harruar kurrė me sa vendosmėri m`i tha tė gjitha kėto, qė mė tepėr se sa njė shpėrthim i kurajos dhe karakterit tė tij tė fortė, mė tingėlluan sikur kishte nevojė t`ia thoshte edhe njėherė vetes me zė tė lartė.
Pikėrisht nė kėtė kohė, Kujtimi po vinte nė skenėn e Teatrit tė tė Rinjve dramėn e Majakovskit Banja e cila fshikullonte aparatēikėt apo zyrtarėt e lartė, qė harronin se nė shėrbim tė kujt ishin dhe i jepnin vetes atributet e perėndive. Konceptimi i tij regjisorial, mizasenat dhe ēdo detaj tjetėr ishin ndėrtuar nė mėnyrė fanastike dhe krejt shfaqja kishte njė frymė moderne dhe tingėllimė tė fortė fshikulluese. Shfaqja u quajt si kundėrvėnie ndaj regjimit socialist. Fillimisht e hoqėn nga puna si pedagog, mė pas dhe nga Tirana dhe e ēuan nė njė Ndėrmarrje Bujqėsore tė Fierit. E pėrjashtuan edhe nga Partia, ku kishte hyrė qė nė moshėn 16 vjeēare. Kjo ishte njė goditje fatale qė erdhi me shpejtėsi rrufeje.
Si rrodhėn ngjarjet mė tej?
Duke qėnė nė ēdo moment pranė tij, unė e shihja se si po pėrpėlitej nė kėtė vorbull qė po e pėrpinte dhe mendova tė ndėrmerrja njė hap, i thashė se do kėrkoj tė takohem vetė me njėrin nga sekretarėt e Enver Hoxhės nė Komitetin Qėndror tė Partisė dhe t“u them, se ti nuk e meriton kėtė ndėshkim. Ai fillimisht nuk deshi, por mė nė fund, pranoi. Kėrkova takim me Sevo Tarifėn, tė cilin e njihja dhe mė njihte mjaft mirė, mė priti dhe pyetja e parė qė mė bėri ishte:
Pėrse ke ardhur?
Pėr problemet qė i janė krijuar Kujtimit, i thashė, ai ėshtė krejtėsisht i pafajshėm
Teksa unė i kujtoja se kush ishte Kujtimi ai mė ndėrpreu duke mė thėnė:
Ti e njeh sot Kujtim Spahivoglin, ndėrsa Partia e njeh prej vitesh dhe ai ka qėnė gjithnjė i survejuar dhe ne e dimė mė mirė se sa ty, se kush ėshtė ai. Nesėr, ai pritet tė arrestohet e tė shkojė nė burg, ēfarė do tė bėsh ti me gjithė vajzėn e vogė. Mendova se erdhe tė mė marrėsh mendim si prind, kurse ti mė vjen e mė tregon se kush ėshtė Kujtimi. Nuk duhej tė kishe ardhur fare
Toni autoritar, i prerė dhe tepėr i ftohtė qė ndjeva pėrballė meje mė trembėn. Ai u tregua krejtėsisht i distancuar nga njohja familjare qė kishte me prindėrit e mi, por dhe me mua. Nuk mė la asnjė hapėsirė pėr tė folur mė tepėr. Kjo mė trembi. Kaq ishte takimi dhe unė dola prej andej e pėrlotuar, pa ditur nga tė shkoja prej hutimit dhe goditjes qė mora. E ndėrmora atė veprim, e sigurt se do zgjidhja situatėn e rėndė, duke menduar se ata lart ishin tė dezinformuar dhe unė do i sqaroja
Kur e sjell ndėrmend sot, e gjykoj si njė veprim naiv, por ē“mund tė bėja tjetėr, isha vetėm 23 vjeē dhe pėrballė shihja njė tynel tė errėt qė po na gllabėronte. Nuk pata kurajo tė shkoja drejt e nė shtėpi, nuk i thosha dot Kujtimit se ēfarė e priste, as si u zhvillua biseda, pėr mė tepėr kur mendoja se me sa siguri nė vetvete shkova nė atė takim. U enda rrugėve tė Tiranės gjatė, pa guxuar t“i afrohesha shtėpisė, sa avitesha aty, pėrsėri kthehesha, qė t“i jepja mundėsi vetes tė qetėsohesha nė mėnyrė qė kur tė shkoja, mos tė mė kuptonin se si ishte puna.
Kur u ktheva, Kujtimi po mė priste i alarmuar pėr vonesėn e tejzgjatur. Nuk mė pyeti si shkoi takimi, nuk mė tha si tė priti, nuk mė tha, pse u vonove. E kuptoi gjithēka dhe nuk deshi tė mė lėndonte mė tepėr. Mė mbajti tė pėrqafuar gjatė, pa folur, vetėm mėrmėriste me vete: Nuk duhej tė kishe shkuar, kėto punė s“janė pėr ty.
Pas kėsaj, periudha nė vazhdim ishte e pashpresė pėr tė ndryshuar situatėn, ajo vetėm pėrkeqėsohej duke u rėnduar mė tepėr. Mua po mė shikonin si prenė qė po i avitej dita e goditjes. Kudo mė drejtohej pyetja:
Po ti, si do tė bėsh?! E vetmja gjė, qė nuk e mendoja kurrė se do tė ndodhte, ishte ndarja. Presionet ishin nga mė tė ndryshmit, nga mė tė frikėshmit pėr tė nesėrmen qė mė priste mua dhe familjen time. Ika nga shtėpia, pa thėnė asnjė fjalė, nuk kisha kurajo tė thosha asgjė. Vetėm ika me vajzėn 12 muajshe nė duar duke lėnė zemrėn mbrapa. Ajo mbeti aty, nė atė shtėpi, tek Kujtimi. Ishte njė gjėmė e pakrahasueshme, qė mbeti e gjallė gjatė gjithė jetės sime.
U ndėshkua artisti, u vra njeriu u shkatėrrua familja.
Cilat kanė qenė marrėdhėniet e Anit me tė atin?
Nga mė njerėzoret, mė tė bukurat e mė me vlerė. Unė e ushqeva me dashuri, me respekt dhe adhurim pėr tė atin. Ani ishte i vetmi person me tė cilin unė flisja lirshėm dhe pa pasur frikė, me askėnd tjetėr nuk kam folur, asnjėherė. Teksa flisja me tė, ēlirohesha, ēmallesha dhe i tregoja vazhdimisht me imtėsi se kush ishte babai i saj, ē“personalitet mbartte nė vetvete dhe si vlerėsohej nga tė gjithė ata qė e njihnin e qė, nuk ishin tė paktė.
Ajo nuk pati fatin ta njihte nė shkėlqimin e tij, por u rrit duke u mėkuar me tė vėrtetat pėr tė, duke qėnė pėrherė pranė tij, duke dėgjuar dhimbshėm pėr jetėn e nėpėrkėmbur tė tė atit. Ajo e adhuronte tė atin, ai u bė krenaria e saj dhe unė ndihesha e plotėsuar qė ia arrita t“i pėrcjell Anit atė, qė ajo duhej ta kish pėrjetuar nė njė jetė normale, nė njė familje tė plotė e pa drama vrastare. Lidhja midis tyre ka qėnė e gjitha dashuri, dhimbje dhe krenari, ajo pėr tė atin, ai pėr tė bijėn qė shihte se si rritej e maturohej para syve tė tij.
Nė shumė drejtime ajo ėshtė kopje e Kujtimit. Ėshtė artiste nė shpirt e nė jetė, ėshtė vajzė me karakter tė fortė, i buron natyrshėm mirėsia dhe pėrkushtimi pėr tė tjerėt
ėshtė modeli i tė atit!
Si e pritėt vdekjen tragjike tė Kujtim Spahivoglit nė vitin 1987 dhe ēfarė peshe ka zėnė nė jetėn tuaj tė trazuar kjo dashuri, kjo dramė?
Ajo ditė ka qėnė njė gjėmė e vėrtetė, erdhi si njė ortek dhimbjeje, qė mė goditi nė gjithė qėnien time e sado vite tė kalojnė, sa herė e sjell ndėrmend, orteku vetėm rritet. Ka qėnė 7 korrik 1987 dhe unė po prisja tė kthehej Ani nga shtėpia e Kujtimit. Dera trokiti dhe u shfaq Ani me njė grua, qė i qėndronte pranė. Ajo ishte krejtėsisht e shpėrfytyruar, m“u hodh nė krahė dhe vetėm mundi tė mė thoshte: Vdiq babi!!!!
Ka qėnė lajmi mė i rėndė, mė i papritur e mė dėrrmues i gjithė jetės sime. Pėrherė kisha njė shkėndijė drite, qė njė ditė do tė ishim pėrsėri pranė njėri tjetrit, kjo mandatė, i groposi tė gjitha pėrfundimisht.
Brenda qėnies sime Kujtim Spahivogli mbetet burri i ėndrrės, burri i jetės, modeli i pėrkryer, qė pata fatin ta prekja, t“i qėndroja pranė, t“i jepja dhe tė merrja dashuri tė pafundme. Tė jetoje me Kujtim Spahivoglin ishte sikur prekje qiellin dhe detin, hėnėn dhe diellin dhe mė pas, mė ėshtė dukur vetja gjithmonė si njė shelg i trishtuar me sytė tė mbetur mbrapa
Cilat janė marrėdhėniet tuaja me vajzėn, Anin, qė jeton nė Gjermani, cilat virtyte tė tė atit, janė mishėruar nė karakterin e saj?
Ani ėshtė jo vetėm bija ime, por shumė e shumė mė tepėr se sa kaq. Ajo ėshtė shoqja dhe mikja mė e mirė, ėshtė krijesa mė e dhimbsur dhe mė e pėrkushtuar qė do tė ėndėrronte tė kishte njė nėnė. Unė e kam kėtė mrekulli dhe kjo quhet Ani Spahivogli.
Pas pėrfundimit tė studimeve tė larta nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Budapest, ajo jeton nė Gjermani dhe ka njė djalė tė cilit i ka vėnė emrin Tim, nė kujtim tė tė atit. Unė shkoj shpesh pranė tyre, por edhe ata vinė kėtu , se ajo ėshtė pėrherė e pėrmalluar pėr vendin e saj. Ani ėshtė nė pozicionin e piktores grafiste nė njė kompani prestigjioze qė quhet Gold Buch dhe ndihet mjaft e vlerėsuar pėr punėn qė bėn. Unė jam nėna e saj dhe nuk mund tė flas pėr virtytet qė mbart Ani, por mund tė them vetėm njė tė vėrtetė: Ajo ėshtė mishėrimi mė i plotė i natyrės fisnike qė kishte i ati.
Duke i hedhur njė vėshtrim jetės suaj, mendoni se ka elementė pėr tė bėrė njė skenar filmi?
Mendoj se ēdo jetė njerėzore ėshtė njė film mė vete. Jeta ime ėshtė njė dramė e trishtė, njerėzit kanė nevojė pėr gjėra tė bukura.
Cilat janė pengjet e Vllasova Mustės?
Pengjet? Mė mirė le tė rrinė brenda lakut tė tyre.
Vllasova Musta - Kujtim Spahivogli - foto, dasma e tyre
Krijoni Kontakt