Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Vllasova Musta

    POEZI NGA VLLASOVA MUSTA



    Vllasova Musta ėshtė njė krijuese e mirėnjohur shqiptare, nga Gjirokastra, diplomuar pėr Gjuhė dhe Letėrsi. Ka botuar qė nė bankat e shkollės sė mesme. Libri i saj poetik “Pa kopertinė” pa dritėn e botimit shumė shpejt dhe mė pas botoi “Kur ēelin syllet” dhe “Kthema diellin tim”. Pėr mė se 30 vjet ka punuar nė Kinostudio, skenariste, ku ka shkruar me dhjetėra skenare pėr filmin e animuar si dhe pėr filmin dokumentar. Ėshtė fituese e disa ēmimeve dhe e kupave pėr skenarin mė tė mirė nė Festivalet e Filmit Shqiptar nėpėr vite. Po ashtu, ėshtė fituese e konkursit kombėtar pėr letėrsinė, me librin "Kur ēelin sythet".


    DHE LODRAT FLASIN


    Avioni u nis ,
    (Brenda tij, ime bijė dhe djali)
    Sa nisi tė ēajė hapėsirat,
    Ndjeva se mė mori malli…
    Mbeta e vetme, pėrsėri
    Befas e tkurrur, fus duart nė xhepa
    Krejt e pėrhumbur s`di se si
    Njė lodėrz tė tij me dorė preka.
    Mė kish mbetur ne xhep
    E mora nė duar,
    E pėrkėdhela, i fola
    Mjaftoi kjo lodėr, trishtimi u mpak
    Mė erdhėn pranė dhe vajza dhe djali
    Edhe pse ishin mijėra milje larg…


    GĖNJEMĖ PAK!


    Njė ditė rend,
    Njė tjetėr vjen
    Trokasin orėt tik e tak,
    Nė se tė dukem si e lodhur
    Tė lutem shumė,
    Gėnjemė pak!
    Dhe po tė kapi syri mprehtė
    Njė thinjė qė shndrit
    Apo njė rrudhė,
    Mė mirė hesht e mos mė thuaj,
    Qė mos tė mbetem
    E pagjumė.
    Nė se vonon tė vish tek unė,
    Pa njė motiv,
    Pa asnjė shkak
    Do kthehem shpend nė hapėsirė
    Qė tė tė them:
    Gėnjemė pak!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 05-09-2012 mė 11:19

  2. #2

    Vlasova Musta - interviste

    Vllasova Musta: Pa Kujtim Spahivoglin, mė ėshtė dukur vehtja si njė shelg i trishtuar, me sytė tė mbetur mbrapa…


    Nga Zenepe Luka
    Botuar nė gazetėn Telegraf



    Flet pėr herė tė parė vajza gjirokastrite, poetja e ėndėrrave tė mėdha, skenaristja, qė provoi dashurinė e dhimbjen pėr bashkėshortin e saj: Regjizorin dhe aktorin e madh Kujtim Spahivogli.Krijimtaria si skenariste pėe 3 dekada nė Kinostudio, lumturia qė ndjen pėr tė bijen Anin dhe nipin, Tim dhe pengjet, qė kėrkon ti lėrė nė lkun e tyre.


    Vllassova: Tė jetoje me Kujtim Spahivoglin ishte sikur prekje qiellin dhe detin, hėnėn dhe diellin dhe mė pas, mė ėshtė dukur vetja gjithmonė si njė shelg i trishtuar me sytė tė mbetur mbrapa…



    Vllasova Musta, njė emėr shumė i njohur nė fushėn e krijimtarisė artistike. Ta nisim intervistėn me pyetjen: Cila ėshtė familja e Vllasovės dhe ēfarė ka trashėguar prej saj?

    Tė flas pėr familjen time ėshtė njė prej motiveve qė mė bėn tė ndihem mjaft mirė, sepse: mė jepet mundėsia tė flas pėr njerėz tė shtrenjtė, qė nuk i kam mė, tė flas pėr krijesa tė dashura e tė paharruara, qė mė dhanė pafundėsisht dashuri dhe vlera tė vėrteta njerėzore.
    Prindėrit e mi, pėr mua, kanė qenė modeli mė i pėrkryer i harmonisė nė familje, i pėrkushtimit pėr njėri tjetrin dhe i rritjes sė kujdesshme tė fėmijėve, aq sa kur e kujtoj edhe sot, sjell ndėrmend se pas ēdo hapi, qė hidhnim nė jetė, ka qenė i pandarė syri, vėmendja dhe gėzimi i tyre. Nė se ne tė tre, dy vėllezėrit dhe unė, u rritėm nėpėr vite dhe asnjėherė nuk u sollėm as shqetėsimin mė tė vogėl prindėrve, pėrkundrazi, u dhamė kėnaqėsinė e tė ndjerit mirė pėr fėmijėt qė rritėn, kjo nuk ishte e rastėsishme.Unė u jam mirėnjohėse prindėrve, qė aq mirė ditėn tė mbanin ndezur nė familjen tonė shkėndijėn e ngrohtė qė pėrcillte dritė qytetarie dhe dashurie.

    Babai im, pas Gjimnazit tė Gjirokastrės, kreu studimet e larta nė Akademinė Ushtarake tė Milanos. Mė pas, nė vitin 1949 shkoi nė Akademinė Frunze, nė ish Bashkimin Sovjetik e nė vitin 1961 pėrfundoi Akademinė Voroshillov, nė Moskė, qė ishte niveli mė i lartė i studimeve ushtarake. Pra, ishte njė oficer karriere, me profesionalizėm tė admirueshėm, me pėrkushtim dhe korrektesė absolute nė ēdo aspekt jetėsor. Kishte njė dashuri tė veēantė pėr librin dhe mua si fėmijė, prej tij mė ka mbetur nė kujtesė mėnyra se si lexonte: pėrherė i ulur nė tavolinė, me librin pėrpara dhe me njė tregues nė krah tė librit, qė e pėrdorte kur ndėrpriste leximin, kurrė nuk e pėrthyente faqen e librit!
    Nėna ime kishte kryer Shkollėn Tregtare nė Vlorė, e donte librin, lexonte, por edhe kishte kėnaqėsi tė fliste pėr tė. Ishte 80 vjeē kur u nda nga kjo jetė, por iku duke pasur njė libėr nė dorė…
    Kėta ishin prindėrit e mi, qė na merrnin pėrdore kur ishim tė vegjėl e na argėtonin me shėtitje apo piknikė nė vende tė bukura e teksa rriteshim, ishin ata qė na ēuan pėr herė tė parė nė kinema, nė cirk e mė pas na mrekulluan duke na futur nė botėn e magjishme tė teatrit, ku lėviznin njerėz realė e qė pėr mua fėmijėn, ishte njė mrekulli dhe emocion i papėrsėritur…
    …Ndoshta u zgjata rreth kėsaj pyetjeje, por, mendoj se pėr kėdo, rrėnja apo trungu ka tjetėr pėrparėsi, ėshtė gjithnjė e para, ėshtė pema gjigante qė fėshfėrin degė e gjethe, ajo ka dritė, ka tinguj e ngjyra, ėshtė streha e paqtė e fėmijėrisė, por edhe kur vitet rrjedhin, degėt e saj tė trokasin nė qelqet e dritares, tė thėrrasin e tė zgjojnė, dhe ti shkon me ėndje pranė saj, sepse aty gjen njė tjetėr prehje…

    Rinia juaj, nė mos gabohemi, ka qenė binjake me poezinė. Cila ėshtė krijimtaria juaj nė kėtė fushė, kujtoni poezinė e parė dhe cili ėshtė libri i fundit?

    Rinia ime ka qenė e bukur, e plotė, e shėndetshme. Ka qenė rini me ėndrra, me libra, dhe tepėr aktive. Fillova tė shkruaj herėt dhe poezinė e parė e kam botuar kur isha gjimnaziste. E kujtoj fare mirė, mė ka mbetur nė kujtesė, ka qenė ditė e diel, nėntor dhe nė gazetėn “Drita” ishin botuar poezitė e mia! Nė qytetin e Gjirokastrės, ku jetoja nė ato vite, kishte njė dėshirė tė veēantė pėr librin dhe dijen nė pėrgjithėsi. Dola pėr tė blerė gazetėn, si zakonisht, dhe veē kur fillojnė e mė urojnė tė njohur e tė panjohur. U mrekullova dhe rrugėn deri nė librari e kam bėrė jo duke ecur, por thuajse fluturoja. Gati, gati nuk po e besoja as vetė. Kaq shpejt i botuan! i kisha dėrguar para pak ditėsh dhe sinqerisht nuk e prisja. Ajo ditė ka qenė e magjishme, nga mė tė mrekullueshmet, e veēantė dhe e paharrueshme…Me gazetėn nė dorė renda pėr nė shtėpi dhe atė ditė gjithēka mė dukej mė e madhe, mė e bukur, mė me ngjyrė. Tė nesėrmen, nė shkollė, pėr shokėt dhe shoqet e mia unė isha “personazhi i ditės”. Ishte vėrtet bukur!
    Pas kėsaj, vazhdova tė botoja herė pas here dhe krahas botimit tė poezive filluan tė mė vinin letra me urime nga tė rinj e tė reja nga gjithė Shqipėria. Ishte koha kur letra kishte tjetėr dimension dhe tjetėr vlerė.
    Librin e parė e kam botuar kur isha nė gjimnaz dhe titullohej “Pa kopertinė”, ndėrsa librin i fundit, me titull e “Kthema diellin, Tim” e kam botuar para pak vitesh.


    Keni nostalgji pėr tekstin e kėngės sė shkruar nga ju “Xhaketa e kuqe “?

    Kam kujtime mjaft tė bukura qė lidhen me tė. Unė kisha botuar njė cikėl me poezi, ku ndėr tė tjera ishte edhe ajo me titull “Xhaketa e Kuqe”. Kompozitori i talentuar Feim Ibrahimi e pėlqeu kėtė poezi dhe bėri kėngėn, qė u prezantua nė Festivalin e Parė tė Kėngės sė Ushtarit. Unė isha studente dhe nė atė kohė ndodhesha nė aksionin pėr ndėrtimin e hekurudhės Elbasan- Pėrrenjas. Me shumė peripeci arrita tė marr dy ditė leje pėr tė ardhur nė Tiranė, qė tė isha e pranishme nė Festival. Nė sallėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit, ku zhvillohej Festivali, ishte dhe im atė. Kėngėn e kėnduan Justina Aliaj dhe Liljana Kondakēi.Tingėlloi mjaft mirė dhe u prit me duartrokitje tė pafundme. Unė, studentja e ardhur nga aksioni, ku kisha lėnė pluhurin, diellin pėrvėlues, tokmakun dhe borinė, qė na bėnte zgjimin herėt nė agim e na vinte nė rreshtore, mbeta si e ngrirė nėn breshėrinė e duartrokitjeve.
    Kėnga fitoi ēmimin e parė dhe tė them se kjo mė gėzoi, ishte pak. Kur po dilnim, tek holli takova babanė, mė pėrqafoi dhe ndjeva se ai ishte i ngopur me gėzim. Poezinė e kisha shkruar pėr tė, ajo u bė kėngė dhe u shpall fituese. Ai ishte i lumtur si rrallėherė. Papritur e pamė veten tė rrethuar nga shumė miq, nga tė njohur e tė panjohur qė mė uronin mua dhe babanė. Ka qenė njė mbrėmje e paharruar… Tė nesėrmen u nisa pėr nė aksion. U riktheva pėrsėri tek puna, mes shokėve tė mi studentė dhe sė bashku festuam nė njė mbrėmje rinore.


    Karriera juaj ėshtė nė fushėn e kinematografisė, si skenariste. Kujtoni fillimet e punės nė Kinostudio dhe cili ėshtė skenari i parė i shkruar nga ju. Sa skenarė keni realizuar dhe cilin do te veēoni?

    Tė punoje nė Kinostudio ishte njė fat i madh dhe unė fillova punė aty, fill pasi mbarova studimet e larta. Kinostudioja ishte si njė oaz, ku merrte krahė dhe jetė krijimtaria artistike, ku pulsonte dhe merrte rrugė ėndrra mė e madhe, aty kishte njė ambient qė tė nxiste tė bėje gjėra tė bukura, tė kėrkoje dhe tė realizoje mė tė mirėn.Mbi tė gjitha, aty kishte njerėz tė mrekullueshėm, qė tė bėnin tė ndiheshe se ishe pjesė e njė familjeje tė madhe, qė tė jepte shumė dashuri dhe pėrkrahje. Mund tė them pa e tepruar, se nė Kinostudio ekzistonte njė frymė dashamirėsie pėr njeri tjetrin, qė zor se e gjeje tjetėrkund. Unė e pata kėtė fat! Fillova punė aty nė vitin 1971 dhe u largova nė vitin 2002, mbi 30 vite tė mbushura me emocione, me kujtime dhe me shumė mirėnjohje pėr tė gjithė ata njerėz, qė m“u bėnė pjesė e pandarė e jetės sime.
    Puna ime e parė ka qenė njė skenar, e qė shkrova pėr Tefta Tashko Koēon. M“u desh tė kėrkoja e tė shfletoja shumė nė Arkivin Qendror tė Shtetit, tė takoja njerėz tė afėrt tė saj, specialistė tė muzikės dhe nė kėtė mori takimesh qė kam pasur, ruaj nė kujtesė takimin me artisten Lola Gjoka, qė mė fliste me njė delikatesė thuajse tė brishtė, me njė mall tė mbėshtjellė brenda njė qetėsie tė rrallė e me njė kujtesė tė habitshme pėr Tefta Tashko Koēon, miken e saj tė madhe, qė e kish shoqėruar nė piano hap pas hapi.

    Mbresė tė fortė dhe mjaft prekėse mė ka lėnė dhe takimi me tė birin, Eno Koēon, qė edhe pseishte i pėrmbajtur nė dukje, por me njė drithėrime tė pakrahasueshme ndjeshmėrie dhe dhimbsurie pėr tė dhėnė mė tė mirėn pėr nėnėn e tij. Nė takimet me tė kam pėrjetuar atė, qė pėr mua ishte shumė e prekshme: ai mbartte nė shpirt brengėn e fėmijės sė rritur me mungesėn e nėnės dhe tashmė kėrkonte, qė nė film ajo vetėm tė shkėlqente, ashtu siē kishte shkėlqyer nė jetė dhe pėr kėtė, ai vuri nė shėrbim tė filmit, gjithēka qė ruante nga nėna e tij.
    Ka qenė njė eksperiencė e madhe, qė mė ndihmoi nė vitet nė vazhdim.

    Nė punėn time si skenariste kam shkruar me dhjetėra skenarė pėr filma dokumentarė, tė tillė si: “Kėndon Tefta Tashko Koēo”, “Pranė hapave tė parė”, “Heshtja e armėve”, “Prite, prite Skėnderbenė”, “Mjeshtri dhe nxėnėsit e tij”, “Vatėr dije, vatėr lirie”, “Banorė tė rinj buzė Jonit”, “Njeriu qė kapėrceu shekujt”, “Meteori i skenės” etj.etj.
    Krahas filmit dokumentar, kam shkruar mjaft skenarė pėr filmin vizatimor, ndėr tė cilėt veēoj: “Nė pyllin me bredha”, “Dy vėllezėrit”, “Kėrpudha”, “Lėkura e Luanit”, “Pėr dy metėr tokė”, ”Balada e Druvarit”, “Loja e Djallit” e mjaft tė tjerė…
    Ajo qė dua tė veēoj nga puna ime nė Kinostudio ėshtė fakti se ēdo skenar e kam shkruar me shumė dashuri, me njė pėrkushtim krijues pėr tė dhėnė mė tė mirėn e mė tė bukurėn dhe mė ėshtė kthyer i plotė ky pėrkushtim, kur jam shpallur fituese e Kupės pėr skenarin mė tė mirė nė disa prej Festivaleve tė Filmit Shqiptar.

    Pėr Vllasova Mustėn vajzėn e bukur gjirokastrite, poeten, cila ishte forca qė detyroi aktorin, regjisorin e madh Kujtim Spahivogli t`i shprehte dashurinė dhe mė pas tė lidhte martesėn?

    E vėshtirė kjo pyetje se mendoj qė, nuk mė takon mua t`i bėj dritė kėsaj enigme, por mund tė them vetėm kėtė: ndryshe nga shumė vajza tė tjera, unė nuk renda pas shkėlqimit tė Kujtimit. Ne e njihnim njėri tjetrin nė distancė, ai mė njihte vetėm si emėr, si poete, unė e njihja si regjisor dhe aktor. Unė isha vetėm 19 vjeē, kur njė ditė u gjendėm pėrballė njeri tjetrit, nė Kongresin e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Ai mė pa dhe shtangu, unė e pashė dhe ngriva!
    Ai pyeti dikė se “kush ėshtė ajo vajza?”, i thanė si quhesha dhe kaq mjaftoi, mė thirri sikur mė njihte prej kohėsh. Unė iu avita dhe s`po flisja. Ai mė shihte, qeshte i gjithi dhe mė pėrqafoi sikur mė rigjeti pas kaq e kaq kohėsh! Nisėm tė bisedonim sikur tė ishim miq tė vjetėr e jo tė sapo njohur…Nga ai ēast ishim pėrherė bashkė pėr njė kohė tė gjatė, dhe martesa erdhi krejt natyrshėm. Unė asnjėherė nuk ia kėrkova martesėn, asnjėherė, ne e donim njėri tjetrin, por unė nuk doja qė ai tė ndihej i detyruar pėr ta bėrė atė hap, pėr tė cilin kish hezituar vite e vite me radhė, para se tė njiheshim bashkė.
    Njė ditė, nė fillimvjeshtė, teksa mė priste nė vendtakimin tonė, (do tė shkonim tek miqtė e tij, Skėnder dhe Vitore Sallaku), unė mbėrrita, dhe ai mė pėrfshiu tė tėrėn e tek mė mbante pėrqafuar, befas i shqetėsuar mė largoi, pėr tė mė parė edhe mė mirė e mė tha: “Ē`e ke kėtė drithėrimė?”
    “Po, ja mjafton mendimi qė po vija drejt teje dhe mė kap emocioni…”, munda t`i them, por mė tepėr se sa fjalė ishin mėrmėrimė dhe dorėn e mbaja afėr zemrės se mė bėhej sikur po mė dilte vendit. Ai qeshi me zėrin e tij kumbues dhe mė tha: “Ja, pėr kėtė drithėrimė tė shpirtit kam pasur nevojė, asgjė tjetėr nuk do tė kėrkoja!”
    Pas kėtij momenti u gjendėm nė bulevard dhe teksa po ecnim, si nė pėrhumbje ndjeva se krahu i tij mė kish mbėshtjellė rreth vetes. Instiktivisht desha ta largoja se rrugės pėrballeshim me tė njohur, qė po na shihnin habitshėm, por ai mė kundėrshtoi dhe mė tha: Jo krahun qė nuk do ta heq, por do thėrras me tė madhe: E mora Vllasovėėėėn! …
    Nė vizitėn qė bėmė, tek familja Sallaku, sapo u futėm brenda, ai iu tha: Po ju jap njė lajm qė do gėzoheni, kjo ėshtė nusja ime! Ajo ishte darka e parė qė festuam mes miqsh dhe unė u ndjeva si nė qiellin e shtatė.


    Ēfarė vlerėsonit tek bashkėshorti juaj dhe si e pritėt lindjen e vajzės, Anit. Kush i a ngjiti emrin dhe ēfarė ishte kjo krijesė pėr ēiftin e artistėve?

    Kujtim Spahivogli pėr mua ishte dhe mbetet njeriu i vlerave dhe virtyteve tė rralla. Nuk mund tė veēoj vetėm njė vlerė. Ai ishte njė univers, brenda tė cilit merrte frymė Njeriu i Madh nė tė gjithė dimensionin e tė qenit Njeri, aty ishte artisti, nė pėrmasat e njė uragani gjithėpėrfshirės, aty ishte burri, miku dhe shoku qė rrallė, shumė rrallė mund t`i gjesh nė jetė.
    Lindja e vajzės ishte njė mrekulli e vėrtetė, njė gėzim i madh sepse, unė doja tė ishte vajzė dhe kaq ngulmuese m`u bė kjo dėshirė saqė vetvetiu m`u krijua njė siguri gati absolute, qė do tė lindja vetėm vajzė dhe vajza erdhi! Atė ditė kemi qenė tė lumtur dhe vetėm tė lumtur! Kur unė, sapo kisha sjellė nė jetė vajzėn dhe isha ende nė sallėn e lindjes, njė mjeke erdhi drejt meje dhe mė dha njė tufė tė madhe me trėndafila, qė ma vuri pranė gjoksit, duke mė thėnė:
    T`i dėrgon Kujtimi, ėshtė tek hyrja e maternitetit, po fluturon nga gėzimi… dhe veē kur mes tyre, gjej njė letėrz shkruar prej tij, me shumė dashuri dhe njė ngrohtėsi tė rrallė, siē dinte ta shprehte vetėm ai.
    Brenda tij, kishte lindur njė tjetėr dimension, ai i babait, qė do tė ishte deri nė fund vetėm pėrkushtim, pėrmallim dhe adhurim pėr tė bijėn.
    Nuk di se si u ndjeva nė atė ēast dhe qava.

    M`u duk sikur papritur mė erdhi aty, ishte fare pranė meje, shumė pranė.
    Pas dy ditėsh, ai do tė nisej pėr nė Shkup, ku do tė vinte nė skenė komedinė “Karnavalet e Korēės”.
    Emrin e vajzės e kishim gjetur prej kohėsh tė dy bashkė, para se tė lindte, do ta quanim Andeta, ėshtė emėr qė e krijuam vetė, sepse tė dyve na pėlqente shumė deti, ndėrsa para se tė nisej pėr nė Shkup, Kujtimi mė tha: “Sikur t`i thėrrasim shkurtimisht Ani?” dhe kėshtu i thirri ai, i pari dhe kėshtu i thėrras unė dhe tė gjithė tė njohurit, shokėt dhe miqtė e saj.
    Kėtė emėr, pas njė viti kėrkoi t`ia vinte vajzės sė tij, Ferdinand Radi, mik i dashur i Kujtimit dhe ne i thamė, dakord, le tė bėhen dy Andeta.
    Nuk di a e ka tjetėrkush kėtė emėr…


    Drama nė familje, si nisi, si u zhvillua dueli mes dashurisė dhe padrejtėsisė. Si e keni pėrjetuar dėnimin e bashkėshortit tuaj?

    Kujtimi qėndroi tre muaj nė Shkup pėr vėnien e shfaqjes. Punoi intensivisht pėr tė, shkoi pas njė pėrgatitjeje tė hollėsishme deri nė detaje pėr atė qė do tė realizonte dhe shfaqja pati njė sukses tė jashtėzakonshėm dhe u vlerėsua nga kritika pėr konceptimin modern regjisorial. Kur trupa erdhi nė Tiranė, ajo shfaqje u duartrokit gjatė nė Teatrin Kombėtar dhe Kujtimi u ndje mirė pėr vlerėsimet qė mori.
    Vazhdonte tė flitej pėr suksesin e shfaqjes, por befas, kjo atmosferė papritur u pre. Filloi tė dilte nė pah njė vorbull e frikshme, lėvizėse qė nuk po kuptohej se ku do tė ndalte. Goditja ra mbi Todi Lubonjėn dhe Fadil Paēramin. Ky i fundit, ishte jo vetėm anėtar i Komitetit Qendror tė Partisė, por edhe njihej si njė nga dramaturgėt mė tė suksesshėm. Kujtimi kishte vėnė nė skenė disa prej dramave tė tij, ndėr tė cilat:”Shtėpia nė bulevard”, “Ngjarje nė fabrikė” etj. U organizuan mbledhje tė kolektivave, ku u kėrkua qė tė dėnohej ky “grup armiqėsor”. Kujtimin e pėrfshinė nė kėtė grup duke e etiketuar si mbėshtetės tė Fadil Paēramit sepse ai, nuk pranoi tė ngrihej e tė fliste kundėr tij.
    Filluan tė bėheshin mbledhje tė gjata nė Akademinė e Arteve, ku ai ishte pedagog dhe kujtoj njė natė, nė orėt e vona, pas mesnate, kur e prisja jashtė, me vajzėn tė vogėl nė karrocė, deri sa tė mbaronte mbledhja. Kur doli, ishte shumė i tronditur dhe mė tha: Ata duan, qė unė t`i kundėrvihem Fadilit, por unė, ē`kam pasur pėr t`i thėnė, probleme pune, ia kam thėnė ballazi, kur tė tjerėt nuk guxonin kurrė tė flisnin. Tani, unė nuk mundem t`ia rikujtoj atij, ato qė ia kam thėnė njėherė, vetėm e vetėm pėr ta groposur. sepse unė dua, qė edhe pas njėzet vjetėsh, kur ta shoh Fadil Paēramin, ta shoh drejt e nė bebėz tė syrit e mos tė ul sytė para tij!
    Nuk kam pėr ta harruar kurrė me sa vendosmėri m`i tha tė gjitha kėto, qė mė tepėr se sa njė shpėrthim i kurajos dhe karakterit tė tij tė fortė, mė tingėlluan sikur kishte nevojė t`ia thoshte edhe njėherė vetes me zė tė lartė.
    Pikėrisht nė kėtė kohė, Kujtimi po vinte nė skenėn e Teatrit tė tė Rinjve dramėn e Majakovskit “Banja” e cila fshikullonte “aparatēikėt” apo zyrtarėt e lartė, qė harronin se nė shėrbim tė kujt ishin dhe i jepnin vetes atributet e perėndive. Konceptimi i tij regjisorial, mizasenat dhe ēdo detaj tjetėr ishin ndėrtuar nė mėnyrė fanastike dhe krejt shfaqja kishte njė frymė moderne dhe tingėllimė tė fortė fshikulluese. Shfaqja u quajt si kundėrvėnie ndaj regjimit socialist. Fillimisht e hoqėn nga puna si pedagog, mė pas dhe nga Tirana dhe e ēuan nė njė Ndėrmarrje Bujqėsore tė Fierit. E pėrjashtuan edhe nga Partia, ku kishte hyrė qė nė moshėn 16 vjeēare. Kjo ishte njė goditje fatale qė erdhi me shpejtėsi rrufeje.


    Si rrodhėn ngjarjet mė tej?

    Duke qėnė nė ēdo moment pranė tij, unė e shihja se si po pėrpėlitej nė kėtė vorbull qė po e pėrpinte dhe mendova tė ndėrmerrja njė hap, i thashė se do kėrkoj tė takohem vetė me njėrin nga sekretarėt e Enver Hoxhės nė Komitetin Qėndror tė Partisė dhe t“u them, se ti nuk e meriton kėtė ndėshkim. Ai fillimisht nuk deshi, por mė nė fund, pranoi. Kėrkova takim me Sevo Tarifėn, tė cilin e njihja dhe mė njihte mjaft mirė, mė priti dhe pyetja e parė qė mė bėri ishte:
    Pėrse ke ardhur?
    Pėr problemet qė i janė krijuar Kujtimit, i thashė, ai ėshtė krejtėsisht i pafajshėm…Teksa unė i kujtoja se kush ishte Kujtimi ai mė ndėrpreu duke mė thėnė:
    “Ti e njeh sot Kujtim Spahivoglin, ndėrsa Partia e njeh prej vitesh dhe ai ka qėnė gjithnjė i survejuar dhe ne e dimė mė mirė se sa ty, se kush ėshtė ai. Nesėr, ai pritet tė arrestohet e tė shkojė nė burg, ēfarė do tė bėsh ti me gjithė vajzėn e vogė. Mendova se erdhe tė mė marrėsh mendim si prind, kurse ti mė vjen e mė tregon se kush ėshtė Kujtimi. Nuk duhej tė kishe ardhur fare…
    Toni autoritar, i prerė dhe tepėr i ftohtė qė ndjeva pėrballė meje mė trembėn. Ai u tregua krejtėsisht i distancuar nga njohja familjare qė kishte me prindėrit e mi, por dhe me mua. Nuk mė la asnjė hapėsirė pėr tė folur mė tepėr. Kjo mė trembi. Kaq ishte takimi dhe unė dola prej andej e pėrlotuar, pa ditur nga tė shkoja prej hutimit dhe goditjes qė mora. E ndėrmora atė veprim, e sigurt se do zgjidhja situatėn e rėndė, duke menduar se ata lart ishin tė dezinformuar dhe unė do i sqaroja…Kur e sjell ndėrmend sot, e gjykoj si njė veprim naiv, por ē“mund tė bėja tjetėr, isha vetėm 23 vjeē dhe pėrballė shihja njė tynel tė errėt qė po na gllabėronte. Nuk pata kurajo tė shkoja drejt e nė shtėpi, nuk i thosha dot Kujtimit se ēfarė e priste, as si u zhvillua biseda, pėr mė tepėr kur mendoja se me sa siguri nė vetvete shkova nė atė takim. U enda rrugėve tė Tiranės gjatė, pa guxuar t“i afrohesha shtėpisė, sa avitesha aty, pėrsėri kthehesha, qė t“i jepja mundėsi vetes tė qetėsohesha nė mėnyrė qė kur tė shkoja, mos tė mė kuptonin se si ishte puna.
    Kur u ktheva, Kujtimi po mė priste i alarmuar pėr vonesėn e tejzgjatur. Nuk mė pyeti si shkoi takimi, nuk mė tha si tė priti, nuk mė tha, pse u vonove. E kuptoi gjithēka dhe nuk deshi tė mė lėndonte mė tepėr. Mė mbajti tė pėrqafuar gjatė, pa folur, vetėm mėrmėriste me vete: Nuk duhej tė kishe shkuar, kėto punė s“janė pėr ty.
    Pas kėsaj, periudha nė vazhdim ishte e pashpresė pėr tė ndryshuar situatėn, ajo vetėm pėrkeqėsohej duke u rėnduar mė tepėr. Mua po mė shikonin si prenė qė po i avitej dita e goditjes. Kudo mė drejtohej pyetja:
    Po ti, si do tė bėsh?! E vetmja gjė, qė nuk e mendoja kurrė se do tė ndodhte, ishte ndarja. Presionet ishin nga mė tė ndryshmit, nga mė tė frikėshmit pėr tė nesėrmen qė mė priste mua dhe familjen time. Ika nga shtėpia, pa thėnė asnjė fjalė, nuk kisha kurajo tė thosha asgjė. Vetėm ika me vajzėn 12 muajshe nė duar duke lėnė zemrėn mbrapa. Ajo mbeti aty, nė atė shtėpi, tek Kujtimi. Ishte njė gjėmė e pakrahasueshme, qė mbeti e gjallė gjatė gjithė jetės sime.
    U ndėshkua artisti, u vra njeriu u shkatėrrua familja.


    Cilat kanė qenė marrėdhėniet e Anit me tė atin?

    Nga mė njerėzoret, mė tė bukurat e mė me vlerė. Unė e ushqeva me dashuri, me respekt dhe adhurim pėr tė atin. Ani ishte i vetmi person me tė cilin unė flisja lirshėm dhe pa pasur frikė, me askėnd tjetėr nuk kam folur, asnjėherė. Teksa flisja me tė, ēlirohesha, ēmallesha dhe i tregoja vazhdimisht me imtėsi se kush ishte babai i saj, ē“personalitet mbartte nė vetvete dhe si vlerėsohej nga tė gjithė ata qė e njihnin e qė, nuk ishin tė paktė.
    Ajo nuk pati fatin ta njihte nė shkėlqimin e tij, por u rrit duke u mėkuar me tė vėrtetat pėr tė, duke qėnė pėrherė pranė tij, duke dėgjuar dhimbshėm pėr jetėn e nėpėrkėmbur tė tė atit. Ajo e adhuronte tė atin, ai u bė krenaria e saj dhe unė ndihesha e plotėsuar qė ia arrita t“i pėrcjell Anit atė, qė ajo duhej ta kish pėrjetuar nė njė jetė normale, nė njė familje tė plotė e pa drama vrastare. Lidhja midis tyre ka qėnė e gjitha dashuri, dhimbje dhe krenari, ajo pėr tė atin, ai pėr tė bijėn qė shihte se si rritej e maturohej para syve tė tij.
    Nė shumė drejtime ajo ėshtė kopje e Kujtimit. Ėshtė artiste nė shpirt e nė jetė, ėshtė vajzė me karakter tė fortė, i buron natyrshėm mirėsia dhe pėrkushtimi pėr tė tjerėt…ėshtė modeli i tė atit!


    Si e pritėt vdekjen tragjike tė Kujtim Spahivoglit nė vitin 1987 dhe ēfarė peshe ka zėnė nė jetėn tuaj tė trazuar kjo dashuri, kjo dramė?

    Ajo ditė ka qėnė njė gjėmė e vėrtetė, erdhi si njė ortek dhimbjeje, qė mė goditi nė gjithė qėnien time e sado vite tė kalojnė, sa herė e sjell ndėrmend, orteku vetėm rritet. Ka qėnė 7 korrik 1987 dhe unė po prisja tė kthehej Ani nga shtėpia e Kujtimit. Dera trokiti dhe u shfaq Ani me njė grua, qė i qėndronte pranė. Ajo ishte krejtėsisht e shpėrfytyruar, m“u hodh nė krahė dhe vetėm mundi tė mė thoshte: Vdiq babi!!!!
    Ka qėnė lajmi mė i rėndė, mė i papritur e mė dėrrmues i gjithė jetės sime. Pėrherė kisha njė shkėndijė drite, qė njė ditė do tė ishim pėrsėri pranė njėri tjetrit, kjo mandatė, i groposi tė gjitha pėrfundimisht.
    Brenda qėnies sime Kujtim Spahivogli mbetet burri i ėndrrės, burri i jetės, modeli i pėrkryer, qė pata fatin ta prekja, t“i qėndroja pranė, t“i jepja dhe tė merrja dashuri tė pafundme. Tė jetoje me Kujtim Spahivoglin ishte sikur prekje qiellin dhe detin, hėnėn dhe diellin dhe mė pas, mė ėshtė dukur vetja gjithmonė si njė shelg i trishtuar me sytė tė mbetur mbrapa…


    Cilat janė marrėdhėniet tuaja me vajzėn, Anin, qė jeton nė Gjermani, cilat virtyte tė tė atit, janė mishėruar nė karakterin e saj?

    Ani ėshtė jo vetėm bija ime, por shumė e shumė mė tepėr se sa kaq. Ajo ėshtė shoqja dhe mikja mė e mirė, ėshtė krijesa mė e dhimbsur dhe mė e pėrkushtuar qė do tė ėndėrronte tė kishte njė nėnė. Unė e kam kėtė mrekulli dhe kjo quhet Ani Spahivogli.
    Pas pėrfundimit tė studimeve tė larta nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Budapest, ajo jeton nė Gjermani dhe ka njė djalė tė cilit i ka vėnė emrin Tim, nė kujtim tė tė atit. Unė shkoj shpesh pranė tyre, por edhe ata vinė kėtu , se ajo ėshtė pėrherė e pėrmalluar pėr vendin e saj. Ani ėshtė nė pozicionin e piktores grafiste nė njė kompani prestigjioze qė quhet “Gold Buch” dhe ndihet mjaft e vlerėsuar pėr punėn qė bėn. Unė jam nėna e saj dhe nuk mund tė flas pėr virtytet qė mbart Ani, por mund tė them vetėm njė tė vėrtetė: Ajo ėshtė mishėrimi mė i plotė i natyrės fisnike qė kishte i ati.


    Duke i hedhur njė vėshtrim jetės suaj, mendoni se ka elementė pėr tė bėrė njė skenar filmi?

    Mendoj se ēdo jetė njerėzore ėshtė njė film mė vete. Jeta ime ėshtė njė dramė e trishtė, njerėzit kanė nevojė pėr gjėra tė bukura.

    Cilat janė pengjet e Vllasova Mustės?

    Pengjet? Mė mirė le tė rrinė brenda lakut tė tyre.

    Vllasova Musta - Kujtim Spahivogli - foto, dasma e tyre
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 05-09-2012 mė 11:31

  3. #3

    Vlasova Musta - poezi

    MOS M`I TREMBNI ZOGJTĖ


    Mos m`i trembni zogjtė,
    Lėrini,
    Tė cicėrojnė nė dritaren time,
    Ata bashkojnė gjithė hapėsirat
    Pėr tė sjellė tek unė
    Mesazhe intime.
    Mos m`i trembni zogjtė,
    Lėrini tė qetė,
    I kam miq tė shpirtit,
    M`i dėrgon pranvera,
    Sjellin tek unė gjithė harenė
    E trokitjes sė munguar
    Tek dera.
    Mos m`i trembni zogjtė!


    PASQYRAT


    E kanė njė tė fshehtė
    Tė gjitha gratė,
    I kthejnė sytė nga xhamat "rastėsisht"
    Tė kontrollojnė veten ato duan,
    Tė ndihen gjithnjė mirė,
    Sigurisht.
    Nuk ka vitrinė,
    Xham apo pasqyrė
    Qė gruaja ta ndeshė, pa ndalur hap
    Tė jetė vallė njė rit qė pėrsėritet
    Qė vjen tek ne
    E kurrė s`mbetet
    Larg?
    I lini veē pėr gratė,
    Gjithė qelqet,
    Tė shihen "rastėsisht" apo direkt,
    Se vajzat kanė paqyrė sytė e djemve
    Dhe tjetėr kod
    Nė hapa u troket.


    PĖRTEJ KOHĖVE


    Ky burrė,
    Qė vjen ēdo ditė nė park
    Dhe me fėmijėt
    Qesh e luan,
    Dikur,
    Mė donte si i marrė,
    Sot, mė shikon
    Si njė i huaj.
    Nė kaltėrsinė e agut tim,
    Kish zėnė vend,
    Tjetėr njeri,
    Qė mė robtoi sy e mendje,
    Sikur tė ishte perėndi.
    Kjo dritė, s`mė la tė shihja tjetėr
    As nė mėngjes,
    E as nė gjumė
    Dhe me kėtė burrė gjithnjė mbetėm
    Dy brigje,
    Qė s`bashkohen kurrė.
    Teksa e shoh,
    Nuk mė vjen mirė,
    Qė kokėn kthen e nuk mė flet,
    U desh njė jetė dhe s`e kuptoi,
    Qė shpirti jep veē kur troket?

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Vllasova Musta

    INTERVISTA/ Flet poetja dhe skenaristja, ish- bashkėshortja e Kujtim Spahivoglit, Vllasova Musta: Kujtim Spahivogli mbetet njė shkollė e veēantė e aktrimit dhe e regjisė shqiptare

    Kujtim Spahivogli u dėnua pėr tė vetmen arsye se i kėrkuan tė shprehej hapur kundėr Fadil Paēramit

    -Nė kursin tonė ishim njė grup mjaft i mirė tė rinjsh qė shkruanin dhe qė kishim bėrė emėr, si: Moikom Zeqo, Shefki Karadaku, Niko Kacalidha, Lliko Nano, Thanas Dino, Enver Kushi, Llazar Vero, Mehmet Elezi, Fluturak Gėrmenji, Filip Rrumbullaku etj..

    -Unė dhe shoqja ime e Fakultetit, Angjelina Xhara, ishim tė parat femra qė u bėmė pjesė e redaksisė sė filmit.

    - Me Kujtimin u njoha nė Kongresin e Shkrimtarėve dhe Artistėve. Kujtimit i bėri pėrshtypje emri im si poeteshė e re dhe kur u bė pushimi, mė thirri nė emėr dhe erdhi drejt meje...

    - Atė tė diel, pasi lindi vajza, mė sollėn njė tufė tė madhe me lule dhe ma vendosėn tek koka e shtratit. Ajo aromė e ėmbėl lulesh tė freskėta, mė depėrtoi nė shpirt dhe mė pėrcolli njė pėrjetim tė papėrshkrueshėm, m`i kishte dėrguar Kujtimi! Brenda tyre ishte njė copėz letre e palosur, ku shkruhej: Pėr mami Sovėn dhe Anin, ju puth Kujtimi, babi.

    - Enver Hoxha e dėnoi duke e shpallur armik dhe pėrēues tė pikėpamjeve liberale nė artin dhe kulturėn shqiptare

    - Ndarja e detyruar nga sigurimi me Kujtimin ishte tej ndarjes, qe njė vdekje pėr sė gjalli

    -Kadareja ka qenė i pari qė mė ka botuar poezitė nė gazetėn “Drita”

    -Nė ditėt e grevės sė studentėve kam qenė vazhdimisht para godinės sė Kinoklubit “Studenti”, aty ku bėhej greva e studentėve, sepse aty ishte ime bijė, Ani

    Albert ZHOLI

    Vllasova Musta, poete, skenariste, ishte bashkėshortja e Kujtim Spahivoglit, aktorit, pedagogut dhe regjisorit tė talentuar. Kur flet pėr kujtimin ajo loton, thith lotėt e dhimbjes dhe fillon tė tregojė mes psherėtimave: Kujtimi u lind mė 30 korrik tė vitit 1932 nė Lushnjė dhe vdiq mė 7 korrik tė vitit 1987, ishte aktor dhe regjisor i njohur shqiptar. Studimet e larta pėr teatėr i kryen shkėlqyeshėm nė Moskė nė vitin 1956. Ishte njė ndėr studentėt brilantė tė ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Nė vitin 1956 emėrohet aktor nė Teatrin Kombėtar. Roli i tij i parė nė skenėn e Teatrit Kombėtar ishte Xherxhinski nė dramėn “Orėt e Kremlinit”, dhe mė pas vijnė njė sėrė rolesh nė dramat “Majlinda”, “Nė anėn tjetėr”, “Dragoi i Dragobisė”, “Hamleti”, etj.. Por mė shumė ka punuar dhe u shqua si regjisor nė Teatrin Popullor dhe si pedagog nė Institutin e Lartė tė Arteve. Ka vėnė nė skenė pjesėt: “I Ēuditshmi”, “Gratė gazmore tė Uindsorit", "Nė tufan", "Shtėpia nė bulevard", “Drita”, “Karnavalet e Korēės”, “Qielli i kuq”, etj.. Kujtim Spahivogli ėshtė themeluesi i Fjalės Artistike. Kujtimi qe nė tė njėjtė kohė edhe dramaturg. Drama e tij “Njė shok i klasės sonė” pati njė sukses tė madh: Ai shkroi edhe poezi , artikuj e ese. Vdiq nė vitin 1987 nė moshė tė re, pesėdhjetepesė-vjeēare, i sėmurė e i harruar edhe pse kishte qenė njė ndėr regjisorėt e spikatur tė teatrit shqiptar. Pas vdekjes, nė vitet '90 iu dha titulli “Artist i Popullit”. Dje u pėrkujtua 26 vjetori i vdekjes.

    E fillojmė nga emri juaj, Vllasova, kush e pėrzgjodhi kėtė emėr dhe pse?

    Emrin Vllasova ma kanė vėnė prindėrit, tė ndikuar nga letėrsia e kohės dhe konkretisht nga shkrimtari Maksim Gorki, autor i romanit “Nėna”, ku Vllasova ėshtė nėna - heroinė e personazhit kryesor. Atyre u kishte pėlqyer shumė karakteri i saj i fortė dhe pėrballja me sfidat e jetės dhe e morėn kėtė emėr pėr mua, vajzėn e tyre.

    Rridhni nga njė familje intelektuale, ēfarė ju ngjizėn prindėrit nė vitet e fėminisė?

    Unė kam qenė vajzė e vetme dhe motėr e dy vėllezėrve nė familjen tonė. Sa herė u rikthehem dhe trokas nė kujtimet e mia, ruaj tė shenjtė e tė bukur njė fėmijėri dhe rini tė mrekullueshme. Kam qenė natyrė mjaft e qetė, tepėr e pėrmbajtur dhe me njė rregullsi tė veēantė. Kėtė pėrkujdesje, pėr tė qenė pėrherė e rregullt jo vetėm nė paraqitjen time, por edhe nė gjithēka qė mė rrethonte, e kam marrė nga ajo qė pėrjetoja nė familje. Tek ne kishte rregull, asgjė nuk i lihej rastėsisė, asnjėherė nuk prisheshin oraret dhe fjala qė jepej ishte e shenjtė. Prindėrit organizonin nė kohėn e lirė shėtitje nė natyre me ne, nė formė pikniku, dhe kjo na gėzonte pa masė. Ne, e dinim se kur thuhej apo bėhej njė plan, ai do tė realizohej, patjetėr! Kjo na u bė shprehi dhe e pėrcollėm nė familjet qė krijuam, kur u rritėm.

    Tek unė, dashuria pėr librin u mėkua dhe u ngjiz prej tyre. Nė kohėn e lirė, babai vazhdimisht lexonte, bile edhe kur priste tė shtrohej dreka apo darka, ai mbante pėrpara librin. Lexonte vetėm i ulur dhe kurrė i shtrirė. Nė shtėpi kishim bibliotekė tė pasur, aty gjeje nga “librat e verdhė”, siē quheshin atėherė dhe qė ishin tė rinisė sė tim eti, e deri tek mė i riu, qė botohej, pasi botimi i njė tė libri tė ri pėrbėnte ngjarje. Ishte babai, ai qė mė dha librin e parė pėr tė lexuar dhe pėr njė kohė ishte pikėrisht ai, qė mė rekomandonte nėse duhej ta lexoja apo jo njė libėr. Mė pas, kam provuar pėr vite e vite me radhė kėnaqėsinė e diskutimit tė pėrbashkėt pėr librin e sapolexuar dhe kjo vazhdoi deri nė fund tė jetės sė tij. Mbaj mend, kur shkoja pranė tyre, pas pėrshėndetjes sė parė, mė pyeste: Ke blerė ndonjė libėr tė ri, kur do na i sjellėsh?! Ishte bukur tė rrije pranė tij dhe ta dėgjoje sepse, jo vetėm qe njeri me kulturė tė lartė, por mbi tė gjitha qe njeri i vėrtetė nė kuptimin mė tė saktė tė fjalės. Kishte shenjtėri nė fjalė, nė miqėsi dhe nė jetė, prandaj them qė qe njeri i vėrtetė!

    Njė poete e afirmuar, cila qe poezia e parė dhe nė cilėn gazetė e botove dhe si je ndjerė. Si vepruat kur patė poezitė nė gazetė me emrin tuaj?

    Fillova tė shkruaj kur isha ende e vogėl, e dėrgova poezinė nė gazetėn “Pionieri” dhe veē kur e pashė tė botuar! U gėzova shumė dhe ua tregoja gazetėn shokėve tė klasės, por ata nuk pėrjetuan atė ēka ndjeja unė dhe pėr kėtė mė erdhi keq dhe mbeta e habitur, disi e lėnduar. Mė vonė, kur isha gjimnaziste, mė botuan poezi nė gazetėn “Drita”. Teksa ecja rrugės pėr nė librarinė e qytetit, pėr tė blerė gazetėn, po mė ndalnin tė njohur e tė panjohur dhe mė uronin dhe ēuditėrisht mė dukeshin tė qeshur e tė gėzuar, jo vetėm nga fjalėt qė mė thoshin, por gjithė portreti i tyre sikur dukej ndryshe! Sapo hyra nė librari, ndjeva njė reagim tė paprovuar kurrė: aty zakonisht mblidheshin gjithė dashamirėsit e letėrsisė, aty bėheshin komentet e para, kritikat e para, vlerėsimet e para dhe ky “debat” krejt papritur sikur merrte formėn e njė shpendi, shndėrrohej nė zog e dilte jashtė, merrte rrugėt e pėrpjeta e tė tatėpjeta tė Gjirokastrės: pėrcillej opinioni i parė! Unė akoma s`e kisha marrė gazetėn nė duar, kur e pashė veten tė rrethuar nga njerėzit, qė po mė uronin. Ishte moment i mrekullueshėm, me emocion tė papėrsėritshėm dhe qė mbetet nga ato ēaste kristalore, qė sa herė i kujton, ndrisin dhe vetėm ndrisin. Tė nesėrmen, nė shkollė, tashmė isha gjimnaziste 16- vjeēare, ka qenė njė ditė qė mbetet e paharruar, mora tej kėnaqėsisė jo vetėm nga shokėt, por edhe nga pedagogėt. Tashmė isha rritur jo vetėm unė, por dhe shokėt e mi, qė aq sinqerisht mė rrethuan e mė pėrgėzuan pėr poezitė e botuara.

    Librat janė tė shenjtė. Kur trokiti shenjtėria e librit tuaj tė parė. Si e titulluat dhe si reagoi kritika?

    Librin e parė e botova sapo pėrfundova gjimnazin dhe titullohej “Pa kopertinė”. U prit mjaft mirė, u shkrua dhe u vlerėsua nga kritika e kohės dhe nė Takimet Kombėtare tė Talenteve tė reja apo mė pas nė Kongresin e Shkrimtarėve dhe Artistėve isha njėri prej zėrave qė lakohej krahas talenteve tė reja. Ndėrkohė, botoja cikle me poezi nė shtypin e kohės dhe kam fituar ēmimin e parė nė konkursin kombėtar tė poetėve tė rinj. Kanė qenė vite tė bukura me krijimtari, me vlerėsime, me njohje, me shokė dhe shoqe te reja.

    Shkolla e lartė. Cilėt ishin shoqet dhe shokėt qė sot kanė emėr? Si do ta cilėsonit jetėn konviktore. A e ndiqje modėn dhe si u pėrgjigjeshe ngacmimeve tė ēunave? Botimet a tė kishin dhėnė emėr nė shkollė?

    Kur erdha pėr studimet e larta nė Fakultetin e Filologjisė, Dega Gjuhė-Letėrsi, nuk u ndjeva e huaj, sepse tė gjithė shokėt apo shoqet qė gjeta, edhe pse shiheshim pėr tė parėn herė, mė njihnin, pasi ahere tė rinjtė lexonin dhe dinin thuajse gjithēka pėr kėdo qė shkruante. Ndjehesha mirė kur mė thoshin se mė kishin lexuar dhe i pėlqenin poezitė e mia. Nė kursin tonė ishim njė grup mjaft i mirė tė rinjsh qė shkruanin dhe qė kishim bėrė emėr, si: Moikom Zeqo, Shefki Karadaku, Niko Kacalidha, Lliko Nano, Thanas Dino, Enver Kushi, Llazar Vero, Mehmet Elezi, Fluturak Gėrmenji, Filip Rrumbullaku etj.. Jeta konviktore, tė thuash ishte e bukur ėshtė fare pak, mbetet periudha mė e kėndshme e jetės, gjithēka flurore: ajėr, tinguj, poezi, shfaqje teatrore, opera, filma, libra dhe mbi tė gjitha rinia! Pėr sa i pėrket modės, mė ka pėlqyer, mė pėlqen dhe do tė jem pėrherė bashkudhėtare me tė. Pėlqej tė dukem bukur, pėr veten time, pėr tė dashurit e mi, por edhe pėr ata qė nuk mė njohin. Ngacmimet e djemve? Nuk besoj se ka vajzė tė re, qė nuk e kanė ngacmuar shikimet e djemve apo prania e tyre. Ėshtė krejt normale. Mė kanė ngacmuar duke mė bėrė tė ndihem mirė, s`kam pasur asnjėherė shqetėsim prej tyre. Kam vazhduar rrugėn duke bėrė indiferenten.

    Emėrimi nė Kinostudio erdhi i befasishėm? Ēfarė ka qenė pėr ju Kinostudio?

    Jo, nuk ishte i befasishėm. Nė fund tė vitit tė katėrt, para diplomimit, mė kėrkoi kryeredaktori i gazetės “Drita” dhe mė pyeti, nėse kisha dėshirė tė punoja nė atė gazetė. Mua mė gėzoi ky propozim dhe gati fluturova nga kėnaqėsia. Mė pas, kur po pėrgatitesha pėr diplomėn, mė pyetėn, a tė pėlqen tė punosh nė Kinostudio? Kjo ishte tej ēdo ėndrre, pa asnjė mėdyshje pranova dhe pasi mora diplomėn, u paraqita nė punė. Ka qenė 1 shtator, sapo isha kthyer nga pushimet, njė ditė e bukur dhe krejtėsisht e veēantė dhe ēuditėrisht, sa herė i rikthehem asaj dite, nuk di tė them saktėsisht, si shkova deri aty, me autobus, me biēikletė, me kėmbė apo si?! Gjithnjė mė duket se isha mbi njė re pupėlore, nga ato tė bardhat, transparentet, qė janė si copėz ėndrre dhe tė gatshme tė tė ēojnė aty ku do ti...

    Nė Kinostudio gjeta njė oaz tė pakrahasueshėm paqeje dhe dashamirėsie, njė frymė mirėsie qė rrallė e gjeje tjetėr kund! Unė dhe shoqja ime e Fakultetit, Angjelina, ishim tė parat femra qė u bėmė pjesė e redaksisė sė filmit. Edhe pse nuk e njihja gjuhėn e kinemasė, nė fillimet e punės sime, kur isha njėzetvjeēare, pata pranė mbėshtetjen dhe pėrvojėn e kineastėve mė tė mirė, mė rrethoi prania e tyre, vėmendja dhe dashuria qė aq hijshėm dinin ta jepnin dhe ta pėrēonin tek tė rinjtė krijuesit, qė unė, pata fatin t`i kisha pranė. Kinostudio ishte dhe mbeti familja ime e madhe, aty rrodhi rinia, aty u bėra nėnė, aty provova ndjesinė e tė bėrit gjyshe...E nisa punėn si skenariste dhe e u largova prej andej, si drejtore... 35 vjet pune!

    Sa skenarė filmash keni realizuar dhe kur jeni ndjerė mė keq. A ju kanė rrėzuar ndonjė skenar?

    Unė punova pėr shumė e shumė vite nė Kinostudio dhe ėshtė mė se e natyrshme qė gjatė kėtyre viteve tė kem shkruar me dhjetėra e dhjetėra skenarė pėr filma dokumentarė dhe pėr filma ta animuar. Ajo qė mė ulte tė shkruaja dhe mė jepte frymėzim pėr atė qė do tė krijoja ishte dashuria pėr punėn. Mua mė pėlqente e pėrditshmja ime, puna dhe tek gjithēka rreth e qark shikoja me syrin vėzhgues, nėse kishte gjetje nė tė pėr njė film tė ardhshėm?! Krahas kėsaj, pėr krijuesit nė Kinostudio qe njė praktikė pune qė tė favorizonte pėr atė qė do tė realizoje nesėr, sepse secili sillte propozimet e veta, pėr temat qė do tė realizonte, pra, t’i shkruaje apo vije nė jetė atė qė kishe ideuar vetė dhe kjo, jo vetėm ta bėnte tė lehtė krijimtarinė, por e bėje me ėndje, se qe formėsuar tek ty dhe kish dalė prej teje.

    Sa herė hedh sytė nė raftet e bibliotekės sime, ndesh me ēmime, medaljone dhe kupa qė mė janė dhėnė gjatė viteve nė festivalet e Filmit Shqiptar.

    Tė vlerėsohesh dhe tė kesh nė arkivin tėnd, pas njė pune 35- vjeēare, veē tė tjerave, dy kupa tė Festivalit tė Filmit pėr skenarin mė tė mirė, sigurisht qė ndihesh mirė dhe e vlerėsuar pėr punėn qė ke bėrė. Unė i ruaj si tė shenjta kėto vlerėsime, pasi ato janė dėshmia e punės sime, qė flasin dhe tregojnė si askush tjetėr pėr njė jetė tė pėrkushtuar me pasion dhe shpirt.

    Nuk kam pasur asnjė rast, qė skenarėt e mi, tė mos jenė aprovuar, pėr sa kohė funksiononte Kinostudioja dhe ishin redaksitė pėrkatėse.

    Cilėt ishin miqtė e tu nė Kinostudio dhe si ishte niveli profesional aty?

    Nė Kinostudio gjeta njerėz mjaft tė mirė, shokė tė vėrtetė, me tė cilėt ruaj njė miqėsi tė pandryshuar edhe pse kanė kaluar vite e vite. As koha, as vitet dhe as ngarkesat e ndryshme qė vinė krah saj, nuk i tjetėrsojnė miqėsitė e vėrteta. Kujtoj kėtu mikun tim tė dashur, pėrherė tė pėrmalluar Vlash Drobonikun, tė talentuarin Artur Muharremin, njerėzorin dhe tė kėndshmin Luan Dibra, tė mirin dhe pėrherė tė qeshurin Luan Rama, tė veēantin dhe tė rrallin Gazmend Leka etj., etj.. Tė gjithė kėta qė pėrmenda si dhe shumė tė tjerė kanė qenė dhe mbeten shkolla mė vete kulture, dijeje dhe vlerash tė larta njerėzore. Nė Kinostudio kishte talente tė shndritshme, qė ua shihje dritėn sapo niste biseda, qė pulsonte ekrani qė nė sekuencat e para, njerėz qė kishin synim tė vetėm si tė sillnin njė tjetėr mrekulli nė ekran e qė nuk merreshin fare me gjėra tė rėndomta apo prapaskena intrigash. Aty, e them pa kurrfarė rezerve, ndoshta ishte i vetmi vend, ku shqetėsimi i njėrit bėhej i tė gjithėve dhe ku suksesi pėrjetohej tek secili.

    Si u njohėt me Kujtim Spahivoglin. Nė ēfarė rrethanash dhe si lindi dashuria?

    Sa herė qė mė drejtojnė kėtė pyetje, mė vjen ndėrmend njė stinė e bukur pranvere. Isha studente, ndėrsa ai, pedagog nė Institutin e lartė tė Arteve. Unė e njihja si aktor dhe regjisor, e kisha parė nė shfaqje dhe asgjė mė tepėr, ndėrsa ai kish lexuar poezitė e mia, i pėlqenin dhe nuk mė kish parė asnjėherė. Nė Kongresin e Shkrimtarėve dhe Artistėve, ndėr tė tjera u pėrmend emri im si poeteshė e re dhe kur u bė pushimi, nė ambientet e jashtme tė sallės (aty ku sot ėshtė Kuvendi i Shqipėrisė), dikush i thotė: ja, ajo ėshtė Vllasova. Kujtimi, pa pritur mė gjatė mė thirri nė emėr dhe erdhi drejt meje. Ai ēast, befas u shndėrrua nė njė ēast magjik, teksa Kujtimi po vinte drejt meje, mua m`u duk sikur lėvizėn pemėt, lulet, toka dhe e ngurtėsuar nuk lėvizja nga vendi, nga ndrojtja se po bija, mbeta si e ngrirė dhe e prita. Ai mė takoi sikur tė ishim tė njohur dhe mua mė mrekulloi natyrshmėria e komunikimit tė parė me tė. Ai erdhi drejt meje, sikur gjeti njeriun qė kish kėrkuar apo qė e priste t`i dilte diku, erdhi dhe qė nė hapat e parė, m`u bė sikur derdhi para meje veē dashuri, mirėsi dhe bujari, ashtu siē dinte tė jepte vetėm ai. Teksa flisnim, mua mė bėhej se rreth e qark nesh dilnin shkėndija, shkėndija qė mė rrethuan, mė pėrpinė, u bėnė zjarr dhe me kohė morėn dritė, njė dritė qė nuk u shua kurrė!

    Si e pėrjetuat lindjen e vajzės, Anit?

    Ahere nuk parathuhej se ēfarė do tė lindė, djalė apo vajzė se nuk ekzistonin mundėsitė e sotme, por unė e dija se do tė lindja vajzė, isha e sigurt pėr kėtė sepse kėshtu doja, kėshtu mė pėlqente. I kishim gjetur dhe emrin qė e krijuam vetė, Andeta, se tė dyve na pėlqente shumė deti, plazhi. Unė pėrfytyroja se do tė lindja nė njė ditė me diell dhe do tė ishte e diel dhe kėshtu ndodhi vėrtet. Atė tė diel, pasi lindi vajza, mė sollėn njė tufė tė madhe me lule dhe ma vendosėn tek koka e shtratit. Ajo aromė e ėmbėl lulesh tė freskėta, mė depėrtoi nė shpirt dhe mė pėrcolli njė pėrjetim tė papėrshkrueshėm, m`i kish dėrguar Kujtimi! Brenda tyre ishte njė copėz letre e palosur, ku shkruhej: “Pėr mami Sovėn dhe Anin, ju puth Kujtimi, babi”. E pėrlotur e palosa letrėn dhe e ruaj edhe sot, duket sikur ka ardhur dje, sikur vjen sot dhe do tė vijė pėrsėri nesėr...

    Nėse them se lindja e vajzės mė mrekulloi ėshtė pak, fare pak. Ajo mė dha njė dritė ta paparė qė me kalimin e viteve u bė diell i jetės sime dhe i tillė do tė mbetet pafundėsisht. Unė kam fat qė kam njė vajzė tė rrallė, qė di tė japė veē dashuri!

    Kur dhe si u dėnua Kujtim Spahivogli. Cilėt ishin kundėrshtarėt e tij?

    Kujtim Spahivogli u dėnua pėr tė vetmen arsye se ishte njeri me karakter tė fortė dhe nuk pranoi tė bėhej vegėl e regjimit tė kohės. I kėrkuan tė shprehej hapur kundėr Fadil Paēramit, tė cilin Enver Hoxha e dėnoi duke e shpallur armik dhe pėrēues tė pikėpamjeve liberale nė artin dhe kulturėn shqiptare. Kujtimi asnjėherė nuk e bėri kėtė, edhe pse e dinte se pas Fadilit do kishte tė tjera viktima. Dhe kėshtu ndodhi, breshėria ra mbi ‘tė, e dėnuan duke i hequr tė drejtėn e mėsimdhėnies nė Akademinė e Arteve, i hoqėn tė drejtėn e profesionit si regjisor, e hoqėn nga Tirana dhe e dėrguan nė Fier, punėtor nė betonierėn e kanalizimeve pėr bujqėsinė.

    Ku ishit kur iu dha dėnimi dhe si reaguat?

    Isha pranė tij. Nė atė kohė nuk jam ndarė asnjė moment prej tij, nė tė gjitha mbledhjet, nė tė gjitha ecejaket, kudo ishim bashkė.

    Njė natė, teksa bėhej mbledhja e fundit nė Akademi, unė rrija jashtė dhe prisja tė mbaronin. Ishte fund gushti dhe mbledhja bėhej me dritare hapur, kėshtu qė dėgjoheshin diskutimet dhe kundėrvėnia qė po i bėhej Kujtimit. U tremba. Kur doli, u habit qė mė gjeti aty nė atė orė tė vonė pasmesnate bashkė me vajzėn e vogėl nė karrocė. Po ti,- mė tha, -ē`bėn kėtu? Po tė prisja ty, munda t`i thosha me gjysmė zėri. Tė dėrmuar, morėm rrugėn pėr nė shtėpi, tė tre, diku ndali dhe mė tha: Unė, s`e kam bėrė ndonjėherė dhe s`do ta bėj kurrė, t`i bije tjetrit kur rri varur nė humnerė...edhe pas dhjetė vjetėsh, kur ta shoh Fadil Paēramin dua ta shoh nė dritė tė syrit, pa m`u dridhur qerpiku!

    Ai nuk e besonte se kjo qe fatale, gjithnjė shpresonte dhe mendonte se ėshtė njė gabim.

    Ku ishit kur iu dha dėnimi dhe si reaguat?

    Isha pranė tij. Nė atė kohė nuk jam ndarė asnjė moment prej tij, nė tė gjitha mbledhjet, nė tė gjitha ecejaket, kudo ishim bashkė. Njė natė, teksa bėhej mbledhja e fundit nė Akademi, unė rrija jashtė dhe prisja tė mbaronin. Ishte fund gushti dhe mbledhja bėhej me dritare hapur, kėshtu qė dėgjoheshin diskutimet dhe kundėrvėnia qė po i bėhej Kujtimit. U tremba. Kur doli, u habit qė mė gjeti aty nė atė orė tė vonė pasmesnate bashkė me vajzėn e vogėl nė karrocė. Po ti, mė tha, ē`bėn kėtu? Po tė prisja ty, munda t`i thosha me gjysmė zėri. Tė dėrmuar, morėm rrugėn pėr nė shtėpi, tė tre, diku ndali dhe mė tha: Unė, s`e kam bėrė ndonjėherė dhe s`do ta bėj kurrė, t`i bije tjetrit kur rri varur nė humnerė...edhe pas dhjetė vjetėsh, kur ta shoh Fadil Paēramin dua ta shoh nė dritė tė syrit, pa m`u dridhur qerpiku!

    Ai nuk e besonte se kjo qe fatale, gjithnjė shpresonte dhe mendonte se ėshtė njė gabim.

    Cili ishte presioni qė ju bėnė pėr ndarjen dhe si e pėrjetuat shuarjen e tij nga jeta?

    Mė pas erdhi ndarja. Njė ndarje e detyruar nga politika e kohės. Sot, pėr kėdo qė s`e ka jetuar atė kohė, ėshtė e vėshtirė tė kuptohet qartė se si jeta njerėzore varej prej qėndrimit qė duhej tė mbaje. Nėse unė do vazhdoja tė rrija me tė, interpretohej si kundėrvėnie apo sfidė qė i bėja partisė nė pushtet dhe kjo, do sillte pasojat e saj mbi mua, mbi vajzėn, mbi njerėzit e mi.

    Ajo ishte tej ndarjes, qe njė vdekje pėr sė gjalli. Tė ndaheshe prej njeriut qė doje, sepse kėtė “sakrificė” ta kėrkonte partia!!!

    U shkatėrrua familja, u shpėrbė gjithēka, ai mbeti vetėm, unė tepėr e re, 24 vjeē me vajzėn fare tė vogėl.

    Shuarja e tij nga jeta, nė 8 korrik 1987, ishte njė tjetėr goditje pėr mua, kėtė radhė e shumėfishtė. Dhimbje, brengė, trishtim dhe ē`ishte mė e keqja, nuk duhej tė tė shihte askush tė pėrlotur. Njė kohė e vėshtirė, qė errėsoi dhe nxiu ėndrrat mė tė bukura tė jetės.

    Ku ishit nė ditėt e grevės sė studentėve dhe si e pėrjetuat rrėzimin e monumentit tė Enver Hoxhės?

    Nė ato ditė kam qenė vazhdimisht para godinės sė Kinoklubit “Studenti”, aty ku bėhej greva e studentėve, sepse aty ishte ime bijė, Ani. Ajo ishte e para vajzė studente nga Akademia e Arteve, qė u fut nė grevėn e urisė. Kishte motiv tė plotė qė tė hynte nė atė grevė, i shkatėrruan jetėn e tė atit, i nėpėrkėmbėn fėmijėrinė, u rrit me mallin e pashuar pėr tė qenė pranė tij, tashmė ishte rritur dhe ky qe i pari rast qė e thirri tė bėnte diēka nė emėr tė tij. I dėgjova tė gjitha sa mė tha dhe nuk e kundėrshtova. I fliste dhimbja e mbledhur ndėr vite. I qėndrova pranė duke qenė e rrethuar nga qindra e mijėra njerėz, qė mė jepnin kurajo dhe mė thoshin: “studentėt do tė fitojnė!” Prej aty, shkuam tek shesh “Skėnderbej” dhe e pashė nga afėr rrėzimin e monumentit dhe tėrheqjen zvarrė deri sa e ēuan tek studentėt. Nė mbrėmje, kur u deklarua se i hiqej Universitetit emri i Enver Hoxhės, studentėt dolėn nga greva. Jashtė i prisnin njerėz tė pafundmė qė i pėrshėndesnin dhe Ani

    pasi pėrshkoi gjithė atė varg tė gjatė njerėzish, erdhi nė shtėpi, ku kishin mbėrritur shumė tė njohur dhe dashamirėsit tanė. Vonė, vonė kur tė gjithė u larguan, ne mbetėm vetėm, pėr herė tė parė sikur merrnim frymė ndryshe, ajo e lumtur pėr atė qė ndėrmori, ndėrsa unė e gėzuar se shihja time bijė tė rritur, qė e priste njė tjetėr jetė, njė tjetėr ajėr.

    Cili ėshtė libri juaj i fundit dhe kur do jetė botimi tjetėr?

    Botimin e fundit me poezi e kam bėrė para disa vitesh, titullohet “Kthema diellin, Tim”. Tim, ėshtė emri qė i ka vėnė Ani djalit tė saj, nė kujtim tė paharruar tė tė atit.

    Po punoj pėr njė tjetėr libėr, po me poezi”Pulėbardhat e shpirtit”, qė shpresoj ta botoj sė shpejti.

    A keni njohje me Kadarenė dhe Agollin dhe si e kanė vlerėsuar ata krijimtarinė tuaj?

    Po. I njoh nga afėr si Kadarenė edhe Agollin. Kanė qėnė idhuj jo vetėm pėr mua, por pėr gjithė brezin tim. Jemi frymėzuar dhe mėkuar me krijimtarinė e tyre. Kadareja ka qenė i pari qė mė ka botuar poezitė nė gazetėn “Drita”. I jam mirėnjohėse pėr mbėshtetjen qė mė ka dhėnė duke m`i vlerėsuar dhe botuar poezitė nė vitet e rinisė sime. Para disa vitesh, u organizua njė konkurs nė kuadėr tė 75 vjetorit tė Dritėroit dhe unė mora pjesė nė tė dhe nė fund u shpalla fituese me njė cikėl poezish. U ndjeva mirė pėr faktin se m`u dha rasti qė nė atė pjesėmarrje, tė shpreh vlerėsimin dhe respektin tim pėr Dritėro Agollin.

    Sa e ndiqni botimin e letėrsisė post komuniste? Libri i fundit.

    Pėrherė e kam nė duar njė libėr qė lexoj, e kam shok dhe mik tė pandarė. I fundit ishte “ Dashuria vjen nga jugu” i Violeta Allmuēės. Mė befasoi proza e saj. E mrekullueshme, me njė stil krejt tė veēantė e lexova me njė frymė dhe pata njė tė vetėndjerė plot kėnaqėsi aqsa, u ula dhe i shkrova, duke e pėrjetuar kėtė si njė detyrim normal dhe njerėzor, e urova pėr atė qė ajo kishte shkruar, pėr atė, qė pėrcolli tek unė. Ishte kjo ndjesi qė mė erdhi natyrshėm pas pėrfundimit tė faqes sė fundit, ndaj i shkrova: Urime pėr kėtė libėr tė bukur!

    Pėr tekstin e kėngės “Xhaketa e kuqe “ tė shkruar nga ju ka shumė komente, po komenti juaj. Si u realizua kjo kėngė dhe ku u kėndua?“

    Ruaj kujtime tė bukura qė kanė lidhje me kėtė kėngė.

    Nuk jam nė dijeni tė komenteve qė ka, unė di tė them se kėtė tekst e kam shkruar kur isha studente. Kompozitori Feim Ibrahimi e pėlqeu dhe shkroi muzikėn. Kėnga do kėndohej nė Festivalin e Parė tė Ushtarit. Unė ndodhesha nė aksion, nė Librazhd, ku punonim pėr ndėrtimin e rrugės hekurudhore. Munda tė marr vetėm njė ditė leje, sa pėr tė ardhur nė Tiranė, ku do tė bėhej Festivali. Nė sallėn e Teatrit tė Operas, ishte dhe im atė. Kėngėn e kėndoi Justina Aliaj, u prit shumė mirė dhe u duartrokit gjatė. Nė fund, u shpall fituese e ēmimit tė parė. Mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve unė mendoja se isha njeriu mė i lumtur, por kur dola dhe takova nė holl babanė, pashė sytė e tij tė pėrlotur teksa m`u afrua dhe mė pėrqafonte fort e fort. Ai kish prekur tej lumturisė sime! Pėr kėtė, sa herė e kujtoj, ndjehem mirė, sepse prindėrve tė mi, gjatė gjithė jetės, jo vetėm u kam qėndruar pranė, por jam pėrpjekur dhe ia kam dalė, t`ju jap veē gėzime.

    Nė vlerėsimin tuaj pėr jetėn njerėzore, veē familjes, ēfarė do tė veēonit?

    Familja ėshtė gjaku im, pra jam unė dhe tė mitė. Krahas familjes, e thėnė pa asnjė mėdyshje vjen miqėsia. Ajo rri nė kryevend, ėshtė pasuria mė e madhe qė merr apo humbet nė jetė. Ajo ta pasuron apo ta varfėron jetėn. Njė miqėsi e fortė, e shėndetshme i jep dritė jetės sate. Miqėsinė e shoh si vlerė absolute tė patjetėrsueshme. Nė jetėn time i jam pėrulur me shenjtėri miqėsive dhe i mbaj me po kaq shenjtėri.

    Tė ka ndodhur tė zhgėnjehesh prej miqve?

    E them me dhimbje por, mė ka ndodhur. E prirur pėr tė besuar tek tjetri, nuk arrin tė shohėsh korracėn, kur e sheh dhe tė qartėsohet pamja, prej korracės ka dalė djalli, ndėrsa ti mendoje se pėrballė ke pasur engjėllin, zhgėnjimi tė jep shumė dhimbje dhe tė lėndon keqas. Por pėrsėri them se, jo tė gjithė janė shtirakė, njerėzit janė kaq tė mirė, asnjėherė nuk ėshtė vonė pėr tė mėsuar tė lexosh karakterin e tjetrit, se askush nuk tė thotė unė jam i tillė, duhet tė dish ti, tė lexosh qartė.

    Edhe pse me brenga, me dhimbje, me lėndime, pėrsėri them: jeta ėshtė e bukur!

    Intervistoi: Albert Zholi

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Vllasova Musta



    Justina Aliaj interpreton "Pėrmallim" - poezi nga Vllasova Musta.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •