Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Pali Shtėmbari

    PALI SHTĖMBARI



    DITA E FUNDIT E MBRETĖRIMIT

    (tregim)




    Mbreti zbriti shkallėt i kapluar nė vetvete, si rrallėherė nga njė gjendje shpirtėrore tejet e rėnduar. Pas pak ai u gjend nė hollin poshtė, ku zakonisht bėhej pritja e njerėzve tė veēantė, sidomos e tė huajve.
    Kushdo qė mund ta vėrente nė kėto ēaste, me pamjen qė kishte marrė fytyra e tij, do tė pėrftonte mendimin se ai ishte mbėrthyer keqas nga njė ndjesi frike, qė mund tė prishte?
    Gjatė natės sė shkuar ai bėri njė gjumė tė ngarkuar me ėndrra tė pėshtira nė ngjarje, kur duhej tė pėrjetonte tė kundėrtėn, pasi Magjarja i solli nė jetė njė djalė.
    Magjarja nuk kishte qumėsht nė gjoksin e vet tė rriste fėmijėn, ndaj gjithė oborrtarėve iu desh tė bridhnin krejt Tiranėn, gjersa gjetėn njė mėndeshė qė gėzonte shėndet tė mirė.
    Duhija, kėshtu quhej mėndesha, u nda nga i biri i vet dhe i shoqi, pėr tė rritur trashėgimtarin e nesėrm tė mbretėrisė?
    Duke u hallakatur nėpėr shkallė, mbreti mendoi se, Duhija merrej me tė birin, dhe prej andej vinin dhe zhurmat qė dėgjonte. Mirėpo shpejt kuptoi se ishte gabuar nė hamendėsimet e veta.
    Tjetėr zhurmė vinte nė veshėt e tij. Ai u ndje i befasuar, sepse kurrė mė parė, pranė pallatit mbretėror nuk kishte dėgjuar zhurma tė tilla.
    Mė shumė ishin klithje, se sa!...
    Nė kėto ēaste doli nė pushim tė shkallėve princesha Adile. Ajo rrinte atje si e ngrirė. Pak mė parė ajo hapi derėn e dhomės sė gjumit me fėrtymė. U befasua, tek pa tė vėllanė diku para saj. Fytyra i mbante njė pamje tė pėrēudur.
    "Njė pamje e rrallė pėr tė", mendoi mbreti dhe hoqi vėshtrimin prej saj.
    Natėn e shkuar ata thuajse tė gjithė e tepruan ca nė tė pirė, me mendimin e trishtė nė vete, se pas pak kohe do tė linin pas gjithēka nga gjeneza e tyre, aty dhe mbretėrinė...
    Mbreti nuk e qortoi tė motrėn, edhe pse hapur e teproi nė tė pirė, sepse kushdo, sipas mendimit tė tij, nė ēaste tė veēanta kėrkon tė shkėputet nga vetvetja... pa i dhėnė shumė rėndėsi etikės... Gjithēka nė kėtė drejtim, pėr tė mbetej personale.
    Mbreti vėshtroi nga e motra.
    Megjithatė, ai i dėgjonte qartė hapat e saj nėpėr shkallė.
    Pėr tė, shqetėsuese mbeteshin zhurmat qė vinin nga jashtė pallatit.
    "Ndoshta mė bahet mu se lypin armė?... Austria iu dorėzua Hitlerit, birit tė vet!..."
    Ai ndodhej pranė dritares.
    I qetė nė vetvete, lėvizi perden e rėndė qė mbyllte atė me mendimin se mund tė vėrente turmėn.
    Rojat e shėrbimit ishin nė vendin e tyre dhe ai u ndje i qetė.
    "Megjithatė diē mė cek sė brendshmi... Ndoshta ashtė efekti i kėtyne arkave qė kam pėrgatitė pėr udhė?..."
    Ai thuajse e kishte harruar tė motrėn.
    Ajo vazhdonte tė rrinte nė pushim tė shkallėve.
    Atij iu kujtua arratisja?
    "Arratisja ime e dytė? Njikshtu po e quj? E para u organizu ndryshe?"
    Fytyra e tij e imėt, e rruar taze, me sytė e vegjėl tė picėrruar, kurse flokėt e shpupurisur, si rrallė tjetėr herė... Dhe njė gjendje e trazuar shpirtėrore...
    Kjo ishte pamja e tij.
    Ai vazhdonte t’i shkonte mė tej arsyetimit tė vet.
    "Arratisja ime e parė... askush nuk mėsoi nė kohė pėr tė, as prefekti i Durrėsit... edhe kur veturat mbėrritėn nė Durrės, kur prej tyre zbrita unė dhe magjarja, motrat Maxhide... veē Sanijes qė ndodhej nė Paris me tė shoqin... edhe pse nuk shkonte me magjarjen pėr do fjalė... Edhe kur i hypėm jahtit dhuru nga vet Musolini dhe morėm udhė drejt brigjeve italike... askush nuk mėsoi pėr atė arratisje...
    Magjarja, me barkun e kėrcy gjer ke gryka mė lutej me shku nė Venecia, mirėpo deti ishte i ngarku me dallgė dhe unė urdhėnova me u kthy mbrapsht.
    Magjares nuk i mbaheshin tė vjellnat.
    Mbreti ngriti vėshtrimin.
    Pėr njė kohė ndoqi me vėshtrim secilėn arkė.
    Vallė ishte karfosur gjithēka brenda tyre, gjithēka e vyer, siē kishte lėnė porosi.
    Ari verbon kėdo?".
    Papritmas u dėgjuan zhurma tė forta, tė pėrzgjatura sa dhe kobndjellėse.
    - Pėrse miqtė italianė fluturojnė kaq ulėt? - tha princesha Adile.
    Mbreti u kthye nga ajo.
    Iu duk tepėr e gjatė nė kurmin e vet, ndoshta ngaqė kishte veshur njė rrobdėshambėr qė i zbriste gjer poshtė tek kėmbėt e veta.
    "Njė fuqi ushtarake e papėrballueshme, si pėrherė pėr kėtė vend!... Njė vend mik(!)?"
    Mbreti shtrėngonte mjekrėn me njėrėn dorė.
    U kthye nga e motra.
    - Ik, ik Adile!...
    - Ndigjova armė dhe... Tjetėr herė miqtė italianė nuk kanė fluturuar kaq ulėt?!... Si me kenė...
    - Je trembė?
    - Jo besa, jo.
    Ajo bėri njė rrotullim rreth vetes, si tė ishte nė njė sallė vallėzimi.
    - Nuk ndihesh mirė?
    Mbreti e ndiqte nė heshtje.
    - Po, mbramė u argėtuam ca... Kur ndjen... mundohesh me e zhbė... tė ndihesh i qetė, apo jo?
    Princesha Adile pėrqendroi hetueshėm vėshtrimin nga i vėllai.
    - Ahmet!... pėrse miqtė italianė kanė nis me fluturu kaq ulėt?! Ma parė nuk e kanė ba kėt?
    Ahmet!... Ahmet!...
    I bėhej se e motra e shprehu emrin e tij me njė ton nanuritės, si dikur kur ishin fėmijė.
    Pėr ēastin u ndje shpirtėrisht tepėr i plogėt. Gjatė viteve tė mbretėrimit askush nuk kishte guxuar t?i fliste nė emėr, edhe brenda pallatit mbretėror.
    Ahmet!...
    Hodhi vėshtrimin gjithė pėrbuzje nė drejtim tė sė motrės, mirėpo shpejt u qetua.
    - Unė?!...
    - Po, tashmė je zhbė si mbret!
    Ai u largua prej saj.
    Sėrishmi iu gjend pranė dritares. Turma jashtė vazhdonte tė kėlthiste?
    - Unė... isha mbret!... Jo, unė jam ende mbret... Kjo luftė ka mbėrthy krejt Evropėn...
    Mbreti bėri tė largohej nga dritarja. Eci dy-tre hapa larg saj dhe u kthye shpejt atje ku ishte pak mė parė.
    "Njė mbret qė vegjetova nė saj tė Musolinit, dhe aq!... Sepse vedi...
    Populli jashtė pallatit lyp armė, me poshtė Musolinin(!)? Ikja, ikja nga ky vend ashtė zgjidhja hė pėr hė!... "
    Ndėrmend i erdhi Aburahmani, tutori i vet, njė njeri i afėrm pėr tė, edhe pse gjithandej pėrflitej se ishte i pashkollė dhe i paskrupullt nė vetvete. Dikush i kishte ēuēurritur tek veshi se ishte ai qė ndikoi i pari nė vrasjen e tė vėllait. Mirėpo, mbretit, gjithēka dėgjonte i dukej e stisur.
    Mbreti, mbreti di se ē’ban, shprehej Abdurahmani gjithandej.
    Princesha Adile i kujtoi tė vėllait njė ide tė tij tė hershme qė, krejt familja mbretėrore tė kthehej nė fenė katolike, tė dikurshme sipas tij, por tė zhbėrė nga turqit gjatė pushtimit qė i bėnė Shqipėrisė dhe vendeve tė tjera pėrreth. Kėshtu ai mund tė merrte pėr grua njė bijė nga familja Savoja. Mirėpo, ideja e tij mbeti ide, si dhe shumė gjėra tė tjera qė ai fantazonte me vetvete. E ėma i lutej tė martohej, kurrsesi me njė tė krishterė...
    Dikush nėpėr Evropė e kishte njėzuar atė nėpėr shtyp se i pėrngjasonte shumė me Ivanin e Tmerrshėm rus. Fillimisht ai ndjeu nė vetvete njė ndjesi tė mirė, mirėpo mė vonė kuptoi se gjithēka pėrflitej gjithandej ishte thjeshtė njė pėrdhosje e personalitetit se sa nė tė mirė...
    "Ē`do mbret gėzon prestigjin e vet tė pakundėrshtueshėm, ndryshe... pse i thonė monark?!...
    Mbreti zbriti shkallėt.
    Sytė i mbetėn tek e motra.
    - Mė thirre Adile dhe jo princesha...
    - ?
    Mirė e thatė: Tash e tutje nuk kemi me kenė princesha?, por thjesht motrat e tuja. Senije? Nafije? Zogu!... Ish motrat e mbretit Zog tė Parė tė Shqipnisė, qė?
    Mbreti bėri njė hap nė drejtim tė saj, me mendimin qė t’i thoshte tė mos ēaprashiste mė. Por mė kot. E motra nuk po e ndiqte. Ai thuajse ishte ngjitur nė faqen e murit, pėrballė tij. Atje ekspozoheshin flamuri kombėtar, portreti i Viktor Emanuelit tė Tretė ?
    - Flamuri i Skėnderbegut!... Skėnderbegu kėrrkund nuk lejoi me i mbėrthy pėr anash shqiponjės "sopatat e Liktorit", siē bane ti!...
    Tė kanė mbėrthy vėlla dhe nuk ke nga lun!
    Njė skuadrilje avionėsh vazhdonte tė zhurmonte rėndshėm mbi qytet.
    - I dėgjon?... Aeroplanė tė markės SAVOJA? CAPRON? tė markės? qė vijnė papritmas nė kėtė ditė tė mallkume prilli me tė rrėmby mbretėrinė(!)?
    Sytė e saj, tė hapur jashtė mase mbanin njė bardhėzi tė ēuditshme.
    - Mjaft!...
    Princesha Adile u ndje e trembur nga toni me tė cilin foli i vėllai ndaj, duke zgjatur njėrėn dorė nė parmak tė shkallėve, tė mbahej, thuajse u rrėzua pėrtokė, pasi veprimi qė bėri i shkoi huq.
    Mbreti u bind nė vetvete se, alkooli qė ajo kishte konsumuar e kishte bėrė punėn e vet, ndaj edhe duhej tė tregohej mė i pėrmbajtur kur hynte nė bisedė me tė.
    Papritmas, princesha Adile ia dha njė tė qeshure qė jehoi gjatė nė sallėn bosh. Si tė ishte pjellė e njė afeksioni astenie?
    - Oh, mbretėria!. . .
    Mbreti e kishte hequr vėshtrimin prej saj.
    Ai ndiqte zhurmat qė vinin nga jashtė pallatit.
    - Ata kėlthasin apo mė bajnė veshėt?
    Ai mė shumė foli me vete, sepse e motra vėshtronte diku nė fund tė sallės, atje ku dhe ishin radhitė arkat qė do tė merrnin me vete, gjatė largimit nga Shqipėria.
    - Jo, jo, ata nuk kanė ardhė me tė uru pėr trashėgimtarin e?edhe pse kryetari i bashkisė u dha sihariqin mbramė?
    "Alkoli nuk ia ka marrė krejt mendtė?"
    Princesha Adile e ndiqte me ngulm.
    - Mbreti i vetėm!... Ku i ke ministrat?... Ikėn, ikėn dhe u fshehėn nė strofkullėn e Jakomonit... Me komunistėt nuk jamė pėrzje... Nesėr... Njė tjetėr qeveri i pėrmbledhė. . .
    - Ikni, ikni Adile!...
    - Me ik?
    - Nxitoni me ndihmu magjaren, me u pėrgatitė pėr rrugėn qė kemi me marrė...
    - Pse, ē?kujton se jam: shėrbėtorja e saj?!
    - A...
    - Qė kur se ajo shkeli nė kėtė pallat erdhėn edhe prapėsitė... Fajtor je ti, qė nuk pranove me marrė njė gru nga familja Savoja... Njėtash strukena si urithi nėn zhurmat e...
    Ajo kishte shkuar mė tej hollit. Thuajse ishte puthitė me arkėn e parė.
    - Lufta nuk ka mbaru?
    Mbreti eci mė tej, me njė hap tė rėndė, nė drejtim tė arkave qė kishte pėrgatitė njė ditė mė parė pėr udhė. Nga pas, nė heshtje e ndiqte e motra.
    Ajo thuajse u puthitė me njėrėn arkė.
    - Njėkėtu duhet tė jetė karfosė rroga mujore e mbretit: 1000 napolona flori? Ish mbretėresha: 500 napolona flori? Princeshat: 250? Byzylykė? gurė tė ēmuar? Shih: paska dhe gjak!...
    - Mjaft!
    - Tė vrihet filani? Paska kundėshtu njė misionar italian? nė SIMSA? VENAXETI? AIPA? KIAA? SVEA? AMMI? e tė tjera. Dikush vjen dhe mė zhėzhitė ke veshėt: mbreti ka harxhu paret e shtetit, duke bredhė nėpėr Evropė me vjenezen?
    - Jo, jo Adile, nuk duhej me pi kaq shumė, sa me!. . .
    Ajo bėri tė ulej nė kolltukun pranė, mirėpo gati u rrėzua pėrtokė.
    Mbreti qortoi veten qė nuk iu gjend pranė, nė kohė.
    - Eh!...
    Ēuditėrisht, krejt kurmin e vet e ndjeu tė pushtuar nga njė farė ngrirjeje, si kurrė tjetėr herė, ndaj dhe ndiqte tė motrėn i shpėrbėrė shpirtėrisht.
    "Pėrse ime motėr, nė kėto ēaste ikjeje mė bie pranė vjenezen, tashmė tė harruar, tė cilėn?!...
    Pėrse brenda dhe jashtė oborrit u muarnė shumė mė tė, kur kushdo nė moshėn teme bėhet pre e "djallit", njikshtu po e quj!...
    Gjithēka qė pėrjetova me tė, mbetet e pranueshme, sepse erdhi nė "pranverė", dhe. . . Ē`farė nuk u bėza atėherė, kur unė isha robėru krejt prej saj, gati dhe mbretėria mund tė ikte ka durtė(!). . .
    Gjindja rreth pallatit mbretėror nuk bėzante, sikur tė mos shifshin asgjė nė drejtimin tem dhe tė vjenezes. . .
    Ajo kohė pėr mu mbeti diēka fluturore, e falshme pėr dikė dhe e dėnueshme pėr atė qė fshihej pas hijes teme edhe nuk bėzante dot, se... Gjithēka me vjenezen mbeti njė ėndėrr, njė ėndėrr qė kushdo mund tė bėhet pėr, kur ia be...
    Ne dimė ē?ka kemi ba, por nuk dimė ē?ka do tė vijė ma vonė..."
    Tė shumtė ishin ata oborrtarė qė, fare hapur i ishin shprehur se vjenezja e kishte rrjepur atė, si tė kishte qenė njė hipnotizante e mirėfilltė, duke u shkuar pėrfund zdėrhalljeve tė veta.
    Mbreti bėri tė shkundej nga gjithēka e shkuar, e mbyllur tashmė, pėr tė ecur mė tej.
    Princesha Adile kishte zėnė vend mirė nė kolltuk dhe ai u ndje i qetė shpirtėrisht.
    Dikur, pranė kishte pasur Senijen, motrėn tjetėr, e cila pėr tė kishte qenė mė shumė se njė konsulente, gjė qė kurrsesi nuk e kishin bėrė motrat e tjera tė tij.
    Vite mė parė, ai desh bėri njė gabim tė rėndė kur kėrkonte tė dėbonte nga Voskopoja vllehėt... Motra Senije atėherė bėnte pushimet atje, dhe njė grup pleqsh iu drejtuan asaj se ata, kurrsesi nuk njihnin vend tjetėr pėr atdhe, qė nga stėrgjyshėrit e vet...
    Princesha Sanije i tha tė vėllait, nėse do tė dėbonte vllehėt nga Voskopoja, po kėshtu duhej tė bėnte me malazezėt dhe serbėt nė Shkodėr tė ardhur hershėm... apo tė dėbonte argatėt dropullitė, me origjinė greke...
    Mbreti atėherė nuk ia zgjati tė motrės.
    Ajo dinte disa gjuhė tė huaja dhe kohėve tė fundit, ishte martuar me njė princ turk, Abidin, pėr tė cilin ai ushqente njė farė konsiderate. Gjithnjė pėr tė princesha Sanije kishte mbetur njė udhėrrėfyese. Ai e ndjente pėrherė mungesėn e saj.
    - Ma tej, ma tej ē?mundet me ba, motėr?
    Princesha heshtte.
    - Ikja, ikja sa mė parė nga ky vend ėshtė zgjidhja, hė pėr hė!...
    E motra u ēua nė kėmbė.
    Zhurma e avionėve dėgjohej fare pranė, si dhe klithmat e njerėzve, qė lypnin armė.
    - Dikush duhet me u marrė me ta!...
    Mbretit i pėlqeu thėnia e sė motrės. Iu duk mė shumė se njė maksimė.
    Ai i buzėqeshi ngrohtė.
    - Po, motėr, njashtu duhet ba?
    Nė ēast, nėpėr holl u dėgjua e qara e njė fėmije.
    Ishte trashėgimtari i ardhshėm i fronit mbretėror...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 03-09-2012 mė 18:22

  2. #2

    Pali Shtėmbari - tregim

    PALI SHTĖMBARI



    QERSHIA PRANĖ PYLLIT



    Vajza ngriti dorėn dhe i tregoi djalit pemėn, disi e veēuar nga tė tjerat dhe nė afėrsi tė pyllit tė dendur me pisha. Pranė saj, ndoshta tė harruar nga njerėzia e fshatit dhe makinat qė shkėmbeheshin hera-herės pak mė tej, ata menduan se do tė ishin tė qetė.
    Djali e dinte shumė mirė qė ajo pemė e veēuar nė anė tė pyllit ishte njė qershi, e cila ēuditėrisht piqej vonė dhe nuk ishte prekur gjer tashti nga askush, edhe pse traktoristave u duhej tė bėnin disa rrotullime pėrreth saj.
    Kėto djali ia tha vajzės, mirėpo pėr tė pak rėndėsi kishte nėse dikush interesohej pėr tė, tė mos e shkulnin me gjithė rrėnjė, ajo ndihej e kėnaqur qė qershia jeshilonte, jeshilonte nė njė kohė paralel me dashurinė e saj, gjė qė i ndillte njė kėnaqėsi tė veēantė nė vetvete.
    Vajza e kishte zėnė djalin nga dora dhe ecte pėrpara tij.
    Sikur e tėrhiqte atė. Mbėrritėn pranė qershisė. Djali vėshtronte pėrreth, sepse pak mė parė iu bė se diku u shfaq njė zhurmė... si njė rrėshqitje.
    -Ē'ėshtė? -tha vajza me sytė ngulur tek djali.
    -Asgjė, -tha ai ftohtė.
    Qershia mbi kokat e tyre jeshilonte. Kishte rrėzuar lulet. Kishte lidhur kokrra. Ato ishin fare tė vogla dhe ata tė dy humbėn pėr njė kohė me vėshtrim midis tyre.
    Vajzės i pėlqenin ato kokrra tė sapoformuara, sepse i mendonte tė pjekura. Tė varura nėpėr degė: tė kuqe, vishnje...
    Sa bukur do tė ishte atėherė tė uleshe nėn qershi... Nėn kėmbėt e tyre harlisej bari.
    Ata u ulėn.
    Djali i kishte kaluar dorėn vajzės nėn gushė, ndėrsa ajo heshtte, me vėshtrim nė tokė.
    U dėgjua sėrishmi e njėjta rrėshqitje.
    -Ē’tė jetė?! -tha vajza disi e trembur dhe bėri tė largohej prej tij.
    -S’ka gjė, -tha djali pa i dhėnė rėndėsi dhe ia shkoi mė thellė dorėn.
    Ēuditėrisht po heshtnin tė dy, pa ia ndarė njėri-tjetrit sytė.
    Njė det pėr vajzėn sytė e djalit.
    Ndėrsa ai mbytur nė sytė e saj.
    -Babai do mė qėllonte, por nuk e la mami...
    -...
    -I kishin thėnė se jot bijė ėshtė harbuar...
    Djali heshtte.
    -Pėrse mendon? - i tha ajo.
    E njėjta rrėshqitje... Por ata nuk po i jepnin rėndėsi.
    Vajzėn e shqetėsonte heshtja e tij.
    -Pėrse mendon? -pėrsėriti vajza.
    -Pėr ty, pėr babanė tėnd...
    -Sa tė dua!
    U pėrqafuan duke u rrobolitur mbi barin e gjatė, tė pashkelur.
    Rrėshqitja u ndje mė afėr.
    -Ē'tė jetė! -tha vajza dhe bėri tė ngrihej nė kėmbė.
    Tė dy kthyhen kokėn nga pas.
    Vajza klithi me tė madhe.
    Djali e tėrhoqi atė pranė vetes. E ngjeshi pranė gjoksit tė vet. Pastaj i tha tė largohej. Vajza iu bind atij nė heshtje dhe bėri tė largohej, larg qershisė.
    Ata kthyhen kokėn pas.
    Nė trungun e qershisė ishte lidhur njė gjarpėr. Ata nuk e vėshtronin kokėn e tij, si dhe pjesėn e prasme tė trungut.
    Vajza kishte gjetur njė gur. Nuk mund tė qėllonte. Ia dha gurin djalit. Djali u tendos dhe qėlloi me gur gjarpėrin. Bėri njė hap mė pas me vėshtrim nė trungun e pemės.
    Ajo ishte ēvoshkur nė njė pjesė tė saj, ndėrsa gjarpėri ishte larguar.
    Vajza dalloi gjurma gjaku nė pjesėn e ēvoshkur tė trungut tė pemės.
    -Gjak! -tha ajo.
    -Na iku...
    -Ai do tė ngordhė, -tha vajza.
    -Njė gjarpėr nuk mund tė ngordhė kaq lehtė, -tha djali dhe ngriti supet.
    -Edhe qershia u ēvoshk...
    Vajzės i vinte keq pėr qershinė. Djali mendonte pėr gjarpėrin. Duhej ta kishte qėlluar mirė qė ai tė ngordhte. Ta kishte vrarė. Vajza ndiqte pjesėn e ēvoshkur tė trungut tė qershisė; njollat e gjakut...
    -Ne s'duhej tė ishim ulur kėtu...
    -Pse? -tha vajza.
    -Gjarpėri mund tė na kishte ngrėnė...
    -Si mund ta dinim ne, se kėtu qėndronte njė gjarpėr apo jo?!
    -Po, ke tė drejtė. Mirėpo ne fillimisht e ndjemė rrėshqitjen e tij...
    -Gabim qė nuk i dhamė rėndėsi.
    -Pse vrenjtesh?
    -Jo, mė vjen keq pėr qershinė... Erdhėm me shumė dėshirė tė pushonim kėtu...
    -Qershia ėshtė afėr pyllit. Kushdo e di qė nė njė pyll ka gjarpėrinj, apo jo?
    Djali ndiqte vajzėn.
    -Mė vjen inat me vetveten, -tha djali.
    -Pse?
    -Gjarpėrin duhej ta kisha vrarė.
    -Ah sikur na pėrgjonte neve... Dhe kokėn ia pamė, edhe pse u largua shpejtė, apo jo?
    Djali ndihej i nervozuar.
    -Pėrpara se tė uleshin nėn qershi duhej tė kishim hedhur njė vėshtrim pėrreth, apo jo?
    -Si mund ta bėnim ne kėtė kur ne erdhėm kėtu shumė dėshirė?!... Tė mendonim se kėtu fshihej njė gjarpėr pėr...
    -Po ke tė drejtė.
    Ata kapėn njėri-tjetrin pėrdore, tė largoheshin. Vajza ktheu edhe njėherė kokėn pas. Sytė i mbetėn nė pjesėn e ēvoshkur tė qershisė.
    Atje dalloheshim mirė njollat e gjakut...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •