MUSINE KOKALARI
(1917-1983)
Musine Kokalari u lind mė 10 shkurt tė vitit 1917, nė Adale, tė Turqisė. Nė vitin 1921, familja e saj kthehet nė Shqipėri dhe vendoset nė Gjirokastėr, ku kreu shkollėn fillore. Nėntė vjet mė vonė, familja Kokalari vendoset nė Tiranė. Nė vitin 1937, mbaron shkollėn e mesme Nėna Mbretėreshė dhe mė pas shkon pėr studime nė Universitetin e Romės, nė Itali, tė cilin e mbaron shkėlqyeshėm nė vitin 1941. Boton librin e saj tė parė Seē mė thotė nėna plakė mė 1939. Mė 1943, Musine Kokalari sė bashku dhe me disa shokė tė tjerė formuan Partinė Socialdemokrate. Njė vit mė vonė, me pėrpjekjen e saj, del numri i parė i gazetės Zėri i Lirisė. Nė vitin 1944, boton librin e dytė Rreth vatrės, ndėrsa mė 12 nėntor tė po kėtij viti i pushkatohen tė vėllezėrit, Muntaz e Vesim Kokalari. Katėr ditė mė vonė arrestohet dhe e mbajnė 17 ditė nė burg. Nė janar tė vitit 1945, botohet libri i tretė i saj: Sa u tund jeta. Mė 23 janar tė vitit 1946, arrestohet pėr tė dytėn herė nga forcat e Mbrojtjes sė Popullit dhe gjyqi e dėnon me 20 vjet heqje lirie. Nė vitin 1961, del nga burgu dhe internohet nė Rrėshen, ku dhe del nė pension me gjysmė page. Nė vitin 1981, preket nga njė sėmundje e rėndė, qė dy vjet mė vonė do ta largojė pėrgjithmonė nga jeta.
DASMĖ
SA U TUNT JETA
Iku dhe e pesta ditė. Tė gashtėn nė mėngjes erdhėn njerzit e vajzės, babai me djelm, nė shtėpin e Mirteza agajt dhe teto Ruhua i priti mirė. U vuri baklava pėrpara dhe kur ikėn u tha gjithė ato fjalė tė mira pėr nusen e djalit tė saj tė vetėm.
Shirat zunė dhe e vunė nė radhė. Nė shtėpinė e Mirteza agajt hinin e dilnin gra pėr tė uruar. Nuse e re i prite me buzė nė gaz dhe u binte kafenė dhe tek hin e dil vjehra hidhte sitė dhe kėsaj i shkonte njė tė dredhur qė nga mala e kokės gjer nė funt tė kėmbėve. I dridheshin duartė. Sa tė mėsonesh. Nuk shkuan shumė ditė dhe zunė nga davetet, njė natė te dajkua i math ku u gdhinė me kėngė e valle. Njė natė te halla e vogėl, pastaj nė teto me radhė. Nė funt fare te dajkua i vogėl, sa i erdhi djali nga Saranda. Epo pėr dasmė su gjėnt po tė paktėn tani ti gėzonte. Edhe atje u gdhinė me kėngė. Kudo gaze e tė qeshura. Gėzonin Nexhipin me nuse dhe ditėt iknin dhe si kuptoje fare.
Po davetet u-mbaruan dhe nusja u shtrua nė shtėpi. Zuri nga punėt, sot njė tė lehtė e nesėr njė mė tė rėndė. Pak nga pak shtėpia e re i dukesh si e saja dhe kur hidhte kėmbėn dinte se ku e vinte e ēkėrkonte. Sa herė qė vjehra bėnte njė punė, kjo hapte sitė ta shihte qė ti vente pas. Si e donte odanė tė fshirė, si ti vinte gjėrat, qė kur ta bėnte kjo mos ti luante nga vendi. Nga njė herė, nė kohė tė darkės ndėrte kokėn nga penxherja dhe vėshtronte jashtė. Nuk shtrinte shtratin e erdhisė, as pusin, as derėn e vogėl qė shpinte nė kopsht po njė avli, anė mbanė me kuti me lule qė vetė teto Ruhua kur ngrihesh dielli u hidhte ujė qė tė mos thaheshin si do qė tė pakta kishin mbetur nga tė ftohtit.
Dasma u-mbarua dhe nusija zuri nga jeta e re, po njerėzia fjalėt moj tė keqen nuk i la. Kush u martua dhe su gėzua? Dasmė pa mishra sbėnet, dasmė pa hatėre tė mbetura ska. Vėrtetė kėrcien e kėnduan njė javė tė tėrė, e me njė milė tė mira po teto Nefiseja ja vuri nė xhep teto Qiros qė si thirri vajzėn e vetme me fėmilė pėr natėn e kėnajt. Ajo sish keq pėr njė darkė bukė, po nikoqirja nuk duhesh ta ndante nga shoqet se sgjė mė e largėt nga tė tjerat. Po ajo qė i bėnė Ifos sė Lluftullahut, ēqe? Se llogati fare teto Ruhua. As e nderoi edhe kur e pjeti te shkalla mezi e hap gojėn. Zonja nė martonte djalė dhe si pėlqente njerėzit e burit mė mirė mos ti thrite fare. Pastaj e vunė pėr tė ngrėnė nė sufran e ditė. Mirė qė se lanė fare nė tė fundit. Pa le qė njė djep si gjenė pėr djalin qe gdhiu nė duar si qeni gjithė natėn. Po edhe teto Xhevros i kishte mbetur hatėri. Vėrtet e kishin gjithė javėn, e nderuan po tė drejtėn e donte nusen se edhe ajo e shtėpisė qe. Mos kishte tjetėr, pa familė, njė ēikė kushurirė nga nėna binte. Vetėm pėr natėn e dhėndėrit! Qe dhe dasmė e madhe, tė thuaē sa pėr ashtu. Kėtė se bėri mirė nikoqirja. Pale le te xha Ustrefi haruan pa thirrur plakėn. Vėrtet e ngulur e sngrihet dot nga vėndi, po prapė ajo ta bėnte tė sajnė, pa kjo svinte gjė.
Shtėpi e Mirteza Agajt dhe ajo e Haxhi efendiut u bėnė krushq. Pastė kėmbėn e mbarė ajo nuse e mbushtė shtėpinė me djelm atje ku vate. Dasmė tė madhe bėnė Haxhi efendiu e dėftoi neqesllėkun e tij. Vėrtet palė i bėri, por jo no njė mė tė mirė nga shoqet. Si gjithė bota e pastaj se mos kish vajza tė tjera. Mirė thonė kush ka mė shumė do mė shumė e i dridhet dora edhe pėr njė lekė. Le ti ruajė, le ti ruajė e ti marė nga prapa atje ku tė vejė. Ka di djelm po edhe vajzėn mos ta ndante.
Po nė shtėpin e Mirteza agajt ēqe ajo qė bėri teto Ruhua? E thonė grua me mėnt e citė tru. Nuk u kreu grave stromė qė tė flinin, as jorgane me se tė mbuloneshin? U gdhinė kaq gra mbi mindere me bar qė u vate mesi? Apo sbėnte edhe ftohėt? Ja, Rehon e zuri njė kollė, e shqeu e nduki. I vate dhe njė gjak nga hundėt sa tha se vdiq. Kaq ditė ndėnji rėnė. Ta dinte ajo kėshtu skishte pėr tė vatur pėr njė milė vjet. Nė duan tė bėjnė dasmė, tė mos u dridhet dora pėr njė gjė tė vogėl, se nuk jua hante njeri robat e ture.
Nė shtėpinė e Haxhi efendiut i iku vajza nga sitė. Nėna e paloi, e martoi dhe e gėzoi me tė gjtiha tė mirat. Po qe frirė nga evgjitkat. I kruajtin, i kruajtin shtėpinė. Moj si lanė gjė pa i marė. Moj mirė kjo, po ato kushurirat qė njė javė tė tėrė erdhėn e u shtruan e nuk zunė punė me dorė! Po kėsaj ēi thonė? Turp sqe, se nuk ishin nė botė. Po vetėm pėr thela. Thiri nusen e djalit tė dajkos e si erdhi. Pse? Pse se thiri pėr gjithė javė? Kurrė mos artė that teto teto Qibrua kur e mori vesh. Nuk e dua. Tė mos mė shkeli mė nė shtėpi. Kur smė erdhi tė ėm gėzonte Xhemilenė qė mezi e kam kėtė vajzė ēe dua! Tė mos me vijė se e kam pėr ta zbuar. Vėrtetė kjo nikoqire e shtėpisė, po buril nuk i dilte pėrpara. Ajo qe njė kėmbė mė jashtė nga tė tjerat. Pastaj njerzit e buril janė gjithėnjė mė tė afėrtė. Kėtė duhej ta dinte ajo se edhe pėr vete ėshtė e martuar e me njė radhė fėmilė. E ka tru nė kokė se sėshtė e marė. Mirė, edhe kjo me tė tjerat. Nuk prish edhe aqė punė.
Po teto Ruhos ēi bėnė ashtu? I kishin vjedhur perden e odasė sė dimrit? Hulera e zėntė atė qė e mori. Sa fėlliqi dorėn pa ēdo ta bėnte, se kjo as zengjino bėnesh, as fukara smbetesh. Po teto Nurkua thirur me burė e me djalė mos ti bjerė peshqesh? Kjo kur martoi vajzėn e madhe shpuri, kur martoi djalin, prapė. Ra lehonė Mergjuzeja kaq kutija me llokume i vate. Po kėndej e tutje ti thahet dora gjer nė rėzė nė shpuftė prapė.
Jo se kjo kishte mbetur keq pėr ndonjė okė zahar e kafe ose tjetėr gjė po tė bėjnė budalluēkė. Moj mirė kjo po kunata e vogėl se pse ti linte ca ditė vajzat e mbėdha e ati nuk qe gjė se nė shtėpin e dajkos qenė. Ato viheshin e shtroheshin mė parė netė me radhė jo tani qė qe gazi nė dhe. U gdhi e hėna nė mėngjes, u ngre nėna me vajza, mbluadhnė gjėrat, i vunė nė boshta, u mbuluan dhe do tikim thanė kemi lėnė shtėpinė vetėm e djemtė tė lodhur duan tė hanė e tė flėnė e iknė me tė huajat bashkė. Moj nuk ja u donte punėn, nė u shkonte njė gjė e tillė nė mėndte po te pakėn edhe ėpr si e ėpr faqe tė botės. Tė rinin me nusen qe e varfėra sdinte nga tė vente se tė gjitha tė tjerat u muarmėme punė sa prunė shtėpinė nė udhė... Po ētė thotė njeriu se i ka edhe njerzit e tij. Kėto kanė punuar gjithė jetėn, po smunt tė vinin daulen. I zoti e di ku i pikon shtėpia, mirė thonė.
Teto Qibrua me teto Ruhon u mbidhnė brėnda kaq kohė qė tė pritnin gratė se njeri skishin lėnė pa ftuar. Pastaj ku kanė qėnė gazet dhe vdekėlat vatur kishin. Nė u qafēin i vret Perėndija. Po su erdhėn qė tė gjitha. Kur qe dasma u shtruan njė javė tė tėrė, hangėrnė, pijtin. U mbarua, kthien krahat e su duknė mė. Kur i haruan aqė shpejt gjith ato tė mira? Apo si mbajtėt nė pėllėmbė tė dorės e kur donin tu thoshin ndonjė fjalė, u flitnin sikur u luteshin. Nga ana tjetėr lėshuan dhe fjalė posht e pėrpjetė.
E kush sbėri dasmė? Ana e djalit apo ana e vajzės? Kush tha se nuk i pritnė mirė, si burat dhe gratė? Si thanė, nuk bėnė dasmė tė madhe. Jo, jo kėtė se tha njeri. Bėnė dasmė tė madhe, njė javė tė tėrė, me kėngė e me valle. Dasmė... sa u tunt jeta.
Krijoni Kontakt