Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Xhek London

  1. #1

    Xhek London

    PROZA SHBA


    XHEK LONDON
    (tregim)


    Pėrktheu: Eqrem Biba



    SHKRETETIRĖ E BARDHĖ




    - Karmeni nuk ka mė as dy ditė jetė.
    Mejsoni pėshtyu njė copė akulli dhe e vėshtroi i dėshpėruar kafshėn fatkeqe, pastaj, duke afruar kėmbėn e qenit te buzėt, zuri pėrsėri tė shqitė prej saj me dhėmbė akullin, qė kish formuar xhunga midis gishtėrinjve.
    - Tė gjithė qentė me emra tė bukur nuk hyjnė nė punė pėr asgjė, - tha ai, duke i dhėnė fund punės dhe e shtyri qenin. - Ata thahen e treten e mė nė fund japin shpirt, duke mos e duruar kėtė barrė. A ke dėgjuar tė ketė ndodhur ndonjė diēka e papėlqyer me qentė qė mbajnė emra tė thjeshtė, si Kasjar, Sivash ose Haski? Kurrė! Ja, shih Shukumin: ai...
    Hop! Qeni i bėrė kock’ e lėkurė u hodh, pėr pak dhėmbėt e bardhė qenė duke u ngulur nė grykėn e Mejsonit.
    - Ē'tė hypi kėshtu nė kokė?
    Njė goditje e fortė nė veshė, me dorezėn e kamxhikut, e pėrplasi qenin nė dėborė; ai u drodh, nga ēatallėt e tij zuri tė rrjedhė njė jargė e verdhė.
    - Unė tė them shih Shukumin: atij s'ia ha kush shkopin. Vė bast, ai do ta pėrlajė Karmenin nė fund tė javės.
    - Kurse unė, - tha Mejllmjut Kidi, duke rrotulluar pranė zjarrit bukėn, qė pikonte akullin e shkrirė, - vė bast se do ta hamė vetė Shukumin, pėrpara se tė arrijmė nė vend. Si thua ti, Ruli?
    Indianka hodhi nė kafe njė copė akull, qė tė binte llumi nė fund, vėshtroi me radhė Mejllmjut Kidin, tė shoqin, pastaj qentė, por nuk u pėrgjigj fare. Njė e vėrtetė kaq e qartė nuk kish nevojė pėr t'u pohuar. S'kish tjetėr rrugėdalje. Pėrpara shtriheshin dyqind milje nėpėr njė rrugė tė parrahur, ushqimi mjaftonte vetėm pėr gjashtė ditė, ndėrsa pėr qentė nuk kish gjė fare.
    - Qė nesėr nuk do tė hamė mė mėngjes, - tha Mejllmjut Kidi, - e mos ju a ndani sytė qenve; ata nuk po na binden fare, kam frikė se do tė na hidhen, po t'u vijė rasti i pėrshtatshėm.
    - Ndėrsa unė dikur kam qenė kryetari i shoqėrisė metodiste e kam dhėnė mėsim nė shkollėn e sė dielės!
    Dhe, pa e ditur pse e tha kėtė, Mejsoni u zhyt nė ėndėrrime, duke i ngjitur sytė nė mokasinat* e tij, prej tė cilave dilte avull. Rufi ia largoi mendimet, duke i mbushur gotėn me kafe.
    - Jemi tė lumtur qė kemi njė pako ēaj. E kam parė si rritet kjo bimė, - nė shtėpi, nė Tennesi. Ē'nuk do tė jepja tani pėr njė petullore tė ngrohtė misėrniku!... Mos u dėshpėro, Rufi, edhe pak e nuk do tė vuash mė nga uria, nuk do tė duhet t'i mbash mė mokasinat.
    Gruas ju ēel fytyra, kur dėgjoi kėto fjalė dhe sytė e saj ndritėn nga zjarri i dashurisė pėr zotėrinė e bardhė - i pari njeri i bardhė, qė kish takuar; i pari burrė, qė i tregoi se gruaja nuk duhej vėshtruar si kafshė ose si kalė barre, - Po, Rufi, - vazhdoi i shoqi nė atė gjuhėn konvencionale, me tė cilėn mund tė merreshin vesh vetėm ata tė dy, - ja, sė shpejti do tė dalim qė kėtej, do tė hypim nė lundrėn e njeriut tė bardhė e do tė vemi drejt Ujit tė Kripur. Po, ėshtė njė ujė i keq, njė ujė i rrėmbyeshėm, - dallgė tė larta si mal kėrcejnė lart e poshtė. Sa i madh qė ėshtė, sa kohė do tė na marrė! Duhet ecur dhjetė, njėzet, dyzet net, - pėr t'ja konkretizuar mirė, ai zuri t’ia numėronte me gishta, - gjithnjė ujė, ujė i keq, Pastaj do tė arrijmė nė njė fshat tė madh, me shumė popull, si mushkonjat nė verė, Vigvamet** e tyre janė tė larta - ja, sa dhjetė, njėzet pisha! ... Eh!
    Ai heshti, duke mos gjetur dot fjalė dhe i hodhi njė vėshtrim lutės Mejllmjut Kidit, pastaj zuri tė tregonte plot zell me duar se ē'lartėsi duhej tė formohej, po tė vije njėzet pisha njėra mbi tjetrėn. Mejllmjut Kidi buzėqeshi me tallje, po sytė e Rufit u zgurdulluan nga habia dhe lumturia; ajo mendonte se burri tallej dhe njė dashuri e tillė e gėzonte zemrėn e saj tė mjerė prej gruaje.
    - Ndėrsa pastaj do tė hypim nė... nė arkė dhe - fėt!- do tė nisemi. - Pėr ta sqaruar, Mejsoni hodhi nė ajėr njė mashtrapė bosh dhe, duke e kapur me shkathtėsi, thirri: - Dhe, ja, - hap! - arritėm. U qofshim falė shamanėve*** tė mėdhenj! Pas njėzet e pesė netėsh, ti do tė gjendesh nė Fort-Jukon, ndėrsa unė nė Arktik-siti. Qė andej do tė na lidhė njė litar i gjatė unė do tė kapem pas tij dhe do tė tė them: «Alo, Rud! Si je?, Kurse ti do tė pėrgjigjesh: «Ti je, burrė?» Unė: «Po». Ti: «S'e pjek dot bukėn: s'kam sodė,» Atėherė unė: «Shih nė qilar, pranė miellit. Lamtumirė!.. Ti do tė shkosh nė qilar e do tė gjesh sodė sa tė duash. Dhe gjithnjė ti nė Fort-Jukon, kurs unė - nė Arktik-siti. E sheh se ē'kanė bėrė shamanėt!?
    Rufi buzėqeshte me kaq naivitet prej kėsaj pėrralle magjiplote, sa burrat u gajasėn sė qeshuri. Zhurma qė bėnė qentė e pėrleshur e ndėrpreu tregimin pėr ēuditė e vendit tė largėt dhe, gjatė kohės qė i ndanė gruaja arriti tė lidhė slitėn dhe u bėnė gati pėr udhė.
    - Pėrpara, Tullac! Ej, pėrpara!
    Mejsoni kėrciti kamxhikun me shkathtėsi dhe, kur qentė zunė tė angullinin mbyturazi, duke tėrhequr rripat, u mbėshtet nė shkopin drejtues dhe i lėvizi nga vendi slitat e ngrira. Rufi e ndoqi pas me slitėn e dytė, ndėrsa Mejllmjut Kidi, qė ndihmoi pėr t'u nisur, mbylli vargun. Megjithėse ish njė njeri i fuqishėm e madje i ashpėr, i aftė tė rrėzonte demin me njė tė goditur, ai i mėshironte qentė e mjerė, e mundohej tė mos i qėllonte, gjė qė ndodh rrallė me drejtuesit e slitave. Ndonjėherė, kur vėshtronte ata, sa nuk qante prej keqardhjes.
    - Hė, de, pėrpara, ēalamanė! - mėrmėriti pas disa orvatjesh tė kota pėr tė lėvizur slitat nga vendi.
    Mė nė fund, u shpėrblye pėr durimin, dhe qentė u sulėn pėr tė arritur vėllezėrit e tyre, duke angullitur prej dhimbjes. Bisedat pushuan. Rruga e vėshtirė ta ndalon kėtė kėnaqėsi. Udhėtimi pėr nė veri ėshtė njė punė e rėndė, torturuese. Ėshtė i lumtur ai, qė nė saj tė heshtjes pėrballon njė ditė rrugė tė tillė, por edhe kėtė nė shteg tė hapur. Po s'ka punė mė kapitėse se sa tė hapėsh vetė rrugėn. Skitė e gjera e tė bashkuara shemben nė ēdo hap dhe kėmbėt zhyten nė dėborė deri nė gjunjė. Pastaj duhet tėrhequr kėmba me kujdes, - largimi nga gjendja perpendikulare; edhe nė njė distancė tė parėndėsishme sa djujmi**** tė kėrcėnon me vdekje, derisa nuk ėshtė pastruar nga dėbora sipėrfaqja e gjerė e skisė.
    Dita po shuhej dhe udhėtarėt kryenin punėn e tyre nė heshtje tė ndrydhur nga madhėshtia e shkretėtirės sė bardhė. Natyra ka shumė mėnyra pėr ta bindur njerinė se nuk ėshtė i pavdekshėm; rrjedhja' e vazhdueshme e flukseve dhe reflukseve, tėrbimi i shtrėngatės, tmerri i tėrmetit, gjėmimet e artilerisė sė qiellit. Por mė e fuqishmja, mė shkatėrrimtarja e tė gjithave ėshtė shkretėtira e bardhė me atė pamjen e saj indiferente.
    Asgjė nuk lėviz, qielli ndrit si bakri plot shkėlqim, pėshpėritja mė e vogėl tė duket si njė diēka e mbinatyrshme dhe njeriu, duke u dridhur, i trembet edhe tingullit tė zėrit tė tij. Si e vetmja qenie e gjallė, qė lėviz nėpėr shkretėtirėn transparente tė botės sė vdekur, ai trembet, pėr guximin e vet, duke kuptuar se jeta e tij nuk ėshtė mė e madhe nga jeta e krimbit. Lindin vetvetiu mendime tė ēuditshme pėr tė gjetur enigmėn e gjithėsisė.
    Kėshtu, dita po shuhej. Shtrati i lumit merrte befas njė kthesė tė thellė, dhe Mejsoni, qė tė priste kėndin drejtoi qentė nėpėr njė rrip tė ngushtė. Por ata nuk e morėn dot tė pėrpjetėn. Slitat rrėshqitėn poshtė megjithėse Rufi dhe Mejllmjut Kidi i shtynė nga mbrapa. U bė dhe njė orvatje tjetėr e dėshpėruar, kafshėt fatkeqe, tė rraskapitura nga uria, tendosėn forcat e fundit. Ngjitu e ngjitu dhe slitat dolėn nė bregun e lartė. por qeni prijės tėrhoqi rripin nga e djathta dhe ato kaluan mbi skitė e Mejsonit. Pasojat qenė tė tmerrshme: Mejsoni u rrėzua. Njėri nga qentė ra, duke u ngatėrruar te rripat dhe slitat u rrokullisėn poshtė nė atė tatėpjetė, duke tėrhequr me vete tė gjithė qentė.
    Frap! Frap! Kėshtu vėrshėlleu kamxhiku nė ajėr dhe mbi tė gjithė e pėsoi qeni i rėnė.
    - Mjaft, Mejson! - ndėrhyri Mejllmjut Kidi, - ai, i mjeri; edhe kėshtu po jep shpirt. Prit, tani do tė mbrehim tė mitė. Mejsoni priti sa tė mbaronte ai, ngriti dorėn dhe kamxhiku i gjatė u mblodh pėrsėri rreth trupit tė qenit fajtor, pastaj u kthye nė ijė. Kjo qe njė minutė e vėshtirė, e rėndė pėr udhėtarėt: po ngordhte qeni, po grindeshin dy miq. Rufi hidhte sytė e merakosur herė te njėri e herė te tjetri. Por Mejllmjut Kidi e pėrmbajti veten, megjithėse sytė tij shprehnin njė qortim tė hidhur, dhe, duke u pėrkulur mbi qenin, preu rripat. Asnjeri s'e hapi gojėn. Bashkuan slitat dhe u ngjitėn nė tė pėrpjetėn; pastaj u vunė pėrsėri pėr rrugė. Karmeni zvarrisej nė fund me forcat e fundit, qė i kishin mbetur. Pėrderisa qeni mund tė eci, atė nuk e vrasin, i mbetet shansi i fundit pėr tė jetuar; tė zvariset deri atje ku do tė qėndrojė, atje, ndoshta, njerėzit mund tė vrasin ndonjė dre. I penduar pėr veprimin e tij, por duk mos dashur ta pohonte nga kokėfortėsia, Mejsoni shkonte pėrpara e nuk dyshonte pėr rrezikun qė po afrohej. Ata ēanė rrugėn pėrmes njė kaēubeje tė dendur dhe nė lėndinė. Aty, mėnjanė ngrihej njė pishė e vjetėr pesėdhjetė fut e lartė. Ajo qėndronte kėtu prej shekujsh. A qėndroi tė lidhte rripin e holluar tė mokasinės, Slitat ndaluan dhe qentė u shtrinė nė dėborė, pa bėrė zė. Pėrreth mbretėronte njė heshtje e rėndė; e ftohta dhe heshtja i kishin ngrirė zemrat dhe e kishin mbėrthyer natyrėn, qė dukej sikur dridhej. Jehoi njė psherėtimė; ata e dėgjuan, por ajo preku mė shumė vetėdijen e tyre, si paralajmėruese e gjallėrimit tė kėtij vendi tė vdekur. Dhe ja, pema e madhe, qė u pėrkul nėn barrėn e viteve e nėn peshėn e dėborės, luajti rolin e saj tė fundit nė tragjedinė e jetės. Mejsoni dėgjoi njė krismė paralajmėruese, deshi tė kėrcente mėnjanė, por nuk arriti tė ngrinte trupin, veēse kur pema e zuri poshtė, duke e goditur nė shpatulla. Rreziku i papritur, vdekja e ēastit - sa shpesh ish ndeshur me kėto tė dyja Mejllmjut Kidi! Ende dridheshin halat e pishės, kur ai urdhėroj gruan pėr t'u sulur nė ndihmė. Edhe indianka nuk i humbi ndjenjat e nuk zuri tė derdhte lot sė koti, si do tė bėnin shumė prej motrave tė saj tė bardha. Sapo hapi gojėn Mejllmjut Kidi, ajo u mbėshtet me tė gjithė trupin nė shkopin, qė po pėrdorej si lloz, duke pakėsuar peshėn e pemės e duke mbajtur vesh rėnkimet e tė shoqit, ndėrsa Mejllmjut Kidi zuri tė priste drurin me sėpatė. Ēeliku pėrhapte njė tingull tė gėzuar, duke brejtur trungun e ngrirė dhe ēdo e goditur shoqėrohej me psherėtimėn kumbuese e tė sforcuar tė Mejllmjut Kidit. Mė nė fund, ai vuri nė dėborė trupin e sakatosur tė atij qė, pak mė parė, qe shėndoshė e mirė. Por mė e tmerrshme se sa dhimbja e shokut tė tij, ish ai pikėllimi i heshtur nė fytyrėn e gruas dhe vėshtrimi i saj, i mbushur me shpresė e dėshpėrim. Fjalėt ishin tė pakta: banorėt e Veriut e kuptojnė shpejt kotėsinė e fjalėve dhe mirėsinė e paēmueshme tė veprimeve. Nė temperaturėn gjashtėdhjetė e pesė gradė nėn zero, njeriu nuk mund tė rrijė shtrirė gjatė nė dėborė, Prenė rripat e slitave, mbėshtollėn Mejsonin me gėzofėt e kafshėve tė egra dhe e vendosėn nė njė shtrat prej degėsh. U ndez zjarri; dogjėn drurin e pishės, qė shkaktoi mjerimin. Mbi zjarr rregulluan njė mbulesė primitive: hapėn njė copė pėlhurė, qė tė mos shpėrndahej nxehtėsia, por tė futej poshtė, - njė mėnyrė, qė e njohin mirė njerėzit, ishin dėmtuar edhe organet e brendshme. Vetėm rėnkimet e rralla tė tij tregonin se ish ende gjallė. Asnjė shpresė; s'ish e mundur tė bėje asgjė. Nata e pamėshirshme po hidhte ngadalė e tinėzisht hijen e saj; Rufi e priti atė me njė stoicizėm tė ushqyer nga dėshpėrimi, cilėsi kjo, qė ish nė natyrėn e popullit tė saj; nė fytyrėn ngjyrė bronzi tė Mejllmjut Kidit u shtuan edhe disa rrudha. Nė tė vėrtetė, mė pak se tė gjithė vuante Mejsoni - ai shėtiste me mendje nėpėr Tenesin Perėndimor, nė malet Gjigante e tė Mjegulluara, po jetonte edhe njė herė fėmininė e tij. Nė atė gjendje kllapie, kur atij i bėhej sikur lahej nė liqen, sikur po gjuante kastorė, sikur po vidhte shalqi, gjuha e jugut, e harruar prej kohe, zuri tė kumbonte si njė melodi prekėse. Pėr Rufin kėta ishin vetėm tinguj tė pakuptueshėm, por Kidi kuptonte gjithēka dhe prekej nga ēdo fjalė, ashtu siē mund tė preket vetėm ai, qė ėshtė mėsuar prej kohe me jetėn larg civilizimit. Nė mėngjes viktima erdhi nė vete, dhe Mejllmjut Kidi u pėrkul mbi tė, duke u munduar tė kapte pėshpėritjen e tij.
    - Tė kujtohet ku u takuam nė Tanan?... Kėtė pranverė mbushen katėr vjet... Atėherė nuk e desha aq shumė, por ajo ish e sinqertė... e mė bėri pėr vete. Pastaj u dhashė i tėri pas saj. Ajo qe pėr mua njė grua e mirė, mė ka ndihmuar gjithmonė nė minuta tė vėshtira. E pėrsa i takon punės sonė, ti e di vetė, nuk ia gjen shoqen... Tė kujtohet si i kaloi me not praqet e Bririt tė Drerit e na mori tė dyve prej shkėmbit nėn breshėrinė e plumbave, qė qėllonin ujin? Po uria nė Nukllukajto! Si vraponte nėpėr akuj, e nxitur nga dėshira pėr tė na dhėnė lajmet sa mė shpejt? Po, Rufi ka qenė pėr mua njė grua e mirė - mė e mirė se sa ajo tjetra... Ti s’e di qė kam qenė i martuar? Nuk tė kam thėnė?...
    Po, provova tė martohesha njė herė... nė shtėpi, nė Shtetet e Bashkuara. Prandaj erdha kėtu. Qemė rritur bashkė. U largova qė t'i jepja shkak pėr ta ndarė. Dhe e fitoi kėtė tė drejtė. Por Rufi ndryshon. Mendova t'ju jepja fund kėtu tė gjithave e tė largohesha bashkė me tė vitin e ardhshėm. Por tani s'ka mė vlerė tė flasėsh pėr kėtė. Kid, mos e shpjerė mė Rufin te fisi i saj. Do ta ketė shumė vėshtirė atje. Merre me mend vetė: u mbushėn pothuajse katėr vjet qė po ha me ne bathė, bekoni,***** bukė, fruta tė thata - e tani tė zėrė pėrsėri nga peshku e dreri! Tė njohėsh jetėn tonė, qė ėshtė ku e ku mė e lehtė, tė mėsohesh me tė, ndėrsa pastaj tė kthehesh te e vjetra! Ajo do ta ketė vėshtirė. Kujdesu pėr, tė, Kid... Pse tė mos... apo jo? Ti u ke ndenjur gjithmonė larg grave... Unė nuk e di se ē'tė shtyri tė vish kėtu... Tregohu i mirė me tė. Dhe nė qoftė se do ta pushtojė malli pėr vendlindjen, ndihmoje tė kthehet. Fėmija... do tė na kish afruar edhe mė shumė, Kid. Dua tė besoj se do tė jetė djalė. Pa mendo njė herė, Kid! Mishi i mishit tim. S'ėshtė e mundur qė ai tė mbetet kėtu. Por nė qoftė se do tė, jetė vajzė... jo, s'ėshtė e mundur... Shiti gėzofėt e mi; prej tyre mund tė nxjerrėsh nja pesėmijė; edhe njė herė kaq ėshtė pjesa ime nė shoqėri. Rregulloji punėt e mia bashkė me tė tuat. Mendoj se kėrkesa jonė ka qenė e arsyeshme... por kryesisht, Kid, ai tė mos kthehet kėtu. Ky s'ėshtė vend pėr tė bardhėt. Unė e mbarova kullotėn time, Kid. Nuk mė mbeten veēse tri-a-katėr ditė. Ju duhet tė vazhdoni rrugėn. Duhet tė vazhdoni rrugėn! Mos harro se ėshtė fjala pėr djalin... Oh! Vetėm djalė tė jetė! Mos rrini me mua. Ju urdhėroj tė largoheni. Plotėso dėshirėn e njė njeriu, qė po jep shpirt!
    - Lemė tri ditė afat! - u lut Mjellmjut Kidi. - Ndoshta pėrmirėsohem; ende nuk dihet se ē'do tė ndodhė.
    - Jo.
    - Vetėm tri ditė.
    - Nisuni!
    - Dy ditė.
    - Ėshtė fjala pėr gruan dhe djalin tim, Kid, Mos m'u lut.
    - Njė ditė.
    - Jo! Tė urdhėroj!
    - Vetėm njė ditė! Do tė bėjmė si tė bėjmė pėr tė ngrėnė, ndoshta, mund tė vras ndonjė dre.
    - Ju!... E po mirė: njė ditė, por asnjė minutė mė shumė. - Dhe vazhdoi: - Mos mė le tė vdes vetėm. Vetėm njė e shtėnė, vetėm njė e shkrehur ēarku. Kuptove? Mos e harro kėtė. Mos e harro!... Mishi i mishit tim, kurse unė nuk do ta shoh... Thirr Rufin. Dua t'i le lamtumirėn... do t'i them qė tė mos e harrojė djalin e tė mos presė derisa tė vdes. Ndryshe, ajo, ndoshta, do tė refuzojė tė vijė me ty. Lamtumirė, mik, lamtumirė! Kid, qėndro... duhet gėrmuar mė lart. Atje kam nxjerrė ēdo herė dyzet centi. Ja dhe njė diēka tjetėr. Ai u pėrkul fare, duke dashur tė kapė kuptimin e fjalėve tė fundit tė tė vdekurit, - fjalė qė, mezi dėgjoheshin e prej tė cilave kuptohej njė farė pendimi.
    - Mė fal. Ti e di pse... pėr Karmenin.
    Duke lėnė pranė burrit gruan tė mbytur nė lot, Mejllmjut Kidi veshi gėzofin, mbathi skitė, mori armėn dhe u fsheh nė pyll. Ai nuk ishte fillestar nė luftėn me Veriun e egėr, por pėrpara tij nuk kish qėndruar kurrė njė detyrė kaq e vėshtirė. E, po tė bėje njė arsyetim me mend, tė dilte njė veprim i thjeshtė aritmetik - tri jetė kundrejt njėrės, qė kishte marrė fund. Por Mejllmjut Kidi e shkundi veten. Nyjet e miqėsisė sė tij me Mejsonin qenė forcuar gjatė pesė vjetėve - nė njė jetė tė pėrbashkėt nė udhėtime e ndalesa, nė kėrkime minierash, nėpėr shtektime, nė lumenj e shtigje, nė rreziqe, qė tė sillnin vdekjen, tė cilėn ata e kishin hasur krah pėr krahu nė gjueti, nė uri, nė pėrmbytje. Kaq e fuqishme ish lidhja e tyre, sa ai zuri tė ndjente shpesh njė xhelozi tė turbullt pėr Rufin, qė ditėn e parė, kur ajo zuri vend midis tyre. Ndėrsa tani duhej ta bėnte copė e ēikė kėtė lidhje me duart e veta. Ai kėrkoi njė dre, vetėm, njė, por me sa u duk, egėrsirat e kishin braktisur tė tėrė vendin, vendin, dhe nė mbrėmje, i kėputur, u kthye duarbosh e zemėrthyer. Tė lehurat e mbytura tė qenve dhe thirrjet zemėrējerrėse tė Rufit e detyruan tė shpejtonte hapin. Me t'u afruar nė vendin e qėndrimit, Mejllmjut Kidi pa se indianka po mundohej me sėpatė nė dorė tė largohej nga qentė, qė ulėrinin rreth saj. Ata e thyen zakonin tradicional tė tė zotėrve dhe u sulėn mbi rezervat e ushqimeve. Kidi shpejtoi ta ndihmonte: duke vepruar me kondakun e pushkės dhe tragjedia e lashtė e seleksionimit natyral shpėrtheu me gjithė egėrsinė e saj primitive. Pushka dhe sėpata ngriheshin dhe binin nė mėnyrė ritmike, duke qėlluar herė nė shenjė, herė pranė saj. Trupat elastikė hidheshin sa nga njėra anė nė tjetrėn, ēonin me egėrsi, jargėt rridhnin nga turinjtė e skėrmitur. Njeriu dhe egėrsira luftonin me tėrbim pėr tė sunduar. Pastaj, tė rraskapitur, qentė u tėrhoqėn mėnjanė, larg zjarrit, duke lėpirė plagėt e duke drejtuar nga yjet njė ulėrimė ankuese. Tėrė rezerva e peshkut tė rreshkur ish zhdukur dhe nė rrugėn e mėtejshme prej dyqind e ca miljesh mbeteshin jo mė shumė se pesė funt miell. Rufi u kthye te i shoqi, ndėrsa Mejllmjut Kidi rropi njė nga qentė, koka e tė cilit qe shtypur me sėpatė dhe e bėn copa-copa mishin, qė ende s'e kish humbur ngrohtėsinė. Copat i fshehu nė njė vend tė sigurt, ndėrsa lėkurėn dhe tė brendshmet, ju a hodhi qenve tė tjerė, qė pak mė parė qenė shokė me tė. Mėngjesi solli telashe tė reja. Qentė zunė tė grindeshin midis tyre. Pastaj u sulėn mbi Karmenin qė vazhdonte tė mbahej ende pas fijes sė fundit tė jetės. Goditjet e kamxhikut nuk dhanė rezultat. Qentė angullinin e binin pėr toke dhe nuk u shpėrndanė, veēse kur nuk kish mbetur asgjė prej Karmenit - as kockat, as lėkura, as qimet.
    Mejllmjut Kidi ju pėrvesh punės, duke pėrgjuar kllapinė e Mejsonit, qė e shihte veten pėrsėri nė Tenes, pėrsėri zhvillonte diskutime tė zjarrta me miqtė e rinisė. Pishat ishin afėr dhe Mejllmjut Kidi e mbaroi shpejt punėn e tij; Rufi vuri re se si ai zuri tė ndėrtojė diēka si punė depoje, qė e rregullojnė gjahtarėt, duke dashur tė ruajė rezervat ushqimore nga kunadhet dhe qentė. Pėrkuli majat e dy pishave pothuajse deri nė tokė dhe i lidhi me rripa prej lėkure dreri. Pastaj zuri tė goditte qentė me kamxhik, duke i detyruar tė heshtnin i mbruhu nė slitė dhe futi nė tė gjithēka, veē gėzofėve, nė tė cilėt ish mbledhur Mejsoni. Atė vetė e lidhi rreth e qark me rripa, duke i shtrėnguar fort fundet e tyre nė majat e pishave. Mjaftonte njė lėvizje me thikėn e gjahut dhe pishat do tė drejtoheshin e do ta ngrinin trupin lart nė ajėr. Rufi dėgjonte pa u ankuar amanetin e fundit tė tė shoqit. Bindja ish njė veti e natyrės sė saj tė shkretė. Qė kur kish qenė vajzė, bashkė me femrat e tjera tė fisit tė saj, ish mėsuar tė pėrulej pėrpara sundimtarit tė tė gjitha qenieve tė gjalla, pėrpara burrit, tė cilin nuk ish e hijshme ta kundėrshtoje. Kur ajo zuri tė puthte burrin, Kidi e la tė lirė tė shfrynte hidhėrimin. - populli i saj nuk e njeh kėtė zakon, - pastaj e shpuri te slita e parė dhe e ndihmoi tė mbathte skitė. Ajo, kapi shkopin nė njė mėnyrė mekanike, si e verbėr, e tundi kamxhikun e, duke i nxitur qentė, u nis pėr rrugė. Atėherė ai u kthye te Mejsoni, qė i kish humbur ndjenjat e pėr njė copė herė tė gjatė, pas largimit tė Rufit, qėndroi pranė zjarrit, duke pritur vdekjen e mikut e duke u lutur qė ta merrte sa mė parė. S'ėshtė gjė e lehtė tė mbetesh fillikat me mendimet e hidhura midis shkretėtirės sė bardhė. Terri qė mbulon kėtė shkretėtirė ėshtė mė zemėrdhembshur, ai sikur e mbron njerinė, duke e mbėshtjellė me pėlhurėn e tij e sikur i vjen keq pėr tė; transparenca dhe e ftohta e shkretėtirės sė bardhė nėn qiellin ngjyrė ēeliku janė tė pamėshirshme. Kaloi njė orė, dy, - Mejsoni ende nuk kish vdekur. Nė mesditė, dielli, duke u ngritur mbi horizont, e ndriti qiellin me njė ngjyrė tė kuqe, por kjo nuk zgjati shumė e u shua. Mjellmjut Kidi u ngrit, mori zemėr e u afrua drejt Mejsonit, duke vėshtruar pėrreth. Shkretėtira e bardhė sikur tallej me ta dhe atė e pushtoi frika. Ushtoi jehona e shkurtėr e njė tė shtėne; Mejsoni u ngrit lart, nė varrin e tij midis hapėsirės, ndėrsa Mejllmjut Kidi, duke fshikulluar qentė, u nis me tė katra pėrpara, nėpėr shtegun me dėborė.

    -------------------------------------
    Mokasina* - opinga indiane
    Vigvame** - ēadra
    Shaman*** - magjistar
    Djujm**** - masė gjatėsie baras me 25,4 milimetra
    Bekon***** - mish derri tymosur
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 03-09-2012 mė 13:30

  2. #2
    TREGIM NGA XHEK LONDON



    Pėrktheu Erion Kristo



    FYTYRĖHĖNA



    Xhon Klaverhauzi ishte fytyrėmadh si hėna e plotė. E kini parasysh tipin, me mollėzat e zgjeruara, me mjekrėn dhe ballin qė pėshtjellohen me faqet duke formuar njė rrumbullakėsi tė plotė dhe hundėn e gjerė, tė vogėl dhe rondokope, saktėsisht nė qendėr tė rrethit, tė shtypur nė mes tė fytyrės, si tė kishin pėrplasur brumin e bukės nė tavan. Pikėrisht pėr kėtė e urreja, ėshtė ky motivi pėr tė cilin ishte bėrė njė fyerje e vėrtetė nė sytė e mi e mė ngjante se dhe dheu qe rėnduar nga qenia e tij.
    Tė jetė si tė jetė, unė e urreja Xhon Klaverhauzin. Jo se mė kishte bėrė atė qė zakonisht quhet njė padrejtėsi ose mė kishte punuar ndonjė rreng. Asgjė nga gjithė kėto. Ligėsia e tij ishte e njė natyre mė tė thellė, mė tė hollė, kaq bishtnuese dhe e papėrcaktueshme, saqė ėshtė e pamundur tė shpjegohet me fjalė. Gjėra tė kėtij lloji na rastisin ndonjėherė nė jetė. Shohim dikė pėr herė tė parė, dikė, pėr tė cilin para njė grime as qė ėndėrronim se ekzistonte; e megjithėkėtė, qysh nga ēasti i parė i takimit, mendojmė: “Ky njeri nuk mė pėlqen”. Pėrse jo? Eh, pėrsenė nuk e dimė, dimė vetėm se nuk na pėlqen. Ndjejmė neveri, ja kjo ėshtė. Kėshtu shkoi dhe me Xhon Klaverhauzin.
    Ē’tė drejtė kishte ai njeri pėr tė qenė i lumtur? E megjithatė ishte optimist. Ishte i kėndshėm dhe qeshte shpesh. Ēdo gjė i shkonte mbarė, qė qoftė i mallkuar! Ah! Ajo qenia e tij aq e lumtur mė acaronte thellėsisht! Qė qeshnin njerėzit e tjerė, nuk mė bezdiste. Madje qeshja dhe unė, para se tė takoja Xhon Klaverhauzin.
    Por e gajasura e tij mė pezmatonte, mė ēmendte! Nuk kishte gjė nėn kėtė diell qė tė arrinte tė mė pezmatonte dhe tė mė ēmendte asisoj. Mė hante shpirtin, mė pushtonte dhe nuk mė braktiste mė. Ishte njė e qeshur e pafundme, e stėrmadhe. Ishte gjithnjė me mua, fjetur dhe zgjuar, qė ziente e gumėzhinte nė telat e zemrės sime si njė limė gjigante. Sapo dilte drita, pėrshkonte me britma fushat dhe vinte tė mė prishte ėndrrat e ėmbla tė mėngjesit. Nė dritėn e dhimbshme verbuese tė mesditės, kur ēdo gjė e gjelbėr ul kokėn dhe zogjtė tėrhiqen nė zemėr tė pyllit e natyra pėrgjumet, madhėshtorja “Ha! Ha!” e “ Ho! Ho!” ngjitej drejt qiellit pėr tė sfiduar diellin. Dhe nė errėsirėn e mesnatės, nga rrugėt e vetmuara qė merrte pėr t’u kthyer nė shtėpi, tė qeshurat e tij trashanike arrinin kobzeza deri tek unė dhe mė shkundnin nga gjumi, mė bėnin tė pėrpėlitesha nė shtrat dhe tė ngulja thonjtė nė jastėk.
    Njė herė, dola vetėm ndajnate e ia ēova bagėtinė nėpėr fushat e mbjella dhe nė mėngjes e dėgjova tė klithte atė tė qeshurėn e vet ndėrsa largonte kafshėt. “S’ka gjė”, tha, “nuk mund tė fajėsohen tė varfrat kafshėt budallaqe, nėse morėn pėr nga kullotat mė tė mira”.
    Kishte njė qen qė quhej Mars, njė kafshė e shkėlqyer, gjysmė levrieri skocez, gjysmė qen Shėn Umberti, qė i ngjante pak tė dyve. Marsi ishte gėzimi i tij mė i madh dhe rrinin gjithnjė bashkė. Prita kohėn e duhur dhe njė ditė, kur u paraqit rasti, ndolla kafshėn dhe e bėra tė lumtur me njė biftek tė helmuar. Ngjarja nuk i bėri aspak pėrshtypje Xhon Klaverhauzit. Vazhdonte tė qeshte nga zemra, mė shpesh se kurrė dhe fytyra e tij i ngjante njė hėne tė plotė, si gjithmonė.
    Atėherė i vura zjarrin mullarėve dhe grazhdit tė tij, por tė nesėrmen (ishte e diel), doli nga shtėpia i qeshur dhe i lumtur.
    “Ku po shkon?”, e pyeta, ndėrsa ecte rrugicave.
    “Trofta”, gjegji dhe fytyra i ndriēoi si njė hėnė e plotė. “Mė qan syri pėr trofta”.
    Ėshtė parė ndonjėherė njė njeri kaq i pamundur? Gjithė tė korrat mbledhur nė mullarė dhe grazhd ishin bėrė tym. E dija se nuk ishte i siguruar, por ai, megjithėqė e dinte se e priste njė dimėr i acartė dhe i skamur, shkonte i gėzuar nė kėrkim tė troftave, vetėm sepse “i qante syri pėr to”. Nėse do tė ishte ulur mbi ato vetulla njė hije trishtimi, nuk ka rėndėsi se sa e lehtė, nėse do tė kishte ndryshuar ajo shprehje kau, nė njė fytyrė serioze dhe tė stėrgjatė e mė pak tė ngjashme me hėnėn, nėse do tė qe larguar ajo buzėqeshje nga buzėt e tij, jam i sigurt se do t’ia kisha falur tė qenit nė botė, por jo, fatkeqėsia e bėnte mė tė qeshur.
    E fyeva. Mė pa ngadalė, duke buzėqeshur i ēuditur.
    “Unė jam kundėr teje? Pėrse?”, pyeti avash. Pastaj filloi tė qeshte. “E di qė je qesharak? Ho! Ho! Do tė jesh shkatėrrimi im! Ha! Ha! Ha! Ho! Ho! Ho!”
    Ju ē’do tė bėnit? Kjo s’mund tė durohej.
    Gjaku i Judės, sa e urreja! Dhe pastaj ishte ai emėr - Klaverhauz! Ē’dreq emri! Nuk ėshtė i pakuptimtė? Klaverhauz! Zot i mėshirshėm, pėrse Klaverhauz? Nuk bėja tjetėr, veēse pėrsėrisja kėtė pyetje. Nuk do tė kishte asgjė nėse do tė quhej Smith, Braun ose Xhons - po Klaverhauz?! Ua lė juve nė dorė. Pėrsėritjani vetes tuaj - Klaverhauz. Dėgjoni ē’tingull qesharak - Klaverhauz! A ka tė drejtė tė jetojė njė njeri me emėr tė tillė? Po ju pyes juve.
    “Jo”, do mė pėrgjigjeni. “Jo”, thashė edhe unė.
    Mė ra ndėrmend pėr borxhin qė mė kishte. E dija se me grazhdin dhe tėrė tė korrat e djegura, nuk do tė ishte nė gjendje t’i bėnte ballė. Atėherė veprova nė mėnyrė qė tė kalonte nė duart e njė fajdexhiu dinak dhe kurnac, i cili do ta mbante gojėn mbyllur. Nėpėrmjet tij, pa dalė personalisht, bėra qė t’i bllokohej e drejta e dėmshpėrblimit dhe Xhon Klaverhauzi pati pak ditė (asnjė mė tepėr nga ato qė lejon ligji, besomėni) pėr tė shpėrngulur plaēkat dhe armėt nga prona. Pastaj bėra njė xhiro pėr tė parė si do ta priste, duke menduar se kishte banuar atje pėr mė shumė se njėzet vjet, por ai mė doli pėrpara, duke luajtur ato sytė si tė kaut dhe drita shkėlqente e shpėrhapej nė fytyrėn e tij, deri sa u bė si hėna e plotė. “Ha! Ha! Ha!”, qeshte. “Ē’dreq ēapkėni, djali im i vogėl, me tė vėrtetė e bukur! E ke dėgjuar ndonjėherė njė histori tė tillė? Lermė tė ta tregoj. Ishte poshtė te lumi, tek po luante mbi breg, kur ledhi u shemb duke e pėrbaltur. ‘Baba!’, filloi tė bėrtiste, ‘njė pellg i madh fluturoi dhe mė qėlloi’”.
    Ndaloi, duke pritur qė tė bashkohesha me atė tė qeshur skėterre.
    “Unė nuk gjej asgjė pėr tė qeshur”, ja preva shkurt dhe e kuptova qė mora njė pamje tė athėt.
    Mė pa i mrekulluar dhe ja ku u duk drita e mallkuar qė shkėlqente e shpėrhapej siē kam thėnė. Fytyra i ndriti e butė dhe e ngrohtė si hėna e verės dhe mė nė fund arriti e qeshura: “Ha! Ha! Kjo po qė ėshtė e bukur! Nuk gjen asgjė, ė? Ha! Ha! Ho! Ho! Nuk gjeka gjė! Hajde kėtu, dėgjo. E ke parasysh njė pellgaēe...”
    Ktheva majat nga thembrat dhe shkova. Kjo ishte e fundit. Nuk mundesha mė. Duhej tė mbaronte dhe shpejt, mendova, qė qoftė i mallkuar! Toka duhej tė lirohej nga ai. Dhe ndėrsa ngjitja kodrėn dėgjoja tė qeshurėn e pėrbindshme tė jehonte deri nė qiell.
    Epo mirė, unė mburrem se jam njė tip qė bėn gjėra tė pastra dhe kur e ndava qė do ta vrisja Xhon Klaverhauzin, vendosa ta bėja nė njė mėnyrė qė tė mos turpėrohesha mė vonė. I urrej punėt e bėra keq, e urrej mizorinė. Ka diēka qė mė neverit nė idenė se mund tė qėlloj njė njeri tė paarmatosur; puh, ka pėrse tė ndihesh keq! Ndaj, nuk kisha asnjė dėshirė ta qėlloja Xhon Klaverhauzin (oh ai emėr!), ta therja apo ta dendja me kopaēe. E jo vetėm qė isha i tunduar ta bėja me art dhe saktėsi, por doja tė largoja nga vetja ēdo hije tė mundshme dyshimi.
    Pėr kėtė qėllim vrava mendjen dhe pas njė jave zjarrmie plani doli nė dritė. Atėhere iu vura punės. Bleva njė femėr kokeri spaniel pesė muajshe dhe iu vura me mish e me shpirt stėrvitjes sė saj. Nėse ndonjeri do tė mė kishte spiunuar, do tė vinte re se e gjithė stėrvitja qėndronte vetėm nė njė gjė. I mėsova qenit, tė cilit i ngjita emrin Belona, tė rimerrte shkopinjtė qė hidhja nė ujė dhe jo vetėm tė shkonte e t’i merrte, por t’i sillte menjėherė, pa i pėrtypur ose lozur. Nuk duhej tė ndalonte pėr asnjė shkak, por tė dorėzonte shkopin me gjithė shpejtėsinė. I mėsova zakonin qė tė largohesha duke vrapuar, nė mėnyrė qė tė mė ndiqte me shkopin nė gojė, derisa tė mė arrinte. Ishte njė kafshė inteligjente dhe ia mori shijen lojės me kaq entuziazėm, saqė shumė shpejt mbeta i kėnaqur. Pas kėsaj, kur mu paraqit rasti, ia dhurova Belonėn, Xhon Klaverhauzit. E dija se ē’do tė bėnte, sepse isha nė dijeni tė njėrės prej dobėsive tė tij dhe e njihja mėkatin e fshehtė me tė cilin njollosej rregullisht dhe pandreqshmėrisht. “Jo”, tha, kur i vura nė dorė fundin e litarit. “Nuk e ke me gjithė mend”. Shqeu gojėn dhe buzėqeshja i mori tė gjithė atė tė mallkuarėn fytyrėhėnė. “Unė, ha, ha, unė, mendoja njėfarėsoj, se nuk tė pėlqeja”, shpjegoi. “A nuk ėshtė qesharak ky gabim?”. Dhe ky mendim e bėri tė mbante brinjėt nga tė gajasurat.
    “Si quhet?”, mė pyeti nė kulmin e sė qeshurės.
    “Belona”, iu pėrgjigja.
    “Ha! Ha!”, qeshi nėn buzė. “ Ē’dreq emri?”
    Kėrcėllita dhėmbėt, sepse gazi i tij mė bėnte tė dridhesha e i thashė me gjysmė zėri: “Ishte gruaja e Marsit”.
    Nė atė pikė, drita e hėnės sė plotė filloi tė dallgėzonte nė fytyrėn e tij, derisa shpėrtheu: “Ishte qeni qė kisha mė parė. Mė duket se tani ėshtė vejushe. Ho! Ho! Ho! Ha! Ha! Ha!”, mė bėrtiti nga pas, saqė u ktheva dhe pėrnjėherė ia dhashė vrapit mbi kodėr.
    Java kaloi dhe tė shtunėn mbrėma i thashė: “Do tė ikėsh tė hėnėn vėrtet?”.
    Bėri njė shenjė me kokė dhe buzėqeshi.
    “Atėherė nuk do tė kesh mė rast pėr tė kapur ca nga ato troftat ‘pėr tė cilat tė qan syri’”.
    Nuk e kuptoi qė po skėrmisja dhėmbėt. “Oh, nuk e di”, tha duke qeshur me veten e vet. “Nesėr do tė bėj ēmos”.
    Kėshtu qeshė dyfish i sigurt dhe u ktheva nė shtėpi, duke kėrcyer si i marrė.
    Ditėn tjetėr, herėt nė mėngjes e pashė tė kalonte me njė nasė e njė thes jute dhe Belona fugonte pas tij. E dija ku qe drejtuar. U kacavara deri nė majė tė malit, duke kaluar nėn pyll. I kujdesshėm qė tė mos mė shihte, ndoqa kreshtėn pėr rreth dy milje dhe mbėrrita nė njė amfiteatėr natyror midis kodrave, ku pėrroi binte nė njė humnerė dhe e mbante frymėn nė njė pus tė gjerė e tė qetė formuar nga njė pritė shkėmbinjsh. Ky ishte vendi! U ula nė njė shkėmb nga ku mund tė shikoja ēdo gjė qė ndodhte dhe ndeza llullėn.
    Nuk kishin kaluar veēse pak minuta, kur Xhon Klaverhauzi mbėrriti duke ēaluar pėrgjatė shtratit tė pėrroit. Belona i sillej rrotull dhe tė dy ishin lart nga morali. Tė lehurat e shkurtra dhe tė gėzuara tė qenit pėrziheshin me notat mė tė thella qė dilnin nga gjoksi i njeriut. Me tė mbėrritur tek pusi, hodhi pėrtokė nasėn dhe thesin e jutės dhe nxori nga xhepi diēka qė ngjasonte me njė qiri tė gjerė e tė trashė. Unė e dija se ishte njė copė “gjiganti”; ky ishte mjeti i tij pėr tė zėnė trofta. I zinte me dinamit. Rregulloi fitilin, duke lidhur rreth “gjigantit” njė copė pambuk. Pastaj i vuri zjarrin dhe hodhi eksplozivin nė pus.
    Si njė rrufe, Belona u vėrsul nė ujė, nė ndjekje. Duhej tė kisha bėrtitur me gjithė frymėn nga gėzimi. Klaverhauzi i ulėriti nga pas, por pa sukses. E qėlloi me dhé dhe gurė, por qeni vazhdoi tė notonte i patrazuar derisa kapi copėn e gjigantit; pas kėsaj u rrotullua si njė fugė dhe iu drejtua bregut. Nė atė ēast, pėr herė tė parė, ai e kuptoi se qe nė rrezik dhe filloi tė vraponte. Siē e kisha parashikuar, duke ndjekur planin tim, qeni mbėrriti bregun dhe iu qep pas thembrave. Oh, po ua them unė, ishte fantastike! Siē shpjegova, pusi gjendej nė njė farė amfiteatri. Mund tė kapėrcehej pėrroi, si poshtė, si sipėr, duke kaluar nėpėr gurėt e njė vau. Njėri pas tjetrit, sipėr dhe poshtė, para dhe prapa mbi gurė, vraponin me gjithė frymėn Klaverhauzi dhe Belona. Kush mund ta mendonte se njė njeri kaq i ngathėt vraponte kaq shpejt, por vraponte dhe Belona prapa tij me tė katra fitonte terren. Pastaj, nė ēastin kur e arriti me njė kėrcim, duke afruar hundėn e saj tek gjunjėt e njeriut, pati njė shkreptimė tė menjėhershme, njė duhi tymi, njė plasje e tmerrshme dhe aty ku njė ēast mė parė ishte njė njeri dhe njė qen, nuk ngeli gjė tjetėr, veēse njė vrimė e madhe nė tokė.
    “Vdekje aksidentale ndėrsa peshkonte ilegalisht”. I tillė qe vendimi i gjykatės dhe i koronerit. Ja pėrse mburrem me artin dhe saktėsinė me tė cilėn i dhashė fund Xhon Klaverhauzit. Punė e pastėr, pa mizori; asgjė pėr t’u turpėruar gjatė ndodhisė. Besoj se edhe ju e mendoni kėsisoj. E gajasura e tij prej skėterre nuk do tė jehojė mė mes kodrave dhe fytyra e tij e trashė prej hėne tė plotė nuk do tė ngrihet sėrish tė mė mundojė. Tani i kaloj ditėt nė paqe dhe natėn bėj gjumė tė qetė.

    -------------------------------------------------------------------------------
    nasa - mjet pėr peshkimin e peshqve nė thellėsi, pėrbėrė nga njė kambanė xunkthi ose prej fijesh metalike tė thurura, me njė hapje tė kthyer nga brenda, nė mėnyrė qė peshku, tė mos dalė pasi ka hyrė.
    koroner - nė vendet me tė drejtė anglo - saksone, zyrtar i ngarkuar me rastet e vdekjeve jo natyrore.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •