DANIMARKĖ


Karl Sharnberg


Pėrktheu Afrim Koēi



VOGĖLUSHI




Ne sapo e bojatisėm krevatin tėnd. Boja e blertė kundėrmuese mbuloi tė gjitha gėrvishtjet dhe tė vrarat. Ndėrruam edhe disa nga ristelat e dėmtuara, ndėrsa poshtė kėmbėve mbėrthyem copa gome, qė tė mos bezdiseshin pleqtė poshtė nesh, pleqtė qė na kanė strehuar.
Pikat e mėdha tė shiut trokasin mbi xhamat e pjerrėta tė baxihės. Ndėrsa mamaja jote tė pėrgatit pajėn. Pastaj tė gjitha kėto rrobėza tė vockla ajo i vendos nėpėr kuti kartoni dhe i fut pėrposh krevateve tona.
Unė nuk e kuptoj se ē'tė duhen ty tėrė ato plaēka, vogėlush, por, kur unė e pyes, ajo vetėm buzėqesh nė heshtje dhe nuk pėrgjigjet: jot ėmė di shumė gjėra pėr tė cilat unė nuk kam haber.
Ti na dhurove njė buzėqeshje tė re. Ne do tė kemi njė vogėlush. Dhe ēfarėdo qė tė ndodhė tani, qoftė edhe mė e keqja, nuk do tė jetė nė gjendje ta shuajė gėzimin tonė tė fshehtė. Ti na mėsove tė ėndėrrojmė pėrsėri, vogėlush. Ne qė tani kemi filluar ta vėshtrojmė jetėn me sytė e tu e ajo na duket plot zhurmė dhe ngjyra. Ditėve tė dimrit ne bredhim shtigjeve borėmbuluar tė pyllit, ti vrapon pėrpara nesh, ndėrsa netėve ti do ta kuptosh arsyen, sidomos kur tė shohėsh se si unė e jot ėmė nuk lėmė lajmėrim pa lexuar nė gazetė, gjer edhe ata mė tė vegjlit. Do tė shohėsh se si ne kėshillohemi, shkruajmė adresat, dhe atėherė unė vesh pallton e dal. Dhe mbase ndonjėherė, kur unė tė kthehem nė mbrėmje, ti do ta kuptosh nga fytyra ime se mė sė fundi... Por jo tė gjitha mund tė merren me mend qė mė pėrpara, vogėlush, dhe jo tė gjitha mund tė kuptohen, sado tė duash. Ka njerėz qė kanė rrojtur gjatė dhe s'kanė arritur dot tė kuptojnė gjithēka. Ata nuk e dinė ē'do tė thotė tė zgjatėsh nė fillim ca letra, fletėn e punės, rekomandimet dhe pastaj, duke zhubrosur kapelėn nė duar, tė presėsh pėrgjigjen me njė shpresė qė sa vete dhe firas. Atyre s'ua ka dėgjuar ndonjėherė veshi fjalėt! «Mund t'ju lajmėrojmė...», «Do t'ju shkruajmė»... Ata nuk e dinė se ē'ndien njeriu qė si nė njė ditė nė tjetrėn vėshtron nė kutinė e postės se mos i ka ardhur ndonjė letėrz qė ėshtė pėr tė gjithēka: edhe ngrohtėsi, edhe ushqim, edhe qetėsi. Por qė nuk vjen. Veē njė gjė tė dish, vogėlush, tė mos i urosh kurrkujt qė tė kalojė nėpėr kėtė ferr, sepse kjo do tė thotė, tė egėrsohesh, tė humbasėsh thėrrimet e fundit tė gėzimit nė jetė.
Edhe pse banojmė nė kėtė shtėpi tė ngushtė e tė errėt, edhe pse jemi tė shtrėnguar tė tė mbyllim brenda me ēelės, qė tė mos na rrėzohesh tatėpjetė shkallėve tė rrėpirėta, edhe pse ti nuk luan dot nė rrugė, ku kalojnė si tė tėrbuar automobilat, ti nuk duhet tė pezmatohesh, vogėlush. Ti duhet tė mėsosh tė besosh, sikundėr kemi mėsuar ne. Tė besosh, se do tė vijė dita qė gjithēka do tė ndryshojė. Jetėn e mban nė kėmbė besimi dhe duhet qė, sa mė pisk ta kesh, aq mė tepėr tė besosh, dhe besimi do tė tė ndihmojė tė kalosh edhe mė tė vėshtirėn.
Mirėpo ndodh qė edhe njė vogėlsirė tė ta lėkundė besimin. Mund tė bindesh vetė pėr kėtė kur tė na shohėsh gati duke qarė pėr shkak tė asaj sobės sė rnallkuar tė vajgurit. E keqja ėshtė se as e hedhim dot, se keqja ėshtė se as e hedhim dot, se ajo ėshtė e vetmja mundėsi jona pėr t'u ngrohur, dhe, kur era harbohet nėpėr qytet, kur tė ftohtėt hyn nga tė gjitha plasat, nuk ka gjė mė tė shtrenjtė se zjarri. Ja qysh ika thėnė njė i urtė: «Pa zjarr, nuk ka jetė...» Dhe nuk ėshtė fjala vetėm pėr atė zjarrin qė na ngroh kur shikojmė njeriun qė duam, apo soditim njė vepėr tė pėrkryer arti e ēdo gjė tė madhėrishme. Jo, madje edhe sendet mė tė madhėrishme kanė aftėsinė tė zvogėlohen dhe tė bėhen tė parėndėsishme dhe, e kundėrta, problemet mė tė vockla tė jetės sė pėrditshme dalin nganjėherė nė krye dhe shtyjnė mėnjanė gjithė tė tjerat. Ty mund tė tė duken tė ēuditshme kėto, vogėlush, e di, dhe me sigurt do tė vėsh buzėn nė gaz kur t'i lexosh. Po ēka, buzėqesh! Mos qoftė e thėnė qė ti t'i provosh vetė nė lėkurėn tėnde.
Vogėlushi im! Ne qė tė presim jemi shumė. Mbase ne bėjmė hesap qė t'i tė vėsh nė jetė shpresat tona, por nuk tė presim vetėm pėr kėtė. Ne gėzohemi pėr ty vetė. Ti ke pėrpara qindra mijėra buzėqeshje tė lumtura. Ti do tė shohėsh tėrė atė mori sendesh tė mahnitshme qė ka bota: lulet e vogla shumėngjyrėshe, qė tundin nė erė kokėzat e tyre, zogjtė, qė kthehen nė fole me ushqimin e tė vegjėlve nė gojė, fėmijėt, qė do tė lodrojnė me ty, pleqtė qė do tė gėzohen vetėm e vetėm se ti jeton. Syēkat e tua do tė hapen fort kur tė kalojnė me uturimė automobilat e mėdhenj. Ne do tė shkojmė sė bashku nė bregun e liqenit dhe do tė soditim si lahen rosat e mjellmat, Apo do tė marrim njė barkė dhe do tė shkojmė tej, tek ato kodrat e mėdha, ku mund tė luajmė e tė vrapojmė midis shqopishteve tė kuqe.
Pa janė edhe librat, vogėlush... Qė tani ata kanė zėnė tė tė presin. Pastaj revistat, revista pa mbarim, qė do tė rrėfejnė ty pėr njerėzit dhe kafshėt e rruzullit tokėsor. Do t'i shfletojmė ato sė bashku, do t'i shohim dhe do tė bisedojmė e do tė bisedojmė. Do t'i ndihmojmė njėri-tjetrit pėr ta njohur botėn mė thellė. Kur ti nuk do tė kuptosh diēka, ne do tė pėrpiqemi tė ta shpjegojmė, dhe, kur ne do tė na shpėtojė pa parė diēka, syēkat e tua do ta kapin dhe ti do tė na e tregosh edhe neve.
Kėshtu do ta kalojmė kohėn, vogėlush, sa tė jemi bashkė. Ne nuk kėrkojmė gjė tė madhe. Duam vetėm tė jetojmė nė mėnyrė tė tillė qė nė darkė tė mund t'i themi shoku-shokut: «Ē'ditė tė bukur kaluam!», si dhe ta presim me gėzim ditėn e nesėrme. Ja kėshtu, vogėlush.
Sė shpejti botėza jonė familjare do tė bėhet krejt tjetėr nė sajė tėnde, vogėlush; gjer atėherė edhe yt atė do tė ketė hyrė nė punė si shpėrndarės qumėshti, si shitės benzine apo ē'tė vijė... Por ēfarėdo qė tė bėhemi ne tė dy, qė rrimė tani nė kėtė stelė dhe tė presim ty, para sė gjithash duam vetėm njė gjė: tė jemi babai dhe nėna jote. Le tė jetė e errėt dhe e ngushtė banesa jonė, ti do tė na sjellėsh edhe gėzimin, edhe dritėn. Qė kėtu ne do tė rrisim udhėtimin tonė rreth botės. Do tė jemi mysafirė tė njerėzve qė gėrmojnė tokėn me makina, qė rrahin me ēekanė, ndėrtojnė... Do tė hamė me shkopinj druri, do tė thurim kapela dhe shporta kashte, do tė nxjerrim qymyrguri nga thellėsitė, do tė lundrojmė me vela, do tė shtegtojmė nė vise tė panjohura. Pa do tė dėgjojmė kėngėn e zezakėve dhe do tė kėndojmė edhe vetė, do tė ngjitemi nė livadhe alpine dhe do tė kėnaqemi duke dėgjuar rrėfenjat e popujve tė tjerė.
Ja kėshtu ėndėrrojmė ne, vogėlush, pėr tė ardhmen, qė ti do tė sjellėsh me vete. Kur qyteti kridhet nė gjumė, ne rrimė pranė dritares sonė dhe flasim pėr ty. I dėbojmė jashtė tė gjitha ato «jo, jo, jo-tė» e mallkuara, qė mė kanė zukatur tėrė ditėn e ditės nė vesh, dhe e kalojmė mbrėmjen me ty. Natyrisht ėshtė e vėrtetė qė askush, edhe po tė, dojė, nuk mund t’i ikė sė sotmes, por ama e vėrtetė ėshtė edhe se nuk mund tė asgjėsohet ėndrra, ėndrra e mrekullueshme. Pa kėtė nuk: jetohet, vogėlush, dhe nuk di pėr tė tjerėt, por ne, tė themi atė qė ėshtė, rrojmė me ėndrrat tona.
Ndėrsa unė shkruaj, dajė Bufi i mbushur me tallash, mė vėshtron nga sergjeni i librave, me kokėn tė prirur mėnjanė, sikur do tė mė thotė. Tė shohim, tė shohim...»
Dajė Bufi ka mendimin e vet pėr kėtė ēėshtje. Unė ia qaj shpesh hallet e mia, kurse ai mė dėgjon gjithmonė nė heshtje, Unė ia zbraz barkun, por ai hesht, gjakftohtė, duke i soditur brengat e mia nga lartėsia filozofike, aq sa ato edhe mua fillojnė e mė duken krejt ndryshe...
Edhe ti, vogėlush, sigurisht do tė dėshirosh tė flasėsh me tė; syēkat e tua do tė kėrkojnė me pa durim kėmbėngulje pėrgjigje prej tij, kurse ai do tė tė mėsojė tė kesh durim. Edhe pak, sa tė rritesh ti, dhe atėherė gjithė sė bashku do tė pėrpiqemi ta sqarojmė se kush ka tė drejtė, ai apo ne.
Hėpėrhė ai ngulmon s'i shumė tė tjerė: «Tė shohim, tė shohim»... Dhe ne, doemos, ia dėgjojmė fjalėn. Por se pėrse mendimi i tij nuk na futet thellė nė shpirt. Atje nė thellėsi tė shpirtit ėshtė vetėm gėzimi i pritjes. Vetėm shpresa dhe besimi. Vetėm ti.
Ne tė kemi bojatisur krevatin, pėllumb. Jot ėmė tė ka pėrgatitur pajėn. Shiu kėrcet mbi xhama. Tej, matanė dritares, zien jeta. Jot ėmė mė thotė tė dalim shėtitje. Rrugicave tė ngushta ne arrijmė nė rrethinat e qytetit, pastaj kalojmė urėn dhe ēapitim shtigjeve midis pemėve. Prenė nesh vrapon edhe ti, vogėlush. Ne tė tre jemi njė. Njė e tėrė.
Eja te ne, vogėlush... Eja bir.
Bota tė pret dhe jeta ėshtė e bukur. Edhe pse e vėshtirė.