FINLANDĖ


KERSTI BERAROT


Pėrktheu Klio Evangjeli



TE SHKRUASH





E nėnshkruara nuk ka veēse pak shkrimtarė midis miqve tė vet. Ėshtė e bezdisshme tė kesh syresh, sepse, pėr t'u bėrė qejfin duhet tė fėrgėllosh nga zemėrimi pėr gjithfarė gjėrash, kur je me ta.
Kam, megjithatė, njė shkrimtar nė rrethin tim familjar, tė cilit s'i shpėtoj dot ngaherė. Kur kam qenė me tė i kam hedhur poshtė zakonisht kritikėt, kėshtu qė, kur ai thotė sėrish: «Ata s'dinė gjė, prej gjeje, po janė tė bindur pėr epėrsinė e tyre», unė vazhdoj e them me njė bindje qė e kam bėrė zakon; «Vėrtet, bota do tė ishte mė pėr tė qenė, po tė mos kishte kritikė...
- Tė mos ketė kritikė? - briti shkrimtari. - Unė e kam fjalėn pėr shkrimtarėt. S'ka nė botė njerėz mė budallenj e mė tinėzarė se shkrimtarėt. Sikur unė qė shkruaj pėr dikė qė ka rėnė pak nė shkrimet e veta, ai do tė mė vėrsulet si njė luan i tėrbuar.
- Sikur tė shkruani? - pyeta e habitur.
- Po. Pse s'e ditkeni qė hėpėrhė unė shkruaj kritika nė «Etual dy Maten?».
Paskėsaj, s'munda ta di si e kishte ai punėn. Herė shkruante kritika pėr filan e filan gazetė, herė rronte si letrar i pavarur dhe shkruante vepra. Kohėt e fundit, kur e takoja e kur ai shfrente inatin kundėr kėtyre «idiotėve pa edukatė, pa parime dhe pa vlerė», unė i mbaja ison, bile e teproja me fjalėt e mia, por pėrpiqesha me kujdes qė tė mos pėrdorja njė emėr tė saktė para se tė dija nė ishte «shkrimtar - apo «kritik».
Megjithatė, u mėsova ca nga ca ta merrja me mendje pa pasur nevojė tė pyesja nė punonte si kritik apo si shkrimtar.
Kur ishte shkrimtar, dukej mė bojėshkurtėr, mbahej hundėpėrpjetė ose rrinte duarvarur dhe sytė e tij qė i hidhte shpejt sa andej - kėtej dukeshin sikur dyshonin pėr ēdo gjė. Kur ishte kritik, trupi i tij dukej mė i shėndoshė e mė i fortė, shprehjet e fytyrės sė tij ndryshonin ngadalė, me njėfarė dinjiteti. Si kritik, ai nuk fliste me mua, por mė fliste mua. Mbante njė qėndrim plot respekt e madhėshti ndaj mendimeve tė veta, sikur tė ishte fjala pėr njerėz prej gjaku mbretėror.
Si shkrimtar, ishte shumė tekanjoz ndaj mendimeve tė veta. Njėherė i ngrinte nė qiell, njėherė tjetėr i mblidhte grumbull e i flakte nė plehra.
Njėherė, si shkrimtar, zuri tė fliste pėr kėto ēėshtje dhe bėri njė analizė shumė tė paanshme tė gjendjes sė vet shpirtėrore, ashtu siē di ta bėjė njė shkrimtar.
- Sigurisht qė ėshtė mė qejf tė jesh kritik, - tha ai. - Ėshtė njė kėnaqėsi shumė e madhe tė mund ta pėrdorėsh vetė atė tonin e qetė dhe atėror qė tė zemėronte dikur kur e dėgjoje nga goja e kritikėve. Sa qejf ishte tė mund tė shkruash se filan vepėr «nuk tė lė tė ftohtė». Kaq herė mė ėshtė dashur ta gėlltit vetė kėtė shprehje poshtėruese, tė thėnė me njė gjakftohtėsi mospėrfillėse «nuk tė lė tė ftohtė». Tani mund ta pėrdor vetė. Po mund tė pėrdor edhe shprehje tė tjera pėrēmuese.
«Autori e ka kryer mjaft mirė punėn e vet». Pėrpjekjet e ndėrgjegjshme tė autorit i kanė siguruar atij njė sukses tė pjesshėm. «Tregimi ėshtė i gjallė, jo tepėr i zvargur», «Jo tepėr i zvargur» i ka rėnė pikės. Ėshtė tamam sikur t'ua veshėsh me njė dackė tė mirė dy supeve tė kėrrusura pėrvuajtėrisht.
- Ka njė ndryshim tė madh, - vijoi miku im, - midis mendėsisė sė njė kritiku dhe asaj tė njė shkrimtari.
Kur njė kritik bėn artikullin, thonė me vete: «Kėto qė po shkruaj, e them me nder e ndėrgjegje, janė fjalė mė lajkatare sesa ato qė do tė mund tė guxoja tė thosha. Por e kam parim tė mos jem i lig dhe libri, fundja, s'ėshtė i keq. Do t'i kaloj shkarazi anėt e dobėta, qė tė pėrqendrohem nė anėt e mira».
Ai, tė cilit i bėhet kjo kritikė, thotė me vete: «Mė nė fund, tė gjithė mund tė shohin se gjer ku mund tė futet shtypi te ne. Ja dhe njė kriminel i shitur qė vret njė shkrimtar me vlerė dhe s'do t'ia dijė fare. Kėsaj here me siguri dikush do tė protestojė botėrisht».
Njė rast tjetėr.
Shkrimtari (duke fėrkuar duart): «Epo, mė duket se u kam nxjerrė avaze kritikėve. Le tė vrasin mendjen net e net me radhė pėr problemet e kėtij libri».
Kritiku (nė telefon duke i folur redaktorit): «A, po, iu duhet kritika menjėherė? S'kam pasur kohė fare ta lexoj librin. Por mund t'u thoni atyre tė shtypshkronjės qė tė dėrgojnė korrierin pas gjysmė ore, se artikulli do tė jetė gati».
Dhe del artikulli. Po shkrimtari, domosdo qė s'ėshtė i kėnaqur, kur sheh se kritiku s'i gjen asnjė tė metė. Nė qoftė se thuhet pėr tė se shkruan gjėra zbavitėse dhe humoristike, ai fyhet rėndė, sepse e di fort mirė qė natyra e tij e vėrtetė ėshtė ironike e djallėzore. Nė qoftė se kritiku e krahason me Selma Lagerlėfin, shkrimtarit mund t'i hipin kacabunjtė, se, do tė donte ta pėrqaste me Dostojevskin. Njė kritik gabohet kollaj kur lavdėron veprat e mėparshme tė njė autori. Vėrtet, midis veprave qė ka shkruar, ēdo autor ka ato qė i do ose ato qė i pėrbuz. Shpeshherė njė vepėr qė ka korrur sukses nė publik, atij nuk i pėlqen, ndėrsa ndonjė i shkretė libėr i vogėl, qė ėshtė hedhur poshtė, ėshtė mė i dashur pėr tė si njė foshnjė sakate qė nėnės i dhimbset mė fort. Po nė qoftė se njė kritik vlerėson njė vepėr qė, ku pasur sukses nė publik, e lėndon dhe e zemėron autorin.
Ndėrsa miku im fliste kėshtu, unė e pyeta:
- A s'do tė ishte mė e pėlqyeshme tė kishim vetėm kritikė dhe asnjė shkrimtar pėr be? Mė duket se kritikėt kanė lindur pėr tė rrojtur dhe jo shkrimtarėt.
- Zhvillimi bėhet nė kėtė anė, - u gjegj miku im. Qysh tani shumica e shkrimtarėve janė edhe kritikė. Sė shpejti do tė shkruhen vetėm kritika nė botė. Atėherė do tė jetė epoka e artė e letrarėve, tė cilėt do tė trajtohen si tė barabartė me tė gjithė qytetarėt e tjerė.