LETĖRSI NORVEGJEZE



JUNAS LI
(tregim)


Pėrktheu Shpėtim Ēuēka



SHQIPONJA



Atje tej nė horizont, ku malet treten nė kaltėrsinė e qiellit, ku shkrepat, thepat e majat pėrshkėnditin e marrin njė ngjyrė vjollcė tė ndezur, njė shqiponjė madhėshtore kishte folenė e vet mbi njė breg tė rrėpirėt e tė ashpėr. Shtigje luginash plot pyje, tė pėrshkuara nga pėrrenj oshėtues, kacavirreshin deri atje lart, duke pėrfunduar nė tė ēara shkėmbinjsh gjithnjė e mė tė ngushta e pothuaj tė padallueshme.
Kur, pa zbardhur mirė akoma, shqiponja qė lart nga foleja e vet, ku s'arrinte syri i njeriut, shpaloste flatrat e fuqishme dhe nisej pėr gjah, as edhe njė mi nuk mund t'i shpėtonte syrit tė saj. Keci lozonjar, qė dėfrente duke u hedhur si akrobat, duke kėrcyer e duke lodruar mbi hunjtė e gardhit, befas ngrihej nė ajri, ku e priste njė e keqe e panjohur; kurse lepuri, qė ende fėrkonte sytė, qė shtriqej e pastrohej, papritmas ndiente t'i merreshin mendtė tek shikonte poshtė, nga njė lartėsi e pamatshme, kambanoret e shtatė fshatrave.
Herė tė tjera shqiponja gjuante pėr milje tė tėra mbi pllajat shkėmbore, midis gėrxhesh tė ashpra, honesh tė zeza e rrafshinash tė pėrhime prej myshkut, ndėrsa andej nga perėndimi vargmalet zgjateshin derisa s'i rrokte mė syri, pothuaj deri tek akujt e Arktikut.
Vargmalet shėrbenin si kufij midis mbretėrive tė ndryshme, ku, nga viti nė vit, shqiponja lėshonte zogjtė e vet, qė tė mbretėronin si sundimtarė fuqiplotė. Dhe mjerė ai i huaj qė do tė kuturiste tė futej nė ato rezervat gjuetie!
Nganjėherė vetė shqiponja ishte e shtrėnguar tė kacafytej me ndonjė sovran tė mėrguar tė racės sė saj. Atėherė zhvilloheshin beteja ajrore, qė bėnin tė binte njė shi i vėrtetė pendėsh tė pėrgjakura, derisa mė nė fund njėri pre i dyluftuesve binte edhe ai poshtė si trup pa jetė. Gurėt e kufijve ishin mbuluar tė gjithė me danga gjaku shqiponje.
Njė ditė shqiponja po kthehej tek i vogli i saj pas njė gjuetie mėngjesore prej njėqind miljesh pėrmbi pllajat me borė, duke mbajtur me ēaponj njė renė femėr tė porsalindur. Befas, tek zbriste drejt folesė, pėrplasi flatrat shpejt e me furi, dhe njė klithmė e egėr e ējerrė jehoi malit breg mė breg. Degėt e forta qė formonin fundin e folesė, tė mbuluara me pendė tė pista e me myshk tė pėrgjakur, ishin pėrhapur nėpėr sheshoret poshtė shkėmbit. Foleja qe plaēkitur e shkatėrruar, dhe zogu, qė stėrvitej ēdo ditė pėr tė mbėrthyer me ēaponj e pėr tė shqyer me sqep gjah gjithnjė e mė tė madh, nuk ndodhej mė.
Me tė rrahura tė fuqishme tė flatrave, shqiponja u ngrit lart sėrishmi, derisa jehona e klithmės sė saj u shua nė heshtjen e malit.
Vėrtitej duke gjurmuar dhe befas, poshtė nė fund tė luginės, dy gjahtarė, qė po dilnin prej njė shtegu, dėgjuan njė klithmė e njė krakavitje mbi kokat e tyre. Njėri mbante nė sup njė shportė thurur me thupra dhe, brenda saj, njė zog shqiponje. Ndėrsa ata tė dy zbrisnin dalėngadalė luginės drejt fermės mė tė afėrt, shqiponja s'kishte reshtur sė vėrtituri nė ajėr, duke vėshtruar tėrė ankth poshtė. Pėrmes tė ēarave tė reve, syri i saj i mprehtė shquante tanimė nė livadh njerėzit, tė mėdhenj e tė vegjėl, qė rendnin e grumbulloheshin rreth shportės.
Vazhdoi tė vinte rrotull gjithė ditėn.
Kur u ngrys, zbriti e tėrhequr nga tymi i oxhakut, dhe natėn banorėt e fermės dėgjuan mbi ēati klithmėn e saj tė shėmtuar e tė ēuditshme.
Por qė herėt, me tė rėnė dielli, u ngrit nė ajėr pėrsėri pa ia ndarė sytė pėr asnjė ēast fermės. Pa nė livadh bijtė e fshatarit, qė po ēanin dėrrasa me latore, ndėrsa fėmijėt rrinin e shikonin; mė vonė pa njė kafaz, pėrmes shufrave tė tė cilit shqoi zogun e vet, qė rrihte pa pushim flatrat, duke u pėrpjekur tė ēlirohej sa me sqep, sa me ēaponj.
Kafazi u la aty pa njeri tėrė atė paradite tė nxehtė, ndėrsa dielli ngjitej nė qiell.
Qė prapa reve shqiponja vazhdonte tė vėrtitej, duke ndjekur me sy ēdo lėvizje tė tė voglit; ky herė ngrinte lart sqepin e pėrkulur pėr tė piskatur, herė ēirrte mė kot me ēaponj shufrat e kafazit.
Nė mesditė kafazi ishte ende aty dhe nuk dukej kėmbė njeriu. Njė gjel i verdhemė u largua i pėrgjumur nga muri i ngrohtė i shtėpisė dhe i erdhi pėrqark kafazit me kėrshėri, por nė njė largėsi tė caktuar duke u kreshpėruar i tėri nga frika.
Me flatrat hapur, shqiponja vazhdonte tė vinte rrotull ngadalė, fshehur prapa reve. Ajo heshtje poshtė nė livadh e kishte shtėnė nė dyshim, prandaj nuk afrohej. Nuk ishte e papėrvojė dhe e nuhaste rrezikun. Mė se njė herė i kishin ngritur gracka dhe e kishin joshur me ndonjė gjah tė shijshėm, ndėrsa gjahtari rrinte i fshehur nė pritė. Mė se njė herė kishte ndier t'i fishkėllenin plumbat pėrmes pendėve, nė tėrė ata vjet qė ishte endur mbi atė luginė si njė grabitqar i egėr, i cili pėrgjon prenė para se t'i vėrsulet.
Tani hija e shtėpive, e drurėve dhe e gjerdheve po zgjatej. Kafazi qėndroi aty tėrė atė ditė tė gjatė e tė nxehtė, duke e ftuar e duke e ndjellė, ndėrsa nė shtėpi tė bijtė e fshatarit ruanin me radhė me pushkėn gati. Zogu vazhdonte pa pushim tė pėrpėlitej e tė godiste me sqep; herė rrekej tė fuste pėrmes dėrrasave tė gjėra kokėn, qafėn e njėrin krah, herė krahun tjetėr. Nė tė ngrysur fėmijėt zunė tė rendnin, mė parė tutje e tėhu nga shtėpia deri te kafazi, pastaj ca nga ca u shpėrndanė tė tėrė me hare nėpėr livadh. Kur e kur ndonjė i rritur dilte pėr punėra tė zakonshme.
Nė mbrėmjen e qetė, amvisa e re, qė po shpėlante rrobat te burimi, e kishte lėshuar vogėlushin e saj pėrmbi ēarēafėt e hapur nė bar pėr t'u tharė; mbi ēatinė e grunarit po jepnin e po merrnin nja dy laraska, qė e kishin folenė nė shelgun pranė fermės, ndėrsa dy-tre trumcakė ēukitnin nė shesh kokrat e grurit, duke hovur midis thėrrmijave.
Befas njė hije e papritur errėsoi vendin, dhe pėrmes heshtjes u dėgjua njė frushullimė e ēuditshme, njė pėrplasje e fuqishme flatrash. Gruaja s'arriti mirė tė kthehej, kur pa njė shqiponjė tė madhe qė u ngrit prapė fluturim. Me rrobat ende tė lagura nė dorė, gruaja brofi e ngrirė nga tmerri: brenda njė ēasti, qė s'kishte tė mbaruar, ndoqi me sy shpendin grabitqar, i cili, me foshnjėn e saj ndėr ēaponj, ngrihej lart nė qiell. Atėherė, e marrosur nga llahtari, pati njė mendim: u vėrsul te kafazi, nxori zogun dhe pa u ruajtur nga goditjet me sqep, qė po e gjakosnin nė kokė e nė fytyrė, e ngriti lart, ndėrkohė qė zogu pėrpėlitej duke klithur e duke piskatur.
Shqiponja po vėrvitej tani mengadalė nė ajėr; dhe pas ēdo tė pėrplasure tė flatrave, gruaja puliste sytė duke shikuar foshnjėn, qė varej si krimb midis ēapenjve. Befas iu duk se shpendi po ulej: dhe, gjithė ankth, pa grabitqarin tė zbriste ngadalė nė livadh. Hapi atėherė krahėt dhe u shemb pa ndjenja mbi vogėlushin. Nė orėn e rrezikut te kėto dy qenie kishte triumfuar instinkti i nėnės.

Si lėshoi prenė, shpendi po ngrihej rishtazi fluturim, kur nga shtėpia ushtoi njė e shtėnė pushke. Me flatrat hapur, shqiponje madhėshtore ra pa jetė mbi ēarēafėt, ndėrsa zogu i saj, mė sė fundi i lirė, ēante me shpejtėsi ajrin drejt majave tė malit.